Showing posts with label Editorial. Show all posts
Showing posts with label Editorial. Show all posts

Thursday, December 20, 2012

Zhvillohet ne Stokolm konferenca me e madhe LGBT ne botё “Tё Drejta Globale, Respekt Global”


Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri ndjek nga afёr aktivitetet

Stokolm, 10-16 Dhjetor 2012 - Ashtu sikurse edhe emёrtimi i konferencёs, edhe pjesmarrja nё tё ishte globale. Mё shumё se 450 pёrfaqёsues dhe aktivistё nga organizatat LGBTI dhe jo vetёm, nga e gjithё bota ndoqёn kёtё Konferencё, e cila u cilёsua si ‘historike’ jo vetёm pёr shkak tё pjesmarrjes sё madhe nga vende tё ndryshme tё botёs por edhe pёr shkak tё prezencёs dhe nderimit qe iu bё pjesmarrёsve, nga Kryeministri i Suedisё dhe zёvendёs kryetari i Bashkisё sё Stokolmit.

Konferenca u parapri nga disa para-konferenca nё datat 9-10-11 Dhjetor,si parakonferenca e Trans; HIV dhe LGBT; Gratё nё Kombet e Bashkuara; Forumi i tё Rinjve; Trainimi i Lidership-it pёr Gratё; Forumi Intersex; Seminari pёr LGBT dhe tё Drejtat e Njeriut, etj. PINK ndoqi Trainimin e Lidership-it pёr Gratё nё datat 10-11 Dhjetor i cili pёrmes njё kombinimi perfekt tё teorisё dhe punёs nё grupe transmetoi tek pjesmarrёsit njohuri pёr forcimin e kapaciteteve tё tyre si drejtuese, aktiviste apo pёrfaqёsuese tё organizatave LGBT. Nё pёrfundim tё trainimit pjesmarrёset u vlerёsuan me çertifikata nga ILGA World. Gjithashtu PINK ndoqi edhe parakonferencёn ‘Gratё nё Kombet e Bashkuara’, e cila u pёrqёndrua nё pjesёn e parё nё njё vёshtrim tё pёrgjithshёm tё tё drejtave tё grave dhe Kombeve tё Bashkuara si edhe nё mundёsitё dhe sfidat e ngritjes, pёrafrimit tё çёshtjeve tё grave LBT brenda sistemit tё  OKB-sё. Nё pjesёn e dytё kjo parakonferencё u pёrqёndrua nё shkёmbimin e eksperiencave dhe shembujve pozitiv tё punёs nё kёtё drejtim, ku PE prezantoi eksperiencёn e saj nё pёrgatitjen  e raportit tё fundit hije pёr CEDAW nё tё cilin ka pёrfshirё edhe situatёn e grave e vajzave LBT si edhe dёrgimin e njё pёrfaqёsuesi pёrpara komisionit tё OKB-sё pёr tё folur pёr kёtё çёshtje.

Konferenca u zhvillua nё datat 12-16 Dhjetor dhe konsistonte nё njё ndёrthurje tё seancave plenare, workshop-eve tё ndryshme dhe aktiviteteve argёtuese e informuese.

Ceremonia hapёse e Konferencёs, mё datё 12 Dhjetor, ishte madhёshtore duke kombinuar fjalimet pёrshёndetёse nga bashkёsekretarёt e pёrgjithshёm tё ILGA-s Gloria Careaga dhe Renato Sabbadini, Kryeministri i Suedisё Fredrik Reinfeldt i cili vuri nё pah gjithё hapat qё Suedia ka ndjekur pёr tё drejtat LGBT duke theksuar se ambasadat suedeze monitorojne dhe raportojne per ceshtjet LGBT dhe progresin e bёrё nё vendet respektive por akoma mbetet shumё pёr tё bёrё, [residentja dhe zv.presidenti i RFSL (organizatёs pritёse suedeze) tё cilёt theksuan se nё konferencё janё prezent 450 pёrfaqёsues tё 100 kombёsive dhe janё dhёnё 250 bursa, fjalimin e sekretarit tё pёrgjithshёm tё Amnesty International i cili theksoi solidaritetin e AMI dhe rolin e rёndёsishёm qё duhet tё luajё pёr zbatimin e tё drejtave tё personave LGBT; me dhёnien e cmimit tё ILGA pёr Presidenten e Argjentinёs, per rolin kyc qe ky shtet ka luajtur gjate viteve te fundit ne promovimin universal tё dekriminalizimit te homoseksualitetit nё Kombet e Bashkuara. Nё mungesё tё Presidentes nё ceremoninё hapёse tё konferencёs, Cmimi u tёrhoq nga zv.presidenti i Argjentinёs i cili theksoi se cfarё u bё nё Argjentinё mund tё arrihet nё cdo shtet nёse aktivistёt luftojnё pёr tё drejtat e tyre. Performancat artistike nga muzikantё suedezё gjatё ceremonisё hapёse e bёnё atё mё tё gjallё, tёrheqёse dhe unike, pёr ta mbyllur ditёn me pritjen qё iu bё pjesmarrёsve tё Konferencёs nё bashkinё e Stokolmit nga zv. Kryebashkiaku i cili nё fjalёn e tij tё mirёseardhjes tha se qyteti i Stokolmit ёshtё krenar qё Ilga e ka zgjedhur pёr organizimin e konferencёs sё saj tё 26-tё.

