Showing posts with label Coming out. Show all posts
Showing posts with label Coming out. Show all posts

Thursday, April 12, 2012

Tё pranosh orientimin seksual ёshtё e shёndetshme, sidomos nёse prindёrit tё mbёshtesin



Burim: http://www.pinknews.co.uk/2012/04/11/study-coming-out-is-good-for-your-health-if-your-parents-are-supportive/

Tё pranosh orientimin seksual si person gei, lezbike ose biseksual/e, thёnё ndryshe coming out, sidomos pёrballё prindёrvё mund tё pёrmirёsojё ndjeshёm shёndetin tuaj mendor, dhe ul shanset e abuzimit me substancat narkotike dhe alkoolin. Ky ka qenё rezultati i kёrkimeve tё bёra sё fundmi nё Universitetin e Bostonit nё SHBA. Kёto benefite lidhen ngushtё me faktin qё kёto prindёr janё mbёshtetёs.

Ka njё ndryshim kuptimplotё edhe nё nivel statistikor, nё tё mirat shёndetёsore pёr ata persona tё cilёt kishin mbёshtetjen e prindёrve, pёrkundёr atyre qё nuk e kishin kёtё mbёshtetje.

Pёr shembull, meshkujt gei dhe biseksualё tё cilёt nuk kishin mbёshtetjen e prindёrve, kishin gjashtё herё mё shumё gjasa tё vuanin nga depresioni i rёndё dhe abuzimi me substancat narkotike dhe alkooli. Pёr femrat lezbike dhe biseksuale gjasat ishin pesё herё mё tё mёdha dhe ato tё abuzimit me substanca narkotike njёmbёdhjetё herё mё tё mёdha.

Studimi ёshtё publikuar tek Journal of Homosexuality dhe mbulonte 5658 persona tё intervistuar, tё grupmoshёs 18-64 vjeç. 75% e tё pyeturve kishin pranuar orientimin e tyre seksual tek prindёrit, mesatarisht rreth moshёs 25 vjeç. Pjesёmarrёsit ishin pyetur edhe pёr moshёn, racёn, arsimimin, gjendjen shёndetёsore, pёr tё parё sa mё nga afёr lidhjen midis pranimit tё orientimit seksual dhe shёndetit.

Njё tregues interesant i studimit tregon se benefitet shёnddetёsore ishin shumё herё mё tё mёdha tek femrat sesa meshkujt.  

Sipas Dr. Rothman, njё nga kёrkuesit e kёtij studimit, “Ka mundёsi qё stresi i mos pranimit tё orientimit seksual tek tё afёrmit nuk ndikon njёsoj si tek femrat edhe tek meshkujt. Pёrgjithёsisht, meshkujt mund ta jetojnё jetёn e tyre seksuale mё lehtё dhe pa pasur nevojё pёr ndihmёn e prindёrve.  Por ka mundёsi qё ky tё jetё thjesht njё nga elementёt e veçantё tё studimit tonё.“

Pёr sa i takon mesazhit qё ky studim pёrcjell, Dr. Rothman tha: "Mёnyra se si ne i trajtojmё fёmijёt tanё LGB, edhe pёrpara se ata tё pranojnё orientimin e tyre seksual si gei, lezbike ose biseksualё mund tё ketё efekte shumё tё gjata nё kohё dhe njё imakt tё fortё nё shёndetin e tyre dhe pёrballjen me vёshtirёsitё e jetёs"

Thursday, December 22, 2011

Ambasada PINK hap strehёzёn e parё tё emergjencёs pёr komunitetin LGBT nё Shqipёri

Duke filluar nga Janari 2012, nё Tiranё do tё funksionojё Strehёza e parё e Pritjes dhe Strehimit pёr rastet e emergjencёs pёr komunitetin LGBT nё Shqipёri, qё ne e kemi quajtur “Strehёza e Ylberit”. Ky projekt i rёndёsishёm i mundёsuar nga bashkёpunimi me Fondacionin Planet Romeo Hollandё, i mundёson komunitetit LGBT, strehim dhe mbrojtje nё situatat mё tё vёshtira apo ekstreme tё jetёs, sidomos pёr djemtё dhe vajzat qё janё nё procesin e “comming out” (pranimit).

Realiteti i sotёm, i cili i vendos shpesh djemtё dhe vajzat LGBT pёrballё dilemёs sё pranimit tё vetёvehtes, edhe me kushtin e largimit nga familja, e bёri tё domosdoshme qё Ambasada PINK tё kёrkonte njё Strehёz qё bёn tё mundur pёr ata, tё cilёt u duhet tё braktisin mjedisin e tyre familjar, tё kenё njё vend ku tё strehohen pёr mbrojtje dhe siguri.

