Thursday, December 8, 2011

Ambasada PINK zhvillon tryezё diskutimi pёr dhunёn ndaj komunitetit LBT nё Shqipёri

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Gruas, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri organizoi një Diskutim të Hapur pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale me mbi 80 studentё tё nivelit master, degёt Sociologji dhe Punё Sociale.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputete, përfaqёsues të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale, dhe Shanseve të Barabarta, pёrfaqёsues nga Komisioneri pёr mbrojtjen nga Diskriminimi, pёrfaqёsues nga Bashkia e Tiranёs dhe Kёshillit tё Europёs nё Shqipёri.

Diskutimi u drejtua nga Znj. Brunilda Dervishi përfaqёsuese e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Pedagogia Merita Poni dhe Asistentja e Komunikimit të Ambasadës PINK. Në fillim u prezantua çështja e dhunës ndaj gruas, njё fenomen i pёrqёndruar brenda familjes dhe hapat qё Ministria ka ndërrmarë për të ndalur këtë fenomen. Në këtë kuadër u prezantua shkurtimisht raportimi i vitit 2010 i Shqipërisë pranë CEDAË. Raporti alternativ është bërë nga një grup organizatash të shoqërisë civile, ku Ambasada PINK dha kontributin e saj për dhunën e ushtruar ndaj lesbikeve, transgjinorëve dhe biseksualeve në kuadrin e dhunës mbi baza gjinor.

Ambasada PINK ndau me studentët informacionin dhe eksperiencën e dhunës së ushtruar ndaj komunitetit LBT. Për këtë komunitet, përtej dhunës gjinore është shtuar mospranimi dhe diskriminimi pёr shkak tё orientimit të tyre seksual apo identitetit të zgjedhur gjinor. Studentët ishin të informuar për gjendjen e komunitetit dhe treguan ndjeshmëri ndaj këtyre problematikave. Përfaqёsuesja e Ambasadës PINK prezantoi dhe bashkёpunimet për të zgjidhur këtë problem, si dialogu dhe bashkёpunimi i vazhdueshëm me Ministrinë dhe Komisioneren, me forcat e rendit me partnerë të shoqërisë civile dhe vetё komunitetitn LGT.

Në pyetjet e studentëve reflektohej një nevojë informacioni për përgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore për të ndalur dhunën ndaj grave në përgjithësi dhe komunitetit LBT në veçanti. Këto pyetje ishin mjaft specifike dhe iu drejtuan përfaqёsuesve të Komisionerit dhe Ministrisë. Ndërsa Ambasadës iu drejtuan më shumë pyetje informuese për komunitetin LGBT, sesa për temën e dhunës në veçanti. Kjo tregon njё dёshirё tё tyre pёr tё pasur mё shumё informacione rreth çёshtjes LGBT.

Diskutimi ishte një sukses si për studentët, pedagogët dhe istitucionet e pranishme. Ambasada PINK shpërndau një serë materialesh informuese dhe edukuese për të drejtat e komunitetit LGBT në vend.

Ky diskutim ishte njё dialog i nevojshëm për të kuptuar punёn e deritanishme tё ndërrmarë nga Ambasada PINK dhe njё vlerësim për të vazhduar më tej. Ambasada PINK falenderon të pranishmit për pjesёmarrjen e tyre dhe mirёpret bashkёpunime tё tilla edhe nё tё ardhmen.

No comments:

Post a Comment