Monday, November 26, 2012

Ish Zonja e parё e Francёs, Bruni mbёshtet martesat gay

Nё intervistёn e saj tё gjatё pёr numrin e Dhjetorit tё Vogue Francё, ish zonja e parё, supermodelja Karla Bruni mbёshtet planin e vendit te saj pёr tё ligjёruar martesat gei.


44 vjeçarja, i rrikthehet fotografimit nё njё editorial 20 faqёsh, qё sjellin nё kujtesё vitet e saj tё modelingut nё vitet 1990. Nё kёtё intervistё ajo pranon se nuk ishte dakord me qёndrimet e tё shoqit nё lidhje me martesat gei dhe adoptimin.

“Unё jam mbёshtetёse e martesave gei dhe adoptimit. Kam shumё miq, burra edhe gra, tё cilёt janё nё njё situatё tё tillё dhe nuk shoh asgjё tё paqёndrueshme apo perverse tek familjet me prindёr homoseksualё” thotё ajo.

Presidenti francёz, Fransua Hollandё, i cili mundi Sarkozinё tё zgjedhjet presidenciale tё Majit, ёshtё duke punuar pёr tё legalizuar martesat gei dhe adoptimin nё Francё pavarёsisht opozitёs sё fortё qё po i bёjnё katolikёt dhe grupet e djathta, pёrfshi edhe partike e Sarkos.

Bruni-Sarkozi rrefuzoi tё bёjё komente nё lidhje me karrierёn politike tё tё shoqit duke thёnё vetё se: “ishte njё aventurё shumё e bukur, por sot dua vetёm ti kthehem jetёs sё njё qytetari tё zakonshёm”.

Bruni, modele dhe kёngёtare, albumi i katёrt i tё cilёs do tё hidhet nё treg pranverёn e ardhshme, ёshtё martuar me Sarkozi nё vitin 2008.

Tuesday, November 20, 2012

20 Nёntor; Dita e Kujtesёs sё personave Trangjinorё

Sot, ashtu si pёr vite e vite me rradhё, njerёzit paguajnё njё çmim shumё tё lartё kur “shkelin” tabunё e fortё qё shoqёria imponon mbi gjininё biologjike tё njerёzve. Nёse ke lindur mashkull do vdesёsh i tillё dhe anasjelltas.


Prej disa vitesh rrjesht, Dita e Kujtesёs sё personave Transgjinorё ёshtё data 20 Nёntor. Nё kёtё ditё, pra sot, kujtohen ata qindra njerёz tё cilёt kanё humbur jetёn brutalisht nё duart e urrejtjes irracionale tё cilёt besojnё se thyerja e kufijve gjinorё duhet tё ndёshkohet me vdekje.

Kjo ditё ndёrkombёtare ёshtё e rёndёsishme pёr ti dhёnё vizibilitet pasojave qё sjellin pёrjashtimi dhe diskriminimi i imponuar nga pjesa mё e madhe e shoqёrisё ndaj personave transgjinorё (travestit, transeksual etj) dhe stigmatizimi i tyre.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i bashkohet tё gjithё organizatave LGBT dhe atyre tё tё drejtave tё njeriut nё botё tё cilat sot, pёrfitojnё nga kjo datё pёr tё denoncuar kёtё situatё dhe pёr ti kёrkuar institucioneve dhe opinionit publik shqiptar tё ndryshojnё sjelljen dhe mendimin e tyre ndaj kёtij grupi social.

Ashtu si nё shumё vende tё botёs, edhe nё Shqipёri, diskriminimi, stigmatizimi dhe pёrjashtimi kategorik nga çdo formё organizimi social, i detyron personat transgjinorё tё bёhen punonjёse seksi pёr tё fituar pak tё holla, tё rrezikohen nga infektimi me SST apo HIV/AIDS dhe tё jenё tё ekspozuar, çdo ditё ndaj dhunёs dhe keqtrajtimeve, duke rezultuar nё humbjen e jetёs.