Gjatё ditёs sё parё, 12 Dhjetor, mes 7 workshop-eve paralele PINK ndoqi ёorkshop-in ‘Arritja e qeverive miqёsore pёr LGBTI’, gjatё sё cilit u bё bё njё prezantim i Rrjetit Informal Europian tё qeverive miqёsore pёr LGBT tё cilit sё fundmi i ishte bashkuar edhe qeveria shqiptare, qёllimit tё tij i cili ishte shkёmbimi i eksperiencave mes politikё-bёrёsve pёr arritjen e barazisё sё personave LGBT si edhe rolit qё mund tё luajnё OJF-tё nё sensibilizimin e qeverive kombёtare pёr çёshtjet LGBT dhe bashkёpunimit mes tyre. PE kёrkoi tё dinte mё shumё rreth detyrimeve qё kanё shtetet anёtare nё kёtё rrjet me qёllim qё politikat tё mos mbeten vetёm nё deklarata e letёr por tё bёhen realitet, por u bё e qartё se rrjeti nuk ka fuqi obliguese por gjithsesi shtetet anёtare duhet tё raportojnё çdo vit pёr arritjet dhe politikat e reja dhe vetё organizatat ndёrkombёtare luajnё rolin e watch-dog pёr zbatimin e kёtyre politikave.

Dita e dytё e Konferencёs nisi me seancёn plenare ku u aprovuan anёtarёt dhe u prezantuan raportet dhe vazhdoi me workshope tё tematikave tё ndryshme. Mes tyre PE ndoqi workshop-in 'Partneriteti i zhvillimit global LGBT', ku partnerё si USAID, SIDA, GLVI, NESsT, etj prezantuan objektivat dhe iniciativat e tyre ne lidhje me cёshtjet LGBT ku pёrmes bashkёpunimit do tё synojnё tё rrisin barazinё LGBT nё nivel global. PE ishte prezent gjithashtu edhe nё Workshop-in e Donatorёve gjatё tё cilit u theksua se njё numёr i madh donatorёsh janё tё interesuar nё cёshtjet LGBT dhe se qёllimi kryesor i tyre ёshtё rritja e aparencёs publike tё levizjes LGBT.

Nё ditёn e tretё tё saj Konferenca u hap me seancёn plenare tё Zhvillimeve nё UN, e cila u pёrqёndrua nё iniciativat e ndryshme qё Kombet e Bashkuara kanё ndёrmarё pёr forcimin e mbrojtjes sё tё drejtave LGBT, punёn e Zyrёs sё Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut dhe sesi aktivistёt LGBTI janё pjesё e zhvillimeve nё UN. Gjatё kёsaj seance u lexua edhe letra qё Sekretari i pёrgjithshёm i UN Ban Ki-Moon adresonte pёr delegatёt e konferencёs. Mes tё tjerave nё letrёn e tij ai thoshte se ndёrkohё qё ka pasur avancim pёr tё drejtat e personave tё marzhinalizuar kudo nё botё, ende personat LGBT pёrballen me diskriminimin.

Ndёr workshopet e ditёs sё tretё, PE ndoqi workshop-in 'Dokumentimi i historive tё treguara LGBT', ku njё ndёr organizatat indiane prezantoi punёn e saj nё dokumentimin e vidjo-intervistave tё 20 personave LGBT nё Indi duke u bёrё kёshtu njё mjet i rёndёsishёm avokimi pёr tё drejtat LGBT nё kёtё vend dhe model pёr vende tё tjera.

Dita e katёrt e konferencёs u hap me dy seanca tё njёpasnjёshme workshopesh. PE ndoqi workshop-in 'Tё punosh me sistemin' i cili u pёrqёndrua nё punёn qё ne mund tё bёjmё pёr tu mobilizuar pёr tё pёrdorur sistemin e UN nё mёnyrё mё strategjike. Workshop-i i dytё i ndjekur nga PE 'Martesat nё Botё' pёrqёndrohej nё njё vёshtrim tё pёrgjithshёm tё zhvillimeve lidhur me vendet ku lejohen martesat brenda gjinisё. Ndёrsa workshop-i 'Roli i BE-sё nё promovimin e tё drejtave tё LGBTI nё Botё' u fokusua nё punёn e politikave tё huaja tё BE-sё pёr tё drejtat e personave LGBT dhe tek bashkёpunimi me mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut qё punojnё jashtё BE-sё.

