Thursday, January 31, 2013

Ministria e Arsimit tё Irlandёs publikon udhёrrёfyesin anti-bulizёm

31 Janar 2013 - Ministria e Arstimit tё Irlandёs do tё rrishikojё dhe forcojё udhëzimet anti-bulizёm pёr shkollat e gjithё vendit brenda Shtatorit tё ardhshёm. Plani i ri i veprimit mbi bulizmin, i botuar sё fundmi, thotë se udhëzimet e reja duhet tё synojnë tё parandalojnë dhe trajtojnë ngacmimet homofobike dhe transfobike.


Plani sqaron se politikat anti-bulizёm duhet tё pёrcaktojnё çfarё ёshtё ngacmimi, dhe nё atё pёrkufizim duhet tё pёrfshijnё bulizmin nё internet. Plani rekomandon që shkollat ​​duhet të krijojë një sistem për regjistrimin e incidenteve homofobike dhe transfobike. Gjithashtu aty rekomandohet qё bordet e menaxhimit tё shkollave duhet tё luajnë një rol më aktiv në shqyrtimin dhe zbatimin e politikave anti-bulizёm.

Plani thotë se politikat e shkollave duhet të listojnë të gjitha arsyet e ngacmimit (nёntё) të përshkruara në legjislacionin e barazisë.Ato përfshijnë diskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual,  besimit fetar etj.

Ministri i Arsimit Ruairi Quinn tha se ai i pranon tё gjitha rekomandimet e grupit qё ka punuar pёr kёtё udhёrrёfyes. Rekomandimet pёrfshijnё krijimin e njё faqeje interneti anti-bulizem dhe njё fushatё mediatike duke u pёrqёndruar veёanёrisht nё bulizmin nё rrjet.

Gjithashtu, raporti rekomandon trajnime pёr bordet e menaxhimit dhe prindërit. Duhen bёrё mё shumё hulumtime dhe studime mbi përhapjen dhe ndikimin e bulizmit si dhe duhet tё matet efektiviteti i masave anti-bulizёm.

Tё frymёzuar nga fjalimi i Obamёs, aktivistёt LGBT kёrkojnё veprim

31 Janar 2013 - Pas fjalimit frymёzues tё Presidentit Barak Obama gjatё ceremonisё sё inaugurimit tё mandatit tё tij tё dytё, nё lidhje me mbёshtetjen e fortё tё administratёs sё tij pёr martesat gay, aktivistёt LGBT tё SHBA-ve kёrkojnё hapa konkrete.


Presidenti i SHBA-ve Barak Obama
Nё listёn e kёrkesave tё tyre pёrfshihen caktimi i njё anёtari Kabineti qё tё jetё haptaz homoseksual, luftimi i trajtimit jo tё barabartё nё ushtri dhe njё urdhёr ekzekutiv nё tё cilin tё ndalohen diskriminimi nё mjedisin e punёs mbi baza tё orientimit seksual.

Njё fjalim presidencial gjatё nisjes sё njё mandati nuk kishte pёrfshirё kurrё mё parё mbёshtetje pёr martesёn dhe aktivistёt shpresojnё se administrata e Obamёs do tё marrin hapa konkrete, pёrfshi kёtu edhe angazhim mё tё drejtpёrdrejtё me rastet qё janё duke u marrё shqyrtim nga Gjykata Supreme.

Aktivistёt LGBT theksojnё se Departamenti i Drejtёsisё mund tё marrё hapa konkretё nё atё rast, duke ushtruar kёshtu mё shumё presion ndaj mbёshtetёsve tё trajtimit jo tё barabartё tё çifteve homoseksuale. Gjithashtu, aktivistёt shpresojnё se administrata Obama do tё lёshojё njё deklaratё mbi rastin e Kalifornisё, duke u bashkuar me ata tё cilёt argumentojnё se masat e vitit 2008 qё ndalonin martesat gei, shkelnin garancitё kushtetuese pёr mbrojtje tё barabartё. Fred Sainz nga Human Rights Campaign, njё grup kombёtar i tё drejtave LGBT, tha se nёnshkrimi i njё dokumenti tё tillё do tё ishte njё “zgjerim natyral i fjalimit gjatё ceremonisё sё inaugurimit” tё cilin ai e pёrshkroi si njё “argumentim jashtёzakonisht elokuent mbi mbrojtjen e barazisё”. Mbёshtetёsit e Propozimit 8 bёnё deklaratёn e tyre pranё Gjykatёs Supreme ditёn e Martё duke argumentuar se Gjyqtarёt duhet tё lejojnё qё debati publik dhe politik mbi martesat brenda gjinisё tё vazhdojnё pa u imponuar me njё zgjidhje gjyqёsore.

Monday, January 21, 2013

Emblesira e diversitetit!