Kёto krime urrejtje, tё bazuara nё identitetin gjinor, kundёr personave transeksualё, travestite dhe transgjinorё janё duke ndodhur çdo ditё nё tё gjithё botёn.

Disa organizata rajonale dhe ndёrkombёtare janё duke punuar çdo ditё e mё shumё pёr mbledhjen e informacioneve pёr dhunёn dhe diskriminimin e pёsuar nga qytetarёt dhe institucionet. Edhe nё Shqipёri, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, ka mbledhur dhe raportuar me dhjetra denoncime tё personave transgjinorё, pёr raste dhune, diskriminimi, keqtrajtimi, kёrcenimesh etj. Kjo ka bёrё qё me kalimin e viteve, nё vendin tonё, si nё shumё vende tё tjera, problemet e personave transgjinorё tё jenё shumёfishuar. Ata janё totalisht tё pёrjashtuar nga edukimi, punёsimi, drejtёsia dhe shёrbimet mjekёsore. Kёto shёrbime, tё cilat ata duhet ti gёzojnё si tё dreja, ashtu si çdo qytetar tjetёr, u mohoen vetёm pёr shkak tё transfobisё. Edhe kur ata kanё marrё shёrbime tё ndryshme, kanё qenё shpesh tё diskriminuar dhe janё perceptuar si shkelёs tё normave shoqёrore.

Sot, shumё grupe ndёrkombёtare dhe organizata janё duke advokuar pёr heqjen e termit “transeksual” nga katalogu i sёmundjeve mendore tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё. Ata kёrkojnё qё kjo gjendje tё njihet si pjesё e identitetit kompleks seksual tё qenieve njerёzore. Çdo person transgjinor – ashtu si edhe persona jo-transgjinorё – mund tё dёshmojnё se tё jesh transgjinor nuk ёshtё diçka qё kёrkon trajtim psikiatrik: ai ёshtё njё proçes gjatё tё cilit personi pёrkufizon identitetin e tij/saj gjinor.

Sipas aktivistes feministe Silvia Buendia “Homoseksualiteti ёshtё orientim seksual, kur njё person ёshtё i tёrhequr seksualisht nga njё person i tё njёjtit seks. Transeksualiteti ёshtё diçka krejt tjetёr dhe ka tё bёjё me seksin biologjik tё njё personi, i cili mund tё ndodhё qё vet-identifikohet me gjininё tjetёr teksa rritet.

Çmimi qё shumё njerёz po paguajnё pёr kёto barriera tё seksit dhe gjinisё ёshtё shumё i lartё. Tё gjithё ne duhet tё bёjmё diçka pёr ti dhёnё fund.

Monday, November 19, 2012

Pranimi pёr martesat gei po rritet

Nё 6 Nёntor 2012, pёr herё tё parё nё Amerikё, tre shtete votuan nё favor tё ashtuquajturave martesa gay (brenda gjinisё sё njёjte) pas dёshtimeve tё viteve tё kaluara pёr ta aprovuar kёtё projektligj nё 32 shtete. Ndёrkohё njё shtet i katёrt refuzoi tё aprovonte njё ligj qё do i ndalonte kёto martesa. Nё Francёn katolike, qeveria e re socialiste sapo ka aprovuar njё projektligj pёr tё lejuar martesat brenda gjinisё. Zelanda e Re ёshtё dukё pёrgatitur njё projektligj tё ngjashёm pёr ta kaluar nё ligj vitin e ardhshёm. Qeveritё e Anglisё dhe Skocisё kanё dhёnё shenja se do tё bёjnё tё njёjtёn gjё shumё shpejt. Ndёrkohё, nё Spanjё ku martesat gei janё miratuar me ligj qё prej shtatё vjetёsh u dha edhe miratimi i Gjykatёs Kushtetuese. 



