Thursday, October 13, 2011

Transgender Europe përgëzon Poloninё për politikën e saj të suksesshme

Mё 10 Tetor ёshtё mёsuar se Anna Grodzka, presidente e TGEU anёtare e organizatёs Trans-Fuzja ёshtё bёrё gruaja e parё transeksuale e cila ёshtё zgjedhur si deputete nё parlamentin polak.

Grodzka, e cila ka punuar pёr çёshtjet e komunitetit transgjinor dhe interseksual pёr mё shumё se katёr vjet, ishte kandidate e Lёvizjes Palokot, njё parti e re politika e cila ka dalё me ide progresive, veçanёrisht pёr çёshtjet LGBTQI gjatё zgjedhjeve.

“Ky ёshtё njё hap pёrpara i pabesueshёm pёr Poloninё”, tha Viktor Dinarski, koordinator i Grupit tё punёs pranё TGEU CEE. “Ne ishim tё vetёdijshёm pёr faktin se vendimi i Anёs pёr tu bёrё kandidate do tё sillte shumё diskutime mbi çёshtjet e transeksualёve nё politikёn polake por ne nuk e kishim ёndёrruar kurrё arritjen e njё suksesi tё tillё.”

TGEU e pёrshendeti Poloninё, dhe shpreson se njё figurё publikё transeksuale si Ana do tё rrisё vizibilitetin e individёve transgjinorё dhe interseksualё nё Poloni sidomos nё lidhje me çёshtjet me tё cilat ata pёrballen. Aktualisht, shumё individё trasngjinorё dhe interseksualё ne vend ndihen tё pasigurt dhe besojnё se fjala e tyre bie nё vesh tё shurdhёt. Nnjё pёrmirёsim i rёndёsishёm do ishte njё ligj qё rregullon njohjen e ndryshimit tё emrit dhe gjinisё. Aktualisht kjo ёshtё e pa parashikuar nё ligj.

Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarbergi identifikoi Poloninё si njё nga vendet i cili nuk siguron mekanizma “tё shpejtё, transparentё dhe tё arritshёm tё rekomanduara nga Kёshilli i Ministrave.” Hammarberg kёrkoi qё shtetet anёtare tё Kёshillit tё Europёs tё pёrmbushin detyrimin e tyre pёr tё siguruar tё njohjen lidhore gjinore, siç pёrcaktohet nё mёnyrё tё pёrsёritur nga Gjykata Europiane pёr tё Drejtat e Njeriut dhe Gjykatёs Europiane tё Drejtёsisё.

“Polonia ka injoruar tё drejtat e qytetarёve tё saj transeksualё pёr njё kohё tё gjatё. Ёshtё koha qё mё nё fund tё diskutohet futja e njё ligji pёr njohjen gjinore. Ne jemi oprimistё se suksesi i Grodzkas do tё motivojё mё shume vende nё rajonin e Europёs Qёndrore dhe Lindore pёr tё vёnё nё dukje ekzistencёn e personave transgjinore dhe interseksualё dhe tё drejtat e tyre” tha zv. drejtori i TGEU, Riçard Kohler. 

No comments:

Post a Comment