Pёrbёrёsit:

-Një kuti e vogël xhelatinё për çdo ngjyrë (e kuqe, portokalli, të verdhë, jeshile, blu, vjollcë )
 -Pana
 -Zbukurime

Udhezimet:
-Vendosim xhelatine ne  gote, dhe ruani 1/3 e Jellos. E vendosim ne frogorifer per 15-30 min ose deri sa ajo te ngrije. 1/3 e Jellos se mbetur e perziejme me pana. Perzirjen qe perfunduat hidheni ne gote qe pergatitem me pare dhe qe e futem ne frigorifer. Perseritni te njejtin proces per cdo ngjyre. Ne majen e gotes zbukurojeni me pana dhe me zbukurimet.

Shijojeni :-)

Thursday, January 17, 2013

Studimi: Tё rinjtё shqiptarё janё homofobё

Shkaqet kryesore: mungesa e informacionit dhe kontakteve

nga Amarildo Fecanji

Tiranё, 18 Janar 2013 - Tё rinjtё shqiptarё kanё njё nivel shumё tё lartё paragjykimi dhe intolerance ndaj homoseksualёve, pra thёnё ndryshe janё homofobё. Ky fakt, konfirmohet edhe nga njё studim voluminoz me temёn “Rinia Shqiptare 2011: Mes besimit pёr tё ardhmen dhe dyshimit pёr tё tashmen”. Me mbёshtetjen e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” studimi ka mbledhur tё dhёna gjatё periudhёs Shtator-Nёntor 2011 dhe pёr herё tё parё nё vendin tonё hedh dritё mbi perceptimet e tё rinjve mbi njё listё tё gjatё fushash, temash dhe çёshtjesh. Studimi ёshtё i ndarё nё katёr kapituj me temat: “Tё rinjtё dhe komuniteti: Besimi dhe Vlerat”, “Familja dhe Lidhjet Shoqёrore”. “Arsimi dhe Punёsimi” dhe “Shqetёsimet dhe aspiratat”.

Nё kapitullin e parё shihen edhe perceptimet e tё rinjve mbi grupe tё ndryshme sociale pёrfshi kёtu çiftet homoseksuale. I parё nё kuadёr tё besimit ndaj anёtarёve tё tjerё tё shoqёrisё, pёrfshirjes sociale, vullnetarizmit dhe diskriminimit, kjo pjesё e studimit tregon fillimisht se tё rinjtё shqiptarё, mbase pёr shkaqe tё tilla si tranzicioni i stёrzgjatur dhe ndryshimet demografike kanё besim tё ulёt tek njёri-tjetri, tek fqinjёt dhe tek vullnetarizmi. Kjo ulje e rёndё e besimit shoqёrohet me njё tolerance tё ulёt tё tё rinjve shqiptarё dhe diskriminim ndaj kategorive tё ndryshme qofshin ato gjinore, etnike apo ekonomike duke cituar si shkaqe kryesore patriarkalizmin, racizmin etj.

Por reagimet mё negative dhe tendenca mё tё forta diskriminimi duhet se tё rinjtё shqiptarё i shfaqin ndaj personave homoseksualё. Studimi tregon se edhe pse tё rinjtё shqiptarё janё pёrgjithёsisht tё hapur ndaj grupeve tё ndryshme shoqёrore ata kanё njё ndjenjё tё theksuar paragjykimi ndaj homoseksualёve, pra janё homofobё.

Studimi tregon se tendenca e tё rinjve shqiptarё ёshtё tё kenё besim shumё tё ulёt tek fqinjёt me njё vlerё mesatare prej 3.35 nga 10 maksimale çka ёshtё vlera mё e ulёt se çdo kategori tjetёr nё listёn e vlerave. Pёrkrah kёtij mosbesimi tё lartё, studimi tregon se tё rinjtё shfaqin paragjykime apo edhe elementё diskriminimi mbi grupe apo individё tё caktuar. Tё pyetur nё njё formё eksperimentale, tё anketuarit u pyetёn se si do tё reagonin nё rast se njё familje apo njё çift me karakteristika tё caktuara do tё vinte afёr tyre.

Falё kёtij eksperimenti u kuptua se tё rinjtё shqiptarё kanё paragjykime tё forta pёr personat me orientim seksual tё ndryshёm. Pesёdhjetё (50) pёrqind e tё rinjve shqiptarё nuk do ta mirёprisnin fqinjёsinё me njё çift homoseksual dhe do tё ndiheshin keq ose shumё keq nga njё gjё e tillё. Meshkujt kanё pёrqindje mё tё lartё paragjykimi me mbi 67% krahasuar me 46% tё femrave ndёrkohё qё homofobia ёshtё e shtrirё nё çdo kategori. Tё rinjtё nё fshatra janё mё paragjykues se sa tё rinjtё nё qytet, ndёrsa femrat rezultojnё tё jenё mё tolerante ose indiferente nga fqinjёsia me njё çift homoseksualёsh.

