Showing posts with label Konference. Show all posts
Showing posts with label Konference. Show all posts

Monday, April 22, 2013

Aktivisti italian viziton Shqipёrinё


Nё datat 15 deri 21 Mars 2013 Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri mirёpriti nё Tiranё aktivistin italian Yuri Guaiana nё njё udhёtim studimor nё vendin tonё pёr tё ndarё eksperiencёn italiane dhe pёr tu njohur nga afёr me realitetin LGBT shqiptar.

Gjate leksionit ne UT
Axhenda e pёrgatitur nga PINK kishte pёr qёllim ti ofronte Z. Guaiana mundёsinё tё njihej sa mё afёr me tё gjitha aspektet e lёzivjes LGBT dhe punёn qё bёhet nё vendin tonё pёr pёrmirёsimin e gjёndjes sё kёtij komuniteti. Ndёrkohё nё anёn tjetёr synohej qё sa mё shumё grupe tё mёsonin pёr realitetin LGBT italian dhe pёr tё  ndёrtuar njё panoramё sa mё tё qartё ngjashmёrish dhe ndryshimesh midis dy konteksteve.

Jeta pёrtej detit Adriatik perceptohet nga shumё tё rinjё shqiptarё si njё parajsё ku ёshtё shumё mё e lehtё tё jesh LGBT dhe ku nuk ka probleme. Z. Guaiana ndёrkohё u tregua mё shumё se njё herё i kujdesshёm pёr tё treguar disa nga avantazhet dhe dizavantazhet e tё qenurit LGBT nё vendin fqinj duke bёrё tё qartё se minoritetet seksuale kudo ku ato jetojnё pёrballen me sfida tё gjithёfarёllojshme. Mё konkretisht gjatё qёndrimit tё tij disa ditor nё Shqipёri Z. Guaiana mundi tё marrё pjesё nё disa leksione tё hapura pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale nё Tiranё dhe Univeristy of New York / Tirana ku ai prezantoi studimin mё tё fundit italian mbi perceptimet e publikut tё vendit fqinj mbi çёshtjet LGBT. Kjo ishte hera e parё qё nё vendin fqinj zhvillohet njё studim kombёtar mbi çёshtjet LGBT i cili jep edhe rekomandime tё posaçme pёr punёn qё duhet tё bёjnё institucionet. Kjo ishte edhe njё mёnyrё e mirё qё Z. Guaiana tё njihej me opinionet dhe perceptimet e tё rinjve shqiptarё mbi kёtё temё.

Lajmerimi i Leksionit me Yuri Guana prane UNY/T
Njё nga aktivitetet mё tё rёndёsishme tё vizitёs sё tij ishte takimi i punёs mes Ambasadёs PINK dhe Ambasadorit tё Republikёs sё Italisё nё Shqipёri Z. Massimo Giani. Gjatё kёtij takimi Ambasadori italian bёri tё qartё se zyra e tij e ndjek me vёmendje situatёn e tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri dhe janё mjaft tё informuar dhe tё ndёrgjegjёsuar mbi punёn e lёvizjes LGBT kёtu. Ndёr tё tjera u morrёn nё konsideratё edhe mundёsitё e bashkёpunimit nё aktivitete tё ndryshme me karakter social dhe kulturor nё vend pёr ndёrgjegjёsimin mbi kёtё subjekt.

Takime pune u zhvilluan edhe me Z. Artur Nura, korrespondent i Radio Radicale nё Shqipёri si dhe Znj. Vasilika Hysi, Deputete e Parlamentit tё Shqipёrisё. Nё takimin me Znj. Hysi u diskutuan disa nga aspektet mё tё rёndёsishme nё lidhje me angazhimin e politikёs nё fushёn e tё drejtave tё njeriut nё pёrgjithёsi dhe ato tё komunitetit LGBT nё veçanti. Znj. Hysi njihet si njё nga politikanet mё tё pёrkushtuara pёr integrimin e çёshtjeve tё tё drejtave tё njeriut nё programin elektoral tё Partisё Socialiste dhe pёr punёn e vёshtirё qё ajo sё bashku me deputetё tё tjerё po zhvillojnё pёr tё thyer tabutё e politikёbёrjes pёr grupe tё diskriminuara dhe tё margjinalizuara ashtu siç ёshtё edhe komuniteti LGBT. Njё ndёr aspektet mё tё veçanta nё kёtё kuadёr lidhet me mungesёn e perceptimeve tё qarta tё publikut mbi çёshtjen LGBT çka i bёn pjesёn mё tё madhe tё forcave politike hezituese tё mbёshtesin hapur kёtё çёshtje. Ky realitet gjithsesi po ndryshon falё lobimit tё organizatave LGBT, presionit ndёrkombёtar dhe punёs mediatike.

