Showing posts with label Homofobia. Show all posts
Showing posts with label Homofobia. Show all posts

Thursday, April 11, 2013

Ministri Halimi shfaq hapur homofobinё e tij ndaj Komunitetit LGBT


Tiranë, 11 Prill 2013 - Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri ka mёsuar me keqardhje për fjalorin e papërshtatshëm, diskriminues dhe homofobik të Ministrit tё Drejtёsisё Z. Eduard Halimi nё shkёmbimin e tij me deputetin e Partisё Demokratike Z. Fatos Hoxha. Ky shkёmbim me SMS ёshtё filmuar nga kamerat e njё televizioni lokal ndёrkohё qё zhvillohej seanca dёgjimore pranё Komisionit tё Ligjieve nё Kuvendin e Shqipёrisё. Teksti i atribuohej fjalimit tё Avokatit tё Popullit Z. Igli Totozani teksa ai propozonte amendimet ligjore qё duhen bёrё nё Kodin Penal nё lidhje me fjalimet e urrejtjes, krimet e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit gjionor.

Ministri Eduard Halimi
Dy bashkёbiseduesit kanё tallur falenderimet e Z. Totozani duke theksuar kёtu komentin e Z. Halimi: “Ca thua ti more, ai mbron bq mos e thuaj shumё se do na hapen llafe”.

Kjo fjali e shkruar nga Ministri i Drejtёsisё Z. Eduard Halimi tregon jo vetёm homofobinё dhe diskriminimin e kёtij tё fundit ndaj komunitetit LGBT por edhe njё mungesё totale respekti ndaj institucioneve kushtetuese tё cilat kryejnё detyrёn e tyre nё mbrojtje tё tё drejtave tё njeriut.  

Z. Eduard Halimi ёshtё pёrfaqёsues i popullit nё Parlamentin e Shqipёrisё dhe drejton njё nga Ministritё mё tё rёndsёsishme nё vend dhe si i tillё ka obligimin ligjor, politik dhe moral pёr tё pёrfaqёsuar tё gjithё qytetarёt e Shqipёrisё pёrfshi edhe ata LGBT.

Kjo gjuhё vulgare, e shprehur pёr mё tepёr nga njё prej Ministive kryesorё nё vend qё janё pёrgjegjёse edhe pёr reformat kryesore ligjore qё po bёhen ndaj tё drejtave LGBT nё veçanti dhe atyre tё njeriut nё pёrgjithёsi, ёshtё e pa-tolerueshme dhe e pa-pranueshme.

Minimumi i sjelljes dhe shprehjes politike tё Z. Eduard Halimi dhe respektit tё tij ndaj qytetarёve shqiptarё, duhet tё jetё tё kёrkojё ndjesё publike nё emrin e tij dhe tё institucionit qё ai pёrfaqёson.

Kjo gjuhё, e pёrdorur nga Z. Halimi ndaj komunitetit LGBT duhet tё konsiderohet po aq fyese, pёr çdo minoritet dhe grup social tё rrezikuar dhe tё prekur nga diskriminimi nё Shqipёri.

Institucionet qeverisёse dhe pёrfaqёsuesit e tyre janё dera ku qytetarёt shqiptarё duhet tё kёrkojnё ndihmё e ku tё ndihen tё mbrojtur. Njё gjuhё e tillё fyese dhe poshtёruese, ul ndjeshёm besimin e qytetarёve shqiptarё nё tёrёsi dhe tё komunitetit LGBT nё veçanti ndaj institucioneve publike. 

Wednesday, April 3, 2013

Diskutimi i Z. Artan Lame nё Top Albania Radio


Sa mё poshtё ёshtё intervista radiofonike e Z. Artan Lame nga gazetari i mirёnjohur Alban Dudushi. Nё kёtё intervistё Z. Lame pёrveçse nuk arrin tё tregojё asnjё formё ndjeshmёrie apo keqardhje pёr ndjesinё e keqe qё ka shkaktuar nё komunitet, vazhdon tё shpallё homofobinё dhe bezdinё e tij ndaj çёshtjes LGBT. Nё pёrgjigje tё njёpasnjёshme ai nuk i pёrgjigjet pyetjeve shumё tё drejta dhe korrekte tё Z. Dudushi, kur ky i fundit e sqaron se çfarё ndjeshmёrie dhe perceptimi kanё grupet a margjinalizuara nё shoqёri, vazhdon dhe shfaq paragjykimet dhe nervozizmin e tij.

Pёrveç kёsaj Z. Lame harron qё Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri ka realizuar njё seance takimi me njё grup tё rinjsh tё komunitetit LGBT, tё cilёt ishin shtysa kryesore pёr tё bёrё ankesё pranё Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe pёr tё publikuar letrёn e hapur drejtuar Z. Edi Rama.

