Tuesday, April 30, 2013

Kursi i horrorit qё i kthente djemtё femёrorё nё burra tё vёrtetё


29 Prill 2013, Afrikё e Jugut - U desh vdekja nё kushte tё tmerrshme e njё tё riu pёr tё hedhur dritё edhe mbi dy vdekje tё tjera tё ndodhura me heret, tё treja tё shkaktuara pёr shkak tё dhunёs ekstreme tё ushtruar ndaj tyre nё emёr tё orientimit seksual. Raymond Buys, 15 vjeç, afrikano-jugor ashtu si Eric Calitz 18 vjeç dhe Nicollas Van Der Walt 19 vjeç arriti nё spital i dobёsuar nё ekstrem dhe i dehidratuar. Kishte pёsuar dёme celebrale dhe krahun e kishte tё thyer nё dy vende. Nё tё gjithё trupin kishte plagё tё shumta. Pёr katёr javё qёndroi nё terapi intensive pёrpara se ti dorёzohej vdekjes.

Gjithçka kishte nisur 10 javё mё parё kur kishte filluar tё ndiqte “kursin” e 49 vjeçarit Alex de Koker dhe vartёsit tё tij Michael Erasmus 20 vjeç, tё cilёt tani janё pёrpara gjyqit dhe akuzat qё rёndojnё ndaj tyre janё keqtrajtim i tё miturve, torturё dhe vrasje tё qёlllimshme. Prej vitit 2006 De Koker organizonte kursin “Echo Wild Game Rangers” ku pёr 1900 Euro djemtё “femёrorё” mund tё “konvertoheshin” nё burra tё vёrtetё pёrmes metodave ushtarake. Dhe detajet e gjёrave qё ndodhnin brenda kampit janё dёshmi tё vetё tё rinjve gay tё cilёt arritёn tё mbijetojnё ditёt e tmerrit. Gerhard Oostuizen, 19 vjeç, ndante tendёn me Buys, dhe pёrshkruan se si çdo natё djali lidhej nё shtrat, ndalohej tё shkonte qoftё edhe nё tualet dhe se njёherё e kishin detyruar tё hante jashtёqitjen e tij. Kur i mungonin forcat pёr tё bёrё punёt e vёshtira qё i caktoheshin Buys torturohej me shkop gome, shkopinj dhe ujё tё valuar. Njё herё e patёn lidhur lakuriq nё njё karrike, me kokёn tё mbuluar me jastёk dhe ndёrkohё qё i qёllonin mё njё tub elektrik nё pjesё tё ndryshme tё trupit. Njё tjetёr herё e kishin lidhur  pas njё furgoni dhe e tёrhiqnin zvarrё nёpёr rrugё.

Por pjesa mё shokuese e gjithё kёsaj historie ёshtё se adoleshentёt dёrgoheshin qёllimisht nga familjarёt e tyre nё kёtё “kurs”. “E dёrgova djalin tim nё kёtё kurs pёr ta ndihmuar tё bёhet njё burrё mё i mirё, pёr ti dhёnё njё tё ardhme mё tё mirё”, tha nёna e Raymond pёr njё tё pёrditshme. “Nё kishim besim tek Alex De Koker”. Tё njtjёn gjё kishin menduar edhe prindёrit e Eric Calitz dhe Nicolaas Van Der Walt. Familjet ishin lajmёruar pёr vdekjen e fёmijёve tё tyre me njё mesazh telefonik ku u thuhej se arsyeja e vdekjes ishte atak nё zemёr. Mjekёt ndёrkohё, nё rastin e Eric gjetёn shenja dhune nё pjesёn e kokёs ndёrkohё qё Nikolas kishte shenja tё mbytjes.  

