Friday, June 29, 2012

APLIKONI PЁR SHKOLLEN VERORE PINK SUMMER SCHOOL



PINK SUMMER SCHOOL

Shkolla e Parë e Verës për Komunitetin LGBT në Shqipëri!


JALЁ
6-9 SHTATOR 2012

PLOTЁSONI FORMULARIN E APLIKIMIT KЁTU NЁ ZYRЁ OSE KЁRKOJENI ME E-MAIL NЁ ADRRESЁN communitypink@gmail.com

AFATI I DORЁZIMIT TЁ APLIKIMIT ЁSHTЁ DATA
27 KORRIK 2012

NUMRI I PJESЁMARRЁSVE NЁ KЁTЁ SHKOLLЁ ЁSHTЁ
MAX 15 PERSONA PRANDAJ NЁ APLIKIM TREGONI MOTIVACIONIN DHE ENTUZIAZMIN E DUHUR J

MOS HARRONI KATЁR DITЁ TЁ MREKULLUESHME DIJESH, SHKEMBIMESH PLAZHI DHE FESTE NA PRESIN!

SKUADRA PINK!

Thursday, June 28, 2012

Ngrihet Komiteti Organizator i Tirana Pride 2013


Tiranё, 28 Qershor 2012 – Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri priti sot takimin e parё konsultativ me organizatat e shoqёrisё civile nё Shqipёri dhe institucionet publike nё vend me qёllim nisjen e pёrgatitjeve tё koordinuara pёr organizimin e Paradёs sё Parё zyrtare nё mbrojtje dhe pёrkrahje tё tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Pas eksperiencёs pozitive nё organizimin e Festivalit tё Diversitetit nё Maj 2012, me pёrkrahjen e institucioneve tё pavarura tё tё drejtave tё njeriut, komunitetit LGBT nё Shqipёri, shoqёrisё civile, Qeverisё shqiptare dhe komunitetit ndёrkombёtar, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri inicioi sot punёn pёr krijimin e Komitetit Organizator tё Parada e Tiranёs 2013, i cili do tё udhёheqё organizimin e eventeve dhe aktiviteteve, qё do tё kulmojnё me marshimin e Paradёs LGBT nё Bulevardin Dёshmorёt e Kombit.  

Parada e Tiranёs 2013 do tё pёrbёjё njё risi nё jetёn sociale dhe politike tё Tiranёs, por edhe tё tё gjithё Shqipёrisё, pasi pёr herё tё parё nё historinё e vendit tonё, komuniteti LGBT, familjet dhe mbёshtetёsit e tyre, shoqёria civile me mbёshtetjen edhe tё institucioneve publike, organizatat LGBT nga Ballkani dhe Europa, do tё marshojnё pёrgjatё Bulevardit “Dёshmorёt e Kombit” duke mbajtur flamurin LGBT pёr tё kёrkuar respekt, barazi dhe dinjitet pёr tё drejtat e njё ndёr komuniteteve mё tё pёrndjekura nё Shqipёri.

Parada e Tiranёs 2013 do tё pёrbёjё edhe njё sfidё pёr mentalitetin e vjetёr, i cili paragjykon, diskriminon, dhunon, pёrjashton apo kёrkon lёnien nё harresё tё pёrsonave me orientim seksual dhe identitet tё ndryshёm nga ai i shumicёs sё popullёsisё, pёr shkak sepse ata shfaqin orientimin e tyre seksual haptazi nё publik.


Organizing Committee for Tirana Pride 2013 is established

Tirana, June 28th 2012 – PINK Embassy/LGBT Pro Albania hosted today the first consultative meeting with Albanian civil society organizations and public institutions in the country in order to start coordinated preparations for the organization of the first official parade for the protection of LGBT community rights in Albania.

After the positive experience of May 2012 with the organization of the Diversity Festival, together with independent human rights institutions, the LGBT community in Albania, civil society, Albanian government and international community, PINK Embassy/LGBT Pro Albania initiated today its work for the creation of the Organizing Committee for the Tirana Pride 2013 which will lead the organization of activities which will culminate with the parade march at the “Dёshmorёt e Kombit” boulevard.

The Tirana Pride 2013 will be an innovation in the social and political life of Tirana and of all Albania, because for the first time in the country’s history, the LGBT community, families and their supporters and civil society with the support of public institutions, LGBT organizations from the Balkans and Europe will march along the “Dёshmorёt e Kombit” boulevard by holding the LGBT flag in order to ask for respect, equality and dignity for the rights of the LGBT community in Albania.

The Tirana Pride 2013 will challenge the old mentalities, which prejudice, discriminate, violate, exclude and ask for the people of different sexual orientation and gender identities to be left aside because they disclose their sexual identities openly. 

Monday, June 18, 2012

Zhvillohet nё Stamboll takimi i rradhёs me Rrjetin Mesdhetar Shqipёria do tё mirёpresё takimin e vitit 2013

Shqipёria do tё mirёpresё takimin e vitit 2013 

Nё datat 14-17 Qershor, ILGA-Europe, dega europiane e organizatёs ndёrkombёtare pёr tё drejtat LGBT, organizoi takimin vjetor të Rrjetit Mesdhetar. I mbajtur nё Stamboll tё Turqisё, rrjeti mirёpriti organizata nga Malta (Malta Gay Rights Movement dhe Aditus), Italia (Certi Diritt), Greqia (Good as You(th) dhe OLKE), Qipro (Accept LGBT Cyprus dhe Queer Cyprus), Turqia (Morel Eskisehir LGBT Organization, PINK Life, LISTAG, LambdaIstanbul, Black Pink Triangle Izmir Association, SPOD dhe Kaos GL) dhe Shqipёria e cila u pёrfaqёsua me Ambasadёn PINK/LGBT Pro Shqipёri.

Anёtarёt e organizatave LGBT morrёn trajnim pёr ndёrtimin e njё strategjie advokimi pёr tё drejtat LGBT duke marrё shembuj konkretё nga vendet pёrkatёse. Trajnimi u zhvillua nё formё interaktive, me ushtrime dhe stimuline të situatave të jetuara. Ditёn e fundit pati njё konferencё pёr shtyp ku ishin tё pranishёm edhe anёtarё tё tjerё tё lёvizjeve LGBT nё Turqi. Njё tjetёr trajnim u zhvillua mbi dokumentimin e shkeljeve tё tё drejtave tё komunitetit si dhe tё dokumentimit tё krimeve tё urrejtjes. Nё kёtё seancё u zhvilluan ushtrime që krijuan hapёsirё pёr pёrfaqёsuesit e organizatave qё tё shkёmbenin eksperienca.

Rrjeti Mesdhetar krijoi mundёsi shumё tё mira pёr njohjen e pёrfaqёsuesve tё organizatave, punёn e tyre dhe shkёmbimin e informacionit dhe praktikave mё tё mira. Gjithashtu kjo ishte njё mundёsi e mirё pёr tё kuptuar dinamikat e ngjashme kulturore mes vendeve mesdhetare si:

            - Homofobia dhe heteronormativiteti i integruar nё kulturёn popullore.
            - Ndikimi fetar qё punon kundёr diversitetit.
            - Lufta pёr mbijetesё e organizatave LGBT (fondet, punonjёsit dhe komuniteti)
            - Pёrkrahja e dobёt nga qeveritё dhe politika.
            - Pёrkrahja mё e shumtё nga komuniteti ndёrkombёtar.
            - Vёshtirёsitё pёr angazhimin dhe pёrfshirjen e komunitetit LGBT.

Pёrfaqёsuesit e ILGA-Europe ndihmuan kёtё rrjet duke ndarё eksperienca, materiale dhe mundёsi nga vendet e tjera europiane.

Nё fund, Rrjeti Mesdhetar zhvilloi njё seancё pёr organizimin e takimit vjetor vitin e ardhshёm dhe me shumicё votash, u zgjodh Shqipёria. Ambasada PINK falenderon ILGA-Europe pёr organizimin e kёsaj iniciative si dhe komunitetin LGBT dhe organizatat turke pёr mikpritjen e tyre.

Rrjeti Mesdhetar ёshtё i domosdoshёm pёr identifikimin e tё gjitha mundёsive qё ofron bashkёpunimi, solidariteti dhe ndarja e eksperiencave sidomos nё njё rajon ende tё dominuar nga homofobia dhe transfobia.

Le tё vazhdojmё punёn tonё pёr një shoqёri mesdhetare mё tolerante ku secili grup gёzon liritё dhe tё drejtat e veta.

Ju mirёpresim nё Tiranё, nё vitin 2013.

Ambasada PINK kualifikohet nё Festivalin e Filmit Italian


Nё datёn 24 Qershor 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri do tё marrё pjesё nё edicionin e 26-tё tё Mix Festival Milano. I organizuar nga Centro di Iniziativa Gay, Komiteti Arcigay Milano ONLUS dhe i mbёshtetur nga Fundamental Rights and Citizenship Program i Bashkimit Europian, festivali mirёpret shtatё filmat e kualifikuar ndёr tё cilёt edhe atё me realizim shqiptar.

Projekti i quajtur RAINBOW (Rights against Intolerance: Building an Open-Minded World) synon tё promovojё tolerancёn dhe tё drejtat e fёmijёve dhe tё rinjve LGBT nё mjediset e shkollave dhe ato sociale. Kjo ёshtё gjithashtu njё mёnyrё pёr tё shfaqur realizime artistike tё suksesshme dhe pёr tё krijuar rrjete miqsh dhe kontaktesh mes grupeve tё ndryshme nga e gjithё Europa. Njё nga kёrkesat e festivalit ka qenё qё filmat tё realizoheshin nga tё rinj tё grupmoshёs 15-30 vjeç me qёllim promovimin e krijimtarisё artistike mes grupeve tё reja LGBT.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, punoi disa javё pёr realizimin e filmit Unё jam vetvetja “I am myself” me realizim tё Artan Karolit dhe bashkёpunimin e disa vajzave dhe djemve, vullnetarё pranё organizatёs. Filmi e pati premierёn nё Tiranё, nё datёn 17 Maj 2012, pranё Akademisё sё Filmit dhe Multimedias Marubi.

Filmi pёrshkruan ndjesitё e njё djali tё ri, teksa kalon javё dhe muaj mёs murreve tё shkollёs, shikimeve tё bashkёmoshatarёve dhe presionit pёr tё qenё si gjithё tё tjerёt.