Friday, March 16, 2012

Homoseksualët lindin apo bëhen?

Dr. Adem Harxhi

Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e pranojnë se homoseksualiteti ekziston. Ai është i pranishëm në çdo shoqëri, kudo në botë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe në shumë shoqëri antike, gjatë gjithë historisë së njerëzimit. 

Gjithkush ka opinionin e tij për homoseksualitetin dhe shpesh, ky opinion është shumë i fortë e i palëkundur. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e pranojnë se homoseksualiteti ekziston. Ai është i pranishëm në çdo shoqëri, kudo në botë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe në shumë shoqëri antike, gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Madje, Richard C. Pillard M.D., psikiatër në "Boston University School of Medicine" dhe një ekspert i shquar për homoseksualitetin, shkon edhe më tej, kur thotë: "Homoseksualiteti, virtualisht, ekziston në çdo specie kafshësh, që është studiuar në mënyrë shteruese"

Nga rezultatet e kërkimeve të Dr. Alfred Kinsey, mësojmë:

* Rreth 4 për qind e burrave (në Amerikë), janë homoseksualë ekskluzivë gjatë gjithë jetës së tyre.
* Rreth 10% e meshkujve amerikanë mendohet të jenë homoseksualë për tre vjet të jetës së tyre si të rritur (homoseksualë jo ekskluzivë).

* Rreth 37% e 5000 burrave amerikanë, që studioi Dr. Kinsey, kanë pasur, më së paku, një marrëdhënie seksuale deri në orgazëm, me një mashkull tjetër.
* Tek gratë këto shifra janë më të vogla. Rreth 2% deri 3% e grave të rritura, mendohet të jenë ekskluzivisht homoseksuale (lesbike), gjatë gjithë jetës së tyre.


Studimet e kryera për këtë qëllim edhe në kultura të tjera moderne, tregojnë se përqindja homoseksualëve në këto vende është në shifrat e më sipërme.

Sa herë flitet për homoseksualizmin, njerëzit, bëjnë këto tre pyetje:


1. Çfarë e shkakton homoseksualizmin?
2. Është apo nuk është, homoseksualizmi, një fenomen "natyral"?
3. Çfarë është në vetvete homoseksualiteti?

Këto janë edhe pyetjet, që studiuesit e homoseksualizmit, e kanë më të vështirë për t'iu përgjigjur. Ata, kur përpiqen t'u përgjigjen këtyre pyetjeve, ndjejmë se këtu fillon pjesa më e vështirë e gjithë asaj që ka të bëjë me homoseksualitetit.

Por, për çudi, këto pyetje, marrin përgjigje të menjëhershme dhe "definitive", në disa emisione televizive të Tiranës. Në këto emisione, përgjigjet e gabuara shiten si të vërteta të padiskutueshme.


Definicioni më i mirë për homoseksualitetin është ky: "Orientim seksual për partnerë me gjini të njëjtë". Vini re! Unë thashë "orientim seksual" dhe jo "preferencë seksuale". Këto dy terma nuk duhet të ngatërrohen. Ne orientohemi seksualisht për një partner të gjinisë tonë, ose të gjinisë tjetër.


Por, pavarësisht, orientimit seksual, ne kemi preferenca për partnerin. Dikush preferon një bionde, më shumë se një brune. Dikush preferon një grua me gjinj të mëdhenj, dikush me gjinj të vegjël.

Dikush preferon një partner ose partnere me ngjyrë, dikush tjetër një të bardhë. E kështu preferencat janë pa fund. Siç e shikoni, preferencë seksuale kanë heteroseksualet edhe homoseksualët.

Por, si për çdo gjë tjetër lidhur me seksualitetin human, orientimi seksual nuk është një gjë e prerë me thikë. Ka shumë heteroseksualë (njerëzit seksualisht të drejtë), që janë të tillë gjatë gjithë jetës së tyre, por ndonjëherë, fantazojnë për marrëdhënie seksuale me seksin e njëjtë.

Kjo, nuk i bën ata, domosdoshmërisht, "homoseksualë latentë", siç është bërë zakon t'i quajnë. Në një anketim me 171 burra heteroseksualë, një e treta e tyre, thanë se kanë pasur fantazi të rastësishme për seks me djem dhe burra. Po ashtu, shumica e homoseksualëve, që kanë qenë të tillë gjatë gjithë jetës, kanë bërë seks rastësor, me partner seksualë gra. Në një rishikim që i bëra literaturës gjeta:

* 60% deri 70% për qind e burrave homoseksualë, kanë bërë seks me një grua ose vajzë, më së paku, një herë.

* Mbi 80% e grave lesbike kanë bërë seks me një burrë, ose një djalë.

Ashtu siç e përshkroi situatën, kohë më parë, doktor Kinsey: "Njerëzit nuk prezantohen në dy popullata të ndara me thikë - heteroseksualë dhe homoseksualë. Bota nuk mund të ndahet në dele dhe në dhi...

Kjo botë e gjallë është një kontinuum në të gjitha aspektet, si dhe në çdo aspekt të veçantë të saj. Sa më shpejt të mësojmë për sjelljen seksuale humane, aq më shpejt do të arrijmë mirëkuptimin për realitetin e seksit"

Për një përcaktim më të mirë të "realitetit të seksit", Dr.Kinsey, krijoi një grafik me shtatë shkallë, që njihet si "shkalla e Kinsey".

