Monday, June 18, 2012

Zhvillohet nё Stamboll takimi i rradhёs me Rrjetin Mesdhetar Shqipёria do tё mirёpresё takimin e vitit 2013

Shqipёria do tё mirёpresё takimin e vitit 2013 

Nё datat 14-17 Qershor, ILGA-Europe, dega europiane e organizatёs ndёrkombёtare pёr tё drejtat LGBT, organizoi takimin vjetor të Rrjetit Mesdhetar. I mbajtur nё Stamboll tё Turqisё, rrjeti mirёpriti organizata nga Malta (Malta Gay Rights Movement dhe Aditus), Italia (Certi Diritt), Greqia (Good as You(th) dhe OLKE), Qipro (Accept LGBT Cyprus dhe Queer Cyprus), Turqia (Morel Eskisehir LGBT Organization, PINK Life, LISTAG, LambdaIstanbul, Black Pink Triangle Izmir Association, SPOD dhe Kaos GL) dhe Shqipёria e cila u pёrfaqёsua me Ambasadёn PINK/LGBT Pro Shqipёri.

Anёtarёt e organizatave LGBT morrёn trajnim pёr ndёrtimin e njё strategjie advokimi pёr tё drejtat LGBT duke marrё shembuj konkretё nga vendet pёrkatёse. Trajnimi u zhvillua nё formё interaktive, me ushtrime dhe stimuline të situatave të jetuara. Ditёn e fundit pati njё konferencё pёr shtyp ku ishin tё pranishёm edhe anёtarё tё tjerё tё lёvizjeve LGBT nё Turqi. Njё tjetёr trajnim u zhvillua mbi dokumentimin e shkeljeve tё tё drejtave tё komunitetit si dhe tё dokumentimit tё krimeve tё urrejtjes. Nё kёtё seancё u zhvilluan ushtrime që krijuan hapёsirё pёr pёrfaqёsuesit e organizatave qё tё shkёmbenin eksperienca.

Rrjeti Mesdhetar krijoi mundёsi shumё tё mira pёr njohjen e pёrfaqёsuesve tё organizatave, punёn e tyre dhe shkёmbimin e informacionit dhe praktikave mё tё mira. Gjithashtu kjo ishte njё mundёsi e mirё pёr tё kuptuar dinamikat e ngjashme kulturore mes vendeve mesdhetare si:

            - Homofobia dhe heteronormativiteti i integruar nё kulturёn popullore.
            - Ndikimi fetar qё punon kundёr diversitetit.
            - Lufta pёr mbijetesё e organizatave LGBT (fondet, punonjёsit dhe komuniteti)
            - Pёrkrahja e dobёt nga qeveritё dhe politika.
            - Pёrkrahja mё e shumtё nga komuniteti ndёrkombёtar.
            - Vёshtirёsitё pёr angazhimin dhe pёrfshirjen e komunitetit LGBT.

Pёrfaqёsuesit e ILGA-Europe ndihmuan kёtё rrjet duke ndarё eksperienca, materiale dhe mundёsi nga vendet e tjera europiane.

Nё fund, Rrjeti Mesdhetar zhvilloi njё seancё pёr organizimin e takimit vjetor vitin e ardhshёm dhe me shumicё votash, u zgjodh Shqipёria. Ambasada PINK falenderon ILGA-Europe pёr organizimin e kёsaj iniciative si dhe komunitetin LGBT dhe organizatat turke pёr mikpritjen e tyre.

Rrjeti Mesdhetar ёshtё i domosdoshёm pёr identifikimin e tё gjitha mundёsive qё ofron bashkёpunimi, solidariteti dhe ndarja e eksperiencave sidomos nё njё rajon ende tё dominuar nga homofobia dhe transfobia.

Le tё vazhdojmё punёn tonё pёr një shoqёri mesdhetare mё tolerante ku secili grup gёzon liritё dhe tё drejtat e veta.

Ju mirёpresim nё Tiranё, nё vitin 2013.

No comments:

Post a Comment