Monday, October 29, 2012

Parlamenti Europian nis punёn pёr njё plan BE mbi tё drejtat LGBT

26 Tetor, 2012 – Gjatё javёs sё shkuar, Parlamenti Europian publikoi njё studim mbi njё udhёrёfyes potencial qё tё mbulojё tё drejtat LGBT nё nivel tё Bashkimit Europian. Ky plan i BE do tё njehsonte legjislacionin dhe politikat e ndryshme nё forcimin e barazisё dhe mos-diskriminimit tё personave lesbike, gei, biseksualё, transgjinorё dhe interseks nё tё gjithё Bashkimin Europian.

Studimi u kёrkua nga Kёshilli i tё Drejtave Civile, Drejtёsisё dhe Çёshtjeve tё Brendshme tё Parlamentit Europian dhe vjen pas thirrjeve tё pёrsёritura tё Parlamentit Europian pёr pёgatitjen e njё udhёrrёfyesi nga ana e Komisionit Europian.

Udhёrrrёfyesit janё dokumente politikash tё cilat pёrmbledhin dhe planifikojnё veprimet dhe punёn e BE-sё mbi njё temё tё caktuar pёr njё numёr vitesh. Dokumente tё ngjashme tё prodhuar nga Komisioni Europian janё Strategjia e BE-sё pёr barazinё gjinore 2010-2015; Strategjia Europiane pёr Aftёsitё e Kufizuara; ose Plani i BE pёr Strategjitё e Integrimit tё Komuniteteve Rome.

Sofia Velt, Anёtare e Parlamentit Europian dhe zv. Presidente e LGBT Intergoup nё Parlamentin Europian e komentoi kёshtu kёtё zhvillim: “Unё e mirёpres kёtё studim i cili do tё na ndihmojё tё ndёrtojmё njё strukturё mbi atё çka duhet tё pёrmbajё udhёrёfyesi i BE-sё.”

“Parlamenti Europian dhe Groupi ALDE nё veçanti, i kanё kёrkuar Komisionit Europian tё pёrgatisё njё Udhёrёfyes pёr barazinё LGBT qё prej Janarit tё vitit 2011. Njё politikё e tillё, do tё kishte shumё pak kosto dhe do tё bёnte tё mundur qё BE-ja tё mbante premtimin e saj pёr barazi dhe mos-diskriminim”

Majkёll Kashman, Anёtar i Parlamentit Europian, dhe bashkё-President i LGBT Intergroup shtoi: “Njё udhёrёfyes LGBT do tё bёnte tё mundur qё Komisioni, Kёshilli dhe Parlamenti tё pёrkushtoheshin efektivisht nё arritjen e barazisё gjatё çdo aktiviteti tё BE-sё. Vivian Reding, ёshtё Komisionerja e Parё e BE-sё me njё portofol tё tё drejtave themelore tё njeriut dhe jam i bindur se ajo do e pranojё kёtё thirrje brenda pёrfundimit tё mandatit tё saj nё 2014. Barazia nuk mund tё presё.”

Parlamenti Europian ёshtё nё pritje tё rezultateve tё njё vёzhgimi nga Agjencia e tё Drjetave Themelore (FRA) mbi situatёn e personave LGBT nё BE dhe Kroaci, i cili do tё bёhet publik nё vitin 2013.

Wednesday, October 24, 2012

Incidenti me komunitetin LGBT nё Tiranё, shtetasi Renato Maloku pёrfundon nё polici


(VIDEO DHE FOTO) “Do ju q… robt! Mirë ua bënte Hitleri, do ju vras po dolët prapë” - Incidenti me LGBT në Tiranë, përfundon në polici shtetasi Renato Maloku



Nga momenti i demonstrates paqesore
Ditёn e sotme, datё 24 Tetor 2012, njё grup aktivistёsh nga tre organizatat LGBT nё Shqipёri, Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe Tё bashkuar pro Kauzёs LGBT manifestuan paqёsisht pёrballё Ambasadёs sё Republikёs sё Maqedonisё nё Tiranё pёr tё dёnuar aktet e dhunёs ndaj aktivistëve në vendin fqinj dhe frymën e urrejtjes që po nxitet nga disa ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Gruevski.

Protesta u zhvillua nё mёnyrё paqёsore dhe korrekte si shprehje e së drejtës për manifestim dhe për shprehje, ndërsa policia ishte njoftuar paraprakisht, në respekt të ligjit për tubimet.

Pasi mbajtën pankarta në duar që dënonin dhunën e ushtruar së fundmi në Maqedoni ndaj aktivistëve LGBT, përfaqësuesit e tre organizatave hynë në ambasadën e Maqedonisë dhe dorёzuan një deklaratë zyrtare të Rrjetit Rajonal Kundër Homofobisë i përbërë nga 12 shtete nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme, përfshirë Shqipërinë.

Shtetasi Renato Maloku gjate konfrontimit me aktivistet
Por në momentin kur dukej se gjithçka përfundoi dhe teksa grupi i aktivistёve po shkonte tё ulej nё njё kafe në rrugën Skëndërbej ku ndodhet blloku i ambasadave një person, rreth 25 vjeç, i quajtur Redon Maloku u afrua pranё grupit duke i sulmuar verbalisht me fjalё denigruese, duke pёrshtyrё dhe duke i kanosur aktivistët me jetë. Fjalët që ai përdori janë: “do ju vras të gjithëve po dolët prapë”, “ju duheni djegur”, “do ju q…. robtë”, “mirë ua bënte Hitleri”, “mirë ua bënë në Serbi, ashtu do jua bëjmë edhe ne po dolët prapë”. 

Në atë moment grupi i aktivistëve kontaktoi 3 herë me qendrën operacionale të policisë dhe mundi të mos e lejonte këtë person të largohej. Pasi policia erdhi në vendgjarje, personi në fjalë u shoqërua në Komisariatin nr. 3, ku aktivistja Xheni Karaj bëri kallëzim për kanosje.  

Personi në fjalë, student në Fakultetin e Ekonomisë Bujqësore, ka qenë, në fakt, edhe herë të tjera i përfshirë në tentativa për të mos lejuar tubimet e komunitetit LGBT në Tiranë, siç ndodhi në rastin e aktivitetit më 17 maj. Disa herë ai kërkoi që aktiviteti të mos zhvillohej, ndërkohë që po aq aktiv ka qenë në rrjete të ndryshme sociale ku ka bërë vazhdimisht thirrje për dhunë dhe ka nxitur urrejtje ndaj këtij komuniteti. Ai vetë deklaronte vazhdimisht edhe në brendësi të komisariatit se është besimtar musliman dhe se “feja i dënon këto që bëni ju, sepse ju jeni të sëmurë”. 

Organizatat LGBT nё vend, Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe Tё bashkuar Pro Kauzёs LGBT janë të vendosur që ta ndjekin deri në fund përmes rrugëve ligjore këtë çështje pasi ne besojmë se vetëm duke iu përgjigjur përmes ligjit do të mund të ndalojmë urrejtjen dhe atmosferën kërcënuese që ve në rrezik respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri
Tё bashkuar Pro Kauzёs LGBT


Organizatat LGBT tё Ballkanit dёnojnё dhunёn nё rritje nё rajon


24 Tetor 2012 - Organizatat bashkёpunuese LGBT tё cilat funksionojnё nё Ballkan shprehin shqetёsimin e tyre tё thellё pёr rritjen e homofobisё (fjalimeve tё urrejtjes dhe krimeve tё urrejtjes) nё vendet e tyre respektive dhe nёpёr tё gjithё rajonin. Ne dёnojmё tё gjithё ata pjesёtarё qeverisё, klerit dhe medias tё cilёt pёrdorin pozicionet e tyre pёr tё rritur diskriminimin dhe urrejtjen ndaj personave lezbike, gei, biseksuale dhe transgjinorё. Fjalimet fyese dhe denigruese, publikimi i imazheve offenduese nё televizione dhe shtyp shёrbejnё pёr tё nxitur dhe legjitimuar akte tё dhunёs fizike ndaj personave LGBT nga pjesёtarё tё tjerё tё popullsisё.

Klima ёshtё veçanёrisht shqetёsuese nё Maqedoni, i cilёsuar si vendi mё homofobik nё Europё, sipas Hartёs Ylber tё ILGA-Europe. Mbrёmjen e tё Dielёs, 21 Tetor, Presidenti i grupit LGBT United Macedonia, Alen Shakiri, u sulmua fizikisht nё rrugё nga dy burra. Kjo ndodhi fill pas deklaratave publike tё bёra po atё ditё nga Ministri i Punёs dhe Çёshtjeve Sociale Spiro Ristovski. Ristovski deklaroi se çiftet e tё njёjtit seks nuk duhet tё lejohen tё martohen dhe rrefuzoi çёshtjen e adoptimit. Ai i pёrsёriti kёto deklarata nё kanalin televiziv SITEL, ku e krahasoi homoseksualitetin me inçestin, pedofilinё dhe poligaminё. Gazeta Veçer, vijoi me publikimin e pamjeve fyese dhe artikuj tё ndryshёm kundёr personave LGBT.

Situata nё Maqedoni, gjithsesi, nuk ёshtё unike. Homofobia dhe transfobia janё nё fakt tё pranishme kudo nё rajon. Raste tё fundit tё dhunёs kundёr personave dhe aktivistёve LGBT janё rregjistruar edhe nё Greqi. Vetёm pak javё mё parё, qeveria e Serbisё vendosi tё ndalojё Pride-in e Beogradit, duke shkelur tё drejtёn e mbedhjes dhe shoqёrimit tё qytetarёve tё saj. Nё kuadёr tё kёtyre ngjarjeve, Rrjeti Rajonal kundёr Homofobisё, i pёrbёrё prej organizatash LGBT nga Shqipёria, Kroacia, Azerbaxhani, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bosnie-Hercegovina, Tunizia, Algjeria, Iraku, Palestina, Irani, Libia, Izraeli, Armenia, Gjeorgjia dhe Turqia, ku bёjnё pjesё edhe organizatat shqiptare LGBT, “Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri”, “Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT” dhe “Tё bashkuar Pro LGBT” dёnojnё sulmin e fundit ndaj kolegut maqedonas dhe i kёrkojnё autoriteteve maqedonase tё hetojnё rastin dhe tё sjellin fajtorёt pёrpara ligjit, tё lejojnё aktivistёt LGBT tё shprehin hapur dhe lirshёm shqetёsimet dhe tё advokojnё pёr tё drejtat e tyre dhe tё ndalojnё shpёrndarjen e urrejtjes, homofobisё, pёrndjekjes dhe propagandёs denigruese kundёr personave LGBT. Nё rradhё tё parё dhe mbi tё gjitha, Qeveria e Maqedonisё duhet tё amendojё ligjin kundёr diskriminimit ku tё pёrfshijё mbrojtjen e qytetarёve tё saj edhe nё bazё tё orientimit seksual dhe identietit gjinorё dhe duhet tё marrё hapa pozitivё nё avancimin e kёtyre tё drejtave.

Rrjeti Rajonal kundёr Homofobisё shpreh solidaritetin e tij me komunitetin LGBT tё Maqedonisё dhe do vazhdojё ti mbёshtesё ata nё luftёn e tyre kundёr çdo lloj manifestiimi homofobie dhe transfobie nga institucionet dhe shoqёria.

Tuesday, October 23, 2012

Tё drejtat LGBT pёrballё reçesionit


nga Amarildo Fecanji

23 Tetor 2012 - Lёvizja LGBT nё rang europian ёshtё shumё dimensionale sidomos krahasuar me rajonet apo vendet e ndryshme tё kontinentit. Nёse marrim parasysh, prej fillimit, kontekstin shqiptar dhe e krahasojmё me atё europian nё tёrёsi, vendi ynё ёshtё nё hapat e parё tё njё integrimi tё plotё tё komunitetit LGBT nё jetёn politike, sociale dhe ekonomike, nё pranimin e orientimeve tё ndryshme seksuale dhe identiteve gjinore nga ana e shoqёrisё dhe nё implementimin e politikave sociale nё tё mirё tё tij. Kjo u reflektua ndjeshёm edhe nё konferencёn e 16-tё tё ILGA Europe, i zhvilluar nё datat 18-21 Tetor nё Dublin tё Irlandёs, ku morri pjesё edhe Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri.

Tema e kёtij viti, ishte “Avancimi i tё drejtave LGBTI nё kohё tё vёshtira ekonomike” njё subjekt shumё aktual dhe i ndjeshёm pёr tё gjitha organizatat LGBT nё Europё tё cilat po vuajnё pasojat e reçesionit, shkurtimeve tё buxheteve dhe ngadalёsimit tё reformave nga shtete tё ndryshme. Sipas Z. Renato Sabbadini, zv. kryetar i ILGA-World ‘njё nga problemet mё aktuale tё lёvizjes LGBT lidhet ngushtё me krizёn financiare dhe reçesionin i cili ka prekur ndjeshёm buxhetet e shumё vendeve europiane dhe ka ndikuar nё jetёt e qytetarёve. Kjo ka bёrё qё komponentёt mё ekstremё tё shoqёrisё tё shfrytёzojnё kёtё gjendje pёr tё sulmuar grupet mё tё dobёta tё shoqёrisё nё emёr tё njё bote nostalgjike tё sё shkuarёs ku tё huajt dhe emigrantёt nuk ekzistonin, nё emёr tё nacionalizmit apo tё njё bote rregullash strikte ku burri ёshtё burrё dhe gruaja ёshtё grua dhe rolet e tyre janё shumё tё qarta. Pra nё emёr tё tё ashtuquajturave vlera tradicionale”.

Pёrkrah kёsaj situate mbarё-europiane u vu nё dukje njё tjetёr fenomen shqetёsues; tё ashtuquajturat ligje anti-gay tё cilat janё miratuar nё disa shtete ruse dhe po pёrpiqen tё implementohen edhe nё vende, ish pjesё tё Bashkimit Sovietik. Nё fjalimin e tij Nils Muiznieks, Komisioner pёr tё Drejtat e Njeriut nё Kёshillin e Europёs, ndёr fenomenet mё negative tё kёtyre muajve tё fundit janё “ligjet ndaluese si nё Rusi apo Ukrainё, krimet e urrejtjes dhe pёrkufizimi i ngushtё i konceptit tё familjes, i prezantuar rёndom nga figura tё ndryshme politike tё cilёt tashmё kanё filluar tё lobojnё edhe nё politikёn e Brukselit.

Duke pasur parasysh kёto kushte, nё panelet e ndryshme tё konferencёs u vu nё dukje nevoja pёr miratimin dhe vёnien nё fuqi tё ligjeve tё forta anti-diskriminim. Kushtet e vёshtira ekonomike nuk duhet tё jenё justifikim pёr evokimin e fantazmave ekstreme tё sё shkuarёs, dhe pёr kёtё qёllim grupet progresive nё çdo shoqёri europiane duhet tё jenё bashkё nё kёto pёrpjekje. Sipas njё aktivisti irlandez, justifikimi se nё kushte tё vёshtira ekonomike nuk ka vend pёr politika sociale ёshtё i papranueshёm. Nё fakt, jo çdo reformё, kёrkon para dhe buxhete. Pjesa mё e madhe e ndryshimeve qё kёrkohen nё shoqёri janё tё lidhura me mentalitetin dhe sjelljen e drejtpёrdrejtё tё qytetarёve. Pёrshembull bulizmi nё shkolla, deklaratat homofobike tё politikanёve, sjellja e mjekёve apo oficerёve tё policisё, kёrkojnё shumё pak shpenzime dhe mё shumё punё me informimin dhe ndryshimin e mentalitetit. Ndёrkohё edhe çёshtje tё tilla si partneritetet civile apo martesat, mund tё sjellin vetёm benefite ekonomike dhe sociale pёr njё shoqёri. Kёto janё ndryshime tё jashtёzakonshme tё cilat mё shumё se paratё kanё nevojё pёr njё mendje tё hapur nga qeveritё, politikanёt dhe autoritetet.