Nё ditёn e pestё dhe tё fundit tё konferencёs, gjatё dy seancave plenare u votua pёr raportet, pёr miratimin e deklaratave tё tё rinjve dhe tё asamblesё si edhe pёr krijimin e Sekretariatit tё Intersex pranё ILGA. Nё kёto seanca u dhanё disa çmime pёr organizata tё vendeve tё ndryshme pёr punёn e bёrё pёr avancimin dhe mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT nё kёto vende. Europarlamentarja Ulrike Lunaçek pёrshёndeti konferencёn nё seancёn e parё plenare duke theksuar se komuniteti LGBT ka fituar vendin e vet nё shoqёri dhe nё organizatat ndёrkombёtare por duhet tё vazhdojё tё punojё pёr tё patur njё trajtim tё barabartё kudo. Ajo pёrmendi edhe incidentin nё Kosovё duke kёrkuar nga tё gjithё tё tregonin mbёshtetjen e tyre.

PE ndoqi workshop-in 'Takim me aktivistёt e RFSL', ku pёrfaqёsues tё kёsaj organizate suedeze prezantuan punёn e tyre dhe lidhёn kontakte me organizatat qё ishin prezent nga vende tё ndryshme si edhe u diskutua bashkarisht rreth qёllimeve tё pёrbashkёta, objektivave dhe strategjive.

E gjithё konferenca u shoqёrua me njё sёrё aktivitetesh argёtuese e informuese dhe vizita si nё qendrёn rinore Egalia, nё Shtёpinё e Filmit, nё Shtёpinё e Kulturёs, nё Muzeun Vasa njё ndёr muzeumet mё popullore nё Europё, nё party-n e hapjes dhe mbylljes sё konferencёs, nё udhёtimin turistik pёrreth Stokolmit pёr tu njohur me vendet dhe historikun LGBT nё vend, etj,.

I gjithё organizimi perfekt i kёsaj konference, vёmendja ndaj detajeve dhe nevojave tё pjesmarrёsve, njohuritё e marra, informacioni i shkёmbyer, njohja dhe krijimi i kontakteve me aktivistё dhe organizata nga e gjithё bota bёn qё kjo konferencё tё jetё e veçantё, tё ngelet nё mendjet e pjesmarrёsve pёr shumё gjatё duke shpresuar qё konferenca e radhёs e cila do tё organizohet nё 2014-n nё Mecixo City tё jetё e po kёtij niveli.

Dy nga pjesmarrёset nё Konferencё nё shkrimet e tyre pas konferencёs citojnё: 'ska rёndёsi se nga vijmё, çfarё jete jetojmё, çfarё lёkure kemi, ne tё gjithё kemi tё njёjtёn ngjyrё gjaku dhe njё zemёr qё rreh', 'Stokolmi ishte me tё vёrtetё i ftohtё por zemra ime e ngrohtё', çka pёrshkruan shumё mirё pёrjetimet dhe ndjesitё qё tё jep e gjithё kjo eksperiencё. 

Nё link-un http://www.ilga2012.com/ mund tё gjeni informacion mё shumё pёr konferencёn dhe tё shikoni disa prej fotove.

Tuesday, October 23, 2012

Tё drejtat LGBT pёrballё reçesionit


nga Amarildo Fecanji

23 Tetor 2012 - Lёvizja LGBT nё rang europian ёshtё shumё dimensionale sidomos krahasuar me rajonet apo vendet e ndryshme tё kontinentit. Nёse marrim parasysh, prej fillimit, kontekstin shqiptar dhe e krahasojmё me atё europian nё tёrёsi, vendi ynё ёshtё nё hapat e parё tё njё integrimi tё plotё tё komunitetit LGBT nё jetёn politike, sociale dhe ekonomike, nё pranimin e orientimeve tё ndryshme seksuale dhe identiteve gjinore nga ana e shoqёrisё dhe nё implementimin e politikave sociale nё tё mirё tё tij. Kjo u reflektua ndjeshёm edhe nё konferencёn e 16-tё tё ILGA Europe, i zhvilluar nё datat 18-21 Tetor nё Dublin tё Irlandёs, ku morri pjesё edhe Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri.