Kёto shifra alarmante ndёrkohё lidhen ngushtё me nivelin e njohurive dhe kontaktit qё tё rinjtё kanё me grupet e ndryshme sociale. Kёshtu duket se qёndrimet tolerante apo diskriminuese janё tё lidhura nё mёnyrё tё drejtё me nivelin e njohurive dhe familiarizimin me njё komunitet tё caktuar si dhe me presionin shoqёror apo atё tё opinionit publik ndaj grupeve tё ndryshme sociale.

Ky studim ashtu si edhe sondazhe dhe vёshgime tё tjera tregojnё se homofobia e tё rinjve shqiptarё mё shumё se sa nga eksperienca tё kёqia apo kontakte tё drejtpёrdrejta lidhet me mungesёn e dijeve mbi çёshtjet LGBT dhe tё seksualitetit ashtu si edhe nga mungesa e kontakteve me kёtё grup social. Kjo kushtёzohet sё shumti nga paragjykimet e forta qё ekzistojnё ndaj kёtij komuniteti çka rezulton nё njё izolim dhe frikё tё personave LGBT pёr tё pranuar orientimin e tyre seksual apo pёr ta bёrё atё tё ditur tek grupet e tyre shoqёrore.  

Gjithashtu, ky studim ёshtё njё dokument i rёndёsishёm rezultatet e tё cilit duhet tё alarmojnё qeverinё dhe opinionin publik shqiptar duke bёrё tё domosdoshme rritjen e punёs dhe pёrpjekjeve pёr mё shumё tolerancё, besim dhe pranim ndaj grupeve tё ndryshme sociale nga tё rinjtё shqiptarё.

Disa nga rekomandimet kryesore tё studimit nё lidhje me kёtё pjesё lidhen pikёrisht me punёn qё duhet bёrё nё luftёn kundёr diskriminimit. Mё konkretisht rekomandimet janё: 

Nё ambjentet e shkollave dhe vendeve tё punёs duhet tё jetё pёrparёsi lufta ndaj diskriminimit nё pёrgjithёsi dhe homofobisё nё veçanti duke pёrdorur forma tё edukimit, socializimit dhe ndёrgjegjёsimit. Qёllimi i kёtyre veprimeve duhet tё synojё vendosjen e njё norme: Tolerancё zero pёr diskriminimin!

Media duhet të tregojë kujdes të veçantë dhe përgjegjshmëri duke u lejuar hapësirë të majftueshme elementeve edukative dhe ndërgjegjësues, duke kapërcyer prirjen e trajtimit të homoseksualitetit si një temë me nota të lajmit skandaloz, ngjyra dhe elemente konfrontuese e skandalistike.

Donatorët duhet të rrisin mbështetjen dhe të inkurajojnë më tej shoqërinë civile dhe nismat e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pëgjithësi dhe luftën ndaj diskriminimit në veçanti.

Edhe pse tё dhёnat e kёtij studimi janё alarmante, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri shpreh besimin e plotё nё mundёsinё e ndryshimit tё kёtij realiteti duke patur parasysh eksperiencёn tashmё disa vjeçare tё bashkёpunimit me tё rinjtё shqiptarё por edhe duke njohur faktin, tashmё edhe tё mbёshtetur nё studime seriozi si ky i sipёrcituar, qё pjesa mё e madhe e paragjykimeve tё tё rinjve shqiptarё ndaj komunitetit LGBT vijnё pёr shkak tё mungesёs sё informacionit dhe kontakteve njerёzore.

Gjithashtu Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i bёn thirrje Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs, Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, Ministrive dhe institucioneve tё tjera ti bashkohen sa mё herёt punёs sё nisur nga organizatat e shoqёrisё civile, Komisioneri pёr Mbrojtjen kundёr Diskriminimit, Avokati i Popullit dhe Ministria e Punёs, Cёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta qё tё pёrfshijnё sa mё herёt nё planet e tyre tё punёs, projekte edukuese dhe informuese nё dobi tё rritjes sё informacionit pёr komunitetin LGBT dhe tё drejtat e tyre. Plani i Veprimit i miratuar sё fundmi nga Ministria e Punёs duhet tё shёrbejё si njё burim referues pёr tё nisur punёn edukuese dhe ndёrgjegjёsuese nё kёtё kuadёr.

Ashtu siç thuhet edhe nё studim, e vetmja rrugё pёrpara ёshtё ajo e tolerancёs zero ndaj diskriminimit. Tё ndryshёm por tё barabartё, tё rinjtё shqiptarё mund tё fitojnё besimin e humbur tek njёri-tjetri dhe tё ndёrtojnё njё tё ardhme mё tё bukur.