Kjo shkallë tregon gjithë diapazonin e orientimeve seksuale humane. Në njërën anë të shkallës (zero), janë ata që janë ekskluzivisht heteroseksualë gjatë gjithë jetës së tyre dhe në anën tjetër (gjashta) ata që janë ekskluzivisht homoseksualë.

Në mes të këtyre dy ekstremeve është një zonë e gjerë me shumë nuanca gri, ku hyjnë të gjithë ata që nuk përputhen dot në mënyrë precize në asnjërën kategori. Një nga gjetjet më të mëdha të Dr. Kinsey është që ky grup i mesit, në mënyrë të çuditshme, është shumë i madh.


Ai shkon nga njerëz që kanë pasur vetëm një marrëdhënie seksuale të shkurtër jashtë karakterit, deri tek ata që kënaqen në mënyrë të barabartë si me partnerët meshkuj dhe me partneret femra (biseksualët) /shekulli/

Thursday, March 15, 2012

Homoseksualizmi dhe Homofobia

Kete shkrim na e dergoi djali qe merret me monitorimin e medias prane Ambasades PINK, dhe ne fakt ishte si nje tip "ajri i fresket" ne nje dite te mjegullt. Eshte e mrekullueshme kur lexon pak qartesi, thjeshtesi dhe terma te verteta qe i therrasin ndergjegjes, qartesise dhe urtesise kolektive.

E vetmja pjese ku ne kemi kundershtime eshte tek pjesa e fundit qe i kerkon  shoqerise te aprovoje homoseksualizmin. Edhe pse kjo ne princip eshte e drejte, sepse ne fundit te fundit, komuniteti LGBT nuk kerkon gje pervecse nje shoqeri qe e pranon, kjo ne realitetin shqiptar nuk ben aq sens per aq kohe sa tradita dhe kultura aktuale shqiptare do ishte shume e lumtur nese njerezit LGBT do te vazhdonin te ishin te padukshem.

SHENIM: Ky shkrim nuk eshte prone e Ambasades PINK. Te gjitha te drejtat i perkasin autorit te saj dhe gazetes Shekulli. Qellimi i vetem i publikimit te ketij shkrimi eshte arritja e tij tek audienca LGBT ne vend dhe ruajtja ne arkivat tona.

Burim: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/02/12/homoseksualizmi-dhe-homofobia/

Dr.Adem Harxhi

Homoseksualizmi dhe homofobia janë tema që vazhdimisht krijojnë debate dhe keqkuptime. Para disa ditësh në shtypin e përditshëm, kishte një diskutim për këto probleme. Me dëshirën që ju, miqtë e mi të rinj, të dini të orientoheni më mirë në këtë diskutim, i kthehem edhe një herë kësaj teme. Ju duhet ta pranoni faktin, se rreth jush ka edhe njerëz që janë ndryshe nga ju.

Që ta pranosh dhe ta duash veten ashtu siç je, duhet të kesh fituar vetëbesimin. Të rinjtë gay, lesbike dhe biseksualë, e kanë më të vështirë rrugën që duhet të bëjnë për të njohur veten. Kjo është arsyeja pse shokët e tjerë rreth tyre, ushqejnë ndjenja homofobike ndaj tyre.

Çdo ditë bëhen komente negative për këdo që nuk është 100% heteroseksual. Këto komente negative, zakonisht, i bëjnë homofobët. Urrejtja dhe intoleranca detyruese e homofobëve ndaj gay-ve, buron nga frika që ata ndjejnë, se mos edhe vetë janë homoseksualë. Askujt nuk i lejohet të përdorë etiketa, që synojnë të poshtërojnë ata që janë ndryshe. Njerëzit e shëndetshëm dhe që ndjehen të sigurtë, nuk i poshtërojnë të tjerët, nga që janë të ndryshëm. Ata nuk shqetësohen, pse të tjerët i akuzojnë se mbrojnë gay-të, lesbiket dhe biseksualët.

Shembuj të sjelljeve diskriminuese ndaj gay-ve gjenden në media, në fe dhe në ligj. Fatkeqësisht, disa fe i shikojnë gay-të dhe lesbiket si mëkatarë. Media, shpesh, etiketon keq këdo që është i ndryshëm. Minoritetet kanë shumë vite që e provojnë këtë padrejtësi.
Homofobia, që shkakton dhunën dhe keqtrajtimin e gay-ve, madje, edhe vrasjen e tyre, duket hapur në shoqëritë ku diskriminohen homoseksualët. Gazetat, kudo në botë, raportojnë shembuj tronditës të dhunës homofobike. Por, shumë krime homofobike mbulohen dhe kurrë nuk shfaqen në media ose në gjyq. Ju, me siguri keni dëgjuar për studentin e Rutger University, që në pranverë të vitit 2011 u hodh nga ura George Washington në New York. Ai u turpërua nga që shokët e panë të përfshirë në seks homoseksual.
 
Pse ekziston homofobia?  


