Tuesday, December 27, 2011

Festa e Fundvitit SANTA's GAY Party : )))))

 
AXHENDA E SANTA's GAY PARTY
21.00 - 22.00: SANTA PERSHENDET dhe takon te gjithe cunat dhe gocat e party! Beni kujdes se ky santa i ka duart pak ngacmuese :-D

22.00: SANTA NDERON VULLNETARET PINK! Vleresojme se bashku te gjithe ata cuna dhe goca qe kane punuar per dite e muaj te tere si vullnetare per kauzen e komunitetit.

22.30 - SANTA fton ne skene KLEA DRAG SHOW! Behuni gati ta tundni e shkundni belin dhe trupin e cdo gje tjeter. Santa ska komplekse kur vjen fjala per kerciiiiimmmmminnnnn :-D

22.45 - SANTA fton nje mbeshtetes special te komunitetit qe te luaje ne Kitare disa pjese instrumentale. Beni gati partnerin / partneren se eshte koha per soft dance po ngjitur pas trupit ama :-D

23.00 - KLEA DRAG SHOW! Uhhhhh kush kengetare e ka radhen per ta imituar?

24.00 - SANTA HAP GAY PARTY DHE KERCEN DERI NE AGIM :-D

E KUSH THA QE SANTA NUK DI TE FESTOJE! KUR VISHET PINK EDHE SANTA GEZON! NJE MBREMJE SPECIALE PER NJE KOMUNITET SPECIAL

Thursday, December 22, 2011

Ambasada PINK hap strehёzёn e parё tё emergjencёs pёr komunitetin LGBT nё Shqipёri

Duke filluar nga Janari 2012, nё Tiranё do tё funksionojё Strehёza e parё e Pritjes dhe Strehimit pёr rastet e emergjencёs pёr komunitetin LGBT nё Shqipёri, qё ne e kemi quajtur “Strehёza e Ylberit”. Ky projekt i rёndёsishёm i mundёsuar nga bashkёpunimi me Fondacionin Planet Romeo Hollandё, i mundёson komunitetit LGBT, strehim dhe mbrojtje nё situatat mё tё vёshtira apo ekstreme tё jetёs, sidomos pёr djemtё dhe vajzat qё janё nё procesin e “comming out” (pranimit).

Realiteti i sotёm, i cili i vendos shpesh djemtё dhe vajzat LGBT pёrballё dilemёs sё pranimit tё vetёvehtes, edhe me kushtin e largimit nga familja, e bёri tё domosdoshme qё Ambasada PINK tё kёrkonte njё Strehёz qё bёn tё mundur pёr ata, tё cilёt u duhet tё braktisin mjedisin e tyre familjar, tё kenё njё vend ku tё strehohen pёr mbrojtje dhe siguri.

“Strehёza e Ylberit”, vendndodhja e tё cilёs nuk do tё bёhet publike pёr arsye sigurie, do t’i jap mundёsi çdo individi nё vёshtirёsi pёr t’u integruar nё shoqёri dhe t’iu japё kohёn e duhur pёr tё komunikuar me familjarёt dhe tё dashurit e tyre. “Strehёza e Ylberit” do tё jetё e hapur vetёm pёr personat qё kanё mbushur moshёn 18 vjeç, ndёrsa pёr tё gjithё personat nёn kёtё moshё, strehimi i tyre do tё bёhet nё strehёzat pёr mbrojtjen e fёmijёve dhe adoleshentёve.

Prej kohёsh Ambasada PINK ka shprehur shqetёsimin pёr rastet kur prindёrit apo tё afёrmit e komunitetit LGBT kanё reaguar ashpёr pasi kanё mёsuar orientimin seksual tё fёmijёve tё tyre, duke arritur deri nё rrahjen apo dёbimin e tyre. Nё mjaft raste, pas njё periudhe reflektimi dhe komunikimi, prindёrit janё ri-bashkuar me fёmijёt e tyre, duke nisur kёshtu fazёn e njohjes dhe pranimit tё identitetit tё tyre seksual. Duke patur parasysh kёtё moment tё rёndёsishёm dhe delikat nё jetёn e vajzave dhe djemve tё komunitetit, vullneti i Ambasadёs PINK ёshtё qё nё kёtё periudhe tranzitore, t’i asistojё anёtarёt e komunitetit tё vendosur nё strehёz, duke i ndihmuar ata nё komunikimin me tё afёrmit e tё dashurit e tyre, si dhe pёr njё pjesё tё tyre ndihmёn nё drejtim tё mёsimit tё njё profesioni.

“Strehёza e Ylberit” do tё funksionojё, duke u mbёshtetur nё rregulla dhe parime etike, nё mёnyrё qё bashkёjetesa, sado e shkurtёr e anёtarёve tё ndryshёm tё komunitetit, tё jetё e qetё dhe nё ndihmё tё kauzёs sonё tё pёrbashkёt.

Pёr Ambasadёn PINK, ky ёshtё njё moment i rёndёsishёm nё drejtim tё avancimit dhe mbrojtjes tё tё drejtave tё komunitetit LGBT, duke u siguruar qё pavarёsisht rrethanave tё jetёs, asnjё anёtar i saj tё mos vuajё, dhunohet apo dёmtohet nga largimi prej gjirit tё familjes.

Tuesday, December 20, 2011

Ambasada PINK zhvillon trajnime për përmirёsimin e politikave sociale ndaj komunitetit LGBT nё Shqipёri


Në 14 dhjetor 2011, Ambasada PINK nё bashkёpunim me COC Hollandё dhe Queer Zagreb zhvilluan trajnimin e fokusuar në legjislacionin shqiptar me synim përmirёsimin e politikave sociale dhe situatës ligjore të personave LGBT në Shqipëri. Trajnimi u drejtua nga dy ekspertёt e huaj Z. Yuri de Boer nga COC Hollandë dhe Z. Gordan Bosanac nga Queer Zagreb.

Pjesemaresit ne trajnim
Të pranishëm në trajnim ishin përfaqёsues tё Ministrisё sё Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Drejtroia e Përgjithshme e Policisë, Zyra e Komisioneres kundër Diskriminimit dhe stafi i Ambasadës PINK.

Trajnimi shërbeu pёr tu njohur me disa nga çёshtjet me tё cilat pёrballet komuniteti LGBT nё rang institucional dhe pёr tё ofruar kёshillat dhe ekspertizёn mё tё mirё europiane nё zgjidhjen e problemeve tё ndryshme. Duke marё shkas nga motivimi i pёrfaqёsuesve tё insititucioneve pёr çёshtjen LGBT, ekspertёt e jashtёm u shprehёn se Shqipёria ka ende shumё punё pёr tё bёrё por ёshtё duke ecur nё rrugёn e duhur. Nё kёtё trajnim u diskutua gjerёsisht mbi legjislacionin shqiptar duke pёrdorur edhe metoda krahasimore me eksperiencёn hollandeze, kroate dhe atё europiane nё tёrёsi.

