Showing posts with label Rajon. Show all posts
Showing posts with label Rajon. Show all posts

Monday, June 24, 2013

Intensifikohet dhuna kundër komunitetit LGBT në Maqedoni



24 Qershor 2013 - Ditët e fundit kanë parë rrikthimin e akteve të dhunës kundër komunitetit LGBT në Maqedoni. Me rasin e Javës së Pride-it, organizata në mbrojtje të këtij komuniteti kishin organizuar aktivitete të ndryshme në qendër të qytetit si dhe pranë mjediseve të tyre. Në një nga këto aktivitete, u sulmua edhe qëndra në mbështetje të komunitetit, LGBTI Centre, pranë Pazarit të Vjetër duke u shkatërruar plotësisht nga huliganët. Mësohet se disa aktivistë brenda qendrës janë dëmtuar gjithashtu. Gjatë këtij sulmi u sulmua edhe një punonjës i Policisë së Shtetit.

Këto akte vandale janë bërë edhe më parë kundër qendrës LGBT, por ndërkohë është hera e parë që sulmbi bëhet ndërkohë që ka njerëz brenda dhe zhvillohej një aktivitet.

Aktivistët LGBT në Maqedoni si dhe organizata të shumta në mbrojtje të të drejtave të njeriut në këtë vend kanë kërkuar që prej vitit të shkuar që institucionet publike, të bëjnë detyrën e tyre në mbrojtje të qytetarëve LGBT, të miratohet ligji anti-diskriminim dhe të ndëshkohen të gjithë ata individe të cilët minojnë të drejtat e njeriut në këtë vend. Por ndërkohë qeveria aktuale konservatore e drejtuar nga Gruevski, jo vetëm që nuk i është përgjigjur kërkesave të qytetarëve të saj dhe rekomandimeve e kërkesave të partnerëve të ndryshëm ndërkombëtarë, por në të kundër gjatë vitit të shkuar ka ndërmarrë një fushatë të fortë homofobike dhe diskriminuese kundër komunitetit LGBT çka u pasua nga një seri sulmesh prej grupesh huliganësh dhe ekstremistësh të ndryshëm.

Në vazhdën e sulmeve aktuale, shumë organizata dhe institucione të ndryshme nga Maqedonia dhe jashtë saj po i bien ziles së alarmit duke kërkuar që Qeveria e shtetit fqinj të mos flejë më mbi dhunën dhe urrejtjen që po vuajnë personat LGBT por të amendojë ligjin anti-diskriminim ku të njohë dhe të ndalojë diskriminimin e qytetarëve të saj për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor si dhe të parashikojë ndëshkime të rrepta për ata qytetarë që kryejnë krime urrejtje bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Organizatat LGBTI në Maqedoni dhe aktivistë të ndryshëm jetojnë nën frikën e izolimit dhe kërcënimit, ndërkohë që institucionet, media dhe shoqëria vazhdojnë të jenë krejt indiferente dhe kërcënuese për sigurinë dhe lirinë e komunitetit LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri po ndjek me shqetësim këto zhvillime dhe bashkohet me aktivistet dhe organizatat maqedonase, në përpjekjet e tyre për të ndryshuar këtë realitet i cili po pengon avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve LGBT për tu mbledhur, për tu shprehur lirshëm dhe për të qenë të mbrojtur nga krimet dhe fjalimet e urrejtjes.

Monday, June 3, 2013

Mesazh solidariteti me protestat e komunitetit LGBT dhe rinisë në Turqi



Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri në emër të lëvizjes dhe të komunitetit LGBT në vend solidarizohet në mbështetje të protestave të qytetarëve dhe rinisë turke në përgjigje të sjelljes autoritare dhe agresive të institucioneve publike dhe policisë së vendit.
 
Ditët e fundit, e kanë parë Stambollin, Ankaranë dhe qytetet kryesore në vend të përfshihen në një vorbull protestash masive, të cilat nisën në Stamboll për të kundërshtuar prishjen e një parku në qendër të qytetit dhe u zgjeruan më tej në një varg protestash pakënaqësie ndaj masave gjithmonë dhe më autoritare dhe konservatore të qeverisë aktuale.  

Në këtë situatë është përfshirë edhe komuniteti LGBT në Stamboll dhe pjesën tjetër të Turqisë. Një nga masat e fundit shtrënguese të qeverisë ishte edhe ndalimi i zhvillimit të manifestimeve dhe çdo lloj aktiviteti tjetër publik në rrugën Istiklal dhe sheshin Taksim të Stambollit, me pretekstin se janë territore në proçes rindërtimi. Këto dy mjedise përbëjnë zemrën e manifestimeve publike të Stambollit dhe simbolin e ushtrimit të lirisë së mbledhjes dhe shprehjes. Në këtë rrugë janë zhvilluar që prej vitit 2003 edhe Paradat e Krenarisë të komunitetit LGBT, i cili në vitin 2012 numëroi mbi 20 mijë pjesëmarrës.

Këtë vit, Parada e Stambollit rrezikohet nga ky vendim i datës 1 Maj 2013 i cili ndalon zhvillimin e manifestimeve. Policia e Shtetit ka qenë e autorizuar të hedhe gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj çdo manifestimi në këto territore, çka është dhe një nga arsyet përse demonstratat aktuale në Stamboll dhe gjithë Turqinë kanë marrë përmasa të tilla.

nga protestat ne qender te Stambollit
Organizatorët e Paradës së këtij viti, kanë vendosur që të vazhdojnë me mbajtjen e marshimit të krenarisë me slloganin: “Rezistenca”. Në një letër dërguar gjithë komunitetit ndërkombëtar, organizatorët kërkojnë mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë organizatave LGBT në Europë, dhe gjithë institucione të tjera për të marshuar së bashku me ta në rrugën Istiklal në 30 Qershor 2013.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri është duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të veçantë zhvillimet më të fundit në Turqi dhe shpreh solidaritet me komunitetin LGBT në vend i cili rrezikohet çdo ditë nga forma të panumërta të krimit, diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave.