Z. Lame duhet tё dijё se stafi i Ambasadёs PINK / LGBT Pro  janё po aq tё shqetёsuar dhe tё preokupuar pёr çёshtje tё rёndёsishme si pedofilia, katrahura urbane dhe tё pёrnjdekurit politikё nё Shqipёri, por nuk do donte asnjёherё qё kёto kauza tё rёndёsishme tё bёheshin mishmash me njёra-tjetrёn e as tё krijonte hierarki problemesh dhe tё drejtash. Ashtu siç thotё shprehja e urtё popullore “çdokush e di vetё ku i pikon çatia” dhe Z. Lame duhet tё dijё se Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri ёshtё kёtu pёr tё ndjekur çdo rast dhune, diskriminimi dhe abuzimi publik apo privat ndaj kёtij komuniteti, dhe fakti qё arrin tё bёjё sensibilizimin e duhur ndaj kёsaj çёshtje ёshtё meritё e saj dhe jo faj.

Z. Lame gjithashtu nuk duhet tё ketё as fobi dhe as alergji nga pakicat, duke bёrё tё tilla teori si ato mё poshtё, por tё kuptojё se pёr shkak tё faktit se janё kaq tё ekspzuara nga urrjetja, stereotipet dhe diskriminimi, janё shumё herё mё tё ndjeshme nga keqtrajtimet dhe pёr kёtё arsye çdo komb i civilizuar u ka dhёnё tё drejta tё posaçme. Z. Lame duhet gjithashtu tё dijё se as Ambasada PINK dhe asnjё organizatё tjetёr LGBT nuk kanё nё plan tё pushtojnё Shqipёrinё dhe tё kontrollojnё opinionin publik shqiptar. Nё gjithё kёto vite punё, pёrpjekjet tona janё tё ndёrgjegjёsojmё, informojmё dhe qartёsojmё qytetarёt mbi çёshtjet e pakicave seksuale.

Po ashtu Z. Lame nuk duhet tё penalizojё dhe tё ofendojё tё gjithё ato organizma ndёrkombёtare dhe shtete tё ndryshme qё mbёshtesin Shqipёrinё nё kaq vite. Kjo mёnyrё tё shprehuri ndaj ndihmave tё huaja ёshtё po aq e paqartё dhe konfuze nga ana e Lames, kur e dimё tё gjithё se vendi ynё ka pёrfituar shumё nё çdo sferё te jetёs, ekonomisё dhe shoqёrisё nga ndihmat dhe mbёshtetja e kaq e kaq shumё vendeve tё botёs. Nuk ёshtё faji i Ambasadёs PINK dhe as i punёs sё saj qё Z. Lame ka frikё donatorёt dhe mbёshtetjen e huaj.

Nё pёrmbyllje stafi i PINK dhe komuniteti LGBT dёshirojnё tё pёrshёndesin pёrzemёrsisht Z. Alban Dudushi pёr pyetjet e tij tё kujdesshme dhe pёr qytetarinё e treguar nё kёtё intervistё.

Gazetaret: Alban Dudushi, Ardian,Bieta

Albani - Ka qene nje artikull qe mesa kuptoj une nuk ka pas ne qender te vemendjes por ishte pikerisht nje fraze e ketij artikulli e cila ka ngjallur debat dhe ka bere distancimin e kryetarit te partis socialiste ?

Z.Lame - Shyqyr qe e degjova njehere nje fraze e artikullit sepse se ajo e shkrete leter mesa lexova une thote qe nje artikull paska qene kunder tyre. Pertej shakave.E para sic e the dhe ti artikulli nuk ishte kunder komunitetit LGBT shkrimi ishte komplet tjeter gje ishte deshtimet e shtetit ne rastin me fatkeq qe ndodhi disa para disa ditesh rasti i pedofilise dhe aty ne nje moment te caktuar ne nje kontekst te caktuar permendet edhe ceshtjet qe kane te bejne me kete komunitet. Nga ana tjeter ti nuk mund te me thuash qe komuniteti LGBT eshte i irrituar, ata qe pretendojn te mbrojn te drejtat e tyre jane te irrituar. Nuk eshte e njejta gje sepse sic ka shoqata qe merren me jetimet, biresimet me historira sa te duash por jetimet dhe birsimet nuk e kane idene qe keto shoqata ekzistojnё vetem per te kapur projekte. Ashtu ka dhe shume njerez qe pretendojne qe mbrojne te drejtat e ketij komuniteti, por qe ekzistojn vetem per te kapur projekte  qe jane icik ne mode projektet e ketij lloi te nderkombetaret. Po flas fare hapur eshte e rende kjo qe po them, por per fat te keq kshu eshte. Nga ana tjeter une jam nga ata te rrale njerez publik qe jam shprehur per mbrojtjen e te drejtave te ketij komuniteti dhe jam krenar per kete pikerisht per mbrojtjen e te drejtave se quhen si te drejta njeriu jam absolutisht dhe do vazhdoj te jem kunder arrogances me te cilen shume raste paraqiten keto te drejta ose spekullohet nga lloj-lloj  grupesh per te perfituar gjithmone them projekte nderkombetare ne kete fushe kjo eshte e gjithe deshtim.

