Njёzet Nёntori ёshtё dita Ndёrkombёtare e Pёrkujtimit tё Transgjinorёve (International Transgender of Remembrance – TDOR) qё kёtё vit shёnon herёn e trembёdhjetё tё organizimit. Qё nga viti 1999, TDOR pёrkujton tё gjithё transgjinorёt qё kanё rёnё pre e dhunёs dhe si rezultat kanё humbur jetёn. Kjo ditё shёrben pёr tё ndёrgjegjёsuar publikun mbi krimet e urrejtjes kundёr personave transgjinorё, krijon mundёsi pёr njohje publike tё kёsaj çёshtje dhe nderon jetёt e atyre personave transgjinorё tё cilёt pёrndryshe do tё harroheshin. E nisur nё SHBA, TDOR tashmё mbahet nё vende tё ndryshme tё botёs. Evente pёrkujtimore pёr transgjinorёt e vrarё janё zhvilluar nё mbi 180 qytete nё mё shumё se 20 vende nё Amerikёn e Veriut, Europё, Azi, Afrikё dhe Oqeani.
Fatkeqёsisht, rezultatet e monitorimit tё vrasjeve tё transgjinorёve nga Transgender Europe tregojnё se pёr kёtё vit 221 transgjinorё do i shtohen listёs sё gjatё tё personave qё duhen pёrkujtuar, vajtuar dhe nderuar.
Projekti Monitorues i Transgjinorёve, nisi nё Prill 2009 dhe monitoron nё mёnyrё sistematike, mbledh dhe analizon raportet e vrasjeve tё personave LGBT kudo nё botё. Pёrditёsime tё rezultateve paraprake, tё cilat janё bёrё publike pёr herё tё parё nё Korrik 2009, publikohen nё faqen zyrtare tё projektit: “Transrespect versus Transphobia Worldwide” tre deri katёr herё nё vit nё formёn e tabelave., listave tё emrave dhe hartave:
Nё Nёntor tё çdo viti, Transgender Europe prezanton rezultatet e monitorimeve mbi vrasjet e transgjinorёve nё mёnyrё qё tё asistojё viktimat kudo nё botё dhe tё ndёrgjegjёsoje mbi krimet e urrejtjes kundёr trasngjinorёve.
Monitorimet e kёtij viti tregojnё pёr njё numёr shokues prej 221 rastesh tё personave transgjinorё tё vrarё. Nё krahasim me statistikat e viteve tё shkuara, kёtё vit po vihet re njё rritje e dukshme e vrasjeve çka tregon pёr nivelin tejet tё lartё tё dhunёs ndaj tё cilёs personat trasngjinorё janё tё ekspozuar. Kjo rritje nё shifra, gjithsesi, mund tё ketё lidhje edhe me rritjen e nivelit tё punёs dhe kёrkimeve nga vetё projekti, qё ёshtё lidhur me gjithmonё e mё shumё organizata monitoruese nga vende tё ndryshme, si Grupo Gay da Bahia (Brazil), Observatorio Ciudadano Trans (Cali, Colombia), Pembe Hayat (Turkey) ose TVMEX – Travestis Mexico.
Raporti tregon vrasjet e bёra ndaj personave transgjinorё nё 26 vende nё 12 muajt e fundit, me numrat me tё mёdha tё vrasjeve tё raportuara nё Brazil (97), Meksikё (23), Kolumbi (19), dhe Venezuelё (14) ndjekur nga Argjentina (9), Honduras (9) dhe SHBA (9). Nё Azi rastet mё tё raportuara janё nga Pakistani (6) dhe Filipinet (5), dhe nё Europё kryeson Turqia (5).
