Wednesday, September 28, 2011

Aktorja zbritet nga avioni se puthi të dashurën

Diskriminimi nuk njeh kufij. E drejta e njeriut per te puthur ate qe do ne publik vazhdon te hase kundershtim. Perballe ketij viktimizimi te padrejte ne themi: Puthuni sa te keni deshire... nuk ka absolutisht asgje te keqe te tregosh dashurine tende.

Me poshte lajmi i publikuar sot faqen zyrtare te Top Channel

Leisha Hailey, aktorja lezbike protagoniste e serialit ‘The L-Word’, tha të martën se ishte përzënë nga një avion i kompanisë “Southwest” sepse kishte puthur të dashurën e saj.

Aktorja kritikoi linjën ajrore nëpërmjet Twitter: “Kam qenë viktimë e një diskriminimi. Që kur është e paligjshme që të tregosh dashurinë që ndjen për personin që do?”

Pas kësaj, kompania ajrore publikoi një komunikatë në faqen e saj të internetit duke sqaruar se përjashtimi erdhi si pasojë e sjelljes së ekzagjeruar të aktores dhe jo preferencave të saj seksuale.

“Ne të Southwest jemi krenarë për mënyrën se si jemi sjellë me lezbiket, homoseksualët, transeksualët dhe biseksualët. Kurrë nuk ka pasur incidente”, shkruhet në komunikatë.


(Burim: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=219511)

Tuesday, September 27, 2011

Zgjidhni filmin e te Premtes se ardhshme, 30 Shtator 2011


Gia - Film biografik - Viti 1998 

  

Boys don't cry - Drame Romantike - Viti 1999 

 
Mambo Italiano - Komedi Romantike - viti 2003

Monday, September 26, 2011

Papa ben thirrje per unitet kunder marteses mes personave te te njejtit seks

THUAJ JO KETIJ ABSURDITETI

BASHKOHU NE KAUZEN E MEPOSHTME DHE KERKO DE-KRIMINALIZIMIN E MARTESAVE BRENDA TE NJEJTIT SEKS

http://www.causes.com/posts/858762

COOL SLOGANS

Rubrika me e re e blog-ut tone do te jete - COOL SLOGANS - nje rubrike me foto qe percjellin mesazhe te fuqishme, komike, serioze, prekese, provokuese, irrituese, me pak fjale mesazhe te cdo lloji dhe forme mbi ceshtjet e komunitetit LGBT.

Per ta bere kete rubrike sa me te pasur ju ftojme te jepni kontributin tuaj sa here te keni deshire, dhe sa here te gjeni dicka te bukur.

Ne po e nisim me nje slogan te pare :)

Intervistë me Altin Hazizaj – Ambasadori i Parë i Ambasadës PINK



Intervista e mëposhtme është botuar në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare me Ambasadorin e Pare te PINK, z. Altin Hazizaj. Ndër të tjera në të preken disa tema të rëndësishme si shkeljet e të drejtave të komunitetit LGBT në vend, kodi i familjes,.mendësia e opinionit publik shqiptar dhe politikanëve të saj si dhe përcillen disa mesazhe shumë të rëndësishme. 


"Ne e dimë se sjellja është nje fenomen social i mësuar dhe edukuar ndërsa ndjenjat lindin bashkë me njeriun dhe ne nuk zgjedhim dot se cilat ndjenja duhen pasur në shpirt dhe mendje dhe cilat jo"

Zoti Hazizaj, jeni Ambasadori i Parë i Ambasadës PINK. Në raportin për 2010-2011 ka mjaft shkelje të të drejtave të komunitetit LGBT, edhe pse ekziston ligji kundër diskriminimit. Përse ndodh kjo? 

Ligji kundër Diskriminimit është miratuar në Shkurt të vitit 2010, dhe një ligj i ri kërkon kohë që të zbatohet.  Ai do kohën e tij që të shtrojë rrugën, ku njerëzit e thjeshtë dhe institucionet do të ndërtojnë praktikën e ankesave, të punës së zbatimit të tij dhe mbi të gjitha të eleminimit të diskriminimit. Në këtë aspect mund të thuhet që periudha 2010-2011 është një kohë që përkon me ngritjen e institucioneve e mekainzmave të rinj për eleminimin e diskriminimit, ndërgjegjësimit dhe trajnimit të institucioneve publike për zbatimin e këtij ligji të rëndësishëm, pajisjen e shoqërisë civile me mjete për ankimimin e rasteve dhe mbi të gjitha, ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për respektimin ndër të tjera të komunitetit LGBT, që për më shume se 50 vjet ka jetuar nën frikën e burgosjes, përjashtimit, denigrimit dhe dhunës, vetëm sepse dashurojnë gjininë e njëjtë me ta. 