Shkak i homofobisë është qëndrimi kundër-gay i pjesës dërmuese të shoqërisë. Por këtu, nuk duhet të lëmë pa thënë se edhe “Marshimet e krenarisë gay”, nuk sjellin ndonjë të mirë. Nuk ka asnjë arsye që një gay, lesbike ose biseksual të jetë më krenar se një heteroseksual.
Seksualiteti, orientimi seksual dhe preferencat seksuale, janë pjesë e personalitetit të njeriut dhe gjithkush vepron sipas preferencave dhe mundësive të tij. Gjithkush vepron sipas dëshirës dhe nuk ka arsye që ata vetë ose të tjerët, të duartrokasin zgjedhjen e tyre. Çiftet me gjini të njëjtë kanë të drejtën, por aspak privilegjin, ta duan njëri-tjetrin. Kjo është njësoj si dhe për çiftet me sekse të ndryshme. Të gjithë, hetero ose homoseksualë, i ndjejmë njësoj nevojat emocionale dhe seksuale, për të qenë të lirë dhe të dashuruar.
Shumica nga ju janë heteroseksualë. Sipas statistikave, vetëm 2% e njerëzve janë homoseksualë. Ka disa vende ku kjo shifër raportohet më e madhe. Sipas një statistike amerikane të vitit 2002; 11.5% e grave dhe 6.2% e burrave të moshës 18-44 vjeç, kanë kryer disa kontakte seksuale me të njëjtin seks. Sipas një anketimi tjetër të vitit 1992, vetëm 4% e grave dhe 4.9% e burrave, kishin kryer kontakte të tilla homoseksuale. (Associated Press, MSNBC, Shtator 15, 2005; Tamar Lewin, New York Times 2005).

Nga kjo statistikë shihet qartë se në dhjetë vjet, kontaktet homoseksuale të grave janë trefishuar, ndërsa për burrat, rritja e kontakteve homoseksuale është më e vogël.

Disa nga ju qëndrojnë, siç i thonë, të mbyllur në dollap. Ata jetojnë si gay, lesbike, ose biseksualë të fshehur. E kuptoj arsyen pse ata zgjedhin ta mbajnë sekret identitetin e tyre seksual. Ata orientimin e tyre seksual ua shfaqin vetëm pak shokëve, ose fare pak prindërve. Ata duhet të gjejnë kurajën ta shfaqin orientimin e tyre seksual. Këtë duhet ta bëjnë vetëm në ambiente që i mbështetin.
Adoleshentët e rinj që ndjejnë se janë gay ose lesbike, bëjnë mirë të mos e afirmojnë dashurinë e tyre homoseksuale ende pa shkuar në gjimnaz. U lutem ta respektoni këtë këshillë: Prisni, që në kohën e duhur dhe në vendin e duhur të kuptoni kush jeni, heteroseksualë ose homoseksualë. Po qe se nxitoni të shfaqni prirjet tuaja seksuale para kohe, kjo mund të jete shkak për gabime qe do t’i vuani gjithë jetën.
 
Dua ta theksoj edhe njëherë, askush nuk e zgjodhi vetë të jetë homoseksual, gay, lesbike, ose biseksual. Homoseksualët dëshirojnë marrëdhënie seksuale të kënaqshme me seksin e njëjtë. Kjo është mënyra që ata zgjedhin për një jetë intime të mirë. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Këto veprime homoseksuale duhet t’i aprovojë edhe shoqëria. Ata nuk duhet të bien ndesh me kulturën dhe traditën popullore të vendit. Çdo veprim që shkel rregullat dhe traditat e kulturës së vendit, e ka një çmim. Hapat duhet të hidhen me kujdes.

Friday, March 9, 2012

Zhvillohet debati historik pёr tё drejtat LGBT nё Kombet e Bashkuara


Nё datёn 7 Mars ёshtё mbajtur nё Gjenevё tё Zvicrёs debati i parё ndёr-qeveritar i Kёshillit tё tё Drejtave tё Njeriut tё Kombeve tё Bashkuara mbi diskriminimin e bazuar nё orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ky moment historik, tregon se shtetet anёtare duhet tё ndёrmarin hapa seriozё pёr tё adresuar abuzimet e kryera ndaj personave lezbike, gei, biseksuale dhe transgjinore nё tё gjithё botёn.

Nё nisje tё diskutimit, Shtetet Anёtare tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islamik (OIC) dolёn nga salla nё mёnyrё demonstrative. Pёrpara largimit tё grupit, Pakistani bёri publike njё deklaratё tё organizatёs duke dёnuar diskutimin dhe duke deklaruar se “homoseksualiteti mund tё hapё rrugёn pёr pedofilinё dhe incestin”. Gjatё diskutimit, deklarata e Pakistanit miratohej nё zё edhe nga  shtete tё ndryshme tё Afrikёs, grupit tё vendeve arabe dhe Federata Ruse.

“Shtetet mund tё vendosin tё dalin nga kjo dhomё, por ata kurrё nuk mund tё largohen nga pёrgjegjёsia pёr tё mbrojtur qytetarёt e tyre nga diskriminimi dhe dhuna” tha Linda Bauman nga ILGA nё njё deklaratё zyrtare tё mbёshtetur nga mbi 90 vende dhe 284 organizata jo-qeveritare, duke pёrfshirё edhe Ambasadёn PINK.

Fatmirёsisht, ky moment i vёshtirё i krijuar nga Organizata Islamike nuk e dёmtoi debatin i cili vazhdoi me sukses dhe dёrgoi mesazhin e fortё se tё drejtat e personave LGBT nuk janё tё drejta speciale por tё drejta bazё dhe universale tё cilat i takojnё çdo qёnieje njerёzore.

Ekspertёt ndёrkombёtarё nga Pakistani, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs si edhe Irina Karla Baçi, zv. presidente e Kёshilit Kombёtar pёr personat LGBT nё Brazil mundёn tё prezantojnё gjetjet e tyre pёrmes shembujve tё shumtё dhe tё demontrojnё dhunёn dhe diskriminimin e vuajtur nga personat LGBT nё tё gjithё botёn.

Diskutimi i djeshёm ishte njё themel i fortё pёr rritjen e angazhimit tё personave LGBT dhe mbrojtjen e tyre kudo nё botё. Gjatё kёtij dialogu, Komisioneri i Kombeve tё Bashkuara pёr tё Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, deklaroi se studimi i kryer nga zyra e saj mbi mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT mbёshtetet nё 2 dekada jurisprudence dhe materialesh tё tё drejtave tё njeriut tё cillat tregojnё pёr tendencёn mbarёbotёrore tё dhunёs ndaj personave LGBT nё tё gjithё botёn. Kjo dhunё pёrfshin vrasje, sulme dhe dhunё seksuale. Ajo kёrkoi nga shtetet e tё gjithё botёs, tё pёrmirёsojnё pёrgjigjen e tyre ndaj dhunёs homofobike si dhe tё ndryshojnё legjislacionet qё penalizojnё homoseksualitetin. Aktualisht, 76 shtete i ndalojnё me ligj marrёdhёniet seksuale mes personave tё tё njёjtёs gjini. Raporti thekson gjithashtu problemet nё pa-aftёsinё e shteteve pёr t’u ofruar njerёzve azil pёr shkak tё orientimit seksual apo identitetit gjinor.

Ka mbёrritur momenti qё Shtetet Anёtare tё ndjekin hapat e Afrikёs sё Jugut dhe Brazilit, tё cilat mundёsuan financiarisht organizimin e kёtij paneli, dhe  tё implementojnё rekomandimet e Komisionerit tё Lartё. Ky panel ishte paraprirё nga raporti i parё mbi ligjet diskriminuese dhe aktet e dhunёs tё kryera ndal njerёzve bazuar nё orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor i bёrё publik nga Komisioneri i Lartё pёr tё Drejtat e Njeriut nё Dhjetor 2011.

Ky raport, i cili iu dorёzua Kёshillit tё tё Drejtave tё Njeriut pas rezolutёs 17/19 dhe i adoptuar nё 17 Qershor 2011 ёshtё i njё rёndёsie tё jashtёzakonshme duke qenё sё ёshtё i pari dokument i Kombeve tё Bashkuara qё jep shembuj konkretё mbi dhunёn dhe diskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Tuesday, March 6, 2012

Debati i Parё mbi dhunёn kundёr LGBT nё OKB

Dita e 7 Marsit do tё jetё e njё rёndёsie dhe vlere tё jashtёzakonshme pёr levizjen LGBT kudo nё botё. Kёshilli i tё Drejtave tё Njeriut pranё Kombeve tё Bashkuara do tё diskutojё nё njё panel ndёrkombёtar krimet e kryera kundёr personave lesbike, gei, biseksuale, transgjinore dhe interseks kudo nё botё.

Ky ёshtё momenti pёr tё treguar solidaritet dhe mbёshtetje dhe pёr ta ndarё me ju kёtё lajm tё gёzueshёm.Nё Dhjetor 2011, Kombet e Ba shkuara publikuan raportin e parё tё prodhuar nё kontekstin e tё drejtave tё njeriut mbi çёshtjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor: “Discriminatory laws and practices and acts of violence against individuals based on their sexual orientation and gender identity”. Versionin nё anglisht tё kёtij raporti mund ta gjeni nё kёtё link:

Takimi i ditёs sё nesёrme ёshtё njё hap i rёndёsishёm pёrpara sepse nё tё do tё diskutohen tё gjitha informacionet dhe dijet shqetёsuese tё pёrftuara nё raport. Ky takim do tё jetё edhe njё thirrje e fuqishme pёr qeveritё e tё gjithё botёs qё tё marrin masa, pёr mbrojtjen e personave LGBT.

Ky ёshtё njё panel, i cili do arrijё qё tё diskutojё pёr herё tё parё njё kuptim mё tё mirё tё tё drejtave tё njeriut edhe nё kontekstin e identitetit gjinor dhe orientimit seksual.

Pёr ta parё live kёtё takim klikoni linkun:

Sipas orёs lokale, ju do mund ta ndiqni kёtё takim, nё orёn 12:00 tё mesditёs.

Ambasada PINK do ketё kёnaqёsinё t’ju pёrditёsojё mbi kёtё event tё rёndёsishёm gjatё ditёs sё nesёrme.

Universiteti nё Filipine zgjedh njё transgjinor nё krye tё kёshillit studentor

Manila, Filipine – Gabriel Dino ёshtё personi i parё transgjinor qё zgjidhet pёr tё kryesuar kёshillin studentor nё Universitetin e Filipineve Diliman. Kёshilli Studentor i Universitetit votoi nё mazhorancё pёr kandidaturёn e saj, nё datёn 1 Mars.

Dino u paraqiti studentёve njё platformё qё do tё luftojё çdo rast diskriminimi dhe dhunё tё bazuar nё stereotipe gjinore.

Gabriel "Heart" Dino
“Unё jam mashkull por e konsideroj veten femёr” tha Dino nё njё intervistё pas pёrzgjedhjes.

Por historia e Dinos ka qenё interesante qё nё fillim. Pёrpara se tё merte kёtё post tё rёndёsishёm ajo kishte kryesuar Kishillin e Çёshtjeve Gjinore pёrmes tё cilit kishte promovuar me kёmbёngulje çёshtje tё barazizё gjinore.

Kёshilli, i cili promovon barazi gjinore u hap nё vitin 1997 gjatё kohёs qё nё krye tё Komisionit Kombёtar tё tё Rinjve ndodhej Percival Cendana, personi i parё gay, qё e kishte pranuar haptaz orientimin e tij seksual.

Qё nga krijimi i tij nё vitin 1913, USC ka qenё njё institucion i pёrbёrё nё pjesёn dёrmuese nga meshkuj, dhe vetёm 6 femra kanё e kanё kryesuar atё.

Dino, e cila studion matematikё, mundi studentё brilantё tё shkollёs sё saj qё vinin nga fusha si ekonomia, mjekёsia dhe turizmi.

Monday, March 5, 2012

Jeta e njё homoseksuali nё Libinё e çliruar nga Gadafi

Nga Dan Littauer

Sot ka shpresё nё shoqёrinё libiane pas revolucionit, sidomos pёr personat LGBT, por tё gjithё pranojnё faktin se progresi mund tё jetё i ngadaltё. Nё njё diskutim me Khaleed, njё aktivist libian, mёsojmё mё tepёr pёr jetёn e homoseksualёve pas rёnies sё rregjimit tё Gadafit.

Pas rёnies sё Gadafit nga pushteti, Khaleed, ashtu si shumё libianё tё tjerё, ka shumё shpresa por edhe shqetёsime pёr tё ardhmen. Vendi i tij, shoqёria dhe kulturat e shumta do duhet tё ndёrtojnё njё identitet tё ri i cili deri para pak kohёsh ishte lidhur ngushtёsisht me Gadafin dhe familjen e tij.

Khaleed, ashtu si shumё libianё tё tjerё shpreson se duke shfrytёzuar burimet e shumta tё gazit dhe naftёs, libianёt do mund tё riparojnё dёmet e luftёs shtatё mujore dhe tё nisin punёn drejt njё zhvillimi tё shpejtё ekonomik.

Por ёshtё e qartё se ky nuk do tё jetё njё udhёtim i lehtё. Shumё nga ato grupe militantёsh qё kontribuan nё rrёzimin e Gadafit, refuzojnё tё dorёzojnё armёt, kanё plan tё ruajnё autonominё e fituar dhe tё influencojnё vendimet e ardhshme politike, si “ruajtёs tё revolucionit”. Raportet tregojnё se nё total kёto grupё milicish janё rreth 250.000 vetё. 

Ky ёshtё njё nga problemet kryesore tё Libisё sё sotme dhe i qeverisё sё saj tё tranzicionit. Khaleed dakordohet se ky problem pasohet nga çёshtje si ngritja e shoqёrisё civile, ligjit dhe rendit dhe stabilizimi i ekonomisё.

Khaleed jeton nё Libinё lindore, shumё larg kryeqytetit Tripoli, nё njё zonё e dominuar nga rezistenca qё nё ditёt e para. Pёr rrjedhojё zona ёshtё mё e qёndrueshme dhe mё e mbrojtur prej luftёs civile. Nё zona tё tjera, vrasjet dhe dhuna kanё shkaktuar tmerre mes qytetarёve. Shumё raportime flasin pёr pёrdhunime nё grup nga ushtarёt e Gadafit si ndaj femrave ashtu edhe meshkujve.

Gjatё revolucionit, Khaleed tregon se mediat kanё raportuar shumё histori skandaloze mbi familjen e Gadafit. E para, ka tё bёjё me urinё e pashtershme tё Gadafit pёr seks, si me meshkuj ashtu edhe femra dhe pёrdorimi i pёrhershёm i Viagrёs. Sё dyti, nё shtёpinё e Al-Saadi’t, njё nga djemtё e Gaddafit, u gjetёn filma porno me tematikё gay. Tё gjitha kёto u pёrdorёn si metoda pёr tё de-legjitimuar regjimin e vjetёr por edhe pёr tё trembur personat lesbike, gay, biseksuale dhe transgjinore nё Libi.

Sipas Khaleed, pas revolucionit, personat LGBT kanё nisur tё takohen pёrmes rrjeteve sociale, kjo edhe sepse nё vend nuk ka bare, lokale ose mjedise takimi. Frika mё e madhe e personave LGBT nё Libi ёshtё zbulimi i identitetit tё tyre seksual dhe tё rёnit pre e thashethemeve.