Friday, April 26, 2013

Lajme LGBT nga rajoni dhe bota - Permbledhje javore


1. Njё gjykatё nё Tivar tё Malit tё Zi ka dhёnё tё parin dёnim pёr kёrcёnime dhe fjalime tё urrejtjes nё rrjet, pas disa sulmeve kёrcёnuese tё njё tё riu, drejtuar aktivistёve LGBT pёrmes Facebook. Gjykata vendosi se i riu qё u gjet fajtor, nё bazё tё ligjeve nё fuqi, e ka tё ndaluar tё ketё çdo lloj kontakti me aktivistёt LGBT dhe me organizatat apo profilet e tyre nё rrjet dhe nёse ky urdhёr shkelet atёherё ai do tё dёnohet me tre muaj heqje lirie.

Lukas Theodorakopulos
2. Lёvizja LGBT greke ka humbur kёtё javё njё nga figurat e saj mё emblematike, Z. Lukas Theodorakopulos, aktivist prej mё shumё se pesё dekadash i lёvizjes LGBT nё vendin fqinj. Theodorakopulos ёshtё themeluesi i tё parёs organizatё LGBT nё Greqi (Fronti Grek i Çlirimit Gay) dhe botuesi i tё parёs revistё LGBT nё Greqi “Amfi” e cila qarkullonte nё treg nё vitet 1978-1984. Ndёr tё tjera Theodorakopulos ishte pёrkthyes dhe autor i disa librave me poezi.

3. Gjykata e Drejtёsisё e Bashkimit Europian dёnoi fjalimin homofobik tё ish deputetit rumun George Becali, i cili aktualisht ёshtё pronar i Ekipit tё Futbollit Steaua Bucuresti. Nё njё prononcim pёr shtyp ai u shpreh se nuk do tё donte meshkuj gei nё ekipin e tij tё futbollit. Organizata rumune ACCEPT bёri njё ankesё pёr kёtё rast i cili iu dёrgua pёr opinion gjykatёs sё BE-sё. Aktualisht diskriminimi nё vendin e punёs ёshtё i ndaluar me ligj sipas direktivave tё BE-se 2000/78.

4. Nё 23 Prill, Asambleja e Pёrgjithshme e Francёs miratoi ndryshimet nё lidhje mё tё drejtёn e martesёs, duke ia njohur kёtё edhe çifteve tё tё njёjtёs gjini. Franca bёhet kёshtu vendi i nёntё europian qё njeh tё drejtёn e martesёs pёr personat e tё njёjtёs gjini. Ky vendim edhe pse pati shumё debate dhe protesta, pro dhe kundёr, u mirёprit nga organizatat LGBT, politikanё dhe drejtues tё vendeve tё ndryshme.

Gjate aktiviteteve ne Manastir
5. Nё 20 Prill aktivistё maqedonas nga organizatat “LGBT United” dhe “Koalicioni” kanё zhvilluar nё qytetin e Manastirit, aktivitete ndёrgjegjёsuese nё kuadёr tё projektit “Iniciativa civile pёr tё drejtat e personave LGBT”. Aktivistёt, kanё vendosur postera promovuese dhe ka ecur nё rrugёn “Shirok Sokak” duke mbajtur flamurin LGBT. Menjёherё pas largimit nga sheshi, ata janё sulmuar nga katёr burra tё cilёve mё pas iu bashkuan edhe persona tё tjerё. Posterat qё promovojnё barazinё, mosdiskriminimin dhe jo-dhunёs janё hequr nga vendet e tyre. Dhuna ёshtё raportuar pranё Policisё sё Manastirit dhe organizatat kanё protestuar dhunёn duke kёrkuar edhe ndihmёn e institucioneve pёrgjegjёse.

6. Ndryshe nga vitet e tjera, Pride-i i Budapestit nuk ёshtё ndaluar nga forcat e Policisё dhe ai do tё zhvillohet siç ёshtё parashikuar nё datёn 6 Korrik, pёrgjatё njё jave aktivitetesh tё ndryshme sensibilizuese. Dy vitet e shkuara Policia e Budapestit kishte refuzuar mbrojtjen e aktiviteteve tё Pride me pretendimin se ato do tё bllokonin trafikun. Ndёrkohё, kёtё vit, Pride do tё zhvillohet teksa legjislativi hungarez ka miratuar projektligje diskriminuese kundёr personave LGBTIQ, me ndryshime nё kodin e familjes ku ndёr tё tjera familja ёshtё pёrkufizuar si bashkim midis njё burri dhe njё gruaje apo raporti prind-fёmijё. Ndёrkohё bashkёsitё civile tё tё njёjtit seks janё cilёsuar thjesht si kontrata dhe nuk merren nё konsideratё nga Kodi i Familjes.


