Tuesday, April 24, 2012

Për ata që nuk janë si dëbora

Valeria Dedaj
 
“Gay Parade” pritet të zhvillohet në 17 maj dhe në Tiranë. Kjo parandë e mundshme e modës së Gay-ve, ka shkaktuar shumë debat në Shqipëri. Ashtu si në shumë vende të botës, në ditën ndërkombëtare të homoseksualëve, lesbikeve dhe transeksualëve, në sheshet kryesore të Tiranës mendohet të ketë aktivitete për njohjen dhe respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Këto pakica të shoqërisë prej disa kohësh e kanë ngritur më fort zërin për t’i mbrojtur vetë të drejtat e tyre.
Me këtë paradë përkon dhe përkthimi në shqip i librit autobiografik të Tiziano Ferros “Trent’anni e una chiacherata con papa” (30 vjeç dhe një bashkëbisedim me babanë), i përkthyer në shqip nga Xhimi Lazri (Toena, 2012). Pavarësisht se librat shkruhen dhe përkthehen për arsye krejt të tjera nga paradat dhe manifestimet, përkthyesi Lazri konfirmon që “botimi i këtij ditari, ku autori pohon publikisht prirjet e tij homoseksuale, përkon rastësisht me paradën që përmendet  dhe pse përbën një kontribut të vërtetë, madje shumë serioz e efikas për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi”.
Në “30 vjeç dhe një bashkëbisedim me babanë” Tiziano shkruan mendime të cilat mund të thuhen vetëm në një ditar. Në libër Tiziano është tepër i çiltër, i tejdukshëm por edhe i guximshëm. Nuk ka asnjë ngurrim që të shkruajë për vetminë, dyshimet, komplekset, frikërat, sindromat, neurozat. Një rrëfim që nis të shkruhet që në 1995-ën, botohet për të tjerët në një moshë të pjekur, në ditëlindjen e të tridhjetë. Në 400 faqet e këtij libri shkruhet historia e jetës personale të një djali që pavarësisht se është një artist dhe ai ka probleme, dyshime, shqetësime dhe pikëpyetje për veten. Turbullira e mendimeve në adoleshencë për mospranimin e homoseksualitetit, pamundësia për të dashuruar, mund ta kenë çuar shpeshherë dhe në gjendje depresive.

Publikimi i librit në Itali u bë më 20 tetor 2010, pothuajse në të njëjtën kur autori deklaron se  homoseksualitetin në revistën “Vanity Fair”. “Mi voglio innamorare di un uomo”, (Dua të dashurohem me një burrë) ishte titulli i intervistës që nuk mund të mos bënte bujë në mediat italiane.
Për përkthyesin në shqip vështirësia më e madhe ka qenë në përkthimin e titujve të disa këngëve, disa termave muzikore moderne. “Artistët janë shumë më tërheqës kur vënë veten në dyshim veten dhe artin e tyre, kur pohojnë që shpirtërisht janë si gjithë njerëzit e tjerë dhe jo superheronj”, thotë përkthyesi dhe vëren që “në Shqipëri kjo nuk ndodh, pothuajse fare”. Kopertina e librit “Trent’anni e una chiaçherata con papa” është e bardhë. Titullin i cili zë shumë pak hapësirë është me të zezë dhe emri e firma e këngëtarit me të kuqe. Dhe asgjë tjetër. Asnjë detaj të ilustruar me foto nga momentet e jetës së Tizianos, sepse ai ka qenë gjithmonë një njeri i rezervuar për jetën e tij private. Ky libër është veçse një konfirmim i asaj ndjesie. Rrugën drejt muzikës ai e ka pasur të gjatë, por dhe të vështirë. Në moshën 5-vjeçare prindërit i dhuruan një piano për Krishtlindje, e cila më vonë do t’i çelte të gjitha rrugët si artist. Në ditar tregon historitë e albumeve dhe këngëve të kompozuara prej tij. Shkruan për udhëtimet e gjata, shpeshherë të këndshme por dhe të lodhshme nëpër botë. Ai shkruan për studimet në Meksikë, vendimin për të jetuar në Londër ku shkoi për t’u fshehur nga ata që e deklaruan se ishte GAY  përpara se ai t’ia pranonte vetes këtë. Tani Tiziano ka dalë nga hija dhe kjo ishte një zgjedhje personale, edhe për të hequr atë koracë që e rrethonte prej vitesh. Tiziano nuk është djaloshi që duket në televizion, apo personi për të cilin kanë shkruar të tjerët. Në fletët e këtij ditari shkruhet se “111” është pesha maksimale që arriti në adoleshencë dhe jo thjesht titulli i njërit prej albumeve të tij. Ky është një libër të cilin nuk e ka menduar, nuk e ka kompozuar, nuk e ka strukturuar. Ka lindur vetvetishëm, duke ëndërruar, duke qarë, duke qeshur, duke vuajtur, duke parë, duke ndryshuar, duke shpresuar, duke dëgjuar. Po shkruante një nga faqet e këtij ditari kur gjeti forcën të shënonte: “Po, unë jam homoseksual”. Ndërsa për ta thënë me zë u desh të festonte 30-vjetorin e lindjes e të hidhte hapin e parë që do ta çlironte. Biseda më të atin, një nga njerëzit më të shtrenjtë që kishte në jetë, ishte vendimtare për deklaratën e të riut. I ati e pranoi pa kërkuar asnjë shpjegim, vetëm duke e i thënë: “Mëso të respektosh vetveten.”

Muzika

Tiziano Ferro (1980) është një këngëtar latin. Ai këndon në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe portugalisht. Është një nga katër anëtarët e tjerë të familjes Ferro, dy prindërit dhe vëllai i vogël, Flavio.

Në moshën shtatë vjeç regjistron këngën “Askush nuk është i vetëm”. Ndjek mësime për kitarë, kanto, piano dhe bateri. Në vitin 1996 i bashkohet korit ungjillor latin. Fillon të punojë  spiker, drejtues për disa stacione radiosh lokale në qytetin e tij, Milano, në Radio Muzika dhe në Radio Luna. Në vitin 1998 këndon me grupin rap ATPC këngën “Lëkura ime”, nga albumi “Trupi dhe shpirti”. Por e ardhmja e tij si këngëtar mbetej e paqartë. Prandaj ndjek studimet për Shkenca Komunikimi në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
Sot qarkullojnë pesë albume të tij: “Rosso relativo” (2001), “111” (2003), “Nessuno è solo” (2006), “Alla mia età” (2008) dhe “L’amore è una cosa semplice” (2011).


Mediat për rastin “Tiziano”
Reagimet në media për autobiografinë e Tiziano Ferros kanë qenë më tepër pozitive. Gazetarët dhe dashamirësit e muzikës në përgjithësi e kanë përgëzuar kurajën dhe qëndrimin e artistit për të treguar të vërtetat e jetës së tij. Këngëtari homoseksual Fabri Fibra thotë se “shumica e mediave ka qenë neutrale në këtë temë, ose ka mbështetur zgjedhjen e Tizianos”. Gazetari Camillo Langone shkruan: “Sa keq Tiziano, që ju nuk mundët ta mbanit të fshehtë për vete këtë shije seksuale. Por ju e ndatë me publikun dhe jeta juaj do të vazhdojë ta mbajë fshehur motorin e artit tuaj që tani ju e keni djegur…”
Sipas Franco Grillini, gazetar dhe politikan i majtë, shembulli i Tizianos që ka dalë hapur, është për t’u vleërsuar, për kurajën dhe sinqeritetin.

Në Ballkan

Për herë të parë në botë parada gay është bërë në vitin 1969 në Grinuiç (Nju Jork, SHBA). Por në Ballkan vetëm Sllovenia dhe Kroacia e kanë bërë traditë këtë paradë. Në Serbi në vitin 2001 dhe në Sllovaki, Bullgari kjo paradë përfundoi në përplasje mes policisë e protestuesve. Në Greqi, që prej vitit 2005 nuk mbahet më një paradë gay. Ndërsa në Turqi një paradë e tillë u mbajt vjet në qendër të Stambollit. Kjo është cilësuar si më e madhja e mbajtur në vendet e Evropës Lindore. Në Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri nuk është mbajtur kurrë një paradë gay.

