Thursday, March 28, 2013

Partia Socialiste tё distancohet nga qëndrimet homofobike dhe diskriminuese tё z. Artan Lame pёrkundrejt tё drejtave tё komunitetit dhe personave LGBT nё Shqipёri.


LETËR E HAPUR

Drejtuar:                  Z. Edi Rama
                                    Kryetar i Partisë Socialiste

Subjekti:               Partia Socialiste tё distancohet nga qëndrimet homofobike dhe diskriminuese tё z. Artan Lame pёrkundrejt tё drejtave tё personave LGBT nё Shqipёri.

I nderuar z. Rama,

Ambasada Pink /LGBT PRO Shqipëri është një organizatë që punon për promovimin e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT (lezbike, gej, biseksual dhe transgjinor) në Shqipëri, për të përmirësuar situatën e këtij komuniteti dhe forcuar zbatimin e ligjit qё mbron dhe garanton tё drejtat e njeriut, duke advokuar e lobuar pranë institucioneve shtetërore dhe private që kanë rol në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut tё personave LGBT.

Nё duam tё ndajmё me ju shqetёsimin, por edhe indinjatёn tonё, pёr shkrimin e z. Artan Lame, në gazetën Shqip, të datës 23.03.2013, me titull ‘Dështimet e Shtetit’, i cili ёshtё njё zyrtar i lartё i Partisё Socialiste dhe me shumё mundёsi njё kandidat pёr deputet i forcёs suaj politike.

Në këtë shkrim, z. Lame i konsideron personat LGBT si devijantë të lindur, perversë dhe i personifikon ata me pedofilët, çka tregon inorancёn e tij tё theksuar lidhur me këtë çështje. Ndёr tё tjera ai shprehet me terma fyes dhe paragjykues për këtë komunitet (duke pёrdorur fjalёn pederasti), terma të përdorur nga diktatura komuniste, tё njё kohe kur askush nuk mund të ëndërronte për respektim të drejtave dhe lirive tё njeriut. I gjithё artikulli, ndonёse duket se ёshtё nisur nga qёllime pozitive pёr tё debatuar mbi njё fenomen kaq negativ dhe me pasoja tё rёnda, siç ёshtё pedofilia, pёr shkak tё konfuzionit tё dijeve, homofobisё sё vetё autorit, paditurisё dhe mungesёs sё kontrollit tё fakteve, ёshtё kthyer nё njё shpifje tё madhe kundёr njerёzve tё thjeshtё. Pёr t’ju ndihmuar po ju dёrgojmё bashkangjitur edhe konceptet bazё mbi orientimin seksual dhe komunitetin LGBT nё fund tё kёsaj letre tё hapur.

Pavarësisht bindjeve apo perceptimeve personale të z. Lame, përmes kësaj letre ne duam t’ju kërkojmë si Kryetar i Partisё Socialiste tё Shqipёrisё, të distancoheni publikisht prej qëndrimeve të tij, duke ditur se ai  ështe një nga anëtarët e strukturave drejtuese të PS. Qëndrime të tilla të  shprehura nga një figurë publike së pari keqinformojnë publikun e gjerë, së dyti nxisin urrejtjen ndaj qytetarёve, dhe së treti lehtёsisht mund të perceptohen si qëndrim zyrtar i forcës politike ku ai aderon, në këtë rast Partia Socialiste e Shqipёrisё.

Do tё ishte e tepёrt t’ju kujtonim se Internationalja Socialiste, nёn-kryetar i tё cilёs ju jeni, mbёshtet publikisht dhe mbron fuqishёm tё drejtat e komunitetit LGBT. Rastet mё tё fundit nё Francё dhe Danimarkё, ku partitё socialiste aty udhёhoqёn pёrmirёsimet ligjore pёr martesёn nё gjini tё njejtё, janё tregues i vlerave tё partive tё majta. Vlerat ideologjike tё social-demokracisё europiane (liri, barazi dhe vёllazёri) janё tё barabarta dhe kanё vlerё si nё Bashkimin Europian ashtu edhe nё Shqipёri. Forca juaj politike nuk mund tё ketё dy vlera, njё pёr qytetarёt e Bashkimit Europёs dhe njё tjetёr diskriminuese pёr qytetarёt shqiptarё.

Qytetarёt LGBT shqiptarё aderojnё dhe kontribuojnё nё çdo sferё tё jetёs publike, institucionale, ekonomike, shoqёrore dhe politike tё Shqipёrisё. Asnjё parti nuk duhet t’i lejojё njё anёtari tё saj t’i drejtohet qytetarёve shqiptarё me kёtё lloj gjuhe diskriminuese dhe fyese, pёr mё tepёr kur dihet qё pjesё e partive dhe jetёs politike, e mbi tё gjitha votues, janё edhe pjestarёt e komunitetit LGBT.

Ne mendojmё se “Rilindja Shqiptare” nuk mund tё ndёrtohet mbi vlerat e paragjykimeve, mungesёs sё tolerancёs, diskriminimit apo shkeljes tё tё drejtave tё njeriut tё komunitetit LGBT. Pёrkundrazi nё bindjen tonё ajo mund tё ndёrtohet vetёm duke respektuar vlerat tona si qytetarё tё denjё tё kёtij vendi. Ne jemi tё zhgenjyer qё “Rilindja Shqiptare” nё rastin e z. Lame qenka njё rilindje pёr dhunё, diskriminim dhe pёrjashtim tё njё komuniteti tё tёrё, qё cdo ditё punon pёr tё ndёrtuar Shqipёrinё, si çdo qytetar tjetёr i kёtij vendi.

Në emër të komunitetit LGBT në Shqipëri, i cili beson tek vlerat demokratike dhe tё tolerancёs sё shoqёrisё sonё, beson tek familja dhe morali i tё drejtave tё njeriut, duke qenë se jemi edhe përpara zgjedhjeve parlamentare, ju kërkojmë të distancoheni nga qëndrime të tilla dhe të shprehni publikisht qëndrimin e forcës suaj politike lidhur me çështjen LGBT.

Artikulimi i çёshtjeve, nevojave dhe problemeve tё komunitetit LGBT duhet tё kenё pёr Partinё Socialiste tё njёjtёn pёrparёsi dhe rёndёsi siç kanё edhe grupet e tjera sociale tё shoqёrisё, pasi e kundёrta do tё ishte njё tregues se partia mё e madhe opozitare ёshtё njё parti me qёndrime homofobie dhe qё punon kundёr respektimit tё tё drejtave tё njeriut.

Ambasada PINK beson se Partia Socialiste duhet qё shprehimisht tё pёrfshijё komunitetin LGBT nё programin e saj elektoral dhe duhet tё ofrojё zgjidhje konkrete dhe tё prekshme pёr kёtё grup social ashtu si pёr çdo grup tjetёr tё shoqёrisё shqiptare.


*          *
*

KONCEPTE MBI ORIENTIMIN SEKSUAL DHE IDENTITETIN GJINOR

Orientimi seksual pёrshkruan njё model/strukturё tё qёndrueshme tёrheqjeje – emocionale, romantike dhe seksuale ose kombinim i tyre – kundrejt seksit tё kundёrt, seksit tё njejtё, tё dyja sekseve ose asnjёrit prej sekseve dhe gjinive qё i shoqёrojnё ato. Kёto tёrheqje qёndrojnё pёrgjithёsisht nёn emёrtimet heteroseksualitet, homoseksualitet, biseksualitet dhe aseksualitet. Sipas Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё, orientimi seksual i referohet gjithashtu ndjenjёs sё “identitetit personal dhe shoqёror” tё personit, bazuar nё njё nga kёto tёrheqje, sjelljeve qё i shprehin ato dhe anёtarёsimit nё komunitete me persona qё i ndajnё ato.

Koncepti i orientimit seksual, ka tё bёjё me shumё mё tepёr sesa thjesht sjelljen seksuale. Nё tё
pёrfshihen si ndienjat ashtu edhe identiteti. Disa individё mund ta identifikojnё veten e tyre si gei, lesbike ose biseksualё edhe pa u pёrfshirё nё ndonjё aktivitet seksual. Disa njerёz besojnё se orientimi seksual ёshtё i lindur dhe i pёrcaktuar; ndёrsa studime tё tjera tregojnё se orientimi seksual zhvillohet pёrgjatё jetёs sё njeriut. Shumё njerёz vet-identifikohen si heteroseksualё, gei, lesbike ose biseksualё nё momente tё ndryshme tё jetёs sё tyre.

Orientimi seksual ёshtё njё term qё pёrdoret shpesh pёr tё pёrshkruar tёrheqjen romantike, emocionale apo seksuale tё njё personi ndaj njё personi tjetёr. Dikush qё tёrhiqet nga persona tё tё njёjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund tё quhet gei ose lesbike. Individёt qё tёrhiqen nga persona tё seksit tё kundёrt kanё orientim heteroseksual. Orientimi seksual ёshtё njё proçes qё thellohet vazhdimisht me kalimin e kohёs dhe individёt qё tёrhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualё. Orientimi seksual ёshtё i ndryshёm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive tё brendshme qё tregojnё se dikush ёshtё mashkull ose femёr.