7. Zelanda e Re ka legalizuar martesat e gjinisë së njëjtë, duke u bërë vendi i parë në rajonin e Paqësorit, që bën një gjë të tillë. Ligjvënësit kanë miratuar masën me shumicë të gjerë, përkatësisht me 77 vota për dhe 44 kundër. Qindra mbështetës të të drejtave homoseksuale kanë festuar jashtë parlamentit, duke e cilësuar miratimin si moment historik për barazinë. Sondazhet e opinionit kanë treguar se rreth 70 për qind e qytetarëve të Zelandës së Re mbështesin reformën. Kundërshtime, ndërkaq, kanë shprehur grupet e krishtera.

8. Rhode Island u bё kёtё jave shteti i dhjetё qё miraton martesat e gjinisё sё njёjtё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Ky ligj historik e vendos Rhode Island pёrkrah shteteve tё tjera tё New England tё cilat i kanё njohur martesat e gjinisё sё njёjtё mё herёt. 

Hueyda el Saied - Ambasadore e tё Drejtave LGBT


25 Prill 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri zhvilloi pranё mjediseve tё saj njё takim mes artistes sё mirёnjohur Huyeda el Saied dhe Grupit Rinor PINK. Në këtë takim ishin tё pranishёm edhe Ambasadori i parë i PINK, Z. Altin Hazizaj që moderoi dhe takimin si dhe Ambasadorja e PINK, Znj. Belioza Çoku.

Huyeda ka shprehur dëshirën të aktivizohet në kauzën e të drejtave të njeriut dhe më konkretisht në atë të të drejtave LGBT duke u bërë Ambasadore pranë PINK / LGBT Pro Shqipёri. Qёllimi i takimit ishte qё vetё vullnetarёt dhe vizitorёt e Ambasadёs PINK tё parashtronin pёrshtypjet dhe kёrkesat e tyre pёr Ambasadoren e re.

Diskutimi u zhvillua si një bisedë miqësore dhe ishte si çdo aktivitet tjetër në PINK, duke mos pasur probleme apo komplekse se midis nesh ishte një ndër figurat më interesante të Show Biz-it shqiptar. Të gjithë ishin kuriozë dhe donin të dinin pse Huyeda ishte e motivuar të mbronte një kauzë kaq të paragjykuar në realitetin shqiptar. Shumë miqësisht Huyeda tregoi për shkollimin e saj në drejtësi dhe për interesin në të drejtat e njeriut, “Unë gjithmonë kam qënë e interesuar për minoritetet, duke qënë se dhe vetë jam pjesë e minoriteti”, pastaj duke qeshur shtoi: “Megjithëse në rastin tim, vetëm unë kam qënë, por gjithsesi mendoj se ju kuptoj, e di çdo të thonë paragjykimi dhe stereotipet.” Më pas ajo tregon për diversitetin në vetë jetën e saj dhe për miqësitë që ka me persona që janë LGBT dhe për njohjen e saj në botën LGBT, “ Mendoj se është çështje sa rehat je me veten, se sa e pranon seksualitetin tënd dhe sa je i/e gatshme të flasësh hapur qoftë dhe për këto tema.”

Hueyda dhe Ambasadori i PINK Altin Hazizaj
Duke konsideruar shoqërinë tonë dhe realiteitn shqiptar, u shtrua pyetaj nëse Huyeda kishte frikë se mos pjesmarrja e saj në lëvizjen LGBT do të kishte ndikim në karrierën e saj dhe mbase do i vinin në diskutim orientmin e saj seksual. “Unë nuk e kam problem nëse diskutojnë orientimin tim seksual, sepse e kanë bërë dhe më parë duke qënë që gjithmonë është ditur që jam mëndje hapur dhe kam shoqëri LGBT.” Huyeda nuk mendonte që pjesmarrja në lëvizjen LGBT do i ndikonte në karrierë dhe tregon dhe për eksperiencat e saj të mëparshme me të drejtat e njeriut dhe kënaqësinë që i jëp kjo përfshirje dhe se sa mund të mësojë njeriu prej eksperiencave tё tilla.