Trajnimi u pasua edhe nga njё seancё pyetje-pёrgjigje shumё e gjallё dhe emocionale. Tema e orientimit seksual duket se ёshtё ende e brishtё si nё Shqipёri por edhe nё vende tё tjera tё ballkanit, siç u shpreh edhe eksperti kroat. Diskutimi u ndal gjatё tek komuniteti transgjinor pёr shkak tё problematikave mё tё theksuara qё ata kanё. Tё pranishmit ndanё shqetёsimet dhe pyetjet e tyre mbi kёtё temё duke pёrfituar edhe nga ekspertiza e trajnuesve. Kjo u dha atyre mundёsinё tё pёrballen me paragjykimet personale mbi njё temё tashmё mjaft tё diskutuar nё Shqipёri por qё ka nevojё tё dalё nga korniza e tabuve.

Nё fund tё trainimit, pjesёmarёsit u pajisёn me çertifikata dhe shprehёn dёshirёn pёr njё seance tё dytё trajnimi.

Ambasada PINK falenderon ekspertёt ndёrkombёtare pёr kontributin e tyre dhe stafet e institucioneve tё mёsipёrme pёr gatishmёrinё e tyre me njohjen e çёshtjeve qё shqetёsojne komunitetin LGBT.

Friday, December 16, 2011

Sekretari i Pёrgjithshёm i KE-sё dёnon diskriminimin e vazhdueshёm ndaj komunitetit LGBT nё shumё pjesё tё Europёs


Sekretari i Pёrgjithshёm i Kёshillit tё Europёs, Z. Thorbjorn Jagland, paralajmёroi njё ditё para Ditёs Ndёrkombёtare tё tё Drejtave tё Njeriut se personat lezbike, gej, biseksualё dhe transgjinorё pёrballen me diskriminimin nё shumё pjesё tё kontinentit. 

Thorbjørn Jagland
“Homoseksualiteti ёshtё hequr nga lista e veprave penale nёpёr tё gjithё Europёn, por paragjykimet dhe hipokrizia vazhdojnё tё ekzistojnё ndaj personave LGBT. Sё fundmi, ligje diskriminuese janё propozuar, madje miratuar, nёpёr shtete anёtare si Lituania, Ukraina dhe nё disa rajone tё Federatёs Ruse. Kjo ёshtё njё shkelje e tё drejtave tё njeriut dhe njё hap prapa ndaj progresit pёr tё promovuar dhe mbrojtur dinjitetin njerёzor” tha ai. “Qeveritё europiane si dhe liderёt politikё dhe moralё e dinё se Konventa Europiane e tё Drejtave tё Njeriut nuk e lejon persekutimin e tё drejtave tё njeriut nё baza tё identitetit seksual. Mesazhi im nё kёtё ditё tё tё Drejtave tё Njeriut ёshtё qё tё mos harrojme dhe tё mbajme mend se tё drejtat e njeriut janё pёr tё gjithё ose pёr askёnd.” tha ai.

Raporti i Kombeve tё Bashkuara lёshon alarmin pёr homofobinё dhe krimet e urretjes nёpёr botё.

Raporti i parё i Kombeve tё Bashkuara mbi tё drejtat e personave lesbike, gej, biseksuale dhe transgjinorё (LGBT) paraqet se si nёpёr botё njerёzit vriten, torturohen, dhunohen, burgosen, penalizohen, diskriminohen nё vendet e punёs, shёndetёsi dhe arsim pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit tё tyre gjinor, tё vёrtetё ose tё prezumuar.

Raporti i bёrё zyrtar ditёn e djeshme nga zyra e Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut tё Kombeve tё Bashkuara (OHCHR) nё Gjenevё, parashtron “njё fenomen tё shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut, qё kёrkon njё pёrgjigje”, dhe thekson se qeveritё shpesh e injorojnё dhunёn dhe diskriminimin e bazuar mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Dhuna kundёr personave LGBT ёshtё veçanёrisht mizore krahasuar me krimet e tjera tё urrjetjes. Raporti zbulon se dhuna homofobike dhe transfobike ёshtё e pranishme  nё çdo rajon tё botёs dhe karakterizohet nga vrasjet, rrёmbimet, sulmet dhe pёrdhunimet e vazhdon me kёrcёnime psikologjike dhe privime arbitrare tё lirisё.

Personat LGBT janё shpesh nё shёnjestrёn e ekstremistёve fetarё, grupeve paramilitare, neonazistёve, nacionalistёve ekstremё etj si dhe janё viktima tё dhunёs familjare dhe tё shoqёrisё, nё veçanti pёr lezbiket dhe transgjinoret qё janё mё tё rrezikuarit.

Raporti thekson se “dhuna ndaj personave LGBT ёshtё veçanёrisht mizore krahasuar me krimet e urretjes nё pёrgjithёsi” duke vёnё nё dukje se krimet homofobike pёrmbajnё njё nivel tё lartё mizorie dhe brutaliteti.

Incidentet e dhunshme apo aktet e diskriminimit shpesh janё tё paraportuara sepse viktimat nuk kanё besim tek policia, kanё frikё nga pasojat ose rrefuzojnё tё ekspozohen si persona LGBT.

Raporti, i pёrgatitur si njё pёrgjigje ndaj kёrkesёs sё Kёshillit pёr tё Drejtat e Njeriut pranё OKB-sё, i ka marrё tё dhёnat nga raporti i fundit i OKB-sё, statistikat zyrtare mbi krimet e urrjetjes dhe raportimet e organizatave rajonale dhe disa organizata jo-qeveritare (OJQ).

Pёrmes kёtij raporti, Navi Pillay, Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut pranё OKB-sё, i kёrkon shteteve tё botёs tё heqin ligjet qё penalizojnё homoseksualitetin, tё heqin dёnimin me vdekje pёr akte seksuale tё rёna dakort mes dy tё rriturve, tё harmonizojnё moshёn e lejuar pёr sjellje seksuale tё barabartё me atё tё personave heteroseksualё dhe tё vejnё nё fuqi ligje anti-diskriminim.

Seksi mes personave tё tё njёjtёs gjini ёshtё i paligjshёm nё 76 vende tё botёs ndёrsa nё Iran, Mauritani, Arabi Saudite, Sudan dhe Yemen aktet homoseksuale janё tё dёnuara me vdekje.

Znj. Pillay u rekomandon shteteve anёtare tё OKB-sё tё hetojnё tё gjitha vrasjet apo krimet serioze tё shkaktuara ndaj njerёzve pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual apo identitetit gjinor, tё vertetё ose tё supozuar dhe tё ngrejnё njё sistem rregjistrimi pёr kёto incidente.

Komisionerja i kёrkon vendeve anёtare qё tё mos lejojnё kthimin nё vendet e origjinёs tё atyre personave LGBT jeta e tё cileve mund tё vihet nё rrezik dhe u kujton shteteve se ligjet e azilit pranojnё qё orientimi seksual dhe identiteti gjinor janё baza tё forta pёrndjejkje nga autoritetet e vendit tё origjinёs.

Duhet tё organizohen fushata publike komunikimi, sidomos nё shkolla, pёr tё luftuar homofobinё dhe policia duhet tё trajnohet pёr tu siguruar qё personat LGBT tё trajtohen me drejtёsi.

Charles Radcliffe, shefi i seksionit tё çёshtjeve globale pranё OHCHR, tha pёr Radio UN se “njё nga gjёrat qё ne kemi gjetur ёshtё se nёse ligji reflekton ndjesi homofobike, atёherё ai legjitimon homofobinё nё shoqёri. Nёse shteti i trajton disa njerёz si qytetarё tё kategorisё sё dyte, ose akoma mё keq, si kriminelё, atёherё i fton qytetarёt qё tё bjёnё tё njёjёn gjё.”