Tema e kёtij viti, ishte “Avancimi i tё drejtave LGBTI nё kohё tё vёshtira ekonomike” njё subjekt shumё aktual dhe i ndjeshёm pёr tё gjitha organizatat LGBT nё Europё tё cilat po vuajnё pasojat e reçesionit, shkurtimeve tё buxheteve dhe ngadalёsimit tё reformave nga shtete tё ndryshme. Sipas Z. Renato Sabbadini, zv. kryetar i ILGA-World ‘njё nga problemet mё aktuale tё lёvizjes LGBT lidhet ngushtё me krizёn financiare dhe reçesionin i cili ka prekur ndjeshёm buxhetet e shumё vendeve europiane dhe ka ndikuar nё jetёt e qytetarёve. Kjo ka bёrё qё komponentёt mё ekstremё tё shoqёrisё tё shfrytёzojnё kёtё gjendje pёr tё sulmuar grupet mё tё dobёta tё shoqёrisё nё emёr tё njё bote nostalgjike tё sё shkuarёs ku tё huajt dhe emigrantёt nuk ekzistonin, nё emёr tё nacionalizmit apo tё njё bote rregullash strikte ku burri ёshtё burrё dhe gruaja ёshtё grua dhe rolet e tyre janё shumё tё qarta. Pra nё emёr tё tё ashtuquajturave vlera tradicionale”.

Pёrkrah kёsaj situate mbarё-europiane u vu nё dukje njё tjetёr fenomen shqetёsues; tё ashtuquajturat ligje anti-gay tё cilat janё miratuar nё disa shtete ruse dhe po pёrpiqen tё implementohen edhe nё vende, ish pjesё tё Bashkimit Sovietik. Nё fjalimin e tij Nils Muiznieks, Komisioner pёr tё Drejtat e Njeriut nё Kёshillin e Europёs, ndёr fenomenet mё negative tё kёtyre muajve tё fundit janё “ligjet ndaluese si nё Rusi apo Ukrainё, krimet e urrejtjes dhe pёrkufizimi i ngushtё i konceptit tё familjes, i prezantuar rёndom nga figura tё ndryshme politike tё cilёt tashmё kanё filluar tё lobojnё edhe nё politikёn e Brukselit.

Duke pasur parasysh kёto kushte, nё panelet e ndryshme tё konferencёs u vu nё dukje nevoja pёr miratimin dhe vёnien nё fuqi tё ligjeve tё forta anti-diskriminim. Kushtet e vёshtira ekonomike nuk duhet tё jenё justifikim pёr evokimin e fantazmave ekstreme tё sё shkuarёs, dhe pёr kёtё qёllim grupet progresive nё çdo shoqёri europiane duhet tё jenё bashkё nё kёto pёrpjekje. Sipas njё aktivisti irlandez, justifikimi se nё kushte tё vёshtira ekonomike nuk ka vend pёr politika sociale ёshtё i papranueshёm. Nё fakt, jo çdo reformё, kёrkon para dhe buxhete. Pjesa mё e madhe e ndryshimeve qё kёrkohen nё shoqёri janё tё lidhura me mentalitetin dhe sjelljen e drejtpёrdrejtё tё qytetarёve. Pёrshembull bulizmi nё shkolla, deklaratat homofobike tё politikanёve, sjellja e mjekёve apo oficerёve tё policisё, kёrkojnё shumё pak shpenzime dhe mё shumё punё me informimin dhe ndryshimin e mentalitetit. Ndёrkohё edhe çёshtje tё tilla si partneritetet civile apo martesat, mund tё sjellin vetёm benefite ekonomike dhe sociale pёr njё shoqёri. Kёto janё ndryshime tё jashtёzakonshme tё cilat mё shumё se paratё kanё nevojё pёr njё mendje tё hapur nga qeveritё, politikanёt dhe autoritetet.

Mё tej, argumenti ekonomik, ёshtё shumё i dobёt pёrballё avancimit tё tё drejtave LGBTI edhe pёr faktin se ky komunitet ka vuajtur historikisht diskriminimin dhe veçimin sa herё qё çdo individ i kёtij grupi ka pranuar hapur identitetin gjinor apo orientimin e tij/saj seksual. Nё Shqipёri, ashtu si nё shumё vende tё tjera, tё qёnurit haptaz lezbike, gei, biseksual apo trasngjinor tё ekspozon shpesh ndaj veçimit nё rrethin shoqёror, dhunёs dhe dёbimit nga familja, vёshtirёsive pёr tё gjetur punё dhe njё diskriminimi dhe jo-tolerance tё gjerё shoqёrore.

Nё mbyllje tё konferencёs, pёrpos problemeve dhe vёshtirёsive tё shumta me tё cilat pёrballen personat LGBTI kudo nё Europё, u pёrcollёn edhe mesazhe pozitive e frymёzuese. Ministri i Punёve tё Jashtme tё Irlandёs, Tanaiste Gilmore, kur foli pёrpara mё shumё se 250 aktivistёve europianё tha: “Ka njё gjeneratё irlandezёsh tё rinj, tё cilёt nuk do mund ta njihnin Irlandёn e para 20-30 viteve. Ajo ishte njё Irlandё ku divorci ishte i paligjshёm dhe i ndaluar nga Kushtetuta, ku kontraceptivёt ishin tё ndaluar dhe ku homoseksualiteti ishte krim. Fushatat e ndryshme pёr tё ndryshuar ligjet irlandeze kanё qenё tё vёshtira dhe shpesh pёrçarёse. Dikur, mijёra irlandezё LGBT shihnin emigrimin dhe largimin si tё vetmet mundёsi dhe ky realitet ka ndryshuar falё aktivistёve, organizatave tё shoqёrisё civile, politikanё dhe individё nga  çdo fushё e jetёs tё cilёt e mbajtёn gjallё ёndrёn e tё drejtave tё njeriut dhe vepruan me pёrgjegjshmёri pёr tё ndryshuar vendin e tyre.”

