Pjesa e parë e këtij viti u mbyll për stafin e PINK / LGBT
Pro me një aktivitet shumë pozitiv gjatë të cilit u ndanë tre çmimet për
fituesit e konkursit të gazetarisë të lançuar vitin e shkuar nga organizata
jonë në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ceremonia u
zhvillua në mjediset e Ambasadës, me pjesëmarrjen e aktivistëve, fituesve të
konkursit dhe me një takim suprizë me Ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Z.
Aleksandër Arvizu.
Konkuris i çelur vitin e shkuar, pati një prurje shumë
pozivite shkrimesh, artikujsh dhe opinionesh nga gazetarë, sociologë dhe
opinionistë. Të gjitha mbulonin një sërë tematikash dhe çëshjesh të tilla si
homofobia, pargjykimet, aktivietete të ndryshme, analiza dhe histori. Dy grupe
të ndryshme jurish, njëra e PINK / LGBT Pro dhe tjetra e Ambasadës së SHBA-ve
në Tiranë përzgjodhen me një sistem pikësh prej 1, 2 dhe 3, shkrimet më të
mira. Si rezultat, fituesit e konkursit u shpallën, çmimi i tretë, Z. Gëzim
Tushi, sociolog me shkrimin “Kush fitoi nga debati, shoqëria apo
homoseksualët?”, çmimi i dytë për Znj. Laureta Roshi, gazetare, me shkrimin “Të
rifitosh fëmijën në bregun e gurtë” dhe çmimi i parë për Znj. Beti Njuma,
gazetare me shkrimin “Jam homoseksual dhe jam i lirë ta them.”. Këto çmime u
vlerësuan për mesazhet e tyre domethenëse, për krijimtarinë dhe veçantinë e
përmbajtjes së tyre. Vlerësimi u bë në mënyrë anonime, pra anëtarët e jurive
nuk i dinin emrat e autorëve të shkrimeve.
Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri dëshiron të falenderojë
Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për mbështetjen e tyre
dhe për çmimet vlerësuese për gazetarët. Fituesit u vlerësuan me dhurata
simbolike me qëllim që ti ndihmonin edhe më shumë në punët e tyre, përkatësisht
me një iPad, iPhone dhe një kamera dixhitale. Gjithashtu PINK dëshiron të urojë
dhe falenderojë fituesit për punën e
tyre fisnike, mbështetjen e tyre për kauzën LGBT si edhe gjithë
gazetarët dhe opinionistët e tjerë të cilët morrën pjesë në këtë konkurs.
Ky aktivitet u parapri vitin e shkuar nga një trajnim
dy-ditor i realizuar me gazetarë të mediave kryesore elektronike dhe vizive në
vend, mbi çështjet LGBT dhe etikën e raportimit të lajmeve për çështje sociale në
bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias dhe trajnues dy ekspertë të
mirënjohur të çështjeve LGBT, Z. Altin Hazizaj dhe atyre mediatike Znj. Iris
Luarasi.
No comments:
Post a Comment