Gjate Konferences Rajonale ne Tirane 
 Mё tej, Z. Guaiana pati mundёsinё tё ndjekё nga afёr Konferencёn Rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor; Arritje dhe Sfida” tё realizuar nga Ambasada PINK me pjesёmarrjen e aktivistёve LGBT nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bonje & Herzegovina dhe Serbia. Nё kёtё konferencё ai mundi tё njihet mё nga afёr edhe me punёn lobuese dhe advokuese qё bёhet nё vendin tonё dhe pёr disa nga sfidat kryesore me tё cilat pёrbllet komuniteti LGBT nё Shqipёri dhe rajon nё lidhje me sigurinё dhe punёn e institucioneve publike.

Njё nga aktivitetet mё interesante ishte takimi me vullnetarёt dhe tё rinjtё e PINK Youth Group, aktivistё tё rinj LGBT dhe jo-LGBT tё cilёt patёn mundёsi tё pyesin Z. Guaiana pёr gjendjen LGBT nё vendin fqinj dhe tё japin dёshmi pёr jetёn e tyre kёtu.

Ndarja e eksperiencave dhe dёshmitё reale janё njё nga metodat mё efektive tё advokimit pёr njё çёshtje sociale sepse ato arrijnё tё pёrcjellin nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё dhe pa keqkuptime mesazhin dhe problemet reale qё has komuniteti LGTB nё Shqipёri por edhe nё vende tё tjera. Falё Z. Guaiana nё takimet e ndryshme tё punёs, Ambasada PINK mundi tё paraqesё njё fytyrё europiane dhe ndёrkombёtare tё realitetit LGBT jo thjesht pёrmes dёshmive personale por edhe duke pёrdorur njё analizё krahasimore dhe cilёsore.

Kontaktet e rinisё shqiptare por edhe tё grupeve tё tjera ashtu si politikanё, intelektualё dhe media, me aktivistё LGBT nga vendet e tjera ndihmon pёr tё kuptuar se sa diapazon tё gjerё ka kjo lёvizje nё varёsi tё karakteristikave lokale dhe se sa e rёndёsishme ёshtё çdo arritje nё fushёn e tё drejtave LGBT sado tё vogla qё tё jenё ato.

Njё nga dallimet kryesore midis Shqipёrisё dhe Italisё ёshtё se ndёrkohё qё vendi ynё ka njё legjislacion relativisht tё avancuar tё tё drejtave LGBT Italia nuk ka ende njё ligj pёr mbrojtjen kundёr diskriminimit tё personave LGBT aq mё pak ligje mё specifike. Nga ana tjetёr realiteti kulturor, social dhe ekonomik i personave LGBT nё Itali ёshtё shumё herё mё i avancuar se sa nё Shqipёri. Por e vёrteta e hidhur ёshtё se asnjёra nuk mund tё bёjё pa tjetrёn dhe se tё dyja vendet kanё mangёsi tё mёdha nё raport me avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё Certi Diritti dhe pёrfaqёsuesin e saj Z. Yuri Guaiana pёr vizitiёn e tij nё Shqipёri dhe pёr ndarjen e njё eksperience tё vyer me ne dhe shpreson se nё njё udhёtim tjetёr realiteti LGBT nё tё dyja vendet tё ketё ndryshuar sa mё pozitivisht.

Wednesday, March 27, 2013

Ambasada PINK mirёpret konferencёn rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”


20 Mars 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me COC Hollandё dhe me mbёshtetjen financiare tё programit MATRA tё Mbretёrisё sё Vendeve tё Uleta mirёpritёn nё Tiranё, nё datat 18 dhe 19 Mars, Konferencёn Rajonale me tematikёn “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”.

Konferenca mirёpriti organizata LGBT nga i gjithё rajoni i Ballkanit Perёndimor. Konkretisht organizatat Libertas nga Kosova, LGBT United nga Maqedonia, LGBT Forum Progres nga Mali i Zi, Labris nga Serbia dhe Sarajevo Open Centre nga Bosnja dhe Herzegovina ndanё dy ditё intensive pune ku u diskutuan çёshtje tё tilla si aktivizmi, bashkёpunimi rajonal, puna me institucionet, siguria etj. Pёrfaqёsues nga COC Hollandё, ILGA-Europe, Komitetit Hollandez i Helsinkit dhe Certti Diritti ishin gjithashtu tё pranishёm nё konferencё.

Nё ceremoninё hapёse tё konferencёs, morrёn pjesё pёrfaqёsuesit e tё gjitha institucioneve kryesore nё vend tё impenjuara pёr mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё njeriut. Tё pranishёm ishin Znj. Klajda Gjosha, Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, Znj, Irma Baraku, Komisionere pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Anila Nepravishta, Komisionere pranё Zyrёs sё Avokatit tё Popullit, Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francёs nё Shqipёri, Z. Marko Leiddeker, Pёrfaqёsues i Kёshillit tё Europёs nё Shqipёri, Z. Habit Hajredini, Drejtor i Drejtorisё sё tё Drejtave tё Njeriut dhe Qeverisjes sё Mirё nё Qeverinё e Republikёs sё Kosovёs, si dhe shumё pёrfaqёsues tё tjerё nga trupat diplomatike, institucionet publike, organizatat pёr mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut, aktivistё, media etj.

Nё fjalimin e saj Znj. Gjosha, evidentoi rolin e Qeverisё sё Shqipёrisё dhe punёn e Ministrisё sё Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta nё mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut dhe luftёn kundёr diskriminimit, duke veçuar kёtu Planin e Masave pёr mos-diskriminimin tё kёsaj ministrie. Ndёr tё tjera ajo theksoi se pavarёsisht se kushtetuta jonё garanton tё drejtat e qytetarёve LGBT ashtu si çdo qytetar tjerёt, shpesh ata ndeshen me intolerancё nё familjen e tyre dhe nё shoqёri. Prandaj edhe ndёrgjegjёsimi qytetar pёr çёshtje tё tilla ёshtё shumё i nevojshёm. Ajo evidentoi gjithashtu edhe ndryshimet e rёndёsishme qё janё propozuar sё fundmi nё Kodin Penal dhe atё tё Punёs nё mbrojtje tё komunitetit LGBT.

Nё fjalimin e tij, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta, pёrmendi sfidat e shumta me tё cilat pёrballet shoqёria jo vetёm nё Shqipёri por edhe nё Hollandё ku sfidat mbi çёshtje tё tilla si adoptimi ekzistojnё mes komuniteve tё huaja qё jetojnё nё kёtё vend.

Nё fjalimet e tyre Zyrat e Komisioneres pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit tё Popullit ndanё punёn e kёtyre institucioneve nё luftёn kundёr diskriminimit dhe nё mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Z. Hajredini nga Qeveria e Kosovёs, u shpreh gjithashtu se nё projektet e saj tё ardhshme kjo e fundit do tё pёrfshijё edhe mbrojtjen e komunitetit LGBT.

Ndёrkohё, Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parё pranё PINK, theksoi se shumё shpesh debati mbi tё drejtat LGBT diskutohet si i ndarё nga tё drejtat e njeriut, dhe tё drejtat e personave LGBT shpesh trajtohen si “privilegje”, çka ёshtё njё koncept i gabuar dhe qё duhet tё ndryshohet.

Konferenca ishte njё mundёsi shumё e mirё pёr rritjen e ndёrgjegjёsimit tё institucioneve publike, ndarjen e praktikave tё mira dhe evidentimin e disa prej sfidave kryesore me tё cilat kjo lёvizje pёrballet nё Shqipёri por edhe nё vendet e tjera tё rajonit.

Organizatat LGBT, vijuan punёn me prezantime individuale duke dhёnё kёshtu njё panoramё shumё mё tё qartё mbi natyrёn e problematikave qё lёvizja LGBT dhe aktivistёt e saj hasin nё vende tё ndryshme. Nga prezantimet dhe diskutimet e njёpasnjёshme u kuptua se nё fakt, lёvizja LGBT nё rajon ka mё shumё ngjashmёri se sa ndryshime. Problemet me homofobinё dhe transfobinё duken tё lidhura ngushtё me mungesёn e informacionit dhe dijeve mbi çёshtjet e seksualitetit dhe homofobisё. Shpesh institucionet edhe pse kanё kompetencat dhe burimet e duhura pёr tё luftuar diskriminimin apo krimet e urrejtjes nuk kanё motivimin apo dijet e duhura pёr tё kuptuar çёshtjet qё shqetёsojnё kёtё komunitet. Dhuna ndaj personave LGBT mbetet shpesh e pa raportuar nga kёta tё fundit, e ndёrkaq hetimet policore shumё shpesh ose nuk nisin ose nuk marrin parasysh komponentin LGBT. Prezantimet, idetё dhe eksperiencat e ndara treguan se lёvizja LGBT, nё tё gjitha vendet e rajonit tё Ballkanit Perёndimor, mund tё bёjё mё shumё nё rritjen e pёrgjegjshmёrisё institucionale nё mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave, lirive dhe sigurisё sё personave LGBT.

Kjo konferencё gjithashtu do tё hapё rrugёn pёr mё shumё koordinim dhe bashkёpunim mes organizatave tё rajonit pёr tё identifikuar problemet e pёrbashkёta dhe pёr tё gjetur zgjidhje sa mё efektive falё edhe mbёshtetjes sё partnerёve ndёrkombёtarё dhe lokalё, mbёshtetja dhe ndihma e tё cilёve kanё qenё shumё tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri falenderon tё gjithё organizatat rajonale, institucionet publike dhe parnterёt e saj pёr punёn e palodhshme dhe mbёshtetjen e tyre nё realizimin e njё konference kaq tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT nё tё gjithё rajonin e Ballkanit Perёndimor. 

FOTO NGA KONFERENCA:







Wednesday, December 26, 2012

Arritjet dhe Sfidat e levizjes LGBT ne Shqiperi per vitin 2012


Mё poshtё ёshtё njё pёrmbledhje e shkurtёr e disa prej arritjeve kryesore tё lёvizjes LGBT nё Shqipёri gjatё vitit 2012. Ndёrkohё, mё tej, janё rrjeshtuar disa nga sfidat kryesore me tё cilat pёrballet lёvizja nё tё ardhmen e afёrt.

Ky material ёshtё prezantuar nё tryezёn e rrumbullakёt “Tё drejtat LGBT, arritje dhe sfida” realizuar nё kuadёr tё Ditёs Ndёrkombёtare tё tё Drejtave tё Njeriut nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me Ministrinё e Punёs, Cёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, Avokatin e Popullit, Komisionerin pёr mbrojtje nga Diskriminimi dhe me mbёshtetjen e Ambasadёs sё Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, programi Matra, i Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Hollandёs.

Arritje

Pёrfshirja e çёshtjeve LGBT nё planin e punёs sё çdo institucioni.

- Bashkёpunimi me Ministrinё e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta pas dhe gjatё ngritjes sё grupit ndёr-ministror tё punёs pёr çёshtjet LGBT rezultoi nё njё seri trajnimesh dhe aktivitetesh tё pёrbashkёta tё cilat hodhёn dritё mbi nevojat, problemet dhe kёrkesat e komunitetit LGBT. Pёrgatitja e Planit tё Veprimit, ka parashtruar njё sёrё politikash dhe praktikash tё cilat nёse realizohen tё gjitha me sukses, do tё sjellin ndryshime tё dukshme nё cilёsinё e jetёs sё personave LGBT nё tё gjithё vendin.