Identiteti gjinor ёshtё mёnyra se si njё njeri vet-identifikohet me njё kategori gjinore, si pёrshembull tё jesh burrё ose grua, apo nё disa raste asnjё prej tyre, i cili mund tё jetё i dallueshёm nga seksi biologjik. Identiteti gjinor bazё, formohet zakonisht rreth moshёs tre-vjeçare dhe ёshtё jashtёzakonisht e vёshtirё pёr tu ndryshuar pas kёsaj moshe. Tё gjitha shoqёritё kanё njё grup tё kategorive gjinore qё mund tё shёrbejnё si bazё e formimit tё njё identiteti social nё raport me anёtarёt e tjerё tё shoqёrisё. Nё shumicёn e shoqёrive, ekziston njё ndarje bazё ndёrmjet atributeve gjinore tё caktuara pёr meshkujt dhe femrat. Megjithatё, nё tё gjitha shoqёritё njerёzore, disa individё nuk identifikohen me gjininё qё u ёshtё caktuar nga seksi i tyre biologjik.

Termi LGBT ёshtё shkurtimi kolektiv i fjalёve lesbike, gei, biseksual/e dhe transgjinor/e. Termi LGBT pёrdoret nё nivel ndёrkombёtar. LGB ka tё bёjё me njё orientim seksual gjinor (LG) ose tё dyja (B). Ndёrsa T ka tё bёjё para sё gjithash me identitetin gjinor. Shpesh pёrdoret edhe termi LGBTIQ. Gёrma I (intersex) pёrdoret pёr personat interseks, njё term i pёrgjithshёm qё i referohet personave tё cilёt kanё lindur me njё anatomi riprodhuese ose seksuale qё duket se nuk i pёrshtatet pёrcaktimit tipik, femёr ose mashkull. Dhe sё fundmi termi (questioning) me gёrmёn Q i cili pёrdoret pёr persona ende tё paqartё pёr orientimin seksual ose identitetin gjinor tё tyre.

Wednesday, March 27, 2013

Ambasada PINK lançon Divers 4


Nё njё mjedis shumё komod tek La Voglia, nё zonёn e Shallvareve, rrethuar mes miqsh, pas njё Konference tё gjatё pune rajonale, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri, prezantoi numrin e katёrt tё revistёs sё pёrvitshme Divers.
 E lançuar pёr herё tё parё, nё vitin 2009, Divers ёshtё njё publikim dedikuar 100% kauzёs dhe tё drejtave LGBT nё vendin tonё. Aty ka njё pёrmbledhje tё detajuar tё ngjarjeve kryesore tё vitit lidhur me kёtё çёshtje, intervista ekskluzive, opinione, reportazhe dhe materiale tё tjera shumё interesante. Numri i katёrt, pёrmban njё koleksion tё gjatё shkrimesh dhe artikujsh, duke u fokusuar nё çёshtje tё tilla si Pride, lufta kundёr diskriminimit, problemet dhe zgjidhjet nё raport me çёshtjen LGBT nё Shqipёri, histori personale nga persona gei, lezbike, biseksualё dhe transgjinorё, histori coming out, pёrmbledhje aktivitetesh tё ndryshme, puna e institucioneve nё lidhje me çёshtjen LGBT, kuriozitete etj.

Divers 4 ёshtё njё revistё falas tё cilёn mund ta keni edhe nё formatin pdf. Nёse dёshironi njё kopje mund tё na shkruani nё adresёn: communitypink@gmail.com
Publikimi i kёsaj reviste ёshtё bёrё i mundur nga Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dhe COC Hollandё me mbёshtetjen financiare tё Programit MATRA tё Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta.

 

Ambasada PINK mirёpret konferencёn rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”


20 Mars 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me COC Hollandё dhe me mbёshtetjen financiare tё programit MATRA tё Mbretёrisё sё Vendeve tё Uleta mirёpritёn nё Tiranё, nё datat 18 dhe 19 Mars, Konferencёn Rajonale me tematikёn “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”.

Konferenca mirёpriti organizata LGBT nga i gjithё rajoni i Ballkanit Perёndimor. Konkretisht organizatat Libertas nga Kosova, LGBT United nga Maqedonia, LGBT Forum Progres nga Mali i Zi, Labris nga Serbia dhe Sarajevo Open Centre nga Bosnja dhe Herzegovina ndanё dy ditё intensive pune ku u diskutuan çёshtje tё tilla si aktivizmi, bashkёpunimi rajonal, puna me institucionet, siguria etj. Pёrfaqёsues nga COC Hollandё, ILGA-Europe, Komitetit Hollandez i Helsinkit dhe Certti Diritti ishin gjithashtu tё pranishёm nё konferencё.

