Wednesday, December 26, 2012

Arritjet dhe Sfidat e levizjes LGBT ne Shqiperi per vitin 2012


Mё poshtё ёshtё njё pёrmbledhje e shkurtёr e disa prej arritjeve kryesore tё lёvizjes LGBT nё Shqipёri gjatё vitit 2012. Ndёrkohё, mё tej, janё rrjeshtuar disa nga sfidat kryesore me tё cilat pёrballet lёvizja nё tё ardhmen e afёrt.

Ky material ёshtё prezantuar nё tryezёn e rrumbullakёt “Tё drejtat LGBT, arritje dhe sfida” realizuar nё kuadёr tё Ditёs Ndёrkombёtare tё tё Drejtave tё Njeriut nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me Ministrinё e Punёs, Cёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, Avokatin e Popullit, Komisionerin pёr mbrojtje nga Diskriminimi dhe me mbёshtetjen e Ambasadёs sё Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, programi Matra, i Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Hollandёs.

Arritje

Pёrfshirja e çёshtjeve LGBT nё planin e punёs sё çdo institucioni.

- Bashkёpunimi me Ministrinё e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta pas dhe gjatё ngritjes sё grupit ndёr-ministror tё punёs pёr çёshtjet LGBT rezultoi nё njё seri trajnimesh dhe aktivitetesh tё pёrbashkёta tё cilat hodhёn dritё mbi nevojat, problemet dhe kёrkesat e komunitetit LGBT. Pёrgatitja e Planit tё Veprimit, ka parashtruar njё sёrё politikash dhe praktikash tё cilat nёse realizohen tё gjitha me sukses, do tё sjellin ndryshime tё dukshme nё cilёsinё e jetёs sё personave LGBT nё tё gjithё vendin.

Po aq me vlerё ka qenё bashkёpunimi me zyrёn e Avokatit tё Popullit. Qё nga takimi i parё dhe deri mё tani Z. Totozani dhe stafi qё ai drejton janё shndёrruar nё njё mbёshtetje e fuqishme e kauzёs LGBT, nё respekt tё tё gjithё legjislacionit shqiptar nё fuqi dhe tё gjithё konventave tё nёnshkruara nga vendi yne. Publikimi i Raportit tё Posaçёm tё Avokatit tё Popullit pёr komunitetin LGBT nё muajin Gusht 2012, tregoi pёr njё aktivitet shumё tё ngjeshur brenda njё periudhe kohore shumё tё shkurtёr.

Puna e Komisionerit pёr Mbrotjen nga Diskriminimi ka vazhduar tё ndikojё nё ndёrgjegjёsimin dhe pёrmirёsimin e performancёs sё institucioneve tё ngarkuar pёr zbatimin e ligjit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gradualisht, nё bashkёpunim, ne po pёrpiqemi ta shndёrojmё zyrёn e Komisionerit nё njё institucione tё besueshёm pёr komunitetin, i cili vazhdon ti druhet denoncimit tё rasteve tё dhunёs apo diskriminimit. Plani strategjik i Komisionerit pёr periudhёn 2012-2015 pёrfshin nё shumё klauzola punёn ndёrgjegjёsuese dhe advokuese pёr kauzёn LGBT pasojat e tё cilёs do tё jenё shumё mё tё ndjeshme nё tё ardhmen.

- Organizimi i Festivalit tё Diversitetit nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe i aktiviteteve tё ndyrshme nga organizatat LGBT nё vend, nuk do tё kishin qenё tё munduara pa vendosmёrinё e organizatёs sonё pёr tё vazhduar me kёtё projekt dhe pa mbёshtetjen vendimtare tё institucioneve tё rёndёsishme si Kryeministri i Shqipёrisё Z. Berisha, Ministria e Punёs, Avokati i Popullit, Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Disrkiminimi, Ambasada e Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, Komisioni Europian, Ambasada e Shteteve tё Bashkuara, organizatat e ndryshme etj.

Nё kёtё kuadёr, puna e Policisё sё Shtetit nё garantimin e sigurisё sё kёtyre aktiviteteve ka qenё shumё e suksesshme dhe pozitive.

- Konferenca rajonale e Qershorit, organizuar nga Ambasada e SHBA-ve nё Tiranё solli pёr herё tё parё nё vendin tonё aktivistё, organizata, institucione dhe personalitete tё shumё qё punojnё pёr kёtё kauzё nga i gjithё rajoni dhe bota.

- Po gjatё kёtij viti, ne krenohemi me ngritjen e Komitetit Organizativ Tirana Pride 2013 nё tё cilin janё tё angazhuara tё gjithё organizatat LGBT nё vend dhe ku janё pjesёmarrёse tё gjitha grupet qё mbёshtesin kauzёn tonё. Ky Komitet Organizativ krenohet edhe me zhvillimin e njё proteste tё pёrbashkёt nё muajin Tetor pёrpara zyrave tё Ambasadёs sё Maqedonisё nё Tiranё pёr tё kundёrshtuar dhunёn dhe diskriminimin qё komuniteti LGBT po pёson nё vendin fqinj.

- Nё Shtator tё kёtij viti, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri me mbёshtetjen e Amb. sё Vendeve tё Ulёta nё Tiranё dhe me pjesёmarrjen e ekspertёve nga Ambasada e SHBA-ve, Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, UNDP, COC Hollande dhe CRCA Shqipёri organizoi pёr herё tё parё shkollёn verore PINK, si njё ndёrmarje edukuese dhe informuese pёr fuqizimin e komunitetit LGBT.  

-  Forcimi i aleancave dhe bashkёpunimit me organizata tё ndryshme tё tё drejtave tё njeriut. PINK Embassy ka besuar gjithmonё nё zhvillimin e njё dialogu tё shёndetshёm dhe konstruktiv me tё gjithё aktorёt e shoqёrisё civile, organizata dhe aktivistё, ekspertiza dhe pasioni i tё cilёve e kanё bёrё shumё mё efektive punёn tonё. Mbёshtetje kryesore nё kёtё kuadёr kemi marrё dhe vazhdojmё tё marrim nga CRCA Shqipёri.

- Puna me mediat ka qenё dhe mbetet shume e rёndёsishme pёr avancimin e çdo kauze nё vendin tonё. Edhe nё raport me çёshtjet LGBT, media ka qenё shumё e pranishme dhe puna e saj intensive ka ndikuar ndjeshёm nё rritjen e ndёrgjegjёsimit publik dhe ndarjen e informacionit. Por, ashtu si nё çdo fushё tjetёr, edhe kauza LGBT ka rёnё pre e spektakolarizmit dhe skupit, diçka tё cilёt ne e rrefuzojmё pa mё tё voglin ekuivok duke besuar sё çёshtjet e tё drejtave tё njeriut nuk janё pёr variete.

- Edhe kёtё vit, ashtu si vitet e mёparshme, puna me komunitetin ka qenё e drejtpёrdrejtё dhe shumё e rёndёsishme pёr ne. Ofrimi i njё mjedisi tё sigurt, mundёsia pёr tё qenё vetvetja dhe pёr tё ndarё problemet, njohja me kauzёn dhe identifikimi i mёnyrave pёr tё kontribuar kanё bёrё njё komunitet shumё mё tё ndёrgjegjёsuar, mё tё lirё dhe mё tё angazhuar.

Sfida

- Dhuna dhe diskriminimi ndaj komunitetit LGBT vazhdon. Ndёrkohё qё puna institucionale, ndёrgjegjёsimi dhe pёrmirёsimi ligjor vazhdojnё, personat LGBT, kudo ku ata jetojnё vazhdojnё tё jenё pre tё dhunёs, diskriminimit, margjinalizimit dhe shanseve tё pakta. Ky ёshtё njё realitet historik i personave LGBT, tё cilёt pavarёsisht se nё petkun e heteroseksualizmit i gjen nё tё gjitha shtresat shoqёrore, realiteti i tyre emocional, psikologjik, afektiv ёshtё shumё herё mё vulnerabёl se ai i anёtarёve tё tjerё tё shoqёrisё.

