Thursday, February 23, 2012

Filmi me tematikё gay nga Serbia sukses nё Berlin

23 Shkurt 2012 - Filmi Gay rom-com “The Parade” ёshtё shndёrruar tashmё nё njё hit nёpёr vende tё ndryshme tё Ballkanit edhe pse jo tё gjithё e kanё pёlqyer atё. Rregjizorit serb i ka kushtuar disa xhama makine te thyera.

Filmi komedi, i cili rrёfen historinё e njё çifti gay teksa pёrpiqet tё organizojё njё paradё  nё Beograd, ka patur kёtё javё shfaqjen e tij nё Festivalin e Filmit tё Berlinit, pas sensacionit qё krijoi nё vendin e origjinёs, Serbi.

Nё rajonin tonё, ku homofobia vazhdon tё jetё e fortё dhe grupet e ekstremit tё djathtё kanё ushtruar dhunё nёpёr festivale dhe aktivitete LGBT ishte njё nga mё tё parёt nё Serbi gjatё vitit 2011, duke tёrhequr njё audiencё prej 300.000 shikuesish.

Mё shumё se 200.000 shikues e kanё parё nё Bosnje, Kroaci, Slloveni, Maqedoni dhe Mal tё Zi. Mesa duket pas shikimit tё filmit sjellja ndaj çёshtjes sё paradave gay ka ndryshuar mjaft nё kёto vende.

Kёto, sipas rregjizorit serb Srdjan Dragojevic, tregojnё se ka hapa pozitivё, sidomos pёr njё nga rajonet mё homofobike tё Europёs. Kur lajmi pёr filmin e Dragojevic u bё publik, grupe ultra-nacionaliste kёrkuan bojkotimin e tij dhe sulmuan disa herё makinёn e rregjizorit.

Prej atёherё, sipas organizatёs serbe Gay Straight Alliance, filmi ka ngjallur njё debat tё gjatё nё shoqёrinё serbe. Sipas pёrfaqёsuesit tё grupit, Lazar Pavlovic, njerёzit nё Serbi dinё shumё pak pёr personat LGBT, pёr jetёt dhe problemet e tyre.

Parada e parё gay e organizuar nё Beograd nё vitin 2001 u prish nga grupe huliganёsh. Nё vitin 2010, njё paradё gay u mbrojt nga policia e qytetit, por pёrplasjet mes tyre dhe huliganёve shkaktuan rreth 150 tё plagosur.

Vitin e shkuar, parada e Beogradit u anullua pёr shkak tё problemeve tё sigurisё.

Sipas Pavlovic, filmi ka bёrё qё njerёzit tё nisin tё mendojnё pёr tё drejtat e personave LGBT. “Gjatё muajve tё fundit, ndodh shpesh tё dёgjosh njerёzit qё flasin pёr filmin dhe pёr kёtё temё, teksa ecin nё rrugё, kur janё nё kafene apo nё autobuzё” tha ai.

Nё planin afatgjatё, “Thё parade” pritet tё sjellё disa ndryshime pozitive pёr shoqёrinё serbe. 


 
Filmi, “The parade” rrёfen historinё e çiftit gay, Mirko dhe Radmilo, teksa pёrpiqen tё organizojnё njё paradё gay nё Beograd. Ata ftojnё njё veteran lufte pёr tё mbrojtur paradёn i cili fton miqtё e tij tё vjetёr dhe ish-kundёrshtarё nga vende tё ndryshme tё ish-Jugosllavisё pёr ta ndihmuar: njё kroat, njё boshnjak musliman dhe njё shqiptar nga Kosova.

Historia, shndёrohet shpejt nё njё komedi e cila bazohet nё stereotipet dhe paragjykimet e trashёguara tё popujve qё pёrbёnin ish-Jugosllavinё ndёrkohё qё protagonisti gay i filmit nget njё makinё rozё.

Ish-luftёtari kroat, ndёrkohё, punon nё njё bar tё mbushur me postera tё gjeneralit kroat Ante Gotovina, i cili shihet si hero nё vendin e tij, edhe pse gjykata e kombeve tё bashkuara e ka dёnuar pёr krime lufte.

Filmi u prit shumё mirё edhe nga media serbe. E pёrditshmja Blic vlerёsoi “humorin, gjuhёn e rrugёs dhe lojёn me paragjykimet”.

Pavarёsisht humorit dhe stilit tё çlirёt filmi nuk shmang problemet serioze dhe tё vёrtetat e hidhura ndёrkohё qё njё nga protagonistёt pёrfundon i vrarё nё fund tё filmit.

Pёr Pavlovic, “fundi tragjik portretizon realitetin e komunitetit LGBT nё Serbi. Pёr mua dhe tё tjerё persona gay, ai moment nuk ishte shokues, por jam shumё i sigurtё qё kishte mё shumё efekt pёr audiencёn serbe dhe atё tё rajonit.”

Rregjizori Dragojeviç tha se e bёri filmin pёr tё edukuar publikun por qё nuk kёrkonte tё thyente tabute. Sipas tij “filmi thotё njё tё vёrtetё tё thjeshtё; qё personat gay janё si gjithё tё tjerёt dhe kjo ёshtё diçka qё e kuptoi edhe audienca.”

Gjithsesi, filmi u konsiderua kontroversial nё momentin kur Dragojeviç organizoi shfaqje tё filmit nё shkolla çka bёri qё media ta akuzonte si indoktrinues.

“Ajo ishte rradha kur Serbia intolerante dhe homofobike fitoi” tha ai “por nё planin afatgjatё ne do tё fitojmё.”

No comments:

Post a Comment