“Strehёza e Ylberit”, vendndodhja e tё cilёs nuk do tё bёhet publike pёr arsye sigurie, do t’i jap mundёsi çdo individi nё vёshtirёsi pёr t’u integruar nё shoqёri dhe t’iu japё kohёn e duhur pёr tё komunikuar me familjarёt dhe tё dashurit e tyre. “Strehёza e Ylberit” do tё jetё e hapur vetёm pёr personat qё kanё mbushur moshёn 18 vjeç, ndёrsa pёr tё gjithё personat nёn kёtё moshё, strehimi i tyre do tё bёhet nё strehёzat pёr mbrojtjen e fёmijёve dhe adoleshentёve.

Prej kohёsh Ambasada PINK ka shprehur shqetёsimin pёr rastet kur prindёrit apo tё afёrmit e komunitetit LGBT kanё reaguar ashpёr pasi kanё mёsuar orientimin seksual tё fёmijёve tё tyre, duke arritur deri nё rrahjen apo dёbimin e tyre. Nё mjaft raste, pas njё periudhe reflektimi dhe komunikimi, prindёrit janё ri-bashkuar me fёmijёt e tyre, duke nisur kёshtu fazёn e njohjes dhe pranimit tё identitetit tё tyre seksual. Duke patur parasysh kёtё moment tё rёndёsishёm dhe delikat nё jetёn e vajzave dhe djemve tё komunitetit, vullneti i Ambasadёs PINK ёshtё qё nё kёtё periudhe tranzitore, t’i asistojё anёtarёt e komunitetit tё vendosur nё strehёz, duke i ndihmuar ata nё komunikimin me tё afёrmit e tё dashurit e tyre, si dhe pёr njё pjesё tё tyre ndihmёn nё drejtim tё mёsimit tё njё profesioni.

“Strehёza e Ylberit” do tё funksionojё, duke u mbёshtetur nё rregulla dhe parime etike, nё mёnyrё qё bashkёjetesa, sado e shkurtёr e anёtarёve tё ndryshёm tё komunitetit, tё jetё e qetё dhe nё ndihmё tё kauzёs sonё tё pёrbashkёt.

Pёr Ambasadёn PINK, ky ёshtё njё moment i rёndёsishёm nё drejtim tё avancimit dhe mbrojtjes tё tё drejtave tё komunitetit LGBT, duke u siguruar qё pavarёsisht rrethanave tё jetёs, asnjё anёtar i saj tё mos vuajё, dhunohet apo dёmtohet nga largimi prej gjirit tё familjes.

Thursday, December 1, 2011

Kush lufton për të drejtat e mia?

nga Enida Bogdani 

Shoqëria shqiptare është një shoqëri demokratike, por ka ende ka problem pranimin e vetvetes.

Bota PINK - Lufta është një term i ashpër, por në një demokraci po nuk kërkove vendin tënd në shoqëri dhe sidomos po nuk i bëre të zëshme të drejtat e tua, asnjeri nuk t’i fal.

Secili nga ne, në kushte dhe skenare të ndryshme në mënyrë të përditshme është ndërmjetës për të drejtat e veta!

Por pyetja lind kush duhet të luftojë për të drejtat e kujt ? Të parët që duhet të luftojnë për të drejtat e tyre janë vetë anëtarët e një komuniteti të caktuar, dhe mbështetësit zakonisht janë familjarët, miqtë dhe grupe të tjera interesi.

Një aktivist për të drejtat e fëmijëve nuk pyetet, “Ju vetë a jeni fëmijë” ? Një aktivist, apo punonjës për të drejtat LGBT pyetet me ngul pse i mbron këto të drejta. Kush duhet të luftojë për të drejtat LGBT në Shqipërinë ku secili zë kërkon të dalë më lart të tjerëve sepse jetojmë në një shtet në zhvillim, me problem ekonomike, ligjore e politike?!

Antarët e komuniteti LGBT në Shqipëri njihen në mënyrë të përditshme me luftën për afirmimin e legjitimitetit natyror të ekzistencës së tyre. Kushdo mund të aktivizohet për të drejtat LGBT, që ka interesa peronale me komunitetin, që është pjesë e komunitetit, apo që do të jetojë në një shoqëri sa më të shëndetshme demokratike.

Në punën e përditshme në Ambasadën PINK vihet në diskutim pse punoni për LGBT, nga merrni fonde, a jeni vetë LGBT etj. Kjo mbjell mosbesim dhe nuk ndihmon banorët që thjesht duan të jetojnë në një shoqëri që i pranon dhe jo diskriminon.