Ai theksoi se tё gjitha shtetet anёtare tё OKB-sё kanё detyrimin nёn ligjet ndёrkombёtare tё heqin ligjet penalizuese ndaj homoseksualitetit duke shtuar se ёshtё e rёndёsishme qё shtetet tё binden pёr kёtё mё shumё se sa t’u jepen leksione pёr ti ndryshuar kёto ligje.

“Mendoj se vitet e fundit ka patur njё pёrmirёsim tё situatёs sё personave LGBT nё botё, falё mё shumё se 30 shteteve qё e kanё hequr homoseksualitetin nga lista e veprave penale, gjatё dy dekadave tё fundit.” Shqipёria ёshtё nё listёn e kёtyre vendeve.

Z. Radcliffe, duke pranuar se njerёzit kanё tё drejtёn e fesё, shtoi se “asnjё besim fetar apo vlerё mbizotёruese kulturore nuk mund tё justifikojё, zhveshjen e njerёzve nga tё drejtat e tyre bazike.”

Raporti, i cili do tё diskutohet nga anёtarё tё Kёshillit gjatё njё takimi nё Mars 2012, ёshtё bёrё publik ndёrkohё qё njё numёr i madh zyrtarёsh tё lartё tё OKB-sё kanё rritur ndjeshёm shqetёsimin e tyre pёr shkeljet e tё drejtave tё personava LGBT.

Vitin e shkuar, nё njё fjalim me rastin e Ditёs sё tё Drejtave tё Njeriut, Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, Z. Ban Ki-moon tha “si burra dhe gra me ndёrgjegje, ne e rrefuzojmё diskiminimin nё pёrgjithёsi, dhe diskriminimin mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor, nё veçanti.”

Gjatё njё diskutimi publik, tё javёs sё shkuar mbi mediat sociale, Znj. Pillay, bёri thirrje pёr dhёnien fund tё çdo forme diskriminimi dhe persekutimi tё personave LGBT.

Friday, December 9, 2011

UNESCO kryeson iniciativёn e re kundёr bulizmit ndaj personave LGBT

UNESCO ka lançuar konsultimin e parё tё Kombeve tё Bashkuara pёr zgjidhjen e problemit tё bulizmit kundёr studentёve LGBT (lezbike, gay, biseksuale dhe transgjinorё) nё shkolla dhe universitete. Studimet e fundit, ashtu si ai i Kёshillit tё Europёs pёr Diskriminimint mbi baza tё Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor nё Europё, kanё identifikuar tendencat e forta homofobike dhe transfobike kudo nё botё duke i bёrё  personat LGBT tё dobёt pёrballё shifrave alarmuese tё krimeve tё urrejtjes, diskriminimit dhe dhunёs pёr shkak tё orientimit seksual. 

Rio de Janeiro
Ky konsultim, i cili u zhvillua gjatё datave 6-9 Dhjetor nё Rio de Janeiro, Brazil do tё eksplorojё mbёshtetjen mё tё mirё qё mund t’u jepet studentёve dhe mёsuesve LGBT, si tё parandalohet bulizmi homofobik dhe transfobik nё shkolla si dhe tё sigurojё njё mjedis arsimor tё sigurtё pёr personat LGBT.


Iniciativa po bёn njё vlerёsim tё programeve dhe politikave mё tё mira qё ekzistojnё mbi edukimin LGBT me qёllim ndarjen e tyre me ministrat e arsimit nё nivel botёror.

Nё Shtetet e Bashkuara mё shumё se 90% e studentёve LGBT tregojnё se kanё qenё viktima tё abuzimeve homofobike: nё Zelandёn e Re 98% e personave LGBT kanё vuajtuar abuzim fizik ose verbal nё shkolla. Kjo dhunё homofobike shkel tё drejtёn e tё rinjve pёr tu arsimuar nё njё mjedis sa mё tё sigurt.

Si rezultat i stigmatizimit dhe diskriminimit nё shkolla, tё rinjtё vuajnё pёrndjekjen homofobike dhe kanё mё shumё shanse pёr tё braktisur shkollёn. Ata janё po ashtu mё tё predispozuar pёr tu vet-dёmtuar fizikisht, tё vrasin veten apo tё angazhon nё sjellje dhe aktivitete me rrezikshmёri tё lartё pёr shёndetin e tyre.

Specialistё nga mbi 25 vende po marrin pjesё nё kёtё konsultim: Australia, Belgjika, Lituania, Kamerun, Kina, Kolumbia, Danimarka, El Salvador, Maqedonia, Anglia, Uellsi, Skocia, Irlanda, Izraeli, Xhamajka, Meksika, Nambia, Hollanda, Peruja, Samoa, Afrika e Jugut, Suedia, Turqia, SHBA dhe Brazili.

PINK Ekspo – Koha pёr tu shprehur 26-30 Dhjetor 2011



Tё dashur miq dhe mikesha tё PINK, tё dashur PINK Youth Group, tё dashur mbёshtetёs tё komunitetit LGBT.

Me rastin e festave tё fundvitit dhe pёrmbylljes me sukses tё 12 muajve aktivitetesh dhe arritjesh, Ambasada PINK ka kёnaqёsinё t’ju ftojё nё njё ekspozitё shumё tё veçantё, protagonistёt e tё cilёs do tё jeni vetё ju.

Ashtu siç duhet tё funksionojё nё njё komunitet qё mbron vlerat e lirisё sё shprehjes, mendimit dhe zgjedhjes ne jemi kёtu pёr t’ju ftuar tё sillni krijimet tuaja artistike tё çfarёdollojshme qё lidhen me jetёn tuaj, me tematikat LGBT apo me njё mesazh tё veçantё qё do donit ta ndanit me njerёz tё tjerё. Nuk ёshtё parakusht qё ju tё jeni artistё, mjafton tё keni dёshirёn pёr tё ndarё diçka tё bukur me ne : )

Kёto krijime mund tё jenё foto, poezi, ese, momente nga udhёtime, piktura, vizatime, video etj tё krijuara nga ju ose nё bashkёpunim me miq dhe kolegё.

Juve nuk ju kёrkohet tё shfaqni emrin, mbiemrin apo tё dhёnat tuaja personale apo foto me imazhin tuaj. Gjithçka mund tё jetё private.

Ekspozimi nё murret dhe mjediset e PINK do tё jetё njё mёnyrё pёr tё dёrguar njё mesazh tё bukur, takuar miq tё rinj dhe pёr tё bёrё diçka tё veçantё.

Disa nga aktivitetet e lidhura me kёtё ekspozitё janё si vijon:

Ditёn e Enjte, datё 15 Dhjetor, PINK Youth Group do tё organizojnё diçka shumё speciale, artistike me foto dhe tekste e cila do tё jetё shfaqet javen e ekspozimit.

Gjatё çdo dite deri nё fillimin e ekspozitёs, tё gjithё ju do mund tё shkruani diçka tek “murri i mesazheve” njё vend ku mund tё ndani njё emocion nga viti 2011, njё mesazh pёr komunitetin LGBT, njё poezi etj.

