Monday, September 17, 2012

BORN FREE AND EQUAL

Zyra e te Drejtave te Njeriut prane Kombeve te Bashkuara UNCHR sapo kane publikuar nje material te ri prej 60 faqesh mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor duke mare per baze principet e te Drejtes Nderkombetare.

Ky dokument i cili per momentin eshte i disponueshem vetem ne anglisht, nen titullin: "Born free and equal" (Te lindur te lire dhe te barabarte) rrjeshton pergjegjesite e shteteve perballe te drejtes nderkombetare, ne lidhje me detyrimet e tyre per te mbrojtur te drejtat e personave lesbike, gay, biseksuale, transgjinore etj.

Publikimi perqendrohet ne pese fusha ku shteteve u kerkohet nderhyrje e menjehershme: mbrojtja e njerezve nga dhuna homofobike, parandalimi i tortures, dekriminalizimi i homoseksualitetit, parandalimi i diskriminimit dhe mbrojtja e se drejtes shprehjes, mbledhjes dhe shoqerimit. 

Ky dokument eshte nje burim i mire studimi per te gjitha institucionet shqiptare qe kane pergjegjesi specifike ne mbrojtje te te drejtave te njeriut ne vend, organizatave jo-qeveritare, aktivisteve dhe qytetareve.

Klikoni te ky link per te lexuar materialin dhe per ta shtuar ne librarine tuaj personale: http://www.ohchr.org/Documents/Publications/BornFreeAndEqualLowRes.pdf

Lexim te kendshem :) 

Friday, September 14, 2012

Zhvillohet me sukses Shkolla Verore PINK


Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri zhvilloi pёr herё tё parё kёtё vit, shkollёn verore PINK, si njё program edukues dhe argёtues me qёllim rritjen e dijeve tё aktivistёve dhe mbёshtetёsve tё kauzёs LGBT si dhe forcimin e bashkёpunimit dhe solidaritetit mes tyre.

Pёr katёr ditё rrjesht, nё datat 9-12 Shtator, grupi prej trembёdhjetё aktivistёsh u vendosёn nё kampin veror Jalё, nё rivierёn e jugut. Nё kёtё mjedis veror u gёrshetuan orёt e leksioneve me aktivitetet sportive, plazhin dhe shёtitjet nё kёrkim tё vendeve mё tё bukura tё zonёs.  

Leksionet dhe orёt e trajnimit u realizuan falё mbёshtetjes tё njё grupi ekspertёsh kombёtarё dhe ndёrkombёtarё tё cilёt jo vetёm ndanё dijet dhe ekspertizёn e tyre por mbuluan edhe kostot personale duke e lehtёsuar sadopak peshёn e grupit tonё. Mё konkretisht, Amarda Çoku, Eksperte Ligjore pranё Zyrёs sё Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi njё leksion pёr ligjin kundёr diskriminimit. Susanne te Braak nga COC Hollandё ndau me aktivistёt eksperiencёn e punёs sё saj me tё rinjtё LGBT nё shkollat e vendit tё saj. Jay Porter, Atashe Politik pranё Ambasadёs sё SHBA-ve, ofroi njё trajnim mbi aktivizmin dhe mobilizimin e komunitetit pёr çёshtje sociale si edhe prezantoi njё historik shumё tё veçantё tё lёvizjes LGBT nё vendin e tij. Altin Hazizaj, Ambasador i Parё i PINK LGBT Pro Shqipёri zhvilloi njё trajnim mbi konceptet LGBT dhe paragjykimet qё shoqёrojnё kёtё grup social. Nё fund, Emira Shkurti, Menaxhere Projektesh dhe eksperte e çёshtjeve gjinore pranё UNDP nё Shqipёri ofroi njё trajnim nё lidhje me ngjashmёritё midis lёvizjes feministe dhe lёvijzes LGBT.

Njё nga karakteristikat e grupit tё aktivistёve ishte shummёllojshmёria e profileve, eksperiencave dhe kёndvёshtrimeve. Ndёr tё tjerё, nё grup kishtё njё aktivist nga Prishtina si edhe njё aktiviste nga komuniteti i personave transgjinorё nё Shqipёri. Perspektiva e tyre nё debat si edhe opinionet e aktivistёve dhe vullnetarёve tё tjerё pasuruan diskursin dhe e bёnё atё mё interesant. Ndёrkohё, leksionet dhe trajnimet nuk zhvilloheshin thjesht si njё dhёnie informacioni por ndёrthureshin me pyetje dhe komente si edhe me pёrfshirje nё grupe pune dhe angazhim individual.