- Fjalimet e urrejtjes dhe nxitja e urrejtjes nga pёrfaqёsues tё politikёs, fesё etj Rritja e informimit dhe ndёrgjegjёsimit pёr kauzёn LGBT ka sjellё njё nga efektet e saj anёsore mё tё pritshme: fjalimet e urrejtjes, komentet e panumёrta homofobike dhe transfobike tё cilat rrefuzojnё tё pranojnё realitetin dhe mbi tё gjitha rrefuzojnё ta njohin atё. Ky fenomen, nuk tregon vetёm se duhet tё bёhen ligje mё tё forta dhe tё rrepta, por rrёfen hapur se homofobia ёshtё e mirёvendosur nё shoqёrinё tonё, brenda psikologjisё sociale tё sistemit patriarkal dhe si i tillё do kёrkojё shumё punё pёrpara se tё crrёnjoset.

- Aksesi nё tё mira dhe shёrbime sidomos nё sektorin e qeverisjes lokale ёshtё ende inekzistent pёr kёtё grup social. Puna e institucioneve tё qeverisjes lokale duhet tё intensifikohet sa mё herёt nё mёnyrё qё personat LGBT tё pёrfitojnё tё gjithё ndihmёn dhe suportin e nevojshёm nё komunitetet e tyre.

- Tekstet me pёrmbajtje homofobike dhe mungesa e teksteve edukuese. Gjithçka fillon dhe pothuajse “mbaron” me edukimin. Ky proçes i gjatё dhe i vёshtirё, tё cilit shoqёritё e civilizuara i kushtojnё energji tё pafundme kёrkon qё sistemi arsimor shqiptar tё mos e shohё kauzёn LGBT si njё ekses, si njё kapitull tё vogёl, nё njё nga vitet e shkollёs sё mesme, por si njё nga themelet e edukimit qё çdo fёmijё dhe adoleshent shqiptar duhet tё marrё pёr tё gjitha llojet e minoriteteve dhe grupeve sociale.

- Lidhur me sa mё sipёr, ёshtё edhe problemi i bulizmit nё shkolla, atje ku prindёrit mendojnё se fёmijёt e tyre janё mё tё sigurt, por ku nё fakt ata vuajnё dhunёn dhe margjinalizimin mё tё madh. Sidomos pёr tё rinjtё LGBT, shkolla ёshtё vendi tё cilin ata duan ta evitojnё mё shumё. Kjo kёrkon qё puna pёr ndryshimin e sjelljeve diskriminuese nё shkolla duhet tё nisё menjёherё. Adoleshentёt diskriminojnё sepse kjo sjellje ёshtё e legjitimuar nё sytё e mёsuesve dhe prindёrve tё tyre. Prandaj ndryshimi duhet tё ndodhё na bashkёpunim dhe me pёrfshirjen e kёtyre dy grupeve.  

Monday, December 24, 2012

KONKUZIONET DHE REKOMANDIMET E TRYEZЁS SЁ RRUMBULLAKËT


“Respektimi i të drejtave të komunitetit LGBT: Arritje dhe Sfida”

Organizuar nga:                        Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri
Në bashkëpunim me:          Avokatin e Popullit, Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Me mbështetjen e:                Programit MATRA të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulta.
- Legjislacioni për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe për të drejtat LGBT në veçanti, ka ardhur vazhdimisht duke u përmirësuar, por sfidë mbetet zbatimi i ligjeve. Më shumë hapa duhen ndërmarre në drejtim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet për të drejtat e njeriut;
- Tryeza evidentoi faktin se një sёrë ligjesh kanë nevojë për t’u përmirësuar dhe për të adresuar më mirë çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të komunitetit LGBT. Ligjet specifike që kërkojnë ndërhyrje janë:
- Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (krimet dhe gjuha e urrejtjes)
- Kodi i Punës (ndalimi i diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në marrëdhëniet e punës);
- Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi (aspektet proçedurale, ankimimi etj)
- Përgatitja e Planit të Veprimit të Qeverisë shqiptare është një arritje e rëndësishme, jo vetëm institucionale, por edhe sepse ai u përgatit falë bashkëpunimit dhe dialogut me komunitetin LGBT në Shqipëri. Megjithatë sfidë mbetet mbështetja me buxhet e zbatimit të Planit, e cila për momentin nuk është ende e qartë se nga cilat burime do të financohet.
-Sfidë mbetet zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskrimimini në sistemin arsimor para-universitar në Shqipëri. Niveli i njohjes së Ligjit mbetet ende shumë i ulёt nga institucionet arsimore dhe përfaqësuesit e tyre dhe në shumë raste vihet re zbatim ose interpretim jo i drejtë i ligjit nga ana e tyre. Ministria e Arsimit duhet të tregojё më shumë vemendje në drejtim të bërjes së njohur të ligjit nga stafet e saj në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ngritjen e mekanizmave që bëjnë të mundur mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe diskriminimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, dhe përfshirjen e njohurive mbi të drejtat e individëve LGBT në programet mësimore të të drejtave të njeriut.
- Me prioritet duhet parë vendosja e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit për të organizuar kurse trainimi mbi Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi me drejtues të Drejtorive Arsimore dhe mësues në të gjithë Shqipërinë si dhe trajtimit të drejtë të aspekteve të të drejtave seksuale, orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
- Avokati i Popullit dhe Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me organizatat LGBT duhet të shohin mundësinë e organizimit të orëve të hapura në Shkollat e Mesme, për informimin e adoleshentëve dhe të rinjve mbi çështjet LGBT, diskriminimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
- Media ka bërë një punë shumë të mirë në drejtim të ndërgjegjësimit të publikut të gjerë mbi gjendjen dhe të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri. Megjithatë sugjerohet që organizatat LGBT dhe mediat të punojnë më nga afër duke sjellë në vemendjen e publikut modele pozitive të individëve LGBT brenda dhe jashtë Shqipërisë.
- Tryeza vlerësoi bashkëpunimin e ngritur midis vetë organizatave LGBT dhe propozon që ky bashkëpunim të forcohet duke përfshirë organizimin e nismave dhe aksioneve të përbashkëta në drejtim të mbrotjes, forcimit dhe avancimit të komunitetit LGBT në Shqipëri.

Tekstet diskriminuese tё ndryshohen ose hiqen nga qarkullimi



24 Dhjetor 2012 -  Zyra e Komisioneres pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka njoftuar ditёn e sotme Ambasadёn PINK/LGBT Pro Shqipёri, pёr vendimin e marrё nё lidhje me tekstet universitare qё diskriminojnё hapur komunitetin e personave lesbike, gei, biseksualё dhe transgjinorё nё Shqipёri. 

Nё datёn 7 Nёntor, Ambasada PINK pёrmes njё deklarate pёr shtyp dhe dёrgimit tё ankesёs sё posaçme tek zyrat e KMD, kёrkoi heqjen nga tregu tё tё gjitha teksteve me pёrmbajtje diskriminuese ndaj komunitetit LGBT nё vend dhe pёrditёsimin e tё gjitha teksteve akademike ku flitet pёr marrёdhёniet e gjinisё sё njёjtё duke pёrmendur kёtu nё veçanti dy tekste tё mjekёsisё ligjore.

Nё pёrgjigjen e sotme, zyra e KMD konstatoi se nё tekstin mёsimor “Mjekёsia Ligjore”, Tiranё 2007, nё faqen 140, homoseksualizmi rreshtohet pёrkrah “perversioneve seksuale qё hasen mё shpesh nё praktikё” si fetishizmi, eksibicionizmi, sadismi dhe mazokizmi, skoptofilia, zoofilia dhe nekrofilia. Po ashtu nё tekstin “Mjekёsia Ligjore” tё shtёpisё botuese “Arbёria” nё faqen 141 shkruhet ndёr tё tjera se “perversionet seksuale janё shmangie nga norma e instiktit seksual… Disa nga perversionet seksuale qё hasen mё shpesh janё: a) Homoseksualizmi ёshtё prirja pёr epsh seksual me persona tё tё njёjtit seks…” Nё njё dokument tё mёparshёm tё dorёzuar nga njё prej autorёve tё kёtij teksti Prof. Dr. S. Meksi, Fakultetit tё Drejtёsisё, pranohet “qё teksti i sipёrcituar nё faqet 140-141 pёrmban koncepte aktualisht jo tё pranueshme nga Organizata Botёore e Shёndetёsisё mbi pёrdorimin e termit perversion seksual”.

Duke marrё parasysh sa mё sipёr KMD ka sqaruar se “pёrcaktime tё tilla qё e pёrfshijnё homoseksualizmin nё grupin e perversioneve seksuale pёrbёn njё pёrcaktim tё gabuar, jo shkencor dhe diskriminues pёr shkak tё orientimit seksual dhe identietit gjinor. Dhёnia e kёtyre koncepteve studentёve nё auditore krijon perceptime tё gabuara pёr kёtё kategori duke ndikuar nё formimin e kёtyre studentёve si mjekё dhe juristё tё ardhshёm”.

Pёr kёto arsye Komisionerja pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur; se pёrmbajtja e tekstit “Mjekёsia Ligjore” ёshtё disrkiminues; autorёt tё cilёt kanё konsumuar sjelljen diskriminuese duhet qё brenda 60 ditёve tё bёjnё modifikimin ose nё rastin kur nuk ёshtё i mundur heqjen nga tregu dhe bibliotekat e institucioneve tё kёtij libri; mё tej, duhet qё autorёt Prof. Dr. S. Meksi dhe Prof. Dr. B. Cipi brenda 30 ditёve tё njoftojnё Komisioneren lidhur me veprimet e ndёrmara pёr zbatimin e kёtij vendimi duke depozituar njё kopje tё librit me ndryshimet e bёra; nё rast moszbatimi tё kёtij vendimi sjell ndёshkimin me gjobё sipas paragjikimeve ligjore.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё zyrёn e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi pёr marrjen nё shqyrtim sa mё herёt tё kёtij rasti dhe pёr marrjen e njё vendimi tё drejtё qё kёrkon ndryshimin e pёrmbajtjes sё kёtyre teksteve ose nё pamundёsi pёr heqjen e tyre nga qarkullimi.

Gjithashtu PINK dёshiron ti kujtojmё opinionit publik se homoseksualiteti ёshtё hequr nga Klasifikimi Ndёrkombёtar i Statistikave tё Sёmundjeve dhe Problemeve lidhur me shёndetin i Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё qё prej vitit 1990.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri

Web:    www.pinkembassy.al
tel:       +35542265741

Friday, December 21, 2012

Mё urren nё rrjet?


nga Amarildo Fecanji

Nё Rusi shtetasit e huaj rihen barbarisht nё mjedise publike nga grupe nacionaliste ekstremiste, nё Hungari shtёpive rome u vihet zjarri e banorёt e saj qёllohen pёr vdekje teksa dalin tё alarmuar nga shtёpitё e tyre nga neo-nazistё qё kёrkojnё njё Hungari tё bardhё, nё Greqi pak ditё mё parё njё djalё me ngjyrё u rrah egёrsisht nga njё grup ekstremistёsh e pasi humbi ndjenjat u damkos nё trup me shenjёn e kryqit, nё njё qytet anglez njё grup radikal islamik shpёrndante letra urrejtje kundёr personave LGBT nёpёr shtёpitё e banorёve. Kudo nё Europё ka racizёm, ksenofobi, homofobi, islamofobi e tё tjera forma urrejtje e diskriminimi. Por sot, mё shumё se kurrё, pёrmes internetit, fryma e nxitjes sё urrejtjes dhe dhunёs ёshtё bёrё edhe mё e fuqishme edhe mё e rrezikshme.  

Grupi i trajnuar nga United 
Ndёrkohё qё i gjithё njerёzimi, i gёzohet pothuajse nё unison tё mirave tё rrjetit global, madje sё fundmi mund tё diskutojmё edhe rolin qё interneti po luan nё rrёzimin e rregjimeve autoritare nё vende tё ndryshme arabe, forca tё shumta ekstremiste, por edhe njerёz tё thjeshtё tё pa pozicionuar publikisht nё njё kauzё apo çёshtje tё caktuar, e pёrdorin internetin, e sidomos mediat sociale (facebook,  twitter, youtube, etj) apo edhe mediat e ndryshme online (portale informative, faqe specifike, blogje etj) pёr tё shpёrndarё dhe nxitur urrejtje ndaj çfarёdolloj grupi qё ato urrejnё. Duket nё fakt, sikur ky “anonimitet” i rrjetit, i shtyn shumё njerёz tё jenё shumё mё tё sinqertё me veten e tyre dhe tё tjerёt nё lidhje me shumё çёshtje e tema pёr tё cilat nё jetёn reale do tё ishin tё ndaluara. Nё fakt ky ёshtё vetёm njё perceptim i gabuar. Kёrkimet dhe studimet mё tё fundit mbi kёtё çёshtje tregojnё se mёnyra se si njё njeri sillet dhe komunikon nё rrjet ёshtё shumё e ngjashme me mёnyrёn se si ai sillet nё jetёn reale. Pra e thёnё me shembull, nёse njё person kёrkon tё ngjallё apo nxisё urrejtje dhe dhunё ndaj njё grupi tё caktuar social, gjasat janё qё ai/ajo ta bёjё kёtё gjё edhe nё jetёn e pёrditshme. Miti se ka njё botё “reale” e njё botё “virtuale” ёshtё ashtu si e thotё fjala thjesht njё mit, dhe gjithçka nё bёjmё nё internet ka pasoja reale nё jetёt tona.

Fakti i mёsipёrm dhe shumё informacione tё tjera, shpesh shokuese, informuese, edukuese u ndanё me njё grup jashtёzakonisht divers tё mbledhur nё Qendrёn Rinore Europiane, nё Strasburg nga organizata United for Intercultural Action me qendёr nё Amsterdam. Aktivistё nga 47 vende tё Kёshillit tё Europёs dhe disa vende aziatike, punuan sё bashku pёr gjashtё ditё pёr tё identifikuar dhe diskutuar mbi racizmin, bulizmin nё shkolla, diskriminimin nё rrjet, qeverisjen e hapёsirёs sё rrjetit, impaktin e fjalimeve tё urrejtjes mbi viktimat, konfliktin midis lirisё sё shprehjes dhe tё drejtave tё njeriut pёr tё vijuar mё pas me identifikimin e njё sёrё mekanizmave dhe sistemeve pёr tё luftuar fjalimet e urrejtjes.

Aktivistёt vetё vinin nga njё mori eksperiencash dhe identitetesh. Pёrveç kombёsive dhe etnive tё ndryshme ata pёrfaqёsonin e mbulonin çёshtje si ato tё religjionit, komunikimit ndёrkulturor, çёshtjet LGBT, tё migracionit etj duke qenё kёshtu aktorё direkt tё luftёs kundёr diskriminimit dhe intolerancёs nё vendet e tyre tё origjinёs.

Kjo pasuri e madhe identitetesh u reflektua edhe nё diskutimet dhe aktivitetet e panumёrta ku pjesёmarrёsit dhe trajnuesit mundёn tё mёsojnё mё shumё pёr mёnyrёn se si fjalimet e urrejtjes nё rrjet ndikojnё nё jetёn e çdo individi, e veçanёrisht tё atyre qё u pёrkasin grupeve vulnerabёl etnike, kulturore, fetare etj. Identifikimi i “pёrplasjes” mes jetёs nё rrjet dhe asaj reale bёhej edhe me shembuj, si ai i njё aktiviste myslimane nga Gjermania, e cila shumё vonё mёsoi pёr njё shoqe klase, me tё cilёn kishte qёndruar edhe nё tё njёjtёn bankё, tё shpёrndante komente dhe materiale shokuese kundёr tё huajve dhe myslimanёve nё Gjermani.   

Ky shembull por edhe shumё tё tjerё, tregoi edhe njё anё tjetёr interesante tё rrjetit; nёse nё jetёt tona tё pёrdishme nё mundet tё njohim e takojmё njerёz tё shumё origjinave, background-eve dhe kulturave, nё rrjet, ne kemi tendencёn tё komunikojmё e tё qёndrojmё mё afёr me persona qё ndajnё besimet, bindjet dhe opinionet tona. Kёshtu, ndryshe nga jeta e pёrditshme ku opinionet tona mund tё pёrplasen dhe ekuilibrohen, nё rrjet tё gjithё ne rrezikojmё tё bёhemi pjesё tё rretheve shumё tё ngushta, duke humbur shansin pёr tё ndryshuar apo pёrmirёsuar opinionet tona e duke rrezikuar tё bёhemi edhe mё ekstremё dhe tё njёanshёm. Kjo nё fakt lidhet shumё bukur me konceptin se reklamat shokuese anti-duhan i shohin vetёm ata qё nuk e pijnё duhanin. Rreziku ёshtё se nёse je ekstrem, atёherё rrjeti mund tё tё bёjё edhe mё shumё tё tillё.

