Monday, April 22, 2013

Aktivisti italian viziton Shqipёrinё


Nё datat 15 deri 21 Mars 2013 Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri mirёpriti nё Tiranё aktivistin italian Yuri Guaiana nё njё udhёtim studimor nё vendin tonё pёr tё ndarё eksperiencёn italiane dhe pёr tu njohur nga afёr me realitetin LGBT shqiptar.

Gjate leksionit ne UT
Axhenda e pёrgatitur nga PINK kishte pёr qёllim ti ofronte Z. Guaiana mundёsinё tё njihej sa mё afёr me tё gjitha aspektet e lёzivjes LGBT dhe punёn qё bёhet nё vendin tonё pёr pёrmirёsimin e gjёndjes sё kёtij komuniteti. Ndёrkohё nё anёn tjetёr synohej qё sa mё shumё grupe tё mёsonin pёr realitetin LGBT italian dhe pёr tё  ndёrtuar njё panoramё sa mё tё qartё ngjashmёrish dhe ndryshimesh midis dy konteksteve.

Jeta pёrtej detit Adriatik perceptohet nga shumё tё rinjё shqiptarё si njё parajsё ku ёshtё shumё mё e lehtё tё jesh LGBT dhe ku nuk ka probleme. Z. Guaiana ndёrkohё u tregua mё shumё se njё herё i kujdesshёm pёr tё treguar disa nga avantazhet dhe dizavantazhet e tё qenurit LGBT nё vendin fqinj duke bёrё tё qartё se minoritetet seksuale kudo ku ato jetojnё pёrballen me sfida tё gjithёfarёllojshme. Mё konkretisht gjatё qёndrimit tё tij disa ditor nё Shqipёri Z. Guaiana mundi tё marrё pjesё nё disa leksione tё hapura pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale nё Tiranё dhe Univeristy of New York / Tirana ku ai prezantoi studimin mё tё fundit italian mbi perceptimet e publikut tё vendit fqinj mbi çёshtjet LGBT. Kjo ishte hera e parё qё nё vendin fqinj zhvillohet njё studim kombёtar mbi çёshtjet LGBT i cili jep edhe rekomandime tё posaçme pёr punёn qё duhet tё bёjnё institucionet. Kjo ishte edhe njё mёnyrё e mirё qё Z. Guaiana tё njihej me opinionet dhe perceptimet e tё rinjve shqiptarё mbi kёtё temё.

Lajmerimi i Leksionit me Yuri Guana prane UNY/T
Njё nga aktivitetet mё tё rёndёsishme tё vizitёs sё tij ishte takimi i punёs mes Ambasadёs PINK dhe Ambasadorit tё Republikёs sё Italisё nё Shqipёri Z. Massimo Giani. Gjatё kёtij takimi Ambasadori italian bёri tё qartё se zyra e tij e ndjek me vёmendje situatёn e tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri dhe janё mjaft tё informuar dhe tё ndёrgjegjёsuar mbi punёn e lёvizjes LGBT kёtu. Ndёr tё tjera u morrёn nё konsideratё edhe mundёsitё e bashkёpunimit nё aktivitete tё ndryshme me karakter social dhe kulturor nё vend pёr ndёrgjegjёsimin mbi kёtё subjekt.

Takime pune u zhvilluan edhe me Z. Artur Nura, korrespondent i Radio Radicale nё Shqipёri si dhe Znj. Vasilika Hysi, Deputete e Parlamentit tё Shqipёrisё. Nё takimin me Znj. Hysi u diskutuan disa nga aspektet mё tё rёndёsishme nё lidhje me angazhimin e politikёs nё fushёn e tё drejtave tё njeriut nё pёrgjithёsi dhe ato tё komunitetit LGBT nё veçanti. Znj. Hysi njihet si njё nga politikanet mё tё pёrkushtuara pёr integrimin e çёshtjeve tё tё drejtave tё njeriut nё programin elektoral tё Partisё Socialiste dhe pёr punёn e vёshtirё qё ajo sё bashku me deputetё tё tjerё po zhvillojnё pёr tё thyer tabutё e politikёbёrjes pёr grupe tё diskriminuara dhe tё margjinalizuara ashtu siç ёshtё edhe komuniteti LGBT. Njё ndёr aspektet mё tё veçanta nё kёtё kuadёr lidhet me mungesёn e perceptimeve tё qarta tё publikut mbi çёshtjen LGBT çka i bёn pjesёn mё tё madhe tё forcave politike hezituese tё mbёshtesin hapur kёtё çёshtje. Ky realitet gjithsesi po ndryshon falё lobimit tё organizatave LGBT, presionit ndёrkombёtar dhe punёs mediatike.