Serbi: Pёr herё tё parё njё gjykatё dёnon diskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual



Beograd, 9 Janar 2013- Aleanca Gay Straight (GSA) me anë të një njoftimi për shtyp informon se zyra e saj për Shërbime Gjyqësore mori vendimin final nga Gjykata e Apelit në qytetin e Novi Sad, ku konfirmohej sjellja diskriminuese dhe diskriminimi i ashpër ndaj M.A (25 vjeç) nga Serbia nga qyteti Vršac nga kolegu i tij Dario K. (26 vjeç) nga Vlajkovac (qytet afër Vršac). Diskriminimi ka vazhduar për disa muaj, në kompaninë ku punonin të dy burrat.

Kjo ёshtё hera e parё qё jepet njё vendim përfundimtar bazuar në Ligjin Kundër Diskriminimit duke prekur çështjen e diskriminimit në punë për shkak të orientimit seksual. Shërbimi Gjyqësor i GSA, që përfaqsoi ligjërisht M.A, e ka mbrojtur këtë çështje kundër Dario K. që nga Prill, 2011. Vendimi final i Gjykatës së Apelit detyron Dario K. të dëmshpërblejë M.A me shumën 180 mijë dinarë serbё për dëmet e shkaktuara si shqetësim në formën e ankthit mendor, për shkak të shkeljes së mbrojtjes personale dhe të drejtën e privatësisë, reputacionit, dhe nderit; Dario K. do paguajë kostot e shërbimeve gjyqësore të ofruar nga GSA që shkon në shumën 99 mijë dinarë serb.

M.A. erdhi pranë zyrave të GSA në Mars 2011 dhe duke pranuar se kolegu i tij Dario K. e kёrcёnonte dhe fyente pёr njё kohё tё gjatё. Kjo sjellje e Dario K. filloi pasi ai kishte marrë telefonin e M.A pa leje dhe kishte lexuar mesazhet e tij private, ku kishte zbuluar për orientimin seksual të M.A. Pas kësaj Dario K. filloi ta fyente dhe kërcënonte M.A duke i thënë mes të tjerave: “Ti pederast, ma shpif”, “Ti je i shpifur, duhet t’ju vënë të gjithë në hu” dhe “Ju të gjithë duhet të dënoheni me vdekje” dhe më pas e kërcënoi “do të vras nësë vjen ndonjë gjë nga gjykata apo policia”. M.A gjithashtu thotë që Dario K. ka qënë fizikisht i dhunshëm ndaj tij në disa raste. Për shkak të një sjellje të tillë nga kolegu i tij ka qënë i detyruar të kërkojë asistencë mjeksore.

Gjykata e Apelit vendosi se në këtë rast i akuzuari Dario K. ka vepruar në mënyrë diskriminuese ndaj M.A për shkak të orientimit të tij seksual (gei) dhe duke qënë se kjo sjellje është përsëritur për 6 muaj, i akuzuari ka diskriminuar dhe diskriminmi quhet i rëndë. Vendimi është bazuar në Nenin 12, 13 dhe 21 të Ligjit kundër Diskriminimit dhe Gjykata e Apelit ka evidentuar dhe shkeljen e Neneve 21, 23 dhe 25 të Kushtetutës Serbe që e ndalon diskriminimin bazuar në cilindo motiv dhe që garanton të drejtën e dinjitetit human dhe të integritetit mendor.

Në shënimin e saj në vendimin përfundimtar, Gjykata e Apelit ka thënë se “është padyshim që fjalët “pederast” janë shprehje që në gjuhën serbe kanë konotacione negative dhe fyese për personat meshkuj që identifikohen si “gei” dhe përdorimi i tyre “përfaqёson një akt shqetësues që ka si qëllim të dhunojë dhe që dhunon dinjitetin personal bazuar në një karakteristikë - orientimin seksual”. Duke u nisur nga fakti që i akuzuari pasi mësoi për orientimin seksual të M.A e fyente në shumë raste dhe për një kohë të gjatë, Gjykata e Apelit gjykoi se sjellja përfaqёsonte një diskriminim të përsëritur dhe të zgjatur në kohë, dmth një diskriminim të rëndë.

Për fat të keq, vendimi i Gjykatës së Nivelit të Parë në qytetin e Vršac nuk ishte në favor të M.A. sepse e refuzoi çështjen për të marrë një vendim në lidhje me sjelljen diskriminuese të Dario K. dhe për të adrresuar dëmshpërblim material. Sidoqoftë, Shërbimi Gjyqësor i GSA apeloi për këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Novi Sad, ku pas kësaj Komiteti i Gjykatësve vendosi se vendimi i Gjykatës së Nivelit të Parë të Vršac ishte marrë në bazë të aplikimit të gabuar të ligjit për të dhënat dhe më pas lëshoi vendimin përfundimtar në bazë të fakteve të paraqitura.