Wednesday, October 10, 2012

Krenari nё intimitetin e katёr murreve

Marshimi i Krenarisё nё Beograd 2012

nga Enida Bogdani

10-Tetor-2010 - Nё pjesё e madhe e mediave shqiptare dhe atyre ndёrkombёtare dhanё lajmin pёr ndalimin e Pride nё Beograd. Duke rrisjellё nё kujtesё ngjarjet e Pride 2010, kur qendra e Beogradit u kthye pothuajse nё shesh lufte, Qeveria serbe vendosi tё ndalojё, pёr tё dytin vit rradhazi mbajtjen e kёtij aktiviteti. Por, lajmet rrallё ndodh qё tё flasin pёr punёn kolosale tё aktivistёve serbё pёr organizimin e eventeve tё njё jave tё tёrё tё paradёs apo edhe pёr mendimet e mbёshtetёsve tё kёtij aktiviteti, dhe ky ёshtё, ndёr tё tjera, qёllimi i kёtij shkrimi.

(trupat policore gjate mbrojtjes se mjediseve)
Aktivistёt serbё kishin organizuar njё jave plot me aktivtete, ku paraditeve zhvilloheshin debate rreth çёshtjeve LGBT ndёrsa pasditeve kishte ngjarje tё ndryshme kulturore. Axhenda e gjithё javёs ishte bёrё publike dhe çdo qytetar kishte mundёsi tё merrte pjesё. Tё gjitha eventet ishin tё mbrojtura nga oficerё policie qё ruanin hyrjen e Media Center dhe mjediseve tё tjera. Ditёn e parё, u duk se prania e policisё i vuri nё siklet shumё nga pjesёmarrёsit. Kjo tё krijonte njё ndjenjё pasiguri, sepse dukej sikur nga momenti nё moment do tё ndodhte diçka. Por nga ana tjetёr, kjo tё bёnte tё kuptoje se nёse do tё ndodhte diçka, shteti serb do tё ishte aty duke kryer detyrёn e vet dhe ofruar mbrojtje. Nё njё vend tё huaj ku shqiptarёt nuk shihen me sy tё mirё, fytyrat e heshtura tё uniformave blu, u bёnё pjesё e tё pёrditshmes tonё, miq qё nuk i njohёm kurrё qё ishin gjithmonё me ne.

(gjate nje konference per shtyp)
Debatet qё zhvilloheshin paradite preknin tema nga mё tё ndryshme dhe nё secilin debat kishte panele tё ftuarish si edhe organizata jo-LGBT. Temat e debateve gjatё javёs pёrfshinin tё drejtat e grave, levizjen feministe, debatin mbi fenё, diversitetin etj. Nё tё gjitha debatet pjesёmarrёsit shkonin pa e ditur ende verdiktin e policisё, nёse do e merrnin apo jo pёrsipёr mbrojtjen e marshimit tё krenarisё. Ndёrkohё qё pritej verdikti i policisё serbe, vazhdonin debatet pёrtej gjuhёve tё ndryshme, rreth çёshtjeve LGBT nё rajon dhe mё gjerё. Nga tё gjitha debatet do tё veçoja atё qё u zhvillua mbi proçesin coming-out (procesi i pranimit tё orientimit seksual pёrpara tё tjerёve). Nё kёtё seksion nuk pati media por vetёm rrёfime personale tё shoqёruara natyrshёm nga emocione njerёzore. Salla e konferencave u rregullua ndryshe, ku karriket u vendosёn nё formё rrethi dhe tё gjithё u ulёn pёr tё treguar historitё e tyre. Shumё nga tё pranishmit flisnin pёr herё tё parё hapur nё publik pёr çёshtje qё zakonisht pёrshpёriten nё biseda intime. Disa nga prindёrit e aktivistёve serbё ishin gjithashtu tё pranishёm.

