Showing posts with label Transgjinoret. Show all posts
Showing posts with label Transgjinoret. Show all posts

Wednesday, September 11, 2013

Për fjongot rozë dhe blu



Nga Amarildo Fecanji

Një nga fenomenet më negative të lidhura me diskriminimin për shkak të orientimit seksual është orientimi i supozuar, pra mendimi se dikush është gay apo lezbike, kur në fakt është straight por edhe e anasjellta, se dikush është straight kur në fakt është gay apo lezbike. Gjithmonë e më shumë njerëz janë tashmë pjesë e kësaj “loje” të rrezikshme duke përfshirë deri edhe moshat më të vogla. Kuptohet, të supozosh orientimin seksual të dikujt në vetvehte nuk përbën gabim. Të gjithë, në përpjekjet e tyre për të gjetur partnerin apo partneren e duhur duan të dinë sa më shumë për personin që pëlqejnë. E mbase, në kuadër të njohjes dhe respektimit të vlerës së diversitetit, por edhe për të kuptuar nëse ai person është i duhuri  apo jo, të dinë edhe orientimin e tij/saj seksual. Por ka një kufi, dhe kur ky kufi shkelet atëherë ai pasohet nga diskriminimi, veçimi, gjykimi dhe në rastin më të keq dhuna, të cilat ligjërisht në shumë vende konsiderohen si krime urrejtje.

Këto paragjykime “të pafajshme” janë gjithmonë pjesë e të njëjtës lojë dhe kanë të njëtjën rrënjë: vajzat luajnë me kukulla kurse djemtë me makina, vajzat janë të ëmbla, të buta, punëtore dhe nikoqire kurse djemtë janë seriozë, të fortë, me karakter dhe kuptohet nuk prekin asgjë me dorë, aq më pak në shtëpi... Mund të shkruanim gjithë ditën për fjongot rozë dhe blu. Përfundimi është se nëse dikush “devijon” nga këto role të mirëpërcaktuara, atëherë me patjetër ka diçka që nuk shkon me të. Supozimi pothuajse i menjëhershëm është edhe ai më sipërfaqësori, pra një mashkull me një ose disa karakteristika të shoqëruara rëndom me stereotipin femëror rrezikon të quhet gay dhe anasjelltas. 

Por çfarë ndodh në realitet? Në të vërtetë, janë kontekstet kulturore ato që përcaktojnë rolet gjinore në një shoqëri dhe karakteristikat që shoqërohen me to. Kur këto kultura, përfshi edhe atë tradicionalen shqiptare kanë një perceptim kaq të ngurtë të roleve gjinore dhe sjelljes që i pason ato, viktimat e vërteta të diskriminimit nuk janë thjesht personat lesbike, gay, biseksualë, transgjinorë etj, por mbarë shoqëria dhe vetë kultura e një vendi. Shpjegimi, edhe pse pak i hasur, është shumë i qartë; Rolet gjinore, jo pa qëllim quhen “role”. Ashtu si “roli” i një aktori, i cili duhet të luajë aristokratin, kriminelin, mjekun... kur në fakt është ende student, nuk vjen nga një familje aristokrate, nuk ka vrarë një mizë në jetën e tij dhe momenti i vetëm, krejt naiv i të qënurit mjek, me shumë gjasa ka qenë në fëmijërinë e tij duke luajtur “doktorash”. Por çfarë duhet të ketë një rol që të quhet i “besueshëm”? Që aktori të jetë i besueshëm në rolin e tij duhet të ketë tipare estetike sa më të qarta, sjelljen që i shkon për shtat, mjedisin dhe kontekstin ku sillet e jeton, marrëdhënien me njerëzit, ndërveprimin me ta  etj etj... Aktori i talentuar, i suksesshëm dhe madhështor është ai që e hipnotizon në ato nivele shikuesin saqë nuk është më e qartë nëse Mirushi është Sokrati apo Sokrati është Mirushi. Pra mrekullia është e atillë sepse aktori e ka brendësuar në atë nivel “rolin” e tij saqë është i besueshëm dhe kështu, me thelbin e vet ai prek ndërgjegjen e njëkohësisht nën-ndërgjegjen e publikut. Kështu janë edhe rolet shoqërore. Arsyeja përse ne i kuptojmë dhe i ndjejmë më pak se sa do ndienim le të themi mjeshtrin Kabashi në skenë, është sepse ndërgjegjësimi që ne kemi për indoktrinimin tonë, të nisur që në fëmijëri, është shpesh i padukshëm. Kështu, brenda nesh zhvillohet beteja e kahershme: roli i caktuar nga shoqëria dhe mesazhet që përcjellin ato në një anë dhe brendia jonë, ndjesia jonë reale në tjetrën. Për ta bërë më të thjeshtë krahasoni rehatinë midis të ndenjurit me të mbathura në rehatinë e dhomës tuaj të gjumit me sikletin e takave 15 cm apo kravatës mbytëse në një mjedis publik. Në të vërtetë, të gjithë ne, si meshkuj kemi diçka femërore brenda vetes dhe si femra diçka mashkullore. Natyra komplekse njerëzore e ka vërtetuar këtë. Këto karakteristika gjithsesi, nuk janë përcaktuesi ekskluziv i orientimit tonë seksual apo edhe identitetit tonë gjinor. Kjo është edhe arsyeja përse realisht, shoqëria nuk është duke diskriminuar thjesht për orientimin intim dhe privat seksual të një individi, por shpesh, ata më të izoluarit dhe më pak të ekspozuarit nga diversiteti, shohin tek orientimi jo-heteroseksual, lojërat e pafajshme të fëmijërive të tyre, talentin dhe shprehitë e brendshme të cilat nuk arritën ti shprehin kurrë dhe çfarë është më seriozja dhe e rëndësishmja i rebelohen këtij manifestimi, duke treguar qartaz rebelimin që në fakt po i bëjnë të brendshmes së tyre. Ato brenga dhe konflikte të brendshme përbëjnë edhe një nga bërthamat e dramës tonë shoqërore; dhunën në familje, e cila për arsye të tipareve patriarkale të roleve gjinore të shoqërisë sonë, dënon dukshëm, rëndom edhe përditë, fëmijët, gratë, homoseksualët dhe të moshuarit. Këta të fundit, shpesh të lodhur me rolet absurde të jetës së tyre tani në perëndim e kanë braktisur teatrin, dhe kjo i bën jo kot të duken “fëmijënorë”. 

Unë, në punën time të përditshme, në përballjen me një subjekt politik kaq të veçantë dhe sublim siç është tema LGBT, së bashku me kolegë dhe aktivistë i kemi identifikuar shumë nga zgjidhjet dhe alternativat, por si çdo gjë e mirë në këtë botë ato detyrimisht shfaqen ngadalë. 

Një nga ndryshimet më të rëndsësishme është ndalimi i menjëhershëm i indoktrinimit të fëmijëve me koncepte të ngurta të identitetit dhe shprehjes së individualitetit, dhe mos asocimin e tyre me femëroren dhe mashkulloren, me heteroseksualen dhe homoseksualen, me të pranueshmen dhe të papranueshmen. Pranimi dhe njohja e kompleksitetit njerëzor dhe shqyrtimi racional, i kujdesshëm dhe i qytetëruar i koncepteve që shoqërohen me këtë çëshjtje janë pjesë e zgjidhjes. E në fakt zgjidhjet janë të shumta e të panumërta, çka është dhe arsyeja përse çështja LGTB nuk është thjesht çështje e personave LGBT. Jo pa shkak të gjithë “shqetësohen” për këtë teme, dhe jo pa arsye të gjithë, edhe më të pa informuarit kanë diçka për të thënë. Të gjithë jemi në rolin tonë, dhe rëndom nuk duam që atë ta cënojnë të tjerët. Pra në fakt, duke u marrë me fjongot e të tjerëve, ne sigurohemi që të mbrojmë fjongon tonë. Ky kushtëzim na bën kompleksivë dhe nuk na lejon të jetojmë një jetë familjare, profesionale dhe sociale të shëndetshme. Ky kompleksim e ka bërë parlamentin dhe vendim-marrjen të pa-penetrueshme nga gratë dhe grupet e tjera vulnerabël në vite. Ky kompleksim e ka lënë shoqërinë shqiptare pas simotrave të saj europiane.  

I madh Ru Paul thotë gjithmonë “We are all in drag” (të gjithë jemi të maskuar). E rëndësishme është të ndihemi mirë në të... so you better work it!