Albani - E qarte,vetem Artan ka dhe dicka: A ndoshta si te thuash fraza e vendosur ne nje kontekst te caktuar gjithsesi kishte, ke parasysh se ne te tilla raste jo vetem ne shqiperi jo jo, por dhe ne vendet perendimore ka gjithmone nje lloj perkujdesje ne perzgjedhjen ne te folur, ajo qe eshte pjesa politikisht korrekte ne menyre qe keta te mos ndjejn as agresion verbal ne nje lloj kuptimi, ndoshta ka nje lloj pakujdesie ne kete pike?

Z.Lame - Jo jo nje minut Alban une si ty jam njeri i lire dhe pretendoj ta them fjalen time te lire pa qene politikisht pa u kujdesur te jem politikisht korrekt dhe ne kete rast  kam thene fjalen time, por qe eshte, me vjen keq se ne  vend te merren  me thelbin e problemit, meren e tha po si e tha, si mund ta kishte thene, mund ta kishte thene kshu apo ashtu dhe ne nje kohe varrosin komplet problemin. Se nuk ju intereson problemi, ju intereson te duken se vazhdimisht jane te goditur,vazhdimisht ka njerez qe ju bien ne qafe, vazhdimisht dikush i persekuton sepse kjo perseris dhe njehere “Eshte vetmja menyre e ketyre njerzve jo komunitetit perseris dhe njehere jam nder mbrojtsit e rralle publik  te atij komuniteti. Ata qe pretendojn te mbrojn te drejtat e tyre meqenese duan, se e thash se ne shume raste kujdesen vetem per projekte.” Si intereson thelbi i problemit, ju intereson berja me zor publike e problemeve inekzistente per arsye te tjera.”Them dhe njehere per arsye projektesh dhe jane shume te rendomta si arsye”

Ardiani - Per kocidence Artan desha te te infrmoja qe ne SHBA ka qene nje diskutim dhe ka shkuar dhe ne gjykaten supreme, gjykaten kushtetuese ceshtja e martesave midis te njejtit sex dhe gjate kesaj jave ka pas dhe nje zhvillim te tille ne SHBA, kesaj i ka paraprire dhe nje anketim ku 58% e popullsis ne amerike mbeshtesnim martesen brenda te njetit sex ndersa 42% qe ishin kundra me siguri jane kundra se jane merzitur duke shku ne dasma.

Z.Lame - Po cme intereson mua kjo, ky nuk eshte problemi im. Ore vellezer a ka mundesi, te lutem, une kam bere nje shkrim ku paraqes thjesht problemet  e deshtimit te shtetit shqipetarne shume nga rastet tragjike te pedofilis. A ka mundesi te merremi me kete dhe jo me historira martohen a smartohen gay-t. A ka mundesi ky nuk eshte problemi im martohen apo smartohen gay-t. Problemi ne shqiperi eshte deshtimi i shtetit ne rastet e dhunes ndaj femijёve. Te merren me kete problem dhe te mos shpifin probleme sepse dikush do te kapi projekte me nderkombetaret  te lutem. Une kam 3 muaj qe po mundohem te sensibilizoj opinionin publik mesa mundem per tragjedine  qe po ndosh ne Tirane me planin rregullues dhe nuk ka dale njeri te thoje nje fjale nga i gjithe pushteti dhe dikush nga nje debat i paqene, se jam i bindur qe shteti gezohet qe hapet ky lloj debati, ezohet sepse hiqet vemendja  nga problemet reale. Alban kete po ta them  dhe ty si kritik  a do bejme  dot nje debat per nje problem real qe eshte situata tragjike e ndertimeve ne Tirane.

Albani-Pa diskutim

Z.Lame – Po tani ti po meresh martohen apo jo gay-t sepse eshte cmenduri, nuk me intereson kjo ne keto momente.

Albani - Nuk te kerkuam kete,natyrisht qe kemi bere debate

Z.Lame - Jo nuk eshte bere asnje debat se ka 4 muaj dhe nuk eshte folur per planinn rregullues te Tiranes ju flisni martohen apo jo gay-t.

Albani - Atehere me lejo te te korigjoj, madje me pelqen nervozizmi yt sepse te ben me simpatik. Absolutisht tё gjitha problemet qё ti thua qe i ngre dhe ne qe punojm dhe merremi me kete pune dhe e ndjejmё mungesen e pergjigjjes qe ne fund te fundit shuan debatin nga ana e atyre qe kane gjerat ne dore. Por te thuash qe jane probleme te pacena do ti irritoj dhe njehere nga  e para perfaqesuesit e LGBT-ve.

Z.Lame - O Alban a kemi te drejte te flasimapo duhet te cojme ate qe themi,duhet tja u cojme njehere ketyre te levizjes qe a mund ti themi dhe pastaj ti themi,po shkojm drejt kesaj rruge qe ne cdo gje qe themi tja u dergojm ta miratojn po mund ta thoni se ne nuk traumatizohemi  nga kjo dhe pastaj ta themi.Shiko se ka dhe nje rrezik shume te madh se drejt kesaj rruge do vehet nje dite. Pakicat e motivuara dhe komuniteti LGBT ёshtё pakicё e motivuar nuk mund tё thone se janё shumicё dhe pёr kёtё mund tё thonё se pse na thua pakice.