Rreth 12 vite pasi Hollanda u bё vendi i parё qё legalizoi martesat gei, trendi global i dhёnies sё tё drejtёs sё martesёs pёr çiftet gay dhe lezbike po fiton njё momentum tё pandalshёm. Tashmё, martesat brenda gjinisё sё njёjtё janё tё ligjshme nё nivel kombёtar nё 11 vende tё botёs (shihni hartёn), pёrfshi Argjentinёn dhe Afrikёn e Jugut, si dhe nё disa pjesё tё 2 shteteve tё tjera,. Nё Meksikё, martesat gei lejohen nё kryeqytetin, Meksiko City. Nё SHBA nёntё shtete, pёrfshi edhe kryeqytetin e kanё legalizuar martesёn gei, nё shumё raste si rezultat i prezantimit tё kёsaj çёshtje pёrpara gjykatave kushtetuese.


Ndёrkohё, nё 78 vende tё tjera, pёrfshi ato tё Lindjes sё Mesme, Afrikёs dhe vendeve tё tjera nё zhvillim, seksi mes personave tё tё njёjtёs gjini vazhdon tё ndёshkohet me vite tё gjata burgim madje nё disa raste dёnohet edhe me vdekje. Opozita kundёr martesave gei mbetet e ashpёr, veçanёrisht nga kishat, konservatorёt dhe disa politikanё. Rick Santorum, ish kandidat Republikan pёr President tё Shteteve tё Bashkuara e ka pёrshkruar legalizimin e martesave gei si “njё pikё kthimi nё historinё amerikane”, duke thene se kjo po ndikon mё shumё se çdo gjё tjertёr nё shkatёrrimin e kishёs dhe tё familjes. Tё tjerё kanё shkuar mё tej, duke paralajmёruar tmerre tё tilla si inçesti, bestialiteti, pedofilia etj.

Por sjellja dhe mentaliteti ndaj martesave gei po ndryshon dhe madje shpejt. Pesёdhjetё vjetё mё parё vetё homoseksualiteti konsiderohej krim nё pjesёn mё tё madhe tё botёs. Vende me demokraci shumё tё pёrparuara si Britania e Madhe e dekriminalizuan homoseksualitetin vetёm nё vitin 1967 dhe  vetёm nё vitin 2003 Gjykata Supreme e ShBA-ve konsideruan tё papranueshme ligjet anti-gei (sodomike) nё 14 shtete tё vendit qё nuk e kishin bёrё kёtё hap mё para. Sot, nё pjesёn mё tё madhe tё perёndimit opinioni public ёshtё nё favor tё barazisё pёr personat LGBT duke pёrfshirё edhe njohjen e tё drejtёs sё tyre pёr tu martuar dhe adoptuar fёmijё. Dhjetё vite mё parё 2/3 e amerikanёve ishin kundёr martesёs gei; sot mё tepёr se gjysma e tyre, pёrfshi edhe shumё katolike janё nё favor. Trende tё ngjashme po vёrehen nё shumё vende tё Perёndimit.



Me ndryshimin e mentalitetit kanё ndryshuar edhe ligjet. Kur Danimarka u bё shteti i parё qё lejoi “partneritetet civile” pёr personat gei dhe lesbike, nё vitin 1989, u pa si njё akt revolucionar. Sot, pjesa mё e madhe e vendeve perёndimore lejojnё disa lloje “unionesh civile” pёr homoseksualёt, duke u dhёnё atyre disa ose tё gjitha tё drejtat qё gёzojnё çiftet e martuara heteroseksuale.

