Showing posts with label OKB. Show all posts
Showing posts with label OKB. Show all posts

Thursday, February 14, 2013

Komuniteti LGBT mer pjesё nё diskutimin kombёtar “E ARDHMJA QЁ DUAM”

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me zyrёn e Kombeve tё Bashkuara nё Shqipёri organizuan njё tryezё diskutimi tё hapur me pjesёtarё tё komunitetit LGBT nё vend, nё kuadёr tё diskutimit global “E ardhmja qё duam – Drejt mundёsive tё barabarta”. Ky event i rёndёsishёm i cili po zhvillohet paralelisht nё mbi 60 shtete tё ndryshme tё botёs ёshtё duke u zhvilluar edhe nё Shqipёri falё punёs sё zyrёs sё Kombeve tё Bashkuara nё koordinim me organizata tё shoqёrisё civile dhe me pjesёmarrjen e studentёve, tё rinjve, grave, prindёrve, pensionistёve, grupeve tё margjinalizuara dhe qytetarёve tё shtresave tё ndryshme ekonomike, politike dhe sociale nё tё gjithё vendin.

Kёto diskutime tё drejtpёrdrejta me qytetarёt do tё frymёzojnё axhendёn ndёrkombёtare post 2015 nё kuadёr tё Objektivave tё Zhvillimit tё Mijёvjeçarit. Pёrmes kёtyre objektivave, qeveritё, pёrfshi edhe Qeverinё e Republikёs sё Shqipёrisё, janё zotuar të arrijnë objektiva të veçanta në reduktimin e varfërise, nxitjen e barazisë gjinore, zvogëlimin e vdekshmërise foshnjore, përmirёsimin e shëndetit të nёnës, luftёn kunder virusit HIV/AIDS, garantimim e qёndrueshmёrisё sё mjedisit dhe zhvillimin e njё partneriteti global per zhvillimin. Kёto janё grupuar nё tre objektiva kryesorё; 1) mbrojtja e mjedisit, 2) mundёsitё e barabarta dhe 3) punёsimi i tё rinjёve.

Diskutimi me pjesёtarёt e komunitetit LGBT u pёrqёndrua nё objektivin e dytё; “drejt mundёsive tё barabarta” duke patur mundёsi tё japin mendimet e tyre mbi çёshtje si fuqizimi i gruas, pabarazia nё cilёsinё nё arsim, diskriminimi, pabarazia nё shёrbimet sociale dhe shёndetёsore dhe dhuna nё familje.

Nё komentet dhe opinionet e tyre krahas tё tjerave tё rinjtё LGBT ndanё opinion nё lidhje me diskriminimin i cili nuk prek vetёm personat qё i pёrkasin kёtij komuniteti por duke u shtrirё edhe nё çёshtje tё tilla si diskriminimi brenda mjediseve shkollore pёr arsye ekonomike, sociale dhe kulturore, problemet me mentalitetin dhe kulturёn dhe pa-mundёsia pёr tё ndryshuar realitetin shoqёror i cili shpesh vjen pёr shkak tё vet-izolimit, vet-diskriminimit dhe frikёs pёr tё ndryshuar.

Nё diskutimet mbi dhunёn disa prej tyre argumentuan se ajo shpesh ndodh pёr shkak tё mungesёs sё dialogut dhe informacionit, varёsisё ekonomike, mungesёs sё raportimit nё polici, pamundёsia pёr tё ndikuar nё marrёdhёniet familjare etj.

Nje moment gjate plotesimit te pyetesoreve
Tё rinjtё LGBT vёrejtёn forma tё shumta diskriminimi nga ato qё lidhen me paraqitjen, moshёn, statusin ekonomik dhe familjar etj. Disa prej tyre evidentuan edhe diskriminimin qё ndodh dhe stimulohet brenda mjedisit tё familjes ashtu si edhe diskriminimin brenda grupit, pra gratё diskriminojnё gratё ose personat LGBT diskriminojnё persona tё tjerё LGBT etj.