Ne bashkohemi në solidaritet me aktivistët LGBT dhe qytetarët turq të cilët gjatë këtyre ditëve kanë mohuar sigurinë e tyre personale në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. 

Nderkohe, diten e Enjte, 6 Qershor, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqiperi do ti bashkohet organizatave te shoqerise civile ne nje proteste perpara Ambasades se Turqise ne Tirane, ne shenje mbeshtetje ndaj rinise turke. 

Në solidaritet

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri

Friday, April 26, 2013

Lajme LGBT nga rajoni dhe bota - Permbledhje javore


1. Njё gjykatё nё Tivar tё Malit tё Zi ka dhёnё tё parin dёnim pёr kёrcёnime dhe fjalime tё urrejtjes nё rrjet, pas disa sulmeve kёrcёnuese tё njё tё riu, drejtuar aktivistёve LGBT pёrmes Facebook. Gjykata vendosi se i riu qё u gjet fajtor, nё bazё tё ligjeve nё fuqi, e ka tё ndaluar tё ketё çdo lloj kontakti me aktivistёt LGBT dhe me organizatat apo profilet e tyre nё rrjet dhe nёse ky urdhёr shkelet atёherё ai do tё dёnohet me tre muaj heqje lirie.

Lukas Theodorakopulos
2. Lёvizja LGBT greke ka humbur kёtё javё njё nga figurat e saj mё emblematike, Z. Lukas Theodorakopulos, aktivist prej mё shumё se pesё dekadash i lёvizjes LGBT nё vendin fqinj. Theodorakopulos ёshtё themeluesi i tё parёs organizatё LGBT nё Greqi (Fronti Grek i Çlirimit Gay) dhe botuesi i tё parёs revistё LGBT nё Greqi “Amfi” e cila qarkullonte nё treg nё vitet 1978-1984. Ndёr tё tjera Theodorakopulos ishte pёrkthyes dhe autor i disa librave me poezi.

3. Gjykata e Drejtёsisё e Bashkimit Europian dёnoi fjalimin homofobik tё ish deputetit rumun George Becali, i cili aktualisht ёshtё pronar i Ekipit tё Futbollit Steaua Bucuresti. Nё njё prononcim pёr shtyp ai u shpreh se nuk do tё donte meshkuj gei nё ekipin e tij tё futbollit. Organizata rumune ACCEPT bёri njё ankesё pёr kёtё rast i cili iu dёrgua pёr opinion gjykatёs sё BE-sё. Aktualisht diskriminimi nё vendin e punёs ёshtё i ndaluar me ligj sipas direktivave tё BE-se 2000/78.

4. Nё 23 Prill, Asambleja e Pёrgjithshme e Francёs miratoi ndryshimet nё lidhje mё tё drejtёn e martesёs, duke ia njohur kёtё edhe çifteve tё tё njёjtёs gjini. Franca bёhet kёshtu vendi i nёntё europian qё njeh tё drejtёn e martesёs pёr personat e tё njёjtёs gjini. Ky vendim edhe pse pati shumё debate dhe protesta, pro dhe kundёr, u mirёprit nga organizatat LGBT, politikanё dhe drejtues tё vendeve tё ndryshme.

Gjate aktiviteteve ne Manastir
5. Nё 20 Prill aktivistё maqedonas nga organizatat “LGBT United” dhe “Koalicioni” kanё zhvilluar nё qytetin e Manastirit, aktivitete ndёrgjegjёsuese nё kuadёr tё projektit “Iniciativa civile pёr tё drejtat e personave LGBT”. Aktivistёt, kanё vendosur postera promovuese dhe ka ecur nё rrugёn “Shirok Sokak” duke mbajtur flamurin LGBT. Menjёherё pas largimit nga sheshi, ata janё sulmuar nga katёr burra tё cilёve mё pas iu bashkuan edhe persona tё tjerё. Posterat qё promovojnё barazinё, mosdiskriminimin dhe jo-dhunёs janё hequr nga vendet e tyre. Dhuna ёshtё raportuar pranё Policisё sё Manastirit dhe organizatat kanё protestuar dhunёn duke kёrkuar edhe ndihmёn e institucioneve pёrgjegjёse.

6. Ndryshe nga vitet e tjera, Pride-i i Budapestit nuk ёshtё ndaluar nga forcat e Policisё dhe ai do tё zhvillohet siç ёshtё parashikuar nё datёn 6 Korrik, pёrgjatё njё jave aktivitetesh tё ndryshme sensibilizuese. Dy vitet e shkuara Policia e Budapestit kishte refuzuar mbrojtjen e aktiviteteve tё Pride me pretendimin se ato do tё bllokonin trafikun. Ndёrkohё, kёtё vit, Pride do tё zhvillohet teksa legjislativi hungarez ka miratuar projektligje diskriminuese kundёr personave LGBTIQ, me ndryshime nё kodin e familjes ku ndёr tё tjera familja ёshtё pёrkufizuar si bashkim midis njё burri dhe njё gruaje apo raporti prind-fёmijё. Ndёrkohё bashkёsitё civile tё tё njёjtit seks janё cilёsuar thjesht si kontrata dhe nuk merren nё konsideratё nga Kodi i Familjes.