Por cilёt janё mё tё befasuarit nga ky ndryshim? Shumё ka tё bёjё me gjeneratat. Mё tё rinjtё, tё rritur nё njё mjedis dhe epokё mё tolerante, nuk arrijnё ta kuptojnё pёr çfarё bёhet kaq shumё zhurmё. Por shumё ka tё bёjё edhe me vetё ndryshimet nё sjellje tё personave LGBT. Me rrёzimin e ligjeve homofobike, shumё homoseksualё kanё pranuar orientimin e tyre seksual. Dhe ndёrkohё qё miqte e tyre heteroseksualё shohin se personat gei dhe lezbike jetojnё jetё shumё normale, pёrfshi kёtu edhe rritjen e fёmijeve, ndёrkohё qё bota vazhdon tё rrotullohet, kjo i ka bёrё mё tolerantё dhe mё pranues.

Aktivistёt LGBT ndёrkohё kanё ndryshuar shumё nga taktikat e tyre duke u bёrё mё tё organizuar, duke ngritur fonde dhe duke edukuar njerёzit. Vetёm nё fushatёn e fundit zgjedhore nё Amerikё, aktivistёt shpenzuan mbi 33 milion dollarё duke promovuar martesёn gei nё katёr shtetet ku u mbajtёn votimet, tre herё mё shumё se kundёrshtarёt e tyre dhe me njё ndryshim tё thellё nё rezultat krahasuar me situatёn nё zgjedhjet e vitit 2008.

Nё tё njёjtёn kohё, kishat, shumica e tё cilave e shohin seksin gei si njё mёkat, janё duke humbur njё pjesё tё mirё tё influencёs sё tyre. Nё njё vёzhgim tё fundit tё kryer nga Peё Research Centre rezultoi se njё nё pesё tё rritur nuk kishin asnjё besim fetar, dy herё mё shumё se sa 20 vite mё parё. Tre tё katёrtat e kёtij grupi, mbёshtesin martesat gei. Nё njё tjetёr studim, 42% e britanikёve vetcilёsoheshin si ateistё ose agnostike, tre herё mё shumё se nё vitet 1960. Nё Francё, vetёm 7% e katolikёve vazhdojnё tё shkojnё nё kishё tё paktёn njё herё nё javё; 58% e francezёve, ku pёrfshihen dhe ¾ e tё rinjve nёn 35 vjeç, nuk shkojnё kurrё nё kishё.

Nё SHBA, ku Presidenti Barak Obama ёshtё i pari lider qё mbёshtet martesat gei, Gene Robinson, Peshkopi i parё i Kishёs Anglikane i cili ka pranuar orientimin e tij seksual, flet pёr njё ndryshim tё madh. Nё vitin 1996 Akti Federal pёr Mbrojtjen e Martesёs (DOMA) i cili e kufizon martesёn vetёm pёr njё burrё dhe grua, ёshtё sfiduar shumё herё ligjёrisht dhe dy gjykata federale tё apelit e kanё konsideruar anti kushtetuese. Nё 30 Nёntor, Gjykata Supreme mund tё pranojё tё shqyrtojё tё parin rast pёr martesat gei. Nёse Gjykata vendos nё favor tё lёvizjes LGBT, vendimi do tё jetё shumё domethёnёs pёr tё drejtat LGBT ashtu si heqja e ligjeve anti-gay nё vitin 2003.

Çfarё do qё tё ndodhё aktivistёt do tё vazhdojnё tё luftojnё. Ata nuk kanё qenё kurrё tё lumtur me unionet civile dhe ashtu si çiftet straight, ata duan stabilitetin, sigurinё dhe dinjitetin qё sjell martesa. Ashtu siç thotё edhe shkrimari gei amerikan Jonathan Rauch esenca e martesёs nuk ёshtё seksi, fёmijёt apo vet-pёrmbushja por ёshtё angazhimi qё dy njerёz ndёrmarin pёrpara tё gjithё shoqёrisё pёr tё qёndruar bashkё “nё tё mirё e nё tё keq, derisa vdekja tё na ndajё”. Jo tё gjitha çiftet gei nё kёtё botё duan tё martohen, por tё paktёn duan ta kenё kёtё mundёsi.