Njё tjetёr element shumё interesant i shkollёs ishte bashkё-organizimi i aktivitetit me njё grup tё rinjsh tё angazhuar nё shoqёrinё civile dhe parti tё ndryshme politike. Disa nga trajnimet dhe njё pjesё e mirё e aktiviteteve sociale u zhvilluan bashkarisht. Kjo nё fakt rezultoi tё ishte njё eksperiencё shumё interesante pёr tё dyja grupimet. Njё nga stereotipet kryesore tё shoqёrisё sonё lidhet me “padukshmёrinё” ose mosnjohjen e personave LGBT. Pёr arsye qё janё tё kuptueshme, shumё shpesh personat LGBT e kanё tё vёshtirё tё pranojnё orientimin e tyre seksual pranё rretheve tё tyre shoqёrore. Por nё kontekstin e shkollёs, kjo rezultoi nё njё kёmbim tё vyer eksperiencash dhe mendimesh. Shumё shpesh gjatё kohёs sё lirё pjesёmarrёs nga tё dy grupet pёrfshiheshin nё diskutime interesante ku arrinin edhe tё ndanin pёrshtypjet e tyre mbi orientimin seksual apo tё mёsonin mё shumё prej dёshmive tё aktivistёve LGBT. Kjo ishte shumё inkurajuese edhe pёr grupin e PINK, duke qenё se njё nga qёllimet tona kryesore ka qenё dhe mbetet informimi i shoqёrisё pёr realitetin LGBT dhe pёr rritjen e mirёkuptimit dhe tolerancёs.

Si eksperiencё e parё, kjo shkollё verore na mёsoi se dijet teorike, puna nё grup dhe zhvillimi i profileve personale janё mё tё suksesshme kur kombinohen me dёshmi reale, me aktivitete tё thjeshta dhe çlodhёse njerёzore, ku tё gjithё kemi mundёsi tё jemi pak mё shumё vetvetja dhe mё tё çliruar nga komplekset e jetёs sё pёrditshme apo aktivizmit shpesh tё ashpёr social dhe politik.

Nё fund tё trajnimit aktivistёt u pajisёn mё çertifikata.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri falenderon tё gjithё ekspertёt qё ofruan mbёshtetjen e tyre tё jashtёzakonshme dhe tё gjithё aktivistёt dhe vullnetarёt LGBT pёr kёtё eksperiencё tё paharrueshme.

Friday, September 7, 2012

Emigrantët LGBTQ në Bologna

Grupi MIGRABÒ LGBTQI, është krijuar në Bolonja në vitin 2012 me qëllimin për të ndihmuar dhe asistuar personat LGBTQI (lezbike, gay, biseksualë, transeksualë, transgender, queer dhe interseksualë) të emigruar në Itali nga çdo vend i botës. Ndihma konsiston në asistencën gjatë proçesit të integrimit në vendin tonë dhe në botën LGBTQI.

Grupi përbehet nga një rrjet shoqatash që veprojnë në Bolonja dhe rrethe mbi tematikat e gjinisë dhe emigrimit.
 

Një shërbim thelbësor që ofron ky grup është dhe asistenca për plotësimin e kërkesës për azil në vendin tonë.
 

Të gjitha shërbimet e ofruara nga grupi MIGRABÒ LGBTQI janë falas dhe gjithashtu ju garantojm anonimitetiën tuaj.

Mund të na shkruani në adresën e e-mailit të mëposhtme:

migrabolgbt@gmail.com

Rekomandim pёr Qeverinё shqiptare lidhur me takimin e Kёshillit tё Ministrave tё Kёshillit tё Europёs, tё datёs 18 Shtator 2012.


6 Shtator 2012


Drejtuar:                     Z. Spiro Ksera,
Ministёr i Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabrata

Pёr dijeni:                   Znj Filloreta Kodra
                                    Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabrata

I nderuar Z. Ksera

Nё datёn 18 Shtator, Kёshilli i Ministrave tё Kёshillit tё Europёs do tё zhvillojё njё takim pune pёr tё drejtat e personave LGBT.