Po aq me vlerё ka qenё bashkёpunimi me zyrёn e Avokatit tё Popullit. Qё nga takimi i parё dhe deri mё tani Z. Totozani dhe stafi qё ai drejton janё shndёrruar nё njё mbёshtetje e fuqishme e kauzёs LGBT, nё respekt tё tё gjithё legjislacionit shqiptar nё fuqi dhe tё gjithё konventave tё nёnshkruara nga vendi yne. Publikimi i Raportit tё Posaçёm tё Avokatit tё Popullit pёr komunitetin LGBT nё muajin Gusht 2012, tregoi pёr njё aktivitet shumё tё ngjeshur brenda njё periudhe kohore shumё tё shkurtёr.

Puna e Komisionerit pёr Mbrotjen nga Diskriminimi ka vazhduar tё ndikojё nё ndёrgjegjёsimin dhe pёrmirёsimin e performancёs sё institucioneve tё ngarkuar pёr zbatimin e ligjit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gradualisht, nё bashkёpunim, ne po pёrpiqemi ta shndёrojmё zyrёn e Komisionerit nё njё institucione tё besueshёm pёr komunitetin, i cili vazhdon ti druhet denoncimit tё rasteve tё dhunёs apo diskriminimit. Plani strategjik i Komisionerit pёr periudhёn 2012-2015 pёrfshin nё shumё klauzola punёn ndёrgjegjёsuese dhe advokuese pёr kauzёn LGBT pasojat e tё cilёs do tё jenё shumё mё tё ndjeshme nё tё ardhmen.

- Organizimi i Festivalit tё Diversitetit nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe i aktiviteteve tё ndyrshme nga organizatat LGBT nё vend, nuk do tё kishin qenё tё munduara pa vendosmёrinё e organizatёs sonё pёr tё vazhduar me kёtё projekt dhe pa mbёshtetjen vendimtare tё institucioneve tё rёndёsishme si Kryeministri i Shqipёrisё Z. Berisha, Ministria e Punёs, Avokati i Popullit, Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Disrkiminimi, Ambasada e Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, Komisioni Europian, Ambasada e Shteteve tё Bashkuara, organizatat e ndryshme etj.

Nё kёtё kuadёr, puna e Policisё sё Shtetit nё garantimin e sigurisё sё kёtyre aktiviteteve ka qenё shumё e suksesshme dhe pozitive.

- Konferenca rajonale e Qershorit, organizuar nga Ambasada e SHBA-ve nё Tiranё solli pёr herё tё parё nё vendin tonё aktivistё, organizata, institucione dhe personalitete tё shumё qё punojnё pёr kёtё kauzё nga i gjithё rajoni dhe bota.

- Po gjatё kёtij viti, ne krenohemi me ngritjen e Komitetit Organizativ Tirana Pride 2013 nё tё cilin janё tё angazhuara tё gjithё organizatat LGBT nё vend dhe ku janё pjesёmarrёse tё gjitha grupet qё mbёshtesin kauzёn tonё. Ky Komitet Organizativ krenohet edhe me zhvillimin e njё proteste tё pёrbashkёt nё muajin Tetor pёrpara zyrave tё Ambasadёs sё Maqedonisё nё Tiranё pёr tё kundёrshtuar dhunёn dhe diskriminimin qё komuniteti LGBT po pёson nё vendin fqinj.

- Nё Shtator tё kёtij viti, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri me mbёshtetjen e Amb. sё Vendeve tё Ulёta nё Tiranё dhe me pjesёmarrjen e ekspertёve nga Ambasada e SHBA-ve, Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, UNDP, COC Hollande dhe CRCA Shqipёri organizoi pёr herё tё parё shkollёn verore PINK, si njё ndёrmarje edukuese dhe informuese pёr fuqizimin e komunitetit LGBT.  