Më pas Grupi Rinor PINK dha disa sugjerime për fushat që mund të përqëndrohet si Ambasadore. Sygjerimet ishin kryesisht në sensibilizimin në shkolla ose institucionet edukuese dhe për thyerjen e steriotipeve që rëndojnë kryesisht mbi meshkujt dhe femrat gay. Kjo hapi tema dhe debate të ndryshme prandaj Huyeda ra dakort të mbetëj në kontakt me djemtë dhe vajzat e grupit rinor që të mund ta informomin më tej mbi shqetësimet e tyre dhe ta ndihmonin që të bënte sa më mirë Ambasadoren e një kauze sa të drejtë aq dhe të paragjykuar.

Ambasada PINK e falenderojnё pёrzemёrsisht Huyeda el Saied pёr angazhimin dhe motivimin e treguar dhe duke ofruar mbështetejn në punën e saj i uron suksese si Ambasadore e PINK / LGBT Pro Shqipёri.  

Monday, April 22, 2013

Parlamenti Europian shqyrton tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor

22 Prill, 2013 – Javёn e shkuar Parlamenti Europian miratoi pesё nga progres-raportet e tij vjetore pёr vendet kandidate dhe ato potenciale pёr tё hyrё nё BE. Shqipёria nuk ёshtё pjesё e kёtij raporti ndёrkohё qё rekomandimet mbi tё drejtat LGBT tashmё i kanё shkuar Kroacisё, Malit tё Zi, Serbisё, Kosovёs dhe TurqisёPёr herё tё parё asnjё grup politik i parlamentit nuk kёrkoi heqjen e paragrafёve ku bёhen kёrkesa dhe rezoluta specifike mbi tё drejtat LGBT. Nё raportin e fundit tё Kroacisё pёrpara hyrjes zyrtare tё vendit nё BE nё 1 Korrik 2013, Parlamenti rekomandoi mё shumё kujdes nё lidhje me diskriminimin dhe aktet e dhunёs duke kёrkuar garantimin e lirisё sё minoriteteve, pёrfshi edhe personat LGBT. Anёtarёt e Parlamentit mirёpritёn zhvillimet pozitive nё Malin e Zi, ku qeveria ka rritur pёrpjekjet nё favor tё tё drejtave tё personave LGBT, duke u angazhuar seriozisht me organizat LGBT dhe duke bashkёpunuar me vendet fqinje. Sulmet fizike dhe verbale u evidentuan si problematike. Nё lidhje me Serbinё, Parlamenti Europian veçoi rёndёsine e luftёs kundёr fjalimeve homofobike, kёrcёnimeve dhe sulmeve fizike. Anёtarёt e Parlamentit kanё qenё veçanёrisht tё shqetёsuar mbi ndalimin e Paradёs sё Beogradit duke rekomanduar qё autoritetet tё marrin masa specifike pёr tё rritur njohuritё mbi tё drejtat LGBT, tё luftojnё homofobinё dhe tё pёrmirёsojnё sigurinёNdёrkohё diskriminimi dhe sulmet kundёr aktivistёve LGBT nё Kosovё mbeten njё shqetёsim, sidomos pёr shkak tё masave tё dobёta tё marra nga qeveria dhe forcat e policisё. Anёtarёt e Parlamentit rekomanduan njё aplikim sa mё tё mirё tё ligjit pёr mbrojtjen nga diskriminimi. Gjithashtu, Anёtarёt e Parlamentit shprehёn shqetёsimet e tyrenё lidhje me projektligjin kundёr diskriminimit tё  Turqisё i cili vazhdon tё pёrjashtojё orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Qytetarёt transgjinorё mbeten nё mёnyrё tё veçantё viktima tё dhunёs fizike dhe vrasjeve. Duke rekomanduar raportet, Ulrike Lunaçek, Anёtare e Parlamentit, Zv. Presidente e Grupit pёr tё Drejtat LGBT dhe Raportuese e Kosovёs shprehu mbёshtetje pёr arritjen e marrёveshjes sё fundit midis Serbisё dhe Kosovёs. Ajo shtoi: “Jal shumё e lumtur qё  gjitha grupet politike mbёshtetёn paraqitjen e tё drejtave LGBT nё  pesta raportet. Kolegё nga tё gjitha spektret politike janё bashkuar nё adrresimin e kёsaj çёshtje tek fqinjёt tanё  Europёn Jug-Lindore, pёr tu thёnё atyre se diversiteti dhe barazia janё vlerat e tё gjithё Europёs. Jam e bindur se nё vitet nё vazhdim do mund tё hasim mё shumё vizibilitet tё personave LGBT. Dennis de Jong, Anwtar i Parlamentit dhe Zv. President i Grupit LGBT nw Parlamentin Europian shtoi : ‘Mbetem i shqetwsuar se ccdo vit, Paradat e organizuara nw kwtw rajon bien pre e kwrcwnimeve dhe dhunws fizike. Ne do tw sigurohemi qw sa mw shumw anwtarw tw Parlamentit Europian tw shkojnw nw sa mw shumw Pride qw tw jetw e mundur nw mbwshtetje tw komuniteteve energjike LGBT nw Ballkanin Perwndimor dhe Turqi.’


Burim: http://www.lgbt-ep.eu/press-releases/ep-takes-stock-of-lgbt-rights-in-western-balkans-and-turkey/


Aktivisti italian viziton Shqipёrinё


Nё datat 15 deri 21 Mars 2013 Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri mirёpriti nё Tiranё aktivistin italian Yuri Guaiana nё njё udhёtim studimor nё vendin tonё pёr tё ndarё eksperiencёn italiane dhe pёr tu njohur nga afёr me realitetin LGBT shqiptar.

Gjate leksionit ne UT
Axhenda e pёrgatitur nga PINK kishte pёr qёllim ti ofronte Z. Guaiana mundёsinё tё njihej sa mё afёr me tё gjitha aspektet e lёzivjes LGBT dhe punёn qё bёhet nё vendin tonё pёr pёrmirёsimin e gjёndjes sё kёtij komuniteti. Ndёrkohё nё anёn tjetёr synohej qё sa mё shumё grupe tё mёsonin pёr realitetin LGBT italian dhe pёr tё  ndёrtuar njё panoramё sa mё tё qartё ngjashmёrish dhe ndryshimesh midis dy konteksteve.

Jeta pёrtej detit Adriatik perceptohet nga shumё tё rinjё shqiptarё si njё parajsё ku ёshtё shumё mё e lehtё tё jesh LGBT dhe ku nuk ka probleme. Z. Guaiana ndёrkohё u tregua mё shumё se njё herё i kujdesshёm pёr tё treguar disa nga avantazhet dhe dizavantazhet e tё qenurit LGBT nё vendin fqinj duke bёrё tё qartё se minoritetet seksuale kudo ku ato jetojnё pёrballen me sfida tё gjithёfarёllojshme. Mё konkretisht gjatё qёndrimit tё tij disa ditor nё Shqipёri Z. Guaiana mundi tё marrё pjesё nё disa leksione tё hapura pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale nё Tiranё dhe Univeristy of New York / Tirana ku ai prezantoi studimin mё tё fundit italian mbi perceptimet e publikut tё vendit fqinj mbi çёshtjet LGBT. Kjo ishte hera e parё qё nё vendin fqinj zhvillohet njё studim kombёtar mbi çёshtjet LGBT i cili jep edhe rekomandime tё posaçme pёr punёn qё duhet tё bёjnё institucionet. Kjo ishte edhe njё mёnyrё e mirё qё Z. Guaiana tё njihej me opinionet dhe perceptimet e tё rinjve shqiptarё mbi kёtё temё.