Ekspozita do tё hapet zyrtarisht ditёn e Hёnё, 26 Dhjetor 2011 ora 17:00 tek mjediset e Ambasadёs PINK dhe do qёndrojё e hapur deri nё datёn 30 Dhjetor ora 14:00.

Pёr tё marrё mё shumё informacion pёr kёtё event dhe mёnyrat se si mund tё angazhoheni ju lutemi na kontaktoni nё adresёn: communitypink@gmail.com

Ju mirёpresim

Ambasada PINK

Nata e Filmit ne PINK

Ne vitet 1930 seksualiteti ishte nje TABU boterore, por Alfred Kinsey mendonte ndryshe!
Filmi "Kinsey-Let's Talk About Sex" tregon historine e nje nga pionereve te pare qe foli hapur per seksualitetin dhe shijet e orientimin seksual.

Mos e humbisni, te premten ne Ambasaden PINK, ora 20.00 .

TRAILER
LinkKinsey- Let's Talk About Sex (2004)

In 1930's sexuality was a taboo worldwide, but Alfred Kinsey thought differently!
The movie "Kinsey, Let's Talk About Sex" tells the story of one of the first pioneers to ever talk about sexuality, and sexual orientation.

Come to watch it together, tomorrow at PINK Embassy, at 20.00 .

Thursday, December 8, 2011

Homofobia nё shkolla shkel të drejtat e adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, një organizatë që punon për mbrojtjen dhe avancimin e komunitetit të lezbikeve, gaive, biseksualëve dhe transeksualëve, dёshiron tё shprehё shqetёsimin e saj tё thellё pёr fenomenin shqetёsues tё bulizmit për shkak tё orientimit seksual nё sistemin arsimor para-universitar dhe i kёrkon institucioneve pёrkatёse tё marrin masa konkrete pёr adresimin dhe zgjidhjen e kёsaj çёshtje.

Ky shqetёsim e ka burimin tek raporti i fundit i Kёshillit tё Europёs si dhe një serë ankesash të raportuara pranë Ambasadës PINK nga të rinj e të reja anembanë Shqipërisë, të cilat tregtojnë se ngacmimet, talljet dhe dhuna ndaj tё rinjve LGBT nё shkolla ёshtё tepër e lartё. Studimet tregojnё njё aspekt akoma edhe mё shqetёsues pёr adoleshentët nё shkollat nëntë-vjeçare dhe të mesme-vetvrasja, e cila pasohet nga refuzimi nga rrethi familjar dhe shoqёror.

Raporti i Kёshillit tё Europёs, i cili pёrfshin edhe Shqipёrinё, tregon se nё vendin tonё 93% e personave LGBT e fshehin orientimin e tyre gjatё kohёs qё janё nё shkollë. Studimet aktuale pёr Shqipёrinё nuk kanё tё dhёna zyrtare mbi mospranimin e personave LGBT nё shkolla, por fakti qё pjesa dёrmuese e tyre e fshehin orientimin seksual tregon se kjo ёshtё njё tabu shumё e madhe e sistemit arsimor shqiptar.

Mungesa e njohurive nё shkolla, jo vetёm mbi personat LGBT, por edhe mbi seksualitetin shoqёrohet nga terminologji fyese si nga mёsuesit ashtu edhe nxёnёsit, ndёrkohё qё bulizmi mbi baza tё orientimit seksual raportohet gjerёsisht nga organizatat jo-qeveritare.

Nё vёzhgimet e saj tё shpeshta me komunitetin LGBT, Ambasada PINK ёshtё njohur nga afёr me fenomenet qё shoqёrojnё homofobinё nё shkollat shqiptare siç janё: bulizmi (sharjet, fyerjet, kërcënimet apo rrahjet ndërmjet nxënësve), talljet dhe shprehjet fyese nga mёsuesit, mungesa e njohurive mbi seksualitetin, izolimi dhe veçimi nga rrethet shoqёrore nё shkolla, pa-mundёsia pёr t’u organizuar dhe njohur me persona tё tjerё LGBT etj.

Duke marrё shkas nga kjo situatё shqetёsuese nё terren dhe bazuar tek rekomandimet e Kёshillit tё Europёs drejtuar shteteve anёtare, ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1995, Ambasada PINK i tёrheq vёmendjen Ministrisё sё Arsimit dhe institucioneve në vartёsi tё saj tё nisin menjёherё punёn pёr pёrgatitjen e njё plani veprimi, i cili ndёr tё tjera duhet:

1.         Tё shtojё dimensionin mbi seksualitetin, orientimin seksual dhe identitetin gjinor nё kurikulat e shkollave fillore dhe tё mesme;

2.     Tё nisё njё fushatё sensibilizuese qё i fton tё rinjtё dhe mёsuesit tё kundёshtojnё ngacmimet homofobike dhe bulizmin.

3.     Tё rishikojё programet dhe materialet mёsimore për të gjithë programin e sistemit arsimor para-universitar dhe tё sigurohet qё, ashtu siç shprehen edhe Rekomandimet e Komitetit tё Ministrave, tё Kёshillit tё Europёs …”nxёnёsit dhe studentёt tё marrin informacionin e nevojshëm pёr mbrojtje dhe mbёshtetje nga sistemi arsimor pёr t’i mundёsuar atyre njё jetёse nё pёrputhje me orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor”.

4.     Tё krijohet njё paketё trajnimi mbi reduktimin e dhunёs nё shkollat fillore dhe tё mesme për të adresuar homofobinё dhe bulizmin për shkak të orientimit seksual dhe identitet gjinor, bazuar tek standartet e përcaktuara në Ligjin kundër Diskriminimit.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri ёshtё e gatshme tё ofrojё tё gjithё ekspertizёn dhe ndihmёn e saj nё pёrgatitjen e kёtij plani veprimi qё do tё garantonte njё jetёsë mё tё mirё, mё tё shёndetshme dhe mё tё sigurtё pёr adoleshentët dhe tё rinjtё LGBT nё shkollat shqiptare, tё cilёt vazhdojnё tё jenё ndёr grupet rinore mё tё margjinalizuara nё vend.

Ёshtё njё detyrim pёr tё gjitha shkollat qё tё mbrojnё adoleshentët dhe të rinjtë nga ngacmimi. Ministria e Arsimit duhet tё jap mbёshtetje tё fortё publike pёr mёsuesit nё mёnyrё qё ata tё kenё mjete dhe burime pёr tё krijuar njё mjedis tё shёndetshёm dhe gjithpёrfshirёs nё shkollat dhe klasat e tyre.

Ambasada PINK zhvillon tryezё diskutimi pёr dhunёn ndaj komunitetit LBT nё Shqipёri

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Gruas, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri organizoi një Diskutim të Hapur pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale me mbi 80 studentё tё nivelit master, degёt Sociologji dhe Punё Sociale.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputete, përfaqёsues të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale, dhe Shanseve të Barabarta, pёrfaqёsues nga Komisioneri pёr mbrojtjen nga Diskriminimi, pёrfaqёsues nga Bashkia e Tiranёs dhe Kёshillit tё Europёs nё Shqipёri.