Tё gjitha tё drejtat janё tё publikuesit. Ambasada PINK nuk ёshtё nё pronё tё kёtij shkrimi dhe e ka pёrkthyer vetёm pёr qёllime sensibilizimi dhe informimi tё qytetarёve shqipfolёs. Nёse ju apo punёdhёnёsi juaj jeni kundёr kёtij pёrkthimi apo botimi ju lutemi na kontaktoni nё adresёn communitypink@gmail.com

Wednesday, November 14, 2012

Ambasada PINK zhvillon leksion pranë fakultetit të Shkencave Sociale



Nё datёn 12 Nëntor 2012 stafi i Ambasadës PINK zhvilloi dy orё leksion tё hapur pranë fakultetit të Punës Sociale me studentët e vitit të dytë. Pjesë e kurrikulës shkollore të Punës Sociale është dhe vizita nga disa organizata të ndryshme dhe diskutimi i tematikave të punës së organizatës/institucinit në orën e leksionit. Ambasada PINK ishte e ftuar në një leksion të tillë për të diskutuar çështjen dhe lëvizjen LGBT si dhe punën e organizatës, dhe me fokus të veçantë rolin e punonjësit social.

Në orën e parë të leksionit u prezantuan termat LGBT si dhe disa nga paragjykimet më të hasura ndaj këtij komuniteti. Leksioni u bë në formë bashkëbisedimi, ku dhe studentët patën mundësi të identifikonin disa nga paragjykimet që kishin hasur më shpesh.

Një nga paragjykimet që dolën nga ky bashkëbisedim ishte frika që ekziston të pasurit shok/shoqe një dikë që pëlqen gjininë e njëjtë. Lidhja mund të bëhet shumë personale dhe frika ishte se mund të kthehej në dashuri. Ndërkohë që u shpjegua nga stafi Ambasadës PINK se një person gay/lesbike ka të njëjtat mundësi të bjerë në dashuri si një person heteroseksual, spse nuk flasim vetëm tërheqje seksuale, por dhe romantike e emocionale. Ky shpjegim u miratua dhe nga audienca.

Një tjetër student përmendi faktin që ligjet e së shkuarës, kur homoseksualiteti ishte vepër penale dhe trajtohej si sëmundje kanë bërë që të gjenden ende shumë paragjykime në shoqëri kundrejt komunitetit LGBT.

Pjesa e dytë e leksionit u zhvillua me pyetje të hapura, duke i dhënë studentëve mundësi të bënin pyetje rreth temës. Disa nga pyetjet kishin të bënin me qëndrimin e Ambasadës PINK kundrejt deklaratve të ndryshme që dalin nga studime të ndryshme që përfshijnë dhe komunitetin LGBT dhe për retorikën fetare. Qëndrimi i Ambasadës PINK është i tillë që përkon me të drejtat e njeriut. Pavarsisht studimeve dhe përfundimeve shkencore apo retorikës fetare një njeri gëzon të drejtën si i tillë, dhe homoseksualizmi nuk është sëmundje.

Informimi dhe ndërgjegjёsimi i studentëve për diversitetin në shoqëri dhe për temën LGBT është pjesë shumë e rëndësishme e Ambasadës PINK. Falenderojmë Pr. Eltin Qerazin për mundësinë e dhënë dhe studentët për praninë e tyre.

Wednesday, November 7, 2012

TEKSTET UNIVERSITARE DISKRIMINOJNË DHE PARAGJYKOJNË HAPUR KOMUNITETIN LGBT NË SHQIPËRI!



DEKLARATË PUBLIKE

TEKSTET UNIVERSITARE DISKRIMINOJNË DHE PARAGJYKOJNË HAPUR KOMUNITETIN LGBT NË SHQIPËRI!


AMBASADA PINK kërkon heqjen nga tregu të të gjitha teksteve me përmbajtje diskriminuese ndaj komunitetit LGBT në vend dhe përditësimin e të gjitha teksteve akademike ku flitet për marrëdhënien në gjini të njejtë!