Shqetёsimi kryesr pёr Khaleed, mbetet deklarata e liderit tё qeverisё nё tranzicion, i cili Tetorin e kaluar tha se ligji i sharias (ligje qё mbёshteten nё parimet e islamit) do tё frymёzojnё kushtetutёn e ardhshme tё Libisё. Deri tani duket se nuk ka asnjё rrezik pёr jetёn e personave LGBT por duhet punuar pёr tё hequr ligjet anti-gay tё vёna nё fuqi nga Gadafi.

Njё tjetёr frikё, shoqёrohet nga debatet e ditёs, midis grupeve qё mbёshtesin njё Libi liberale dhe sekulare dhe atyre qё mbёshtesin islamin dhe traditёn. Ndodh shpesh qё nё debatet e politikёs tё pёrdoret homoseksualiteti pёr ti trembur njerёzit nga sekularizmi dhe laiciteti i shtetit.

Nё kёtё kuptim, Khaleed mbetet realist ashtu si pjesa mё e madhe e personave LGBT nё Libi tё cilёt nuk presin ndonjё pёrmirёsim tё situatёs sё tyre nё tё ardhmen e afёrt. Ndёr tё tjera Khaleed thotё: “ne nuk ёnderrojmё pёr parada apo pёr tё treguar dashurinё tonё nё mjedise publike. Kjo do tё kёrkojё ndryshime shumё tё mёdha dhe njё shoqёri civile tё qёndrueshme tё cilёn ne vetёm sa kemi nisur ta ndёrtojmё. Ne nuk po kёrkojmё pёr hёnёn, ajo çka duam ёshtё mё shumё respekt pёr privatёsinё tonё dhe ligje qё nuk na dёnojnё pёr shkak tё orientimit tonё seksual.”

Monday, February 27, 2012

Ambasada PINK/LGBT Pro bёhet anёtare e ILGA-Europe

Duke nisur nga dita e djeshme, 26 Shkurt 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro u bё anёtare me tё drejta tё plota e ILGA (International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association) i cili ёshtё grupimi mё i madh nё botё qё punon pёr promovimin e tё drejtave dhe interesave tё personave lesbike, gay, biseksuale dhe transgjinorё nё tё gjithё botёn.

Pёr shkak tё organizimit tё saj nё nivel kontinental, qё nga momenti i pranimit, Ambasada PINK/LBGT Pro bёhet automatikisht pjesё e ILGA-Europe e cila i adrreson çёshtjet LGBT nё nivel kontinental dhe nё bashkёpunim dhe koordinim tё ngushtё me institucione tё rёndёsishme tё kontinentit tё tilla si Bashkimi Europian. Gjithashtu, ILGA-Europe gёzon status konsultativ pranё Kёshillit Ekonomik dhe Social pranё Kombeve tё Bashkuara (ECOSOC) dhe status si organizatё pjesёmarrёse pranё Kёshillit tё Europёs. 
Vetёm ne Europё, organizata ka njё anёtarёsi prej mё shumё se 300 organizatash dhe nё kёtё kuptim Ambasada PINK bёhet e para organizatё shqiptare e cila i bashkohet familjes sё madhe tё organizatave LGBT nё tё gjithё kontinentin.

Njё ndёr aktivitetet mё tё rёndёsishme tё ILGA Europe ёshtё konferenca vjetore, e organizuar nё njё nga kryeqytetet e organizatave anёtare. Konferenca e fundit e organizuar nё Torino, e gjeti edhe Ambasadёn PINK tё pranishme, duke pёrfituar kёshtu nga ekspertiza, aktivitetet dhe informacionet frutdhёnёse.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё shprehё kёnaqёsinё dhe krenarinё e saj pёr kёtё arritje duke besuar se kjo do tё kontribuojё nё fuqizimin e kapaciteteve tё punёs sё saj tё cilat do tё ndikojnё edhe nё arritjen e objektivave pёr fuqizimin e komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Eskursion me vajzat dhe djemtё e komunitetit nё Dajt

Ditёn e shtunё, ndёrkohё qё njё pjesё e stafit tё Ambasadёs PINK ishin duke dhёnё leksion pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale, njё grup vajzash dhe djemsh tё komunitetit, me organizimin e PINK u nisёn pёr njё eskursion nё malin e Dajtit.

Ditёs sё mrekullueshme me diell, djemtё dhe vajzat e grupit i shtuan edhe deborёn e malit tё Dajtit. Pas shёtitjes dhe lojrave me dёborё, pjesёmarrёsit nisёn njё diskutim shumё interesant pranё njёrit prej lokaleve tё zonёs ku folёn pёr aktivizmin dhe luftёn pёr tё drejtat e komunitetit LGBT.

Ajo qё komuniteti thekson dhe kёrkon ёshtё rritja e udhёtimeve dhe shёtitjeve nё zona dhe provinca tё ndryshme tё Shqipёrisё ashtu si edhe organizimi i aktiviteteve jashtё Shqipёrisё, duke vёnё theksin tek paradat e ndryshme. Nёrsa duke folur pёr çёshtjet e aktivizmit LGBT grupi tregoi se ka ende shumё punё pёr tё bёrё dhe se arritja e tё drejtave do tё jetё njё proces i gjatё.