Diskutimi u drejtua nga Znj. Brunilda Dervishi përfaqёsuese e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Pedagogia Merita Poni dhe Asistentja e Komunikimit të Ambasadës PINK. Në fillim u prezantua çështja e dhunës ndaj gruas, njё fenomen i pёrqёndruar brenda familjes dhe hapat qё Ministria ka ndërrmarë për të ndalur këtë fenomen. Në këtë kuadër u prezantua shkurtimisht raportimi i vitit 2010 i Shqipërisë pranë CEDAË. Raporti alternativ është bërë nga një grup organizatash të shoqërisë civile, ku Ambasada PINK dha kontributin e saj për dhunën e ushtruar ndaj lesbikeve, transgjinorëve dhe biseksualeve në kuadrin e dhunës mbi baza gjinor.

Ambasada PINK ndau me studentët informacionin dhe eksperiencën e dhunës së ushtruar ndaj komunitetit LBT. Për këtë komunitet, përtej dhunës gjinore është shtuar mospranimi dhe diskriminimi pёr shkak tё orientimit të tyre seksual apo identitetit të zgjedhur gjinor. Studentët ishin të informuar për gjendjen e komunitetit dhe treguan ndjeshmëri ndaj këtyre problematikave. Përfaqёsuesja e Ambasadës PINK prezantoi dhe bashkёpunimet për të zgjidhur këtë problem, si dialogu dhe bashkёpunimi i vazhdueshëm me Ministrinë dhe Komisioneren, me forcat e rendit me partnerë të shoqërisë civile dhe vetё komunitetitn LGT.

Në pyetjet e studentëve reflektohej një nevojë informacioni për përgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore për të ndalur dhunën ndaj grave në përgjithësi dhe komunitetit LBT në veçanti. Këto pyetje ishin mjaft specifike dhe iu drejtuan përfaqёsuesve të Komisionerit dhe Ministrisë. Ndërsa Ambasadës iu drejtuan më shumë pyetje informuese për komunitetin LGBT, sesa për temën e dhunës në veçanti. Kjo tregon njё dёshirё tё tyre pёr tё pasur mё shumё informacione rreth çёshtjes LGBT.

Diskutimi ishte një sukses si për studentët, pedagogët dhe istitucionet e pranishme. Ambasada PINK shpërndau një serë materialesh informuese dhe edukuese për të drejtat e komunitetit LGBT në vend.

Ky diskutim ishte njё dialog i nevojshëm për të kuptuar punёn e deritanishme tё ndërrmarë nga Ambasada PINK dhe njё vlerësim për të vazhduar më tej. Ambasada PINK falenderon të pranishmit për pjesёmarrjen e tyre dhe mirёpret bashkёpunime tё tilla edhe nё tё ardhmen.

Wednesday, December 7, 2011

Memorandumi i Presidentit Barak Obama pёr avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT

drejtuar departamenteve ekzekutive dhe agjencive nё tё gjithё SHBA-tё.

Tema: Inisiativat Ndёrkombёtare pёr Avancimin e tё drejtave tё personave Lezbike, Gei, Biseksualё dhe Transgjinorё (LGBT).

Presidenti i SHBA - Barak Obama
Beteja pёr ti dhёnё fund diskriminimit kundёer personave LGBT ёshtё njё sfidё globale e cila ёshtё thelbёsore pёr pёrpjekjet e SHBA-ve nё promovimin e tё drejtave tё njeriut. Jam thellёsisht i shqetёsuar pёr dhunёn dhe diskriminimin qё i bёhet personave LGBT kudo nё botё, qofshin kёto ligje qё kriminalizojnё tё qёnurit LGBT, rrahje e qytetarёve thjesht sepse i bashkohen njё demonstrate paqёsore apo vrasja e grave, burrave dhe fёmijёve pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual tё pranuar ose tё supozuar. Kjo ёshtё arsyeja pse nё deklaratёn time pёrpara liderёve tё shteteve nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara pёrmenda se “asnjё vend nuk duhet t’i mohojё njerёzve tё drejtat pёr shkak tё personit qё ata duan, qё ёshtё edhe arsyeja pse ne duhet tё ngrihemi pёr tё drejtat e personave LGBT kudo.” Nёn administrimin tim, agjencitё e shpёrndara nёpёr botё kanё nisur tё ndёrmarrin veprime pёr tё promovuar tё drejtat themelore tё personave LGBT nё botё. Pёrkushtimi yne i thellё pёr tё avancuar tё drejtat e tё gjithё njerёzve bёhet edhe mё i fortё kur nё si SHBA vemё nё jetё mjetet tona pёr ti avancuar kёto tё drejta.

Me kёtё memorandum unё i drejtohem tё gjithё agjencive tё shpёrndara nёpёr botё qё tё sigurohen qё Diplomacia dhe mbёshtejta Amerikane po promovojnё dhe mbёshtesin tё drejtat e personave LGBT. Nё mёnyrё specifike, po ju drejtoj plan-veprimin qё vijon, i cili ёshtё nё pёrputhje tё plotё me legjislacionin aktual.

Seksioni 1: Tё luftohet kriminalizmi i statusit dhe sjelljes LGBT jashtё shtetit. Tё gjitha agjencive qё funksionojnё jashtё SHBA-ve u kёrkohet tё pёrforocojnё pёrpjekjet e tyre aktuale nё luftёn kundёr kriminalizimit prej qeverive tё huaja tё statusit LGBT dhe ti rrisin pepjekjet nё luftёn kundёri diskriminimit, homofobisё dhe intolerancёs pёr shkak tё orientimit seksual.

Seksioni 2: Te mbrohen Rrefugjatёt LGBT dhe azil kёrkuesit: Ata persona LGBT tё cilёt kёrkojnё azil pёr shkak tё dhunёs dhe persekutimit nё vended e tyre pёrballen me sfida shumё tё medha. Pёr tё pёrmirёsuar mbrojtjen e rrefugjatёve LGBT dhe azil-kёrkuesve tё tё gjitha kategorive, Departamenti i Shtetit dhe Homeland Security duhet tё rrisin pёrpjekjet e tyre pёr tu siguruar qё azil-kёrkuesit LGBT kanё akses tё njёjtё nё mbrojtje, asistim sidomos nё vendet e para tё tranzitimit tё tyre. Pёr kёtё Departamentet e Shtetit, Drejtёsisё dhe Mbrojtjes duhet pёrforcojnё pёrpjekjet e tyre qё stafet federale tё vendosura nё kёto vende tё trajnohen si duhet pёr tё qenё mё efektivё nё mbrojtjen e tё drejtave tё azil-kёrkuesve LGBT, pёr tu siguruar qё Qeveria Federale tё pёrshpejtojё rritmet e mbrojtjes dhe strehimit tё personave me nevojё urgjente pёr mbrojtje.

Seksioni 3: Ndihmё partnerёve tё huaj nё avancimin e tё drejtave tё njeriut dhe luftёn kundёr diskriminimit: Tё gjitha agjencitё e pёrfshira nё mbrojtje, asistim dhe zhvillim duhet tё rrisin pёrpjekjet e tyre pёr tu siguruar qё Qeveria Federale tё angazhohet me qeveritё, qytetarёt, shoqёrinё civile dhe sektorin privat pёr tё forcuar respektin ndaj tё drejtave tё personave LGBT.