Debati në Shqipëri
Deklarata më e ashpër ndaj një iniciative të Ambasadës “Pink” për paradën e flamurit të LGBT në datë 17 maj, dita kundër homofobisë, është bërë nga kreu i legalitetit dhe zv/ministër i Mbrojtjes, Ekrem Spahia. “Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlerë e rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i ‘kap në hu ato’. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome”, ka thënë Zv/ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit.

Berisha: Nuk e ndalojmë, jemi vend i lirë
Sipas kryeministrit Berisha, Shqipëria është një vend i lirë dhe nuk pengon asnjë manifestim, i çfarëdo lloji qoftë ai. “Shqipëria është vend i lirë, nuk mund të mendojë kush se ne do kufizojmë manifestimet, demonstratat, ky është kusht i lirisë. Ne kemi miratuar një ligj dhe ai ka qenë i domosdoshëm. Është e vërtetë që pakicat në plane të ndryshme kanë nevojë për një mbrojtje ligjore”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Parada e LGBT-së

Kreu i “Ambasadës Pink” Altin Hazizaj kërkoi që në Tirane të ngrihet flamuri i LGBT-së dhe t’i dorëzohet kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në fund të paradës.

Shenim: Ky shkrim eshte prone e autorit te saj dhe Gazetes Shekulli. Ambasada PINK nuk eshte poseduese e te drejtave te autorit. I vetmi qellim per replikimin e ketij lajmi eshte tematika qe permban. Link-u origjinal i shkrimit eshte si vijon:http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/04/22/per-ata-qe-nuk-jane-si-debora/

Monday, April 23, 2012

Kush fitoi nga debati, shoqëria apo homoseksualët?…

 Nga Gëzim Tushi
(Orientimi seksual, e drejtë humane e patjetërsueshme…)

Në një bisedë e zhvilluara në një prej ekraneve në zë të televizioneve tona, dikush në mënyrë naive, provokative apo për “qëllime vojeristike”, e pyeti bashkëbiseduesin mbrojtës së të drejtës së homoseksualëve, për natyrën personale të orientimit seksual. Sikur kjo të kish ndodhur në rrugë, nuk do bënte shumë përshtypje. Por e bërë publikisht para ekranit, është dëshmi brutale e mentalitetit homofobik, që nuk mund dhe nuk duhet toleruar nga askush. Sepse më së paku është shkelje e rëndë e lirisë dhe të drejtës së njeriut për të patur orientimin e vet seksual. Fakti që njerëzve të veçantë u bën përshtypje ekzistenca e njerëzve homoseksualë dhe që kanë dëshirë patologjike për të ditur se cilët janë, e dëshirë për t’i “numëruar statistikisht” është shenjë e nivelit të emancipimit personal dhe tregues i nivelit kulturor të shoqërisë. Ndaj, jo vetëm është por dhe duhet të kundërshtojmë si të patolerueshme kureshtjen e “njerëzve të sëmurë” për të ditur për qëllime pezhorative orientimin seksual të njeriut. Që në kohën modern është gjëja më intime, e përveçme, e personalizuar.

Ndaj beteja kundër orientimit homofobik nuk është siç mendojnë disa që e konsiderojnë betejë për çështje anësore të shoqërisë apo humbje kohe duke u marrë me pakicat seksuale, por është luftë për të pranuar konceptet e plota të jetës moderne dhe krijimin e kushteve për respektimin e dëshirave të pakicës nga “tirania e shumicës”. Është e vërtetë që natyra homofobike e shoqërisë shqiptare për shkaqe që dihen dhe nënkuptohen në këtë aspekt është e plotë dhe dominante. Kjo do të thotë se shoqëria jonë ka nevojë që të ndryshojë paradigmën tradicionale për konceptimin e homoseksualizmit, të pranojë “pa kushte” të tjera idenë universale të qytetërimit dhe modernitetit, që homoseksualët janë njerëz me të drejta të barabarta, qytetare dhe ekzistenciale. Sipas Jurgen Habermasit qëllimi i kohës moderne është krijimi kushteve për të ndërtuar “shoqërinë e drejtë” e cila …i garanton secilit lirinë e barabartë, të zhvillojë imazh etik për vetveten, për të realizuar më pas një koncepcion personal për jetën e mirë…” (J. Habermas, “Ah Europë”, f 47)

Orientimi i tyre seksual i veçantë, nuk është argument për diskriminim apo ca më keq nuk i jep të drejtën askujt që homoseksualët të trajtohen si njerëz të veçantë, qenie të “dorës së dytë” apo të konsiderohen njerëz që “fataliteti biologjik” dhe orientimi seksual i detyron të shikohen si “nënklasë e shoqërisë”. Njerëzit tanë kanë nevojë të orientohen kulturalisht dhe moralisht drejt, sipas standardeve morale qytetëruese të kohës. Sepse në qëndrimin ndaj homoseksualëve dy kanë qenë historikisht zgjidhjet ndaj tyre. Ose zgjidhjet mesjetare që i trajtonin në mënyrë antinjerëzore, duke i mbyllur në spitale psikiatrike, burgje apo dhe vrarë në kasaphanat e “puritanizmit seksual”, ose trajtimi i tyre në kohën moderne si qenie njerëzore me të drejta të barabarta.
 
Padyshim, për këto çështje në shoqërinë tonë është duke u zhvilluar seriozisht debati ideologjik, fetar dhe moral. Kjo është arsyeja e natyrshme që është rritur intensiteti i debatit për çështjet e orientimit seksual. Është e natyrshme që situata është bërë inkandeshente, nga që ka një përplasje opinionesh dhe parapëlqimesh personale. Njerëzit janë ndarë midis atyre që kërkojnë legalizimin e të drejtës së njeriut, që të ketë por dhe të realizojë i lirë dhe i mbrojtur orientimin e vet seksual, dhe një pjesë vërtetë e konsiderueshme të opinionit shoqëror e moral, i cili duke konsideruar vetëm heteroseksualitetin të moralshëm dhe homoseksualizmin amoral, kërkon të bëjë sundues të drejtën e shumicës heteroseksuale, duke shpërfillur dhe nëpërkëmbur të drejtat e pakicës së njerëzve me orientim homoseksual.

Personalisht kam marrë pjesë dhe e konsideroj të dobishëm debatin, sepse është një mundësi kulturore, rast shumë i mirë sociologjikisht për të bërë në shoqëri lëvizjen e duhur sociale. Qoftë edhe ca të detyruar, por që në thelb po ndikon pozitivisht për të zbutur natyrën homofobike të njerëzve dhe për ndryshuar diçka që ka qenë tabu. Shoqëria jonë nga ky debat për orientimin seksual, të drejtat integralisht humane të homoseksualëve, ka krijuar një shtrat më të gjerë për opinionin publik. Në fakt ai tregon se tashmë më shumë se në këtë çështje individuale apo “problem i pakicës”, pjesëmarrja e opinionit publik është angazhim social tejet parimor dhe ndikues në perceptimin e drejtë të orientimit seksual të individit të lirë, që nuk është nën këmbët e “moralit sundues” apo që nuk nënshtrohet përballë tiranisë së opinionit social homofobik. Pra, debati nuk është thjesht “test” i qëndrimit social ndaj homoseksualëve dhe të drejtës së tyre, por është një nga “testet sociale”, që flet qartë për qëndrimin e shumicës ndaj pakicës, dhe tregues për nivelin e pjekurisë së demokracisë shqiptare. Kjo gjë nuk duhen parë në mënyrë sempliste. Sepse është koha kur duhet treguar se janë kushtet e duhura demokratike që të gjithë pakicat në këtë vend, përfshirë edhe ato me natyrë seksuale kanë të drejtë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të krijojë klimë të re sociale.