-  Forcimi i aleancave dhe bashkёpunimit me organizata tё ndryshme tё tё drejtave tё njeriut. PINK Embassy ka besuar gjithmonё nё zhvillimin e njё dialogu tё shёndetshёm dhe konstruktiv me tё gjithё aktorёt e shoqёrisё civile, organizata dhe aktivistё, ekspertiza dhe pasioni i tё cilёve e kanё bёrё shumё mё efektive punёn tonё. Mbёshtetje kryesore nё kёtё kuadёr kemi marrё dhe vazhdojmё tё marrim nga CRCA Shqipёri.

- Puna me mediat ka qenё dhe mbetet shume e rёndёsishme pёr avancimin e çdo kauze nё vendin tonё. Edhe nё raport me çёshtjet LGBT, media ka qenё shumё e pranishme dhe puna e saj intensive ka ndikuar ndjeshёm nё rritjen e ndёrgjegjёsimit publik dhe ndarjen e informacionit. Por, ashtu si nё çdo fushё tjetёr, edhe kauza LGBT ka rёnё pre e spektakolarizmit dhe skupit, diçka tё cilёt ne e rrefuzojmё pa mё tё voglin ekuivok duke besuar sё çёshtjet e tё drejtave tё njeriut nuk janё pёr variete.

- Edhe kёtё vit, ashtu si vitet e mёparshme, puna me komunitetin ka qenё e drejtpёrdrejtё dhe shumё e rёndёsishme pёr ne. Ofrimi i njё mjedisi tё sigurt, mundёsia pёr tё qenё vetvetja dhe pёr tё ndarё problemet, njohja me kauzёn dhe identifikimi i mёnyrave pёr tё kontribuar kanё bёrё njё komunitet shumё mё tё ndёrgjegjёsuar, mё tё lirё dhe mё tё angazhuar.

Sfida

- Dhuna dhe diskriminimi ndaj komunitetit LGBT vazhdon. Ndёrkohё qё puna institucionale, ndёrgjegjёsimi dhe pёrmirёsimi ligjor vazhdojnё, personat LGBT, kudo ku ata jetojnё vazhdojnё tё jenё pre tё dhunёs, diskriminimit, margjinalizimit dhe shanseve tё pakta. Ky ёshtё njё realitet historik i personave LGBT, tё cilёt pavarёsisht se nё petkun e heteroseksualizmit i gjen nё tё gjitha shtresat shoqёrore, realiteti i tyre emocional, psikologjik, afektiv ёshtё shumё herё mё vulnerabёl se ai i anёtarёve tё tjerё tё shoqёrisё.

- Fjalimet e urrejtjes dhe nxitja e urrejtjes nga pёrfaqёsues tё politikёs, fesё etj Rritja e informimit dhe ndёrgjegjёsimit pёr kauzёn LGBT ka sjellё njё nga efektet e saj anёsore mё tё pritshme: fjalimet e urrejtjes, komentet e panumёrta homofobike dhe transfobike tё cilat rrefuzojnё tё pranojnё realitetin dhe mbi tё gjitha rrefuzojnё ta njohin atё. Ky fenomen, nuk tregon vetёm se duhet tё bёhen ligje mё tё forta dhe tё rrepta, por rrёfen hapur se homofobia ёshtё e mirёvendosur nё shoqёrinё tonё, brenda psikologjisё sociale tё sistemit patriarkal dhe si i tillё do kёrkojё shumё punё pёrpara se tё crrёnjoset.

- Aksesi nё tё mira dhe shёrbime sidomos nё sektorin e qeverisjes lokale ёshtё ende inekzistent pёr kёtё grup social. Puna e institucioneve tё qeverisjes lokale duhet tё intensifikohet sa mё herёt nё mёnyrё qё personat LGBT tё pёrfitojnё tё gjithё ndihmёn dhe suportin e nevojshёm nё komunitetet e tyre.

- Tekstet me pёrmbajtje homofobike dhe mungesa e teksteve edukuese. Gjithçka fillon dhe pothuajse “mbaron” me edukimin. Ky proçes i gjatё dhe i vёshtirё, tё cilit shoqёritё e civilizuara i kushtojnё energji tё pafundme kёrkon qё sistemi arsimor shqiptar tё mos e shohё kauzёn LGBT si njё ekses, si njё kapitull tё vogёl, nё njё nga vitet e shkollёs sё mesme, por si njё nga themelet e edukimit qё çdo fёmijё dhe adoleshent shqiptar duhet tё marrё pёr tё gjitha llojet e minoriteteve dhe grupeve sociale.