Mё tej, argumenti ekonomik, ёshtё shumё i dobёt pёrballё avancimit tё tё drejtave LGBTI edhe pёr faktin se ky komunitet ka vuajtur historikisht diskriminimin dhe veçimin sa herё qё çdo individ i kёtij grupi ka pranuar hapur identitetin gjinor apo orientimin e tij/saj seksual. Nё Shqipёri, ashtu si nё shumё vende tё tjera, tё qёnurit haptaz lezbike, gei, biseksual apo trasngjinor tё ekspozon shpesh ndaj veçimit nё rrethin shoqёror, dhunёs dhe dёbimit nga familja, vёshtirёsive pёr tё gjetur punё dhe njё diskriminimi dhe jo-tolerance tё gjerё shoqёrore.

Nё mbyllje tё konferencёs, pёrpos problemeve dhe vёshtirёsive tё shumta me tё cilat pёrballen personat LGBTI kudo nё Europё, u pёrcollёn edhe mesazhe pozitive e frymёzuese. Ministri i Punёve tё Jashtme tё Irlandёs, Tanaiste Gilmore, kur foli pёrpara mё shumё se 250 aktivistёve europianё tha: “Ka njё gjeneratё irlandezёsh tё rinj, tё cilёt nuk do mund ta njihnin Irlandёn e para 20-30 viteve. Ajo ishte njё Irlandё ku divorci ishte i paligjshёm dhe i ndaluar nga Kushtetuta, ku kontraceptivёt ishin tё ndaluar dhe ku homoseksualiteti ishte krim. Fushatat e ndryshme pёr tё ndryshuar ligjet irlandeze kanё qenё tё vёshtira dhe shpesh pёrçarёse. Dikur, mijёra irlandezё LGBT shihnin emigrimin dhe largimin si tё vetmet mundёsi dhe ky realitet ka ndryshuar falё aktivistёve, organizatave tё shoqёrisё civile, politikanё dhe individё nga  çdo fushё e jetёs tё cilёt e mbajtёn gjallё ёndrёn e tё drejtave tё njeriut dhe vepruan me pёrgjegjshmёri pёr tё ndryshuar vendin e tyre.”

Gjykata europiane dёnon trajtimin homofobik nё burgje


Nё datёn 9 Tetor 2012 pёr herё tё parё gjatё ekzistencёs sё saj, Gjykata Europiane pёr tё Drejtat e Njeriut vlerёsoi se njё ankesё e lidhur me diskriminim pёr shkak tё orientimit seksual shkelte nenin 3 tё kёsaj Gjykate. Gjykimi i bёrё nё rastin X kundёr Turqisё, ka tё bёjё me njё tё burgosur homoseksual, tё dёnuar nё vendin e tij pёr mashtrim me karta krediti, dhe trajtimin degradues tё marrё nga tё burgosurit e tjerё. Pas dёrgimit tё disa ankesave pranё autoriteteve tё burgut, ai u transferua nё njё qeli e cila zakonisht i rezervohet tё burgosurve tё dёnuar pёr thyerje tё disiplinёs ose pёr ata tё akuzuar pёr pedofili dhe pёrdhunim. Pёr muaj tё tёrё ai u mbajt i izoluar nga tё burgosurit e tjerё, nuk lejohej tё vizitonte tё njёjtat mjedise dhe ishte privuar nga e drejta pёr tё dalё nё mjediset e hapura tё burgut pёr shёtitje ose stёrvitje. Sipas autoriteteve kjo ishte bёrё pёr sigurinё e tij. Si rezultat i kёtij trajtimi, i burgosuri filloi tё vuajё nga depresioni.

Nё vendimin e saj, Gjykata vuri nё dukje nenin 3 tё Gjykatёs, i cili i detyron shtetet anёtare, ti mbajnё tё burgosurit duke respektuar dinjitetin e tyre. Nё vendimin e saj, Gjykata mbajti parasysh faktin se i burgosuri kishte qёndruar nё izolim pёr mё shumё se tetё muaj. Gjykata theksoi se pёrpos kushteve shokuese dhe degraduese nё tё cilat ishte mbajtur i burgosuri, tё tjera aspekte tё kёtij proçesi – nё veçanti mbajtja e tё burgosurit nё izolim tё plotё nga tё burgosurit e tjerё – ishte mё e rreptё krahasuar edhe me masat qё merren ndaj tё dёnuarve me burgim tё pёrjetshёm. Fakti qё nuk ishte marrё asnjё masё edhe pas ankesave tё shumta tё viktimёs u cilёsua si rrethanё pёrkeqёsuese. Tё marra bashkё kёto shkaktuan vuajtje mendore dhe fizike pёr tё dёnuarin tё cilat ndikuan nё dinjitetin e tij. Edhe pse mbrojtja e aplikantit nga sulmet apo diskriminimi i tё burgosurve tё tjerё mund tё shёrbente si shtysё pёr masat e mara, kjo nuk justifikon pёrjashtimin e plotё tё tё burgosurit nga zonat e pёrbashkёta tё burgut.

Gjithashtu, Gjykata identifikoi shkelje tё nenit 14 tё Gjykatёs (pёr ndalimin e diskriminimit) nё lidhje edhe me nenin tre. Orientimi seksual, edhe pse nuk pёrmendet nё nenin 14 ёshtё njohur nga Gjykata nё raste tё tjera. Nё kёtё gjykim Gjykata u mbёshtet nё kёto principe pёr tё theksuar se Shtetet kanё detyrim tё marrin çdo masё pёr tu siguruar nёse sjelljet diskriminuese nga autoritetet kanё luajtur rol nё izolimin e tё dёnuarit. Nё fakt, nё rastin konkret, rezulton se autoritetet kanё qenё paragjykuese kur kanё marrё vendimin e izolimit. Personi i cili mori vendimin pёr tё izoluar tё dёnuarin, edhe pas ankesave tё kёtij tё fundit pёr tё mos qёndruar i veçuar, deklaroi se veçimi ishte njё masё parandaluese duke qenё se nuk mund tё merrej asnjё lloj mase tjetёr pёr mbojrtjen e “travestitit”. Gjykata Europiane deklaroi se orientimi seksual i aplikantit mё shumё se sa shqetёsimet pёr sigurinё e tij kishin shёrbyer si arsyeja kryesore pёr izolimin e tij. Si rezultat, ai kishte vuajtur diskriminim mbi baza tё orientimit seksual pёr tё cilat nuk kishte asnjё justifikim.

Ky gjykim ishte njё zhvillim i rёndёsishёm pёr Gjykatёn, pasi vёrtetoi se neni tre mund tё aplikohet edhe pёr çёshtje tё orientimit seksual ashtu si edhe vuri nё dukje se nё rastet kur autoritetet pёrpiqen tё mbrojnё njё tё burgosur nga diskriminimi nga tё burgosur tё tjerё, masa nuk duhet tё jetё ndёshkuese ndaj viktimёs por ndaj atyre qё diskriminojnё. Gjithashtu, kёto masa duhet tё jenё nё proporcion me qёllimet e mbrojtjes. Gjykata udhёzoi qё nё tё tilla raste duhet tё bёhet njё vlerёsim i risqeve. Ndёrkohё gjykimi vuri nё dukje sjelljen problematike dhe paragjykuese mes autoriteteve tё ndryshme shtetёrore nё Turqi (por jo vetёm) nё lidhje me orientimin seksual.

Friday, October 19, 2012

Ambasada PINK merr pjesё nё konferencёn vjetore tё ILGA-Europe, Dublin 2012


Fundi i muajit Tetor ёshtё gjithmonё njё periudhё e rёndёsishme pёr mbi 250 organizata LGBT nga e gjithё Europa, prej kaukazit deri nё Portugali, nga Malta deri nё Islandё. Nё datat 18-21 Tetor, nё Dublin tё Irlandёs zhvillohet konferenca e 16-tё vjetore e ILGA-Europe, organizatёs mё tё madhe nё kontinent pёr tё drejtat e personave lesbike, gei, biseksualё, transgjinorё dhe interseks (LGBTI). Konferenca ёshtё mirёpritur nga njё grup organizatash LGBT irlandeze. Ambasada PINK ёshtё gjithashtu e pranishme nё kёtё konferencё.

Mbi 350 aktivistё nga i gjithё kontinenti janё duke ndjekur panelet, ёorkshop-et dhe grupet e shumta tё punёs me fokus fusha tё ndryshme tё tё drejtave LGBT si punёsimi, bulizmi, aktivizmi, pride, advokimi, lobimi, martesa, adoptimit etj. Tema e sivjetshme e konferencёs ёshtё “Avancimi i barazisё LGBTI nё kohё tё vёshtira ekonomike”.

Nё hapjen e konferencёs, Drejtuesi irlandez i komitetit organizativ Tierman Brady tha se “20 vitet e fundit kanё parё njё zhvillim tё jashtёzakonshёm tё tё drejtave LGBT nё Europёn Perёndimore, por nё tёrёsi, nёpёr tё gjithё kontinentin, ka ende shumё pёr tё bёrё”.

Shembujt mё tё fundit tё problemeve me tё cilat pёrballen komunitetet LGBT nёpёr Europё janё ligjet anti-gay tё miratuara nё vende si Shёn Petёrburgu apo gjasat qё ky projektligj tё miratohet edhe nё Ukrainё. Nё shumё vende tё kontinentit ёshtё ende e vёshtirё tё zhvillosh pride, ashtu si nё rastin mё tё fundit nё Beograd. Nё shumё vende, qeveritё janё jo-miqёsore ndaj komunitetit dhe organizatave LGBT, si nё rastin e Maqedonisё. Nё shumё vende tё Europёs, tё jesh LGBTI ёshtё ende njё sfidё e veçantё.

Konferenca ёshtё duke zhvilluar aktivitete tё shumta pёr tё identifikuar strategji dhe taktika progresi dhe zhvillimi pёr lёvizjen nё kushtet e krizёs ekonomike dhe reçesionit si dhe fuqizimin e lёvizjes nё rang europian duke marrё parasysh institucionet dhe organizmat mё tё rёndёsishme tё kontinentit.

Konferenca vjetore e ILGA Europe ёshtё nё fakt njё mundёsi e madhe pёr tё forcuar solidaritetin LGBT nё Europё dhe pёr tё rritur bashkёpunimin dhe koordinimin mes organizatave.

Thursday, October 11, 2012

Raporti për Anetarsimin në BE- Grupi Parlamentar për të Drejtat LGBT

Raportet e Komisionit Europian për vendet kanditate për anetarsimin në BE u publikuan ditën e djeshme dhe në to përfshihej informacion i rëndësishëm mbi situatën e personave LGBT (lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve) në këto 9 vende. Zhvillimet positive si dhe ato negative janë shënuar. 

Komisioneri Europian Štefan Füle prezantoi raportin e 2012-tës për zgjerimin e BE prane Parlamentit Europain, tek Komiteti për Marredhëniet me Jashtë. Të gjitha raportet përveç Kosovës, kishin prekur sitautën ligjore dhe shoqërore të personave LGBT. 

Zhvillime Pozitive dhe Negative 

Asnjë pikepamje e përgjithshme nuk rezulton nga raportet. Zhvillimet pozitive si dhe ato negative janë shënuar për të gjitha vendet, dhe përpjekjet e autoriteteve kroate më 1 korrik 2013, përpara anetarsimit të vendit, janë të mirëpritura. 

Ndërsa legjislacioni i Shipërisë dhe Malit të Zi është përditësuar dhe janë vënë re përpjekje të qeverisë, ligji kundër-diskriminimit i Maqedonisë akoma nuk përputhet me standartet europiane në lidhje me orientimin seksual. 

Dukuri të konsiderueshme mos-tolerance kundër personave LGBT, duke përfshirë kërcënime dhe sulme, janë vënë re në Kroaci, Serbi dhe Turqi, duke shënuar ngacmime të përsëritura dhe sulme ndaj personave transgjinore në Turqi. Raporti nuk përmend vrasjen e disa personave transgjinore në Turqi. 

Serbia veçohet për problemin e saj për ndalimin e Paradës së Beogradit si dhe për qëndrime të përgjithshme negative. Personat LGBT janë ende subjekt i dhunës dhe diskriminimit të rëndë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vetëm zhvillime positive vihen re për Islandën. 

Parlamenti Europian raporton 

Urike Lunacek , Anetare e Parlamentit Europian dhe Bashkë-Presidente e Grupit për të Drejtat LGBT, si dhe Raportuese për Kosovën, komenton: “Raporti i këtij viti tregon gjendjen jo të barabartë të të drejtave LGBT në Ballkanin juglindor. Më vjen keq të shikoj që Komisioni nuk e ka parë të arsyeshme të përmende të drejtat LGBT në Kosove, prandaj mbetet punë për tu bërë në këtë drejtim.” 

“Unë pres të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me Komisionin Europian dhe kam besim tek Komisioneri Füle që do të dënojë ashpër qëndrimet dhe politikat negative ndaj personave LGBT, ashtu si ai bëri për Paradën e Beogradit.” 

Jelko Kacin, parlamentar europian dhe anetar i Grupit për të Drejtat LGBT si dhe Raportues për Serbinë, vazhdon “Dhe pse jam i lumtur të shikoj zhvillime pozitive në Kroaci, Shqipëri dhe Mal të Zi, situata në Serbi më shqetëson shumë. Serbia ka më shumë vlera se sa mënyra si po trajton personat LGBT ditët e sotme, por ndalimi i paradës nuk mund të anashkalohet.” 

“Parlamenti Europian do e shikojë këtë gjerësisht në raportin tonë.” 

Parlamenti Europian do kryejë raportin e tij për anetarsimin në muajt në vazhdim. 


Wednesday, October 10, 2012

Njё dhuratё speciale pёr njё aktivist special


10 Tetor 2012 - Njё nga objektivat kryesore tё lёvizjes LGBT nё Shqipёri ёshtё rritja e pёrfshirjes dhe angazhimit tё tё rinjve tё kёtij komuniteti dhe mbёshtetёsve tё tij nё kauzё. Nё fakt, kjo lidhet drejtpёrdrejti edhe me ndryshimin e madh social qё kёrkon komuniteti LGBT nё Shqipёri, mё shumё pranim dhe mё shumё tolerancё. Por nё sfidat e pёrditshme tё shoqёrisё sonё, vullnetarizmi, angazhimi, mbёshtetja e tё rinjve ndaj kauzave janё koncepte tё cilat duan tё ri-prezantohen nё mentalitetin shqiptar duke u shkёputur nga mentaliteti kolektivist qё ushqehej para viteve 90 dhe qё shoqёria jonё e kujton me jo pak kritika.