Por çfarё efekti ka kjo tek personat tё cilёt janё viktima apo pritёs tё sulmeve dhe fjalimeve tё urrjetjes online? Ashtu si bulizmi dhe dhuna nё jetёn e pёrditshme dhe nё internet, ai ngjall efekte dhe pasoja shumё tё ngjashme. Nёse njё person gei, rom, grek, mysliman, i huaj etj sheh njё video urrejtje apo mesazh urrejtje tё drejtuar kundёr tij nё rrjet ankthi dhe mёrzia do jenё shumё tё ngjashme. Njohja me rrezikun qё kёto lloj mesazhesh dhe komentesh tё reflektohen edhe nё jetёn e pёrditshme e bёn jetёn e kёtyre grupeve sociale edhe mё tё vёshtirё.

Duket pra, sikur rrjeti ka ndёrtuar ashtu siç e thotё vetё fjala, njё rrjet, tё koklavitur e tё pa qeverisshёm i cili rrezikon ti bёjё njerёzit mё ekstremё e varfёron komunikimin publik. E vёrteta qёndron diku midis tё dyjave. Mёnyra se si rregullat e komunikimit funsionojnё nё rrjet varet shumё nga vete ne dhe nga angazhimi ynё pёr ti thёnё jo nxitjes sё urrejtjes dhe sjelljes sё shfrenuar online. Pёrveç raportimit e denoncimit tё faqeve, profileve apo materialeve tё urrejtjes qё gjejmё online, sjellja jonё duhet tё jetё edhe mё e ekuilibruar dhe e kujdesshme. Nё rrjet, njerёzit kanё tendencёn tё jenё mё emocionalё dhe agresivё sesa duhet. Kjo do tё thotё se nё pёrballjen tuaj me grupe apo individё ekstremё online, duhet tё ruani e tё mbani gjithmonё njё komunikim sa mё racional e miqёsor. Kjo duhet shoqёruar edhe me ngritjen e diskutimit nё atё nivel apo profil qё ju intereson juve. Mbajeni fokusin tek gjёrat qё kanё rёndёsi dhe mos iu pёrgjegjni provokimeve.

Poaq e rёndёsishme sa puna e mёsipёrme duhet qё grupet dhe organizatat qё punojnё kundёr diskriminimit dhe intolerancёs tё ndёrtojnё fushata sa mё efektive komunikimi ku nё rradhё tё parё tё ndёrgjegjёsojnё opinionin publik pёr dёmet dhe rreziqet e fjalimeve dhe nxitjes sё urrejtjes online dhe pёr tё kёrkuar njё sjellje mё tё pёrgjegjshme nё kёtё mjedis. Ndёrkohё qё interneti vazhdon tё bёhet edhe mё i pёrdorshёm dhe i aksesueshёm, shumё njerёz e harrojnё qё rregullat dhe vlerat universale njerёzore qё ne aplikojmё nё shoqёri kanё po aq vend dhe peshё nё rrjet. Derisa kjo gjё tё bёhet realitet, mbetet ende shumё punё pёr tu bёrё.

Thursday, December 20, 2012

Zhvillohet ne Stokolm konferenca me e madhe LGBT ne botё “Tё Drejta Globale, Respekt Global”


Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri ndjek nga afёr aktivitetet

Stokolm, 10-16 Dhjetor 2012 - Ashtu sikurse edhe emёrtimi i konferencёs, edhe pjesmarrja nё tё ishte globale. Mё shumё se 450 pёrfaqёsues dhe aktivistё nga organizatat LGBTI dhe jo vetёm, nga e gjithё bota ndoqёn kёtё Konferencё, e cila u cilёsua si ‘historike’ jo vetёm pёr shkak tё pjesmarrjes sё madhe nga vende tё ndryshme tё botёs por edhe pёr shkak tё prezencёs dhe nderimit qe iu bё pjesmarrёsve, nga Kryeministri i Suedisё dhe zёvendёs kryetari i Bashkisё sё Stokolmit.

Konferenca u parapri nga disa para-konferenca nё datat 9-10-11 Dhjetor,si parakonferenca e Trans; HIV dhe LGBT; Gratё nё Kombet e Bashkuara; Forumi i tё Rinjve; Trainimi i Lidership-it pёr Gratё; Forumi Intersex; Seminari pёr LGBT dhe tё Drejtat e Njeriut, etj. PINK ndoqi Trainimin e Lidership-it pёr Gratё nё datat 10-11 Dhjetor i cili pёrmes njё kombinimi perfekt tё teorisё dhe punёs nё grupe transmetoi tek pjesmarrёsit njohuri pёr forcimin e kapaciteteve tё tyre si drejtuese, aktiviste apo pёrfaqёsuese tё organizatave LGBT. Nё pёrfundim tё trainimit pjesmarrёset u vlerёsuan me çertifikata nga ILGA World. Gjithashtu PINK ndoqi edhe parakonferencёn ‘Gratё nё Kombet e Bashkuara’, e cila u pёrqёndrua nё pjesёn e parё nё njё vёshtrim tё pёrgjithshёm tё tё drejtave tё grave dhe Kombeve tё Bashkuara si edhe nё mundёsitё dhe sfidat e ngritjes, pёrafrimit tё çёshtjeve tё grave LBT brenda sistemit tё  OKB-sё. Nё pjesёn e dytё kjo parakonferencё u pёrqёndrua nё shkёmbimin e eksperiencave dhe shembujve pozitiv tё punёs nё kёtё drejtim, ku PE prezantoi eksperiencёn e saj nё pёrgatitjen  e raportit tё fundit hije pёr CEDAW nё tё cilin ka pёrfshirё edhe situatёn e grave e vajzave LBT si edhe dёrgimin e njё pёrfaqёsuesi pёrpara komisionit tё OKB-sё pёr tё folur pёr kёtё çёshtje.

Konferenca u zhvillua nё datat 12-16 Dhjetor dhe konsistonte nё njё ndёrthurje tё seancave plenare, workshop-eve tё ndryshme dhe aktiviteteve argёtuese e informuese.

Ceremonia hapёse e Konferencёs, mё datё 12 Dhjetor, ishte madhёshtore duke kombinuar fjalimet pёrshёndetёse nga bashkёsekretarёt e pёrgjithshёm tё ILGA-s Gloria Careaga dhe Renato Sabbadini, Kryeministri i Suedisё Fredrik Reinfeldt i cili vuri nё pah gjithё hapat qё Suedia ka ndjekur pёr tё drejtat LGBT duke theksuar se ambasadat suedeze monitorojne dhe raportojne per ceshtjet LGBT dhe progresin e bёrё nё vendet respektive por akoma mbetet shumё pёr tё bёrё, [residentja dhe zv.presidenti i RFSL (organizatёs pritёse suedeze) tё cilёt theksuan se nё konferencё janё prezent 450 pёrfaqёsues tё 100 kombёsive dhe janё dhёnё 250 bursa, fjalimin e sekretarit tё pёrgjithshёm tё Amnesty International i cili theksoi solidaritetin e AMI dhe rolin e rёndёsishёm qё duhet tё luajё pёr zbatimin e tё drejtave tё personave LGBT; me dhёnien e cmimit tё ILGA pёr Presidenten e Argjentinёs, per rolin kyc qe ky shtet ka luajtur gjate viteve te fundit ne promovimin universal tё dekriminalizimit te homoseksualitetit nё Kombet e Bashkuara. Nё mungesё tё Presidentes nё ceremoninё hapёse tё konferencёs, Cmimi u tёrhoq nga zv.presidenti i Argjentinёs i cili theksoi se cfarё u bё nё Argjentinё mund tё arrihet nё cdo shtet nёse aktivistёt luftojnё pёr tё drejtat e tyre. Performancat artistike nga muzikantё suedezё gjatё ceremonisё hapёse e bёnё atё mё tё gjallё, tёrheqёse dhe unike, pёr ta mbyllur ditёn me pritjen qё iu bё pjesmarrёsve tё Konferencёs nё bashkinё e Stokolmit nga zv. Kryebashkiaku i cili nё fjalёn e tij tё mirёseardhjes tha se qyteti i Stokolmit ёshtё krenar qё Ilga e ka zgjedhur pёr organizimin e konferencёs sё saj tё 26-tё.