Në këtë kontekst debati që po zhvillohet afër 17 majit edhe mund të tensionohet nga pikëpamja sociale, por megjithatë ka rëndësi jo thjesht dhe vetëm që ndikoi për të reformuar apo ndryshuar tiraninë e opinionit dominant heteroseksual, por akoma më shumë është në kohën e duhur dhe shërbeu si “sinjal social” që të mësohemi të luftojmë së bashku për të ndryshuar disa paradigma tradicionale që janë në dëm të pakicave, që ndonjëherë janë reminishente dhe në rastin e qëndrimit ndaj homosekaulizmit kuazi “totalitariste”. Sepse, në disa lloj reagimesh që kanë qënë të veshura me “ambalazhe” të vjetra morale janë shfaqur fare hapur qëndrime personale homofobike. Nuk është fjala që në shoqëri nuk duhet të ketë homofobë.

Por nuk mund nga ana tjetër të pranojmë që ato të bëhen “pranga sociale” apo “instrumente ideologjike” që mbajnë të fortë në shoqërinë tonë një parim social të shëmtuar dhe kundërhuman, të cilin filozofi i shquar i liberalizmit Izaiah Berlin, e quan “parim i përbindshëm”, nga që ka pushtet në shoqërinë tonë, në të cilën akoma për fat të keq mendohet sipas paradigmës, që “opinioni shoqëror është ligj për individin”. (I Berlin, “Idetë filozofike të shekullit XX dhe katër ese për lirinë”, f 289) Jetojmë në kohë të reja dhe besoj se është momenti kur duhen pranuar idetë liberale për “jetë të larmishme” (sipas Xh. S. Mill-it) dhe sidomos për individualitet. Unë besoj se debati i kohëve të fundit për homoseksualizmin më shumë se u ka bërë mirë homoseksualëve në mbrojtjen e të drejtës së orientimit të tyre seksual, i ka bërë shumë mirë shoqërisë shqiptare e cila gradualisht po mësohet të bashkëjetojë me të vërtetat e reja dhe të mësojë dhe pranojë ideologjinë e lirisë dhe individualizmit, që është e koncentruar filozofikisht në idenë se “njerëzimi do të ishte më i fituar po të linte çdo njeri të vepronte ashtu siç i dukej vetë më mirë, se sa ta detyrojmë që të jetonte ashtu siç u duket më mirë të gjithë të tjerëve”.

Në këtë kontekst, e drejta e njeriut për orientim seksual nuk mund të gjykohet dhe paragjykohet nga shoqëria, nga asnjë moral apo tirani seksuale të opinionit mazhoritar të shoqërisë shqiptare. Homoseksualët nuk duhet t’i shikojmë si mjet për të bërë moral apo eksperimente sociale, por si qëllim dhe njerëz që në shoqëri kanë vendin dhe të drejtat e tyre. Kjo është rruga pa kthim e modernitetit që na detyron të njohim dhe pranojmë realitetin e “pluralitetit seksual”, ekzistencën e orientimit seksual me dallueshmëri të personave. Edhe në shoqërinë tonë dikur totalisht homofobike, ka mundësi që të pranohet dhe realizohet situata sociale dhe kushtet morale për të bashkëjetuar në harmoni dhe normalisht njerëzit që kanë orientime të ndryshme seksuale. Në shoqërinë moderne nuk ka më “qenie unike” në kuptimin totalitar, por njerëz me shije dhe orientime të ndryshme, të cilat filozofi Noizik i quan “ekzistenca të ndara”.

Padyshim, në debatin për homoseksualizmin kanë të gjithë të drejtë të ndërhyjnë dhe të marrin pjesë. Por megjithatë që të futesh i sigurt dhe që të ndikosh si duhet në të, së pari duhet të kesh kulturën e qartë dhe nivelin e duhur. Sepse në se hyn me “koncepte të ngurta” morale, sociale dhe filozofike që nuk i përshtaten kohës dhe jo me “konceptet e lëngëzuara” (Jurgen Habermas) atëherë nuk ndihmon dhe nuk sjell gjë të re. Kjo do të thotë që së pari duhet të bësh marrëveshjen e fjalës, duke e konsideruar njeriun me orientim seksual të vecantë së pari dhe mbi të gjitha individ të lirë, i cili e kërkon të drejtën e tij, duke mos pranuar pengesat e moralit seksual shoqëror dhe është kundër detyrimit për denatyrimin e orientimit seksual vetjak, duke u nisur nga parimet e rrënjosura thellë me karakter antihomoseksual dhe teologjik.

Asnjë nuk mund te thotë se homoseksualizmi është dukuri “moderne” apo “primitive”, e natyrshme apo e panatyrshme pa përdorur në këtë rast, gjykime të “parafabrikuara”, që vijnë nga doktrina dhe bindje personale të caktuara, sociale, morale apo fetare. Patjeter, kushdo ka të drejtë të gjykojë dukurinë e homoseksualizmit nga këndshikimi personal i shijeve të veta seksuale. Mbi këtë bazë mund të jetë ose jo dakord, që në jetën e tij të ketë apo jo lidhje me ta. Kjo është çështje krejt private. Por kur gjykojmë për të drejtën e njeriut për të patur orientimin e vet seksual, doemos që largohemi ca nga shijet tona seksuale personale. Aq më pak ato nuk mund të pretendojmë, t’i kthejmë në “norma morale” për të tjerët që mendojnë ndryshe. Kushdo ka të drejtë, të ketë mendimin e vet lidhur me këtë dukuri, që tani edhe në shoqërinë tonë po tenton të fitojë “qytetarinë”, të drejtën e ekzistencës legale, duke e konsideruar si një nga format alternative të realizimit seksualisht të një pakice njerëzish. Në këtë “luftë morale” dhe “betejë ideologjike” secili të përdorë i lirë “armët e tij”, të niset nga një pozicion dhe bindje personale e caktuar. Kështu që ndryshe e gjykon homoseksualizmin dhe është e drejta e tij, një heteroseksual që natyralisht është fare i kundërt, fetari, ateisti, komunisti, puritani, moralisti vulgar, liberali i thekur, konservatori, një i ri apo i moshuar.
Ndaj çfarëdo epiteti që të përdorim në këtë debat për njëri tjetrin duke akuzuar reciprokisht në emër të debatit, si “liberal” apo “konservator”, nuk bëjmë gjënë e duhur në interpretimin e drejtë dhe të duhur të dukurisë së homoseksualizmit që tashmë është temë e realitetit social dhe problem që është në mesin tonë. Qoftë edhe në nivelin “minoritar”. Në qoftë se do të qëndrojmë në pozicionin që të pengojmë dukurinë e shfaqur, duke e “mbajtur kalin nga bishti” nuk besoj se do të bejmë gjë pozitive. Është më mirë sipas mendimit tim, t’i dalim përpara dhe të mundohemi të ndikojmë të ecë “në rrugën e tij”, pa penguar ne të tjerët të ecin në rrugën e tyre.