Duke patur parasysh punёn e bёrё nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta pёr ngritjen e grupit tё punёs, planit tё masave dhe tashmё nisjen e pёrpjekjeve pёr adoptimin e buxhetit tё tij, si dhe pёrkushtimin tuaj profesional dhe njerёzor nё garantimin e tё drejtave tё kёtij komuniteti nё vend, ne po ju drejtojmё kёtё letёr pёr t’ju kёrkuar qё Shqipёria tё mbajё njё pozicion sa mё tё vendosur nё mёnyrё qё Kёshilli i Europёs tё vendosё nё dispozicion tё shteteve anёtare burimet e duhura pёr implementimin dhe monitorimin e tё drejtave tё personave LGBT.

Gjatё kёtyre viteve tё fundit, standartet e Kёshillit tё Europёs nё lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor janё pёrmirёsuar ndjeshёm, sidomos falё disa gjykimeve shumё domethёnёse tё bёra nga Gjykata Europiane e tё Drejtave tё Njeriut dhe adoptimin nga Kёshilli i Ministrave tё KE-sё tё Rekomandimit nё luftёn kundёr diskriminimit mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Gjithsesi progresi i bёrё nё krijimin e kёtyre standarteve nuk ёshtё pasuar nga ngritja e burimeve qё do tё mbёshtesnin monitorimin e implementimit tё tyre nga shtetet anёtare. I vetmi zhvillim ёshtё ngritja e njё seksioni LGBT i cili asiston njё numёr tё vogёl shtetesh, ku pёrfshihet edhe vendi ynё, por qё financohet nga njё grup shumё i vogёl shtetesh.

Raporti i vitit 2011 i Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut, “Diskriminimi mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor nё Europё” nuk le asnjё dyshim pёr nevojёn e marrjes sё njё aksioni tё fortё nё luftёn kundёr diskriminimit. Qё atёherё, zhvillime negative nё disa shtete anёtare janё bёrё shqetёsuese. Veçojmё kёtu ligje tё cilat cёnojnё tё drejtёn e shprehjes dhe mbledhjes. Nё Maj 2012 Kёshilli i Europёs bёri njё deklaratё tё fortё ku dёnonte kёto hapa prapa nё avancimin e tё drejtave LGBT.
Pёr sa mё sipёr, ne i kёrkojmё qeverisё shqiptare tё ndёrhyjё nё debatin e Kёshillit tё Ministrave duke propozuar dhe mbёshtetur hapat e mёposhtёm:

·         Miratimi i njё deklarate ku tё ri-theksohet vendosmёria e Kёshillit tё Europёs, shteteve anёtare dhe institucioneve pёr respektimin e tё drejtave tё personave LGBT, gёzimin e plotё tё tyre si dhe zhvillimin e njё politike anti-diskriminim mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor; deklarata duhet tё theksojё se kjo nuk ёshtё çёshtje tё drejtash “speciale” por tё drejtash tё njeriut, tё cilat duhet tё gёzohen njёsoj nga tё gjithё.
·      Zhvillimi i njё rishikimi sa mё efektiv tё Rekomandimeve tё vitit 2011, i cili do tё kryhet nga Kёshilli i Ministrave nё pranverёn e vitit 2013.
·    Fuqizimi i sektorit LGBT nё Sekretariat pёr tё siguruar njё personel tё plotё dhe burimet e duhura financiare nё mёnyrё qё tё rritet efiçeca e saj si dhe tё implementohen sa mё shpejt standartet e rekomanduara.
·      Sigurimi i burimeve financiare pёr Komisionin Europian kundёr Racizmit dhe Intolerancёs nё mёnyrё qё ajo tё monitorojё me efektivitet implementimin e standarteve nё respektim tё tё drejtave tё njeriut.
·      Kёshilli i Europёs mund tё pёrfshijё nё metodologjinё e vёzhgimeve tё saj njё studim i cili ёshtё duke u zhvilluar online nga Agjencia e tё Drejtave tё Njeriut tё Bashkimit Europian (EU Fundamental Rights Agency) njё hap me kosto to ulёt dhe qё ёshtё praktikuar tashmё nga vendet anёtare tё BE-sё. Kjo praktikё mundet tё aplikohet edhe nё vendet e KiE-sё qё nuk janё anёtare tё BE.