Nё kёtё rast, gjithsesi, ne do tё flasim pёr njё shembull pozitiv, pёr njё nga disa nga djemtё dhe vajzat e komunitetit LGBT, frekuentues tё rregullt tё Ambasadёs PINK dhe aktiviteteve tё saj qё ka shёrbyer si njё shembull shumё i mirё i pёrfshirjes sё sinqertё, tё drejtpёrdrejtё dhe pa kushte nё punёt tona advokuese dhe sensibilizuese.  

Edhe pse nuk mund tё pёrmendim emrin tij kёtu, mund tё ndajmё pak historinё dhe mёnyrёn e tij tё angazhimit. Nё punёn tonё, na ndodh pothuajse pёrditё tё kemi nevojёn e ndihmёs dhe mbёshtetjes sё pjesёtarёve tё grupit rinor. Dhe D. ёshtё personi qё gjatё vitit tё shkuar, ka qenё pranё grupit tё PINK mё shumё se njё rast. Ka dhёnё ndihmёn e tij pёr aktivitete artistike, sociale dhe argёtuese, ka marrё pjesё nё filmime dokumentari dhe shёrbime fotografike, ka shkruar me ne, ka udhёtuar dhe ka dhёnё njё kontribut nё ndёrtimin e Grupit Rinor PINK.  Dje, gjatё festёs tё organizuar pёr tё, i shtyrё tё thoshte dy fjalё, me buzёqeshjen e tij tipike, falenderoi PINK pёr festёn e bukur dhe pёr dhuratёn, njё libёr dixhital, apo siç njihen ndryshe, e-book, pёr tё shkarkuar aty libra e pёr ti lexuar kudo e kurdo.

Nё punёn tonё tё pёrditshme nё mbajmё gjithmonё nё fokus vullnetin dhe angazhimin pёr ti pёrfshirё sa mё shumё tё rinjtё LGBT nё proçeset e ndryshme tё punёs dhe aktiviteteve sociale. Pjesa mё e rёndёsishme nё kёtё kuadёr ёshtё krijimi i njё konteksti social sa mё tё kёndshёm, tё zakonshёm dhe miqёsor pёr çdo tё ri LGBT qё ka ende vёshtirёsi tё pranojё orientimin e tij/saj seksual apo identitetin e tij/saj gjinor. Me bindjen se sё bashku mund tё bёjmё mё shumё, i dashur D. stafi i PINK tё falenderon pёrzemёrsisht qё je me ne çdo ditё tё punёs tonё. :-)

Krenari nё intimitetin e katёr murreve

Marshimi i Krenarisё nё Beograd 2012

nga Enida Bogdani

10-Tetor-2010 - Nё pjesё e madhe e mediave shqiptare dhe atyre ndёrkombёtare dhanё lajmin pёr ndalimin e Pride nё Beograd. Duke rrisjellё nё kujtesё ngjarjet e Pride 2010, kur qendra e Beogradit u kthye pothuajse nё shesh lufte, Qeveria serbe vendosi tё ndalojё, pёr tё dytin vit rradhazi mbajtjen e kёtij aktiviteti. Por, lajmet rrallё ndodh qё tё flasin pёr punёn kolosale tё aktivistёve serbё pёr organizimin e eventeve tё njё jave tё tёrё tё paradёs apo edhe pёr mendimet e mbёshtetёsve tё kёtij aktiviteti, dhe ky ёshtё, ndёr tё tjera, qёllimi i kёtij shkrimi.

(trupat policore gjate mbrojtjes se mjediseve)
Aktivistёt serbё kishin organizuar njё jave plot me aktivtete, ku paraditeve zhvilloheshin debate rreth çёshtjeve LGBT ndёrsa pasditeve kishte ngjarje tё ndryshme kulturore. Axhenda e gjithё javёs ishte bёrё publike dhe çdo qytetar kishte mundёsi tё merrte pjesё. Tё gjitha eventet ishin tё mbrojtura nga oficerё policie qё ruanin hyrjen e Media Center dhe mjediseve tё tjera. Ditёn e parё, u duk se prania e policisё i vuri nё siklet shumё nga pjesёmarrёsit. Kjo tё krijonte njё ndjenjё pasiguri, sepse dukej sikur nga momenti nё moment do tё ndodhte diçka. Por nga ana tjetёr, kjo tё bёnte tё kuptoje se nёse do tё ndodhte diçka, shteti serb do tё ishte aty duke kryer detyrёn e vet dhe ofruar mbrojtje. Nё njё vend tё huaj ku shqiptarёt nuk shihen me sy tё mirё, fytyrat e heshtura tё uniformave blu, u bёnё pjesё e tё pёrditshmes tonё, miq qё nuk i njohёm kurrё qё ishin gjithmonё me ne.

(gjate nje konference per shtyp)
Debatet qё zhvilloheshin paradite preknin tema nga mё tё ndryshme dhe nё secilin debat kishte panele tё ftuarish si edhe organizata jo-LGBT. Temat e debateve gjatё javёs pёrfshinin tё drejtat e grave, levizjen feministe, debatin mbi fenё, diversitetin etj. Nё tё gjitha debatet pjesёmarrёsit shkonin pa e ditur ende verdiktin e policisё, nёse do e merrnin apo jo pёrsipёr mbrojtjen e marshimit tё krenarisё. Ndёrkohё qё pritej verdikti i policisё serbe, vazhdonin debatet pёrtej gjuhёve tё ndryshme, rreth çёshtjeve LGBT nё rajon dhe mё gjerё. Nga tё gjitha debatet do tё veçoja atё qё u zhvillua mbi proçesin coming-out (procesi i pranimit tё orientimit seksual pёrpara tё tjerёve). Nё kёtё seksion nuk pati media por vetёm rrёfime personale tё shoqёruara natyrshёm nga emocione njerёzore. Salla e konferencave u rregullua ndryshe, ku karriket u vendosёn nё formё rrethi dhe tё gjithё u ulёn pёr tё treguar historitё e tyre. Shumё nga tё pranishmit flisnin pёr herё tё parё hapur nё publik pёr çёshtje qё zakonisht pёrshpёriten nё biseda intime. Disa nga prindёrit e aktivistёve serbё ishin gjithashtu tё pranishёm.

Pasditeve, ishte rradha e eventeve kulturore, ndёr tё cilat edhe dy ekspozita tё cilat provokuan debate tё mёdha nё media dhe mes tё ftuarave. Ekspozita qё ngjalli mё shumё debat nё vend ishte ajo e suedezes Elizabet Olson Uallin. Fotografja solli nё Beograd ekspozitёn e saj tё famshme Ecce Homo ku ndёr tё tjera tregohet njё skenё e Krishtit nga Testamenti i Ri, por nё njё narracion alternativ, qё pёrfshin komunitetin LGBT. Hyrja nё ekspozitёn e asaj dite u bё me ftesa tё veçanta, ku ndёr tё tjera duhet tё kaloheshin dy postblloqё policie. Ndёrtesa nё tё cilёn u shfaq ekspozita, ishte e rrethuar krejtёsisht nga forcat e policisё.

“Ekspozita e fotografes Uallin ёshtё art bashkёkohor e cila do tё provokojё por jo tё ofendojё dogmёn fetare mbi pёrjashtimin dhe pёrfshirjen nё besimin ndaj Zotit. Anёtarё tё komunitetit LGBT nё Serbi, Suedi apo kudo tjetёr mund tё jenё besimtarё tё secilёs fe dhe nuk vendoset nga njё fuqi njerёzore pranimi apo pёrjashtimi nga besimi i tyre”. Ky ishte mesazhi me tё cilin u larguan tё gjithё pjesёmarrёsit nga ekspozita edhe pse ishte pak provokuese. 

(foto nga ekspozita e Uallin)

Ditёn pas ekspozitёs sё shumёpёrfolur, erdhi edhe lajmi qё Policia kishte anulluar mbajtjen e Pride. Ndёrkohё qё njё nga organizatorёt e Paradёs, Goran Miletiç u shpreh se: “Policia nuk e ka organizuar Pride. Pride u organizua nga ne, aktivistёt serbё dhe ne nuk e kemi anulluar ende. Ne nuk e anulluam as vjet. Por policia ka shprehur pamundёsinё pёr tё mbrojtur parakaluesit nё Marshimin e Krenarisё”. Ishin kёto fjalё qё pasqyrojnё gjithё kuptimin e betejёs pёr tё drejtat e njeriut.

Nё panelin e fundit tё para paradёs, ishin edhe shumё pёrfaqёsues ndёrkombёtarё dhe mbёshtetёs tё paradёs. Vlen pёr tu theksuar se parada nё Beograd nuk pёrfaqёson vetёm njё ecje nё rrugё, qё tё ndihmojё shumicёn tё thyejё paragjykimet, dhe tё kuptojnё qё personat LGBT janё thjesht njerёz me njё veçori tё caktuar, por paraqet tё drejtёn pёr tu mbledhur, tubuar dhe shprehur lirshёm identitetin personal, nё kёtё rast atё tё njё personi qё i pёrket minoritetit seksual. Nёse shteti serb anullon paradёn sepse policia nuk mund tё ofrojё mbrojtje, kjo nuk pёrbёn disfatё pёr komunitetin LGBT apo pёr tё drejtat e njeriut. Do doja tё ndaja fjalёt e njё tjetёr aktivisti serb, organizator i Pride, Boban Stojanoviç: “Pashё njё djalё qё vinte tek tё gjitha aktivitetet tona dhe rrinte vetёm nё njё cep. Vinte tё gjitha ditёt dhe nё tё gjitha aktivitetet… rrinte vetёm. Ndёrsa ditёn e fundit, e pashё prapё, qё po kёrcente me njё tjetёr djalё, pёrpara tё gjithёve. Po mendoja se kjo qё kemi bёrё vlejti pёr dicka. Ne po ndryshojmё njё realitet pёr shumё njerёz, dhe kjo vlen shumё”.

Pas fjalimeve tё tё gjithё tё ftuarve rajonalё dhe ndёrkombёtarё, tё gjithё pjesёmarrёsit dolёn nё hyrjen e godinёs, atje ku si gjithmonё na priste policia, e cila kishte barrikuar vendin dhe nuk linte as tё hynte e as tё dilte njeri. Ndёrmjet aktivistёve, mbёshtetёsve dhe mediave tё ndryshme, Parada e Beogradit ishte e rrethuar nga dy murre dhe njё barrikadё policёsh. Por aktivistёt serbё nuk mendonin se duhet tё dorёzohen kёtu, sepse nuk mund tё jetojnё nё njё vend ku kumunitetit LGBT i jepet vetёm e drejta pёr tё ekzistuar por jo pёr tё gёzuar ekzistencёn e tij.

Pjesёmarrja nё Pride-in e Beogradit ishte njё aktivitet ku mёsoje shumё gjёra. Si shpesh herё i janё rreferuar Ballkanit, si “kazan zierje” njё hap pёrpara apo prapa pёr Serbinё ёshtё njё hap pёrpara apo prapa pёr rajonin. Aktivistёt serbё kanё treguar se janё tё gatshёm tё luftojnё pёr njё shoqёri me tё drejta tё barabarta dhe njё shoqёri gjithёpёrfshirёse duke kaluar pёrtej politikёs se politikanёve tё tyre dhe fasadёs qё mban Serbia. Komuniteti LGBT nё Serbi, me anё tё aktivistёve tё tij, organizoi debate dhe provokoi opinionin publik pёrmes artit, duke demonstruar njё mesazh tё qartё: Ata ekzistojnё pavarёsisht ekstremizmit apo mos-pranimit. Planet konkrete tё veprimit pёr lёvizjen LGBT nё Serbi ecin bashkё me aktivizmin dhe pёrkushtimin qё avancohet pёrditё. Faleminderit pёr eksperiencёn.

Shёnim: Opinionet dhe mendimet e shprehura nё kёtё editorial nuk janё dhe nuk pёrbёjnё domosdoshmёrisht opinionet dhe mendimet e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri.

Ambasada PINK mbështët PRIDE 2012 në Beograd


Nё datat 30 Shtator - 7 Tetor u zhvillua nё Beograd Pride, me njё seri aktivitetesh, tё cilat do tё finalizoheshin me Marshimin e Krenarisё nё datёn 6 Tetor. Ky event i shumё pёrfolur nga tё gjitha mediat kombёtare dhe ndёrkombёtare u ndoq edhe nga anёtarё tё Ambasadёs PINK dhe pёrfaqёsues tё organizatave tё tjera LGBT nё vend me mbёshtetjen e Civil Rights Defenders. Nё aktivitet kishte tё pranishёm delegacione nga Kosova, Bosnja & Hercegovina, Greqia, Rusia dhe vende tё tjera.  

(gjate manifestimit perpara salles se konferences)
Aktivitetet ishin organizuar nё mёnyrё tё tillё qё nё pjesёn e parё tё ditёs tё zhvilloheshin konferenca dhe debate, ndёrsa pasdite tё mbaheshin evente me karakter artistik, si ekspozita dhe filma. Vlen pёr tu pёrmendur ekspozita e titulluar Ecce Homo e suedezes Elisabeth Ohlson Wallin. Ekspozita me fotografi paraqet skena biblike tё vendosura nё botёn kontemporane, ku shpesh herё janё paraqitur dhe persona transgjinorё, apo gay. Parada dhe aktivitetet rreth saj ishin organizuar nën parrullёn “Ljuba, Vera, Nada”- Dashuri, Shpresë, Besim” duke apeluar në mirëkuptimin e bashkështetasve për një shoqëri diverse dhe gjithpërfshirëse.

Marshimi i Krenarisë për 2012 u anullua nga Qeveria e Sёrbisё me argumentimin se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar dhunën. Ky bëhet viti i dytë rradhaz që Marshimi nuk mbështetet nga qeveria dhe anullohet disa ditё pёrpara zhvillimit tё tij. Argumenti, vazhdon tё jetё i njёjti: qeveria dhe policia serbe nuk mund tё garantojnё sigurinё e pjesёmarrёsve nё pride.

Reagimi i organizuesve të Pride, aktivistëve LGBT rajonalë dhe pёrfaqёsuesve ndёrkombёtarё ndaj shtetit serb ishte shumё i ashpёr. Nё konferencёn e fundit pёr shtyp, tё mbajtur pёrpara marshimit tё planifikuar, morrёn pjesё Birgitta Ohlsson, Ministre e Jashtme e Suedisë, Jelko Kacin, Raportuesi për Serbine nё Parlamentin Europian, Vincert Degart, Ambasador i Delegacionit Europian në Serbi dhe Marije Cornelissen, anёtare e Parlamentit Europian. Në debat dhe në ditën e planifikuar të Pride me delegacionin e PINK u bashkua dhe Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parë i Ambasadës PINK. Ky debat u moderua nga Robert Hårdh, Drejtor Ekzekutiv i Civil Rights Defenders. Mesazhi qё u dha nё kёtё konferencё ishte se mungesa e qeverisё serbe dhe pa-aftёsia e saj pёr tё mbrojtur dhe garantuar tё drejtat themelore tё shtetasve tё vet pёr tu shprehur, mbledhur dhe mos-diskriminuar ishte njё shkelje e rёndё. Kjo u mbёshtet me argumentimin se parada ёshtё persofinikim i kёtyre tё drejtave pёr komunitetin LGBT. Ndёrkombёtarёt u shprehёn se nё Nёntor, kur Serbia do tё ketё raportin e rradhёs pёr anёtarёsim nё BE, anullimi i paradёs nuk do tё anashkalohet.

