Monday, February 27, 2012

Eskursion me vajzat dhe djemtё e komunitetit nё Dajt

Ditёn e shtunё, ndёrkohё qё njё pjesё e stafit tё Ambasadёs PINK ishin duke dhёnё leksion pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale, njё grup vajzash dhe djemsh tё komunitetit, me organizimin e PINK u nisёn pёr njё eskursion nё malin e Dajtit.

Ditёs sё mrekullueshme me diell, djemtё dhe vajzat e grupit i shtuan edhe deborёn e malit tё Dajtit. Pas shёtitjes dhe lojrave me dёborё, pjesёmarrёsit nisёn njё diskutim shumё interesant pranё njёrit prej lokaleve tё zonёs ku folёn pёr aktivizmin dhe luftёn pёr tё drejtat e komunitetit LGBT.

Ajo qё komuniteti thekson dhe kёrkon ёshtё rritja e udhёtimeve dhe shёtitjeve nё zona dhe provinca tё ndryshme tё Shqipёrisё ashtu si edhe organizimi i aktiviteteve jashtё Shqipёrisё, duke vёnё theksin tek paradat e ndryshme. Nёrsa duke folur pёr çёshtjet e aktivizmit LGBT grupi tregoi se ka ende shumё punё pёr tё bёrё dhe se arritja e tё drejtave do tё jetё njё proces i gjatё.




PINK e falenderon tё gjithё grupin pёr pjesёmarrje nё eskursion dhe uron sa mё shpejt pёr njё tjetёr udhёtim ose ekskursion tё bukur.  

No comments:

Post a Comment