Nëse bota që nga viti 1968 e në vijim ka nisur të ndryshojë dhe të përmirësojë sjelljen dhe respektimin e të drejtave të çdo personi LGBT, në Shqipëri kjo nisi vetëm në vitin 2010. Sigurisht që ne nuk do të na duhen 42 vjet që të respektojmë të drejtat e njeriut, por ka ende shumë për të bërë në drejtim të ndryshimit të perceptimit shoqëror që të duash një njeri të gjinisë së njëjtë është e gabuar. Sipas mendimit tim të dashurosh asnjëherë nuk është e gabuar, por është jo humane të bësh të kundërtën. 

Në shumicën e rasteve në këtë raport vihen re shkeljet ndaj komunitetit transgjinor. Po komunitete të tjera nuk kanë pësuar dhunë apo diskriminim?

Ka vetëm një komunitet që është ai LGBT (lezbike, gay, biseksual dhe transeksual). Brenda këtij spektri të gjerë të komunitetit gjen sigurisht grupe që për shkak të rrethanave jetësore, përkatësisë së tyre, pamjes dhe organizimit të jetës janë shumë herë më të rrezikuar që të dhunohen dhe diskriminohen në çdo moment të ditës e të natës sësa anëtarët e tjerë të komunitetit. 

Komuniteti i vogël i transgjinorëve në Shqipëri jeton thuajse i gjithi i braktisur në rrugë, duke prostituuar, lypur e fjetur përjashta. Ata janë të lënë në mes të katër rrugëve nga familjet e tyre, pasi nuk mund të pranojnë që djali i tyre të ndjehet se është vajzë. Ata janë të përjashtuar nga shoqëria, e cila ende nuk arrin ta kuptojë se transgjinorët janë djem apo vajza në paraqitje, por nga Brenda tyre ata kanë një identitet gjinor të kundërt. Ata janë tërrësisht të harruar nga shteti i tyre, i cii nuk u ofron as mbrojtje, as strehim as siguri. Për më tepër rasti i fundit i Paomës, tregoi se shteti në disa raste i dhunon në mënyrë çnjerëzore vetëm sepse ata janë transgjinorë. Të gjendur përballë kësaj situate ekstreme të shkeljes së të drejtave të tyre individuale është e kuptueshme që komuniteti transgjinor ka shumë herë më tepër ankesa të paraqitura pranë Ambasadës PINK sesa personat lezbike, gay apo bi.

Nga ana tjetër personat bi, gay apo lezbike janë shumë më të integruar në shoqërinë shqiptare sesa transgjinorët. Të jesh gay, bi apo lezbike nuk do të thotë që je i ndryshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë në aftësi, identitet, inteligjencë, moral, botëkuptim apo sjellje. Për këtë shkak ndërveprimi i komunitetit me pjesën maxhoritare të shoqërisë është më i lehtë dhe më pak përjashtues, për aq kohë sa pjesa tjetër nuk e di për orientimin seksual të tyre. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka problem. Që prej hapjes së Ambasadës PINK, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me djem dhe vajza të komunitetit, kam kuptuar që drama më e madhe e tyre ka të bëjë me familjen e tyre. Ka shumë familje, që kur e marrin vesh, mendojnë se është e turpshme dhe e papranueshme për fëmijët e tyre që të thonë se janë gay, bi apo lezbike pasi ata e dinë mirë që në këto 50 vjet personat LGBT janë përndjekur, vrarë e dhunuar dhe ata nuk duan që fëmijët e tyre të kalojnë këto vuajtje. Pse do të duhet që ata të vuanin? Kjo është arsyeja që pjesa më e madhe e personave LGBT nuk flasin kurrë për orientimin e tyre seksual, por e mbajnë atë të fshehtë për shumicën e njerëzve dhe vetëm miqtë e mikeshat e tyre e dinë për ta.

Në këtë aspekt i mbetet shoqërisë të tregojë se është e hapur të pranojë dhe respektojë diversitetin e qenies njerëzore. Të jesh gay, bi apo lezbike nuk është zgjedhje, pra nuk është sit ë thuash: Ah sot u zgjova nga gjumi dhe ndjehem heteroseksual dhe nesër u çova homoseksual. Edhe në raportin e fundit të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës shpjegohet shumë qartë se “Orientimi seksual i refereohet kapacitetit të çdo personi për të shprehur ndjenjat e tij/saj emocionale, të dashurisë dhe tërheqjes seksuale për individët e gjinisë së kundërt, të të njëjtës gjini apo për të dyja gjinitë.”

Në raport përmendet vetëm një rast përballje me politikanët dhe qëndrimi i tyre. A ka pasur raste të tjera, që ndoshta jo publikisht politikanët të kenë fyer këtë komunitet në Shqipëri dhe cilat janë ato?