Më 6 Tetor, ditën e anullimit të Paradës aktivistёt serbё deklaruan se nuk do të dorёzohen dhe u mblodhёn nё hyrje tё godinёs ku u mbajt konferёnca tё ulur sipёr bukёpeshkut rozё qё simbolizonte shtypjen nga shteti, duke deklaruar datёn e Pride-it tё ardhshёm, 28 Shtator 2013.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё pёrshёndesё tё gjithё grupet organizatore tё Belgrade Pride, me premtimin se do tё jemi pranё tyre Shtatorin e ardhshёm dhe me ftesёn pёr tu bashkuar me ne, nё Tirana Pride 2013.

Monday, October 8, 2012

Një kafe me një përfaqësues nga komuniteti LGBT…



Intervista e meposhtme eshte publikuar diten e Shtune, date 6 Tetor ne gazeten e perjavshme "Intervista" me titullin: Deshima e nje homoseksuali, L.S.: "Vetem mamaja me ka pranuar". Edhe pse titulli nuk eshte plotesisht i sakte me ate cka eshte perpjekur te thote aktivisti, intervista eshte nje deshmi shume interesante, e nje djali te ri, i cili frekuenton mjediset e Ambasades PINK dhe aktivitetet aty dhe ndan me publikun disa pershtypje. Per me shume intervista :)


Së pari, kur dhe ku e pini kafenë e mëngjesit? Preferoni vende të populluara apo të veçuara?
Mё pёlqejnё vende tё populluara. Nuk jam natyrё vetmitare dhe mё pёlqejnё vendet me jetё, me rini dhe argёtim.
Ç’do të thotë të jesh homoseksual sot për sot në Shqipëri?
Tё jesh gay nё Shqipёri ёshtё njё lloj sakrifice sepse ndihesh i privuar pёr tё jetuar jetёn tёnde ashtu siç dёshiron ti. Nёse familja ose shoqёria mёsojnё pёr orientimin tёnd seksual mund tё ndodhё qё jeta jote tё ndryshojё krejtёsisht, ndoshta mund edhe ti humbasёsh ata, ashtu si edhe njerёz qё deri atёherё kanё qenё pranё teje dhe shumё tё dashur pёr ty.
Nëse do kishit mundësi të jetonit diku tjetër, do kishit ikur nga ky vend pa hezitim? Apo jeni nga ata persona që preferon të luftosh për tё fituar të drejtat e tua?
Nё fillim kam menduar se nёse dikush do merrte vesh orientimin tim seksual, do tё bёja tё pamundurёn pёr tu larguar menjёherё nga Shqipёria. Por, pas u njoha me aktivistё tё Ambasadёs PINK, atёherё mora mё shumё kurajo dhe ndryshova mendimin se duhet tё largohem nga Shqipёria pёr çdo problem qё mund tё kem nё lidhje me orientimin tim seksual. Nuk mendoj se largimi ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё zgjidhur njё problem apo pёr ti bёrё ballё mendimeve tё tё tjerёve mbi personat gay.
Sa e vështirë ka qenë të pranosh veten? Ia keni bërë vetes ndonjëherë pyetjen përse jam i/ e tillë?
Po, nё fillim ka qenё shumё e vёshtirё tё pranoj orientimin tim seksual. Ishte njё periudhё ku iu afrova depresionit pёr shkak se nuk mund tё shprehesha me askёnd. Mё pas, duke marё informacion se çdo tё thotё tё jesh gay, arrita ta kaloj atё fazё dhe ta pranoj veten time ashtu si jam.
Po të tjerët ju kanë pranuar për këtë që jeni? Konkretisht, si e priti familja juaj faktin që jeni homoseksual? (…Apo ende nuk e dinë?)
Familja ime e di pёr orientimin tim seksual por i vetmi person qё mё ka pranuar plotёsisht ёshtё mamaja ime. Ndёrsa pjesa tjetёr e familjes ende nuk kanё arritur ta pranojnё kёtё fakt.  
Po tani, si i keni raportet me familjen? A mund të flisni dot hapur me ta për marrëdhëniet tuaja në çift?
Siç e thashё mё lart, i vetmi person qё e ka pranuar ёshtё nёna ime, dhe pas njohjes sё kёtij fakti marrёdhёniet nuk janё si mё parё, sepse jam unё ai qё hezitoj tё bisedoj pёr çdo gjё me tё. Sa i pёrket çёshtjeve mbi homoseksualizmin nuk kam arritur akoma ta bёj si bisedё me tё.
Po partneren/partnerin tuaj e prezantoni dot në shoqëri?
Ata persona qё e dinё orientimin tim seksual do e kisha kёnaqёsi ti prezantoj me partnerin tim. Pёrsa i takon familjes, fillimisht do i pyesja nёse do donin ta takonin apo jo. Por ndёrkohё unё jam single, kёshtu qё nuk e di akoma.
Aktualisht jetoni vetëm, pra me partneren/ partnerin apo me familjen?
Jetoj vetёm.
Si e sheh të ardhmen e afërt, sheh një jetë të qetë dhe normale apo keni pikëpyetje?
Tё ardhmen time e shoh tё qetё por me shumё impenjime. Pёrsa i takon orientimin tim seksual, tani jam nё njё fazё qё kam kuptuar shumё gjёra pёr veten dhe qё kam njё marrёdhёnie shumё mё tё sinqertё me njerёzit qё mё rrethojnё. Prandaj dua qё nё tё ardhmen time tё kem njerёz qё mё kuptojnё, pse jo tё kem njё shok dhe tё jetoj jetёn si çdo i ri tjetёr.
Ndërsa në një kuptim më të përgjithshëm, si e shihni të ardhmen e komunitetit LGBT në vendin tonë?
Mendoj se nё tё ardhmen, lёvizja LGBT, pёrmes Ambasadёs PINK dhe organizatave tё tjera, do tё ketё njё zhvillim pozitiv… pёrmirёsim i opinionit publik dhe njё solidaritet mё tё madh brenda komunitetit, ku besoj se ka ende shumё pёr tё bёrё.
Këtu ka tashmë një institucion që jep mbështetje, konkretisht Ambasada Pink. Jeni optimist/optimiste për punën që po bëhet aty, ka diçka konkrete që po lëviz?
Nё PINK punon njё grup shumё profesional, janё djem dhe vajza qё impenjohen shumё pёr pёrmirёsimin e situatёs sё personave LGBT. Shoh qё ata bёjnё aktivitete tё ndryshme, japin informacion. Njё gjё shumё pozitive sё fundmi, ishte pjesёmarrja jonё nё njё shkollё verore tё organizuar nga PINK ku mёsuam shumё pёr situatёn e komunitetit.
Po mendimi juaj për ligjin e martesave gay, si e shikoni? Sa debate mund të ketë dhe si do të ishte reagimi I opinionit, nëse ky ligj kalon dhe miratohet?
Jam natyrshёm dakord pёr miratimin e kёtij ligji. E di qё nё Shqipёri mund tё ketё kundёrshtime, sepse jemi vend konservator. Sa pёr miratimin e ligjit shpresoj tё arrihet njё ditё.
Ju i druheni reagimeve të njerëzve nga fakti që jeni gay? Ndonjëherë, a keni frikë edhe për jetën apo për cenimin e personalitetit tuaj?
Po, mё ndodh qё i druhem opinionit publik, dhe besoj se po tё isha diku tjetёr do isha mё i lirё ta shprehja atё. Sa pёr jetёn apo sigurinё time, nuk jam ndier ndonjёherё i kёrcёnuar apo i pasigurt.
Cila është e mira dhe cila është e keqja e të jetuarit një jetë ndryshe, si gay?
Unё mendoj se personat LGBT kanё njё orientim tё ndryshёm seksual por jo njё jetё ndryshe. Mua nuk mё duket se ka ndonjё gjё tё keqe dhe mendoj se ka po aq tё mira sa do tё kesh ti nё jetё. Nёse mё duhet tё zgjedh njё gjё tё keqe do zgjidhja mentalitetin e ashpёr ndaj personave LGBT tё cilёt gjykohen shumё por pa u njohur nga tё tjerёt.
Pak kohë më parë u mbajt një aktivitet sensibilizues për të drejtat e grupimit LGBT në Shqipëri, ku pati edhe incidente të shkaktuara nga disa të rinj anti- gay. Ju ishit aty kur kjo ndodhi? Çfarë ndjesie provuat, si reaguat?
Nuk kam qenё i pranishёm aty, por incidenti mu duk shumё absurd sepse unё mendoj se çdo person ka tё drejtё tё shprehet pёr atё qё ёshtё. Pёr njё moment ndieva frikё pёr tё ardhmen, sepse mendova çfarё mund tё ndodhё mё shumё nёse zhvillohen tё tjera aktivitete.
Nëse do të kishe në dorë të ndryshoje diçka për këtë çështje, që mbetet një temë delikate, çfarë do të bëje?
Do doja shumё qё tё mos kishte paragjykime pёr personat LGBT dhe tё mos trajtohen ndryshe nё punё, shkollё dhe shoqёri.

