Wednesday, October 5, 2011

Parlamenti Europian vlerёson zhvillimet mё tё fundit pranё OKB mbi çёshtjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor

Nё datёn 28 Shtator, Parlamenti Europian i’u bashkua thirrjes sё Kombёve tё Bashkuara pёr mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT (lesbike, gay, biseksualё dhe transgjinorё) kudo nё botё. Dokumenti u nёnshkrua prej 6 nga 7 grupet politike dhe u aprovua me votat e njё maxhorance shumё tё madhe parlamentare.


Kethrin Ashton - Perfaqesuesja e Larte e BE
per Politiken e Jashtme dhe Sigurine

Duke mirёpritur ratifikimin e tё parёs rezolutё tё kёtij lloji nё Kёshillin e tё Drejtave tё Njeriut pranё Kombeve tё Bashkuara (UNHRC) mbi “tё drejtat e njeriut, orientimit seksual dhe identitetit gjinor”, Parlamenti Europian konfirmoi shqetёsimet e veta mbi “shkeljet e tё drejtave tё njeriut dhe diskriminimit tё gjerё mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor nё Bashkimin Europian dhe jashtё saj”.

Me kёtё dokument, Parlamenti Europian mirёpriti punёn e bёrё nga Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB Ban Ki-Mun dhe Komisioneri i Lartё pёr tё Drejtat e Njeriut Navanethem Pillei, pёr tё drejtat e personave LGBT kudo nё botё. Anёtarёt e Parlamentit Europian adresuan njё seri rekomandimesh pёr Komisionin Europian dhe shtetet anёtare tё BE-sё nё mёnyrё qё tё vazhdojnё punёn me mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut mbi kёto baza.

Rezoluta u pasua nga njё debat i shkurtёr gjatё tё cilit Kethrin Eshton, Pёrfaqёsuesja e Lartё e Bashkimit Europian pёr Çёshtjet e Jashtme dhe Sigurinё, prezantoi punёn e rёndёsishme qё BE dhe shtetet anёtare kanё bёrё pёr mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT kudo nё botё. Gjithashtu ajo shprehu mbёshtetjen e saj pёr propozimin nga BE tё njё udhёrrёfyesi kundёr homofobisё dhe  transfobisё.

Duke reaguar pёr kёtё votё, Majkёll Kashman, anёtar i Parlamentit Europian dhe bashkё-drejtues i Grupit Ndёrkombёtar pёr tё drejtat LGBT nё Parlamentin Europian, tha: “Kethrin Eshton dhe BE treguan pёrkushtimin e tyre tё qartё pёr universalitetin e tё drejtave tё njeriut, duke pёrfshirё nё to personat LGBT. Sot, pёrfaqёsuesit e mbi 500 milion njerёzve i qёndruan besnikё kёtij pёrkushtimi, duke u bashkuar me vende si Afrika e Jugut dhe Brazili.”

Ulrike Lunaçek, Anёtar i Parlamentit Europian dhe bashkё-drejtues i Grupit Ndёrkombёtar LGBT nё Parlament vijoi duke thёnё: “Parlamenti miratoi njё rezolutё shumё tё fortё dhe tё rёndёsishme, duke vёnё nё dukje se BE-ja vetё nuk ka arritur ende njё barazi tё shёndoshё nё betejёn kundёr homofobisё dhe transfobisё. Kёrkesa jonё pёr barazi globale nuk ёshtё e izoluar. Organizata e Shteteve Amerikane miratoi njё rezolutё tё ngjashme nё Qershor, dhe shumё vende tё tjera nga tё gjitha kontinentet vazhdojnё tё shprehin shqetёsimet e tyre pёr dhunёn dhe diskriminimin ndaj personave LGBT. Kjo ёshtё vёrtet njё thirrje globale.”

Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian tregon se shtetet anёtare tё BE-sё duhet tё vazhdojnё me pёrpjekjet e tyre pёr mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT kudo nё botё.

No comments:

Post a Comment