Në fakt ka patur dy raste, por me kalimin e kohës une mendoj që edhe Parlamenti ka nisur të kuptojë se të përgatisësh e të miratosh nuk do të thotë që nuk ke për detyrë t’i zbatosh ato. Unë mendoj se politikanët duhet të jenë udhëheqësit e barazisë dhe të respektit të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kam marrë vesh së fundmi se kur disa anëtarë të kryesisë së Partisë Socialiste donin që të shtonin në programin e zgjedhjeve vendore edhe çështjet e respektimit të LGBT, ka patur një alarmim të anëtarëve të tjerë të partisë deri në kufijtë e qesharakes, me kërcenime të tipit “o unë në parti o çështja LGBT”. Në partinë Demokratike nuk di të ketë pasur ndonjëherë ndonjë diskutim për këtë çështje, pra është njësoj sikur ajo të mos ekzistojë. Këtu kauzat e mëdha të të drejtave të njeriut personalizohen deri në atë masë sa politikanët tanë e bëjnë veten qesharakë përpara qytetarëve të tyre, por edhe përpara botës. Nga njëra anë ata thonë se punojnë për Shqipërinë e civilizuar dhe nga ana tjetër nuk kanë civiizimin e nevojshëm për ti pranuar njerëzit ashtu siç janë. Nisur edhe nga zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë, nëse njëra apo tjetra parti do kishin patur një program më specific për mbështetjen e komunitetit LGBT, grave apo të rinjve, mendoj se diferenca në vota nuk do kishte qenë 80 apo 90 por me mbi 10-20 përqind differencë. Politikanët shqiptarë kanë shumë për të mësuar nga politikanët europianë, nëse një ditë duam jo të jemi fizikisht por mendërisht dhe shpirtërisht europianë.

Pse e kemi kaq të vështirë që të pranojmë një komunitet të tillë, ndërkohë që historia jonë i njeh këto raste, jo si komunitet, por si individë, madje të lartësuar edhe në letërsinë e hershme?

Historia, letërsia por edhe shumë shkenca dhe mbi të gjitha jeta jonë është e ndërtuar mbi të qenurit të ndryshëm. Një pjesë e madhe e fiozofëve grekë që ne i mesojmë në shkolla kanë jetuar haptazi si homoseksualë. Një numër po kaq i madh i mbretërve e perandorëve grekë dhe romakë kanë qenë publikisht të dashuruar apo kanë jetuar me të dashurit e tyre. Perandori Hadrian, një ndër perandorët më të famshëm të Romës së lashtë, për nder të dashurisë së tij për një mashkull, ndërtoi për të një qytet të tërë në Greqi. Historitë sublime të dashurisë asnjëherë s’kanë munguar e s’do të mungojnë. Nëse flasim për Shqipërinë edhe ne kemi historinë tonë në këtë drejtim. Ka patur e ka politikanë, artistë, këngëtarë, balerinë, shkrimtarë e njerëz të thjeshtë e të nderuar që kanë preferuar të jetojnë në heshtje për seksualitetin e tyre, sepse kanë menduar se po të thonë që janë gay apo lezbike, nuk do të gjykohen për punën apo krijimin e tyre, por për atë që bëjnë në krevat. Qenia një vend i vogël dhe me plot tabu në lidhje me seksin e seksualitetin na bën më të mbyllur e mos pranues si njerëz. Historia jonë si komb është historia e një mbijetese qindra-vjeçare dhe kjo kujtesë historike e bën shpesh të vështirë diskutimin rreth të drejtave seksuale, që për një pjesë të njerëzve janë të drejta bazë e për disa të tjerë për shkak të konceptit të gabuar duken si të drejta luksi. Sidoqoftë mendoj se ka edhe eksperienca positive që duhen përshëndetur. Rasti i Klodit dhe mbështetja që tregoi familja e tij për të, për mua duhet të shërbejë si një inkurajim për të gjithë djemë dhe vajzat që duan të flasin haptazi familjeve dhe miqve për orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor.

A mendoni se ndërgjegjësimi i qytetarëve nuk është ai i duhuri për të pranuar këtë komunitet apo kjo vjen se shqiptarët jnë shumë besimtarë të Zoti?