7. Zelanda e Re ka legalizuar martesat e gjinisë së njëjtë, duke u bërë vendi i parë në rajonin e Paqësorit, që bën një gjë të tillë. Ligjvënësit kanë miratuar masën me shumicë të gjerë, përkatësisht me 77 vota për dhe 44 kundër. Qindra mbështetës të të drejtave homoseksuale kanë festuar jashtë parlamentit, duke e cilësuar miratimin si moment historik për barazinë. Sondazhet e opinionit kanë treguar se rreth 70 për qind e qytetarëve të Zelandës së Re mbështesin reformën. Kundërshtime, ndërkaq, kanë shprehur grupet e krishtera.

8. Rhode Island u bё kёtё jave shteti i dhjetё qё miraton martesat e gjinisё sё njёjtё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Ky ligj historik e vendos Rhode Island pёrkrah shteteve tё tjera tё New England tё cilat i kanё njohur martesat e gjinisё sё njёjtё mё herёt. 

Saturday, April 20, 2013

Ambasada PINK takim pune nё Bashkinё e Korçёs


18 Prill 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri zhvilloi njё takim pune pranё Bashkisё sё qytetit tё Korçёs, me Kryetarin e saj, Z. Niko Peleshi dhe pёrfaqёsues tё zyrave tё ndryshme brenda kёtij institucioni. E konsideruar si kryeqёndra e Shqipёrisё juglindore, dhe njё nga qytetet mё tё mёdha nё vend, ky takim ishte i pari nё llojin e vet qё prekte tematikёn LGBT dhe rolin qё pushteti vendor dhe institucionet e kёtij rajoni mund tё luajnё nё mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё kёtij komuniteti.

Foto nga takimi
Ambasadori i Parё i PINK, Z. Altin Hazizaj fillimisht e falenderoi Z. Peleshi dhe stafin e tij pёr pritjen dhe duke i dhёnё mundёsinё organizatёs tё adresojё nevojat dhe çёshtjet e komunitetit LGBT nё kёtё rajon. Ai dhe grupi i PINK prezantuan pranё kryebashkiakut disa nga iniciativat mё tё rёndёsishme tё lёvizjes LGBT si Manifestin drejtuar pushteteve vendore nё tё gjithё vendin, publikimet e ndryshme kёrkimore dhe informuese dhe raportin e shkeljeve tё tё drejtave tё komunitetit LGBT. Ai gjithashtu specifikoi disa nga detyrimet qё i lindin pushtetit lokal prej Ligjit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe fushatat e ndryshme qё mund tё ndёrmeren nga pushteti lokal nё kёtё kuadёr.

Duke u njohur mё nga afёr me projektet sociale dhe iniciativat e ndryshme pilot tё Bashkisё sё Korçёs me qёllim pёrmirёsimin e jetesёs sё komuniteteve tё ndryshme, Ambasada PINK i ofroi Bashkisё sё Korçёs kapacitetet dhe iniciativat e saj pёr tё patur mundёsi ti afrohet komunitetit LGBT nё kёtё rajon pёrmes aktiviteteve tё ndryshme informuese, ndёrgjegjёsuese dhe formuese. Ambasada PINK prezantoi gjithashtu iniciativёn e saj mё tё fundit e cila synon shndёrimin e qyteteve kryesore nё vend nё mjedise miqёsore dhe pranuese pёr komunitetin LGBT.

Kryetari i Bashkisё sё Korçёs Z. Niko Peleshi si fillim sqaroi se Bashkia qё ai drejton nuk i trajton çёshtjet e komuniteteve nё mёnyrё hierarkike por merret me çdo cёshtje qё shqetёson qytetarёt. Ai sqaroi se ndёrkohё qё nё tё shkuarёn bashkitё kishin mundёsi tё pakta dhe njё listё emergjente problemesh, tani ka ardhur koha pёr tё zgjidhur çdo problem pёrmes projekteve sociale.

Z. Peleshi dhe stafi i tij duke shfletuar DIVERS 4
Z. Peleshi dhe stafi i tij ishin tё ndёrgjegjshёm se pёr arsye tё qarta komuniteti LGBT nuk ka as zёrin dhe vizibilitetin e duhur nё kёtё territor pёr tё zhvilluar aktivitete sa mё gjithёpёrfshirёse prandaj edhe sugjeroi se duke patur parasysh se Bashkia e Korçёs, ka njё zyrё pёr tё drejtat e komuniteteve, atёherё ajo do jetё e hapur tё punojё nё fushat e promovimit tё tё drejtave tё kёtij komuniteti dhe nё fushёn e mbrojtjes sё tyre nga diskriminimi dhe problemet e tjera qё mund tё hasin nё jetёn e pёrditshme.

Me konkretisht u ra dakord qё Ambasada PINK tё ofrojё njё trajnim pёr stafin e zyrёs sё tё drejtave tё njeriut pranё Bashkisё sё Korçёs si dhe u pa mundёsia e realizimit tё aktiviteteve kulturore qё mund tё rrisin sensibilizimin e shoqёrisё pёr kёtё temё.

Ambasada PINK e falenderojnё pёrzemёrsisht Bashkinё e Korçёs pёr mikёpritjen dhe pёr zhvillimin e njё takimi shumё tё frutshёm, duke treguar edhe njёherё vlerat e kёtij qyteti dhe mbёshtetjen profesionale dhe vizionare qё ai i jep grupeve sociale vulnerabёl dhe nё nevojё. 