Gjate Konferences Rajonale ne Tirane 
 Mё tej, Z. Guaiana pati mundёsinё tё ndjekё nga afёr Konferencёn Rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor; Arritje dhe Sfida” tё realizuar nga Ambasada PINK me pjesёmarrjen e aktivistёve LGBT nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bonje & Herzegovina dhe Serbia. Nё kёtё konferencё ai mundi tё njihet mё nga afёr edhe me punёn lobuese dhe advokuese qё bёhet nё vendin tonё dhe pёr disa nga sfidat kryesore me tё cilat pёrbllet komuniteti LGBT nё Shqipёri dhe rajon nё lidhje me sigurinё dhe punёn e institucioneve publike.

Njё nga aktivitetet mё interesante ishte takimi me vullnetarёt dhe tё rinjtё e PINK Youth Group, aktivistё tё rinj LGBT dhe jo-LGBT tё cilёt patёn mundёsi tё pyesin Z. Guaiana pёr gjendjen LGBT nё vendin fqinj dhe tё japin dёshmi pёr jetёn e tyre kёtu.

Ndarja e eksperiencave dhe dёshmitё reale janё njё nga metodat mё efektive tё advokimit pёr njё çёshtje sociale sepse ato arrijnё tё pёrcjellin nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё dhe pa keqkuptime mesazhin dhe problemet reale qё has komuniteti LGTB nё Shqipёri por edhe nё vende tё tjera. Falё Z. Guaiana nё takimet e ndryshme tё punёs, Ambasada PINK mundi tё paraqesё njё fytyrё europiane dhe ndёrkombёtare tё realitetit LGBT jo thjesht pёrmes dёshmive personale por edhe duke pёrdorur njё analizё krahasimore dhe cilёsore.

Kontaktet e rinisё shqiptare por edhe tё grupeve tё tjera ashtu si politikanё, intelektualё dhe media, me aktivistё LGBT nga vendet e tjera ndihmon pёr tё kuptuar se sa diapazon tё gjerё ka kjo lёvizje nё varёsi tё karakteristikave lokale dhe se sa e rёndёsishme ёshtё çdo arritje nё fushёn e tё drejtave LGBT sado tё vogla qё tё jenё ato.

Njё nga dallimet kryesore midis Shqipёrisё dhe Italisё ёshtё se ndёrkohё qё vendi ynё ka njё legjislacion relativisht tё avancuar tё tё drejtave LGBT Italia nuk ka ende njё ligj pёr mbrojtjen kundёr diskriminimit tё personave LGBT aq mё pak ligje mё specifike. Nga ana tjetёr realiteti kulturor, social dhe ekonomik i personave LGBT nё Itali ёshtё shumё herё mё i avancuar se sa nё Shqipёri. Por e vёrteta e hidhur ёshtё se asnjёra nuk mund tё bёjё pa tjetrёn dhe se tё dyja vendet kanё mangёsi tё mёdha nё raport me avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё Certi Diritti dhe pёrfaqёsuesin e saj Z. Yuri Guaiana pёr vizitiёn e tij nё Shqipёri dhe pёr ndarjen e njё eksperience tё vyer me ne dhe shpreson se nё njё udhёtim tjetёr realiteti LGBT nё tё dyja vendet tё ketё ndryshuar sa mё pozitivisht.

No comments:

Post a Comment