Albani - Jo jo

Z.Lame - Ta them une qe do irritohen sepse do thone ne nuk jemi pakice. Pakicat e motivuara tentojn gjithmone drejt diktaturave, diktature jo ne kuptimin qe do na pushtojne  por qe mundohen te limitojn  fjalen, kontrollojn fjalen sepse kanё nje motivim ideologjik ne nje fare menyre, ideologjik qe kane disiplinё te brendshme e keshtu me radhe dhe tani kjo shihet  ne menyre se si  mundohen te na kontrollojn cdo fjale qe themi.

Albani - Artan me qё po zhvillojmё kёtё me shume se sa ne forme interviste ne nje shkembim mendimesh.Problemi eshte ku e para: dhe ne studimet e fundit dhe me sondazhet shqiperia nuk eshte nje parajs e tolerances perkundrazi eshte nje vend homofob.

Z.Lame - E kam shkruar e kam shkruar per ti mbeshtetur ne te drejten e tyre por jo ne dhunen se si mundohen ose qe na e kerkojn kete te drejte.

Albani - E dyta: praktika europiane perendimor dhe SHBA-ve jo vetem per komunitetin e gay-ve dhe lesbike-ve,por edhe per te gjitha keto minoranca te tjera te cilat si te thuash qe ti i quan pakica te motivuara, por kane nje sensibilitet te madh sepse jane te ekspozuar  ndaj percmimit, dhunes ndaj gjithe elementet qe i bejne ata  te ndihen te perjashtuara. Ka legjislacion te mirepercaktuar  prandaj kur permenda fjalen politikisht korrekt, ka legjislacion korrekt se dhe cfare fjalesh dhe verbi perdoren per keta njerez, do me thene ne kete kuptim nuk mund te thuash qe do na bejne censure  nuk eshte puna te censura  por sa te kujdesshem jemi ne per te mos e cuar le te themi mendjen homofobe tek ata.

Z.Lame  - O Alban i kthehem dhe njehere te njejtit diskutim, gjithmone flas te surrealja qe une jam tentuar gjithmone te mbroj te drejtat e tyre por nuk ju  intereson kjo pjese per ta nuk ju intereson te kene njerez  qe i mbeshtesin, nuk ju duhet fare kjo gje. Atyre qe e ngrejne kete fortune ju intereson thjeshte qe te behet zhurme qe ne jemi te persekutuar te thone kaq, se kjo eshte menyra e tyre per te kapur ca projekte kaq shuem te turpshme por keshtu eshte.

Albani - Pyetja ime eshte: A jane apo jo te persekutuar?

Z.Lame - Absolutisht jane te persekutuar.

Albani - Atehere kane te drejte ta thone.

Z.Lame – Po kush tha qe te mos e thone ore nuk them qe jam nje nga ata qe i mbroj  dhe ne qofte se i mbroj  i mbroj se dikush i persekuton, por nuk eshte kjo gje qe ju duhet ketyre qe dolen dy veta dhe i mbrojten, por te krijojn pershtypjen se sa shume njerez i bien ne qafe sepse kjo eshte menyra per te kapur projekte. Eshte e turpshme dhe kshu shkaterrojn kauzen se eshte nje kauz e drejt e cila per shkak se eshte akaperuar nga njerez te caktuar shkaterrohet si kauze sic ka ndodhur dhe me shume kauza te drejta ne Shqiperi qe te rena ne duar te gabuara jane shkaterruar si kauza. U desh nje sherr per nje tjeter ceshtje qe te me ftoje per ceshtjen e restaurimit te burgut te Spacit, prapё doli dytesore nje ceshtje  e madhe  sic eshte persekutimi komunist qe del  ne plan te dyte,  se dalin histori te tjera ekzistuese po shume me te vogla qe zene vendin e saj.

Albani- Ne te gjitha rastet padashur te bejme debat midis nesh por ne te gjitha rastet  qe ka ceshtje  te shkeljes se drejtave te njeriut jane ceshtje primare  dhe nuk jane asnjehere sekondare.

Z.Lame – Ti te pakten kerkon debat ndersa ata thone si te themi ne o ska

Bieta – E di per cfare u habita qe komuniteti LGBT eshte irrituar sepse shkrimi ne gazeten Shqip tani qe po e shikoja per te disaten here ne fakt ka nje foto ne te cilen eshte ilustruar shkrimi  eshte: Thuaj jo homofobise, po ne kete shkrim qe ata jane irrituar.