Monday, April 15, 2013

Letra mbeshtetese e LGBT United Macedonia per levizjen ne Shqiperi


Kjo eshte letra mbeshtetese e organizates maqedonase LGBT united ne lidhje me komentin homofobik te Ministrit te Drejtesise te Shqiperise, Z. Eduard Halimi. Falenderojme miqte dhe koleget tane ne vendin fqinj per solidaritetin, mbeshtetjen dhe sensibilizimin. 

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqiperi


Të ndëruar miq dhe mikesha

E pakuptueshme dhe jo njerëzore është sjella e Ministrit të Drejtësis, Eduart Halimi i cili si duket ka haruar betimin ministror për drejtësi.

Kur personi që duhet të jetë shtylla kryesore e të drejtave njerëzore dhe shtylla kryesore e luftës kundër diskriminimit, diskriminon dhe ofendon personat LGBT më se e logjikshme është edhe të jepë përgjegjësi për sjelljen e tij te pahijshme dhe diskriminuese.

Në këtë rast duam të përkujtojmë Ministrin në fjalë që do i bënte një nder  të madh vendit dhe pozitës së tij nëse do kërkonte falje dhe do të lëshonte postin dhe kështu do të jepte në dijeni se e pranon gabimin e  bërë.

Duam ti themi se personat LGBT nga Shqipëria nuk janë vetëm ata kanë shume miq dhe mikesha kudo anembanë, kanë  përkrahje edhe nga shtetet fqinje  dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në pamundësinë që me prezencën tonë të jemi afër jush dhe ne pamundësinë e prezencës në protestën që organizuat ditë e premte ju nisim këtë letër përkrahje në emër të të gjithë antarëve dhe antareve  të LGBT Junajted nga Maqedonia.

Shoqata e lezbikeve,gejve,biseksualeve dhe personave transgjinorë ”LGBT Junajted Maqedoni"
  
Shkup,  14 prill 2012 

Wednesday, March 27, 2013

Ambasada PINK mirёpret konferencёn rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”


20 Mars 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me COC Hollandё dhe me mbёshtetjen financiare tё programit MATRA tё Mbretёrisё sё Vendeve tё Uleta mirёpritёn nё Tiranё, nё datat 18 dhe 19 Mars, Konferencёn Rajonale me tematikёn “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”.

Konferenca mirёpriti organizata LGBT nga i gjithё rajoni i Ballkanit Perёndimor. Konkretisht organizatat Libertas nga Kosova, LGBT United nga Maqedonia, LGBT Forum Progres nga Mali i Zi, Labris nga Serbia dhe Sarajevo Open Centre nga Bosnja dhe Herzegovina ndanё dy ditё intensive pune ku u diskutuan çёshtje tё tilla si aktivizmi, bashkёpunimi rajonal, puna me institucionet, siguria etj. Pёrfaqёsues nga COC Hollandё, ILGA-Europe, Komitetit Hollandez i Helsinkit dhe Certti Diritti ishin gjithashtu tё pranishёm nё konferencё.

Nё ceremoninё hapёse tё konferencёs, morrёn pjesё pёrfaqёsuesit e tё gjitha institucioneve kryesore nё vend tё impenjuara pёr mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё njeriut. Tё pranishёm ishin Znj. Klajda Gjosha, Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, Znj, Irma Baraku, Komisionere pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Anila Nepravishta, Komisionere pranё Zyrёs sё Avokatit tё Popullit, Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francёs nё Shqipёri, Z. Marko Leiddeker, Pёrfaqёsues i Kёshillit tё Europёs nё Shqipёri, Z. Habit Hajredini, Drejtor i Drejtorisё sё tё Drejtave tё Njeriut dhe Qeverisjes sё Mirё nё Qeverinё e Republikёs sё Kosovёs, si dhe shumё pёrfaqёsues tё tjerё nga trupat diplomatike, institucionet publike, organizatat pёr mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut, aktivistё, media etj.

Nё fjalimin e saj Znj. Gjosha, evidentoi rolin e Qeverisё sё Shqipёrisё dhe punёn e Ministrisё sё Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta nё mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut dhe luftёn kundёr diskriminimit, duke veçuar kёtu Planin e Masave pёr mos-diskriminimin tё kёsaj ministrie. Ndёr tё tjera ajo theksoi se pavarёsisht se kushtetuta jonё garanton tё drejtat e qytetarёve LGBT ashtu si çdo qytetar tjerёt, shpesh ata ndeshen me intolerancё nё familjen e tyre dhe nё shoqёri. Prandaj edhe ndёrgjegjёsimi qytetar pёr çёshtje tё tilla ёshtё shumё i nevojshёm. Ajo evidentoi gjithashtu edhe ndryshimet e rёndёsishme qё janё propozuar sё fundmi nё Kodin Penal dhe atё tё Punёs nё mbrojtje tё komunitetit LGBT.

Nё fjalimin e tij, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta, pёrmendi sfidat e shumta me tё cilat pёrballet shoqёria jo vetёm nё Shqipёri por edhe nё Hollandё ku sfidat mbi çёshtje tё tilla si adoptimi ekzistojnё mes komuniteve tё huaja qё jetojnё nё kёtё vend.

Nё fjalimet e tyre Zyrat e Komisioneres pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit tё Popullit ndanё punёn e kёtyre institucioneve nё luftёn kundёr diskriminimit dhe nё mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Z. Hajredini nga Qeveria e Kosovёs, u shpreh gjithashtu se nё projektet e saj tё ardhshme kjo e fundit do tё pёrfshijё edhe mbrojtjen e komunitetit LGBT.

