Monday, March 19, 2012

Familjet LGBT zvicerane tashmё me tё drejta adoptimi dhe mbrojtje ligjore.

Nё datёn 14 Mars 2012 Kёshilli Zvicaran i Shteteve vendosi ti thotё po tё drejtёs pёr adoptim tё çifteve homoseksuale nё vend. Familjet ylber tё Zvicrёs e mirёpritёn kёtё vendim i cili ёshtё njё hap i madh para dhe e vendos Zvicrёn nё raport tё drejtё me vendet mё tё avancuara tё qё nuk diskriminojnё mbi baza tё orientimit seksual pёrsa i  takon adoptimit. Vendimi do tё bёjё tё mundur qё fёmijёt tё cilёt jetojnё nё familje homoseksuale tё pёrfitojnё 100% mbrojtje ligjore.

Pas kёtij votimi inkurajues, i takon Kёshillit Kombёtar qё tё aprovojё mocionin e propozuar nga Mario Fehr. Pritet qё takimi i rradhёs tё Kёshillit tё bёhet nё muajin Qёrshor.

Aktualisht, familjet homoseksuale nё Zvicёr, tё cilat kanё fёmijё tё sjellё nё jetё nga njёri prind nuk gёzojnё mbrojtje ligjore. Nёse prindi biologjik vdes, fёmijёt nuk kanё mundёsi tё qёndrojnё me prindin e tyre tё dytё. Nёse prindi jo-biologjik vdes fёmijёt nuk mund tё kёrkojnё tё drejtёn e trashёgimisё dhe nёse prindёrit ndahen fёmijёt nuk do kenё mundёsi tё jenё nё kontakt me prindin e tyre jo biologjik.

Dy javё mё herёt, Kёshilli Federal pranoi se ky vakum ligjor duhet tё mbushet dhe se Parlamenti duhet tё amendojё ligjin. Kjo bёhet nё njё kohё kur 86% e populates zviceranё mbёshtesin barazi ligjore pёr familjet homoseksuale.

No comments:

Post a Comment