Wednesday, February 1, 2012

Urrejtja ndaj homoseksualёve si njё normё kulturore dhe fetare


Irani propagandon ndjenjat anti-homoseksuale si njё fenomen perёndimor

nga Hossein Alizadeh
Komisioni Ndёrkombёtar pёr Mbrojtjen e personave Gay dhe Lezbike
Koordinator pёr Lindjen e Mesme dhe Afrikёn e Veriut

Nё linjё tё njёjjtё me kriminalizimin shtetёror tё marrёdhёnieve homoseksuale nё Iran, gjatё ditёve tё fundit zyrtarё tё kёtij vendi kanё mbrojtur homofobinё e sanksionuar me ligj nё Iran duke e imponuar atё si njё normё kulturore dhe fetare.

Ditёn e Shtunё, 29 Janar, mediat iraniane kanё perifrazuar Shefin e Policisё sё Shtetit tё Iranit, Brigadierin Ismail Ahmadi Mogadam, i cili e pёrshkroi homoseksualitetin si “anti-kulturё”. Duke folur gjatё Festivalit Kombёtar tё Qytetarёve Shembullorё, Shefi i Policisё tha: “Ne tё gjithё kemi detyrimin tё mbrojmё normat sociale. Nёse kёto norma neglizhohen, ato bёhen mё pak tё efektshme dhe nё vend tё tyre normat anti-kulturore fillojnё tё rriten nё popullaritet. Nёse kёto norma nuk mbrohen, ёshtё e mundur qё normat anti-kulturore tё bёhen tё pranueshme shoqёrisht.” Z. Ahmadi pёrdori homoseksualitetin pёr tё ilustruar ‘teorinё’ e tij: “Pak vite mё parё, kur Presidenti Ahmadinejad i tha studentёve tё Universitetit tё Kolumbias se Irani nuk ka homoseksualё, tё pranishmit qeshёn me tё. Ata qeshёn, sepse nё shoqёrinё e tyre ky ёshtё njё ves social, i cili konsiderohej tabu ndёrkohё qё tani ёshtё aq i pёrhapur saqё njerёzit e konsiderojnё si njё normё tё pranueshme shoqёrisht.”

Ky koment erdhi njё ditё pas fjalimit tё njё diplomati tё lartё Iranian i cili duke folur para njё audience nё Teheran tha se Pranvera Arabe po sjell njё rrizgjim tё Islamit, i cili ndёr tё tjera do tё promovojё ndjenja anti-homoseksuale. Z. Hasan, Zv. Ministёr i Jashtёm i Iranit pёr Çёshtjet Konsullore foli para njё grupi studentёsh nё Teheran mbi ndryshimet themelore qё ekzistojnё midis Islamit dhe Demokracive Liberale tё Perёndimit, duke pёrmendur pesё fusha. SIpas Z. Hasan “modeli islamik ёshtё i orientuar drejt familjes, ndёrsa demokracitё perёndimore janё individualiste dhe anti-familje duke qenё se teoritё e tyre ekonomike dhe individualizmi promovojnё konsumerizmin. Kjo ёshtё arsyeja pёrse modeli islamik pёrdor vlerat familjarё dhe dёshirat pёr seksin e kundёrt ndёrsa perёndimi promovon homoseksualitetin.”

Friday, December 16, 2011

Sekretari i Pёrgjithshёm i KE-sё dёnon diskriminimin e vazhdueshёm ndaj komunitetit LGBT nё shumё pjesё tё Europёs


Sekretari i Pёrgjithshёm i Kёshillit tё Europёs, Z. Thorbjorn Jagland, paralajmёroi njё ditё para Ditёs Ndёrkombёtare tё tё Drejtave tё Njeriut se personat lezbike, gej, biseksualё dhe transgjinorё pёrballen me diskriminimin nё shumё pjesё tё kontinentit. 

Thorbjørn Jagland
“Homoseksualiteti ёshtё hequr nga lista e veprave penale nёpёr tё gjithё Europёn, por paragjykimet dhe hipokrizia vazhdojnё tё ekzistojnё ndaj personave LGBT. Sё fundmi, ligje diskriminuese janё propozuar, madje miratuar, nёpёr shtete anёtare si Lituania, Ukraina dhe nё disa rajone tё Federatёs Ruse. Kjo ёshtё njё shkelje e tё drejtave tё njeriut dhe njё hap prapa ndaj progresit pёr tё promovuar dhe mbrojtur dinjitetin njerёzor” tha ai. “Qeveritё europiane si dhe liderёt politikё dhe moralё e dinё se Konventa Europiane e tё Drejtave tё Njeriut nuk e lejon persekutimin e tё drejtave tё njeriut nё baza tё identitetit seksual. Mesazhi im nё kёtё ditё tё tё Drejtave tё Njeriut ёshtё qё tё mos harrojme dhe tё mbajme mend se tё drejtat e njeriut janё pёr tё gjithё ose pёr askёnd.” tha ai.

Friday, December 9, 2011

UNESCO kryeson iniciativёn e re kundёr bulizmit ndaj personave LGBT

UNESCO ka lançuar konsultimin e parё tё Kombeve tё Bashkuara pёr zgjidhjen e problemit tё bulizmit kundёr studentёve LGBT (lezbike, gay, biseksuale dhe transgjinorё) nё shkolla dhe universitete. Studimet e fundit, ashtu si ai i Kёshillit tё Europёs pёr Diskriminimint mbi baza tё Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor nё Europё, kanё identifikuar tendencat e forta homofobike dhe transfobike kudo nё botё duke i bёrё  personat LGBT tё dobёt pёrballё shifrave alarmuese tё krimeve tё urrejtjes, diskriminimit dhe dhunёs pёr shkak tё orientimit seksual. 

