Wednesday, October 10, 2012

Krenari nё intimitetin e katёr murreve

Marshimi i Krenarisё nё Beograd 2012

nga Enida Bogdani

10-Tetor-2010 - Nё pjesё e madhe e mediave shqiptare dhe atyre ndёrkombёtare dhanё lajmin pёr ndalimin e Pride nё Beograd. Duke rrisjellё nё kujtesё ngjarjet e Pride 2010, kur qendra e Beogradit u kthye pothuajse nё shesh lufte, Qeveria serbe vendosi tё ndalojё, pёr tё dytin vit rradhazi mbajtjen e kёtij aktiviteti. Por, lajmet rrallё ndodh qё tё flasin pёr punёn kolosale tё aktivistёve serbё pёr organizimin e eventeve tё njё jave tё tёrё tё paradёs apo edhe pёr mendimet e mbёshtetёsve tё kёtij aktiviteti, dhe ky ёshtё, ndёr tё tjera, qёllimi i kёtij shkrimi.

(trupat policore gjate mbrojtjes se mjediseve)
Aktivistёt serbё kishin organizuar njё jave plot me aktivtete, ku paraditeve zhvilloheshin debate rreth çёshtjeve LGBT ndёrsa pasditeve kishte ngjarje tё ndryshme kulturore. Axhenda e gjithё javёs ishte bёrё publike dhe çdo qytetar kishte mundёsi tё merrte pjesё. Tё gjitha eventet ishin tё mbrojtura nga oficerё policie qё ruanin hyrjen e Media Center dhe mjediseve tё tjera. Ditёn e parё, u duk se prania e policisё i vuri nё siklet shumё nga pjesёmarrёsit. Kjo tё krijonte njё ndjenjё pasiguri, sepse dukej sikur nga momenti nё moment do tё ndodhte diçka. Por nga ana tjetёr, kjo tё bёnte tё kuptoje se nёse do tё ndodhte diçka, shteti serb do tё ishte aty duke kryer detyrёn e vet dhe ofruar mbrojtje. Nё njё vend tё huaj ku shqiptarёt nuk shihen me sy tё mirё, fytyrat e heshtura tё uniformave blu, u bёnё pjesё e tё pёrditshmes tonё, miq qё nuk i njohёm kurrё qё ishin gjithmonё me ne.

(gjate nje konference per shtyp)
Debatet qё zhvilloheshin paradite preknin tema nga mё tё ndryshme dhe nё secilin debat kishte panele tё ftuarish si edhe organizata jo-LGBT. Temat e debateve gjatё javёs pёrfshinin tё drejtat e grave, levizjen feministe, debatin mbi fenё, diversitetin etj. Nё tё gjitha debatet pjesёmarrёsit shkonin pa e ditur ende verdiktin e policisё, nёse do e merrnin apo jo pёrsipёr mbrojtjen e marshimit tё krenarisё. Ndёrkohё qё pritej verdikti i policisё serbe, vazhdonin debatet pёrtej gjuhёve tё ndryshme, rreth çёshtjeve LGBT nё rajon dhe mё gjerё. Nga tё gjitha debatet do tё veçoja atё qё u zhvillua mbi proçesin coming-out (procesi i pranimit tё orientimit seksual pёrpara tё tjerёve). Nё kёtё seksion nuk pati media por vetёm rrёfime personale tё shoqёruara natyrshёm nga emocione njerёzore. Salla e konferencave u rregullua ndryshe, ku karriket u vendosёn nё formё rrethi dhe tё gjithё u ulёn pёr tё treguar historitё e tyre. Shumё nga tё pranishmit flisnin pёr herё tё parё hapur nё publik pёr çёshtje qё zakonisht pёrshpёriten nё biseda intime. Disa nga prindёrit e aktivistёve serbё ishin gjithashtu tё pranishёm.

Pasditeve, ishte rradha e eventeve kulturore, ndёr tё cilat edhe dy ekspozita tё cilat provokuan debate tё mёdha nё media dhe mes tё ftuarave. Ekspozita qё ngjalli mё shumё debat nё vend ishte ajo e suedezes Elizabet Olson Uallin. Fotografja solli nё Beograd ekspozitёn e saj tё famshme Ecce Homo ku ndёr tё tjera tregohet njё skenё e Krishtit nga Testamenti i Ri, por nё njё narracion alternativ, qё pёrfshin komunitetin LGBT. Hyrja nё ekspozitёn e asaj dite u bё me ftesa tё veçanta, ku ndёr tё tjera duhet tё kaloheshin dy postblloqё policie. Ndёrtesa nё tё cilёn u shfaq ekspozita, ishte e rrethuar krejtёsisht nga forcat e policisё.