Monday, July 22, 2013

Dёnimi i transgjinorёve diskriminues dhe jo-proporcional



Tiranё, 22 Korrik 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri ёshtё informuar pёr dёnimin e marrё nga dy persona tё komunitetit transgjinor nё Shqipёri, tё identifikuar me emrat Fatjon H dhe Ismail M. Nё fund tё kёtij proçesi, i cili zgjati plot dhjetё seanca, dhe mori mё tepёr se shtatё muaj, dy personat nё fjalё, sё bashku me njё person tё tretё, kanё marrё plot 13 vjet e 4 muaj burg nё total. Konkretisht, pёr dy personat transgjinorё, Prokuroria kishte kёrkuar dёnimin mё tё rёndё, me nga 7 vjet e 6 muaj heqje lirie pёrkatёsisht.

Ambasada PINK mendon se vendimi i Gjykatёs sё Tiranёs ёshtё jo-proporcional nё raport me veprёn penale tё kryer dhe diskriminues. Konkretisht, dy personat transgjinorё, sё bashku me njё femёr, akuzohen se kanё grabitur me forcё njё shtetas gjerman, pranё sheshit “Skёnderbej”, duke i marrё atij njё shumё prej 500 eurosh dhe njё iPhone. Pёr kёtё arsye, vendimi i dhёnё pёr ti dёnuar kёta shtetas me gati pesё vjet heqje lirie secili ёshtё jo-proporcional pasi dёmi financiar dhe fizik i viktimёs nuk justifikon koston qё ka pёr shtetin shqiptar njё i burgosur. Konkretisht, pёrllogaritet se njё i burgosur i kushton mesatarisht shtetit shqiptar 500 Euro nё muaj, çka do tё thotё se pёr 5 vjet heqje lirie qytetarёt shqiptarё duhet tё paguajnё 30.000 Euro pёr secilin person tё dёnuar dhe 78.000 Euro pёr tё tre tё dёnuarit.   

Ky vendim na shtyn tё dyshojmё pёr njё vendim diskriminues nga ana e Prokurorisё sё Tiranёs dhe Gjykatёs sё Tiranёs pёr shkak se dy nga personat e arrestuar janё transgjinorё. Pёr mё tepёr, klasifikimi i veprёs penale, duket qё ёshtё bёrё gjithashtu i gabuar pasi bёhet fjalё pёr vjedhje dhe jo grabitje me dhunё, pёr shkak se dhuna qё dy personat transgjinorё mund tё kenё ushtruar ka qenё e momentit dhe jo e organizuar apo paramenduar. Po ashtu, njё faktor tjetёr qё duhet marrё nё konsideratё ёshtё fakti qё kёta dy persona nuk kanё qenё asnjёherё tё dёnuar pёr kёtё vepёr penale, por thjesht janё ndaluar disa herё me akuzёn e prostitucionit.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё shprehё shqetёsimin dhe pakёnaqёsinё e saj pёr njё vendim tё tillё. Protesta jonё nuk ve nё diskutim faktin se drejtёsia shqiptare duhet tё bёjё punёn e saj nё mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisё sё qytetarёve, por pёr arsyet e sipёrpёrmendura, ky vendim duket tё jetё tejet diskriminues dhe pёr mё tepёr aspak efektiv nё zgjidhjen e problemeve tё shumёfishta qё personat e komunitetit transgjinor vuajnё nё Shqipёri.

Pjesёtarёt e kёtij komuniteti shumё tё vogёl, kanё vite tё tёra qё trokasin dyerve tё institucioneve publike dhe private duke kёrkuar lёmoshё, ndihmё dhe mbёshtetje pёr tё dalё nga situata e rёndё ekonomike dhe sociale nё tё cilёn ndodhen. Pavarёsisht fushatave tё shumta sensibilizuese dhe informuese institucionet publike lokale dhe qёndrore mund ta quajnё punёn e tyre krejtёsisht tё dёshtuar me kёtё grup social, duke i lёnё ata pa asnjё zgjedhje dhe opsion tjetёr, pёrveç punёs sё seksit nё rrugё dhe lypjes.

Njё dёnim presupozon qё nё fund tё tij, qytetari kthehet nё shoqёri me njё mёsim tё mёsuar dhe se mё pas do tё ndjekё njё jetё mё tё pёrshtatshme. Por Ambasada PINK nuk ёshtё nё dijeni tё asnjё programi edukues, kёshillues apo ndihme specifike qё kёta dy qytetarё do tё mund ta pёrfitojnё nё sistemin shqiptar tё burgjeve dhe aq mё pak kur ata ti kthehen jetёs nё liri.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri shpreh indinjatёn dhe pa-kёnaqёsinё e saj me njё vendim i cili nё vend qё tё aplikonte masa mё proporcionale dhe tё kёrkonte qё me mbёshtetjen e institucioneve pёrkatёse dhe organizmave tё ndryshёm tё punohej me njё program specifik riedukues, i dёnon ata nё njё mёnyrё e cila do e bёjё tё pa-mundur zgjidhjen e problemeve tё tyre edhe pasi ata tё kenё pёrfunduar dёnimin e caktuar ndaj tyre.

Wednesday, December 5, 2012

Tё jesh transgjinor nuk ёshtё mё çrregullim

Lajmin historik e ka bёrё tё ditur Associated Press i cili ka raportuar se Bordi Drejtues i Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё (APA) ka bёrё ndryshime tё dukshme nё listёn e Manualit Diagnostikues dhe Statistikor tё Çrregullimeve Mendore (DSM). Njё nga kёto ndryshime me siguri do tё ngjallё shumё diskutime dhe do tё ketё jo pak ndikim nё shoqёritё e shumё vendeve tё botёs.


Qё nga publikimi i tretё i tij nё vitin 1980 Manuali pёrmbante njё pёrkufizim mbi çrregullime tё identitetit gjinor i cili pёrshkruante pacientё tek tё cilёt perceptimi subjektiv i gjinisё ndryshonte nga seksi i tyre biologjik. Termi modern pёr kёtё grup social ёshtё transgjinor, dhe identifikohet me gёrmёn T nё akronimin LGBT. Burime brenda APA-s konfirmojnё se nё edicionin e pestё tё DSM-sё, i cili do tё publikohet nё Maj 2013, termi Çregullim i Identiteti Gjinor do tё zёvendёsohet me termin mё neutral Disfori Gjinore.

Approvimi i kёtij ndryshimi ёshtё pёrgatitur prej vitesh dhe reflekton punёn e bёrё nga psikiatrёt me personat transgjinorё duke u fokusuar tek gjendja e tyre emocionale sesa te identiteti i tyre gjinor. Ata pacientё tё cilёt mendojnё se kanё nevojё pёr ndihmё psikologjike pёr tu ndier mё mirё, mund tё vazhdojnё ta bёjnё, ndёrkohё ata tё cilёt ndihen mirё me identitetin e tyre gjinor nuk do tё shenjohen si tё sёmurё.

Xhek Dresher, anёtar i APA, ka shpjeguar qё prej vitit 2010 se ky ndryshim erdhi nga dёshira pёr ti dhёnё fund “patogjilizimit tё tё gjitha shprehjeve tё identitetit gjinor thjesht sepse ato janё tё rralla apo sepse disa njerёz nuk i pranojnё”. Nё njё tjetёr intervistё ai pranoi se “tё gjitha diagnostikimet ndodhin nё njё kontekst kulturor tё caktuar” dhe shtoi se “ne e dimё qё ka njё numёr shumё tё madh personash transgjinorё tё cilёt nuk po kёrkojnё kujdesje mjekёsore ndёrkohё qё vazhdojnё tё jetojnё mes dy kategorive ngushtuese burrё ose grua. Nё duam  tё dёrgojmё mesazhin se puna e psikologut nuk ёshtё tё patologjizojё njerёzit.”

Siç edhe dihet mirё brenda lёvizjes LGBT, patologjizimi i personave homoseksualё dhe transgjinorё brenda sistemit mjekёsor ёshtё njё nga pengesat mё tё mёdha drejt arritjes sё progresit social dhe ligjor. Nё fakt, heqja e homoseksualitetit nga lista e DSM-ve nё vitin 1973 ishte njё moment vendimtar pёr fuqizimin e lёzivjes LGB dhe neutralizoi argumentin se meshkujt dhe femrat gei nuk merritonin trajtim tё barabartё sepse konsideroheshin tё sёmurё. E njёjta gjendje ka qenё edhe me komunitetin transgjinor, tё cilёt kanё patur dhe vazhdojnё ta kenё pengesё tё madhe fjalёn çrregullim nё avancimin e tё drejtave tё tyre. Por pёrtej termit, ky ndryshim mund tё shkaktojё edhe disa dёme pёrkrah tё mirave.