Nё ceremoninё hapёse tё konferencёs, morrёn pjesё pёrfaqёsuesit e tё gjitha institucioneve kryesore nё vend tё impenjuara pёr mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё njeriut. Tё pranishёm ishin Znj. Klajda Gjosha, Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, Znj, Irma Baraku, Komisionere pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Anila Nepravishta, Komisionere pranё Zyrёs sё Avokatit tё Popullit, Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francёs nё Shqipёri, Z. Marko Leiddeker, Pёrfaqёsues i Kёshillit tё Europёs nё Shqipёri, Z. Habit Hajredini, Drejtor i Drejtorisё sё tё Drejtave tё Njeriut dhe Qeverisjes sё Mirё nё Qeverinё e Republikёs sё Kosovёs, si dhe shumё pёrfaqёsues tё tjerё nga trupat diplomatike, institucionet publike, organizatat pёr mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut, aktivistё, media etj.

Nё fjalimin e saj Znj. Gjosha, evidentoi rolin e Qeverisё sё Shqipёrisё dhe punёn e Ministrisё sё Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta nё mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut dhe luftёn kundёr diskriminimit, duke veçuar kёtu Planin e Masave pёr mos-diskriminimin tё kёsaj ministrie. Ndёr tё tjera ajo theksoi se pavarёsisht se kushtetuta jonё garanton tё drejtat e qytetarёve LGBT ashtu si çdo qytetar tjerёt, shpesh ata ndeshen me intolerancё nё familjen e tyre dhe nё shoqёri. Prandaj edhe ndёrgjegjёsimi qytetar pёr çёshtje tё tilla ёshtё shumё i nevojshёm. Ajo evidentoi gjithashtu edhe ndryshimet e rёndёsishme qё janё propozuar sё fundmi nё Kodin Penal dhe atё tё Punёs nё mbrojtje tё komunitetit LGBT.

Nё fjalimin e tij, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta, pёrmendi sfidat e shumta me tё cilat pёrballet shoqёria jo vetёm nё Shqipёri por edhe nё Hollandё ku sfidat mbi çёshtje tё tilla si adoptimi ekzistojnё mes komuniteve tё huaja qё jetojnё nё kёtё vend.

Nё fjalimet e tyre Zyrat e Komisioneres pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit tё Popullit ndanё punёn e kёtyre institucioneve nё luftёn kundёr diskriminimit dhe nё mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Z. Hajredini nga Qeveria e Kosovёs, u shpreh gjithashtu se nё projektet e saj tё ardhshme kjo e fundit do tё pёrfshijё edhe mbrojtjen e komunitetit LGBT.

Ndёrkohё, Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parё pranё PINK, theksoi se shumё shpesh debati mbi tё drejtat LGBT diskutohet si i ndarё nga tё drejtat e njeriut, dhe tё drejtat e personave LGBT shpesh trajtohen si “privilegje”, çka ёshtё njё koncept i gabuar dhe qё duhet tё ndryshohet.

Konferenca ishte njё mundёsi shumё e mirё pёr rritjen e ndёrgjegjёsimit tё institucioneve publike, ndarjen e praktikave tё mira dhe evidentimin e disa prej sfidave kryesore me tё cilat kjo lёvizje pёrballet nё Shqipёri por edhe nё vendet e tjera tё rajonit.

Organizatat LGBT, vijuan punёn me prezantime individuale duke dhёnё kёshtu njё panoramё shumё mё tё qartё mbi natyrёn e problematikave qё lёvizja LGBT dhe aktivistёt e saj hasin nё vende tё ndryshme. Nga prezantimet dhe diskutimet e njёpasnjёshme u kuptua se nё fakt, lёvizja LGBT nё rajon ka mё shumё ngjashmёri se sa ndryshime. Problemet me homofobinё dhe transfobinё duken tё lidhura ngushtё me mungesёn e informacionit dhe dijeve mbi çёshtjet e seksualitetit dhe homofobisё. Shpesh institucionet edhe pse kanё kompetencat dhe burimet e duhura pёr tё luftuar diskriminimin apo krimet e urrejtjes nuk kanё motivimin apo dijet e duhura pёr tё kuptuar çёshtjet qё shqetёsojnё kёtё komunitet. Dhuna ndaj personave LGBT mbetet shpesh e pa raportuar nga kёta tё fundit, e ndёrkaq hetimet policore shumё shpesh ose nuk nisin ose nuk marrin parasysh komponentin LGBT. Prezantimet, idetё dhe eksperiencat e ndara treguan se lёvizja LGBT, nё tё gjitha vendet e rajonit tё Ballkanit Perёndimor, mund tё bёjё mё shumё nё rritjen e pёrgjegjshmёrisё institucionale nё mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave, lirive dhe sigurisё sё personave LGBT.