Pasditeve, ishte rradha e eventeve kulturore, ndёr tё cilat edhe dy ekspozita tё cilat provokuan debate tё mёdha nё media dhe mes tё ftuarave. Ekspozita qё ngjalli mё shumё debat nё vend ishte ajo e suedezes Elizabet Olson Uallin. Fotografja solli nё Beograd ekspozitёn e saj tё famshme Ecce Homo ku ndёr tё tjera tregohet njё skenё e Krishtit nga Testamenti i Ri, por nё njё narracion alternativ, qё pёrfshin komunitetin LGBT. Hyrja nё ekspozitёn e asaj dite u bё me ftesa tё veçanta, ku ndёr tё tjera duhet tё kaloheshin dy postblloqё policie. Ndёrtesa nё tё cilёn u shfaq ekspozita, ishte e rrethuar krejtёsisht nga forcat e policisё.

“Ekspozita e fotografes Uallin ёshtё art bashkёkohor e cila do tё provokojё por jo tё ofendojё dogmёn fetare mbi pёrjashtimin dhe pёrfshirjen nё besimin ndaj Zotit. Anёtarё tё komunitetit LGBT nё Serbi, Suedi apo kudo tjetёr mund tё jenё besimtarё tё secilёs fe dhe nuk vendoset nga njё fuqi njerёzore pranimi apo pёrjashtimi nga besimi i tyre”. Ky ishte mesazhi me tё cilin u larguan tё gjithё pjesёmarrёsit nga ekspozita edhe pse ishte pak provokuese. 

(foto nga ekspozita e Uallin)

Ditёn pas ekspozitёs sё shumёpёrfolur, erdhi edhe lajmi qё Policia kishte anulluar mbajtjen e Pride. Ndёrkohё qё njё nga organizatorёt e Paradёs, Goran Miletiç u shpreh se: “Policia nuk e ka organizuar Pride. Pride u organizua nga ne, aktivistёt serbё dhe ne nuk e kemi anulluar ende. Ne nuk e anulluam as vjet. Por policia ka shprehur pamundёsinё pёr tё mbrojtur parakaluesit nё Marshimin e Krenarisё”. Ishin kёto fjalё qё pasqyrojnё gjithё kuptimin e betejёs pёr tё drejtat e njeriut.

Nё panelin e fundit tё para paradёs, ishin edhe shumё pёrfaqёsues ndёrkombёtarё dhe mbёshtetёs tё paradёs. Vlen pёr tu theksuar se parada nё Beograd nuk pёrfaqёson vetёm njё ecje nё rrugё, qё tё ndihmojё shumicёn tё thyejё paragjykimet, dhe tё kuptojnё qё personat LGBT janё thjesht njerёz me njё veçori tё caktuar, por paraqet tё drejtёn pёr tu mbledhur, tubuar dhe shprehur lirshёm identitetin personal, nё kёtё rast atё tё njё personi qё i pёrket minoritetit seksual. Nёse shteti serb anullon paradёn sepse policia nuk mund tё ofrojё mbrojtje, kjo nuk pёrbёn disfatё pёr komunitetin LGBT apo pёr tё drejtat e njeriut. Do doja tё ndaja fjalёt e njё tjetёr aktivisti serb, organizator i Pride, Boban Stojanoviç: “Pashё njё djalё qё vinte tek tё gjitha aktivitetet tona dhe rrinte vetёm nё njё cep. Vinte tё gjitha ditёt dhe nё tё gjitha aktivitetet… rrinte vetёm. Ndёrsa ditёn e fundit, e pashё prapё, qё po kёrcente me njё tjetёr djalё, pёrpara tё gjithёve. Po mendoja se kjo qё kemi bёrё vlejti pёr dicka. Ne po ndryshojmё njё realitet pёr shumё njerёz, dhe kjo vlen shumё”.

Pas fjalimeve tё tё gjithё tё ftuarve rajonalё dhe ndёrkombёtarё, tё gjithё pjesёmarrёsit dolёn nё hyrjen e godinёs, atje ku si gjithmonё na priste policia, e cila kishte barrikuar vendin dhe nuk linte as tё hynte e as tё dilte njeri. Ndёrmjet aktivistёve, mbёshtetёsve dhe mediave tё ndryshme, Parada e Beogradit ishte e rrethuar nga dy murre dhe njё barrikadё policёsh. Por aktivistёt serbё nuk mendonin se duhet tё dorёzohen kёtu, sepse nuk mund tё jetojnё nё njё vend ku kumunitetit LGBT i jepet vetёm e drejta pёr tё ekzistuar por jo pёr tё gёzuar ekzistencёn e tij.

Pjesёmarrja nё Pride-in e Beogradit ishte njё aktivitet ku mёsoje shumё gjёra. Si shpesh herё i janё rreferuar Ballkanit, si “kazan zierje” njё hap pёrpara apo prapa pёr Serbinё ёshtё njё hap pёrpara apo prapa pёr rajonin. Aktivistёt serbё kanё treguar se janё tё gatshёm tё luftojnё pёr njё shoqёri me tё drejta tё barabarta dhe njё shoqёri gjithёpёrfshirёse duke kaluar pёrtej politikёs se politikanёve tё tyre dhe fasadёs qё mban Serbia. Komuniteti LGBT nё Serbi, me anё tё aktivistёve tё tij, organizoi debate dhe provokoi opinionin publik pёrmes artit, duke demonstruar njё mesazh tё qartё: Ata ekzistojnё pavarёsisht ekstremizmit apo mos-pranimit. Planet konkrete tё veprimit pёr lёvizjen LGBT nё Serbi ecin bashkё me aktivizmin dhe pёrkushtimin qё avancohet pёrditё. Faleminderit pёr eksperiencёn.

