Monday, October 29, 2012

Parlamenti Europian nis punёn pёr njё plan BE mbi tё drejtat LGBT

26 Tetor, 2012 – Gjatё javёs sё shkuar, Parlamenti Europian publikoi njё studim mbi njё udhёrёfyes potencial qё tё mbulojё tё drejtat LGBT nё nivel tё Bashkimit Europian. Ky plan i BE do tё njehsonte legjislacionin dhe politikat e ndryshme nё forcimin e barazisё dhe mos-diskriminimit tё personave lesbike, gei, biseksualё, transgjinorё dhe interseks nё tё gjithё Bashkimin Europian.

Studimi u kёrkua nga Kёshilli i tё Drejtave Civile, Drejtёsisё dhe Çёshtjeve tё Brendshme tё Parlamentit Europian dhe vjen pas thirrjeve tё pёrsёritura tё Parlamentit Europian pёr pёgatitjen e njё udhёrrёfyesi nga ana e Komisionit Europian.

Udhёrrrёfyesit janё dokumente politikash tё cilat pёrmbledhin dhe planifikojnё veprimet dhe punёn e BE-sё mbi njё temё tё caktuar pёr njё numёr vitesh. Dokumente tё ngjashme tё prodhuar nga Komisioni Europian janё Strategjia e BE-sё pёr barazinё gjinore 2010-2015; Strategjia Europiane pёr Aftёsitё e Kufizuara; ose Plani i BE pёr Strategjitё e Integrimit tё Komuniteteve Rome.

Sofia Velt, Anёtare e Parlamentit Europian dhe zv. Presidente e LGBT Intergoup nё Parlamentin Europian e komentoi kёshtu kёtё zhvillim: “Unё e mirёpres kёtё studim i cili do tё na ndihmojё tё ndёrtojmё njё strukturё mbi atё çka duhet tё pёrmbajё udhёrёfyesi i BE-sё.”

“Parlamenti Europian dhe Groupi ALDE nё veçanti, i kanё kёrkuar Komisionit Europian tё pёrgatisё njё Udhёrёfyes pёr barazinё LGBT qё prej Janarit tё vitit 2011. Njё politikё e tillё, do tё kishte shumё pak kosto dhe do tё bёnte tё mundur qё BE-ja tё mbante premtimin e saj pёr barazi dhe mos-diskriminim”

Majkёll Kashman, Anёtar i Parlamentit Europian, dhe bashkё-President i LGBT Intergroup shtoi: “Njё udhёrёfyes LGBT do tё bёnte tё mundur qё Komisioni, Kёshilli dhe Parlamenti tё pёrkushtoheshin efektivisht nё arritjen e barazisё gjatё çdo aktiviteti tё BE-sё. Vivian Reding, ёshtё Komisionerja e Parё e BE-sё me njё portofol tё tё drejtave themelore tё njeriut dhe jam i bindur se ajo do e pranojё kёtё thirrje brenda pёrfundimit tё mandatit tё saj nё 2014. Barazia nuk mund tё presё.”

Parlamenti Europian ёshtё nё pritje tё rezultateve tё njё vёzhgimi nga Agjencia e tё Drjetave Themelore (FRA) mbi situatёn e personave LGBT nё BE dhe Kroaci, i cili do tё bёhet publik nё vitin 2013.

No comments:

Post a Comment