Seksioni 4: Pёrgjigje tё shpejta dhe efektive ndaj rasteve tё abuzimit tё tё drejtave tё personave LGBT nё botё: Departamenti i Shtetit duhet tё ngrejё njё grup pёrfaqёsimi, qё tё ndёrveprojё edhe me agjencitё e tjera, pёr tё bёrё tё mundur qё Qeveria Federale tё reagojё shpejt dhe efektivisht ndaj rasteve serioze qё kёrcёnojnё  tё drejtat e personave LGBT nё botё.

Seksioni 5: Angazhimi i Organizatave Ndёrkombёtare pёr tё luftuar diskriminimin e personave LGBT: Arena dhe organizatat ndёrkombёtare janё mjete kyçe pёr tё promovuar respektimin e tё drejtave tё personave LGBT dhe pёr tё tёrhequr vёmendje globale mbi kёto çёshtje. Duke pasur parasysh lidershipin e Departamentit tё Shtetit nё kёtё fushё, agjencitё e shpёrndara nёpёr botё duhet tё pёrforcojnё pёrpjekjet e tyre pёr tё luftuar diskriminimin pёr shkakt tё orientimit seksual; rritur numrin e vendeve tё gatshme pёr tё mbёshtetur dhe mbrojtur çёshtjet LGBT nё nivel ndёrkombёtar; pёrforcimin e rolit tё shoqёrisё civile dhe organizatave qё punojnё pёr çёshtjet LGBT nё arenёn ndёrkombёtare; dhe pёrforcimin e politikave dhe programeve tё institucioneve ndёrkombёtare mbi çёshtjet LGBT.

Seksioni 6: Raportimi mbi progresin: Tё gjitha agjencitё e vendosura jashtё duhet tё pёrgatisin njё raport brenda 180 ditёve.

Barak Obama

Thursday, December 1, 2011

Kush lufton për të drejtat e mia?

nga Enida Bogdani 

Shoqëria shqiptare është një shoqëri demokratike, por ka ende ka problem pranimin e vetvetes.

Bota PINK - Lufta është një term i ashpër, por në një demokraci po nuk kërkove vendin tënd në shoqëri dhe sidomos po nuk i bëre të zëshme të drejtat e tua, asnjeri nuk t’i fal.

Secili nga ne, në kushte dhe skenare të ndryshme në mënyrë të përditshme është ndërmjetës për të drejtat e veta!

Por pyetja lind kush duhet të luftojë për të drejtat e kujt ? Të parët që duhet të luftojnë për të drejtat e tyre janë vetë anëtarët e një komuniteti të caktuar, dhe mbështetësit zakonisht janë familjarët, miqtë dhe grupe të tjera interesi.

Një aktivist për të drejtat e fëmijëve nuk pyetet, “Ju vetë a jeni fëmijë” ? Një aktivist, apo punonjës për të drejtat LGBT pyetet me ngul pse i mbron këto të drejta. Kush duhet të luftojë për të drejtat LGBT në Shqipërinë ku secili zë kërkon të dalë më lart të tjerëve sepse jetojmë në një shtet në zhvillim, me problem ekonomike, ligjore e politike?!

Antarët e komuniteti LGBT në Shqipëri njihen në mënyrë të përditshme me luftën për afirmimin e legjitimitetit natyror të ekzistencës së tyre. Kushdo mund të aktivizohet për të drejtat LGBT, që ka interesa peronale me komunitetin, që është pjesë e komunitetit, apo që do të jetojë në një shoqëri sa më të shëndetshme demokratike.

Në punën e përditshme në Ambasadën PINK vihet në diskutim pse punoni për LGBT, nga merrni fonde, a jeni vetë LGBT etj. Kjo mbjell mosbesim dhe nuk ndihmon banorët që thjesht duan të jetojnë në një shoqëri që i pranon dhe jo diskriminon.

Ndër parimet bazë të demokracisë është që e drejta e njërit përfundon aty ku fillon e drejta e tjetrit dhe shoqëria shqiptare është një shoqëri demokratike, por ka ende problem pranimin e vetvetes.

Wednesday, November 30, 2011

Kujt t’ia them se kë dashuroj?

nga Enida Bogdani  

Dashuria është përfshirëse, është për të gjithë, sepse të gjithë dashurojmë. Kështu na mësojnë gjithandej, këtë dëgjojmë, që të dashurosh është gjithmonë mirë. 

Por kur themi dashuri cili është imazhi i parë që na vjen ndërmend? Një daljë dhe një vajzë duke u puthur në buzë? Po sikur të jëtë një dashuri midis dy djemve?

Dashuria nuk njeh gjini! Kur dashurojmë, ne dashurojmë në mënyrë personale dhe kjo ndjenjë është po aq legjitime midis dy njerëzve të të njëjtit seks. Këto janë disa nga opinionet dhe mendimet e të rinjve që frekuentojnë Ambasadën PINK. Këtë muaj tema e ambasadës ka qënë “Coming out”, se si të shprehim për seksualitetin tonë.

Jemi përfshirë me biseda të panumërta dhe rezulton se kur fiton një dashuri romantike, humbet dashurinë familjare, shprehen disa nga djemtë. Koncepti se ky komunitet nuk eksziston, ose nuk janë njerëz për të qënë, qarkullon nëpër Tiranë, i nderë si ajri i ndotur. Komuniteti LGBT nuk shfaqet, nuk shprehet, nuk dashuron nëpër rrugët e Tiranës (aq më pak nëpër qytetet më konservatore) sepse kërcënohen me heshtjen e mospranimit.

Në më të shumtat e rasteve familja nuk është e gatshme të pranojë orientimin seksual të fëmijëve, sepse ekziston trysnia shoqërore e diskriminimit, sepse ekziston presioni i fisit. Prandaj djemtë dhe vajzat shprehen me njëri-tjetrin, krjojnë një komunitet të mbyllur, ku mbrohen dhe pranohen.

Më thoni, kujt mund t’i thonë këto djem dhe vajza se kë dashurojnë, kur mendojnë se reagimi i parë i dikujt do jetë refuzimi? I shprehen njëri-tjetrit, dhe punonjësve të PINK dhe miqve që janë mendje-hapur dhe miqsorë. Por duan të flasin dhe me familjen, duan të kenë të gjitha format e dashurisë!

Thursday, November 24, 2011

Gjeni Gay

Kundёrpёrgjigje sensibilizuese ndaj tekstit tё kёngёs “Pa problem” tё kёnduar nga Eranda Libohova dhe Aldon Lipe nё Festivalin Kёnga Magjike 2011. 

pёrgatitur nga PINK Youth Group/Grupi Rinor i PINK


Nё ditёt e sotma lufta pёr tё drejtat e njeriut nga komuniteti LGBT ёshtё njё nga mё tё mёdhatё nё nivelin social, politik dhe kulturor kudo nё botё ashtu si edhe nё Shqipёri. Kjo luftё mbёshtetet nё parime dhe principe tё padiskutueshme pёr tё drejtat e patjetёrsueshme tё njeriut dhe lirinё e tij pёr tё zgjedhur, vepruar e jetuar i lirё jetёn e tij dhe orientimin e tij seksual. Por, njё revolucion shkencor qё do tё vёrtetonte pёrcaktimin gjenetik tё homoseksualёve do tё ndryshonte botёn nё mёnyrё drastike. Nёse shkenca do tё ishte e aftё tё vёrtetonte se orientimi seksual shkaktohet nё nivel gjenetik, atёherё diskriminimi kundёr homoseksualёve do tё rritej ndjeshёm. Nga ana tjetёr, nёse orientimi seksual do tё pёrcaktohej qё nё fetus, atёherё prindёrit e tё ardhmes mund tё kёrkojnё qё fёmijёt e tyre me njё gjen homoseksual tё mos lindnin, pra tё abortoheshin.