Gjatё ditёs sё parё, 12 Dhjetor, mes 7 workshop-eve paralele PINK ndoqi ёorkshop-in ‘Arritja e qeverive miqёsore pёr LGBTI’, gjatё sё cilit u bё bё njё prezantim i Rrjetit Informal Europian tё qeverive miqёsore pёr LGBT tё cilit sё fundmi i ishte bashkuar edhe qeveria shqiptare, qёllimit tё tij i cili ishte shkёmbimi i eksperiencave mes politikё-bёrёsve pёr arritjen e barazisё sё personave LGBT si edhe rolit qё mund tё luajnё OJF-tё nё sensibilizimin e qeverive kombёtare pёr çёshtjet LGBT dhe bashkёpunimit mes tyre. PE kёrkoi tё dinte mё shumё rreth detyrimeve qё kanё shtetet anёtare nё kёtё rrjet me qёllim qё politikat tё mos mbeten vetёm nё deklarata e letёr por tё bёhen realitet, por u bё e qartё se rrjeti nuk ka fuqi obliguese por gjithsesi shtetet anёtare duhet tё raportojnё çdo vit pёr arritjet dhe politikat e reja dhe vetё organizatat ndёrkombёtare luajnё rolin e watch-dog pёr zbatimin e kёtyre politikave.

Dita e dytё e Konferencёs nisi me seancёn plenare ku u aprovuan anёtarёt dhe u prezantuan raportet dhe vazhdoi me workshope tё tematikave tё ndryshme. Mes tyre PE ndoqi workshop-in 'Partneriteti i zhvillimit global LGBT', ku partnerё si USAID, SIDA, GLVI, NESsT, etj prezantuan objektivat dhe iniciativat e tyre ne lidhje me cёshtjet LGBT ku pёrmes bashkёpunimit do tё synojnё tё rrisin barazinё LGBT nё nivel global. PE ishte prezent gjithashtu edhe nё Workshop-in e Donatorёve gjatё tё cilit u theksua se njё numёr i madh donatorёsh janё tё interesuar nё cёshtjet LGBT dhe se qёllimi kryesor i tyre ёshtё rritja e aparencёs publike tё levizjes LGBT.

Nё ditёn e tretё tё saj Konferenca u hap me seancёn plenare tё Zhvillimeve nё UN, e cila u pёrqёndrua nё iniciativat e ndryshme qё Kombet e Bashkuara kanё ndёrmarё pёr forcimin e mbrojtjes sё tё drejtave LGBT, punёn e Zyrёs sё Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut dhe sesi aktivistёt LGBTI janё pjesё e zhvillimeve nё UN. Gjatё kёsaj seance u lexua edhe letra qё Sekretari i pёrgjithshёm i UN Ban Ki-Moon adresonte pёr delegatёt e konferencёs. Mes tё tjerave nё letrёn e tij ai thoshte se ndёrkohё qё ka pasur avancim pёr tё drejtat e personave tё marzhinalizuar kudo nё botё, ende personat LGBT pёrballen me diskriminimin.

Ndёr workshopet e ditёs sё tretё, PE ndoqi workshop-in 'Dokumentimi i historive tё treguara LGBT', ku njё ndёr organizatat indiane prezantoi punёn e saj nё dokumentimin e vidjo-intervistave tё 20 personave LGBT nё Indi duke u bёrё kёshtu njё mjet i rёndёsishёm avokimi pёr tё drejtat LGBT nё kёtё vend dhe model pёr vende tё tjera.

Dita e katёrt e konferencёs u hap me dy seanca tё njёpasnjёshme workshopesh. PE ndoqi workshop-in 'Tё punosh me sistemin' i cili u pёrqёndrua nё punёn qё ne mund tё bёjmё pёr tu mobilizuar pёr tё pёrdorur sistemin e UN nё mёnyrё mё strategjike. Workshop-i i dytё i ndjekur nga PE 'Martesat nё Botё' pёrqёndrohej nё njё vёshtrim tё pёrgjithshёm tё zhvillimeve lidhur me vendet ku lejohen martesat brenda gjinisё. Ndёrsa workshop-i 'Roli i BE-sё nё promovimin e tё drejtave tё LGBTI nё Botё' u fokusua nё punёn e politikave tё huaja tё BE-sё pёr tё drejtat e personave LGBT dhe tek bashkёpunimi me mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut qё punojnё jashtё BE-sё.

Nё ditёn e pestё dhe tё fundit tё konferencёs, gjatё dy seancave plenare u votua pёr raportet, pёr miratimin e deklaratave tё tё rinjve dhe tё asamblesё si edhe pёr krijimin e Sekretariatit tё Intersex pranё ILGA. Nё kёto seanca u dhanё disa çmime pёr organizata tё vendeve tё ndryshme pёr punёn e bёrё pёr avancimin dhe mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT nё kёto vende. Europarlamentarja Ulrike Lunaçek pёrshёndeti konferencёn nё seancёn e parё plenare duke theksuar se komuniteti LGBT ka fituar vendin e vet nё shoqёri dhe nё organizatat ndёrkombёtare por duhet tё vazhdojё tё punojё pёr tё patur njё trajtim tё barabartё kudo. Ajo pёrmendi edhe incidentin nё Kosovё duke kёrkuar nga tё gjithё tё tregonin mbёshtetjen e tyre.

PE ndoqi workshop-in 'Takim me aktivistёt e RFSL', ku pёrfaqёsues tё kёsaj organizate suedeze prezantuan punёn e tyre dhe lidhёn kontakte me organizatat qё ishin prezent nga vende tё ndryshme si edhe u diskutua bashkarisht rreth qёllimeve tё pёrbashkёta, objektivave dhe strategjive.

E gjithё konferenca u shoqёrua me njё sёrё aktivitetesh argёtuese e informuese dhe vizita si nё qendrёn rinore Egalia, nё Shtёpinё e Filmit, nё Shtёpinё e Kulturёs, nё Muzeun Vasa njё ndёr muzeumet mё popullore nё Europё, nё party-n e hapjes dhe mbylljes sё konferencёs, nё udhёtimin turistik pёrreth Stokolmit pёr tu njohur me vendet dhe historikun LGBT nё vend, etj,.

I gjithё organizimi perfekt i kёsaj konference, vёmendja ndaj detajeve dhe nevojave tё pjesmarrёsve, njohuritё e marra, informacioni i shkёmbyer, njohja dhe krijimi i kontakteve me aktivistё dhe organizata nga e gjithё bota bёn qё kjo konferencё tё jetё e veçantё, tё ngelet nё mendjet e pjesmarrёsve pёr shumё gjatё duke shpresuar qё konferenca e radhёs e cila do tё organizohet nё 2014-n nё Mecixo City tё jetё e po kёtij niveli.

Dy nga pjesmarrёset nё Konferencё nё shkrimet e tyre pas konferencёs citojnё: 'ska rёndёsi se nga vijmё, çfarё jete jetojmё, çfarё lёkure kemi, ne tё gjithё kemi tё njёjtёn ngjyrё gjaku dhe njё zemёr qё rreh', 'Stokolmi ishte me tё vёrtetё i ftohtё por zemra ime e ngrohtё', çka pёrshkruan shumё mirё pёrjetimet dhe ndjesitё qё tё jep e gjithё kjo eksperiencё. 

Nё link-un http://www.ilga2012.com/ mund tё gjeni informacion mё shumё pёr konferencёn dhe tё shikoni disa prej fotove.

Wednesday, December 5, 2012

Tё jesh transgjinor nuk ёshtё mё çrregullim

Lajmin historik e ka bёrё tё ditur Associated Press i cili ka raportuar se Bordi Drejtues i Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё (APA) ka bёrё ndryshime tё dukshme nё listёn e Manualit Diagnostikues dhe Statistikor tё Çrregullimeve Mendore (DSM). Njё nga kёto ndryshime me siguri do tё ngjallё shumё diskutime dhe do tё ketё jo pak ndikim nё shoqёritё e shumё vendeve tё botёs.


Qё nga publikimi i tretё i tij nё vitin 1980 Manuali pёrmbante njё pёrkufizim mbi çrregullime tё identitetit gjinor i cili pёrshkruante pacientё tek tё cilёt perceptimi subjektiv i gjinisё ndryshonte nga seksi i tyre biologjik. Termi modern pёr kёtё grup social ёshtё transgjinor, dhe identifikohet me gёrmёn T nё akronimin LGBT. Burime brenda APA-s konfirmojnё se nё edicionin e pestё tё DSM-sё, i cili do tё publikohet nё Maj 2013, termi Çregullim i Identiteti Gjinor do tё zёvendёsohet me termin mё neutral Disfori Gjinore.