Padyshim që dukuria e “homoseksualizmit” po sjell konfuzion moral, jo vetëm tek fëmijët por tek te gjithë heteroseksualët, që janë shumica absolute dhe që me siguri që ka për të qenë nga “mazhorancat më të pandryshueshme në kohë”. Por kjo nuk do të thotë që ne të kemi të drejtë të ndalojmë njerëzit me orientim homoseksual. Kjo është shoqëria moderne. Cështjet e “sjelljes seksuale” gjithnjë e me pak po bëhen pjesë e ndërhyrjes së shoqërisë dhe akoma më pak e shtetit. Ato tani po bëhen dhe në të ardhmen e afërt akoma më shumë çështje e perceptimit, shijes dhe moralit personal. Ndoshta e kam gabim, por tendenca duket e qartë, e fortë , e pa kthyeshme. Një gjë nuk duhet harruar. Në këtë çështje sjellja e shumicës nuk është “kriter i së vërtetës”, as kriter moral për të gjithë njerëzit në formë deterministe, absolute. Nuk është normal ngatërrimi i qëllimshëm i homoseksualizmit me format e panatyrshme të perversitetit seksual. Por kjo nuk i jep askujt të drejtën që për të goditur të drejtën e njeriut për të patur orientim seksual të veçantë, të bëjnë qëllimisht paralelizma të panatyrshme të homoseksualizmit me forma të tjera të relacioneve seksuale, që janë me natyrë kriminale dhe anti-sociale. Për të cilat shoqëria dhe shteti kanë detyrë dhe të drejtë ndaluese, për shkak të dëmeve shëndetësore, morale dhe civile që ato shkaktojnë. Në këtë aspekt është e vërtetë që e drejta seksuale e njeriut nuk është e pakufizuar. Për format patologjike të seksualitetit shoqëria dhe shteti ka të drejtë të ndërhyjë edhe me ligje dhe në mënyrë morale. Por homoseksualizmi nuk bën pjesë në këto forma…

Shenim: Ky shkrim eshte prone e autorit te saj dhe Gazetes Tirana Observer. Ambasada PINK nuk eshte poseduese e te drejtave te autorit. I vetmi qellim per replikimin e ketij lajmi eshte tematika qe permban. Link-u origjinal i shkrimit eshte si vijon: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/04/16/seksi-qyteti-gjysherit-ekremi-dhe-enkeli/

Friday, April 20, 2012

Seksi, qyteti, gjysherit, Ekremi dhe Enkeli

nga Dorian Matlija 

Me besimin se sjellin para publikut argumentet e gjyshëve të tyre, Ekrem Spahia dhe Enkel Demi po përpiqen të zbukurojnë ekranet tona me thënie pikante kundra atyre që po zhburrërojnë Shqipërinë. Por për hir të së vërtetës këta burra, në emër të dopjo r-së, po hedhin argumenta që pikërisht po i bëjnë gjyshërit e tyre të ncuk ncuk-in me dëshpërim. Ekremi thote se do i kapte me hu ata të 17 majit. Ai harron se spahitë kanë qenë feudale ushtarakë të rangut të lartë në perandorinë otomane dhe kanë pasur një respekt të padyshimtë për institucionin e sulltanit, i cili kishte gati rregullisht dylbera zyrtarë.

Të gjithë e dimë që dylberët kanë qenë shërbëtorë deri në nivel intim të madhërisë së tij. Nuk besoj se ndonjë spahi i kohës së burrave me 2 apo 3 r, të çonte nëpër mend që të kapte sulltanin me hu. Nëse do e mendonin kështu, huri do dilte direkt nga imagjinata e tyre dhe do i kthehej ne formë të pastër fizike drejt e në ato vende që po ajo imagjinatë e tyre nuk e kishte menduar aq keq. Gjyshërit kanë të drejtë. Lërë ore sulltanin të bëjë ctë dojë në dhomën e gjumit.

Ç’të duhet që e kruan me të? Mesa duket Spahisë së kohëve moderne i mjafton fakti që homoseksualët e sotëm janë paqësorë dhe nuk druhet nga ata. Megjithatë nuk do të thosha se është tamam kështu. Dëgjojmë çdo ditë sesi në ushtri apo në burgje hasen sjellje homoseksuale nga individët më të fortë. Në vendin tonë ka shumë burra që madje mburren se kanë dhunuar seksualisht një individ tjetër të të njëjtit seks. Edhe këta të fortë janë homoseksualë në një lloj forme dhe gjyshërit kanë të drejtë kur shqetësohen kur kërkon ti kapësh edhe këta me hu. Gjyshërit shqetësohen edhe për partinë e Ekremit.

Me këto deklarata që lëshon nipçja dhe shokët e tij po rrezikojnë që ta nxjerrin PLL jashtë ligjit. Dhe me të drejtë. Ligji thotë shqip që kur partia ndjek qëllime të jashtëligjshme atëherë ajo duhet të shpërndahet dhe çregjistrohet. Po ç’i duhet nipçeve që kruhen edhe me ligjin tani? Nuk mjaftonin vetëm sulltani dhe të fortët e qytetit? Meqë ra llafi tek qyteti, ka edhe burra që e shohin në planin seksual problemin në fjalë. Enkeli është tipiku i qytetarit që shqetësohet për këtë problem.

Ai tenton të na sjellë argumentet e vitit 1920 për të na bindur që edhe gjyshi i tij e mendon njëlloj dhe se ai është një nipçe i denjë. Enkeli thotë se homoseksualët janë kundra natyrës, sepse burri me burrin nuk riprodhohen dot. Mirë e ka. Burri me burrin nuk bëjnë fëmijë dhe kjo vjen kundra natyrës. Çdo gjë që vjen kundra natyrës duhet ndaluar. Por sipas gjyshërve arkaikë apo modernë, njeriu bën seks ndoshta 5000 herë në jetë.

Nga gjithë këto të shtëna, bën apo s’bën 2-3 fëmijë. Po çfarë ndodh me 4997 herët e tjera? Është e thjeshtë fare. 4997 herët e tjera seksi shërben vetëm për kënaqësi dhe kjo arrihet në forma të ndryshme. Sipas Enkelit po bëre seks me prezervativ, duke mohuar kësisoj qëllimin e natyrshëm të riprodhimit, atëherë ti del kundra natyrës dhe duhesh ndaluar apo dënuar. Ndoshta Enkeli nuk bën seks për qejf, por vetëm për qëllime riprodhimi. Ndoshta edhe seksi me prostituta duhet bërë për të bërë fëmijë. Kështu e mendon Enkeli mbase. Por gjyshërit nuk e mendojnë kështu, e as pjesa tjetër e qytetit.

Ka plotë njerëz që bëjnë seks për qejf. Ca preferojnë variante fetishiste, ca të tjerë vdesin për sado-mazon, etj. Ja që ca prej tyre kanë qejf edhe marrëdhëniet me të njëjtin seks. Edhe një gay mund të riprodhohet po të bëjë seks si Enkeli një apo dy herë në jetë sa për riprodhim dhe pastaj të vazhdojë për qejf marrëdhëniet homoseksuale.

Por, as sulltani i Ekremit dhe as burrat e natyrës së Enkelit nuk besoj se e kanë shumë hallin tek dhoma e gjumit. Madje as Enkeli dhe Ekremi nuk bezdisen fare kur shohin shfaqje gay nga femrat. Ata ndoshta nuk bezdisen as nga personat që preferojnë marrëdhëniet anale me femrat. Ata nuk bezdisen as nga homoseksualët “aktivë”, por vetëm nga ata “pasivët”. Për Ekremin dhe Enkelin problemi qëndron tek shenjtëria e anusit mashkullor.

Ata duhet të ndjejnë njëlloj sikletin edhe kur vjen puna për të bërë ekzaminime mjekësore. Të shkretët ata. Gjyshërit e tyre dhe pjesa tjetër e qytetit shqetësohen më shumë për  paburrnitë e atyre që vrasin në emër të pushtetit. Shqetësohen më shumë për paburrninë e një funksionari garde që shtinë me armë vdekjeprurëse ndaj një demonstruesi që ka duart në xhepa.

Kjo është e dënueshme me kanun dhe me ligj. Duhet të shqetësohemi më shumë edhe për paburrninë e atyre që dhunohen nga gratë, pavarësisht se për cilën arsye natyrore bëjnë seks. Madje duhet të shqetësohemi edhe për dhunën e burrave ndaj grave për shkak të paburrnisë së burrave për t’u imponuar respekt grave pa ushtruar dhunë.

Duhet të shqetësohemi dhe për fëmijët që po rrisim në një ambient pa parime. Burrnia lidhet në rradhë të parë me parimet, me fjalën, me respektin reciprok. Burrnia Ekremo-Enkeliane nuk lidhet me asgjë, përveçse me frikën e këtyre të dyve për t’u dukur dështakë nëse nuk ngrenë zërin kundra gay-ve.