Duke filluar nga viti 1991 e deri nё ditёt tona, historia mbi “gjenin gay” ёshtё njё nga eksperimentet shkencore qё ende nuk kanё gjetur njё pёrgjigje, pra njё sistem me njё ekuacion me tre ndryshore. Kёto kёrkime shkencore, tё nisura nga Simon Levay i cili punonte pranё Institutit tё Studimeve Biologjike nё San Diego, gjeti ndryshime rrёnjёsore ndёrmjet trurit tё heteroseksualёve dhe homoseksualёve meshkuj tё rinj post-modernё. Kёshtu, dhёmbёza e neuronit INA3 i hipotalamusit ishte zvogёluar tek meshkujt homoseksualё nё madhёsinё e njёjtё me atё tё femrave. Kjo zonё hipotalamike kontrollon sjelljen seksuale tek meshkujt.

Ndёrkohё studiuesi gjenetik Dean Harmer zbuloi se 30 prej 40 vёllezerve tё studiuar kishte 5 shabllone tё njёjta nё kromozomin Xc28. Nё artikullin e publikuar nga Times aso kohe thuhej se kjo pёrkthehej nё 99.5% siguri se ka njё gjen nё kromozomin X  qё predispozonte njё mashkull tё bёhej homoseksual. Gjithsesi ai u thoshte se nё kёtё pjesё tё kromozomit ka me qindra e mijёra gjene qё nuk janё arritur tё identifikohen. Disa artikuj thoshin se nё pemёn familjare dhe atё tё AND-sё faktori gjenetik shihej si njё nga shkaqet e homoseksualizmit. Por vetё Hamer nё deklaratat e tij do thoshte: “Jemi shumё larg prej tё qenurit fort tё sigurtё se aty ka njё lidhje gjenetike me orientimin seksual, pasi ne kemi studiuar vetёm njё pjesё tё vogёl tё gjenomit tё lidhur me tё.

Pro dhe kundёr: Kёto studime e forcuan edhe mё tej debatin mbi homoseksualizmin duke krijuar dy pole; i pari i cili si zakonisht dёnonte homoseksualizmin dhe ana tjetёr e cila vazhdonte ti mbronte personat LGBT dhe tё drejtat e tyre. Disa prej aktivistёve anti-gay pёlqenin  ta pёrdornin termin “gjen homoseksual” nё lidhje me personat jo-heteroseksualё tё shoqёrisё duke e konsideruar atё si njё sёmundje mendore dhe fizike, deklaratё e cila humbi tonin e vet kur Shoqata Amerikane e Psikologjisё (APA) e hoqi homoseksualizmin nga lista e sёmundjeve mendore.

Media kundёr Shkencёs: Sipas Reed Irvin, themelues i organizatёs watchdog Accuracy in Media, homoseksualiteti ёshtё shumё mё i komplikuar sesa njё faktor trashёgimie. Media nuk i ka kushtuar fare vёmendje atyre personave homoseksualё tё cilёt tashmё janё “konvertuar nё heteroseksualё”.

Rrёzimi i ideve tё Hamerit: Nё vitin 1995 iu dha fund bindjes se Kromozomi Xq28 kishte lidhje me homoseksualizmin. Nё kёtё vit Xhorxh Ebers dhe Xhorxh Rajs nxorrёn pёrfundimet e studimeve tё tyre. Sipas tyre, nuk ka arsye pёrse tё kёrkosh ndonjё lidhje midis homoseksualitetit dhe kromozomit Xq28 sepse nuk ka asnjё evidencё qё homoseksualizmi trashёgohet nga nёna tek fёmija. Ata nuk hodhёn poshtё mundёsinё qё homoseksualizmi tё ishte i pashprehur, recesiv, por nuk gjetёn fakte pёr tё pranuar pёrfundimet e Hamerit. Sё fundmi nё vititn 1999 ata deklaruar se kromozomi X nuk kishte asnjё lidhje me homoseksualizmin edhe pse shpesh nё media pёrdoret termi “gjeni gay” se herё qё flitet pёr personat homoseksualё, duke ditur ndёrkohё se ajo pjesё e tё ashtuquajturit “gjeni gay” nuk prodhon proteina efektive tё lidhura me sjelljen seksuale. Pra nga ana morfologjikё ёshtё konkrete dhe e dallueshme por nga ana fiziologjike nuk gjen lidhje mes tyre.

Si pёrfundim, ёshtё e qartё se gjenetika, edhe ajo e lidhur mbi homoseksualizmin, nuk ёshtё aq e thjeshtё. Pёr fat tё keq lidhja midis shkencёs dhe medias ёshtё shpesh shumё e dobёt. Media, pёrfshirё edhe atё shqiptare, shfaq skepticizёm ndaj interpretimit tё rezultateve shkencore, duke i besuar mё shumё perceptimit tё publikut dhe duke konfrimuar shijet e masave, mё tepёr se sa tё pranojё fakte racionale mbi çёshtje tё komplikuara, siç ёshtё seksualiteti.

Ky material u pёrgatit nga njё grup tё rinjsh tё cilёt besojnё nё ndriçimin e mendjes njerёzore, tё Shqipёrisё pёr tё rritur mirёqenien, pёr tё sjellё lumturi tek njeriu pёr tё luftuar injorancёn dhe errёsirёn. Ne besojmё se teksti i kёngёs “Pa problem” ёshtё njё deklaratё qё nuk mbёshtetet mbi asnjё fakt shkencor, sepse homoseksualiteti dhe aq mё pak pasojat e sij, siç mund tё jetё martesa midis dy personave tё tё njёjtit seks, nuk pёrbёjnё asnjё problem gjenetik, mё shumё se sa njё problem nё mendjet e njerёzve homofobё qё e kanё ende tё vёshtirё tё pranojnё tё ndryshmen.

Friday, November 18, 2011

221 transgjinorё tё vrarё gjatё 12 muajve tё fundit

Projekti monitorues i Transgender Europe  mbi vrasjet ndaj kёtij komuniteti tregon pёr njё shifёr alarmante prej 755 viktimash qё nga viti 2008.  

Njёzet Nёntori ёshtё dita Ndёrkombёtare e Pёrkujtimit tё Transgjinorёve (International Transgender of Remembrance – TDOR) qё kёtё vit shёnon herёn e trembёdhjetё tё organizimit. Qё nga viti  1999, TDOR pёrkujton tё gjithё transgjinorёt qё kanё rёnё pre e dhunёs dhe si rezultat kanё humbur jetёn. Kjo ditё shёrben pёr tё ndёrgjegjёsuar publikun mbi krimet e urrejtjes kundёr personave transgjinorё, krijon mundёsi pёr njohje publike tё kёsaj çёshtje dhe nderon jetёt e atyre personave transgjinorё tё cilёt pёrndryshe do tё harroheshin. E nisur nё SHBA, TDOR tashmё mbahet nё vende tё ndryshme tё botёs. Evente pёrkujtimore pёr transgjinorёt e vrarё janё zhvilluar nё mbi 180 qytete nё mё shumё se 20 vende nё Amerikёn e Veriut, Europё, Azi, Afrikё dhe Oqeani.

