Thursday, December 1, 2011

Kush lufton për të drejtat e mia?

nga Enida Bogdani 

Shoqëria shqiptare është një shoqëri demokratike, por ka ende ka problem pranimin e vetvetes.

Bota PINK - Lufta është një term i ashpër, por në një demokraci po nuk kërkove vendin tënd në shoqëri dhe sidomos po nuk i bëre të zëshme të drejtat e tua, asnjeri nuk t’i fal.

Secili nga ne, në kushte dhe skenare të ndryshme në mënyrë të përditshme është ndërmjetës për të drejtat e veta!

Por pyetja lind kush duhet të luftojë për të drejtat e kujt ? Të parët që duhet të luftojnë për të drejtat e tyre janë vetë anëtarët e një komuniteti të caktuar, dhe mbështetësit zakonisht janë familjarët, miqtë dhe grupe të tjera interesi.

Një aktivist për të drejtat e fëmijëve nuk pyetet, “Ju vetë a jeni fëmijë” ? Një aktivist, apo punonjës për të drejtat LGBT pyetet me ngul pse i mbron këto të drejta. Kush duhet të luftojë për të drejtat LGBT në Shqipërinë ku secili zë kërkon të dalë më lart të tjerëve sepse jetojmë në një shtet në zhvillim, me problem ekonomike, ligjore e politike?!

Antarët e komuniteti LGBT në Shqipëri njihen në mënyrë të përditshme me luftën për afirmimin e legjitimitetit natyror të ekzistencës së tyre. Kushdo mund të aktivizohet për të drejtat LGBT, që ka interesa peronale me komunitetin, që është pjesë e komunitetit, apo që do të jetojë në një shoqëri sa më të shëndetshme demokratike.

Në punën e përditshme në Ambasadën PINK vihet në diskutim pse punoni për LGBT, nga merrni fonde, a jeni vetë LGBT etj. Kjo mbjell mosbesim dhe nuk ndihmon banorët që thjesht duan të jetojnë në një shoqëri që i pranon dhe jo diskriminon.

Ndër parimet bazë të demokracisë është që e drejta e njërit përfundon aty ku fillon e drejta e tjetrit dhe shoqëria shqiptare është një shoqëri demokratike, por ka ende problem pranimin e vetvetes.

1 comment:

  1. Dua t'i jap një këshillë të shpejtë kujtdo që ka vështirësi në marrëdhënien e tij ose të saj të kontaktojë Dr. Agbazarën sepse ai është i vetmi që është i aftë të rikthejë marrëdhënie ose martesa të prishura brenda një afati kohor prej 48 orësh. Mund ta kontaktoni Dr. Agbazarën nëpërmjet 📞 WhatsApp: +2348104102662 ose t'i shkruani nëpërmjet 📧email-it të tij në ( agbazara@gmail.com ).

    ReplyDelete