PINK e falenderon tё gjithё grupin pёr pjesёmarrje nё eskursion dhe uron sa mё shpejt pёr njё tjetёr udhёtim ose ekskursion tё bukur.  

Ambasada PINK zhvillon leksionin e rradhёs pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale


Ditёn e Shtunё, 25 Shkurt 2012, stafi i Ambasadёs PINK ishte nё klasёn e vitit tё tretё, dega Punё Sociale, part-time, pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale tё Universitetit tё Tiranёs pёrballё mbi 50 studetёve nё njё leksion mbi institucionin dhe çёshtjet e komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Me ftesё tё profesorёve Edmond Dragoti dhe Artur Xhaxhiu, dy pёrfaqёsuesit e Ambasadёs PINK prezantuan historikun e komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe botё, konceptet LGBT, paragjykimet dhe faktet mbi komunitetin dhe problematikat e tij nё shoqёrinё shqiptare. Mё pas, leksioni vazhoi me njё seancё tё gjatё pyetje-pёrgjigje dhe debatesh mes studentёve.

Njё nga sfidat e para tё kёtij leksioni tё pazakontё, ishte vetё pёrbёrja e grupit tё studentёve. Ndryshe nga klasat e mёparshme me tё cilat ishte pёrballur stafi i PINK, kёtё herё studentёt, vinin nga grup-mosha shumё tё ndryshme. Klasa kishte vajza dhe djem tё grupmoshave 20-25 vjeç por kishte edhe persona mё tё rritur. Mjaft prej studentёve ishin edhe prindёr dhe grupet mё tё rritura nё klasё i pёrkisnin grup-moshёs 30-40 vjeç.

Pas prezantimit tё detajuar tё aktiviteteve, çёshtjeve dhe problematikave tё komunitetit LGBT, nisi seanca pyetje-pёrgjigje tё cilёn studentёt e shfrytёzuan pёr tё ngritur shqetёsimet, opinionet dhe kёndvёshtrimet e tyre. Pyetjet e tyre kishin lidhje sa me çёshtjet e seksualitetit po aq edhe me impaktin e tyre social, sidomos tek mё tё vegjlit e shoqёrise, fёmijёt.

Pyetja e njё studenti ishte nёse ka dashuri mes personave LGBT apo ёshtё thjesht “çёshtje qejfi”. Njё pyetje tjetёr ishte nёse homoseksualiteti ishte i lindur apo i fituar etj. Por, pёrveç kёtyre pyetjeve, tё cilat mund tё jenё legjitime pёr tu bёrё nё kontekstin tonё sociale, shumё studentё tregonin shqetёsim dhe mosaprovim pёr fenomene tё tilla si çiftet gay, martesa, adoptimi ose sjellja nё jetё e fёmijёve nga njё çift homoseksual. Tё shprehura nё formё pyetjesh apo komentesh, pёr mjaft nga kёta stuentё paradigma e familjёs tradicionale burrё-grua pёrbёnte thelbin e shoqёrisё dhe pёr kёtё arsye ata nuk e kuptonin produktivitetin, vlerёn dhe qёllimet e ekzistencёs sё njё çifti homoseksual.

Nё dialogun e tyre me studentёt, Ambasada PINK vuri theksin tek informacionet, dijet dhe faktet e shumta nga fusha shkencore si psikologjia, sociologjia, mjekёsia e tё tjerё, pёr tё konfirmuar pёrpara tyre faktin se tё jesh person nga komuniteti LGBT nuk do tё thotё tё mos dish apo tё mos kesh mundёsi tё dashurosh, tё hysh nё njё lidhje romantike me persona tё tё njёjtit seks dhe pse jo tё sjellёsh nё jetё dhe tё rritёsh fёmijё tё shёndetshёm.

Gjithsesi, pёrballё kёtyre shpjegimeve, pёr tё cilat duket se auditori nuk kishte kundёrshtime, ajo qё evidentonin disa studentё ishte “padukshmёria” e personave LGBT nё Shqipёri dhe pёr pasojё pa-aftёsia e pjesёs tjetёr tё shoqёrisё pёr tё dialoguar me ta dhe pёr ti pranuar.

Komenti i njё studenteje, ndёr tё tjera, ishte se shoqёria jonё i asocion personat e LGBT me paragjykime tё forta tё cilat ne duhet ti braktisim.

Fundi i leksionit ishte pikёrisht nisja e debateve miqёsore mes grupeve tё ndryshme nё klasё tё cilёt diskutonin pro apo kundёr kёsaj çёshtje. Nё pёrmbyllje tё tij, mesazhi i stafit tё Ambasadёs PINK ishte qё shoqёria shqiptare duhet tё fillojё tё reflektojё mbi minoritetet, tё çfarёdo lloji qofshin ato dhe tё kultivojё brenda gjirit tё saj tolerancёn, mirёkuptimin dhe diversitetin. 

Thursday, February 23, 2012

Filmi me tematikё gay nga Serbia sukses nё Berlin

23 Shkurt 2012 - Filmi Gay rom-com “The Parade” ёshtё shndёrruar tashmё nё njё hit nёpёr vende tё ndryshme tё Ballkanit edhe pse jo tё gjithё e kanё pёlqyer atё. Rregjizorit serb i ka kushtuar disa xhama makine te thyera.