Siç e shpjegon edhe Dresher nё analizёn e tij mbi paralelet dhe kontrastet midis fushatave gei dhe trangjinore pёr heqjen respektive nga lista e çrregullimeve mendore dhe gjykimeve mjekёsore, njё ndryshim i madh lidhet me nevojёn e disa personave transgjinorё pёr tё patur ndёrhyrje hormonale ose kirurgjike pёr tiu pёrafruar mё shumё identitetit tё tyre gjinor. Aktualisht, nё shumё vende, fondet publike pёr kryerjen e kёtyre ndryshimeve siguroheshin pёr shkak tё trajtimit tё identitetit gjinor si problem mjekёsor. Pa kёtё argumentim, disa persona transgjinorё – tё cilёt historikisht vuajnё diskriminimin dhe margjinalizimin ekonomik e social - mund tё hasin vёshtirёsi financiare nё kryerjen e tranzicionit.

Pёr ata individё transgjinorё tё cilёt zgjedhin tё trajtohen nga njё psikolog, shumё shpejt APA do tё jetё mё e mirё pёrgatitur pёr njё kujdesje profesionale. Ndёrkohё qё Dresher dhe grupi i tij po diskutojnё pёr ndryshimet midis termave çrregullim dhe disfori, njё tjetёr group brenda APA, po merret me çёshtje mё praktike tё trajtimit tё pacientёve pёr tё krijuar njё udhёrrёfyes mbi çёshtjet transgjinore. Pas disa kohёsh, me ndryshimin e aprovuar sё fundmi, APA do tё prodhojё udhёrrёfyes tё rinj pёr tё gjithё personat trangjinorё, fёmijё, adoleshentё dhe tё rritur. APA gjithashtu mund tё nisё edhe rritjen e sensibilizimit nё mbёshtetje tё tё drejtave tё personave transgjinorё apo/ose transeksualё,

Tuesday, November 20, 2012

20 Nёntor; Dita e Kujtesёs sё personave Trangjinorё

Sot, ashtu si pёr vite e vite me rradhё, njerёzit paguajnё njё çmim shumё tё lartё kur “shkelin” tabunё e fortё qё shoqёria imponon mbi gjininё biologjike tё njerёzve. Nёse ke lindur mashkull do vdesёsh i tillё dhe anasjelltas.


Prej disa vitesh rrjesht, Dita e Kujtesёs sё personave Transgjinorё ёshtё data 20 Nёntor. Nё kёtё ditё, pra sot, kujtohen ata qindra njerёz tё cilёt kanё humbur jetёn brutalisht nё duart e urrejtjes irracionale tё cilёt besojnё se thyerja e kufijve gjinorё duhet tё ndёshkohet me vdekje.

Kjo ditё ndёrkombёtare ёshtё e rёndёsishme pёr ti dhёnё vizibilitet pasojave qё sjellin pёrjashtimi dhe diskriminimi i imponuar nga pjesa mё e madhe e shoqёrisё ndaj personave transgjinorё (travestit, transeksual etj) dhe stigmatizimi i tyre.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i bashkohet tё gjithё organizatave LGBT dhe atyre tё tё drejtave tё njeriut nё botё tё cilat sot, pёrfitojnё nga kjo datё pёr tё denoncuar kёtё situatё dhe pёr ti kёrkuar institucioneve dhe opinionit publik shqiptar tё ndryshojnё sjelljen dhe mendimin e tyre ndaj kёtij grupi social.

Ashtu si nё shumё vende tё botёs, edhe nё Shqipёri, diskriminimi, stigmatizimi dhe pёrjashtimi kategorik nga çdo formё organizimi social, i detyron personat transgjinorё tё bёhen punonjёse seksi pёr tё fituar pak tё holla, tё rrezikohen nga infektimi me SST apo HIV/AIDS dhe tё jenё tё ekspozuar, çdo ditё ndaj dhunёs dhe keqtrajtimeve, duke rezultuar nё humbjen e jetёs.

