Showing posts with label SHBA. Show all posts
Showing posts with label SHBA. Show all posts

Monday, August 26, 2013

Ndahen çmimet e Konkursit të Gazetarisë mbi çështjet LGBT



Pjesa e parë e këtij viti u mbyll për stafin e PINK / LGBT Pro me një aktivitet shumë pozitiv gjatë të cilit u ndanë tre çmimet për fituesit e konkursit të gazetarisë të lançuar vitin e shkuar nga organizata jonë në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Ambasadës, me pjesëmarrjen e aktivistëve, fituesve të konkursit dhe me një takim suprizë me Ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Z. Aleksandër Arvizu. 

Konkuris i çelur vitin e shkuar, pati një prurje shumë pozivite shkrimesh, artikujsh dhe opinionesh nga gazetarë, sociologë dhe opinionistë. Të gjitha mbulonin një sërë tematikash dhe çëshjesh të tilla si homofobia, pargjykimet, aktivietete të ndryshme, analiza dhe histori. Dy grupe të ndryshme jurish, njëra e PINK / LGBT Pro dhe tjetra e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë përzgjodhen me një sistem pikësh prej 1, 2 dhe 3, shkrimet më të mira. Si rezultat, fituesit e konkursit u shpallën, çmimi i tretë, Z. Gëzim Tushi, sociolog me shkrimin “Kush fitoi nga debati, shoqëria apo homoseksualët?”, çmimi i dytë për Znj. Laureta Roshi, gazetare, me shkrimin “Të rifitosh fëmijën në bregun e gurtë” dhe çmimi i parë për Znj. Beti Njuma, gazetare me shkrimin “Jam homoseksual dhe jam i lirë ta them.”. Këto çmime u vlerësuan për mesazhet e tyre domethenëse, për krijimtarinë dhe veçantinë e përmbajtjes së tyre. Vlerësimi u bë në mënyrë anonime, pra anëtarët e jurive nuk i dinin emrat e autorëve  të shkrimeve. 

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri dëshiron të falenderojë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për mbështetjen e tyre dhe për çmimet vlerësuese për gazetarët. Fituesit u vlerësuan me dhurata simbolike me qëllim që ti ndihmonin edhe më shumë në punët e tyre, përkatësisht me një iPad, iPhone dhe një kamera dixhitale. Gjithashtu PINK dëshiron të urojë dhe falenderojë fituesit për punën e  tyre fisnike, mbështetjen e tyre për kauzën LGBT si edhe gjithë gazetarët dhe opinionistët e tjerë të cilët morrën pjesë në këtë konkurs. 

Ky aktivitet u parapri vitin e shkuar nga një trajnim dy-ditor i realizuar me gazetarë të mediave kryesore elektronike dhe vizive në vend, mbi çështjet LGBT dhe etikën e raportimit të lajmeve për çështje sociale në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias dhe trajnues dy ekspertë të mirënjohur të çështjeve LGBT, Z. Altin Hazizaj dhe atyre mediatike Znj. Iris Luarasi.

Tuesday, June 25, 2013

Martesat homoseksuale nuk dëmtojnë martesat heteroseksuale



Një tjetër studim, këtë herë nga Universiteti i Portland në SHBA analizoi të dhënat e dy dekadave të fundit për të zbuluar nëse martesat homoseksuale dëmtonin ato mes gjinive të kundërta.

Një studim me të dhëna mbi martesat në SHBA që nga vitet 1980 zbuloi se martesat gei nuk kanë impakt negativ në shifrat e martesave heteroseksuale.

Studimi i titualluar “Martesa mes seksit të njëjtë dhe sulmi i perceptuar mbi martesat mes gjinive të kundërta” u nis nga argumentat e bëra prej kundërshtarëve të martesave gei të cilët e cilësojnë këtë të fundit si “një mësymje që synon të dobësojë, shkatërrojë dhe dëmtojë martesat heteroseksuale”.

Deklarata të tilla bëhen shpesh nga grupe konservatore politike dhe fetare në SHBA dhe vende të tjera të cilat duan të mbrojnë historinë dhe shenjtërinë e martesës tradicionale.

Autorët e këtij studimi sqaruan se: “ne mësuam se shifrat shtetërore të martesave mes gjinive të ndryshme në SHBA në periudhën 1989-2009 nuk ndryshojnë shumë, dhe shifrat janë të ngjashme si për periudhën kur ligji i martesave gei ishte i aprovuar ashtu edhe kur ky ligj nuk ekzistonte, në kundërshtim me opinionin e grupeve kundërshtare të martesave gei.”

Në studimin e saj skuadra iu referua edhe studimeve të ngjashme të bëra në vende ku martesat mes gjinisë së njëjtë njihen, si Danimarkë, Norvegji, Suedi, Islandë, Hollandë ku u zbulua gjithashtu se nuk ka asnjë ndryshim në shifrat e divorcit para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit për martesat gei.

Në të kundërt, në diskutimin e tyre për statistikat dhe metodat e analizimit të të dhënave, skuadra kërkimore gjeti se në fakt martesat e gjinisë së njëjtë e përforcojnë institucionin e martesës, përshembull duke ulur shifrat e divorceve.

Sipas tyre ‘duke legjitimuar marrëdhëniet brenda gjinisë së njëjtë, çiftet gei dhe lezbike mund të ndihmojnë të ulin numrin e personave heteroseksualë të cilët për arsye të turpit dhe mospranimit jetojnë jetë të dyfishta dhe martohen me njerëz të seksit të kundërt. Kështu, këto ligje mund të ndihmojnë në uljen e martesave të gjinive të kundërta, por ndërkohë do të ulnin numrin e çifteve të divorcuara për shkaqet e mësipërme.”