Lajmerimi i Leksionit me Yuri Guana prane UNY/T
Njё nga aktivitetet mё tё rёndёsishme tё vizitёs sё tij ishte takimi i punёs mes Ambasadёs PINK dhe Ambasadorit tё Republikёs sё Italisё nё Shqipёri Z. Massimo Giani. Gjatё kёtij takimi Ambasadori italian bёri tё qartё se zyra e tij e ndjek me vёmendje situatёn e tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri dhe janё mjaft tё informuar dhe tё ndёrgjegjёsuar mbi punёn e lёvizjes LGBT kёtu. Ndёr tё tjera u morrёn nё konsideratё edhe mundёsitё e bashkёpunimit nё aktivitete tё ndryshme me karakter social dhe kulturor nё vend pёr ndёrgjegjёsimin mbi kёtё subjekt.

Takime pune u zhvilluan edhe me Z. Artur Nura, korrespondent i Radio Radicale nё Shqipёri si dhe Znj. Vasilika Hysi, Deputete e Parlamentit tё Shqipёrisё. Nё takimin me Znj. Hysi u diskutuan disa nga aspektet mё tё rёndёsishme nё lidhje me angazhimin e politikёs nё fushёn e tё drejtave tё njeriut nё pёrgjithёsi dhe ato tё komunitetit LGBT nё veçanti. Znj. Hysi njihet si njё nga politikanet mё tё pёrkushtuara pёr integrimin e çёshtjeve tё tё drejtave tё njeriut nё programin elektoral tё Partisё Socialiste dhe pёr punёn e vёshtirё qё ajo sё bashku me deputetё tё tjerё po zhvillojnё pёr tё thyer tabutё e politikёbёrjes pёr grupe tё diskriminuara dhe tё margjinalizuara ashtu siç ёshtё edhe komuniteti LGBT. Njё ndёr aspektet mё tё veçanta nё kёtё kuadёr lidhet me mungesёn e perceptimeve tё qarta tё publikut mbi çёshtjen LGBT çka i bёn pjesёn mё tё madhe tё forcave politike hezituese tё mbёshtesin hapur kёtё çёshtje. Ky realitet gjithsesi po ndryshon falё lobimit tё organizatave LGBT, presionit ndёrkombёtar dhe punёs mediatike.

Gjate Konferences Rajonale ne Tirane 
 Mё tej, Z. Guaiana pati mundёsinё tё ndjekё nga afёr Konferencёn Rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor; Arritje dhe Sfida” tё realizuar nga Ambasada PINK me pjesёmarrjen e aktivistёve LGBT nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bonje & Herzegovina dhe Serbia. Nё kёtё konferencё ai mundi tё njihet mё nga afёr edhe me punёn lobuese dhe advokuese qё bёhet nё vendin tonё dhe pёr disa nga sfidat kryesore me tё cilat pёrbllet komuniteti LGBT nё Shqipёri dhe rajon nё lidhje me sigurinё dhe punёn e institucioneve publike.

Njё nga aktivitetet mё interesante ishte takimi me vullnetarёt dhe tё rinjtё e PINK Youth Group, aktivistё tё rinj LGBT dhe jo-LGBT tё cilёt patёn mundёsi tё pyesin Z. Guaiana pёr gjendjen LGBT nё vendin fqinj dhe tё japin dёshmi pёr jetёn e tyre kёtu.

Ndarja e eksperiencave dhe dёshmitё reale janё njё nga metodat mё efektive tё advokimit pёr njё çёshtje sociale sepse ato arrijnё tё pёrcjellin nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё dhe pa keqkuptime mesazhin dhe problemet reale qё has komuniteti LGTB nё Shqipёri por edhe nё vende tё tjera. Falё Z. Guaiana nё takimet e ndryshme tё punёs, Ambasada PINK mundi tё paraqesё njё fytyrё europiane dhe ndёrkombёtare tё realitetit LGBT jo thjesht pёrmes dёshmive personale por edhe duke pёrdorur njё analizё krahasimore dhe cilёsore.