Ashtu si shumё tё rinj tё tjerё, edhe tё rinjtё e komunitetit LGBT nё Shqipёri vёrejten probleme tё mёdha me kulturёn duke evidentuar faktin se shumё ndryshime do ndodhin nё vendin tonё vetёm mё ndryshimin e gjeneratave por edhe me stimulimin e forcёs reaguese dhe organizuese tё qytetarёve tё cilёt duhet tё punojnё mё shumё pёr avancimin e tё drejtave tё tyre dhe forcimin e pozicionit tё tyre nё Shoqёri.

Mendimet dhe opinionet e mbledhura nga grupet e ndryshme sociale nёpёr tё gjithё Shqipёrinё do tё bёhen pjesё e raportit tё Shqipёrisё tek Paneli i Nivelit tё Lartё nё OKB.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё zyrёn e OKB-sё nё Shqipёri, CRCA dhe BKTF pёr mbёshtetjen e tyre nё realizimin e kёtij diskutimi si edhe pjesёtarёt e komunitetit LGBT pёr kontributin e tyre.

Pёr mё shumё informacion mbi diskutimin “E ardhmja qё duam” mund tё pёrfshiheni online nё adrresat:

Friday, March 9, 2012

Zhvillohet debati historik pёr tё drejtat LGBT nё Kombet e Bashkuara


Nё datёn 7 Mars ёshtё mbajtur nё Gjenevё tё Zvicrёs debati i parё ndёr-qeveritar i Kёshillit tё tё Drejtave tё Njeriut tё Kombeve tё Bashkuara mbi diskriminimin e bazuar nё orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ky moment historik, tregon se shtetet anёtare duhet tё ndёrmarin hapa seriozё pёr tё adresuar abuzimet e kryera ndaj personave lezbike, gei, biseksuale dhe transgjinore nё tё gjithё botёn.

Nё nisje tё diskutimit, Shtetet Anёtare tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islamik (OIC) dolёn nga salla nё mёnyrё demonstrative. Pёrpara largimit tё grupit, Pakistani bёri publike njё deklaratё tё organizatёs duke dёnuar diskutimin dhe duke deklaruar se “homoseksualiteti mund tё hapё rrugёn pёr pedofilinё dhe incestin”. Gjatё diskutimit, deklarata e Pakistanit miratohej nё zё edhe nga  shtete tё ndryshme tё Afrikёs, grupit tё vendeve arabe dhe Federata Ruse.

“Shtetet mund tё vendosin tё dalin nga kjo dhomё, por ata kurrё nuk mund tё largohen nga pёrgjegjёsia pёr tё mbrojtur qytetarёt e tyre nga diskriminimi dhe dhuna” tha Linda Bauman nga ILGA nё njё deklaratё zyrtare tё mbёshtetur nga mbi 90 vende dhe 284 organizata jo-qeveritare, duke pёrfshirё edhe Ambasadёn PINK.

Fatmirёsisht, ky moment i vёshtirё i krijuar nga Organizata Islamike nuk e dёmtoi debatin i cili vazhdoi me sukses dhe dёrgoi mesazhin e fortё se tё drejtat e personave LGBT nuk janё tё drejta speciale por tё drejta bazё dhe universale tё cilat i takojnё çdo qёnieje njerёzore.

Ekspertёt ndёrkombёtarё nga Pakistani, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs si edhe Irina Karla Baçi, zv. presidente e Kёshilit Kombёtar pёr personat LGBT nё Brazil mundёn tё prezantojnё gjetjet e tyre pёrmes shembujve tё shumtё dhe tё demontrojnё dhunёn dhe diskriminimin e vuajtur nga personat LGBT nё tё gjithё botёn.

Diskutimi i djeshёm ishte njё themel i fortё pёr rritjen e angazhimit tё personave LGBT dhe mbrojtjen e tyre kudo nё botё. Gjatё kёtij dialogu, Komisioneri i Kombeve tё Bashkuara pёr tё Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, deklaroi se studimi i kryer nga zyra e saj mbi mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT mbёshtetet nё 2 dekada jurisprudence dhe materialesh tё tё drejtave tё njeriut tё cillat tregojnё pёr tendencёn mbarёbotёrore tё dhunёs ndaj personave LGBT nё tё gjithё botёn. Kjo dhunё pёrfshin vrasje, sulme dhe dhunё seksuale. Ajo kёrkoi nga shtetet e tё gjithё botёs, tё pёrmirёsojnё pёrgjigjen e tyre ndaj dhunёs homofobike si dhe tё ndryshojnё legjislacionet qё penalizojnё homoseksualitetin. Aktualisht, 76 shtete i ndalojnё me ligj marrёdhёniet seksuale mes personave tё tё njёjtёs gjini. Raporti thekson gjithashtu problemet nё pa-aftёsinё e shteteve pёr t’u ofruar njerёzve azil pёr shkak tё orientimit seksual apo identitetit gjinor.

Ka mbёrritur momenti qё Shtetet Anёtare tё ndjekin hapat e Afrikёs sё Jugut dhe Brazilit, tё cilat mundёsuan financiarisht organizimin e kёtij paneli, dhe  tё implementojnё rekomandimet e Komisionerit tё Lartё. Ky panel ishte paraprirё nga raporti i parё mbi ligjet diskriminuese dhe aktet e dhunёs tё kryera ndal njerёzve bazuar nё orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor i bёrё publik nga Komisioneri i Lartё pёr tё Drejtat e Njeriut nё Dhjetor 2011.

Ky raport, i cili iu dorёzua Kёshillit tё tё Drejtave tё Njeriut pas rezolutёs 17/19 dhe i adoptuar nё 17 Qershor 2011 ёshtё i njё rёndёsie tё jashtёzakonshme duke qenё sё ёshtё i pari dokument i Kombeve tё Bashkuara qё jep shembuj konkretё mbi dhunёn dhe diskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Friday, December 16, 2011

Raporti i Kombeve tё Bashkuara lёshon alarmin pёr homofobinё dhe krimet e urretjes nёpёr botё.

Raporti i parё i Kombeve tё Bashkuara mbi tё drejtat e personave lesbike, gej, biseksuale dhe transgjinorё (LGBT) paraqet se si nёpёr botё njerёzit vriten, torturohen, dhunohen, burgosen, penalizohen, diskriminohen nё vendet e punёs, shёndetёsi dhe arsim pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit tё tyre gjinor, tё vёrtetё ose tё prezumuar.

Raporti i bёrё zyrtar ditёn e djeshme nga zyra e Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut tё Kombeve tё Bashkuara (OHCHR) nё Gjenevё, parashtron “njё fenomen tё shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut, qё kёrkon njё pёrgjigje”, dhe thekson se qeveritё shpesh e injorojnё dhunёn dhe diskriminimin e bazuar mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Dhuna kundёr personave LGBT ёshtё veçanёrisht mizore krahasuar me krimet e tjera tё urrjetjes. Raporti zbulon se dhuna homofobike dhe transfobike ёshtё e pranishme  nё çdo rajon tё botёs dhe karakterizohet nga vrasjet, rrёmbimet, sulmet dhe pёrdhunimet e vazhdon me kёrcёnime psikologjike dhe privime arbitrare tё lirisё.

Personat LGBT janё shpesh nё shёnjestrёn e ekstremistёve fetarё, grupeve paramilitare, neonazistёve, nacionalistёve ekstremё etj si dhe janё viktima tё dhunёs familjare dhe tё shoqёrisё, nё veçanti pёr lezbiket dhe transgjinoret qё janё mё tё rrezikuarit.

Raporti thekson se “dhuna ndaj personave LGBT ёshtё veçanёrisht mizore krahasuar me krimet e urretjes nё pёrgjithёsi” duke vёnё nё dukje se krimet homofobike pёrmbajnё njё nivel tё lartё mizorie dhe brutaliteti.

Incidentet e dhunshme apo aktet e diskriminimit shpesh janё tё paraportuara sepse viktimat nuk kanё besim tek policia, kanё frikё nga pasojat ose rrefuzojnё tё ekspozohen si persona LGBT.

Raporti, i pёrgatitur si njё pёrgjigje ndaj kёrkesёs sё Kёshillit pёr tё Drejtat e Njeriut pranё OKB-sё, i ka marrё tё dhёnat nga raporti i fundit i OKB-sё, statistikat zyrtare mbi krimet e urrjetjes dhe raportimet e organizatave rajonale dhe disa organizata jo-qeveritare (OJQ).

Pёrmes kёtij raporti, Navi Pillay, Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut pranё OKB-sё, i kёrkon shteteve tё botёs tё heqin ligjet qё penalizojnё homoseksualitetin, tё heqin dёnimin me vdekje pёr akte seksuale tё rёna dakort mes dy tё rriturve, tё harmonizojnё moshёn e lejuar pёr sjellje seksuale tё barabartё me atё tё personave heteroseksualё dhe tё vejnё nё fuqi ligje anti-diskriminim.

Seksi mes personave tё tё njёjtёs gjini ёshtё i paligjshёm nё 76 vende tё botёs ndёrsa nё Iran, Mauritani, Arabi Saudite, Sudan dhe Yemen aktet homoseksuale janё tё dёnuara me vdekje.

Znj. Pillay u rekomandon shteteve anёtare tё OKB-sё tё hetojnё tё gjitha vrasjet apo krimet serioze tё shkaktuara ndaj njerёzve pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual apo identitetit gjinor, tё vertetё ose tё supozuar dhe tё ngrejnё njё sistem rregjistrimi pёr kёto incidente.

Komisionerja i kёrkon vendeve anёtare qё tё mos lejojnё kthimin nё vendet e origjinёs tё atyre personave LGBT jeta e tё cileve mund tё vihet nё rrezik dhe u kujton shteteve se ligjet e azilit pranojnё qё orientimi seksual dhe identiteti gjinor janё baza tё forta pёrndjejkje nga autoritetet e vendit tё origjinёs.

Duhet tё organizohen fushata publike komunikimi, sidomos nё shkolla, pёr tё luftuar homofobinё dhe policia duhet tё trajnohet pёr tu siguruar qё personat LGBT tё trajtohen me drejtёsi.

Charles Radcliffe, shefi i seksionit tё çёshtjeve globale pranё OHCHR, tha pёr Radio UN se “njё nga gjёrat qё ne kemi gjetur ёshtё se nёse ligji reflekton ndjesi homofobike, atёherё ai legjitimon homofobinё nё shoqёri. Nёse shteti i trajton disa njerёz si qytetarё tё kategorisё sё dyte, ose akoma mё keq, si kriminelё, atёherё i fton qytetarёt qё tё bjёnё tё njёjёn gjё.”

Ai theksoi se tё gjitha shtetet anёtare tё OKB-sё kanё detyrimin nёn ligjet ndёrkombёtare tё heqin ligjet penalizuese ndaj homoseksualitetit duke shtuar se ёshtё e rёndёsishme qё shtetet tё binden pёr kёtё mё shumё se sa t’u jepen leksione pёr ti ndryshuar kёto ligje.

“Mendoj se vitet e fundit ka patur njё pёrmirёsim tё situatёs sё personave LGBT nё botё, falё mё shumё se 30 shteteve qё e kanё hequr homoseksualitetin nga lista e veprave penale, gjatё dy dekadave tё fundit.” Shqipёria ёshtё nё listёn e kёtyre vendeve.

Z. Radcliffe, duke pranuar se njerёzit kanё tё drejtёn e fesё, shtoi se “asnjё besim fetar apo vlerё mbizotёruese kulturore nuk mund tё justifikojё, zhveshjen e njerёzve nga tё drejtat e tyre bazike.”

Raporti, i cili do tё diskutohet nga anёtarё tё Kёshillit gjatё njё takimi nё Mars 2012, ёshtё bёrё publik ndёrkohё qё njё numёr i madh zyrtarёsh tё lartё tё OKB-sё kanё rritur ndjeshёm shqetёsimin e tyre pёr shkeljet e tё drejtave tё personava LGBT.

Vitin e shkuar, nё njё fjalim me rastin e Ditёs sё tё Drejtave tё Njeriut, Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, Z. Ban Ki-moon tha “si burra dhe gra me ndёrgjegje, ne e rrefuzojmё diskiminimin nё pёrgjithёsi, dhe diskriminimin mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor, nё veçanti.”

Gjatё njё diskutimi publik, tё javёs sё shkuar mbi mediat sociale, Znj. Pillay, bёri thirrje pёr dhёnien fund tё çdo forme diskriminimi dhe persekutimi tё personave LGBT.