E para unë nuk mendoj se ne shqiptarët jemi shumë besimtarë tek Zoti. Është i vetmi vend që i ka kënduar vetes me fjalët “Feja e shqiptarit është shqiptaria”! Së dyti feja dhe seksualiteti nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën, përkundrazi shkojnë krah për krah. Feja, si një fenomen social, kulturor dhe politik e pranon qenien njerëzore ashtu siç është duke kërkuar të përmirësojë sjelljen e njeriut. Ne e dimë se sjellja është nje fenomen social i mësuar dhe edukuar ndërsa ndjenjat lindin bashkë me njeriun dhe ne nuk zgjedhim dot se cilat ndjenja duhen pasur në shpirt dhe mendje dhe cilat jo. Siç e thashë më sipër, historia jonë e respektit për të drejtat e njeriut nis shumë vonë, ndaj na duhen ende disa vite që ne të përmirësojmë sjelljen tonë dhe të mësojmë sjellje të reja, të cilat rrënjosin tek çdo njeri respektin për të drejtat e gjithësecilit. Nëse njerëzit janë mjaftueshëm mendjehapur dhe syhapur do shohin se bota është më e bukur kur është e ndryshme. E fundit që dua të përmend këtu është fakti se njerëzit që janë në paqe me seksualitetin e tyre nuk kanë probleme me orientimin seksual të personave të tjerë, përkundrazi e respektojnë këtë të drejtë, sepse shoqëria nuk mund të ketë dy standarte për orientimin seksual atë të pranimit të njërës, por jo të të tjerëve. Historia ka treguar se njerëzit më fanatikë dhe më kundër personave LGBT kanë qenë vetë homoseksualë dhe lezbike, por që asnjëherë skanë gjetur forcën t’ia pranojnë vetes këtë fakt e jo më familjes apo të dashurve të tyre.

Ky komunitet e shkel të drejtën bazë qoftë fetare apo shoqërore për krijimin e një familjeje mbi baza të shëndosha?

Sipas të gjitha ligjeve kombëtare apo ndërkombëtare që unë kam lexuar, qoftë edhe të Biblës apo doktrinave të feve të tjera, unë nuk di të jetë shkruar diku që një e drejtë bazë të zbatohet ndryshe për dy persona të ndryshëm. Kjo do të ishte njësoj si të pranonim se unë gëzoj të drejtën e shprehjes e dikush tjetër jo. Apo se ti si grua gëzon më pak të drejta se unë! Të gjithë njerëzit  lindin të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Kjo do të thotë se unë gëzoj një të drejtë dhe gjitë të tjerët kanë detyrë ta respektojnë atë. Dihet botërisht se është shumica ajo që ka tendencë të shkelë të drejtat e pakicës, dhe jo e kundërta. Secili prej nesh gëzon të drejtën të rritet në një familje, të martohet dhe të krijojë familjen e saj/tij. E drejta e krijimit të familjes është një e drejtë natyrore ndaj ajo nuk mund t’i jepet apo hiqet njeriut, pasi ka lindur bashkë me të. Në këtë aspekt unë kam kënaqësinë të ndaj me ju faktin se Ambasada PINK është duke përgatitur tashmë një Padi për shpalljen të pavlefshme të të gjitha neneve në Kodin e Familjes që bien ndesh me të drejtën bazë të çdo njeriu për të krijuar familjen e tij, siç shprehet edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Neni 53 i Kushtetutës thotë: “Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje.” Kjo e drejtë kushtetuese nuk  mund ti mohoet askujt ndaj ajo duhet të gjejë një zbatim në linjë hierarkike në të gjithë legjislacionin shqiptar, duke filluar nga Kodi i Familjes e në vijim.

Në vendet e tjera, sigurisht me kulturë tjetër, ka një vetëdije tjetër, sa edhe politikanët, drejtuesit e shtetit, pranojnë publikisht që i përkasin një orientimi tjetër seksual. Mendoni se nëse hidhet ky hap i parë publikisht, njerëzit do e kenë më të lehtë ti pranojnë si komunitet.

Pa diskutim. Para rreth dy javësh isha i ftuar me Komisioneren kundër Diskriminimit, nga Qeveria e Malit të Zi dhe një organizatë që punon për të drejtat e komunitetit LGBT për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare që vetë Qeveria e Podgoricës e organizonte në mbështetje te komunitetit. Më ka bërë përshtypje Zv. Kryeministri malazez i cili, ashtu siç duhet të flaës lideri i vërtetë i një vendi, pranoi publikisht perceptimin e gabuar që vend i tij kishte patur ndaj komunitetit dhe premtoi se ajo periudhë kishte marrë fund një herë e mirë. Unë mendoj se qytetarët e Malit të Zi duhet të ndjehen krenarë për politikanët e tyre, pasi ata kanë kurajon që jo vetëm të pranojnë gabimet e tyre, por edhe ti japin shoqërisë dhe qytetarëve një vizion për të ardhmen ku ata duan të ecin së bashku. Në Shqipëri kjo nuk ndodh pasi politika në përgjithësi është homophobe. Ajo është ngritur mbi konceptin e gabuar të shfrytëzimit të njerëzve dhe jo të respektimit të të drejtave të tyre. Është ironike që politikanë nga Shqipëria, që shprehen kundër komunitetit nuk duan të humbasin mundësinë për të  bërë një foto me politikanë të rëndësishëm europianë që janë haptazi gay apo lezbike. Sot në Europë ka një numër të konsiderueshëm kryeministrash, zv.kryeministrash, deputetë e kryetarë të bashkive të mëdha që janë të njohur publikishit si gay dhe qytetarët i votojnë për punën që ata bëjnë dhe jo për të dashurin/ën që ata mbajnë në krah. Unë kam shpresë që deputetët e rinj në Kuvend do të bëjnë diferencën për avancimin e komunitetit. Në këtë kuadër pa diskutim që sa më shumë njerëz publikë dhe të suksesshëm në jetën e tyre të pranojnë publikisht që janë gay, bi, lezbike apo transgjinorë, aq më e lehtë është pranimi i anëtarëve të tjerë të komunitetit në jetën e përditshme.

A ka shumë nga komuniteti LGBT që kërkojnë të largohen jashtë, pra të kërkojnë strehim diku ku jeta e tyre është më e lehtë?

Ky është një shqetësim i drejtë. Një pjesë e djemve dhe e vajzave që vinin në PINK, me heqjen e vizave janë larguar për në Itali, Spanjë, Hollandë apo edhe vendeve të tjera. Diferenca në trajtimin dhe respektin për të drejtat e njeriut bën që secili nga ne ta kuptojë se kemi një jetë dhe atë duam ta jetojmë të lirë, të qetë dhe të respektuar në dinjitetin tonë. Por nga ana tjetër kjo dërgon sinjalet më të gabuara tek shoqëria jonë këtu dhe pa diskutim edhe në Europë, pasi vazhdon t’i portretizojë shqiptarët si njerëz që edhe pas 20 vjetësh tranzicion në demokraci ende nuk kanë mësuar se si të respektojnë njëri-tjetrin, ata që janë të ndryshëm, gra, burra, fëmijë a të moshuar. Nëse ne nuk arrijmë të ndërtojmë një marrëdhënie të drejtë dhe të barabartë midis gjithë qytetarëve të këtij vendi, atëherë do të jetë e vështirë që ne të përparojmë qytetërimin tonë modest dhe për më tepër do të vazhdojmë të mbetemi si delja e zezë, duke prodhuar vetëm kriza, prapambetje dhe probleme. Kombet e qytetëruara dhe të zhvilluara kanë kohë që i kanë eleminuar të gjitha këto forma diskriminimi dhe përjashtimi ndaj unë nuk kam arsye të mendoj apo të besoj se ne shqiptarët nuk duam të arrijmë të njëjtën gjë: liri-barazi-vëllazëri.

Homoseksualët, në kërkim të lirisë apo identitetit?


Portali i lajmeve në rrjet www.hermesnews.org ka përgatitur së fundmi dy shkrime shumë interesante mbi çështjet e orientimit seksual. Shkrimi i parë vjen në formën e një historiku të shkurtër të orientimit, dhe vështirësitë e personave LGBT në Shqipëri për tu ndier të pranuar. 

“Në Shqipëri frika e përballjes me homoseksualitetin shpesh herë kalon përmasat e vetë problemit”. Është ky rrjeshti i parë i shkrimit të përgatitur nga gazetarja Doriana Metollari, nën titullin po aq intrigues: Homoseksualët: në kërkim të lirisë apo identitetit?  

Shkrimi pasohet nga nga një intervistë me një përfaqësues të Ambasadës PINK, i cili flet pak më shumë për misionin e organizatës në Shqipëri dhe për aktivitetet e zhvilluara prej saj. 

Për të lexuar këtë lajm klikoni linkun e mëposhtëm:

Shoqëria homofobike dhe e drejta e orientimit seksual

Përmes shkrimit të publikuar në www.hermesnews.org sociologu Gëzim Tushi, flet për nevojën e zgjerimit të botëkuptimit shqiptar mbi homoseksualizmin, jo më nën optikat kufizuese të moralit dhe fesë, por duke marë parasysh konceptet e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë liberale. Ai sheh si sfidë kryesore perceptimin e shoqërise shqiptare dhe parimet e saj të vjetra për tu sjellë ndryshe me të ndryshmit dhe përmend sfidën që shoqëria njerëzore me të gjitha orientimet e saj i bën orientimit seksual, duke dalë nga korniza e qëllimit riprodhues të seksit dhe duke gjetur arsye te tjera tek qellimet e seksit.

Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm:

http://www.hermesnews.org/articoli/20762---.asp


Wednesday, September 21, 2011

Beso, Perfshihu, Ndrysho! Eja ne PINK



Bashkë mund të jemi më të fortë, zëri ynë mund të shkojë larg, zemrat të vijnë më afër.
Nuk është e lehtë të rrëzosh murret e frikës dhe të ngresh ato të besimit.
Nuk është e lehtë të harrosh përjashtimin, dhe të bashkohesh.
Nuk është e lehtë të braktisesh te vjetren, dhe të bëhesh forca e ndryshimit.
Por është e mundur!  : )

PINK është shtëpia jote. Këtu ambasador je ti.

Shënim: Kjo video është prodhim i Ambasadës PINK/LGBT Pro Albania. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nëse doni të përdorni këtë video për qëllime publikimi, duhet të citoni prodhuesin dhe përdoruesin e saj të ligjshëm: Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri.  

Hapet lokali i parë gay në Prishtinë


Një lajm interesant vjen nga Prishtina. 

Prej datës 17 Shtator 2011, kryeqyteti i Kosovës, ka një vend argëtimi për personat LGBT. Me emrin “Pure Pure Lounge Bar”, ambjenti do të presë miqte e saj nga Hëna në të Shtunë, prej orës 20:00 deri në 23:00.

Për të garantuar sigurinë e të ftuarve, stafi lejon hyrjen në bar prej orës 20:00 deri në 21:00.  Stafi i fton personat që duan të shkojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien në sy, ndërkohë që shkojnë aty, tm evitojnë të vendosin make-up apo të bëjnë sjellje që tërheqin vëmendjen.

I bërë publik prej www.lajmeshqip.com , informacioni për ekzistencën e këtij bari i është dhënë komunitetit gay, në www.gayromeo.com. Paparacë kosovarë kanë dashur të bëjnë foto, nga mjediset e jashtme të lokalit, por janë kërkuar nga një person i stafit të mos e bëjnë këtë gjë, sepse mund të rrezikojnë personat që e frekuentojnë.

Organizimi i aktivitetit të këtij bari, mesa duket, bëhet në kushte shumë diskrete për të garantuar sigurinë e personave LGBT dhe për të mos tërhequr vëmendjen e njerëzve jashtë tij.

Ndërkohë që lajmi është bërë publik, urimi i Ambasadës PINK/LGBT Pro Shqipëri, është që lokali të ketë jetë sa më të gjatë, dhe të shërbejë për sa më shumë aktivitete të bukura për komunitetin LGBT nga Kosova, pse jo edhe për komunitetin LGBT nga Shqipëria që viziton Prishtinën. 

Për më shumë mbi këtë histori vizitoni: http://www.lajmeshqip.com/showbiz/hapet-gay-bar-ne-qender-te-prishtines



Hiqet ligji “Mos pyet, mos trego” për personat lezbike dhe gei në Ushtrinë amerikane.


Pas afër dy dekadash ndalimi për të pranuar haptaz identitetin seksual, Ushtria e Shteteve të Bashkuara ndryshon rregullat. 
Rrëzimi i ligjit “mos pyet, mos trego” do të thotë se njerëzit që shërbejnë në ushtrinë amerikane mund të tregojnë identitetin e tyre seksual pa patur frikën e hetimit ose shkarkimit nga detyra. Festat e “Heqjes së rregullit” kanë shpërthyer kudo nëpër Sh.B.A, duke e konsideruar këtë, si një fitore të madhe për të drejtat e personave gei. Kongresi amerikan, votoi vitin e shkuar për heqjen e këtij ligji, të vënë në jetë gjatë administratës Klinton.Vendimi historik hoqi një nga ndalesat më të mëdha për personat që shërbejnë në ushtri.  

“Një hap i madh”

Nën ligjin e vjetër, personat lezbike dhe gei lejoheshin të shërbenin në ushtri për aq kohë sa nuk pranonin hapur orientimin e tyre seksual, ndërkohë që drejtuesit ushtarakë e kishin të ndaluar të pyesnin për orientimin e stafit të tyre. Në Vermon, Liutenant Gary Ross dhe partneri i tij prej 11 vjetësh, Dan Swezy shkëmbyen premtimet e martesës pas mesnatës, menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullit të ri. “Kjo ditë është e shënuar për çdo burrë dhe grua me uniformë, pavarësisht mënyrës se si ata e identifikojnë veten” tha një nga përfaqësuesit ushtarakë amerikanë.

“Thelbi i çështjes për mua, është integriteti i institucionit ushtarakt” tha Admiral Mullen. “Të jesh dëshmitar i këtij ndryshimi, për mua është një hap shumë i madh në drejtimin e duhur.” Ministri i mbrojtjes Leon Panetta u tha reporterëve, se ai ishte i vendosur të rrëzonte “çdo barierë që mund ti ndalojë amerikanët ti shërbejnë atdheut të tyre apo të rriten në nivelet më të larta të karrierës.” Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në një deklaratë për shtyp tha se “duke nisur nga dita e sotme, amerikanët e veshur me uniformë nuk kenë nevojë të gënjejnë për atë çka janë në mënyrë që ti shërbejnë atdheut.” Më pas ai shtoi se ushtria amerikane kishte marrë “një tjetër hap gjigand për ta mbajtur ushtrinë amerikane një nga më të mirat në botë.” 

Që nga heqja e ligjit, forcat e armatosura kanë pranuar një numër të madh aplikimesh për të hyrë në ushtri, nga rekrutë gay, të cilët e kanë pranuar haptaz identitetin e tyre seksual.

Për detaje të mëtejshme mbi këtë lajm vizitoni: http://www.bbc.co.uk/news/world-us-canada-14981082

Friday, September 16, 2011

Anton Hysen: Si e sfidova botën homofobike të futbollit

Ka qenë futbollisti i dytë profesionist në histori që ka deklaruar publikisht homoseksualitetin e tij, duke sfiduar një botë ku homofobia është e pranishme gjithkund


Anton Hysen është prototipi i futbollistit modern. 20 vjeç, suedez, inicialet e emrit të tij tatuazh pas njërit vesh dhe ato të prindërve në të dy krahët. Në krahun e djathtë edhe një akronim, “UNWA”. Një homazh ndaj Liverpulit, qytetit të tij të origjinës dhe këngës më të famshme të skuadrës “You’ll never walk alone”. Anton, djali i Glen Hysen, ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe futbollist i kombëtares suedeze, në këto kohë duket se “ecën” vetëm. Në mars u bë futbollisti i parë suedez që deklaroi se ishte gej. Për më tepër është futbollisti i dytë profesionist në histori që ka pranuar publikisht homoseksualitetin e tij. I pari, Justin Fashanu, e bëri në vitin 1990, që nga ajo kohë u përzu nga bota e futbollit, madje edhe familja nuk e përkrahu më. Tetë vjet më vonë vrau veten. Justin Fashanu, i përkiste një tjetër brezi. Por ende sot, ndërsa burra dhe gra homoseksualë kryejnë detyra me rëndësi të madhe në çdo sektor në botën e shoubiznesit, futbolli ka mbetur ende në të shkuarën, intolerante, ndaj pothuajse asnjë futbollist profesionist nuk e ka deklaruar që është gej, pavarësisht prirjeve të tyre seksuale. Përveç Anton Hysen. Mesfushori luan në kategorinë e katërt suedeze dhe për të jetuar punon në fabrikën e “Volvo”-s në qytetin ku luan. Por ndershmëria me të cilën pranoi orientimin e tij seksual shkaktoi zhurmë të madhe. Anton i përket një dinastie futbollistësh suedezë. Vëllai i tij, Tobias, luan me kombëtaren. I ati, Glenn, ka qenë një mbrojtës jashtëzakonisht i mirë, madje ende sot në Suedi është shumë i famshëm. Në fakt, të gjithë mund të përgëzojnë Anton-in për vendimin e tij.

Djaloshi 20-vjeçar vendosi të tregonte të vërtetën që në fillimet e karrierës së tij dhe jo atëherë kur mund të kishte varur këpucët në gozhdë. Anton është një futbollist dinamik dhe i kompletuar. Flet një anglishte të shkëlqyer me theks amerikan, të fituar gjatë kohës që studioi për një vit në një kolegj amerikan. Për më tepër, ndihet shumë mirë në rolin e tij. Familja e tij jeton në Goteborg. Anton tregon se nuk ka kohë për të humbur me stereotipat për homoseksualët. “Nuk jam mbështetës i paradës së gejve. Nuk ka asgjë të keqe në këtë lëvizje, por mua nuk më pëlqen”, thotë. Historia e tij nis me “gay pride” në Stokholm në vitin 2007, ku mori pjesë edhe babai i tij. Në atë kohë, shfaqja e Glenn Hysen shkaktoi shumë zhurmë. Komuniteti gej e kishte cilësuar si homofob në vitin 2001, kur ish-mbrojtësi kishte goditur me grusht një burrë që i kishte shkelur syrin në banjat e aeroportit në Frankfurt. Por gjashtë vjet më vonë duke folur nga skena në Stokholm, legjenda e futbollit anglez përgënjeshtroi gjithçka dhe filloi të flasë me fjalë të mëdha për një djalosh 16-vjeçar që donte të deklaronte prirjet e tij, pasi kishte frikë se ç’mund të mendonin njerëzit që e rrethonin. Në atë moment asnjë nuk e kuptoi se ai po fliste për të birin. “Më tha, po e bëj për ty”, tregon Anton. Disa vjet më parë, Anton Hysen, u tregoi miqve dhe familjarëve se ishte gej, duke marrë kështu mbështetjen e tyre të sinqertë. Ai është i bindur se ka qenë gjithmonë homoseksual. “Gjithmonë e kam ditur, por në fillim nuk i kushtoja shumë rëndësi. Jetoja në shtëpi dhe dilja me një vajzë. Nisa ta mendoja seriozisht vetëm atëherë kur më erdhi dëshira për të pasur një lidhje më serioze”. Karriera e tij si futbollist në klubin suedez është penguar nga një sërë dëmtimesh. Aktualisht, Anton vesh fanellën e Utsiktens që në 2010-n punësoi të atin si trajner. Anton nuk ka menduar kurrë se do të bëhej i famshëm pas asaj që rrëfeu. Motivi i heshtjes së futbollistëve gej është kryesisht i lidhur me homofobinë që mbizotëron në botën e futbollit, që nga më të pushtetshmit deri te kampionatet amatore. Kur në 2010, FIFA vendosi që botërori i futbollit në vitin 2022 të zhvillohet në Katar, një vend ku homoseksualiteti është ilegal, presidenti Sepp Blatter i këshilloi duke qeshur të gjithë tifozët gej të ‘distancohen nga çdo aktivitet seksual” nëse do të vendosin të ndjekin kombëtaren e tyre në vendin arab. “Falë Zotit, vetëm personat e shëndetshëm luajnë futboll”, tha pak kohë më parë Vlato Markoviç, duke premtuar se deri kur të jetë ai presidenti i federatës kroate nuk do të ketë hapësirë në kombëtare për futbollistët gej. Në 2009-n Max Clifford rrëfeu se kishte këshilluar dy futbollistë gej të Premier Ligës angleze të mos dilnin hapur, sepse futbolli “ka ndalur në Mesjetë, është ekstremist homofobik”. Në vitin 2001, Gordon Taylor, president i shoqatës së futbollistëve profesionistë, pranoi se problemi i homofobisë nuk ishte mes prioriteteve të federatës, duke qenë se asnjë futbollist nuk kishte pranuar të shfaqej në videon kundër diskriminimit të homoseksualëve. Sigurisht të pranosh homoseksualitetin, është shumë e lehtë në një vend si Suedia. Anton është një anglofil i pasionuar, por pranon se Suedia është shumë më tolerante sesa Mbretëria e Bashkuar. “Këtu njerëzit janë liberalë, por gjithsesi i kuptoj ata që i përkasin një kulture apo besimi ndryshe dhe nuk respektojnë seksualitetin tim. Jo të gjithë mund të duan”.

burin: (http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/fa897cb8434d3f93af177485246f6ed7.html)

Pasaportat e reja australiane lejojnë opsionin e gjinisë së tretë.

 
Nën udhëzimet e reja, të cilat kanë synim eleminimin e diskriminimit, australianët kanë tashmë mundësnë të zgjedhin një opsion të tretë kur vendosin gjininë në pasaportën e tyre. 

Transgjinorët dhe personat e pavendosur per seksin e tyre do të jenë tashmë të lirë ta caktojnë gjininë si “të pacaktuar” (indeterminate) çka në pasaportë do të mbajë shenjën X.

Përpara vendosjes së këtij rregulli, personave, gjinia e të cilëve ishte e ndryshme nga ajo e lindjes, u kërkohej të bënin ndëryrje kirurgjikale përpara se ta deklaronin këtë ndryshim në dokumentacion.  

Për senatoren Australiane, Louise Pratt, partneri i të cilës kishte lindur femër dhe që tashmë identifikohet si mashkull, kjo reformë është një hap gjigand përpara.

Në një intervistë për mediat australiane, ajo tha: “Ka shumë raste kur njerëzit janë ndaluar nga autoritetet e emigracionit nëpër aeroporte, për shkak se gjinia në pasaportat e tyre nuk reflektonte pamjen. Kjo është një gjë shumë stresuese dhe e rrezikshme.” 

Burim: http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-pacific-14926598

Monday, September 12, 2011

Avokati i Popullit nis hetimet për dhunën e ushtruar ndaj Palomës

http://www.pinkembassy.al/node/257


5 Shtator 2011 - Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi nisjen e hetimeve për rastin e dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit transgjinor në Shqipëri Paloma, pak javë më parë nga gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit në Tiranë.

Në 15 Gusht 2011, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri denoncuan publikisht rastin e dhunës të përdorur ndaj Palomës, tek Parku pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në kuadër të hetimit për një vjedhje, efektivët e policisë kanë ndërhyrë edhe pranë grupit të transgjinorëve dhe miqve të tyre që jetojnë në këtë park.

Rezistenca e Palomës, ka hasur në një përgjigje të menjëhershme të efektivëve të policisë, të cilët kanë reaguar në mënyrë krejtësisht jo-proporcionale në raport me rrezikun që paraqiste Paloma. Ndër të tjera ajo u dërgua në urgjencën e QSUT nga vetë efektivët e Policisë. Paloma nuk është akuzuar në asnjë moment nga Policia për kryerjen e ndonjë vepër penale.

Pas zhvillimit të fushatës informuese për këtë ngjarje të rëndë, Ambasada PINK/LGBT Pro Albania njofton se Avokatit të Popullit i është përgjigjur kërkesës për nisjen e një hetimi urgjent dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave me uniformë të përfshirë në të.

Ambasada PINK / LGBT Pro Albania kanë vënë në dispozicion të Avokatit të Popullit të gjithë materialet dokumentuese që disponojnë për rastin në fjalë.

AMBASADA PINK
Tiranë, 5 Shtator 2011