Shёnim: Opinionet dhe mendimet e shprehura nё kёtё editorial nuk janё dhe nuk pёrbёjnё domosdoshmёrisht opinionet dhe mendimet e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri.

Wednesday, September 19, 2012

ETHET HOMOSEKSUALE


Kjo mё poshtё ёshtё njё letёr e hapur e “Queer Brigada” qё menduam tё ndajmё me ju:

Me reastin e publikimit tё shkrimit Ethet e Homoseksualitetit  (Homoseksualna groznica)  nё portalin “Vijesti”


 
Çfarё po ndodh me empatinё e tё diskriminuarve kundrejt tё diskriminuarve?

Nё vend qё tё jenё natyrshёm, logjikshёm dhe njёlloj tё pёrkushtuar ndaj minoriteteve tё kёrcёnuara tё shoqёrisё, duke i trajtuar problemet e tyre publikisht me tё njёjtёn vёmendje dhe respekt, disa gazetarё tё cilёt pretendojnё tё jenё viktima tё diskriminimit, gjejnё kohёn pёr tё marrё rolin e ekspertёve tё tё drejtave tё njeriut, tё sillen si njerёz me dije tё larta apo si gjyqtarё pёr tё vendosur se cilat lloje minoritetesh janё mё tё kёrcёnuara se tё tjerat.

Z. Milaçiç, supozimet tuaja janё false prej fillimit. Çdo njeri me pak arsim dhe edukim duhet tё dijё se homoseksual nuk bёhesh – ne lindim me orientimin tonё seksual dhe ёshtё diçka qё nuk mund tё ndryshohet.

Por meqё ju thoni se do tё donit tё ishit homoseksual… unё do tё doja tju prezantoja se çfarё duhet tё prisni nga shoqёria nё tёrёsi dhe nga rrethet tuaja tё afёrta e tё largёta. Nё shumё situata, njerёzit do tё donin t’ju gjuanin me grushta, tju pёrndiqnin, tju diskriminonin: prindёrit, vёllezёrit, motrat, fqinjёt, kalimtarёt, adoleshentёt dhe tifozat e futbollit tё mbushur me energji thjesht sepse nuk pёlqejnё ajo çka ju jeni. Ata do t’ju ofendonin, do t’ju thёrrisnin “p******t”, “homo” “etj, do tё shkruanin graffiti nёpёr murret e qytetit duke kёrkuar vdekjen tuaj dhe do ta thonin me zё tё lartё se ju nuk keni asnjё tё drejtё tё pohoni atё qё ju jeni.

Gjithashtu, do tё doja t’ju informoja se ju nuk do tё kishit mundёsi ti thonit kolegёve tuaj pёr orientimin tuaj seksual sepse do tё rrezikonit tё pushoheshit nga puna, direkt ose indirekt. Çka ju thoni se ju ka ndodhur, por pёr arsye krejt tё tjera. Nёse, rastёsisht, do ndodhte tё shkonit nё shkollё apo universitet, do ju duhej tё qёndronit i heshtur apo thjesht ta braktisnit shkollёn.

Nёse pёr shkak tё naivitetit apo kurajos tuaj, do tё raportonit dhunёn apo diskriminimin qё keni vuajtur nё ndonjё nga autoritetet kompetente, ju do tё pёrballeshit me talljet, thashethemet, arrogancёn e zyrёs sё Prokurorit apo stafit tё gjykatёs qё po ndjek rastin tuaj. Mund edhe t’ju ndodhte qё gjatё proçesit gjyqёsor tё merrnit kёrcёnime tё drejtpёrdrejta prej njerёzve qё ju keni akuzuar me gjyqtarin qё nuk reagon apo qё e mbyll seancёn thjesht sepse ju ishit vonuar me pak minuta.

Meqё do tё donit tё ishit homoseksual… Atёherё duhet t’ju them tё bёheni gati tё jetoni njё jetё ku do fshihni atё çka jeni, me frikёn se gjithçka ju keni do tё zhduket apo se jeta juaj do tё kthehet nё dramёn mё tё madhe nёse do tё shpёrndaheshin thashёtheme se ju jeni ai qё jeni. Duhet gjithashtu tё jeni gati tё lexoni apo dёgjoni, çdo ditё dhe nё formё tё pёrsёritur, se si njerёzit pёrdorin fjalime homofobike dhe tё urrejtjes dhe pohojnё se homoseksualёt nuk janё nё rrezik, por janё ata tё rrezikuar nga homoseksualёt. Por do keni edhe njerёz qё do t’ju kёrcёnojnё haptaz, diskriminojnё, abuzojnё, pёrulin pёr faktin e thjesht se ju jeni ndryshe nga ata.