Kështu ata krehin egon e tyre të mëdyshur dhe shpresojnë se do duken më shumë burra duke rikuperuar ndonjë imazh të humbur rrugës. E megjithatë, ashtu sic thoshte Galilei “eppur si muove”, qyteti vazhdon të bëjë seks për qejf dhe vazhdon të luftojë kundër paburrnisë së sunduesve të momentit. Qyteti vazhdon të shqetësohet për ata që vrasin, presin, vjedhin, mashtrojnë, dhunojnë dhe jo për çfarë do bëjnë ca njerëz paqësorë më 17 maj.

Shenim: Ky shkrim eshte prone e autorit te saj dhe Gazetes Tema. Ambasada PINK nuk eshte poseduese e te drejtave te autorit. I vetmi qellim per replikimin e ketij lajmi eshte tematika qe permban. Link-u origjinal i shkrimit eshte si vijon: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/04/16/seksi-qyteti-gjysherit-ekremi-dhe-enkeli/
 

Gjithë fajin e kanë ata

nga Jona Dervishi 
 
U përfol e u bë lajmi më bombastik e më polemik i medias së shkruar dhe vizive, por jo vetëm, “Gay-Parade” u bë dhe muhabeti më i konsumuar i kafeneve e restoranteve, si dhe tavolinave të punës nëpër institucione të ndryshme publike e private. Një paradë e thjeshtë, në formë manifestimi, e një grupi të vogël njerëzish të diskriminuar e paragjykuar deri në palcë vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual.

Në një mënyrë absurde e pa sens data 17 Maj, pra dita kur do të mbahet Parada e homoseksualëve të Shqipërisë, u përfol si të ishte “dita e qametit”, sidomos nga komunitetet fetare. Dita kur botës do i vinte fundi, ku njerëzimi s’do të ishte më ai i pari dhe natyra do revoltohej deri në tërbim e shkatërrim në formë katastrofe, por ajo çka mua duk më e çuditshme e gati- gati “misterioze” ishte lancimi dhe mënyra e diskutimit që u bë për këtë Parade, deri diku si një publicitet apo show, qoftë argëtues për disa, e qoftë zemërues për disa të tjerë. Pra një mënyrë e kalkuluar për mendimin tim për t’u hequr vëmendjen shqiptarëve nga vorbulla e rrënimit ekonomik dhe halleve e streseve të shumta që i kanë kapluar dhe i kaplojnë përditë, një shtyrje e dhunshme drejt asaj çka shpesh e rëndom ndodh këtu tek ne “shif hallin, e tjetrit e jo tëndin”, e cila ironikisht në rastin konkret përkthehet në “revoltohu deri në maraz se me kë kryen marrëdhënie djali i komshiut, dhe ul kokën pafuqishëm përballë papunësisë së djalit tënd”. A nuk është e turpshme dhe fodulle kjo gjë?! A mos është vallë pikërisht ky ai “ngërçi” që na ka lënë në këtë derexhe?! Preokupimi për gjëra që as nuk na cenojnë, e as nuk na kërcënojnë! Kushdo që ndihet i kërcënuar nga kjo Parade le të meditojë gjerë e gjatë, se ndoshta mund të jetë kollaj i tundueshëm dhe befas i kthehet mendja të bëjë një xhiro nga bulevardi më datë 17, se boll është i lakuar ai bulevard nga kryeministri ynë i “nderuar”, me epitete edhe më të perdala.

Në fakt ajo çka më la një shije edhe më të hidhur ishte pikërisht mënyra e imponimit të disa “tipave” që duan të bëjnë protagonistin. Po përse xhanëm dalin haptas me një krenari cinike për faktin e të qënit “homofob”, duke ngritur zërin deri në kupë të qiellit me një tërbim të frikshëm e kërcënues me pasojë vdekjen dhe nuk çajnë kokën aspak për fenomenin “pedofili” i cili është prezent në ditët tona dhe përbën një problem dramatik e të rrezikshëm për minorenët e pafajshëm??!!

Më ngjan deri dikur qesharake siguria dhe stoicizmi me të cilin flasin e argumentojnë ata që vetëshpallen “Të dërguarit e Perëndisë”, ata që mendojnë dhe na lejnë të kuptojmë se janë zëri i arsyes së mirësisë dhe zëri i atit tonë. Do doja tu drejtohesha duke i pyetur;

- Po mirë o zotërinj të vetëshpallur “shenjtorë” si e quani ju gjestin e Jezusit kur doli në mbrojtje të mëkatares Maria Magdalenë duke i thënë populli të tij “Kush është pa mëkat, të gjuajë i pari me gur”? Ku e dini ju që ai s’do të kish bërë të njëjtin veprim për një djalë të pambrojtur gay?! Apo mos vallë mendoni se i dini të gjitha?! E pra mendjemadhësia zotërinj të shenjtë është një mëkat më vete dhe ju bën juve kështu mëkatarët e parë!

Në këtë jetë vetëm zoti mund të na gjykojë dhe jo pseudo përcjellësit e të ashtuquajturës “fjala e Perëndisë” të cilët shfrytëzojnë rastin të shfaqen menjëherë nëpër media e të vetëreklamohen, duke paragjykuar një fenomen social të këtillë sic është dhe rasti i komunitetit LGBT. Para disa kohësh më tërhoqi vëmendjen një koment i bërë në një gazetë italiane nga një i ri anonim, i cili i drejtonte pikërisht këtë pyetje Papës në Vatikan “Ju që luteni kaq shumë, e që i bëni thirrje qeverisë që të ndihmojë familjet në nevojë, a mos ndoshta keni menduar ndonjëherë ta dhuroni atë unazë të shtrenjtë që mbani në gisht?  Me siguri çmimi i saj do arrinte të shtronte plot sofrat e dhjetëra familjeve në nevojë!”

Unë e kam më të thjeshtë, unë po i drejtohem bashkëkombasve të mi, pse o njerëz nuk ngrini zë e krye për kushtet e këqija të jetesës? Pse nuk ankoheni se fatura e energjisë elektrike është më e lartë se rroga mujore e një punëtori të ndershëm. Pse nuk ngrini zë për mungesën e një linje urbane që shkon deri pranë varrezave të Sharrës, rrugë të cilën e bëni në këmbë në kohë bore a shiu vetëm për t’i vënë një tufë lule njerëzve të afërt të cilët janë ndarë nga kjo jetë?! Pse nuk ngrini zë për korrupsionin e pangopur që hasim kudo në ekonomi, në arsim, apo dhe në shëndetësi? Pse nuk ngrini zë për qindra gra e vajza te cilat bien çdo ditë viktima të prostitucionit dhe dhunës bashkëshortore? Po për të ngujuarit pse nuk ngrini zë? Pse nuk bëni thirrje e apel për paqe, por bëni thirrje dhunë e diskriminimi? A është njerëzore kjo? Të gjithë jetojmë në shtëpira dhe i kemi këto fatura, të gjithë kemi të paktën një të vdekur që duhet ta kujtojmë, të gjithë kemi në familje o një pensionist, o një të papunë, o një fëmijë që shkon në shkollë, o një motër që kërcënohet nga dhuna, në mos këto, të gjithë një ditë do përfundojmë në një spital, apo do kemi nevojë për ndihmën e mjekut dhe të gjithë e dimë si janë spitalet tona.

Atdheu ynë është i tejmbushur me halle të shumta e me mangësira pafund, ndaj s’mund të shohim gjithë të keqen e mundshme dhe gjithë rrezikun vetëm te një Paradë paqësore. Jam e sigurt që sa herë ju fyeni e gjykoni me dhunë një individ me orientim seksual ndryshe nga ju, diku në ndonjë qoshe një nënë, një baba, një vëlla, kafshojnë një plagë e cila sa herë fillon të shërohet, ju e godisni sërish me helmin e paragjykimit. Prandaj të dashur bashkëkombas, le të mos merremi kaq shumë me këtë minoritet të diskriminuar, sepse nëse është ashtu si mendoni ju ata do jenë shumë pak në datë 17 maj dhe ju do keni rast të merrni frymë të lehtësuar. Le të ngrihemi të kërkojmë më shumë nga qeveria jonë, nga secili prej nesh, se këto janë gjërat që duhet ta na interesojnë më shumë, e pastaj me barkun plot e me mendjen e shëndoshë le të fillojmë të diskutojmë dhe për Gay-Parade.