Ashtu si nё vitet e shkuara, vrasjet mё tё shumta raportohen nga vendet e Amerikёs Qёndrore dhe Amerikёs Jugore tё cilat pёrbёjnё 80% tё rasteve tё vrasjeve nё nivel global qё prej vitit 2008. Nё kёto dy rajone, nё vitin 2008 u rregjistruan 96 vrasje nga 13 vende tё ndryshme, nё vitin 2009, 165 vrasje nga 16 vende, nё vitin 2010, 174 vrasje nga 13 vende. Pёr kёtё vit, deri tani, nё dy zonat e sipёrpёrmendura rregjistrohen 188 vrasje tё personave transgjinorё nga 15 vende tё ndryshme. Rritja mё e lartё raportohet nё Brazil (2008: 57, 2009:69, 2010: 101, Janar-Nёntor 2011: 97) dhe Meksikё (2008: 4, 2009:10, 2010: 12, Janar-Nёntor 2011: 23). Tё dhёnat tregojnё njё rrijte alarmante tё vrasjeve tё raportuara edhe nё Turqi: (2008: 2, 209: 5. 2010: 6, Janar-Nёntor 2011: 5).
Nё total, rezultatet paraprake tregojnё 755 persoma transgjinorё tё vrarё nё 51 vende qё prej Janarit 2008. Nё kёto raportime pёrfshihet edhe Shqipёria, me njё vrasje nё vitin 2009.
Por, Transgender Europe, organizata e cila mbledh gjithё kёto tё dhёna, tregon se kёto janё vetёm njё fraksion i fakteve reale dhe se e vёrteta ёshtё shumё mё keq. Kёto janё vetёm raste tё raportuara tё cilat mund tё gjenden pёrmes kёrkimeve nё internet. Nё shumicёn e vendeve, tё dhёnat mbi vrasjet e transgjinorёve nuk publikohen nё mёnyrё sistematike dhe kёshtu ёshtё e pamundur tё bёhen llogaritje pёr rastet e paraportuara. Njё tjetёr zbulim tregon se, ndёrkohё qё Brazili ka tёrhequr vёmendje tё veçantё falё numrit nё rritje tё vrasjeve, numri i tyre nё vende tё tjera tё Amerikёs Qёndrore dhe Jugore tregon se gjendja nё vende si Venezuela, Honduras dhe nё veçanti Guatemala ёshtё po aq alarmuese nё raport me numrin shumё herё mё tё vogёl tё popullsisё.
Ndёrkohё qё dokumentimi i vrasjeve tё personave transgjinorё ёshtё i paçmuar pёr tё demonstruar nivelin e shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut ndaj personave transgjinorё nё nivel global, ka po ashtu nevojё pёr njё studim mё tё thelluar tё aspekteve tё ndryshme qё lidhen me situatёn e tё drejtave tё personave transgjiorё. Pёr pasojё, Transgender Europe ngritёn projektin Trans Murder Monitoring dhe e shndёrruan atё nё projektin kёrkimor “Transrespect versus Transphobia Worldwide (TvT).
TvT ёshtё njё projekt kёrkimor krahasimor, sasior dhe cilёsor i cili paraqet njё vёzhgim tё tё drejtave tё personave transgjinorё nё vende tё ndryshme tё botёs dhe prodhon tё dhёna dhe mjete advokuese pёr institucione ndёrkombёtare, organizata pёr tё drejtat e njeriut, levizjen transgjinore dhe publikun e gjerё. Njё grup kёrkimor nga Trangender Europe koordinon kёtё projekt, i cili financohet nga Open Society Foundations, ARCUS Foundation dhe pjesёrisht nga Heinrich Boell Foundation.
Skuadra kёrkimore e TvT asistohet nga njё bord kёshillues e pёrbёrё nga 20 aktivistё trasngjinorё nga e gjithё bota. Projekti bashkёpunon me 15 organizata partnere nё gjashtё rajone botёrore. Pas kompletimit tё vёzhgimeve tё situatёs sociale dhe ligjore tё transgjinorёve nё mbi 50 vende tё botёs, nё Nёntor 2011, skuadra kёrkimore e TvT sё bashku me 7 organizata partnere nga Afrika, Azia, Europa Lindore, Oqeania dhe Amerika Jugore nisёn njё vёshgim tё ri tё koordinuar nё raport me projektin TvT.
No comments:
Post a Comment