Kёto krime urrejtje, tё bazuara nё identitetin gjinor, kundёr personave transeksualё, travestite dhe transgjinorё janё duke ndodhur çdo ditё nё tё gjithё botёn.

Disa organizata rajonale dhe ndёrkombёtare janё duke punuar çdo ditё e mё shumё pёr mbledhjen e informacioneve pёr dhunёn dhe diskriminimin e pёsuar nga qytetarёt dhe institucionet. Edhe nё Shqipёri, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, ka mbledhur dhe raportuar me dhjetra denoncime tё personave transgjinorё, pёr raste dhune, diskriminimi, keqtrajtimi, kёrcenimesh etj. Kjo ka bёrё qё me kalimin e viteve, nё vendin tonё, si nё shumё vende tё tjera, problemet e personave transgjinorё tё jenё shumёfishuar. Ata janё totalisht tё pёrjashtuar nga edukimi, punёsimi, drejtёsia dhe shёrbimet mjekёsore. Kёto shёrbime, tё cilat ata duhet ti gёzojnё si tё dreja, ashtu si çdo qytetar tjetёr, u mohoen vetёm pёr shkak tё transfobisё. Edhe kur ata kanё marrё shёrbime tё ndryshme, kanё qenё shpesh tё diskriminuar dhe janё perceptuar si shkelёs tё normave shoqёrore.

Sot, shumё grupe ndёrkombёtare dhe organizata janё duke advokuar pёr heqjen e termit “transeksual” nga katalogu i sёmundjeve mendore tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё. Ata kёrkojnё qё kjo gjendje tё njihet si pjesё e identitetit kompleks seksual tё qenieve njerёzore. Çdo person transgjinor – ashtu si edhe persona jo-transgjinorё – mund tё dёshmojnё se tё jesh transgjinor nuk ёshtё diçka qё kёrkon trajtim psikiatrik: ai ёshtё njё proçes gjatё tё cilit personi pёrkufizon identitetin e tij/saj gjinor.

Sipas aktivistes feministe Silvia Buendia “Homoseksualiteti ёshtё orientim seksual, kur njё person ёshtё i tёrhequr seksualisht nga njё person i tё njёjtit seks. Transeksualiteti ёshtё diçka krejt tjetёr dhe ka tё bёjё me seksin biologjik tё njё personi, i cili mund tё ndodhё qё vet-identifikohet me gjininё tjetёr teksa rritet.

Çmimi qё shumё njerёz po paguajnё pёr kёto barriera tё seksit dhe gjinisё ёshtё shumё i lartё. Tё gjithё ne duhet tё bёjmё diçka pёr ti dhёnё fund.

Monday, March 19, 2012

Shteti malazez rrit mbёshtetjen pёr personat transgjinorё dhe nis financimin e proçedurave tё ricaktimit gjinor


Nё shtetin fqinj tё Malit tё Zi, prej ditёs sё sotme kanё hyrё nё fuqi amendamente tё reja tё cilat pёrfshijnё terapi pёr ricaktimin e gjinisё, njё procedurё mjekёsore e cila ndihmon pёr tё konfirmuar gjininё e personave transgjinorё.

Ky ndryshim specifik nё ligj pёrfaqёson njё shembull konkret pёr pёrpjekjet e qeverisё malazeze nё fushat e tё drejtave tё njeriut dhe barazisё politike.

Deri tani, proçedurat e ricaktimit tё gjinisё nuk mbuloheshin nga sistemi shёndetёsor universal. Ndryshimet nё ligj mundёsojnё qё shёrbimi mjekёsor tё mbulojё 80% tё procesit tё ricaktimit gjinor i cili mbulon tre hapa; psikoterapi, terapi hormonale dhe procedura mjekёsore tё pёrcaktimit gjinor qё pёrfshijnё edhe ndryshimin e organeve gjenitale. Pritet qё Ministria e Shёndetёsisё e Malit tё Zi tё punojё me organizatat LGBT pёr tё identifikuar mё mirё kriteret qё pёrcaktojnё edhe proçedurat mjekёsore.

Dhёnia e shёrbimeve tё papёrshtatshme ose tё gabuara pёr personat transgjinorё mund tё ketё efekte drastike nё mirёqёnien psikologjike, funksionimin e pёrgjithshёm tё kёtij ndryshimi nё jetёn sociale, depresion i rёndё, dhe nё raste ekstreme pёrpjekje pёr vetvrasje.