Pёrgatituni edhe pёr faktin se do e keni tё ndaluar tё dashuroni. Plus nuk do keni mundёsinё tё ushtroni asnjё nga tё drejtat qё burojnё nga bashkёjetesa mё atё qё dashuroni. Bёhuni po ashtu gati, tё jeni nё lidhje me dikё dhe njё ditё tё bukur, gjithё pasuria qё ju tё dy keni akumuluar gjithё jetёn me punёn dhe sakrificёn tuaj, dhe qё mund tё jetё e rregjistruar nё emrin e njёrit prej jush, tju mohohet krejt nёse ai partner vdes, dhe ato ti kalojnё “familjes” sё tij, fyerjet dhe sharrjet e tё cilёve ju i keni pёrballur gjithё jetёn duke qenё se pёrpara ligjit familja ka tё drejtё tё trashёgojё pasurinё dhe ju nuk jeni askush. Imagjinoni gjithashtu tё jeni vetёm, nё mes tё katёr rrugёve, i moshuar dhe vetёm, pa asnjё pasuri dhe pa njeriun tё cilit dhatё gjithё jetёn tuaj, i cili ishte familja juaj.

Meqё ju besoni se romёt, egjiptjanёt, ashkalitё, punёtorёt, sindikalistёt, shumё prej tё “fyerve dhe ofenruarve” do tё donin tё ishin homoseksualё, mё duhet t’ju zhgёnjej sёrish. Ne jemi kudo, dhe natyrshёm jemi edhe mes tyre. Logjikisht, edhe ju duhet tё keni tё afёrm homoseksualё, miq, fqinj, kolegё, tё njohur. Ju jeni mes nesh çdo ditё nё rrugё, kafene, supermarkete, stacione autobuzёsh, aeroporte, ju notoni me ne nё det dhe merrni rreze dielli me ne… Por, ju thjesht nuk na shihni. Ёshtё sjellja juaj dhe homofobia juaj arsyeja pёrse ju nuk na shihni. Homofobia nuk ёshtё thjesht ftesё pёr tё vrarё njerёz, pёr tё rrahur apo ofenduar dikё. Homofobi ёshtё edhe tё shkruash njё artikull duke shpёrthyer nё intolerancё kundёr nesh.

Meqё keni shprehur dёshirёn pёr tё qenё homoseksual disa herё nёpёr faqet e shkrimit tuaj, ju jeni i lirё tё bёheni i tillё, pёrkundёr studimeve shkencore. Ajo qё unё di me siguri, ёshtё se ajo eksperiencё do t’ju ndriçojё dhe ju nuk do keni mё aftёsinё tё shkruani njё shkrim tё tillё. Sepse duke provuar homofobinё nё lёkurёn tuaj besoj se do t’ju vijё turp pёr tekstin qё keni shkruar.

Edhe pse tё jesh homoseksual nё Mal tё Zi sot, nёse e thua haptaz, mund tё tё shkaktojё nxirrje tё trupit, dhёmbё tё thyer, vuajtje dhe shtypje tё panumёrta, unё nuk do doja kurrё tё ndёrroja vendin tim me tuajin. Nuk do e doja as edhe pёr nevojat e njё teksti pompoz pёr tё cilin njerёzit do tё lexojnё se si unё do doja tё isha njё heteroseksual. Veçanёrisht jo njё heteroseksual si ju. Mё mirё tё duroj dikё si ju apo mё keq se ju, se sa tё pranohem nga mazhoranca teksa shtyp ata qё janё mё tё dobёt se unё.

Nёse ju nuk keni asnjё aftёsi pёr tё ndier simpati, pёr tu sjellё si njё njeri me dinjitet dhe pёr tё na mbёshtetur, do ju kёrkoja tё mos na shkaktonit shqetёsime tё tjera dhe tё hiqni dorё nga shkrimi pёr tema tё cilat, siç e vёrtetuat edhe nga ky tekst, nuk jeni mjaftueshёm i informuar.

P.S Nёse dёshironi tё jeni homoseksual, atёherё pёrgatituni tё mos e nёnshkruani kёtё shkrim me emrin tuaj sepse ai do tё jetё njё çmim shumё i lartё pёr tu paguar dhe do tё kishte pasoja tё paparashikushme pёr jetёn tuaj dhe pёr integritetin tuaj fizik dhe psikologjik.

Z. X. (Anёtar i grupit “Queer Brigada”, grup personash LGBT dhe miqve tё tyre nё Mal tё Zi)