Ne besojmё se adoptimi i masave tё mёsipёrme do tё sillte njё pёrmirёsim tё ndjeshёm nё adresimin e çёshtjeve tё ngritura nga Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut nё KiE.

Gjithashtu ёshtё shumё e rёndёsishme qё vetё KiE tё adoptojё masat tё cilat rekomandon. Mosmarrja e masave tё duhura do e vendoste KiE-nё pёrballё kritikёs se po pranon heshtur diskriminimin qё bёhet ndaj personave LGBT nё vendet anёtare.

Ne besojmё se dedikimi juaj i deritanishёm nё avancimin e kёsaj kauze tё tё drejtave tё njeriut do  tё reflektohet edhe nё pёrpjekjet tuaja nё tё ardhmen.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri

Wednesday, September 5, 2012

Pёrfaqёsues tё Ambasadёs PINK takohen me Komisionerin Nils Muiznieks


Ditёn e Martё, 4 Shtator pёrfaqёsues tё Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri zhvilluan nё Tiranё njё takim konsultues me Komisionerin pёr tё Drejtat e Njeriut tё Kёshillit tё Europёs, Z. Nils Muiznieks.

I zgjedhur nё kёtё post nё Prill tё kёtij viti, Z. Muiznieks ёshtё duke kryer njё vizitё pune nё Shqipёri ku ndёr tё tjera do tё takohet edhe me pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё shtetit, institucioneve tё ndryshme dhe tё organizatave tё shoqёrisё civile pёr tё diskutuar mё nga afёr Raportin Special tё Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut, i publikuar me 22 Shkurt 2011.

Nё kёtё kuadёr, gjatё takimit me PINK/LGBT Pro Shqipёri, Komisioneri u interesua pёr performancёn e zyrёs sё Komisionerit pёr Mbrojtjen kundёr Diskriminimit, Avokatit tё Popullit dhe pёr performancёn e qeverisё dhe institucioneve shqiptare ndaj komunitetit LGBT si edhe pёr tё mёsuar mё tepёr pёr problemet, shqetёsimet dhe temat kryesore qё kanё tё bёjnё me kёtё komunitet nё vend.

Nё komentet e tyre, pёrfaqёsuesit e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri evidentuan ato qё mund tё quhen hapa pozitivё drejt rritjes sё ndёrgjegjёsimit dhe sensibilizimit tё opinionit publik dhe institucioneve ndaj çёshtjeve qё shqetёsojnё komunitetin LGBT, performancёn e pёrmirёsuar tё shumё institucioneve qё punojnё edhe pёr kёtё kauzё ashtu siç vunё theksin te disa nga problemet mё kryesore tё cilat Komisioneri kishte interes ti njihte. Ndёr to, u evidentua fenomeni shqetёsues i fjalimeve tё urrjejtjes dhe komenteve tё pakontrolluara homofobike nga pёrfaqёsues tё lartё tё shtetit tek ato tё blogosferёs. Po ashtu u vu theksi tek mungesa e materialeve kёrkimore dhe punёs qё duhet bёrё nё kёtё kuadёr nga institucionet pёr tё njohur problemet dhe nevojat e komunitetit LGBT nё çdo mjedis, shkolla, punё, etj dhe pёr tё ofruar zgjidhje konkrete pёr pёrmirёsimin e gjendjes sё tyre e pёr tё vijuar me efektivitetin e ligjit anti-diskriminim, pёr njohjen e tij nga komuniteti dhe pёr vёnien nё jetё tё sanksioneve qё parashikohen prej tij.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron ti urojё suksese Komisionerit Muiznieks dhe uron pёr njё bashkёpunim sa mё tё frutshёm pёr avancimin e tё drejtave LGBT nё Shqipёri.

Edhe pak ditё nga Shkolla Verore PINK


Nё datat 9-12 Shtator, do tё zhvillohet pёr herё tё parё Shkolla Verore PINK, njё program informues, pёrgatitёs dhe argёtues pёr vullnetarё, aktivistё dhe anёtarё tё komunitetit LGBT. Me destinacion njё nga kampet mё tё bukura verore tё rivieres sё jugut, dhe vetёm pak javё pёrpara pёrfundimit tё verёs, PINK do tё presё aktivistё dhe vullnetarё nga Shqipёria, Maqedonia dhe Kosova pёr tё trajuar sё bashku njё sёrё tёmatikash tё rёndёsishme.

Tё drejtat e njeriut, dhuna, diskriminimi, problemet familjare, mbrojtja ligjore, politikat vendase dhe tё huaja, lёvizjet e mёdha sociale, aktivizmi i tё rinjve nё Europe etj, janё disa nga temat qё do trajtohen nё shkollё. Kёto do tё kombinohen me njё program shumё tё pasur sportiv dhe social i cili do tё ofrojё edukim, interaktivitet dhe argёtim.

Kjo shkollё do tё ketё mbёshtetjen e disa prej ekspertёve mё tё mirё kombёtarё dhe ndёrkombёtarё nga zyrat e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit tё Popullit, UNDP nё Tiranё, Ambasadёs sё SHBA-ve nё Tiranё, COC Hollandё dhe CRCA Shqipёri. Ambasada PINK gjen sёrish rastin pёr ti falenderuar tё gjithё ekspertёt tё cilёt do tё ndajne dijet e tyre me aktivistёt. 

Kjo shkollë do jetë një eksperiencë fantastike për pjesmarrësit për të ndërtuar kontakte, për tu shoqërizuar dhe të ndajnë eksperienca me bashkёmoshatarët dhe trajnerët. 

--- --- ---

 
A few more days from PINK Summer School

On the dates 9 until 12th September, will take place for the first time PINK Summer School, an informative, educational and recreational program with volunteers, activists and members of the LGBT community. With one of the most beautiful camps of the Albanian southern riviera, and a few weeks before the end of summer, PINK will welcome students and activists from Albania, Macedonia and Kosovo to tackle together a series of important topics.

Human rights, discrimination, violence, family problems, legal protection, local and international policies, social movements, youth eactivism etc will be some of the topics to be treated in the school. This will be combined with a rich sports and recreational program which will ofer interactivity and entertainment.

This school will have the support from some of the best national and international experts from the offices of the Commissioner against Discrimination, the Ombudsman, UNDP Albania, US Embassy in Tirana, COC Netherlands and CRCA Albania. PINK Embassy once more wants to thank all of them for being willing to share their knowledge and expertise with the acitivists.

This school will be a fantastic experience for participants to build contacts, to socialise and share their experience.

Tuesday, September 4, 2012


Njё Çmim Special pёr njё Mik tё Shqipёrisё dhe komunitetit LGBT

Fjala e z. Altin Hazizaj- Ambasadori i parë i Ambasadës PINK 

Tiranё, 31 Korrik 2012 - Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri ka nderin dhe kёnaqёsinё e veçantё qё sot t’i prezantojё njё miku tё mirё tё Shqipёrisё dhe mbase mikut mё tё rёndёsishёm tё komunitetit LGBT nё Shqipёri, shkёlqesisё sё tij, Z. Henk van den Dool, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, njё çmim tё veçantё, pёrmes tё cilit e falenderon publikisht pёr mbёshtetjen e vazhdueshme qё i ka dhёnё, gjatё viteve tё misionit tё tij nё Shqipёri, avancimit tё kauzёs LGBT.
 
Lёvizja LGBT nё Shqipёri ka protagonistёt e saj vendas, pa tё cilёt nuk do tё kishte mundur kurrё tё merrte formёn dhe pёrmasat qё ajo ka sot. Por, mbёshtetja e njё miku, si Ambasadori Henk Van den Dool, ёshtё  po kaq thelbёsore nё rritjen e organizatёs sonё, e cila sot krenohet pёr rezultatet e saj nё mbёshtetje tё komunitetit LGBT.


Mbretёria e Hollandёs dhe Qeveria e saj, nёpёrmjet Ambasadorit Van den Dool kanё treguar se pёrkushtimi dhe ndihmesa e tyre, nё funksion tё lёvizjes LGBT, vjen pas dekadash tё tёra tё mbёshtetjes sё respektit tё tё drejtave tё njeriut, tolerancёs dhe diversitetit nё vendin e tyre. 