Rio de Janeiro
Ky konsultim, i cili u zhvillua gjatё datave 6-9 Dhjetor nё Rio de Janeiro, Brazil do tё eksplorojё mbёshtetjen mё tё mirё qё mund t’u jepet studentёve dhe mёsuesve LGBT, si tё parandalohet bulizmi homofobik dhe transfobik nё shkolla si dhe tё sigurojё njё mjedis arsimor tё sigurtё pёr personat LGBT.


Iniciativa po bёn njё vlerёsim tё programeve dhe politikave mё tё mira qё ekzistojnё mbi edukimin LGBT me qёllim ndarjen e tyre me ministrat e arsimit nё nivel botёror.

Nё Shtetet e Bashkuara mё shumё se 90% e studentёve LGBT tregojnё se kanё qenё viktima tё abuzimeve homofobike: nё Zelandёn e Re 98% e personave LGBT kanё vuajtuar abuzim fizik ose verbal nё shkolla. Kjo dhunё homofobike shkel tё drejtёn e tё rinjve pёr tu arsimuar nё njё mjedis sa mё tё sigurt.

Si rezultat i stigmatizimit dhe diskriminimit nё shkolla, tё rinjtё vuajnё pёrndjekjen homofobike dhe kanё mё shumё shanse pёr tё braktisur shkollёn. Ata janё po ashtu mё tё predispozuar pёr tu vet-dёmtuar fizikisht, tё vrasin veten apo tё angazhon nё sjellje dhe aktivitete me rrezikshmёri tё lartё pёr shёndetin e tyre.

Specialistё nga mbi 25 vende po marrin pjesё nё kёtё konsultim: Australia, Belgjika, Lituania, Kamerun, Kina, Kolumbia, Danimarka, El Salvador, Maqedonia, Anglia, Uellsi, Skocia, Irlanda, Izraeli, Xhamajka, Meksika, Nambia, Hollanda, Peruja, Samoa, Afrika e Jugut, Suedia, Turqia, SHBA dhe Brazili.

Thursday, December 8, 2011

Homofobia nё shkolla shkel të drejtat e adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, një organizatë që punon për mbrojtjen dhe avancimin e komunitetit të lezbikeve, gaive, biseksualëve dhe transeksualëve, dёshiron tё shprehё shqetёsimin e saj tё thellё pёr fenomenin shqetёsues tё bulizmit për shkak tё orientimit seksual nё sistemin arsimor para-universitar dhe i kёrkon institucioneve pёrkatёse tё marrin masa konkrete pёr adresimin dhe zgjidhjen e kёsaj çёshtje.

Ky shqetёsim e ka burimin tek raporti i fundit i Kёshillit tё Europёs si dhe një serë ankesash të raportuara pranë Ambasadës PINK nga të rinj e të reja anembanë Shqipërisë, të cilat tregtojnë se ngacmimet, talljet dhe dhuna ndaj tё rinjve LGBT nё shkolla ёshtё tepër e lartё. Studimet tregojnё njё aspekt akoma edhe mё shqetёsues pёr adoleshentët nё shkollat nëntë-vjeçare dhe të mesme-vetvrasja, e cila pasohet nga refuzimi nga rrethi familjar dhe shoqёror.

Raporti i Kёshillit tё Europёs, i cili pёrfshin edhe Shqipёrinё, tregon se nё vendin tonё 93% e personave LGBT e fshehin orientimin e tyre gjatё kohёs qё janё nё shkollë. Studimet aktuale pёr Shqipёrinё nuk kanё tё dhёna zyrtare mbi mospranimin e personave LGBT nё shkolla, por fakti qё pjesa dёrmuese e tyre e fshehin orientimin seksual tregon se kjo ёshtё njё tabu shumё e madhe e sistemit arsimor shqiptar.

Mungesa e njohurive nё shkolla, jo vetёm mbi personat LGBT, por edhe mbi seksualitetin shoqёrohet nga terminologji fyese si nga mёsuesit ashtu edhe nxёnёsit, ndёrkohё qё bulizmi mbi baza tё orientimit seksual raportohet gjerёsisht nga organizatat jo-qeveritare.

Nё vёzhgimet e saj tё shpeshta me komunitetin LGBT, Ambasada PINK ёshtё njohur nga afёr me fenomenet qё shoqёrojnё homofobinё nё shkollat shqiptare siç janё: bulizmi (sharjet, fyerjet, kërcënimet apo rrahjet ndërmjet nxënësve), talljet dhe shprehjet fyese nga mёsuesit, mungesa e njohurive mbi seksualitetin, izolimi dhe veçimi nga rrethet shoqёrore nё shkolla, pa-mundёsia pёr t’u organizuar dhe njohur me persona tё tjerё LGBT etj.