Drejtuar:                                 Znj. Irma Baraku
                                                Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Z. Igli Totozani
                                                Avokat i Popullit

                                                Z. Myqerem Tafaj
                                                Ministër i Arsimit dhe Shkencës

                                                Z. Gudar Beqiraj (Akademik)
Kryetar i Akademisë së Shkencave

                                                Dr. Altin Shegani
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
                                               
                                                Prof. Bajram Hysa
                                                Dekan, Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, një ndër organizatat kryesore në vend që punon për mbrojtjen e te drejtave të personave LGBT, përmes kësaj deklarate kërkon të bëjë publike shqetësimin e saj për përdorimin e teksteve diskriminuese nga Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, me referencë homoseksualitetin.

Studentët e Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Mjekësisë në Shqipëri, në tekstet akademike të miratuara nga Katedrat përkatëse mësojnë ndër të tjera se “Homoseksualiteti është perversion seksual”. Konkretisht në botimin e Mjekësisë Ligjore me autorë Prof. Dr. Sokrat Meksi dhe Prof. Dr. Bardhyl Çipi (2003) jepet kategorizimi i perversioneve seksuale ku ndër të tjera përfshihet edhe homoseksualizmi.

Vetë termi “homoseksual” është një term diskriminues për komunitetin LGBT, pasi përbën një përshkrim të gabuar mjeksor të sjelljes seksuale.

Ambasada/LGBT Pro Shqipëri deklaron se përcaktimi në tekstet e sipër-permendura është i gabuar, diskriminues dhe jo shkencor, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe komuniteti i gjerë i studiuesve dhe shkencëtarëve anembanë Botës, prej dekadash e kanë përjashtuar “homosekualitetin” nga grupi i patologjive dhe perversioneve seksuale.

Ambasada/LGBT Pro Shqipëri është e bindur se kjo “neglizhencë” po shkakton probleme të mëdha jo vetëm në formimin e mjekëve dhe juristëve të ardhshëm, por për më tepër, ajo mund të sjellë edhe interpretime gjyqësore të këtyre sjelljeve. Nga ana tjetër janë këto lloj qendrimesh dhe përkufizimesh që mund të justifikojnë krimet dhe dhunën që mund të ushtohet ndaj individëve LGBT në Shqipëri.

Ky rast, tregon se tekstet akademike, të cilat botohen në vendin tonë shpesh janë të vjetra, të papërditësuara, të pa konsultuara dhe pranuara nga komuniteti i gjerë shkencor.

Përmes kësaj Deklarate Publike, Aambasada PINK kërkon me forcë nga:

1.      Heqjen nga tregu të tekstit të Mjekësisë Ligjore me autorë Prof. Dr. Sokrat Meksi dhe Prof. Dr. Bardhyl Çipi (2003), ose gjetjen e mundësisë së modifikimit të këtyre teksteve dhe heqjen e referencave mbi “homoseksualitetin”.

2.      Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të nis një hetim të gjerë jo vetëm për tekstin në fjalë, por për të gjitha tekstet mësimore dhe akademike ku flitet për homoseksualitetin, dhe të marr vendimet përkatëse sipas përcaktimeve të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskrimimini.


3.      Akademia e Shkencave dhe Fakuktetet e Mjekësisë dhe Juridike të të gjitha Universiteteve në Shqipëri, të marrin masa për të ndaluar përdorimin e këtyre teksteve diskriminuese. Masa duhen marrë edhe për përditësimin e teksteve bazuar tek literatura bashkëkohore, jodiskrminuese dhe të bazuar në burime shkencore të pranuara gjerësisht nga komuniteti i shkencëtareve.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri beson se e drejta e informimit është ndër të drejtat themelore të njeriut në një vend demokratik, prandaj institucionet duhet të marrin të gjitha  masat e nevojshme për të garantuar informimin e përshtatshëm, të drejtë dhe korrekt të studentëve dhe të çdo qytetari.