Kontaktet e rinisё shqiptare por edhe tё grupeve tё tjera ashtu si politikanё, intelektualё dhe media, me aktivistё LGBT nga vendet e tjera ndihmon pёr tё kuptuar se sa diapazon tё gjerё ka kjo lёvizje nё varёsi tё karakteristikave lokale dhe se sa e rёndёsishme ёshtё çdo arritje nё fushёn e tё drejtave LGBT sado tё vogla qё tё jenё ato.

Njё nga dallimet kryesore midis Shqipёrisё dhe Italisё ёshtё se ndёrkohё qё vendi ynё ka njё legjislacion relativisht tё avancuar tё tё drejtave LGBT Italia nuk ka ende njё ligj pёr mbrojtjen kundёr diskriminimit tё personave LGBT aq mё pak ligje mё specifike. Nga ana tjetёr realiteti kulturor, social dhe ekonomik i personave LGBT nё Itali ёshtё shumё herё mё i avancuar se sa nё Shqipёri. Por e vёrteta e hidhur ёshtё se asnjёra nuk mund tё bёjё pa tjetrёn dhe se tё dyja vendet kanё mangёsi tё mёdha nё raport me avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё Certi Diritti dhe pёrfaqёsuesin e saj Z. Yuri Guaiana pёr vizitiёn e tij nё Shqipёri dhe pёr ndarjen e njё eksperience tё vyer me ne dhe shpreson se nё njё udhёtim tjetёr realiteti LGBT nё tё dyja vendet tё ketё ndryshuar sa mё pozitivisht.

Saturday, April 20, 2013

Ambasada PINK takim pune nё Bashkinё e Korçёs


18 Prill 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri zhvilloi njё takim pune pranё Bashkisё sё qytetit tё Korçёs, me Kryetarin e saj, Z. Niko Peleshi dhe pёrfaqёsues tё zyrave tё ndryshme brenda kёtij institucioni. E konsideruar si kryeqёndra e Shqipёrisё juglindore, dhe njё nga qytetet mё tё mёdha nё vend, ky takim ishte i pari nё llojin e vet qё prekte tematikёn LGBT dhe rolin qё pushteti vendor dhe institucionet e kёtij rajoni mund tё luajnё nё mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё kёtij komuniteti.

Foto nga takimi
Ambasadori i Parё i PINK, Z. Altin Hazizaj fillimisht e falenderoi Z. Peleshi dhe stafin e tij pёr pritjen dhe duke i dhёnё mundёsinё organizatёs tё adresojё nevojat dhe çёshtjet e komunitetit LGBT nё kёtё rajon. Ai dhe grupi i PINK prezantuan pranё kryebashkiakut disa nga iniciativat mё tё rёndёsishme tё lёvizjes LGBT si Manifestin drejtuar pushteteve vendore nё tё gjithё vendin, publikimet e ndryshme kёrkimore dhe informuese dhe raportin e shkeljeve tё tё drejtave tё komunitetit LGBT. Ai gjithashtu specifikoi disa nga detyrimet qё i lindin pushtetit lokal prej Ligjit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe fushatat e ndryshme qё mund tё ndёrmeren nga pushteti lokal nё kёtё kuadёr.

Duke u njohur mё nga afёr me projektet sociale dhe iniciativat e ndryshme pilot tё Bashkisё sё Korçёs me qёllim pёrmirёsimin e jetesёs sё komuniteteve tё ndryshme, Ambasada PINK i ofroi Bashkisё sё Korçёs kapacitetet dhe iniciativat e saj pёr tё patur mundёsi ti afrohet komunitetit LGBT nё kёtё rajon pёrmes aktiviteteve tё ndryshme informuese, ndёrgjegjёsuese dhe formuese. Ambasada PINK prezantoi gjithashtu iniciativёn e saj mё tё fundit e cila synon shndёrimin e qyteteve kryesore nё vend nё mjedise miqёsore dhe pranuese pёr komunitetin LGBT.