Fatkeqёsisht, rezultatet e monitorimit tё vrasjeve tё transgjinorёve nga Transgender Europe tregojnё se pёr kёtё vit 221 transgjinorё do i shtohen listёs sё gjatё tё personave qё duhen pёrkujtuar, vajtuar dhe nderuar.

Projekti Monitorues i Transgjinorёve, nisi nё Prill 2009 dhe monitoron nё mёnyrё sistematike, mbledh dhe analizon raportet e vrasjeve tё personave LGBT kudo nё botё. Pёrditёsime tё rezultateve paraprake, tё cilat janё bёrё publike pёr herё tё parё nё Korrik 2009, publikohen nё faqen zyrtare tё projektit: “Transrespect versus Transphobia Worldwide” tre deri katёr herё nё vit nё formёn e tabelave., listave tё emrave dhe hartave:


Nё Nёntor tё çdo viti, Transgender Europe prezanton rezultatet e monitorimeve mbi vrasjet e transgjinorёve nё mёnyrё qё tё asistojё viktimat kudo nё botё dhe tё ndёrgjegjёsoje mbi krimet e urrejtjes kundёr trasngjinorёve.

Monitorimet e kёtij viti tregojnё pёr njё numёr shokues prej 221 rastesh tё personave transgjinorё tё vrarё. Nё krahasim me statistikat e viteve tё shkuara, kёtё vit po vihet re njё rritje e dukshme e vrasjeve çka tregon pёr nivelin tejet tё lartё tё dhunёs ndaj tё cilёs personat trasngjinorё janё tё ekspozuar. Kjo rritje nё shifra, gjithsesi, mund tё ketё lidhje edhe me rritjen e nivelit tё punёs dhe kёrkimeve nga vetё projekti, qё ёshtё lidhur me gjithmonё e mё shumё organizata monitoruese nga vende tё ndryshme, si Grupo Gay da Bahia (Brazil), Observatorio Ciudadano Trans (Cali, Colombia), Pembe Hayat (Turkey) ose TVMEX – Travestis Mexico. 


Raporti tregon vrasjet e bёra ndaj personave transgjinorё nё 26 vende nё 12 muajt e fundit, me numrat me tё mёdha tё vrasjeve tё raportuara nё Brazil (97), Meksikё (23), Kolumbi (19), dhe Venezuelё (14) ndjekur nga Argjentina (9), Honduras (9) dhe SHBA (9). Nё Azi rastet mё tё raportuara janё nga Pakistani (6) dhe Filipinet (5), dhe nё Europё kryeson Turqia (5).

Ashtu si nё vitet e shkuara, vrasjet mё tё shumta raportohen nga vendet e Amerikёs Qёndrore dhe Amerikёs Jugore tё cilat pёrbёjnё 80% tё rasteve tё vrasjeve nё nivel global qё prej vitit 2008. Nё kёto dy rajone, nё vitin 2008 u rregjistruan 96 vrasje nga 13 vende tё ndryshme, nё vitin 2009, 165 vrasje nga 16 vende, nё vitin 2010, 174 vrasje nga 13 vende. Pёr kёtё vit, deri tani, nё dy zonat e sipёrpёrmendura rregjistrohen 188 vrasje tё personave transgjinorё nga 15 vende tё ndryshme. Rritja mё e lartё raportohet nё Brazil (2008: 57, 2009:69, 2010: 101, Janar-Nёntor 2011: 97) dhe Meksikё (2008: 4, 2009:10, 2010: 12, Janar-Nёntor 2011: 23). Tё dhёnat tregojnё njё rrijte alarmante tё vrasjeve tё raportuara edhe nё Turqi: (2008: 2, 209: 5. 2010: 6, Janar-Nёntor 2011: 5).

Nё total, rezultatet paraprake tregojnё 755 persoma transgjinorё tё vrarё nё 51 vende qё prej Janarit 2008. Nё kёto raportime pёrfshihet edhe Shqipёria, me njё vrasje nё vitin 2009.

Por, Transgender Europe, organizata e cila mbledh gjithё kёto tё dhёna, tregon se kёto janё vetёm njё fraksion i fakteve reale dhe se e vёrteta ёshtё shumё mё keq. Kёto janё vetёm raste tё raportuara tё cilat mund tё gjenden pёrmes kёrkimeve nё internet. Nё shumicёn e vendeve, tё dhёnat mbi vrasjet e transgjinorёve nuk publikohen nё mёnyrё sistematike dhe kёshtu ёshtё e pamundur tё bёhen llogaritje pёr rastet e paraportuara. Njё tjetёr zbulim tregon se, ndёrkohё qё Brazili ka tёrhequr vёmendje tё veçantё falё numrit nё rritje tё vrasjeve, numri i tyre nё vende tё tjera tё Amerikёs Qёndrore dhe Jugore tregon se gjendja nё vende si Venezuela, Honduras dhe nё veçanti Guatemala ёshtё po aq alarmuese nё raport me numrin shumё herё mё tё vogёl tё popullsisё.

Ndёrkohё qё dokumentimi i vrasjeve tё personave transgjinorё ёshtё i paçmuar pёr tё demonstruar nivelin e shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut ndaj personave transgjinorё nё nivel global, ka po ashtu nevojё pёr njё studim mё tё thelluar tё aspekteve tё ndryshme qё lidhen me situatёn e tё drejtave tё personave transgjiorё. Pёr pasojё, Transgender Europe ngritёn projektin Trans Murder Monitoring dhe e shndёrruan atё nё projektin kёrkimor “Transrespect versus Transphobia Worldwide (TvT).

TvT ёshtё njё projekt kёrkimor krahasimor, sasior dhe cilёsor i cili paraqet njё vёzhgim tё tё drejtave tё personave transgjinorё nё vende tё ndryshme tё botёs dhe prodhon tё dhёna dhe mjete advokuese pёr institucione ndёrkombёtare, organizata pёr tё drejtat e njeriut, levizjen transgjinore dhe publikun e gjerё. Njё grup kёrkimor nga Trangender Europe koordinon kёtё projekt, i cili financohet nga Open Society Foundations, ARCUS Foundation dhe pjesёrisht nga Heinrich Boell Foundation.

Skuadra kёrkimore e TvT asistohet nga njё bord kёshillues e pёrbёrё nga 20 aktivistё trasngjinorё nga e gjithё bota. Projekti bashkёpunon me 15 organizata partnere nё gjashtё rajone botёrore. Pas kompletimit tё vёzhgimeve tё situatёs sociale dhe ligjore tё transgjinorёve nё mbi 50 vende tё botёs, nё Nёntor 2011, skuadra kёrkimore e TvT sё bashku me 7 organizata partnere nga Afrika, Azia, Europa Lindore, Oqeania dhe Amerika Jugore nisёn njё vёshgim tё ri tё koordinuar nё raport me projektin TvT.