Thursday, October 20, 2011

Aktivistja ugandiane fiton cmimin prestigjoz per mbrojtjen e te drejtave LGBT

“Gjatë gjithë jetës sime kam luftuar hapur për të drejtat e homoseksualëve në Uganda, dhe më është dashur të paguaj një çmim për këtë nismë.” Nabagesera për Amnesty International."

Më 13 tetor 2011 një aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT në Uganda është bashkuar me rradhët e fituesve të Çmimit Martin Ennals. Emri i saj është Kasha Jacqueline Nabagesera dhe ajo është themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e organizatës LGBT vendase.

Gjëndja e të drejtave të komunitetit LGBT në Uganda është kritike. Në këtë shtet homoseksualizmi është krim. Ky komunitete vuan diskriminime dhe forma të tjera abuzimi për shkak të prirjeve seksuale dhe identitetit gjinor. Aktivistët e të drejtave të njeriut që merren me këtë komunitet shpesh herë janë kërcënuar dhe kthyer në shënjestra.

“ Pasioni i saj për të promovuar barazinë dhe puna e saj e palodhur për t’i dhënë fund një klime frike është një frymëzim për të gjithë aktivistët e të drejtave LGBT në botë që kërcënohen nga dhuna dhe burgosja për shkak të të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor. Foli Spoke Michelle Kagari, përfaqsuesi i Amnesty International në Afrikë.

Pavarësisht nga vështirsitë e paimagjinueshme që Jacqueline Kasha hasi ajo vazhdon të jetë një dritë në errësirën që qeveria Ugandeze ka vendosur të zhysë komunitetin e saj LGBT.

Nabagesera është njeriu i 20-të që fito Çmimin Martin Ennals, por gruaja e parë homoseksuale që merr një vlerësim të tillë si mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Ambasada PINK  në mbështetje të punës së Jacqueline Kasha, e përgëzon për pasionin dhe guximin dhe i uron asaj sa më shumë bashkpuntorë të guximshëm. 

LINK : http://www.amnesty.org/en/news-and-updates/ugandan-gay-rights-activist-wins-top-human-rights-award-2011-10-13

Për të lexuar historinë e Kasha Jacqueline Nabagesera: http://www.martinennalsaward.org/MEA/index.php?option=com_content&view=article&id=100&Itemid=146&lang=en 

Thursday, October 13, 2011

Progres-raporti i Komisionit Europian dhe komuniteti LGBT nё Shqipёri

Sa mё poshtё ёshtё segmenti i shkёputur nga progres-raporti i Komisionit Europian pёr Shqipёrinё, dёrguar Parlamentit Europian dhe Kёshillit. Ky progress-raport ёoi nё refuzimin pёr herё tё dytё tё marrjes sё statusit Kandidat pёr Associm nё Bashkimin Europian nga Shqipёria.

Njё ditё pas bёrjes publike tё kёtij raporti nga Komisioni Europian, ai iu prezantua ndёr tё tjera edhe shoqёrisё civile nё Shqipёri. Ndёr tё tjera, pёrfaqёsuesit e Komisionit falenderuan shoqёrinё civile pёr punёn e bёrё nё funksion edhe tё integrimit, dhe i kёrkuan asaj tё jetё edhe mё aktive nё mbrojtjen e interesave tё qytetarёve shqiptarё pёrpara shtetit.

Nё kёtё kuadёr, ne po publikojmё atё segment tё progres-raportit i cili ka tё bёjё me tё drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve e mё konkretisht tё minoriteteve seksuale nga ana e qeverisё shqiptare dhe institucioneve nё vend.

Shkёputur nga progres-raporti: “Organizatat jo fitimprurëse që punojnë me komunitetin LGBT në Shqipëri janë forcuar gjatë vitit të fundit. Në Korrik 2010 Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta organizoi një event publik mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Gjithësesi rritja e prezencës së komunitetit nuk ka shkaktuar ndonjë përmiresim të konsiderrueshëm në pranimin e përgjithshëm të personave LGBT dhe këto persona vazhdojnë të vuajnë nga diskriminimi dhe margjinalizimi. Janë raportuar raste të ndryshme dhune dhe trajtimi negativ ndaj komunitetit transgjinor. Homofobia vazhdon të jetë shumë e përhapur duke përfshire dhe personat që ofrojnë shërbime publike.