Kryetari i Bashkisё sё Korçёs Z. Niko Peleshi si fillim sqaroi se Bashkia qё ai drejton nuk i trajton çёshtjet e komuniteteve nё mёnyrё hierarkike por merret me çdo cёshtje qё shqetёson qytetarёt. Ai sqaroi se ndёrkohё qё nё tё shkuarёn bashkitё kishin mundёsi tё pakta dhe njё listё emergjente problemesh, tani ka ardhur koha pёr tё zgjidhur çdo problem pёrmes projekteve sociale.

Z. Peleshi dhe stafi i tij duke shfletuar DIVERS 4
Z. Peleshi dhe stafi i tij ishin tё ndёrgjegjshёm se pёr arsye tё qarta komuniteti LGBT nuk ka as zёrin dhe vizibilitetin e duhur nё kёtё territor pёr tё zhvilluar aktivitete sa mё gjithёpёrfshirёse prandaj edhe sugjeroi se duke patur parasysh se Bashkia e Korçёs, ka njё zyrё pёr tё drejtat e komuniteteve, atёherё ajo do jetё e hapur tё punojё nё fushat e promovimit tё tё drejtave tё kёtij komuniteti dhe nё fushёn e mbrojtjes sё tyre nga diskriminimi dhe problemet e tjera qё mund tё hasin nё jetёn e pёrditshme.

Me konkretisht u ra dakord qё Ambasada PINK tё ofrojё njё trajnim pёr stafin e zyrёs sё tё drejtave tё njeriut pranё Bashkisё sё Korçёs si dhe u pa mundёsia e realizimit tё aktiviteteve kulturore qё mund tё rrisin sensibilizimin e shoqёrisё pёr kёtё temё.

Ambasada PINK e falenderojnё pёrzemёrsisht Bashkinё e Korçёs pёr mikёpritjen dhe pёr zhvillimin e njё takimi shumё tё frutshёm, duke treguar edhe njёherё vlerat e kёtij qyteti dhe mbёshtetjen profesionale dhe vizionare qё ai i jep grupeve sociale vulnerabёl dhe nё nevojё. 

Monday, April 15, 2013

Letra mbeshtetese e LGBT United Macedonia per levizjen ne Shqiperi


Kjo eshte letra mbeshtetese e organizates maqedonase LGBT united ne lidhje me komentin homofobik te Ministrit te Drejtesise te Shqiperise, Z. Eduard Halimi. Falenderojme miqte dhe koleget tane ne vendin fqinj per solidaritetin, mbeshtetjen dhe sensibilizimin. 

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqiperi


Të ndëruar miq dhe mikesha

E pakuptueshme dhe jo njerëzore është sjella e Ministrit të Drejtësis, Eduart Halimi i cili si duket ka haruar betimin ministror për drejtësi.

Kur personi që duhet të jetë shtylla kryesore e të drejtave njerëzore dhe shtylla kryesore e luftës kundër diskriminimit, diskriminon dhe ofendon personat LGBT më se e logjikshme është edhe të jepë përgjegjësi për sjelljen e tij te pahijshme dhe diskriminuese.

Në këtë rast duam të përkujtojmë Ministrin në fjalë që do i bënte një nder  të madh vendit dhe pozitës së tij nëse do kërkonte falje dhe do të lëshonte postin dhe kështu do të jepte në dijeni se e pranon gabimin e  bërë.

Duam ti themi se personat LGBT nga Shqipëria nuk janë vetëm ata kanë shume miq dhe mikesha kudo anembanë, kanë  përkrahje edhe nga shtetet fqinje  dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në pamundësinë që me prezencën tonë të jemi afër jush dhe ne pamundësinë e prezencës në protestën që organizuat ditë e premte ju nisim këtë letër përkrahje në emër të të gjithë antarëve dhe antareve  të LGBT Junajted nga Maqedonia.

Shoqata e lezbikeve,gejve,biseksualeve dhe personave transgjinorë ”LGBT Junajted Maqedoni"
  
Shkup,  14 prill 2012