Shenim: Ky shkrim eshte prone e autorit te saj dhe Gazetes Tema. Ambasada PINK nuk eshte poseduese e te drejtave te autorit. I vetmi qellim per replikimin e ketij lajmi eshte tematika qe permban. Link-u origjinal i shkrimit eshte si vijon: http://www.gazetatema.net/web/2012/04/19/gjithe-fajin-e-kane-ata/

Ambasada PINK zhvillon kursin e trajnimit “Eleminimi i diskriminimit bazuar nё orientimin seksual dhe identitetin gjinor”


18 Prill 2012 - Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me Ministrinё e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta (MPÇSSHB) zhvilloi kursin e trajnimit: “Eleminimi i diskriminimit bazuar nё orientimin seksual dhe identitetin gjinor”. Nё kёtё trajnim morrёn pjesё ndёr tё tjerё edhe ministritё e linjёs, zyra e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Bashkia Tiranё, institucione tё cilat janё pjesё e grupit tё punёs tё ngritur nga MPÇSSHB pёr avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT nё vend. Ky trajnim ёshtё i dyti, pas tё parit organizuar nё muajin Dhjetor 2011 me po tё njёjtin grup pune, me mbёshtetjen e ekspertёve tё organizatave COC Hollandё dhe Queer Zagreb.

Momente gjate prezantimit te koncepteve LGBT
Ky trajnim i dytё shёrbeu pёr tё thelluar konceptet mbi terminologjitё LGBT, paragjykimet, pёrkuzifimet dhe njohuri tё pёrgjithshme, pёr tu njohur mё thellё me tё drejtat LGBT dhe fushat qё mbulon “Ligji pёr Mbrojtjen nga Diskriminimit” si dhe pёr draftimin e njё plani pune pёr çёshtjet LGBT nё kuadёr tё projektit tё MPÇSSHB dhe Kёshillit tё Europёs “Lufta kundёr Diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor”.

Pjesёmarrёsit nё trajnim mundёn tё diskutojnё stereotipet me tё cilat do duhet tё pёrballen gjatё punёs sё tyre pёr ngritjen e politikave nё fusha tё tilla si punёsimi, arsimi dhe tё mirat e shёrbimet nё nivel kombёtar dhe vendor. Nё pjesёn e dytё u diskutua koncepti i tё drejtave LGBT, tё drejtave interseksionale dhe ato qё mbulojnё orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ndёrsa nё pjesёn e tretё e tё fundit, pjesёmarrёsit u ndanё nё grupe pune dhe ngritёn strategji nё formё objektivash dhe masash pёr avancimin e tё drejtave LGBT dhe zhvillimin e politikave anti-diskriminim nё fushat e punёsimit, arsimit, tё mirave dhe shёrbimeve sociale si dhe nё politikat anti-diskriminim nё nivel tё pushtetit vendor falё pёrfaqёsisё sё Bashkisё sё Tiranёs.

Pjesemarresit ndahen ne grupe
Masat e propozuara pёrfshinin domosdoshmёrinё e informimit dhe edukimit mbi çёshtjet LGBT nё tё gjitha fushat, rrishikimin e legjislacionit nё pёrputhje me ligjin anti-diskriminim dhe nё raport me domosdoshmёrinё e avancimit tё tё drejtave LGBT si dhe ngritjen e politikave tё punёsimit, strehimit dhe mbrojtjes sё komunitetit LGBT nga pushtetet vendore.

Bashkia Tirane prezanton Planin e Veprimit
Ky trajnim shumё produktiv do tё pasohet nga ngritja e njё plani veprimi i kryesuar nga Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta i cili do tё kontribuojё nё avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe krijimin e kushteve mё tё mira tё jetesёs pёr ta, sidomos nё fushat e mbuluara nga Ligji pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё tё gjithё pjesёmarrёsit nё trajnim, Z. Altin Hazizaj pёr pёrgatitjen e trajnimit dhe institucionet e angazhuara nё mbrojtje tё personave LGBT nё vend.

Thursday, April 19, 2012

PINK/LGBT Pro Shqipёri zhvillon leksion pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale mbi çёshtjet LGBT


Ditёn e Martё, dt. 17 Prill 2012, pёrfaqёsues tё Ambasadёs PINK/LGBT Pro nё bashkёpunim me Prof. Merita Poni, zhvilluan njё leksion me studentё tё Fakultetit tё Shkencave Sociale, dega Sociologji, viti II-tё. Ky leksion shёrbeu pёr tё informuar studentёt mbi lёvizjen LGBT nё Shqipёri, avancimin e kёtyre tё drejtave, situatёn nё tё cilёn ndodht komuniteti nё aspektin social, juridik, politik dhe ekonomik si dhe ndau me ta fakte dhe paragjykime, duke arritur kёshtu tё ndёrtojnё njё diskutim interesant dhe konstruktiv.

Momente gjate prezantimit
Avancimi i diskutimit me studentёt, i dedikohej nё mёnyrё tё veçantё edhe debatit tё zhvilluar sё fundmi mbi mundёsinё e njё parade gay, apo njё eventi publik ku tё manifestohet pёr tё drejtat e komunitetit LGBT. Studentёt ishin tё mendimit se kjo paradё nuk ёshtё e nevojshme, pёr aq kohё sa edhe personat heteroseksualё nuk dalin nё rrugё pёr tё manifestuar pёr seksualitetin e tyre. Ambasada PINK, iu pёrgjigj kёtij konstatimi duke vёnё nё dukje se tё jesh minoritet, me njё tё shkuar shtypёse dhe nё kushtet e padukshmёrisё, ёshtё e rёndёsishme qё ky komunitet tё afirmojё praninё e tij dhe tё kёrkojё tё drejta tё barabarta.

Studente te vitit te dyte, dega Sociologji
Debati vijoi me komente shumё interesante si nga Prof. Merita Poni mbi historinё dhe çёshtje gjinore dhe tё seksualitetit nё Shqipёri si edhe me pyetje dhe komente shume tё veçanta nga studentёt. Fokusi u vendos tek diskriminimi gjinor i trashёguar ndёr breza i cili ndikon nё krijimin e perceptimeve tё gabuara ndaj komunitetit LGBT bazuar qёllimisht nё faktorё tё tillё si sjellja, veshja, turpёrimi etj.

Nё fund tё leksionit studentёt u ftuan qё tё tregojnё mbёshtetjen e tyre dhe tё bёhen pёrçues tё mesazheve pozitive ndaj komunitetit LGBT, si njё grup social i cili ka dhёnё dhe vazhdon tё japё njё kontribut tё madh nё zhvillimin dhe avancimin e shoqёrisё shqiptare. 

Thursday, April 12, 2012

Ekspozite Fotografie Qyteti i Ngjyrave



“Qyteti i Ngjyrave”
Ekspozitё fografie pranё Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri

Nё datёn 15 Maj 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri do tё çelё ekspozitёn fotografike “Qyteti i ngjyrave”. Ftojmё tё gjithё pjesёtarёt e komunitetit, artistё dhe qytetarё tё marrin pjesё nё kёtё eskpozitё duke na dёrguar foto e tyre nё adrresёn: communitypink@gmail.com.

“Qyteti i ngjyrave” nёnkupton fotografimin e mjediseve dhe objekteve publike ose private, nё tё gjithё Shqipёrinё, qё janё shumёngjyrёshe dhe qё ngjasojnё nё njё mёnyrё ose tjetёr mё ngjyrat e ylberit.

Mesazhi i kёsaj ekspozite ёshtё se shoqёria demokratike dhe moderne qё duam tё ndёrtojmё pёrbёhet nga grupe tё shumta sociale, tё cilat duhet tё kemi kurajon, dijen dhe kulturёn pёr ti pranuar dhe integruar nё gjirin tonё. Mesazhi tjetёr, ёshtё qё diversiteti ёshtё tashmё i pranishёm nё kulturёn tonё, si njё pёrgjigje e tё shkuarёs njё ngjyrёshe dhe si njё domosdoshmёri e progresit tonё shoqёror drejt vlerave universale tё tё drejtave tё njeriut.

