Monday, June 18, 2012

Ambasada PINK kualifikohet nё Festivalin e Filmit Italian


Nё datёn 24 Qershor 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri do tё marrё pjesё nё edicionin e 26-tё tё Mix Festival Milano. I organizuar nga Centro di Iniziativa Gay, Komiteti Arcigay Milano ONLUS dhe i mbёshtetur nga Fundamental Rights and Citizenship Program i Bashkimit Europian, festivali mirёpret shtatё filmat e kualifikuar ndёr tё cilёt edhe atё me realizim shqiptar.

Projekti i quajtur RAINBOW (Rights against Intolerance: Building an Open-Minded World) synon tё promovojё tolerancёn dhe tё drejtat e fёmijёve dhe tё rinjve LGBT nё mjediset e shkollave dhe ato sociale. Kjo ёshtё gjithashtu njё mёnyrё pёr tё shfaqur realizime artistike tё suksesshme dhe pёr tё krijuar rrjete miqsh dhe kontaktesh mes grupeve tё ndryshme nga e gjithё Europa. Njё nga kёrkesat e festivalit ka qenё qё filmat tё realizoheshin nga tё rinj tё grupmoshёs 15-30 vjeç me qёllim promovimin e krijimtarisё artistike mes grupeve tё reja LGBT.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, punoi disa javё pёr realizimin e filmit Unё jam vetvetja “I am myself” me realizim tё Artan Karolit dhe bashkёpunimin e disa vajzave dhe djemve, vullnetarё pranё organizatёs. Filmi e pati premierёn nё Tiranё, nё datёn 17 Maj 2012, pranё Akademisё sё Filmit dhe Multimedias Marubi.

Filmi pёrshkruan ndjesitё e njё djali tё ri, teksa kalon javё dhe muaj mёs murreve tё shkollёs, shikimeve tё bashkёmoshatarёve dhe presionit pёr tё qenё si gjithё tё tjerёt.

No comments:

Post a Comment