Transgender Europe përgëzon Poloninё për politikën e saj të suksesshme

Mё 10 Tetor ёshtё mёsuar se Anna Grodzka, presidente e TGEU anёtare e organizatёs Trans-Fuzja ёshtё bёrё gruaja e parё transeksuale e cila ёshtё zgjedhur si deputete nё parlamentin polak.

Grodzka, e cila ka punuar pёr çёshtjet e komunitetit transgjinor dhe interseksual pёr mё shumё se katёr vjet, ishte kandidate e Lёvizjes Palokot, njё parti e re politika e cila ka dalё me ide progresive, veçanёrisht pёr çёshtjet LGBTQI gjatё zgjedhjeve.

“Ky ёshtё njё hap pёrpara i pabesueshёm pёr Poloninё”, tha Viktor Dinarski, koordinator i Grupit tё punёs pranё TGEU CEE. “Ne ishim tё vetёdijshёm pёr faktin se vendimi i Anёs pёr tu bёrё kandidate do tё sillte shumё diskutime mbi çёshtjet e transeksualёve nё politikёn polake por ne nuk e kishim ёndёrruar kurrё arritjen e njё suksesi tё tillё.”

TGEU e pёrshendeti Poloninё, dhe shpreson se njё figurё publikё transeksuale si Ana do tё rrisё vizibilitetin e individёve transgjinorё dhe interseksualё nё Poloni sidomos nё lidhje me çёshtjet me tё cilat ata pёrballen. Aktualisht, shumё individё trasngjinorё dhe interseksualё ne vend ndihen tё pasigurt dhe besojnё se fjala e tyre bie nё vesh tё shurdhёt. Nnjё pёrmirёsim i rёndёsishёm do ishte njё ligj qё rregullon njohjen e ndryshimit tё emrit dhe gjinisё. Aktualisht kjo ёshtё e pa parashikuar nё ligj.

Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarbergi identifikoi Poloninё si njё nga vendet i cili nuk siguron mekanizma “tё shpejtё, transparentё dhe tё arritshёm tё rekomanduara nga Kёshilli i Ministrave.” Hammarberg kёrkoi qё shtetet anёtare tё Kёshillit tё Europёs tё pёrmbushin detyrimin e tyre pёr tё siguruar tё njohjen lidhore gjinore, siç pёrcaktohet nё mёnyrё tё pёrsёritur nga Gjykata Europiane pёr tё Drejtat e Njeriut dhe Gjykatёs Europiane tё Drejtёsisё.

“Polonia ka injoruar tё drejtat e qytetarёve tё saj transeksualё pёr njё kohё tё gjatё. Ёshtё koha qё mё nё fund tё diskutohet futja e njё ligji pёr njohjen gjinore. Ne jemi oprimistё se suksesi i Grodzkas do tё motivojё mё shume vende nё rajonin e Europёs Qёndrore dhe Lindore pёr tё vёnё nё dukje ekzistencёn e personave transgjinore dhe interseksualё dhe tё drejtat e tyre” tha zv. drejtori i TGEU, Riçard Kohler. 

Wednesday, October 5, 2011

Parlamenti Europian vlerёson zhvillimet mё tё fundit pranё OKB mbi çёshtjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor

Nё datёn 28 Shtator, Parlamenti Europian i’u bashkua thirrjes sё Kombёve tё Bashkuara pёr mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT (lesbike, gay, biseksualё dhe transgjinorё) kudo nё botё. Dokumenti u nёnshkrua prej 6 nga 7 grupet politike dhe u aprovua me votat e njё maxhorance shumё tё madhe parlamentare.


Kethrin Ashton - Perfaqesuesja e Larte e BE
per Politiken e Jashtme dhe Sigurine

Duke mirёpritur ratifikimin e tё parёs rezolutё tё kёtij lloji nё Kёshillin e tё Drejtave tё Njeriut pranё Kombeve tё Bashkuara (UNHRC) mbi “tё drejtat e njeriut, orientimit seksual dhe identitetit gjinor”, Parlamenti Europian konfirmoi shqetёsimet e veta mbi “shkeljet e tё drejtave tё njeriut dhe diskriminimit tё gjerё mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor nё Bashkimin Europian dhe jashtё saj”.