Fotot mund ti dёrgoni nga dita e sotme deri nё datёn 30 Prill 2012.

Ekspozita do tё ketё edhe tre çmime vlerёsuese pёr fotografitё mё tё mira.

Çmimi i parё do tё jetё njё aparat fotografik.

Ju mirёpresim

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri

--- --- --- --- --- --- --- --- --- --- ---

“City of colors”
Photography Exhibition by PINK Embassy/LGBT Pro Albania

On May 15th, 2012 PINK Embassy/LGBT Pro Albania will host the photography exhibition “City of Colors”. We invite all members of community, artists and citizens to join this exhibition by sending their pictures to the address: communitypink@gmail.com

“City of colors” implies photographing places and objects, public or private, all across Albania which are multicolored and that resemble, in one way or another, the colors of the rainbow.

The message of this exhibition is that in order for us to build a democratic and modern society, already made of many social groups, we need to have the courage, knowledge and culture to accept and integrate them. The other message is that diversity is now present in our society, as an answer to our monochromatic past and as a necessity for our society to progress towards universal human rights values.

You can send your pictures from now until April 30th 2012.

The exhibition will have three awards for the best pictures.

The first price will be a camera.

See you at the exhibition.

PINK Embassy/LGBT Pro Albania

Tё pranosh orientimin seksual ёshtё e shёndetshme, sidomos nёse prindёrit tё mbёshtesin



Burim: http://www.pinknews.co.uk/2012/04/11/study-coming-out-is-good-for-your-health-if-your-parents-are-supportive/

Tё pranosh orientimin seksual si person gei, lezbike ose biseksual/e, thёnё ndryshe coming out, sidomos pёrballё prindёrvё mund tё pёrmirёsojё ndjeshёm shёndetin tuaj mendor, dhe ul shanset e abuzimit me substancat narkotike dhe alkoolin. Ky ka qenё rezultati i kёrkimeve tё bёra sё fundmi nё Universitetin e Bostonit nё SHBA. Kёto benefite lidhen ngushtё me faktin qё kёto prindёr janё mbёshtetёs.

Ka njё ndryshim kuptimplotё edhe nё nivel statistikor, nё tё mirat shёndetёsore pёr ata persona tё cilёt kishin mbёshtetjen e prindёrve, pёrkundёr atyre qё nuk e kishin kёtё mbёshtetje.

Pёr shembull, meshkujt gei dhe biseksualё tё cilёt nuk kishin mbёshtetjen e prindёrve, kishin gjashtё herё mё shumё gjasa tё vuanin nga depresioni i rёndё dhe abuzimi me substancat narkotike dhe alkooli. Pёr femrat lezbike dhe biseksuale gjasat ishin pesё herё mё tё mёdha dhe ato tё abuzimit me substanca narkotike njёmbёdhjetё herё mё tё mёdha.

Studimi ёshtё publikuar tek Journal of Homosexuality dhe mbulonte 5658 persona tё intervistuar, tё grupmoshёs 18-64 vjeç. 75% e tё pyeturve kishin pranuar orientimin e tyre seksual tek prindёrit, mesatarisht rreth moshёs 25 vjeç. Pjesёmarrёsit ishin pyetur edhe pёr moshёn, racёn, arsimimin, gjendjen shёndetёsore, pёr tё parё sa mё nga afёr lidhjen midis pranimit tё orientimit seksual dhe shёndetit.

Njё tregues interesant i studimit tregon se benefitet shёnddetёsore ishin shumё herё mё tё mёdha tek femrat sesa meshkujt.  

Sipas Dr. Rothman, njё nga kёrkuesit e kёtij studimit, “Ka mundёsi qё stresi i mos pranimit tё orientimit seksual tek tё afёrmit nuk ndikon njёsoj si tek femrat edhe tek meshkujt. Pёrgjithёsisht, meshkujt mund ta jetojnё jetёn e tyre seksuale mё lehtё dhe pa pasur nevojё pёr ndihmёn e prindёrve.  Por ka mundёsi qё ky tё jetё thjesht njё nga elementёt e veçantё tё studimit tonё.“

Pёr sa i takon mesazhit qё ky studim pёrcjell, Dr. Rothman tha: "Mёnyra se si ne i trajtojmё fёmijёt tanё LGB, edhe pёrpara se ata tё pranojnё orientimin e tyre seksual si gei, lezbike ose biseksualё mund tё ketё efekte shumё tё gjata nё kohё dhe njё imakt tё fortё nё shёndetin e tyre dhe pёrballjen me vёshtirёsitё e jetёs"

Thursday, April 5, 2012

Tryezё Diskutimi: “Shoqёria civile nё mbrojtje tё tё drejtave tё njeriut”.

Nё datёn 28 Mars, pas deklaratave dhe diskutimeve tё shumta nё publik pёr Ditёn Ndёrkombёtare Kundёr Homofobisё, nё tё cilёn Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri anonçoi se do tё organizojё aktivitete publike, u organizua nga kjo e fundit me mbёshtetjen dhe angazhimin edhe tё dy organizatave tё tjera Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT dhe Tё Bashkuar Pro Kauzёs LGBT mirёpritёn organizatat e shoqёrisё civile, Avokatin e Popullit, Komisionerin kundёr Diskriminimit, pedagogё, studentё, aktivistё dhe mediat nё njё tryezё diskutimi e cila arriti tё pёrcillte mesazhe tё rёndёsishme nё raport me mesazhet homofobike, rёndёsinё e tolerancёs dhe mirёkuptimit.

Si fillim Ambasadori i parё i Ambasadёs PINK, Altin Hazizaj falenderoi Avokatin e Popullit, KMD dhe tё gjithё pjesёtёrёt e shoqёrisё civile dhe qytetarёt e thjeshtё qё kanё treguar njё mbёshtetje shumё tё madhe pas komenteve homofobike tё Z. Spahiu. Njё falenderim i veçantё iu bё Kryeministrit shqiptar Z. Sali Berisha si edhe komunitetit ndёrkombёtar.

Z. Hazizaj u shpreh se komuniteti LGBT nuk kёrkon as mё shumё e as mё pak, se sa njё respektim tё tё drejtave tё tij, ashtu siç respektohet çdo individ dhe qytetar tjetёr nё Shqipёri.

Ndёrkohё sipas Znj. Xheni Karaj, drejtuese e Aleancёs kundёr Diskriminimit komuniteti LGBT nuk ёshtё ende gati pёr njё gay pride ashtu siç nuk ёshtё as shoqёria shqiptare.

Avokati i Popullit Z. Igli Totozani u shpreh gjatё nё fjalimin e tij dhe evidentoi njё sёrё çёshtjesh dhe temash tё rёndёsishme. Si fillim ai evidentoi se shoqёria shqiptare ёshtё duke ndёrtuar njё sistem demokratik, diçka pёr tё cilёn u zotua pёrpara 22 vjetёsh. Mesa duket ideja e organizimit tё njё manifestimi nё datёn 17 Maj ka prekur njё pjesё tё shoqёrisё, tё cilёt nuk kanё hezituar tё shprehin komente negative, por ne po flasim pёr tё drejtat e njё pjese tё shoqёrisё, tё cilat nuk duhet tё shkelen nga pjesa tjetёr. Mbrojtja nga ana e Avokatit tё Popullit nuk ёshtё surprizё, sepse ne jemi zotuar pёr tё gjitha kёto ndryshime nё vitin 1990 kur vendosёm se tё gjithё njerёzit duhet tё jenё tё barabartё. Por pavarёsisht vullneteve apo komenteve, duket se shoqёritё nuk ecin dot aq shpejt me dёshirat e njerёzve apo kuadrit ligjor. Nё fakt tё gjitha komentet qёndrojnё tek mosnjohja e legjislacionit dhe duket sikur tё drejtat pёr tё cilat po flasim tё jenё duke ardhur nga diku tjetёr. Shumё shpesh kёto qёndrime bёhen tё papёrshtatshme. A e kemi ndarё mendjen qё tё jemi njё vend demokratik? Shumё njerёz, kanё dhёnё jetёn pёr njё Shqipёri ndryshe, shumё njerёz kanё dhёnё jetёn nё mёnyrё qё çdo shqiptar tё gёzojё tё drejtat e tij. Ёshtё koha qё ky debat tё mos jetё moraj por i njё shoqёrie demokratike. Pra a jemi duke kёrkuar ne njё sistem demokratik? Ky sipaz Z. Totozani ёshtё gjithashtu njё moment prove edhe pse pёr momentin duket se po flet mungesa e logjikёs. Por ky debat nuk duhet tё krijojё heronj homofobikё. Ёshtё e rёndёsishme qё tё ndёrtojmё njё shoqёri qё reflekton, e njё debat tё qytetёruar. Shumё nga ne vuajnё privimin e ky ёshtё momenti i tё vёrtetёs pёr tё shpjeguar se kjo nuk ёshtё zgjedhje pranimi por njё zgjedhje sistemi.