Parlamenti i Kёshillit tё Europёs ka kёrkuar prej kohёsh nga shtetet anёtare qё tё sigurojnё aksesin e pёrshtatshёm nё trajtimet e duhura mjekёsore pёr personat transgjinorё pёrmes politikave mjekёsore tё shtetit.

Mali i Zi ka bёrё pёrparime tё dukshme pёrsa i takon tё drejtave tё personave transgjnorё nё njё periudhё mjaft tё shkurtёr kohore qё kalon edhe standartet e vendeve shumё tё zhvilluara dhe me njё trashёgimi tё pasur ligjore dhe demokratike.

Wednesday, February 22, 2012

Suedia i jep fund sterilizimit tё detyruar tё personave transgjinorё

burimi: www.egovmonitor.com/

Ditёn e djeshme kristiandemokratёt – pjesёtarё tё koalicionit qeverisёs tё Suedisё dhe penguesit e fundit pёr ti dhёnё fund sterilizimit tё detyruar tё personave transgjinorё – deklaruan se do tё ndryshojnё qёndrimin e tyre mbi kёtё ligj. “Ka ardhur momenti qё personave qё duan tё ndryshojnё seksin e tyre tё mos u kёrkohet tё sterilizohen” thanё liderёt e kristiandemokratёve nё njё deklaratё tё shpёrndarё dje nё shtypin suedez.

Ligji aktual i kёrkon personave transgjinorё nё Suedi tё sterilizohen pёrpara se ky ndryshim tu njihet ligjёrisht. Ndёrhyrja kirurgjikale e bёn personin pёrjetёsisht steril dhe i heq mundёsinё pёr tё patur fёmijё nё tё ardhmen.
“ Ky ёshtё njё lajm i jashtёzakonshёm pёr Suedinё sepse do tё thoё qё tё gjithё do kenё mundёsinё tu njihet gjinia e tyre ligjёrisht pa qenё nevoja qё tё sterilizohen” that Ulrika Westerlund, Presidente e Federatёs Suedeze pёr tё Drejtat e personave LGBT. “Ёshtё e rёndёsishme qё ligji i ri tё hyjё nё fuqi sa mё shpejt” tha ajo.

Kjo deklaratё e kristiandemokratёve erdhi pas vitesh mobilizimi nё Suedi e pasuar nga njё mobilizim ndёrkombёtar e AllOut.org, njё aleancё globale me mbi 850.000 anёtarё nga komuniteti LGBT nё rrjet. Fushata globale pёr ti dhёnё fund sterilizimit tё detyruar nё Suedi ishte mё e madhja e kёtij lloji nё historinё e luftёs pёr tё drejtat e personave transgjinorё.

“Aktivistё suedezё kanё punuar vite tё tёra pёr tё shtruar themelet e kёsaj fitoreje dhe unё jam shumё krenar qё AllOut.org mundi tё ndёrtojё njё momentum ndёrkombёtar qё e shtyu Kryeministrin Reinfeldt dhe liderёt e partive politike ti japin fund kёsaj metode mizore” tha Andre Banks, Drejtor Ekzekutiv i AllOut.org. “Ёshtё njё fitore pёr Suedinё, por qё ёshtё vendimtare pёr tё gjithё Europёn. Anёtarёt e AllOut.org nёpёr tё gjithё kontinentin do tё vazhdojnё tё kёrkojnё heqjen e kёtyre ligjeve.” tha ai.

Qё prej Janarit, fushata ndёrkombёtare e koordinuar nga AllOut.org gjeneroi njё energji tё jashtёzakonshme mbi njё çёshtje e cila rrallёherё mbulohet nga mediat. Mbi 50.000 Europianё i bёnё thirrje Kryeministrit suedez Reinfeldt tё marrё njё qёndrim tё qartё ndaj çёshtjes sё sterilizimit.

Ambasada PINK dёshiron tё shprehё kёnaqёsine e saj nё arritjen e njё rezultati tё tillё dhe ndihet krenare pёr kontributin qё dha pёrmes AllOut.org duke kёrkuar ndihmёn e gjithё komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe mbёshtetёsve tё saj pёr tё nёnshkruar peticionin online.