Ndёrkohё, Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parё pranё PINK, theksoi se shumё shpesh debati mbi tё drejtat LGBT diskutohet si i ndarё nga tё drejtat e njeriut, dhe tё drejtat e personave LGBT shpesh trajtohen si “privilegje”, çka ёshtё njё koncept i gabuar dhe qё duhet tё ndryshohet.

Konferenca ishte njё mundёsi shumё e mirё pёr rritjen e ndёrgjegjёsimit tё institucioneve publike, ndarjen e praktikave tё mira dhe evidentimin e disa prej sfidave kryesore me tё cilat kjo lёvizje pёrballet nё Shqipёri por edhe nё vendet e tjera tё rajonit.

Organizatat LGBT, vijuan punёn me prezantime individuale duke dhёnё kёshtu njё panoramё shumё mё tё qartё mbi natyrёn e problematikave qё lёvizja LGBT dhe aktivistёt e saj hasin nё vende tё ndryshme. Nga prezantimet dhe diskutimet e njёpasnjёshme u kuptua se nё fakt, lёvizja LGBT nё rajon ka mё shumё ngjashmёri se sa ndryshime. Problemet me homofobinё dhe transfobinё duken tё lidhura ngushtё me mungesёn e informacionit dhe dijeve mbi çёshtjet e seksualitetit dhe homofobisё. Shpesh institucionet edhe pse kanё kompetencat dhe burimet e duhura pёr tё luftuar diskriminimin apo krimet e urrejtjes nuk kanё motivimin apo dijet e duhura pёr tё kuptuar çёshtjet qё shqetёsojnё kёtё komunitet. Dhuna ndaj personave LGBT mbetet shpesh e pa raportuar nga kёta tё fundit, e ndёrkaq hetimet policore shumё shpesh ose nuk nisin ose nuk marrin parasysh komponentin LGBT. Prezantimet, idetё dhe eksperiencat e ndara treguan se lёvizja LGBT, nё tё gjitha vendet e rajonit tё Ballkanit Perёndimor, mund tё bёjё mё shumё nё rritjen e pёrgjegjshmёrisё institucionale nё mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave, lirive dhe sigurisё sё personave LGBT.

Kjo konferencё gjithashtu do tё hapё rrugёn pёr mё shumё koordinim dhe bashkёpunim mes organizatave tё rajonit pёr tё identifikuar problemet e pёrbashkёta dhe pёr tё gjetur zgjidhje sa mё efektive falё edhe mbёshtetjes sё partnerёve ndёrkombёtarё dhe lokalё, mbёshtetja dhe ndihma e tё cilёve kanё qenё shumё tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri falenderon tё gjithё organizatat rajonale, institucionet publike dhe parnterёt e saj pёr punёn e palodhshme dhe mbёshtetjen e tyre nё realizimin e njё konference kaq tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT nё tё gjithё rajonin e Ballkanit Perёndimor. 

FOTO NGA KONFERENCA:







Thursday, February 28, 2013

Ambasada PINK takon organizatat LGBT tё Kosovёs nё Tiranё


Stafi i Ambasadёs PINK / LGBT Pro Shqipёri u takuan ditёn e shtunё, 23 Shkurt 2013, me njё grup organizatash qё punojnё pёr tё drejtat e komunitetit LGBT nё Kosovё. Pёrfaqёsues nga organizatat Libertas Kosova, tё cilёt ishin edhe organizatorё tё udhёtimit studimor tё grupit nё Shqipёri, Elisum dhe QESH, vizituan zyrat e organizatёs me qёllim njohjen nga afёr tё punёs sё organizatёs dhe shkёmbimin e ideve.

Takimi ishte rezultat i pёrpjekjeve tё shumta tё aktivistёve LGBT nga dy vendet pёr tё koordinuar aktivitetet e tyre dhe pёr tё bashkёpunuar mё shumё nё projekte dhe aktivitete rajonale. Edhe pse shumё aktivistё nga dy grupet kishin patur mundёsi tё takohen nё aktivitete tё mёparshme kjo e fundit ishte njё eksperiencё e vyer pёr tё ndarё nga afёr eksperiencёn e punёs sё aktivistёve nё Shqipёri dhe Kosovё. Diskutimet shpesh pёrballeshin me probleme tё ngjashme dhe tё ndryshme, nё njё frymё e cila nёnkuptonte njё nevojё pёr mё shumё afrim dhe mё shumё bashkёpunim.

Konkretisht, duke marrё parasysh trashёgiminё e pёrbashkёt kulturore gjatё diskutimit u vunё re shumё ngjashmёri nё lidhje me llojin e homofobisё qё shfaq shoqёria si dhe sfidat qё personat LGBT hasin nё shoqёri. Nё kёtё sens ishte si tё gjeje miq tё vjetёr dhe tё bisedoje me ta pёr problemet e tua, por aq ata mund ti kuptonin poaq mirё sa ti.

Ambasada PINK dhe organizatat nga Kosova - Libertas, Qesh dhe Elisium - vendosën të mbajnë kontakte dhe të jenë të pranishëm në eventet dhe iniciativat respektive në mënyrë më aktive. Lëvizja LGBT në rajon është e lidhur ngushtë me dinamikat e vëndeve përkatëse, si vetë politika ballkanike. Prandaj dhe koordinimi i lëvizjeve LGBT në rajon si dhe shkёmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira është mund tё jetё njё hap pёrpara pёr tё gjithё rajonin.