Kjo konferencё gjithashtu do tё hapё rrugёn pёr mё shumё koordinim dhe bashkёpunim mes organizatave tё rajonit pёr tё identifikuar problemet e pёrbashkёta dhe pёr tё gjetur zgjidhje sa mё efektive falё edhe mbёshtetjes sё partnerёve ndёrkombёtarё dhe lokalё, mbёshtetja dhe ndihma e tё cilёve kanё qenё shumё tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri falenderon tё gjithё organizatat rajonale, institucionet publike dhe parnterёt e saj pёr punёn e palodhshme dhe mbёshtetjen e tyre nё realizimin e njё konference kaq tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT nё tё gjithё rajonin e Ballkanit Perёndimor. 

FOTO NGA KONFERENCA:







Tuesday, March 26, 2013

PS te distancohet nga komentet homofobike te Artan Lame


LETËR E HAPUR - KËRKESË


Drejtuar:                  Z. Edi Rama
                                    Kryetar i Partisë Socialiste

Subjekti:                   Kërkesë për tu distancuar nga qëndrimi homofobik i z. Lame ndaj çështjes dhe personave LGBT


I nderuar z. Rama,

Ambasada Pink /LGBT PRO Shqipëri është një organizatë që punon për promovimin e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT (lezbike, gej, biseksual dhe transgjinor) në Shqipëri, për të përmirësuar situatën e këtij komuniteti, duke advokuar e lobuar pranë të gjithë atyre institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore që kanë rol në drejtim të respektimit të të drejtave të personave LGBT.

Po ju nisim këtë letër duke marr shkas nga shkrimi i z. Artan Lame, në gazetën Shqip,     të datës 23.03.2013, me titull ‘Dështimet e Shtetit’, ku shprehet hapur injoranca dhe  homofobia e tij ndaj çështjes dhe personave LGBT.

Në këtë shkrim, z. Lame i konsideron personat LGBT si devijantë të lindur, perversë dhe i personifikon me pedofilët, çka tregon injorancën e theksuar të tij lidhur me këtë çështje. Gjithashtu ai shprehet me terma fyes dhe paragjykues për këtë komunitet (pederasti), terma të përdorur nga komunistë të viteve të  diktaturës kur as nuk mund të ëndërrohej për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Pavarësisht bindjeve apo perceptimeve personale të z. Lame,  përmes kësaj letre  duam t’ju kërkojmë të distancoheni publikisht prej qëndrimeve të tij, duke ditur se ai  ështe një nga anëtarët e strukturave më të larta të PS. Qëndrime të tilla të  shprehura nga një figurë publike së pari keqinformojnë publikun e gjerë, së dyti  nxisin urrejtjen dhe së treti automatikisht mund të perceptohen si qëndrim zyrtar i forcës politike ku aderon, në këtë rast të PS-së.

Në emër të komunitetit LGBT në Shqipëri i cili beson tek vlerat demokratike dhe tё tolerancёs sё shoqёrisё sonё, beson tek familja dhe morali i tё drejtave tё njeriut dhe duke qenë se jemi përpara zgjedhjeve parlamentare, ju kërkojmë të distancoheni nga qëndrime të tilla dhe të shprehni publikisht qëndrimin e forcës suaj politike lidhur me çështjen.

Artikulimi i çёshtjeve, nevojave dhe problemeve tё komunitetit LGBT duhet tё kenё pёr Partinё Socialiste tё njёjtёn pёrparёsi dhe rёndёsi siç kanё edhe grupet e tjera sociale tё shoqёrisё shqiptare, pasi e kundёrta do tё ishte njё tregues se partia mё e madhe opozitare ёshtё njё parti me qёndrime homofobie dhe qё punon kundёr respektimit tё tё drejtave tё njeriut.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri beson se Partia Socialiste duhet qё shprehimisht tё pёrfshijё komunitetin LGBT nё programin e saj elektoral dhe duhet tё ofrojё zgjidhje konkrete dhe tё prekshme pёr kёtё grup social ashtu si pёr çdo grup tjetёr tё shoqёrisё shqiptare.