- Lidhur me sa mё sipёr, ёshtё edhe problemi i bulizmit nё shkolla, atje ku prindёrit mendojnё se fёmijёt e tyre janё mё tё sigurt, por ku nё fakt ata vuajnё dhunёn dhe margjinalizimin mё tё madh. Sidomos pёr tё rinjtё LGBT, shkolla ёshtё vendi tё cilin ata duan ta evitojnё mё shumё. Kjo kёrkon qё puna pёr ndryshimin e sjelljeve diskriminuese nё shkolla duhet tё nisё menjёherё. Adoleshentёt diskriminojnё sepse kjo sjellje ёshtё e legjitimuar nё sytё e mёsuesve dhe prindёrve tё tyre. Prandaj ndryshimi duhet tё ndodhё na bashkёpunim dhe me pёrfshirjen e kёtyre dy grupeve.  

Friday, October 19, 2012

Ambasada PINK merr pjesё nё konferencёn vjetore tё ILGA-Europe, Dublin 2012


Fundi i muajit Tetor ёshtё gjithmonё njё periudhё e rёndёsishme pёr mbi 250 organizata LGBT nga e gjithё Europa, prej kaukazit deri nё Portugali, nga Malta deri nё Islandё. Nё datat 18-21 Tetor, nё Dublin tё Irlandёs zhvillohet konferenca e 16-tё vjetore e ILGA-Europe, organizatёs mё tё madhe nё kontinent pёr tё drejtat e personave lesbike, gei, biseksualё, transgjinorё dhe interseks (LGBTI). Konferenca ёshtё mirёpritur nga njё grup organizatash LGBT irlandeze. Ambasada PINK ёshtё gjithashtu e pranishme nё kёtё konferencё.

Mbi 350 aktivistё nga i gjithё kontinenti janё duke ndjekur panelet, ёorkshop-et dhe grupet e shumta tё punёs me fokus fusha tё ndryshme tё tё drejtave LGBT si punёsimi, bulizmi, aktivizmi, pride, advokimi, lobimi, martesa, adoptimit etj. Tema e sivjetshme e konferencёs ёshtё “Avancimi i barazisё LGBTI nё kohё tё vёshtira ekonomike”.

Nё hapjen e konferencёs, Drejtuesi irlandez i komitetit organizativ Tierman Brady tha se “20 vitet e fundit kanё parё njё zhvillim tё jashtёzakonshёm tё tё drejtave LGBT nё Europёn Perёndimore, por nё tёrёsi, nёpёr tё gjithё kontinentin, ka ende shumё pёr tё bёrё”.

Shembujt mё tё fundit tё problemeve me tё cilat pёrballen komunitetet LGBT nёpёr Europё janё ligjet anti-gay tё miratuara nё vende si Shёn Petёrburgu apo gjasat qё ky projektligj tё miratohet edhe nё Ukrainё. Nё shumё vende tё kontinentit ёshtё ende e vёshtirё tё zhvillosh pride, ashtu si nё rastin mё tё fundit nё Beograd. Nё shumё vende, qeveritё janё jo-miqёsore ndaj komunitetit dhe organizatave LGBT, si nё rastin e Maqedonisё. Nё shumё vende tё Europёs, tё jesh LGBTI ёshtё ende njё sfidё e veçantё.

Konferenca ёshtё duke zhvilluar aktivitete tё shumta pёr tё identifikuar strategji dhe taktika progresi dhe zhvillimi pёr lёvizjen nё kushtet e krizёs ekonomike dhe reçesionit si dhe fuqizimin e lёvizjes nё rang europian duke marrё parasysh institucionet dhe organizmat mё tё rёndёsishme tё kontinentit.

Konferenca vjetore e ILGA Europe ёshtё nё fakt njё mundёsi e madhe pёr tё forcuar solidaritetin LGBT nё Europё dhe pёr tё rritur bashkёpunimin dhe koordinimin mes organizatave.