Pёr mё shumё informacion vizitoni:

Thursday, February 21, 2013

Qeveria turke kёrkon tё kthejё nё atdhe fёmijёt e adoptuar nga familje lesbike ose gei jashtё vendit


21 Shkurt 2013 - Nё njё vendim qё ka shokuar lёvizjen LGBT nё Turqi, Zv. Ministri Bekir Bozdag dhe Presidenti i tё Drejtave tё Njeriut nё Parlament, Ayhan Sefer Ustun, kanё kёrkuar qё tё shmanget dhёnia pёr adoptim e fёmijёve jetimё turq, nё familje lezbike ose gay.

Kaos GL njё nga organizatat mё tё mёdha LGBT nё vend, ka komentuar mbi situatёn duke sqaruar se Bozdag ёshtё i njёjti person i cili i sheh tё drejtat e personave LGBT nё Turqi pёr tё mos u vrarё dhe pёr tё jetuar njё jetё tё zakonshme si njё luks. Mesa duket i njёjti person e ndjen tё nevojshme tё komentojё mbi jetёt e personave lesbike dhe gay nё vende tё tjera.

Fushata e dy zyrtarёve ka nisur me qёllim qё tё kthehen nё Turqi fёmijё tё adoptuar nga çifte tё krishtera gei dhe lezbike. Ndёrkohё ata kanё cilёsuar si tё rёndёsishёm faktin qё kёta fёmijё tё jepen pёr adoptim nё kultura tё ngjashme me ato tё Turqisё.

Aktivistёt turq i kanё kёrkuar zyrtarёve tё mos kёrkojnё shumё larg pёr prindёr lezbike dhe gei por tё vizitojnё qendrat sociale turke pёr tё parё nga afёr persona tё kёtij komuniteti qё jetojnё, punojnё dhe ndёrtojnё familjet e tyre nё Turqi.

Burimi: http://www.kaosgl.org/page.php?id=13535

Thursday, February 14, 2013

Ushtria turke diskriminon homoseksualёt


Qeveria dhe Forcat e Armatosura Turke janë dakort për ushtaret gay! Projekti i ardhshëm i "Ligjit të Forcave të Armatosura Turke për Disiplinёn" i dorëzuar në Parlamentin Turk (TBMM) nuk ka sjellë ndonjë përmirësim për ushtarët gay dhe diskriminimi vazhdon.

Rregullorja mbi tё ashtuquajturat "Marredhënie jo-natyrale" që stigmatizon dhe ndëshkon marrëdhëniet homoseksuale të oficerëve ushtarakë, studentёve ushtarakё homoseksualё dhe atyre që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak " zhvillohet ne kuader te projektit "Te rinjtё". Drafti u prezantua për publikun në faqen e internetit të AKP-së në fund të vitit 2012.

Drafti u prezantua ne gazeta, të tilla si Habertürk me kryeartikullin: "Ndryshim Historik në Forcat e Ushtrisë Turke (TSK)", ndërsa një tjetër gazetë Yeni Safak e shapalli atë si, "këto krime do të jenë bazë për TSK ".

Ligji aktual e përkufizon "homoseksualitetin" si një krim. Drafti i ri i përgatitur nga Kabineti i Ministrave e konsideron orientimin e njëjtë si një arsye për përjashtim nga TSK, si dhe urdhërat që do të ndëshkohen.

Projekti i ri e përcakton homoseksualitetin si një "krim" brenda listës së "marrëdhënieve jo-natyrore" ku rregullorja e vjetër mbulon atë në nenin 153 të Kodit Penal Ushtarak. Për shkak tё etiketimit si “sjellje jo tё natyrshme” zyrtarët ushtarakё homoseksual janë duke u shkarkuar nga ushtria dhe nuk janë në gjendje të kërkojnw të drejtat e tyre.

"Marrëdhënia e panatyrshme" si term ishte një prej temave tё diskutuara gjatë "Kodit te ri  Penal Turk " qё u debatua në parlament në vitin 2004. Ndoshta për herë të parë në Parlamentin Turk në Komisionin e Drejtësisë u diskutuaan rregullimet ligjore kundër "diskriminimit në bazë të orientimit seksual", ku ishte thënë se "marrëdhëniet e panatyrshme" nënkuptojnë "nekrofilizmin", por jo homoseksualitetin!

Ka pasur konfuzion edhe më shumë në lidhje me "marrëdhënie të panatyrshme" në vitin 1996. Në atë vit, Komisioni i Drejtësis ne Parlament miratoi ligjin “Situata e marrёdhënieve të panatyrshme” për Disiplinen e Ushtrise Turke. Termi "Situata" nuk u kuptua qartë nga anëtarët e komisionit, prandaj ajo u zëvendësua me "homoseksualitetin".

Sipas ligjit, çdo ushtar qё kishte lidhje me "homoseksualitetin" shkarkohej!

Në draftin bashkëkohor të 2012, duke supozuar ‘ndryshime të reja historike” nuk do të mbulojë të drejtat dhe dinjitetin e ushtarëve homoseksualë në kuadër të ushtrisë turke. Në vend të kësaj, qeveria, përcaktimin për  homoseksualitetin si një "krim" dhe duke përsëritur qëndrimin diskriminues tregon se AKP është në përputhje me kuptimin arkaik të Forcave të Armatosura Turke. 