GSA është shumë e kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Novi Sad dhe shpejtësinë e proçesit si dhe me shpjegimin për vendimin nga Gjykata e Apelit, si dhe për faktin që Gjykata e Apelit nuk e ktheu çështjen për rishqyrtim, që është një praktikë e shpeshtë, por e mori vetë vendimin.

M.A. është gjithashtu i kënaqur me vendimin dhe konfirmoi në një bisedë me GSA, se ai mori dëmshpërblim dhe mbrojtje për dinjitetin e tij. Ndër të tjera ai shprehet:

Unë përpiqem të punoj shumë dhe orientimi im seksual nuk ndikon në rezultatet e punës sime. Si të gjithë unë e konsideroj atmosferën në punë të jetë shumë e rëndësishme, por unë keqtrajtohesha dhe isha shumë i mërzitur nga poshtërimi i përditshëm. Ishte shumë e vështirë por unë e kuptova që nuk kisha pse të vuaja në këtë mënyrë pasi nuk kisha bërë asnjë gabim. Shkova tek GSA dhe nisa ndjekjen ligjore të çështjes. Unë doja që shteti të më mbronte, të tregonte që ishte i interesuar në mbrojtjen time. Unë jam shumë i kënaqur me vendimin final, sepse konfrimon që mora vendimin e duhur, por me vendimin e shkallës së parë u zhgënjeva shumë. Pas tij mendova që nuk ka drejtësi, por nuk desha të dorёzohem, vazhdova të luftoja dhe më në fund drejtësia erdhi.”

Që nga 2009 GSA Shërbime Gjyqësore ofron ndihmë ligjore falas për viktima të dhunës dhe dikriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor të vërtetuar apo të presupozuar, në këtë mënyrë duke krijuar praktika gjyqësore dhe duke monitoruar punën e policisë dhe të gjyqësorit. Deri tani ka ndjekur rreth 30 çështje në të gjitha gjykatat në Serbi dhe ka fituar disa vendime përfundimtare për diskriminimin duke përfshirë çështjen kundër të përditshmes Press dhe Nebojša Bakarec, si dhe disa vendime të shkallës së parë, që janë arritje të rëndësishme duke konsideruar që deri më 2009 në gjykatat Serbe nuk ishin praktika për çështjet në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor. GSA Shërbime Gjyqësore është aktualisht përfshirë në disa çështje në sfera të ndryshme, duke përfshirë tentativë vrasjeje ndaj një lesbikeje A.Ž. në Tetor 2011 për shkak të një bluzeje me simbolin Paradë Krenarie, rrahjen e një djali gay V.M. afër një klubi gay në Shtator 2012, fyerja dhe keqtrajtimi i një mësuesi M.D. nga Novi Sad për shkak të orientimit të tij seksual, ndalimi i një konference për shtyp i GSA në Qëndrën Sava dhe të tjera, si dhe ofrimi i këshilave ligjore të personave LGBT në raste kur kanë gjyqe të pavarur. Rastet e udhëhequra nga Shërbime Gjyqësore GSA në më të shumtën e rasteve janë botuar në raportet vjetore të GSA në statusin e të drejtave të njeriut për personat LGBT në Serbi.

Wednesday, January 16, 2013

Gjykata Europiane: Besimi fetar nuk eshte arsye per te kundershtuar te drejtat e cifteve te te njejtit seks



Nё njё vendim historik tё datёs 15 Janar, nё rastin gjyqёsor Eweida dhe Tё tjerёt kundёr Britanisё sё Madhe, Gjykata Europiane e tё Drejtave tё Njeriut konfirmoi se e drejta e dikujt pёr tё shprehur besimin e tij/saj fetar mund tё limitohet pёr tё mbrojtur tё tjerё pёrsona nga diskriminimi pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual. Institucione tё ndryshmё ndёrkombёtare, organizata dhe grupe tё tjera e mirёpritёn kёtё vendim, veçanёrisht njohjen nga Gjykata tё faktit se ndalimi i diskriminimit pёr shkak tё orientimit seksual ёshtё njё qёllim legjitim dhe i rёndёsishёm i cili justifikon kufizimet e lirisё sё besimit.

Dy nga katёr aplikimet e marra nё konsideratё lidheshin me punonjёs tё cilёt rrefuzonin t’u ofronin shёrbime çifteve tё tё njёjtit seks pёr shkak tё besimit tё tyre fetar. Dy aplikimet e tjera lidheshin me ndalimin e punonjёsve dhe çdo anёtar stafi pёr tё veshur kryqe nё mjedisin e punёs.

Lilian Ladele ishte e punёsuar pranё London Borough tё Islingtonit (versioni anglez i mini-bashkive). Ajo kishte rrefuzuar tё kryente ceremoni lidhjesh civile mes personave tё tё njёjtit seks, si pjesё tё detyrimeve tё saj sepse besonte se bashkёsitё civile ishin ekuivalente tё martesёs dhe se martesat brenda gjinisё ishin kundёr vullnetit tё Zotit. Pas rrefuzimit, ajo u paralajmёrua pёr pushim nga puna dhe pas rrefuzimeve tё tjera u pushua pёrfundimisht.

Gjykata vendosi se punёdhenёsi i Ladele pёr tё mos bёrё asnjё pёrjashtim, pёr shkak tё besimit tё saj fetar, ishte legjitim dhe proporcional, nё pёrputhje me rastet e mёparshme tё Gjykatёs ku ishte njohur e drejta pёr tё qenё tё lirё nga diskriminimi pёr shkak tё orientimit seksual dhe nevojёn pёr njohjen e tё drejtёs sё çifteve tё tё njёjtёs gjini pёr lidhje. Pёr kёtё arsye u gjykua se nuk ka pasur shkelje tё tё drejtёs sё saj pёr tё qenё e lirё nga diskriminimi pёr shkak tё besimit fetar.

Gary McFarlane ishte i punёsuar nga Relate Federation, njё organizatё private e cila ofron terapi mbi çeshtje tё seksit dhe marrёdhёnieve nё çift. Ai refuzoi tё trajtonte çifte tё tё njёjtit seks dhe pёr kёtё arsye u pushua nga puna.

Gjykata gjeti se punёdhёnёsit e Z. McFarlane kishin gjetur balancёn e duhur mbi tё drejtёn e kёtij tё fundit pёr tё shprehur besimin e tij fetar dhe atё tё “interesave tё punёdhёnёsit pёr tё siguruar tё drejtat e tё tjerёve”. Nё kёtё rast nuk ka patur shkelje tё tё drejtёs sё tij pёr tё shprehur besimin fetar.

“Neni 9 i Konventёs Europiane mbron tё drejtёn e manifestimit tё besimit fetar nё publik, por kjo e drejtё nuk ёshtё e pa limituar” tha Alli Jernov, Kёshilltar Ligjor pranё Komisionit Ndёrkombёtar tё Juristёve. “Me gjykimin e sotёm, Gjykata mbron vlerёn e mbrojtjes sё tё tjerёve nga diskriminimi.”

Sipas Evelyn Paradis, Drejtore Ekzekutive e ILGA-Europe, “ky vendim ёshtё marrё nё kohёn e duhur dhe ёshtё shumё i rёndёsishёm duke qenё se rrefuzime tё ngjashme pёr t’u ofruar shёrbime çifteve tё gjinisё sё njёtjё janё njё fenomen i zakonshёm nё shumё juridiksione europiane. Ky vendim duhet tё shёrbejё si udhёzim pёr qeveritё kombёtare pёr tё balancuar lirinё e fesё me tё drejtёn e mos-diskriminimit mbi baza tё orientimit seksual”.

Monday, January 14, 2013

Pesha më e rëndë që mbaj...

Kjo është letra e një djali që vendosi të përdorë një detyrë në shkollë për të treguar për veten e tij dhe për seksua;itetin e tij. Detyra titullohej “Barra më e rëndë që kemi mbajtur”, dhe djali vendoi të tregojë mbi proçesin e COMING OUT dhe mori shumë inkurajim nga mësuesja e lëndës.
Më poshtë mund të lexoni letrën e djalit si dhe komentet e mësueses. 

E dashur (emri nuk behet publik)

Dëshiroj të të shkruaj për peshën më të madhe që unë mbaj. Kam që në shkollën 9-vjeçare që e mbaj këtë peshë, që nga momenti që e zbulova. E kam ditur për seksualitetin tim që prej 6 vjetesh tashmë, dhe ka qënë një barrë për mua për shumë kohë. Vetëm kohët e fundit unë kam filluar ta heq këtë barrë, pak nga pak nga shpatullat e mia.

E kam mbajtur për kaq gjatë për shkak të frikës. Kam frikë nga disa njerëz që mund ta zbulojnë këtë pëshë që unë mbaj. Kam frikë se ata e zbulojnë dhe mendojnë ndryshe për mua. Mendojnë keq për mua. Arrinë të më urrejnë. Prandaj unë pranoj këtë barrë, nuk dua të jem i urryer. Ose më keq akoma të më nxjerrin nga jetët e tyre. Dua që gjërat të mbeten njëlloj, por unë nuk dua ta mbaj më këtë peshë në shpatullat e mia.

Kjo peshë po më tërheq fort poshtë, dhe po më pengon të përjetoj gjërat e bukura të jetës, por prapë më kapton frika dhe nuk mendoj më ta heq qafe peshën. Frika më bën që të dënoj veten dhe ta mbaj këtë barrë për më shumë kohë. Por fatmirësisht kam hequr pak nga kjo peshë duke arritur në konkluzionin se “nuk” jam normal për disa grupe. Kam konstatuar një miks emocionesh në lidhje me këtë. Disave nuk u bëhej vonë për këtë informacion. Disa më pëlqyen më shumë për këtë fakt. Dhe së fundmi, disa më urryen për këtë gjë. Por mua nuk më bëhet vonë pë rata që më morën inat. Ata mund të rrinë në botëtë e tyre të vogla plot me urrejtje të njëanshme. Nuk më bëhet vonë fare për ta.

Kam qënë në gjendje të heq një pjesë të mirë të barrës, por fatkeqsisht një pjesë mbetet. Kjo pak që ka mbetur është rezervuar për familjen time. Do të jetë më e vështirët për ta ndarë këtë informacion me ta, sepse nuk e di se si do e presin këtë fakt. Nuk e kam idenë nëse do jenë indiferent ndaj këtij fakti apo do refuzojnë dashurinë që u jap dhe do më mohojnë si djalin, nipin dhe vëllain e tyre. Kjo si pjesa tjetër e kësaj bote të errët, të ftohtë është e paqartë për mua. Dhe fatkeqësisht ka vetëm një mënyrë për ta marrë vesh. Ditën që unë do heq këtë barrë nga vetja, që do e liroj botën time, do jetë dita që unë do kem korrur një nga fitoret e para në jetën time.

Kjo është dita që me zor po pres të vij.

P.S- Arsyeja kryesore që prita kaq shumë për ta treguar sepse nuk ndjehesha rehat për ta ndarë këtë informacion, dhe se si u ndjeva ndërkohë që po të shkruaja këtë letër, sepse nuk e di si do reagosh. Të kërkoj ndjesë për ndonjë pa rehati që ndjenjat e mia egoiste mund të të kenë shkaktuar. Faleminderit që e ke lexuar. Është një hap i madh në udhëtimin tim.

Komenti i Mësueses:

Jam e nderuar që kam qënë pjese e proçesit që ke hequr këtë barrë nga shpatullat. Ti je një djalë i ri dinamik dhe i dhembshur që vetëm duke qënë vetvetja i fal botës një dhuratë. Nëse njerzëit zgjedhin të mos jenë rahat me ndershmërinë tënde, ata kanë për të humbur.

Origjinali: http://imgur.com/3Q9yN 

Thursday, January 10, 2013

Unë nuk jam lesbike


Ështe disi drithëruese të marrësh pjesë në një Konferencë të ILGA- Shoqata Ndërkombëtare e Lesbikeve, Gay, Biseksualëve, Trans & Interseks dhe të mos jesh lesbike, biseksuale apo t’i përkasësh ndonjë grupimi tjëtër listuar në akronimin LGBT. Unë nuk po mohoj interesin tim ndaj grave, por e refuzoj të kategorizohem në grupimet e sipër përmendura. Refuzoj të etiketohem, refuzoj çdo lloj kategorie që më ofrohet nga çfardolloj sistemi.

Refuzoj të mblidhem me njerëz bazuar në orientmin e tyre seksual dhe preferencat e tyre seksuale, “Hajde shoqërohemi bashkë, mund të bisedojme mbi partnerët tanë, që nuk janë të seksit të kundërt!” Unë nuk mendoj që është e mundur të arrihet kjo pa një axhendë të caktuar politike, bazuar në principe, vizione të përbashkëta dhe ideologji.

Një lëvizje pa një axhendë forcon më tej sistemin që ne po kundërshtojmë. Ka shumë arsye pse margjinalizohen të tjerët; sepse je grua, se je njeri me ngjyrë, për shkak të përkatësisë shoqërore, moshës, aftësive ose se je “queer”, si dhe shumë arsye të tjera që të vënë në fund të piramidës sociale. Pra imagjino sikur të jesh grua me njgyrë dhe “queer”, imagjino peshën e gjithë kësaj margjinalizimi shoqëror dhe papritur të mblidhesh me njerëz bazuar në identitetin e tyre seksual dhe të risillen të gjitha format e margjinalizimit shoqëror.

Është shumë e rëndësishme për mua të takoj njerëz që ndajnë identitetin tiom gjinor dhe seksual, por është jetike që të kihen parasysh dinamikat e pushtetit ndërmjet nesh.

Dinamikat e pushtetit janë shumë të rëndësishme për të ndërtuar një lëvizje të shëndetshme, bazuar në barazi dhe drejtësi, sepse ne nuk mund të bëjmë punën tonë duke mohuar që personat LGBT ngacmojnë njëri-tjetrin, që ndonjëherë pushtojmë hapsirën e njëri-tjetrit pa leje, ne jemi racist, seksist, ne jemi kalasicst, ne zëmë shumë hapsirë pa vënë re prezencën e tjetrit, ne jemi ata të cilët sistemi mendoi se mund të ishim.

