Monday, March 19, 2012

Shteti malazez rrit mbёshtetjen pёr personat transgjinorё dhe nis financimin e proçedurave tё ricaktimit gjinor


Nё shtetin fqinj tё Malit tё Zi, prej ditёs sё sotme kanё hyrё nё fuqi amendamente tё reja tё cilat pёrfshijnё terapi pёr ricaktimin e gjinisё, njё procedurё mjekёsore e cila ndihmon pёr tё konfirmuar gjininё e personave transgjinorё.

Ky ndryshim specifik nё ligj pёrfaqёson njё shembull konkret pёr pёrpjekjet e qeverisё malazeze nё fushat e tё drejtave tё njeriut dhe barazisё politike.

Deri tani, proçedurat e ricaktimit tё gjinisё nuk mbuloheshin nga sistemi shёndetёsor universal. Ndryshimet nё ligj mundёsojnё qё shёrbimi mjekёsor tё mbulojё 80% tё procesit tё ricaktimit gjinor i cili mbulon tre hapa; psikoterapi, terapi hormonale dhe procedura mjekёsore tё pёrcaktimit gjinor qё pёrfshijnё edhe ndryshimin e organeve gjenitale. Pritet qё Ministria e Shёndetёsisё e Malit tё Zi tё punojё me organizatat LGBT pёr tё identifikuar mё mirё kriteret qё pёrcaktojnё edhe proçedurat mjekёsore.

Dhёnia e shёrbimeve tё papёrshtatshme ose tё gabuara pёr personat transgjinorё mund tё ketё efekte drastike nё mirёqёnien psikologjike, funksionimin e pёrgjithshёm tё kёtij ndryshimi nё jetёn sociale, depresion i rёndё, dhe nё raste ekstreme pёrpjekje pёr vetvrasje.

Parlamenti i Kёshillit tё Europёs ka kёrkuar prej kohёsh nga shtetet anёtare qё tё sigurojnё aksesin e pёrshtatshёm nё trajtimet e duhura mjekёsore pёr personat transgjinorё pёrmes politikave mjekёsore tё shtetit.

Mali i Zi ka bёrё pёrparime tё dukshme pёrsa i takon tё drejtave tё personave transgjnorё nё njё periudhё mjaft tё shkurtёr kohore qё kalon edhe standartet e vendeve shumё tё zhvilluara dhe me njё trashёgimi tё pasur ligjore dhe demokratike.

No comments:

Post a Comment