Tuesday, February 12, 2013

Gjuetia e gazetarёve homoseksualё nё Maqedoni

E pёrditshmja Veçer, e njohur edhe si gazeta pro-qeveritare nё vendin fqinj i ka kёrkuar lexuesve tё listojnё persona publikё nga fusha e medias tё cilёt ata mendojnё se janё gei, duke sugjeruar vetё disa emra.

Shkup 12 Shkurt 2013 – Vendimi pёr tё ekspozuar gazetarёt gei nё Maqedoni, ёshtё rrishtaz njё nga çmenduritё e rradhёs nё media, pёr tё konkuruar njё shaka televizive tё bёrё nё Serbi e cila doli jashtё kontrollit. “Ne i kёrkojmё lexuesve tanё tё na thonё emrat e gazetarёve tё dyshuar si gei dhe tё ndajnё me ne eksperiencat e tyre”, shkruante Veçer tё Enjten. Nga ana e saj gazeta sugjeroi disa emra tё tillё si Goran Mihajlovski, redaktor i portalit Libertas, Aco Kabranov si dhe redaktori i revistёs sё celebriteteve Krema, Zoran Vasilevski. Gazeta publikoi edhe fotografitё e tyre nё faqe tё parё. Aco Kabranov deklaroi se do ta hedhё gazetёn nё gjyq edhe pse pranoi se “padia do tё pёrfundojё diku nё ndonjё nga sirtarёt e gjykatёs.” Kjo ёshtё hera e dytё qё e pёrditshmja Vest bёn skandal, pasi njё javё me herёt kishte pyetur publikun tё sugjeronin njё gazetare tё famshme maqedonase e cila duhet tё intervistonte Kryeministrin Nikolla Gruevski pa tё brendshme.

Ideja u frymёzua nga njё ngjarje e ndodhur sё fundmi nё Serbi, ku nё njё video shfaqet Kryeministri Serb, Ivica Daçic teksa “intervistohet” nga njё modele pa te brendshme e cila luan rolin e njё gazetareje. Shakaja ka tёrhequr vёmendjen e publikut nё tё gjithё rajonin dyke i shtyrё gazetat maqedonase tё pyesin se kush gazetare mund tё bёnte tё njёjtёn gjё nё Maqedoni. Nё krye tё listёs ishte vetё kryeredaktorja e tё pёrditshmes Veçer, e cila mesa duket nuk ishte gёzuar shumё nga ky nominim. Pёr kёtё arsye ajo do tё hedhё nё gjyq gazetёn Vest e cila bёri kёtё anketim. Si rezultat i kёtij presioni e pёrditshmja Vest e hoqi anketimin nga faqja e vet, duke cituar si arsye “presion tё papritur” pёr tё ndёrmarё kёtё hap. Ndёrkohё gazetarja Olivera Trajkoska, e cila ishte gjithashtu e pёrfshirё nё anketim pati thёnё nё njё intervistё se ishte pёr tё ardhur keq qё njё anketim kaq argёtues do tё hiqej pёr shkak tё presionit nga grupet konservatore.

© Balkan Insight 
http://www.balkaninsight.com/

Thursday, January 17, 2013

Serbi: Pёr herё tё parё njё gjykatё dёnon diskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual



Beograd, 9 Janar 2013- Aleanca Gay Straight (GSA) me anë të një njoftimi për shtyp informon se zyra e saj për Shërbime Gjyqësore mori vendimin final nga Gjykata e Apelit në qytetin e Novi Sad, ku konfirmohej sjellja diskriminuese dhe diskriminimi i ashpër ndaj M.A (25 vjeç) nga Serbia nga qyteti Vršac nga kolegu i tij Dario K. (26 vjeç) nga Vlajkovac (qytet afër Vršac). Diskriminimi ka vazhduar për disa muaj, në kompaninë ku punonin të dy burrat.

Kjo ёshtё hera e parё qё jepet njё vendim përfundimtar bazuar në Ligjin Kundër Diskriminimit duke prekur çështjen e diskriminimit në punë për shkak të orientimit seksual. Shërbimi Gjyqësor i GSA, që përfaqsoi ligjërisht M.A, e ka mbrojtur këtë çështje kundër Dario K. që nga Prill, 2011. Vendimi final i Gjykatës së Apelit detyron Dario K. të dëmshpërblejë M.A me shumën 180 mijë dinarë serbё për dëmet e shkaktuara si shqetësim në formën e ankthit mendor, për shkak të shkeljes së mbrojtjes personale dhe të drejtën e privatësisë, reputacionit, dhe nderit; Dario K. do paguajë kostot e shërbimeve gjyqësore të ofruar nga GSA që shkon në shumën 99 mijë dinarë serb.

M.A. erdhi pranë zyrave të GSA në Mars 2011 dhe duke pranuar se kolegu i tij Dario K. e kёrcёnonte dhe fyente pёr njё kohё tё gjatё. Kjo sjellje e Dario K. filloi pasi ai kishte marrë telefonin e M.A pa leje dhe kishte lexuar mesazhet e tij private, ku kishte zbuluar për orientimin seksual të M.A. Pas kësaj Dario K. filloi ta fyente dhe kërcënonte M.A duke i thënë mes të tjerave: “Ti pederast, ma shpif”, “Ti je i shpifur, duhet t’ju vënë të gjithë në hu” dhe “Ju të gjithë duhet të dënoheni me vdekje” dhe më pas e kërcënoi “do të vras nësë vjen ndonjë gjë nga gjykata apo policia”. M.A gjithashtu thotë që Dario K. ka qënë fizikisht i dhunshëm ndaj tij në disa raste. Për shkak të një sjellje të tillë nga kolegu i tij ka qënë i detyruar të kërkojë asistencë mjeksore.

Gjykata e Apelit vendosi se në këtë rast i akuzuari Dario K. ka vepruar në mënyrë diskriminuese ndaj M.A për shkak të orientimit të tij seksual (gei) dhe duke qënë se kjo sjellje është përsëritur për 6 muaj, i akuzuari ka diskriminuar dhe diskriminmi quhet i rëndë. Vendimi është bazuar në Nenin 12, 13 dhe 21 të Ligjit kundër Diskriminimit dhe Gjykata e Apelit ka evidentuar dhe shkeljen e Neneve 21, 23 dhe 25 të Kushtetutës Serbe që e ndalon diskriminimin bazuar në cilindo motiv dhe që garanton të drejtën e dinjitetit human dhe të integritetit mendor.

Në shënimin e saj në vendimin përfundimtar, Gjykata e Apelit ka thënë se “është padyshim që fjalët “pederast” janë shprehje që në gjuhën serbe kanë konotacione negative dhe fyese për personat meshkuj që identifikohen si “gei” dhe përdorimi i tyre “përfaqёson një akt shqetësues që ka si qëllim të dhunojë dhe që dhunon dinjitetin personal bazuar në një karakteristikë - orientimin seksual”. Duke u nisur nga fakti që i akuzuari pasi mësoi për orientimin seksual të M.A e fyente në shumë raste dhe për një kohë të gjatë, Gjykata e Apelit gjykoi se sjellja përfaqёsonte një diskriminim të përsëritur dhe të zgjatur në kohë, dmth një diskriminim të rëndë.

Për fat të keq, vendimi i Gjykatës së Nivelit të Parë në qytetin e Vršac nuk ishte në favor të M.A. sepse e refuzoi çështjen për të marrë një vendim në lidhje me sjelljen diskriminuese të Dario K. dhe për të adrresuar dëmshpërblim material. Sidoqoftë, Shërbimi Gjyqësor i GSA apeloi për këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Novi Sad, ku pas kësaj Komiteti i Gjykatësve vendosi se vendimi i Gjykatës së Nivelit të Parë të Vršac ishte marrë në bazë të aplikimit të gabuar të ligjit për të dhënat dhe më pas lëshoi vendimin përfundimtar në bazë të fakteve të paraqitura.

GSA është shumë e kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Novi Sad dhe shpejtësinë e proçesit si dhe me shpjegimin për vendimin nga Gjykata e Apelit, si dhe për faktin që Gjykata e Apelit nuk e ktheu çështjen për rishqyrtim, që është një praktikë e shpeshtë, por e mori vetë vendimin.

M.A. është gjithashtu i kënaqur me vendimin dhe konfirmoi në një bisedë me GSA, se ai mori dëmshpërblim dhe mbrojtje për dinjitetin e tij. Ndër të tjera ai shprehet:

Unë përpiqem të punoj shumë dhe orientimi im seksual nuk ndikon në rezultatet e punës sime. Si të gjithë unë e konsideroj atmosferën në punë të jetë shumë e rëndësishme, por unë keqtrajtohesha dhe isha shumë i mërzitur nga poshtërimi i përditshëm. Ishte shumë e vështirë por unë e kuptova që nuk kisha pse të vuaja në këtë mënyrë pasi nuk kisha bërë asnjë gabim. Shkova tek GSA dhe nisa ndjekjen ligjore të çështjes. Unë doja që shteti të më mbronte, të tregonte që ishte i interesuar në mbrojtjen time. Unë jam shumë i kënaqur me vendimin final, sepse konfrimon që mora vendimin e duhur, por me vendimin e shkallës së parë u zhgënjeva shumë. Pas tij mendova që nuk ka drejtësi, por nuk desha të dorёzohem, vazhdova të luftoja dhe më në fund drejtësia erdhi.”

Që nga 2009 GSA Shërbime Gjyqësore ofron ndihmë ligjore falas për viktima të dhunës dhe dikriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor të vërtetuar apo të presupozuar, në këtë mënyrë duke krijuar praktika gjyqësore dhe duke monitoruar punën e policisë dhe të gjyqësorit. Deri tani ka ndjekur rreth 30 çështje në të gjitha gjykatat në Serbi dhe ka fituar disa vendime përfundimtare për diskriminimin duke përfshirë çështjen kundër të përditshmes Press dhe Nebojša Bakarec, si dhe disa vendime të shkallës së parë, që janë arritje të rëndësishme duke konsideruar që deri më 2009 në gjykatat Serbe nuk ishin praktika për çështjet në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor. GSA Shërbime Gjyqësore është aktualisht përfshirë në disa çështje në sfera të ndryshme, duke përfshirë tentativë vrasjeje ndaj një lesbikeje A.Ž. në Tetor 2011 për shkak të një bluzeje me simbolin Paradë Krenarie, rrahjen e një djali gay V.M. afër një klubi gay në Shtator 2012, fyerja dhe keqtrajtimi i një mësuesi M.D. nga Novi Sad për shkak të orientimit të tij seksual, ndalimi i një konference për shtyp i GSA në Qëndrën Sava dhe të tjera, si dhe ofrimi i këshilave ligjore të personave LGBT në raste kur kanë gjyqe të pavarur. Rastet e udhëhequra nga Shërbime Gjyqësore GSA në më të shumtën e rasteve janë botuar në raportet vjetore të GSA në statusin e të drejtave të njeriut për personat LGBT në Serbi.