Approvimi i kёtij ndryshimi ёshtё pёrgatitur prej vitesh dhe reflekton punёn e bёrё nga psikiatrёt me personat transgjinorё duke u fokusuar tek gjendja e tyre emocionale sesa te identiteti i tyre gjinor. Ata pacientё tё cilёt mendojnё se kanё nevojё pёr ndihmё psikologjike pёr tu ndier mё mirё, mund tё vazhdojnё ta bёjnё, ndёrkohё ata tё cilёt ndihen mirё me identitetin e tyre gjinor nuk do tё shenjohen si tё sёmurё.

Xhek Dresher, anёtar i APA, ka shpjeguar qё prej vitit 2010 se ky ndryshim erdhi nga dёshira pёr ti dhёnё fund “patogjilizimit tё tё gjitha shprehjeve tё identitetit gjinor thjesht sepse ato janё tё rralla apo sepse disa njerёz nuk i pranojnё”. Nё njё tjetёr intervistё ai pranoi se “tё gjitha diagnostikimet ndodhin nё njё kontekst kulturor tё caktuar” dhe shtoi se “ne e dimё qё ka njё numёr shumё tё madh personash transgjinorё tё cilёt nuk po kёrkojnё kujdesje mjekёsore ndёrkohё qё vazhdojnё tё jetojnё mes dy kategorive ngushtuese burrё ose grua. Nё duam  tё dёrgojmё mesazhin se puna e psikologut nuk ёshtё tё patologjizojё njerёzit.”

Siç edhe dihet mirё brenda lёvizjes LGBT, patologjizimi i personave homoseksualё dhe transgjinorё brenda sistemit mjekёsor ёshtё njё nga pengesat mё tё mёdha drejt arritjes sё progresit social dhe ligjor. Nё fakt, heqja e homoseksualitetit nga lista e DSM-ve nё vitin 1973 ishte njё moment vendimtar pёr fuqizimin e lёzivjes LGB dhe neutralizoi argumentin se meshkujt dhe femrat gei nuk merritonin trajtim tё barabartё sepse konsideroheshin tё sёmurё. E njёjta gjendje ka qenё edhe me komunitetin transgjinor, tё cilёt kanё patur dhe vazhdojnё ta kenё pengesё tё madhe fjalёn çrregullim nё avancimin e tё drejtave tё tyre. Por pёrtej termit, ky ndryshim mund tё shkaktojё edhe disa dёme pёrkrah tё mirave.

Siç e shpjegon edhe Dresher nё analizёn e tij mbi paralelet dhe kontrastet midis fushatave gei dhe trangjinore pёr heqjen respektive nga lista e çrregullimeve mendore dhe gjykimeve mjekёsore, njё ndryshim i madh lidhet me nevojёn e disa personave transgjinorё pёr tё patur ndёrhyrje hormonale ose kirurgjike pёr tiu pёrafruar mё shumё identitetit tё tyre gjinor. Aktualisht, nё shumё vende, fondet publike pёr kryerjen e kёtyre ndryshimeve siguroheshin pёr shkak tё trajtimit tё identitetit gjinor si problem mjekёsor. Pa kёtё argumentim, disa persona transgjinorё – tё cilёt historikisht vuajnё diskriminimin dhe margjinalizimin ekonomik e social - mund tё hasin vёshtirёsi financiare nё kryerjen e tranzicionit.

Pёr ata individё transgjinorё tё cilёt zgjedhin tё trajtohen nga njё psikolog, shumё shpejt APA do tё jetё mё e mirё pёrgatitur pёr njё kujdesje profesionale. Ndёrkohё qё Dresher dhe grupi i tij po diskutojnё pёr ndryshimet midis termave çrregullim dhe disfori, njё tjetёr group brenda APA, po merret me çёshtje mё praktike tё trajtimit tё pacientёve pёr tё krijuar njё udhёrrёfyes mbi çёshtjet transgjinore. Pas disa kohёsh, me ndryshimin e aprovuar sё fundmi, APA do tё prodhojё udhёrrёfyes tё rinj pёr tё gjithё personat trangjinorё, fёmijё, adoleshentё dhe tё rritur. APA gjithashtu mund tё nisё edhe rritjen e sensibilizimit nё mbёshtetje tё tё drejtave tё personave transgjinorё apo/ose transeksualё,

Monday, December 3, 2012

Njё mysliman do tё hapё xhami pёr personat gei



3 Dhjetor 2012 - Muhamed Ludoviç Lutfi Zahed dёshiron tё hapё njё xhami pёr personat gei nё Francё. Sipas Hurriyet Daily News, Zahed kuptoi se duhet tё hapte njё xhami pёr personat gei pasi bёri pelegrinazhin e shenjtё nё Mekё. Sipas ti “Nё xhamitё e zakonshme, gratё duhet tё ulen nё fund dhe tё mbulohen ndёrsa meshkujt gei janё tё frikёsuar dhe tё sulmuar. Pas pelegrinazhit, kuptova se njё xhami pёr personat myslimanё gei qё duan tё luten ёshtё shumё e rёndёsishme.” Plani ёshtё qё kjo xhami tё jetё brenda mjediseve tё njё tempulli budist ku mund tё zhvillohen lutjet dhe mbase nё tё ardhmen edhe martesa.

Franca ka qenё burim interesant lajmesh kёto kohё si pёr martesat brenda gjinisё ashtu edhe pёr çёshtjet islamike. Sipas disa mediave kryesore, mbi 100.000 persona nga grupime katolike dolёn nё rrugё pёr tё protestuar kundёr legalizmit tё martesave gei. Ndёrkohё, njё gjeneratё e re myslimanёsh tё rinj kёrkojnё xhami miqёsore ndaj personave LGBT si dhe po luftojnё pёr pranimin e martesave gei, Franca ende nuk e ka kaluar kёtё proçes e ndёrkohё shumё francezё nuk i pranojnё praktikat islamike. Muajin e shkuar, protestues tё ekstremit tё djathtё sulmuan mjediset e njё xhamie tё papёrfunduar pёr tё treguar mos aprovimin e tyre dhe duke shprehur shqetёsim mbi numrin nё rritje tё emigrantёve myslimanё nё vend.

Me kaq shumё protesta kundёr islamit dhe martesave brenda gjinisё, kjo xhami e re mund tё shkaktojё edhe mё shumё bujё nё Francё. Deri tani 11 shtete i kanё ligjёruar martesat gei, dhe Franca do bёhet vendi i 12-tё nёse ndjek tё njёjtin hap.

Monday, November 26, 2012

Ish Zonja e parё e Francёs, Bruni mbёshtet martesat gay

Nё intervistёn e saj tё gjatё pёr numrin e Dhjetorit tё Vogue Francё, ish zonja e parё, supermodelja Karla Bruni mbёshtet planin e vendit te saj pёr tё ligjёruar martesat gei.


44 vjeçarja, i rrikthehet fotografimit nё njё editorial 20 faqёsh, qё sjellin nё kujtesё vitet e saj tё modelingut nё vitet 1990. Nё kёtё intervistё ajo pranon se nuk ishte dakord me qёndrimet e tё shoqit nё lidhje me martesat gei dhe adoptimin.

“Unё jam mbёshtetёse e martesave gei dhe adoptimit. Kam shumё miq, burra edhe gra, tё cilёt janё nё njё situatё tё tillё dhe nuk shoh asgjё tё paqёndrueshme apo perverse tek familjet me prindёr homoseksualё” thotё ajo.

Presidenti francёz, Fransua Hollandё, i cili mundi Sarkozinё tё zgjedhjet presidenciale tё Majit, ёshtё duke punuar pёr tё legalizuar martesat gei dhe adoptimin nё Francё pavarёsisht opozitёs sё fortё qё po i bёjnё katolikёt dhe grupet e djathta, pёrfshi edhe partike e Sarkos.

Bruni-Sarkozi rrefuzoi tё bёjё komente nё lidhje me karrierёn politike tё tё shoqit duke thёnё vetё se: “ishte njё aventurё shumё e bukur, por sot dua vetёm ti kthehem jetёs sё njё qytetari tё zakonshёm”.

Bruni, modele dhe kёngёtare, albumi i katёrt i tё cilёs do tё hidhet nё treg pranverёn e ardhshme, ёshtё martuar me Sarkozi nё vitin 2008.

Tuesday, November 20, 2012

20 Nёntor; Dita e Kujtesёs sё personave Trangjinorё

Sot, ashtu si pёr vite e vite me rradhё, njerёzit paguajnё njё çmim shumё tё lartё kur “shkelin” tabunё e fortё qё shoqёria imponon mbi gjininё biologjike tё njerёzve. Nёse ke lindur mashkull do vdesёsh i tillё dhe anasjelltas.


Prej disa vitesh rrjesht, Dita e Kujtesёs sё personave Transgjinorё ёshtё data 20 Nёntor. Nё kёtё ditё, pra sot, kujtohen ata qindra njerёz tё cilёt kanё humbur jetёn brutalisht nё duart e urrejtjes irracionale tё cilёt besojnё se thyerja e kufijve gjinorё duhet tё ndёshkohet me vdekje.

Kjo ditё ndёrkombёtare ёshtё e rёndёsishme pёr ti dhёnё vizibilitet pasojave qё sjellin pёrjashtimi dhe diskriminimi i imponuar nga pjesa mё e madhe e shoqёrisё ndaj personave transgjinorё (travestit, transeksual etj) dhe stigmatizimi i tyre.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i bashkohet tё gjithё organizatave LGBT dhe atyre tё tё drejtave tё njeriut nё botё tё cilat sot, pёrfitojnё nga kjo datё pёr tё denoncuar kёtё situatё dhe pёr ti kёrkuar institucioneve dhe opinionit publik shqiptar tё ndryshojnё sjelljen dhe mendimin e tyre ndaj kёtij grupi social.

Ashtu si nё shumё vende tё botёs, edhe nё Shqipёri, diskriminimi, stigmatizimi dhe pёrjashtimi kategorik nga çdo formё organizimi social, i detyron personat transgjinorё tё bёhen punonjёse seksi pёr tё fituar pak tё holla, tё rrezikohen nga infektimi me SST apo HIV/AIDS dhe tё jenё tё ekspozuar, çdo ditё ndaj dhunёs dhe keqtrajtimeve, duke rezultuar nё humbjen e jetёs.

Kёto krime urrejtje, tё bazuara nё identitetin gjinor, kundёr personave transeksualё, travestite dhe transgjinorё janё duke ndodhur çdo ditё nё tё gjithё botёn.

Disa organizata rajonale dhe ndёrkombёtare janё duke punuar çdo ditё e mё shumё pёr mbledhjen e informacioneve pёr dhunёn dhe diskriminimin e pёsuar nga qytetarёt dhe institucionet. Edhe nё Shqipёri, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, ka mbledhur dhe raportuar me dhjetra denoncime tё personave transgjinorё, pёr raste dhune, diskriminimi, keqtrajtimi, kёrcenimesh etj. Kjo ka bёrё qё me kalimin e viteve, nё vendin tonё, si nё shumё vende tё tjera, problemet e personave transgjinorё tё jenё shumёfishuar. Ata janё totalisht tё pёrjashtuar nga edukimi, punёsimi, drejtёsia dhe shёrbimet mjekёsore. Kёto shёrbime, tё cilat ata duhet ti gёzojnё si tё dreja, ashtu si çdo qytetar tjetёr, u mohoen vetёm pёr shkak tё transfobisё. Edhe kur ata kanё marrё shёrbime tё ndryshme, kanё qenё shpesh tё diskriminuar dhe janё perceptuar si shkelёs tё normave shoqёrore.

Sot, shumё grupe ndёrkombёtare dhe organizata janё duke advokuar pёr heqjen e termit “transeksual” nga katalogu i sёmundjeve mendore tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё. Ata kёrkojnё qё kjo gjendje tё njihet si pjesё e identitetit kompleks seksual tё qenieve njerёzore. Çdo person transgjinor – ashtu si edhe persona jo-transgjinorё – mund tё dёshmojnё se tё jesh transgjinor nuk ёshtё diçka qё kёrkon trajtim psikiatrik: ai ёshtё njё proçes gjatё tё cilit personi pёrkufizon identitetin e tij/saj gjinor.

Sipas aktivistes feministe Silvia Buendia “Homoseksualiteti ёshtё orientim seksual, kur njё person ёshtё i tёrhequr seksualisht nga njё person i tё njёjtit seks. Transeksualiteti ёshtё diçka krejt tjetёr dhe ka tё bёjё me seksin biologjik tё njё personi, i cili mund tё ndodhё qё vet-identifikohet me gjininё tjetёr teksa rritet.

Çmimi qё shumё njerёz po paguajnё pёr kёto barriera tё seksit dhe gjinisё ёshtё shumё i lartё. Tё gjithё ne duhet tё bёjmё diçka pёr ti dhёnё fund.

Monday, November 19, 2012

Pranimi pёr martesat gei po rritet

Nё 6 Nёntor 2012, pёr herё tё parё nё Amerikё, tre shtete votuan nё favor tё ashtuquajturave martesa gay (brenda gjinisё sё njёjte) pas dёshtimeve tё viteve tё kaluara pёr ta aprovuar kёtё projektligj nё 32 shtete. Ndёrkohё njё shtet i katёrt refuzoi tё aprovonte njё ligj qё do i ndalonte kёto martesa. Nё Francёn katolike, qeveria e re socialiste sapo ka aprovuar njё projektligj pёr tё lejuar martesat brenda gjinisё. Zelanda e Re ёshtё dukё pёrgatitur njё projektligj tё ngjashёm pёr ta kaluar nё ligj vitin e ardhshёm. Qeveritё e Anglisё dhe Skocisё kanё dhёnё shenja se do tё bёjnё tё njёjtёn gjё shumё shpejt. Ndёrkohё, nё Spanjё ku martesat gei janё miratuar me ligj qё prej shtatё vjetёsh u dha edhe miratimi i Gjykatёs Kushtetuese. 



Rreth 12 vite pasi Hollanda u bё vendi i parё qё legalizoi martesat gei, trendi global i dhёnies sё tё drejtёs sё martesёs pёr çiftet gay dhe lezbike po fiton njё momentum tё pandalshёm. Tashmё, martesat brenda gjinisё sё njёjtё janё tё ligjshme nё nivel kombёtar nё 11 vende tё botёs (shihni hartёn), pёrfshi Argjentinёn dhe Afrikёn e Jugut, si dhe nё disa pjesё tё 2 shteteve tё tjera,. Nё Meksikё, martesat gei lejohen nё kryeqytetin, Meksiko City. Nё SHBA nёntё shtete, pёrfshi edhe kryeqytetin e kanё legalizuar martesёn gei, nё shumё raste si rezultat i prezantimit tё kёsaj çёshtje pёrpara gjykatave kushtetuese.


Ndёrkohё, nё 78 vende tё tjera, pёrfshi ato tё Lindjes sё Mesme, Afrikёs dhe vendeve tё tjera nё zhvillim, seksi mes personave tё tё njёjtёs gjini vazhdon tё ndёshkohet me vite tё gjata burgim madje nё disa raste dёnohet edhe me vdekje. Opozita kundёr martesave gei mbetet e ashpёr, veçanёrisht nga kishat, konservatorёt dhe disa politikanё. Rick Santorum, ish kandidat Republikan pёr President tё Shteteve tё Bashkuara e ka pёrshkruar legalizimin e martesave gei si “njё pikё kthimi nё historinё amerikane”, duke thene se kjo po ndikon mё shumё se çdo gjё tjertёr nё shkatёrrimin e kishёs dhe tё familjes. Tё tjerё kanё shkuar mё tej, duke paralajmёruar tmerre tё tilla si inçesti, bestialiteti, pedofilia etj.

Por sjellja dhe mentaliteti ndaj martesave gei po ndryshon dhe madje shpejt. Pesёdhjetё vjetё mё parё vetё homoseksualiteti konsiderohej krim nё pjesёn mё tё madhe tё botёs. Vende me demokraci shumё tё pёrparuara si Britania e Madhe e dekriminalizuan homoseksualitetin vetёm nё vitin 1967 dhe  vetёm nё vitin 2003 Gjykata Supreme e ShBA-ve konsideruan tё papranueshme ligjet anti-gei (sodomike) nё 14 shtete tё vendit qё nuk e kishin bёrё kёtё hap mё para. Sot, nё pjesёn mё tё madhe tё perёndimit opinioni public ёshtё nё favor tё barazisё pёr personat LGBT duke pёrfshirё edhe njohjen e tё drejtёs sё tyre pёr tu martuar dhe adoptuar fёmijё. Dhjetё vite mё parё 2/3 e amerikanёve ishin kundёr martesёs gei; sot mё tepёr se gjysma e tyre, pёrfshi edhe shumё katolike janё nё favor. Trende tё ngjashme po vёrehen nё shumё vende tё Perёndimit.