Ndër parimet bazë të demokracisë është që e drejta e njërit përfundon aty ku fillon e drejta e tjetrit dhe shoqëria shqiptare është një shoqëri demokratike, por ka ende problem pranimin e vetvetes.

Wednesday, November 30, 2011

Kujt t’ia them se kë dashuroj?

nga Enida Bogdani  

Dashuria është përfshirëse, është për të gjithë, sepse të gjithë dashurojmë. Kështu na mësojnë gjithandej, këtë dëgjojmë, që të dashurosh është gjithmonë mirë. 

Por kur themi dashuri cili është imazhi i parë që na vjen ndërmend? Një daljë dhe një vajzë duke u puthur në buzë? Po sikur të jëtë një dashuri midis dy djemve?

Dashuria nuk njeh gjini! Kur dashurojmë, ne dashurojmë në mënyrë personale dhe kjo ndjenjë është po aq legjitime midis dy njerëzve të të njëjtit seks. Këto janë disa nga opinionet dhe mendimet e të rinjve që frekuentojnë Ambasadën PINK. Këtë muaj tema e ambasadës ka qënë “Coming out”, se si të shprehim për seksualitetin tonë.

Jemi përfshirë me biseda të panumërta dhe rezulton se kur fiton një dashuri romantike, humbet dashurinë familjare, shprehen disa nga djemtë. Koncepti se ky komunitet nuk eksziston, ose nuk janë njerëz për të qënë, qarkullon nëpër Tiranë, i nderë si ajri i ndotur. Komuniteti LGBT nuk shfaqet, nuk shprehet, nuk dashuron nëpër rrugët e Tiranës (aq më pak nëpër qytetet më konservatore) sepse kërcënohen me heshtjen e mospranimit.

Në më të shumtat e rasteve familja nuk është e gatshme të pranojë orientimin seksual të fëmijëve, sepse ekziston trysnia shoqërore e diskriminimit, sepse ekziston presioni i fisit. Prandaj djemtë dhe vajzat shprehen me njëri-tjetrin, krjojnë një komunitet të mbyllur, ku mbrohen dhe pranohen.

Më thoni, kujt mund t’i thonë këto djem dhe vajza se kë dashurojnë, kur mendojnë se reagimi i parë i dikujt do jetë refuzimi? I shprehen njëri-tjetrit, dhe punonjësve të PINK dhe miqve që janë mendje-hapur dhe miqsorë. Por duan të flasin dhe me familjen, duan të kenë të gjitha format e dashurisë!

Friday, September 16, 2011

Anton Hysen: Si e sfidova botën homofobike të futbollit

Ka qenë futbollisti i dytë profesionist në histori që ka deklaruar publikisht homoseksualitetin e tij, duke sfiduar një botë ku homofobia është e pranishme gjithkund


Anton Hysen është prototipi i futbollistit modern. 20 vjeç, suedez, inicialet e emrit të tij tatuazh pas njërit vesh dhe ato të prindërve në të dy krahët. Në krahun e djathtë edhe një akronim, “UNWA”. Një homazh ndaj Liverpulit, qytetit të tij të origjinës dhe këngës më të famshme të skuadrës “You’ll never walk alone”. Anton, djali i Glen Hysen, ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe futbollist i kombëtares suedeze, në këto kohë duket se “ecën” vetëm. Në mars u bë futbollisti i parë suedez që deklaroi se ishte gej. Për më tepër është futbollisti i dytë profesionist në histori që ka pranuar publikisht homoseksualitetin e tij. I pari, Justin Fashanu, e bëri në vitin 1990, që nga ajo kohë u përzu nga bota e futbollit, madje edhe familja nuk e përkrahu më. Tetë vjet më vonë vrau veten. Justin Fashanu, i përkiste një tjetër brezi. Por ende sot, ndërsa burra dhe gra homoseksualë kryejnë detyra me rëndësi të madhe në çdo sektor në botën e shoubiznesit, futbolli ka mbetur ende në të shkuarën, intolerante, ndaj pothuajse asnjë futbollist profesionist nuk e ka deklaruar që është gej, pavarësisht prirjeve të tyre seksuale. Përveç Anton Hysen. Mesfushori luan në kategorinë e katërt suedeze dhe për të jetuar punon në fabrikën e “Volvo”-s në qytetin ku luan. Por ndershmëria me të cilën pranoi orientimin e tij seksual shkaktoi zhurmë të madhe. Anton i përket një dinastie futbollistësh suedezë. Vëllai i tij, Tobias, luan me kombëtaren. I ati, Glenn, ka qenë një mbrojtës jashtëzakonisht i mirë, madje ende sot në Suedi është shumë i famshëm. Në fakt, të gjithë mund të përgëzojnë Anton-in për vendimin e tij.

Djaloshi 20-vjeçar vendosi të tregonte të vërtetën që në fillimet e karrierës së tij dhe jo atëherë kur mund të kishte varur këpucët në gozhdë. Anton është një futbollist dinamik dhe i kompletuar. Flet një anglishte të shkëlqyer me theks amerikan, të fituar gjatë kohës që studioi për një vit në një kolegj amerikan. Për më tepër, ndihet shumë mirë në rolin e tij. Familja e tij jeton në Goteborg. Anton tregon se nuk ka kohë për të humbur me stereotipat për homoseksualët. “Nuk jam mbështetës i paradës së gejve. Nuk ka asgjë të keqe në këtë lëvizje, por mua nuk më pëlqen”, thotë. Historia e tij nis me “gay pride” në Stokholm në vitin 2007, ku mori pjesë edhe babai i tij. Në atë kohë, shfaqja e Glenn Hysen shkaktoi shumë zhurmë. Komuniteti gej e kishte cilësuar si homofob në vitin 2001, kur ish-mbrojtësi kishte goditur me grusht një burrë që i kishte shkelur syrin në banjat e aeroportit në Frankfurt. Por gjashtë vjet më vonë duke folur nga skena në Stokholm, legjenda e futbollit anglez përgënjeshtroi gjithçka dhe filloi të flasë me fjalë të mëdha për një djalosh 16-vjeçar që donte të deklaronte prirjet e tij, pasi kishte frikë se ç’mund të mendonin njerëzit që e rrethonin. Në atë moment asnjë nuk e kuptoi se ai po fliste për të birin. “Më tha, po e bëj për ty”, tregon Anton. Disa vjet më parë, Anton Hysen, u tregoi miqve dhe familjarëve se ishte gej, duke marrë kështu mbështetjen e tyre të sinqertë. Ai është i bindur se ka qenë gjithmonë homoseksual. “Gjithmonë e kam ditur, por në fillim nuk i kushtoja shumë rëndësi. Jetoja në shtëpi dhe dilja me një vajzë. Nisa ta mendoja seriozisht vetëm atëherë kur më erdhi dëshira për të pasur një lidhje më serioze”. Karriera e tij si futbollist në klubin suedez është penguar nga një sërë dëmtimesh. Aktualisht, Anton vesh fanellën e Utsiktens që në 2010-n punësoi të atin si trajner. Anton nuk ka menduar kurrë se do të bëhej i famshëm pas asaj që rrëfeu. Motivi i heshtjes së futbollistëve gej është kryesisht i lidhur me homofobinë që mbizotëron në botën e futbollit, që nga më të pushtetshmit deri te kampionatet amatore. Kur në 2010, FIFA vendosi që botërori i futbollit në vitin 2022 të zhvillohet në Katar, një vend ku homoseksualiteti është ilegal, presidenti Sepp Blatter i këshilloi duke qeshur të gjithë tifozët gej të ‘distancohen nga çdo aktivitet seksual” nëse do të vendosin të ndjekin kombëtaren e tyre në vendin arab. “Falë Zotit, vetëm personat e shëndetshëm luajnë futboll”, tha pak kohë më parë Vlato Markoviç, duke premtuar se deri kur të jetë ai presidenti i federatës kroate nuk do të ketë hapësirë në kombëtare për futbollistët gej. Në 2009-n Max Clifford rrëfeu se kishte këshilluar dy futbollistë gej të Premier Ligës angleze të mos dilnin hapur, sepse futbolli “ka ndalur në Mesjetë, është ekstremist homofobik”. Në vitin 2001, Gordon Taylor, president i shoqatës së futbollistëve profesionistë, pranoi se problemi i homofobisë nuk ishte mes prioriteteve të federatës, duke qenë se asnjë futbollist nuk kishte pranuar të shfaqej në videon kundër diskriminimit të homoseksualëve. Sigurisht të pranosh homoseksualitetin, është shumë e lehtë në një vend si Suedia. Anton është një anglofil i pasionuar, por pranon se Suedia është shumë më tolerante sesa Mbretëria e Bashkuar. “Këtu njerëzit janë liberalë, por gjithsesi i kuptoj ata që i përkasin një kulture apo besimi ndryshe dhe nuk respektojnë seksualitetin tim. Jo të gjithë mund të duan”.

burin: (http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/fa897cb8434d3f93af177485246f6ed7.html)