Thursday, October 4, 2012

Familjet LGBT europiane mblidhen nё Strasburg pёr tё ndjekur rastin historik tё adoptimit nga prindёr i dytё nё marrёdhёnie tё gjinisё sё njёjtё


Familje LGBT europiane, tё njohura ndryshe si familjet ylber, u mblodhёn dje nё Strasburg pёr tё theksuar rёndёsinё e njё çёshtje gjyqёsore e cila ёshtё duke u shqyrtuar aktualisht pranё Gjykatёs Europiane tё tё Drejtave tё Njeriut. Familjet vendosёn njё flamur gjigand LGBT pёrballё hyrjes sё godinёs pёr tё vёnё nё dukje mungesёn e tё drejtave pёr fёmijёt dhe prindёrit qё jetojnё nё familje ylber. Familjet ishin gjithashtu tё pranishme gjatё dёgjimit tё çёshtjes, i cili u mbajt nga trupi mё i madh i gjykatёs, i quajtur Grand Chamber, i pёrbёrё nga 17 gjyqtarё.

Rasti nё fjalё ka tё bёjё me adoptimin e fёmijёve nga partnerёt e pamartuar (second parent adoption) nё Austri. Austria e lejon adoptimin e fёmijёve nga partnerёt e pamartuar tё prindёrve heteroseksuale por nuk e lejon kёtё gjё pёr çiftet e gjinisё sё njёjtё. Mё herёt Gjykata ёshtё shprehur se shtetet nuk mund ti diskriminojnё çiftet e pamartuara pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual.

“Kjo ishte njё ditё e rёndёsishme pёr familjet LGBT Europiane. Ishte njё eksperincё e veçantё tё shihje gjithё trupin gjykues tё Gjykatёs tё shqyrtonte çёshtjen tonё. Kemi shpresё se kjo çёshtje do bёjё tё mundur qё fёmijёt tanё tё kenё mё shumё tё drejta nё Europё. Asnjё grup fёmijёsh nuk duhet diskriminuar pёr shkak tё orientimit seksual apo identitetit gjinor tё prindёrve tё tyre” tha Juha Jamsa, zv. presidente e NELFA (Rrjeti i Organizatave tё Familjeve LGBT), i cili shёrbeu edhe si palё e tretё nё ndjekjen e çёshtjes.

Gjatё prezantimit tё çёshtjes, avokati i familjes austriake, Hemut Graupner, theksoi se kёrkimet shkencore tё bёra mbi mirёqёnien e fёmijёve tё rritur nё familje LGBT, vёrtetojnё se orientimi seksual i prindit nuk ndikon negativisht nё rritjen e fёmijёve. Nё fakt, ka tё tjerё faktorё psh. divorci, qё mund tё kenё ndikim negativ tek fёmijёt. Sipas avokatit Graupner, çёshtja nuk ёshtё nёse tё gjitha kёrkesat pёr adoptim nga prindёr LGBT duhet tё pranohen, por qё tё gjitha kёrkesat pёr adoptim tё merren nё shqyrtim dhe tё trajtohen si çdo kёrkesё tjetёr. Nё rastin e Austrisё kjo e drejtё ishte mohuar pёr shkak tё gjinisё sё prindit tё dytё dhe pёr shkak tё orientimit tё tyre seksual.

Wednesday, October 3, 2012

Parlamenti ukrainas aprovon projektligjin qё ndalon “propagandёn homoseksuale”


Njё lajm shumё i keq vjen sot nga njё tjetёr vend i Europёs lindore. Pas eksperiencёs sё hidhur tё Rusisё, pak muaj mё parё, Parlamenti i Ukrainёs ka vendosur tё ndjekё tё njёjtat hapa duke propozuar njё ligj i cili do tё ndalojё “propagandёn homoseksuale”. Nё raundin e parё tё votimit tё projektligjit, ai u miratua me 289 vota pro nga 450 vende qё mban parlamenti. Raundi i dytё i votimit pritet tё zhvillohet brenda Tetorit.

Ky projektligj ka indinjuar komunitetin ndёrkombёtar i cili ёshtё shumё i shqetёsuar pёr kёtё projektligj sepse ai ka njё impakt tё drejtpёrdrejtё nё tё drejtat e personave lesbike, gay, biseksualё dhe transgjinorё nё Ukrainё si dhe pёr tё drejtat e çdo qytetari pёr tu shprehur. Ndёr tё tjera ёshtё kёrkuar qё Kryetari i Parlamentit ukrainas dhe Presidenti tё mos e kalojnё kёtё ligj dhe tё flasin kundёr tij.

Ky projektligj, nёse kalohet do tё ndryshonte disa ligje aktuale nё Ukrainё, duke pёrfshirё kodin penal, dhe do tё sillte sanksione pёr kёdo qё importon, prodhon apo shpёrndan materiale tё cilat do tё “promovonin” homoseksualitetin. Vetё termi “promovim homoseksualiteti” nuk ёshtё shpjeguar apo pёrkufizuar.

Ky projektligj, nёse kalohet do tё ndikonte edhe mё tej nё margjinalizimin e personave lesbike, gay, biseksualё dhe transgjinorё nё njё vend i cili ka ende vёshtirёsi tё zhvillojё aktivitete publikё pёr kёtё qёllim.

Juristё nga Kёshilli Ndёrkombёtar i Juristёve janё shprehur se ky projektligj nuk pёrputhet me tё drejtёn ndёrkombёtare qё mbulon tё drejtat e njeriut. Sё pari, ai ёshtё cilёsuar si shumё i paqartё, duke mos shpjeguar se çfarё nёnkupton me kёrkesёn qё kufizimet duhet tё miratohen me ligj. Nё projektligjin aktual ёshtё e pamundur qё tё kuptohet se çfarё lloj shprehje apo aktiviteti ndalohet. Sё dyti, arsyetimet qё ndalojnё “propagandёn homoseksuale” nuk i pёrgjigjen standarteve pёr proporcionalitet dhe nevojshmёri. Me pak fjalё, ky kufizim i lirisё sё shprehjes nuk i shёrben asnjё qёllimi. Sё treti, ky projektligj ёshtё diskriminues ndaj personave LGBT duke i ndaluar ata tё flasin pёr jetёn e tyre nё public.

Juristёt i kanё kёrkuar Bashkimit Europian qё tё shohin kёtё çёshtje edhe nё raport me proçesin e liberalizimit tё vizave qё ёshtё duke u zhvilluar gjatё kёsaj periudhe me Ukrainёn.