Duke marrё shkas nga kjo situatё shqetёsuese nё terren dhe bazuar tek rekomandimet e Kёshillit tё Europёs drejtuar shteteve anёtare, ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1995, Ambasada PINK i tёrheq vёmendjen Ministrisё sё Arsimit dhe institucioneve në vartёsi tё saj tё nisin menjёherё punёn pёr pёrgatitjen e njё plani veprimi, i cili ndёr tё tjera duhet:

1.         Tё shtojё dimensionin mbi seksualitetin, orientimin seksual dhe identitetin gjinor nё kurikulat e shkollave fillore dhe tё mesme;

2.     Tё nisё njё fushatё sensibilizuese qё i fton tё rinjtё dhe mёsuesit tё kundёshtojnё ngacmimet homofobike dhe bulizmin.

3.     Tё rishikojё programet dhe materialet mёsimore për të gjithë programin e sistemit arsimor para-universitar dhe tё sigurohet qё, ashtu siç shprehen edhe Rekomandimet e Komitetit tё Ministrave, tё Kёshillit tё Europёs …”nxёnёsit dhe studentёt tё marrin informacionin e nevojshëm pёr mbrojtje dhe mbёshtetje nga sistemi arsimor pёr t’i mundёsuar atyre njё jetёse nё pёrputhje me orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor”.

4.     Tё krijohet njё paketё trajnimi mbi reduktimin e dhunёs nё shkollat fillore dhe tё mesme për të adresuar homofobinё dhe bulizmin për shkak të orientimit seksual dhe identitet gjinor, bazuar tek standartet e përcaktuara në Ligjin kundër Diskriminimit.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri ёshtё e gatshme tё ofrojё tё gjithё ekspertizёn dhe ndihmёn e saj nё pёrgatitjen e kёtij plani veprimi qё do tё garantonte njё jetёsë mё tё mirё, mё tё shёndetshme dhe mё tё sigurtё pёr adoleshentët dhe tё rinjtё LGBT nё shkollat shqiptare, tё cilёt vazhdojnё tё jenё ndёr grupet rinore mё tё margjinalizuara nё vend.

Ёshtё njё detyrim pёr tё gjitha shkollat qё tё mbrojnё adoleshentët dhe të rinjtë nga ngacmimi. Ministria e Arsimit duhet tё jap mbёshtetje tё fortё publike pёr mёsuesit nё mёnyrё qё ata tё kenё mjete dhe burime pёr tё krijuar njё mjedis tё shёndetshёm dhe gjithpёrfshirёs nё shkollat dhe klasat e tyre.

Thursday, November 24, 2011

Gjeni Gay

Kundёrpёrgjigje sensibilizuese ndaj tekstit tё kёngёs “Pa problem” tё kёnduar nga Eranda Libohova dhe Aldon Lipe nё Festivalin Kёnga Magjike 2011. 

pёrgatitur nga PINK Youth Group/Grupi Rinor i PINK


Nё ditёt e sotma lufta pёr tё drejtat e njeriut nga komuniteti LGBT ёshtё njё nga mё tё mёdhatё nё nivelin social, politik dhe kulturor kudo nё botё ashtu si edhe nё Shqipёri. Kjo luftё mbёshtetet nё parime dhe principe tё padiskutueshme pёr tё drejtat e patjetёrsueshme tё njeriut dhe lirinё e tij pёr tё zgjedhur, vepruar e jetuar i lirё jetёn e tij dhe orientimin e tij seksual. Por, njё revolucion shkencor qё do tё vёrtetonte pёrcaktimin gjenetik tё homoseksualёve do tё ndryshonte botёn nё mёnyrё drastike. Nёse shkenca do tё ishte e aftё tё vёrtetonte se orientimi seksual shkaktohet nё nivel gjenetik, atёherё diskriminimi kundёr homoseksualёve do tё rritej ndjeshёm. Nga ana tjetёr, nёse orientimi seksual do tё pёrcaktohej qё nё fetus, atёherё prindёrit e tё ardhmes mund tё kёrkojnё qё fёmijёt e tyre me njё gjen homoseksual tё mos lindnin, pra tё abortoheshin.

Duke filluar nga viti 1991 e deri nё ditёt tona, historia mbi “gjenin gay” ёshtё njё nga eksperimentet shkencore qё ende nuk kanё gjetur njё pёrgjigje, pra njё sistem me njё ekuacion me tre ndryshore. Kёto kёrkime shkencore, tё nisura nga Simon Levay i cili punonte pranё Institutit tё Studimeve Biologjike nё San Diego, gjeti ndryshime rrёnjёsore ndёrmjet trurit tё heteroseksualёve dhe homoseksualёve meshkuj tё rinj post-modernё. Kёshtu, dhёmbёza e neuronit INA3 i hipotalamusit ishte zvogёluar tek meshkujt homoseksualё nё madhёsinё e njёjtё me atё tё femrave. Kjo zonё hipotalamike kontrollon sjelljen seksuale tek meshkujt.

Ndёrkohё studiuesi gjenetik Dean Harmer zbuloi se 30 prej 40 vёllezerve tё studiuar kishte 5 shabllone tё njёjta nё kromozomin Xc28. Nё artikullin e publikuar nga Times aso kohe thuhej se kjo pёrkthehej nё 99.5% siguri se ka njё gjen nё kromozomin X  qё predispozonte njё mashkull tё bёhej homoseksual. Gjithsesi ai u thoshte se nё kёtё pjesё tё kromozomit ka me qindra e mijёra gjene qё nuk janё arritur tё identifikohen. Disa artikuj thoshin se nё pemёn familjare dhe atё tё AND-sё faktori gjenetik shihej si njё nga shkaqet e homoseksualizmit. Por vetё Hamer nё deklaratat e tij do thoshte: “Jemi shumё larg prej tё qenurit fort tё sigurtё se aty ka njё lidhje gjenetike me orientimin seksual, pasi ne kemi studiuar vetёm njё pjesё tё vogёl tё gjenomit tё lidhur me tё.

Pro dhe kundёr: Kёto studime e forcuan edhe mё tej debatin mbi homoseksualizmin duke krijuar dy pole; i pari i cili si zakonisht dёnonte homoseksualizmin dhe ana tjetёr e cila vazhdonte ti mbronte personat LGBT dhe tё drejtat e tyre. Disa prej aktivistёve anti-gay pёlqenin  ta pёrdornin termin “gjen homoseksual” nё lidhje me personat jo-heteroseksualё tё shoqёrisё duke e konsideruar atё si njё sёmundje mendore dhe fizike, deklaratё e cila humbi tonin e vet kur Shoqata Amerikane e Psikologjisё (APA) e hoqi homoseksualizmin nga lista e sёmundjeve mendore.

Media kundёr Shkencёs: Sipas Reed Irvin, themelues i organizatёs watchdog Accuracy in Media, homoseksualiteti ёshtё shumё mё i komplikuar sesa njё faktor trashёgimie. Media nuk i ka kushtuar fare vёmendje atyre personave homoseksualё tё cilёt tashmё janё “konvertuar nё heteroseksualё”.

Rrёzimi i ideve tё Hamerit: Nё vitin 1995 iu dha fund bindjes se Kromozomi Xq28 kishte lidhje me homoseksualizmin. Nё kёtё vit Xhorxh Ebers dhe Xhorxh Rajs nxorrёn pёrfundimet e studimeve tё tyre. Sipas tyre, nuk ka arsye pёrse tё kёrkosh ndonjё lidhje midis homoseksualitetit dhe kromozomit Xq28 sepse nuk ka asnjё evidencё qё homoseksualizmi trashёgohet nga nёna tek fёmija. Ata nuk hodhёn poshtё mundёsinё qё homoseksualizmi tё ishte i pashprehur, recesiv, por nuk gjetёn fakte pёr tё pranuar pёrfundimet e Hamerit. Sё fundmi nё vititn 1999 ata deklaruar se kromozomi X nuk kishte asnjё lidhje me homoseksualizmin edhe pse shpesh nё media pёrdoret termi “gjeni gay” se herё qё flitet pёr personat homoseksualё, duke ditur ndёrkohё se ajo pjesё e tё ashtuquajturit “gjeni gay” nuk prodhon proteina efektive tё lidhura me sjelljen seksuale. Pra nga ana morfologjikё ёshtё konkrete dhe e dallueshme por nga ana fiziologjike nuk gjen lidhje mes tyre.

Si pёrfundim, ёshtё e qartё se gjenetika, edhe ajo e lidhur mbi homoseksualizmin, nuk ёshtё aq e thjeshtё. Pёr fat tё keq lidhja midis shkencёs dhe medias ёshtё shpesh shumё e dobёt. Media, pёrfshirё edhe atё shqiptare, shfaq skepticizёm ndaj interpretimit tё rezultateve shkencore, duke i besuar mё shumё perceptimit tё publikut dhe duke konfrimuar shijet e masave, mё tepёr se sa tё pranojё fakte racionale mbi çёshtje tё komplikuara, siç ёshtё seksualiteti.

Ky material u pёrgatit nga njё grup tё rinjsh tё cilёt besojnё nё ndriçimin e mendjes njerёzore, tё Shqipёrisё pёr tё rritur mirёqenien, pёr tё sjellё lumturi tek njeriu pёr tё luftuar injorancёn dhe errёsirёn. Ne besojmё se teksti i kёngёs “Pa problem” ёshtё njё deklaratё qё nuk mbёshtetet mbi asnjё fakt shkencor, sepse homoseksualiteti dhe aq mё pak pasojat e sij, siç mund tё jetё martesa midis dy personave tё tё njёjtit seks, nuk pёrbёjnё asnjё problem gjenetik, mё shumё se sa njё problem nё mendjet e njerёzve homofobё qё e kanё ende tё vёshtirё tё pranojnё tё ndryshmen.