Sё dyti ёshtё i rёndёsishёm pёrmirёsimi i kuadrit ligjor. Ne jemi gati tё jemi pjesё e kёtij reflektimi.

Sё treti, nё datёn 3 Prill ne do tё nёnshkruajmё njё marrёveshje bashkёpunimi pёr tё promovuar tё drejtat e njeriut.

Falenderimi shkon pёr Z. Berisha pёr ndёrhyrjen e tij nё kёtё debat. Kjo vёrtetoi se pavarёsisht deklaratave vullneti i vёrtetё do tё testohet.

Gjithashtu ai shtoi se ngjarjet e fundit dhe reagimet tregojnё se shoqёria civile po ndёrton njё hapёsirё publike dhe po bёn tё mundur avancimin e demokracisё. Dua tё theksoj se mua nuk mё ka shtyrё askush tё jem pjesё e kёtij procesi, sepse unё besoj se kjo ёshtё e vetmja rrugё qё duhet tё ndjekim pёr avancimin e shoqёrisё.

Znj. Ardiana Hala, pёrfaqёsuese e Zyrёs sё Komisionerit pёr mbrojtjen nga Diskriminimi deklaroi se zyra e tyre ka nisur njё hetim ex-ufficio tё rastit nё fjalё dhe vuri theksin te fakti qё tё drejtat e njeriut nё Shqipёri janё tё njohura dhe garantuara nga tё gjitha ligjet dhe konventat nё Shqipёri dhe se e gjithё shoqёria duhet tё bёjё maksimumin pёr ti respektuar ato.

Znj. Delina Fico deklaroi se nga kjo eksperiencё rezultoi njё reagim shumё pozitiv i shumё organizatave tё shoqёrisё civile nga Tirana dhe rrethet e tjera. Kjo tregon se ka njё pjesё tё shoqёrisё shqiptare qё i inkurajon dhe vlerёson tё drejtat e personave LGBT. Por edhe pёrballё kёtij grupi ka njё group jo tё vogёl tё cilёt janё tё pa-informuar pёr kёtё çёshtje. Kjo na vendos pёrpara detyrёs pёr informim tё medias, intelektualёve dhe profesorёve çka na sjell pёrpara nevojёs pёr tё punuar shumё nё drejtim tё informimit dhe kontaktit njerёzor. Ёshtё gjithashtu e nevojshme qё pёrballё kёtyre kushteve tё ndёrtojmё njё strategji komunikimi.

Nё reagimin e tij Z. Hazizaj shtoi se kёtu nuk po flitet pёr tё drejta tё ndara, dhe se nё shoqёrinё shqiptare nuk ka “tё drejta pёr ata dhe tё drejta pёr ne”. Po flasim pёr tё drejta esenciale tё cilat janё tё drejta tё njeriut. .

Nё deklaratёn e pёrfaqёsueses sё Ministrisё sё Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, u theksua se kjo Ministri po punon pёr identifikimin e problemeve tё komunitetit LGBT duke parё legjislacionin dhe duke gjetur fushat ku duhet punuar.

--- --- --- --- --- --- --- --- --- --- --- --- --- ---

Nё diskutimin e saj, Znj. Merita Poni, pedagoge pranё Fakultetit tё Sociologjisё theksoi se nё Shqipёri problemi nuk ёshtё vetёm tek komuniteti LGBT por tek dijet dhe perceptimi i seksualitetit nё pёrgjithёsi. Tek ne ka shumё mite tё krijuara rreth seksualitetit tё cilat ndikojnё tek perceptimet homofobike. Por duke folur nё raport me studentёt ajo vuri nё dukje se studentёt shqiptarё janё mё pak homofobё krahasuar me studentёt e rajonit. Nё paradёn e Kievit tё datёs 8 Mars pati pёrplasje midis mbrojtёsve tё tё drejtave tё seksualitetit me moton: ‚Sex no Sexism“.

Nё Shqipёri dhe nё kulturёn homofobe nё pёrgjithёsi ka njё tendencё pёr tё medikalizuar sjelljen seksuale.

Çfarё masash duhet tё merren?

1. Legjislacioni: çёshtja e gjuhёs sё urrejtes

a) Propozime pёr pёrmirёsime nё kodin penal, sepse mos kryerja e ndryshimeve do tё sillnin pasoja tё rёnda nё shoqёri.
b) Festivali i diversitetit: shoqёria civile tё jetё e gatshme tё informojё. Komuniteti LGBT tё jetё i koordinuar pёr tё informuar.

Monday, April 2, 2012

Njё historik i shkurtёr i Levizjes Moderne LGBT nё Shqipёri


- 29.03.1994 – Krijohet organizata e parё gay nё historinё e Shqipёrisё: Gay Albania. Lajmi bёhet publik nё tё pёrditshmen e pavarur “Koha Jonё”. Dy javё mё pas, po e njёjta gazetё boton intervistёn e parё SGA, i cili ёshtё edhe personi i parё nё Shqipёri, qё prej vitit 1945, qё jep njё intervistё nё lidhje me tё drejtat seksuale.

- Nёntor 1995 – Kodi Penal i Republikёs sё Shqipёrisё, pas shumё diskutimeve dhe debateve paragjykuese/diskriminuese dekriminalizon “pederastinё” qё nё atё kohё unifikohej me marrёdhёnien seksuale mes personave tё tё njёjtёs gjini.

- 1999 – Pas largimit tё kryetarit tё Gay Albania nga Shqipёria, krijohet organizata e dytё e komunitetit e quajtur ALGA – Albanian Gay Association.

- 2000 – Fondacioni SOROS bёn njё pёrpjekje pёr tё asistuar nё riorganizimin e komunitetit LGBT me idenё qё komuniteti tё krijonte njё fondacion pёr tё drejtat LGBT.

- 2003 – Bёhet njё pёrpjekje tjetёr e njё grupi tё rinjsh nga Shqipёria pёr tё ngritur njё lёvizje tё re LGBT. Krijohet njё organizatё e re e quajtur GISH – Grupi pёr Integrim Shoqёror.

- 2006 – Grupi Shqiptar pёr tё Drejtat e Njeriut nis pёrgatitjen e Ligjit kundёr Diskriminimit. Puna finalizohet nё fund tё vitit 2009.

- Qershor/Korrik 2009 – Kryeministri i Shqipёrisё, Sali Berisha del publikisht nё mbrojtje tё komunitetit LGBT dhe prononcohet pro martesёs brenda gjinisё.

- Gjatё periudhёs 2008-2009 krijohen dy organizatat kryesore tё lёvizjes LGBT nё Shqipёri: Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT.

Kjo pёrmbledhje tregon qartazi pёr njё histori 18 vjeçare e cila pёrkon nё mёnyrё tipike me hapjen e Shqipёrise, demokratizimin e vendit dhe krijimin e shoqёrisё civile.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri