Showing posts with label Njoftime. Show all posts
Showing posts with label Njoftime. Show all posts

Monday, January 23, 2012

Time to shake that booty - LEKSIONE KЁRCIMI NЁ PINK


Ёshtё koha pёr t’i paraprirё stinёs sё nxehtё tё verёs, tё shkurtrave sexy dhe formave perfekte me pak djersitje dhe tonifikim, ndёrkohё qё argёtohemi. Nё fakt stёrvitja mund tё jetё gallatё, mjafton tё duam tё kёrcejmё, ose thёnё ndryshe ta tundim :D

Ambasada PINK nё bashkёpunim mё njё balerin profesionist, emir i tё cilit mbetet surprizё, ёshtё gati t’ju ofrojё leksione kёrcimi njё herё nё javё, sapo tё formohet grupi i parё. Dhe kjo ёshtё nё dorёn tuaj.

Na informoni kur tё vini tek zyrat nёse keni dёshirё apo jo, na shkruani kёtu nё facebook ose nё e-mail: communitypink@gmail.com dhe me tu formuar grupi i parё jemi gati pёr party.

Leksionet javore do tё bёhen pranё mjediseve tё PINK nё kёmbim tё njё pagese shumё simbolike pёr orёt e balerinit me komunitetin. 

Kujdes mos na e ngacmoni balerinin :P

Ju presim


Tuesday, January 10, 2012

NJOFTIM PUNËSIMI: PЁRGJEGJЁS/E I/E “STREHЁZA E YLBERIT”

INFORMACION BAZË

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri është një organizatё që punon për eleminimin e diskriminimit dhe forcimin e komunitetit LGBT në Shqipëri, me synimin që pozicioni dhe të drejtat e komunitetit të personave lezbike, gay, biseksualë dhe transeksualë (LGBT) të respektohen plotësisht dhe nevojat e tyre të adresohen siç duhet.

Tashmё nё vitin e dytё tё aktivitetit tё saj, Ambasada PINK ka ngritur Qendrёn e parё tё Emergjencёs nё Shqipёri, pёr komunitetin LGBT, tё quajtur “Strehëza e Ylberit”. Kjo qendёr ёshtё hapur me mbёshtetjen e Planet Romeo Foundation dhe do tё funksionojё si vend strehimi i pёrkohshёm pёr ata pjesёtarё tё komunitetit LGBT tё cilёt janё dёbuar nga mjedisi i tyre familjar ose qё ndodhen nё kushte tё vёshtira social-ekonomike. Nё kёtё fazё tranzitore, ata do tё strehohen nё kёtё qendёr dhe do tё kenё kёshtu kohёn e mjaftueshme pёr tё zgjidhur problemet e tyre.

Pёr kёtё arsye, pranё Ambasadёs PINK ka lindur nevoja e punёsimit tё njё personi pёrgjegjёs pёr menaxhimin e qendrёs sociale “Strehёza e Ylberit”.

DETYRAT E PЁRGJEGJЁSIT/ES TЁ QENDRЁS SЁ EMERGJENCЁS DO TЁ JENЁ:
1.     Zbatimi i kritereve tё pranimit nё qendrёn e emergjencёs.
2.     Zbatimi i rregullores sё akomodimit nё qendёr dhe sjelljes gjatё kohёs sё qёndrimit aty.
3.  Pritja dhe rregjistrimi i tё gjitha rasteve tё paraqitura pёr strehim emergjent pranё Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe gjykimi i tyre nё bazё tё kritereve tё pranueshmёrise nё qendёr.
4.      Monitorimi i hyrjeve dhe daljeve nё qendёr.
5.      Zbatimi i Kodit tё Sjelljes nё qendёr.
6.   Organizimi i aktiviteteve tё ndryshme sociale pёr personat e strehuar, gjatё kohёs sё qёndrimit nё qendёr.
7.      Raportimi mujor i hyrjeve dhe daljeve nga qendra dhe progresin e çdo individi tё strehuar aty.
8.     Garantimi i anonimatit dhe konfidencialitetit tё identitetit dhe historisё sё çdo personi tё akomoduar nё qendёr.
9.     Orari i punës do të jetë çdo ditë nga ora 14.00-22.00.
10. Pёr arsye tё mёnaxhimit dhe sigurimit tё bashkёjetesёs nё strehёz, personi pёrgjegjёs do duhet tё flejё nё qendёr.

KUALIFIKIMET DHE EKSPERIENCAT

-        Aftёsi pёr tё punuar dhe komunikuar me grupe sociale nё vёshtirёsi.
-        Kapacitete organizative, aftёsi pёr tё menaxhuar mjedise tё pёrbashkёta.
-        Aftёsi pёr tё zbatuar dhe mbajtur rregullat dhe standartet e caktuara nga zyra.
-        Tё jetё njohёs i mirё i çёshtjeve dhe tё drejtave tё komunitetit LGBT.
-        Tё ketё mbaruar tё paktёn shkollёn e mesme. Prioritet do t’i jepet atyre qё kanё mbaruar shkollёn e lartё.

SI MUND TË APLIKONI?

Dёrgoni CV-nё tuaj sё bashku me njё letёr motivimi nё adresёn: communitypink@gmail.com. Ju lutemi specifikoni nё e-mail emrin, mbiemrin tuaj dhe bashkangjisni materialet e kёrkuara.

PYETJE DHE KONTAKTE

Pёr çdo pyetje, paqartёsi ose koment ju lutemi dёrgoni njё e-mail pranё Ambasadёs PINK nё adresёn: info@pinkembassy.al 

KUJDES!

Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të Ambasadёs PINK për marrje në punë do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton punësimin e kandidatit/es. Personi që do të gjykohet si kandidati/ja më i/e sukseshëm mund t’i kërkohet që të kalojë 3 muaj provë në punë, përpara ofrimit të kontratës së punës.

PARIMI I PUNËSIMIT

Ambasada PINK garanton mundësi të barabarta punësimi për këdo. Por meqё kjo organizatё punon në ndihmë të komunitetit LGBT në Shqipëri, prioritet do t’i jepet punësimit të kandidatëve/kandidateve që vijnë nga ky komunitet. Personi i punёsuar do mund tё pёrdorё edhe zyrat e Ambasadёs PINK pёr qёllime tё punёs. Pagesa do tё jetё e pёrshtatshme pёr profilin e punёs dhe detyrat.