Me kёtё dokument, Parlamenti Europian mirёpriti punёn e bёrё nga Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB Ban Ki-Mun dhe Komisioneri i Lartё pёr tё Drejtat e Njeriut Navanethem Pillei, pёr tё drejtat e personave LGBT kudo nё botё. Anёtarёt e Parlamentit Europian adresuan njё seri rekomandimesh pёr Komisionin Europian dhe shtetet anёtare tё BE-sё nё mёnyrё qё tё vazhdojnё punёn me mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut mbi kёto baza.

Rezoluta u pasua nga njё debat i shkurtёr gjatё tё cilit Kethrin Eshton, Pёrfaqёsuesja e Lartё e Bashkimit Europian pёr Çёshtjet e Jashtme dhe Sigurinё, prezantoi punёn e rёndёsishme qё BE dhe shtetet anёtare kanё bёrё pёr mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT kudo nё botё. Gjithashtu ajo shprehu mbёshtetjen e saj pёr propozimin nga BE tё njё udhёrrёfyesi kundёr homofobisё dhe  transfobisё.

Duke reaguar pёr kёtё votё, Majkёll Kashman, anёtar i Parlamentit Europian dhe bashkё-drejtues i Grupit Ndёrkombёtar pёr tё drejtat LGBT nё Parlamentin Europian, tha: “Kethrin Eshton dhe BE treguan pёrkushtimin e tyre tё qartё pёr universalitetin e tё drejtave tё njeriut, duke pёrfshirё nё to personat LGBT. Sot, pёrfaqёsuesit e mbi 500 milion njerёzve i qёndruan besnikё kёtij pёrkushtimi, duke u bashkuar me vende si Afrika e Jugut dhe Brazili.”

Ulrike Lunaçek, Anёtar i Parlamentit Europian dhe bashkё-drejtues i Grupit Ndёrkombёtar LGBT nё Parlament vijoi duke thёnё: “Parlamenti miratoi njё rezolutё shumё tё fortё dhe tё rёndёsishme, duke vёnё nё dukje se BE-ja vetё nuk ka arritur ende njё barazi tё shёndoshё nё betejёn kundёr homofobisё dhe transfobisё. Kёrkesa jonё pёr barazi globale nuk ёshtё e izoluar. Organizata e Shteteve Amerikane miratoi njё rezolutё tё ngjashme nё Qershor, dhe shumё vende tё tjera nga tё gjitha kontinentet vazhdojnё tё shprehin shqetёsimet e tyre pёr dhunёn dhe diskriminimin ndaj personave LGBT. Kjo ёshtё vёrtet njё thirrje globale.”

Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian tregon se shtetet anёtare tё BE-sё duhet tё vazhdojnё me pёrpjekjet e tyre pёr mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT kudo nё botё.

Monday, October 3, 2011

Shkollat duhet tё ndalojnё pёrhapjen e mesazheve homofobike dhe transfobike.

Në shkollat ​​e të gjithë Europës të rinj LGBT ngacmohen për shkak të orientimit tё tyre seksual dhe identitetit gjinor. Ngacmimi homofobik dhe transfobik është një realitet i përditshëm në jetën e shumë njerëzve. Është koha për të reaguar, sidomos në kuadër të studimeve kombëtare dhe raporteve, duke paralajmëruar se ka pasur një numër të lartë të vetëvrasjeve të personave që i perkasin komunitetit LGBT (lezbike , gay, biseksualë dhe transgjinorë) me shkak kryesor vetminё dhe refuzimin nga rrethi familjar dhe ai shoqёror.

Shtrirja e këtij problemi duket të jetë e madhe. Një studim në Britaninё e Madhe ka treguar se nëntë nga dhjetë mësues të shkollave të mesme ishin dëshmitarë të fëmijëve të cilët iu nënshtroheshin ngacmimeve homofobike në shkollat ​​e tyre. Midis mësuesve të shkollave fillore dy nga pesë e kishin vëzhguar dicka të ngjashme në lidhje me fëmijët në këtë fazë shumë të hershme.
 
Gjithashtu studime të tilla kanë treguar se fëmijët në shkollat ​​fillore përdorin shprehje homofobike. Ata përdorin shpesh një zhargon negativ, pa e kuptuar se çfarë fjale i referohen.

Raporti i fundit nga Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut: "Diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Europë"  përmban shembuj të shumtë se si  informacioni i gabuar në lidhje me personat  LGBT është shpërndarë, nganjëherë edhe nga vetë shkollat​​. Ky është një problem serioz dhe mund të kontribuojë në ngacmimin dhe në forcimin e qëndrimeve homofobike dhe transfobike.

Librat shkollore të përdorura për të përhapur paragjykimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë e hoqi Homoseksualitetin nga klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve në vitin 1990. Pavarësisht nga kjo, paragjykimet dhe keqkuptimet vazhdojnё tё jenё pjesё e progameve tё disa shkollave europiane.  

Verёn e vitit tё kaluar, nё Ish Republikёn Jugosllave tё Maqedonisё, u mor vendimi pёr tё rishikuar njё tekst shkollor i cili i pёrshkruante homoseksualёt si “persona me probleme nervore dhe psiqike” me një "jetë anormale, të panatyrshme dhe të degjeneruar seksuale". Nga Lituania fёmijёve u mёsohej se homoseksualiteti është një sëmundje dhe se marëdhëniet e të njëjtit seks shkatërrojnë familjen.

Në vitin 2009 Komiteti Europian i të Drejtave Sociale përcaktoi një standard të rëndësishëm në shqyrtimin  e ankesës kundër Kroacisë në lidhje me përmbajtjen e një teksti shkollor  të biologjisë i cili përmbante informacion paragjykues. Komiteti konstatoi se "disa materiale  edukative të cilat janë përdorur në programet e rregullta mësimore  janë të njëanshëme, diskriminuese dhe degraduese." Kroacia ka tërhequr tekstin si rezultat i gjetjeve të  Komitetit, edhe pse OJQ-të në vend ende raportojnё probleme të ngjashme me tekste të tjera.

"Mos e mbështet ngacmimin homofobik "


Disa shtete anëtare tё Kёshillit tё Europёs kanë marrë iniciativa inkurajuese. Një plan veprimi kombëtar në Norvegji ka si objektiva shkollat ​​në nivelin fillor dhe të mesëm dhe ka shtuar një dimension LGBT të lëndëve në përmbajtjen e zakonshme. Në Estoni programi kombëtar i studimit ofron një bazë për diskutime mbi çështje të komunitetit LGBT.

UNESCO ka filluar një studim ndërkombëtar për ngacmimet homofobike në institucionet arsimore. OJQ-të kanë ndërmarë fushata të domosdoshme kundër ngacmimeve homofobike të tilla  si ajo nё Irlandё, me temёn: "Mos e mbeshtet ngacmimin homofobik ".

Ekziston një nevojë e fortë për të rishikuar programet dhe materialet mësimore në të  githa shtetet anёtare të Këshillit të Europës. Kjo u theksua edhe në një Rekomandimi tё Komitetit të Ministrave, i Këshillit të Europës  i cili u bëri thirrje vendeve anëtare për të siguruar  "nxënësit dhe studentët me informatat e nevojshme për mbrojtje, dhe mbështetje për t’i mundësuar atyre një jetesë në përputhje me orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor."

Detyrimi i shkollave pёr tё mbrojtur studentёt

Është një detyrim për të gjitha shkollat tё mbrojnё studentёt e tyre nga ngacmimi dhe për t’u mësuar atyre respekt dhe transparencë. Personelit të shkollave i’u duhet një trajnim i plotë në lidhje me çështjet e jo-diskriminimit. Një mjet i rëndësishëm në këtë drejtim mund të jetë një paketë trajnimi mbi reduktimin e dhunës në shkolla i Këshillit të Europës .

Krijuesit e politikave dhe menaxhimit të shkollës duhet të japin mbështetje të fortë për mësuesit, në mënyrë që ata të kenë mjete dhe burime për të krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës në shkolla dhe klasa.

Thomas Hammarberg
Komisioner pёr tё Drejtat e Njeriut nё Kёshillin e Europёs
Linku: Faqja e tematike e Komisionerit për të drejtat e njeriut të personave te komunitetit LGBT (lesbike , gay, biseksualë dhe transgjinorë)