Studimi gjithashtu mori në konsideratë një tjetër lëvizje të grupeve të ndryshme amerikanësh heteroseksualë të cilët refuzojnë të martohen për aq kohë sa edhe personat homoseksualë e kanë të pamundur të martohen.

Wednesday, December 5, 2012

Tё jesh transgjinor nuk ёshtё mё çrregullim

Lajmin historik e ka bёrё tё ditur Associated Press i cili ka raportuar se Bordi Drejtues i Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё (APA) ka bёrё ndryshime tё dukshme nё listёn e Manualit Diagnostikues dhe Statistikor tё Çrregullimeve Mendore (DSM). Njё nga kёto ndryshime me siguri do tё ngjallё shumё diskutime dhe do tё ketё jo pak ndikim nё shoqёritё e shumё vendeve tё botёs.


Qё nga publikimi i tretё i tij nё vitin 1980 Manuali pёrmbante njё pёrkufizim mbi çrregullime tё identitetit gjinor i cili pёrshkruante pacientё tek tё cilёt perceptimi subjektiv i gjinisё ndryshonte nga seksi i tyre biologjik. Termi modern pёr kёtё grup social ёshtё transgjinor, dhe identifikohet me gёrmёn T nё akronimin LGBT. Burime brenda APA-s konfirmojnё se nё edicionin e pestё tё DSM-sё, i cili do tё publikohet nё Maj 2013, termi Çregullim i Identiteti Gjinor do tё zёvendёsohet me termin mё neutral Disfori Gjinore.

Approvimi i kёtij ndryshimi ёshtё pёrgatitur prej vitesh dhe reflekton punёn e bёrё nga psikiatrёt me personat transgjinorё duke u fokusuar tek gjendja e tyre emocionale sesa te identiteti i tyre gjinor. Ata pacientё tё cilёt mendojnё se kanё nevojё pёr ndihmё psikologjike pёr tu ndier mё mirё, mund tё vazhdojnё ta bёjnё, ndёrkohё ata tё cilёt ndihen mirё me identitetin e tyre gjinor nuk do tё shenjohen si tё sёmurё.

Xhek Dresher, anёtar i APA, ka shpjeguar qё prej vitit 2010 se ky ndryshim erdhi nga dёshira pёr ti dhёnё fund “patogjilizimit tё tё gjitha shprehjeve tё identitetit gjinor thjesht sepse ato janё tё rralla apo sepse disa njerёz nuk i pranojnё”. Nё njё tjetёr intervistё ai pranoi se “tё gjitha diagnostikimet ndodhin nё njё kontekst kulturor tё caktuar” dhe shtoi se “ne e dimё qё ka njё numёr shumё tё madh personash transgjinorё tё cilёt nuk po kёrkojnё kujdesje mjekёsore ndёrkohё qё vazhdojnё tё jetojnё mes dy kategorive ngushtuese burrё ose grua. Nё duam  tё dёrgojmё mesazhin se puna e psikologut nuk ёshtё tё patologjizojё njerёzit.”

Siç edhe dihet mirё brenda lёvizjes LGBT, patologjizimi i personave homoseksualё dhe transgjinorё brenda sistemit mjekёsor ёshtё njё nga pengesat mё tё mёdha drejt arritjes sё progresit social dhe ligjor. Nё fakt, heqja e homoseksualitetit nga lista e DSM-ve nё vitin 1973 ishte njё moment vendimtar pёr fuqizimin e lёzivjes LGB dhe neutralizoi argumentin se meshkujt dhe femrat gei nuk merritonin trajtim tё barabartё sepse konsideroheshin tё sёmurё. E njёjta gjendje ka qenё edhe me komunitetin transgjinor, tё cilёt kanё patur dhe vazhdojnё ta kenё pengesё tё madhe fjalёn çrregullim nё avancimin e tё drejtave tё tyre. Por pёrtej termit, ky ndryshim mund tё shkaktojё edhe disa dёme pёrkrah tё mirave.

Siç e shpjegon edhe Dresher nё analizёn e tij mbi paralelet dhe kontrastet midis fushatave gei dhe trangjinore pёr heqjen respektive nga lista e çrregullimeve mendore dhe gjykimeve mjekёsore, njё ndryshim i madh lidhet me nevojёn e disa personave transgjinorё pёr tё patur ndёrhyrje hormonale ose kirurgjike pёr tiu pёrafruar mё shumё identitetit tё tyre gjinor. Aktualisht, nё shumё vende, fondet publike pёr kryerjen e kёtyre ndryshimeve siguroheshin pёr shkak tё trajtimit tё identitetit gjinor si problem mjekёsor. Pa kёtё argumentim, disa persona transgjinorё – tё cilёt historikisht vuajnё diskriminimin dhe margjinalizimin ekonomik e social - mund tё hasin vёshtirёsi financiare nё kryerjen e tranzicionit.

Pёr ata individё transgjinorё tё cilёt zgjedhin tё trajtohen nga njё psikolog, shumё shpejt APA do tё jetё mё e mirё pёrgatitur pёr njё kujdesje profesionale. Ndёrkohё qё Dresher dhe grupi i tij po diskutojnё pёr ndryshimet midis termave çrregullim dhe disfori, njё tjetёr group brenda APA, po merret me çёshtje mё praktike tё trajtimit tё pacientёve pёr tё krijuar njё udhёrrёfyes mbi çёshtjet transgjinore. Pas disa kohёsh, me ndryshimin e aprovuar sё fundmi, APA do tё prodhojё udhёrrёfyes tё rinj pёr tё gjithё personat trangjinorё, fёmijё, adoleshentё dhe tё rritur. APA gjithashtu mund tё nisё edhe rritjen e sensibilizimit nё mbёshtetje tё tё drejtave tё personave transgjinorё apo/ose transeksualё,