Filmi komedi, i cili rrёfen historinё e njё çifti gay teksa pёrpiqet tё organizojё njё paradё  nё Beograd, ka patur kёtё javё shfaqjen e tij nё Festivalin e Filmit tё Berlinit, pas sensacionit qё krijoi nё vendin e origjinёs, Serbi.

Nё rajonin tonё, ku homofobia vazhdon tё jetё e fortё dhe grupet e ekstremit tё djathtё kanё ushtruar dhunё nёpёr festivale dhe aktivitete LGBT ishte njё nga mё tё parёt nё Serbi gjatё vitit 2011, duke tёrhequr njё audiencё prej 300.000 shikuesish.

Mё shumё se 200.000 shikues e kanё parё nё Bosnje, Kroaci, Slloveni, Maqedoni dhe Mal tё Zi. Mesa duket pas shikimit tё filmit sjellja ndaj çёshtjes sё paradave gay ka ndryshuar mjaft nё kёto vende.

Kёto, sipas rregjizorit serb Srdjan Dragojevic, tregojnё se ka hapa pozitivё, sidomos pёr njё nga rajonet mё homofobike tё Europёs. Kur lajmi pёr filmin e Dragojevic u bё publik, grupe ultra-nacionaliste kёrkuan bojkotimin e tij dhe sulmuan disa herё makinёn e rregjizorit.

Prej atёherё, sipas organizatёs serbe Gay Straight Alliance, filmi ka ngjallur njё debat tё gjatё nё shoqёrinё serbe. Sipas pёrfaqёsuesit tё grupit, Lazar Pavlovic, njerёzit nё Serbi dinё shumё pak pёr personat LGBT, pёr jetёt dhe problemet e tyre.

Parada e parё gay e organizuar nё Beograd nё vitin 2001 u prish nga grupe huliganёsh. Nё vitin 2010, njё paradё gay u mbrojt nga policia e qytetit, por pёrplasjet mes tyre dhe huliganёve shkaktuan rreth 150 tё plagosur.

Vitin e shkuar, parada e Beogradit u anullua pёr shkak tё problemeve tё sigurisё.

Sipas Pavlovic, filmi ka bёrё qё njerёzit tё nisin tё mendojnё pёr tё drejtat e personave LGBT. “Gjatё muajve tё fundit, ndodh shpesh tё dёgjosh njerёzit qё flasin pёr filmin dhe pёr kёtё temё, teksa ecin nё rrugё, kur janё nё kafene apo nё autobuzё” tha ai.

Nё planin afatgjatё, “Thё parade” pritet tё sjellё disa ndryshime pozitive pёr shoqёrinё serbe. 


 
Filmi, “The parade” rrёfen historinё e çiftit gay, Mirko dhe Radmilo, teksa pёrpiqen tё organizojnё njё paradё gay nё Beograd. Ata ftojnё njё veteran lufte pёr tё mbrojtur paradёn i cili fton miqtё e tij tё vjetёr dhe ish-kundёrshtarё nga vende tё ndryshme tё ish-Jugosllavisё pёr ta ndihmuar: njё kroat, njё boshnjak musliman dhe njё shqiptar nga Kosova.

Historia, shndёrohet shpejt nё njё komedi e cila bazohet nё stereotipet dhe paragjykimet e trashёguara tё popujve qё pёrbёnin ish-Jugosllavinё ndёrkohё qё protagonisti gay i filmit nget njё makinё rozё.

Ish-luftёtari kroat, ndёrkohё, punon nё njё bar tё mbushur me postera tё gjeneralit kroat Ante Gotovina, i cili shihet si hero nё vendin e tij, edhe pse gjykata e kombeve tё bashkuara e ka dёnuar pёr krime lufte.

Filmi u prit shumё mirё edhe nga media serbe. E pёrditshmja Blic vlerёsoi “humorin, gjuhёn e rrugёs dhe lojёn me paragjykimet”.

Pavarёsisht humorit dhe stilit tё çlirёt filmi nuk shmang problemet serioze dhe tё vёrtetat e hidhura ndёrkohё qё njё nga protagonistёt pёrfundon i vrarё nё fund tё filmit.

Pёr Pavlovic, “fundi tragjik portretizon realitetin e komunitetit LGBT nё Serbi. Pёr mua dhe tё tjerё persona gay, ai moment nuk ishte shokues, por jam shumё i sigurtё qё kishte mё shumё efekt pёr audiencёn serbe dhe atё tё rajonit.”

Rregjizori Dragojeviç tha se e bёri filmin pёr tё edukuar publikun por qё nuk kёrkonte tё thyente tabute. Sipas tij “filmi thotё njё tё vёrtetё tё thjeshtё; qё personat gay janё si gjithё tё tjerёt dhe kjo ёshtё diçka qё e kuptoi edhe audienca.”

Gjithsesi, filmi u konsiderua kontroversial nё momentin kur Dragojeviç organizoi shfaqje tё filmit nё shkolla çka bёri qё media ta akuzonte si indoktrinues.

“Ajo ishte rradha kur Serbia intolerante dhe homofobike fitoi” tha ai “por nё planin afatgjatё ne do tё fitojmё.”