Me ndryshimin e mentalitetit kanё ndryshuar edhe ligjet. Kur Danimarka u bё shteti i parё qё lejoi “partneritetet civile” pёr personat gei dhe lesbike, nё vitin 1989, u pa si njё akt revolucionar. Sot, pjesa mё e madhe e vendeve perёndimore lejojnё disa lloje “unionesh civile” pёr homoseksualёt, duke u dhёnё atyre disa ose tё gjitha tё drejtat qё gёzojnё çiftet e martuara heteroseksuale.

Por cilёt janё mё tё befasuarit nga ky ndryshim? Shumё ka tё bёjё me gjeneratat. Mё tё rinjtё, tё rritur nё njё mjedis dhe epokё mё tolerante, nuk arrijnё ta kuptojnё pёr çfarё bёhet kaq shumё zhurmё. Por shumё ka tё bёjё edhe me vetё ndryshimet nё sjellje tё personave LGBT. Me rrёzimin e ligjeve homofobike, shumё homoseksualё kanё pranuar orientimin e tyre seksual. Dhe ndёrkohё qё miqte e tyre heteroseksualё shohin se personat gei dhe lezbike jetojnё jetё shumё normale, pёrfshi kёtu edhe rritjen e fёmijeve, ndёrkohё qё bota vazhdon tё rrotullohet, kjo i ka bёrё mё tolerantё dhe mё pranues.

Aktivistёt LGBT ndёrkohё kanё ndryshuar shumё nga taktikat e tyre duke u bёrё mё tё organizuar, duke ngritur fonde dhe duke edukuar njerёzit. Vetёm nё fushatёn e fundit zgjedhore nё Amerikё, aktivistёt shpenzuan mbi 33 milion dollarё duke promovuar martesёn gei nё katёr shtetet ku u mbajtёn votimet, tre herё mё shumё se kundёrshtarёt e tyre dhe me njё ndryshim tё thellё nё rezultat krahasuar me situatёn nё zgjedhjet e vitit 2008.

Nё tё njёjtёn kohё, kishat, shumica e tё cilave e shohin seksin gei si njё mёkat, janё duke humbur njё pjesё tё mirё tё influencёs sё tyre. Nё njё vёzhgim tё fundit tё kryer nga Peё Research Centre rezultoi se njё nё pesё tё rritur nuk kishin asnjё besim fetar, dy herё mё shumё se sa 20 vite mё parё. Tre tё katёrtat e kёtij grupi, mbёshtesin martesat gei. Nё njё tjetёr studim, 42% e britanikёve vetcilёsoheshin si ateistё ose agnostike, tre herё mё shumё se nё vitet 1960. Nё Francё, vetёm 7% e katolikёve vazhdojnё tё shkojnё nё kishё tё paktёn njё herё nё javё; 58% e francezёve, ku pёrfshihen dhe ¾ e tё rinjve nёn 35 vjeç, nuk shkojnё kurrё nё kishё.

Nё SHBA, ku Presidenti Barak Obama ёshtё i pari lider qё mbёshtet martesat gei, Gene Robinson, Peshkopi i parё i Kishёs Anglikane i cili ka pranuar orientimin e tij seksual, flet pёr njё ndryshim tё madh. Nё vitin 1996 Akti Federal pёr Mbrojtjen e Martesёs (DOMA) i cili e kufizon martesёn vetёm pёr njё burrё dhe grua, ёshtё sfiduar shumё herё ligjёrisht dhe dy gjykata federale tё apelit e kanё konsideruar anti kushtetuese. Nё 30 Nёntor, Gjykata Supreme mund tё pranojё tё shqyrtojё tё parin rast pёr martesat gei. Nёse Gjykata vendos nё favor tё lёvizjes LGBT, vendimi do tё jetё shumё domethёnёs pёr tё drejtat LGBT ashtu si heqja e ligjeve anti-gay nё vitin 2003.

Çfarё do qё tё ndodhё aktivistёt do tё vazhdojnё tё luftojnё. Ata nuk kanё qenё kurrё tё lumtur me unionet civile dhe ashtu si çiftet straight, ata duan stabilitetin, sigurinё dhe dinjitetin qё sjell martesa. Ashtu siç thotё edhe shkrimari gei amerikan Jonathan Rauch esenca e martesёs nuk ёshtё seksi, fёmijёt apo vet-pёrmbushja por ёshtё angazhimi qё dy njerёz ndёrmarin pёrpara tё gjithё shoqёrisё pёr tё qёndruar bashkё “nё tё mirё e nё tё keq, derisa vdekja tё na ndajё”. Jo tё gjitha çiftet gei nё kёtё botё duan tё martohen, por tё paktёn duan ta kenё kёtё mundёsi.


Tё gjitha tё drejtat janё tё publikuesit. Ambasada PINK nuk ёshtё nё pronё tё kёtij shkrimi dhe e ka pёrkthyer vetёm pёr qёllime sensibilizimi dhe informimi tё qytetarёve shqipfolёs. Nёse ju apo punёdhёnёsi juaj jeni kundёr kёtij pёrkthimi apo botimi ju lutemi na kontaktoni nё adresёn communitypink@gmail.com

Wednesday, November 14, 2012

Ambasada PINK zhvillon leksion pranë fakultetit të Shkencave Sociale



Nё datёn 12 Nëntor 2012 stafi i Ambasadës PINK zhvilloi dy orё leksion tё hapur pranë fakultetit të Punës Sociale me studentët e vitit të dytë. Pjesë e kurrikulës shkollore të Punës Sociale është dhe vizita nga disa organizata të ndryshme dhe diskutimi i tematikave të punës së organizatës/institucinit në orën e leksionit. Ambasada PINK ishte e ftuar në një leksion të tillë për të diskutuar çështjen dhe lëvizjen LGBT si dhe punën e organizatës, dhe me fokus të veçantë rolin e punonjësit social.

Në orën e parë të leksionit u prezantuan termat LGBT si dhe disa nga paragjykimet më të hasura ndaj këtij komuniteti. Leksioni u bë në formë bashkëbisedimi, ku dhe studentët patën mundësi të identifikonin disa nga paragjykimet që kishin hasur më shpesh.

Një nga paragjykimet që dolën nga ky bashkëbisedim ishte frika që ekziston të pasurit shok/shoqe një dikë që pëlqen gjininë e njëjtë. Lidhja mund të bëhet shumë personale dhe frika ishte se mund të kthehej në dashuri. Ndërkohë që u shpjegua nga stafi Ambasadës PINK se një person gay/lesbike ka të njëjtat mundësi të bjerë në dashuri si një person heteroseksual, spse nuk flasim vetëm tërheqje seksuale, por dhe romantike e emocionale. Ky shpjegim u miratua dhe nga audienca.

Një tjetër student përmendi faktin që ligjet e së shkuarës, kur homoseksualiteti ishte vepër penale dhe trajtohej si sëmundje kanë bërë që të gjenden ende shumë paragjykime në shoqëri kundrejt komunitetit LGBT.

Pjesa e dytë e leksionit u zhvillua me pyetje të hapura, duke i dhënë studentëve mundësi të bënin pyetje rreth temës. Disa nga pyetjet kishin të bënin me qëndrimin e Ambasadës PINK kundrejt deklaratve të ndryshme që dalin nga studime të ndryshme që përfshijnë dhe komunitetin LGBT dhe për retorikën fetare. Qëndrimi i Ambasadës PINK është i tillë që përkon me të drejtat e njeriut. Pavarsisht studimeve dhe përfundimeve shkencore apo retorikës fetare një njeri gëzon të drejtën si i tillë, dhe homoseksualizmi nuk është sëmundje.

Informimi dhe ndërgjegjёsimi i studentëve për diversitetin në shoqëri dhe për temën LGBT është pjesë shumë e rëndësishme e Ambasadës PINK. Falenderojmë Pr. Eltin Qerazin për mundësinë e dhënë dhe studentët për praninë e tyre.