“Ekspozita e fotografes Uallin ёshtё art bashkёkohor e cila do tё provokojё por jo tё ofendojё dogmёn fetare mbi pёrjashtimin dhe pёrfshirjen nё besimin ndaj Zotit. Anёtarё tё komunitetit LGBT nё Serbi, Suedi apo kudo tjetёr mund tё jenё besimtarё tё secilёs fe dhe nuk vendoset nga njё fuqi njerёzore pranimi apo pёrjashtimi nga besimi i tyre”. Ky ishte mesazhi me tё cilin u larguan tё gjithё pjesёmarrёsit nga ekspozita edhe pse ishte pak provokuese. 

(foto nga ekspozita e Uallin)

Ditёn pas ekspozitёs sё shumёpёrfolur, erdhi edhe lajmi qё Policia kishte anulluar mbajtjen e Pride. Ndёrkohё qё njё nga organizatorёt e Paradёs, Goran Miletiç u shpreh se: “Policia nuk e ka organizuar Pride. Pride u organizua nga ne, aktivistёt serbё dhe ne nuk e kemi anulluar ende. Ne nuk e anulluam as vjet. Por policia ka shprehur pamundёsinё pёr tё mbrojtur parakaluesit nё Marshimin e Krenarisё”. Ishin kёto fjalё qё pasqyrojnё gjithё kuptimin e betejёs pёr tё drejtat e njeriut.

Nё panelin e fundit tё para paradёs, ishin edhe shumё pёrfaqёsues ndёrkombёtarё dhe mbёshtetёs tё paradёs. Vlen pёr tu theksuar se parada nё Beograd nuk pёrfaqёson vetёm njё ecje nё rrugё, qё tё ndihmojё shumicёn tё thyejё paragjykimet, dhe tё kuptojnё qё personat LGBT janё thjesht njerёz me njё veçori tё caktuar, por paraqet tё drejtёn pёr tu mbledhur, tubuar dhe shprehur lirshёm identitetin personal, nё kёtё rast atё tё njё personi qё i pёrket minoritetit seksual. Nёse shteti serb anullon paradёn sepse policia nuk mund tё ofrojё mbrojtje, kjo nuk pёrbёn disfatё pёr komunitetin LGBT apo pёr tё drejtat e njeriut. Do doja tё ndaja fjalёt e njё tjetёr aktivisti serb, organizator i Pride, Boban Stojanoviç: “Pashё njё djalё qё vinte tek tё gjitha aktivitetet tona dhe rrinte vetёm nё njё cep. Vinte tё gjitha ditёt dhe nё tё gjitha aktivitetet… rrinte vetёm. Ndёrsa ditёn e fundit, e pashё prapё, qё po kёrcente me njё tjetёr djalё, pёrpara tё gjithёve. Po mendoja se kjo qё kemi bёrё vlejti pёr dicka. Ne po ndryshojmё njё realitet pёr shumё njerёz, dhe kjo vlen shumё”.

Pas fjalimeve tё tё gjithё tё ftuarve rajonalё dhe ndёrkombёtarё, tё gjithё pjesёmarrёsit dolёn nё hyrjen e godinёs, atje ku si gjithmonё na priste policia, e cila kishte barrikuar vendin dhe nuk linte as tё hynte e as tё dilte njeri. Ndёrmjet aktivistёve, mbёshtetёsve dhe mediave tё ndryshme, Parada e Beogradit ishte e rrethuar nga dy murre dhe njё barrikadё policёsh. Por aktivistёt serbё nuk mendonin se duhet tё dorёzohen kёtu, sepse nuk mund tё jetojnё nё njё vend ku kumunitetit LGBT i jepet vetёm e drejta pёr tё ekzistuar por jo pёr tё gёzuar ekzistencёn e tij.

Pjesёmarrja nё Pride-in e Beogradit ishte njё aktivitet ku mёsoje shumё gjёra. Si shpesh herё i janё rreferuar Ballkanit, si “kazan zierje” njё hap pёrpara apo prapa pёr Serbinё ёshtё njё hap pёrpara apo prapa pёr rajonin. Aktivistёt serbё kanё treguar se janё tё gatshёm tё luftojnё pёr njё shoqёri me tё drejta tё barabarta dhe njё shoqёri gjithёpёrfshirёse duke kaluar pёrtej politikёs se politikanёve tё tyre dhe fasadёs qё mban Serbia. Komuniteti LGBT nё Serbi, me anё tё aktivistёve tё tij, organizoi debate dhe provokoi opinionin publik pёrmes artit, duke demonstruar njё mesazh tё qartё: Ata ekzistojnё pavarёsisht ekstremizmit apo mos-pranimit. Planet konkrete tё veprimit pёr lёvizjen LGBT nё Serbi ecin bashkё me aktivizmin dhe pёrkushtimin qё avancohet pёrditё. Faleminderit pёr eksperiencёn.

Shёnim: Opinionet dhe mendimet e shprehura nё kёtё editorial nuk janё dhe nuk pёrbёjnё domosdoshmёrisht opinionet dhe mendimet e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri.

1 comment: