Wednesday, November 30, 2011

Kujt t’ia them se kë dashuroj?

nga Enida Bogdani  

Dashuria është përfshirëse, është për të gjithë, sepse të gjithë dashurojmë. Kështu na mësojnë gjithandej, këtë dëgjojmë, që të dashurosh është gjithmonë mirë. 

Por kur themi dashuri cili është imazhi i parë që na vjen ndërmend? Një daljë dhe një vajzë duke u puthur në buzë? Po sikur të jëtë një dashuri midis dy djemve?

Dashuria nuk njeh gjini! Kur dashurojmë, ne dashurojmë në mënyrë personale dhe kjo ndjenjë është po aq legjitime midis dy njerëzve të të njëjtit seks. Këto janë disa nga opinionet dhe mendimet e të rinjve që frekuentojnë Ambasadën PINK. Këtë muaj tema e ambasadës ka qënë “Coming out”, se si të shprehim për seksualitetin tonë.

Jemi përfshirë me biseda të panumërta dhe rezulton se kur fiton një dashuri romantike, humbet dashurinë familjare, shprehen disa nga djemtë. Koncepti se ky komunitet nuk eksziston, ose nuk janë njerëz për të qënë, qarkullon nëpër Tiranë, i nderë si ajri i ndotur. Komuniteti LGBT nuk shfaqet, nuk shprehet, nuk dashuron nëpër rrugët e Tiranës (aq më pak nëpër qytetet më konservatore) sepse kërcënohen me heshtjen e mospranimit.

Në më të shumtat e rasteve familja nuk është e gatshme të pranojë orientimin seksual të fëmijëve, sepse ekziston trysnia shoqërore e diskriminimit, sepse ekziston presioni i fisit. Prandaj djemtë dhe vajzat shprehen me njëri-tjetrin, krjojnë një komunitet të mbyllur, ku mbrohen dhe pranohen.

Më thoni, kujt mund t’i thonë këto djem dhe vajza se kë dashurojnë, kur mendojnë se reagimi i parë i dikujt do jetë refuzimi? I shprehen njëri-tjetrit, dhe punonjësve të PINK dhe miqve që janë mendje-hapur dhe miqsorë. Por duan të flasin dhe me familjen, duan të kenë të gjitha format e dashurisë!

No comments:

Post a Comment