Dhe ja ku është deklarate ime: Ti je “queer”- një qënie njerzore që nuk identifikohet me asnjë nga kategoritë të identiteti seksual apo gjinor që imponohen nga normat sociale të një shoqërie të caktuar.

Jo nuk mund ta prekësh trupin tim pa lejen time.

Jo nuk mund të më shohësh si më pak njeri se jam një grua me ngjyrë.

Jo nuk do marrësh vëndin tim për të folur meqë je burrrë dhe je më inteligjent.

Jo nuk do bësh qef çdo natë meqë un nuk kam lekë dhe nuk do e ndjej presionin social për të bërë të njëjtën gjë.

Jo nuk do pranoj standartet e tua të bukurisë.

Jo nuk do futem nw asnjw kategori gjinore qw mw ofron. 

Jo nuk jam lesbike

Nga Blog i Konferenca Botërore ILGA 2013: Blog ILGA World Conference 2013

Tuesday, January 8, 2013

Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk pёrbёjnё bazё pёr krime urrejtje nё Greqi



Personat LGBT grekё tё cilёt vuajnё nga sulmet homofobike dhe transfobike nuk do tё kenё akses nё tё sapo-formuarёn Njёsi tё Krimeve tё Urrejtjes sepse ligjvёnёsit grekё qёllimisht hoqёn çdo referencё lidhur me orientimin seksual dhe identitetin gjinor nga Dekreti Presidencial “anti-racist” duke shkuar kundёr direktivave tё BE-sё dhe rekomandimeve tё Human Rights Ёatch.

Sheshi "Sintagma" Athine
I pёrgatitur si draft nga Ministri i Rendit Publik dhe Mbrojtjes sё Qytetarёve, Nikolas Dendias dhe i nёnshkruar nga Presidenti i Republikёs Karolos Papulias nё 12 Dhjetor 2012, dekreti vendos krijimin e njёsive speciale tё cilat do tё luftojnё dhunёn raciste brenda Drejtorive tё Pёrgjithshmё Policore tё Atikёs dhe Selanikut dhe zyrave pёrkatёse nё komisariatet tё cilat kanё mision dhe detyre hetimin e kёtyre krimeve. Sipas nenit 1 tё kёtij projektligji, agjencitё do tё mbulojnё vetёm “sulmet dhe ofezat e kryera kundёr njё personi apo grupi personash ekskluzivisht dhe vetёm pёr shkak tё origjinёs sё tyre raciale, etnike apo besimit fetar.”

Burimi i kёtij projektligji, Direktiva 2012/29/BE e Parlamentit Europian dhe Kёshillit caktojnё “standarte minimale mbi tё drejtat, mbёshtetjen dhe mbrojtjen e viktimave tё krimit nё çdo vend anёtar tё Bashkimit Europian” dhe nё veçanti se “viktimat nuk duhet tё vuajnё asnjё lloj diskriminimi duke pёrfshirё kёtu eshte atё qё lidhet me shprehjen e tyre gjinore, identitetin gjinor dhe orientimin seksual…”

Mё tej, Human Rights Ёatch nё njё letёr tё dёrguar Ministrit tё Rendit Publik (13 Nёntor 2012) shprehet se “ёshtё shumё e shqetёsuar pёr raportet e shumta tё kёrcёnimeve dhe sulmeve kundёr personave lesbike, gei, biseksualё dhe transjignorё nё Greqi. Pёr kёtё arsye ne ju inkurajojmё qё njёsitё speciale policore tё kenё mandate pёr tё hetuar krime tё kryera kundёr individёve bazuar nё orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor”.

Duke injoruar problemin e krimeve homofobike dhe transfobike nё shoqёrinё greke, agjencia publike mandatoi mohimin e mbrojtjes pёr disa prej njerёzve mё vulnerabёl nё shoqёri. Kjo ёshtё shumё e vёshtirё pёr tu pranuar sidomos kur merren parasysh sulmet e fundit kundёr personave LGBT nё kёtё vend apo edhe nxitjen e urrejtjes nga politikanё tё partisё raciste “Agimi i Artё”. Dhe ky ёshtё vetёm njё fraksion i vogёl i sulmeve tё dhunshme. Numri i personave tё dhunuar mendohet tё jetё edhe mё i lartё por besohet se numri mё i madh i tyre refuzojnё tё raportojnё rastet e dhunёs nё polici me besimin se kjo e fundit do tё bёjё shumё pak. Aktivistёt grekё po punojnё pёr tё inkurajuar personat LGBT qё ti raportojnё kёto raste dhe tё kёrkojnё drejtёsi pёr tu siguruar qё tё drejtat e njeriut dhe dinjiteti i tyre tё jetё i mbrojtur nga ligji dhe autoritetet pёrkatёse.