Kjo traditё e gjatё, na bёn krenarё, pasi kemi patur mundёsinё tё pёrballim realitetin tonё shpesh tё brishtё dhe tё mёsojmё nga kjo eksperiencё e vyer.

Ambasadori Van den Dool ka treguar mё shumё se njё herё besimin dhe mbёshtetjen e tij maksimal pёr kauzёn LGBT nё Shqipёri, si njё kauzё e tё drejtave tё njeriut. Pёrballja e tij nё evente publike, debate politike apo sociale mbi pranimin e komunitetit LGBT dhe sjellja e argumentave bindёs, realё dhe konkretё e mbёshtesin edhe mё tej kёtё fakt.

Ndaj nё kuadёr tё vlerёsimit tё tё gjithё kёsaj pёrpjekje dhe mbёshtetjes qё Ambasadori Henk van den Dol i ka dhёnё Shqipёrisё, e ndёr tё tjera komunitetit LGBT, ёshtё kёnaqёsi pёr mua qё sot qё t’i jap atij njё dhuratё modeste pёr ta marrё me vete nga Shqipёria.


I nderuar Zoti Ambasador,

I dashur Henk,

Nё shenjё tё mirёnjohjes dhe falenderimit mё tё sinqertё nga ana e Ambasadёs PINK, mё lejoni qё t’ju paraqes dhe vlerёsoj me kёtё Çmim Special.

Ky çmim ju vjen nё emёr tё tё gjithё vajzave dhe djemve tё Ambasadёs PINK, tё komunitetit LGBT qё ju keni mbёshtetur pa asnjё ekuivok, dhe tё gjithё qytetarёve nga i gjithё vendi, qё kanё parё tek ju njё zё tё arsyes, urtёsisё dhe mençurisё.

Ju faleminderit pёr mbёshtetjen tuaj dhe mё lejoni t’ju uroj suksese tё mёtejshme nё detyrёn e re. Kёtё çmim dhe dhuratё modeste, ne duam qё ju t’a pёrdorni me krenari kudo ku tё jeni nё detyrё, pёr tё treguar se askush nuk duhet tё paragjykohet apo edhe me keq diskriminohet, vetёm sepse dashuron apo se ёshtё i ndryshёm.

JU FALEMINDERIT!

Çmim Special pёr Ambasadorin Hollandez Henk van den Dool



NJOFTIM PЁR SHTYP

Çmim Special pёr Ambasadorin Hollandez Henk van den Dool

Tiranё, 31 Korrik 2012 - Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri vlerësoi sot Z. Henk van den Dool, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, me njё çmim tё veçantё, pёrmes tё cilit e falenderoi publikisht pёr mbёshtetjen e vazhdueshme qё i ka dhёnё, gjatё viteve tё misionit tё tij nё Shqipёri, avancimit tё kauzёs LGBT.

Lёvizja LGBT nё Shqipёri ka protagonistёt e saj vendas, pa tё cilёt nuk do tё kishte mundur kurrё tё merrte formёn dhe pёrmasat qё ka sot. Por, mbёshtetja e njё miku, si Ambasadori Henk Van den Dool, ёshtё  po kaq thelbёsore nё rritjen e organizatёs, e cila sot krenohet pёr rezultatet e saj nё mbёshtetje tё komunitetit LGBT.

Mbretёria e Hollandёs dhe Qeveria e saj, nёpёrmjet Ambasadorit Van den Dool kanё treguar se pёrkushtimi dhe ndihmesa e tyre, nё funksion tё lёvizjes LGBT, vjen pas dekadash tё tёra tё mbёshtetjes sё respektit tё tё drejtave tё njeriut, tolerancёs dhe diversitetit nё vendin e tyre. Kjo traditё e gjatё, na bёn krenarё, pasi kemi patur mundёsinё tё pёrballim realitetin tonё shpesh tё brishtё dhe tё mёsojmё nga kjo eksperiencё e vyer.

Ambasadori Van den Dool ka treguar mё shumё se njё herё besimin dhe mbёshtetjen e tij maksimale pёr kauzёn LGBT nё Shqipёri, si njё kauzё e tё drejtave tё njeriut. Pёrballja e tij nё evente publike, debate politike apo sociale mbi pranimin e komunitetit LGBT dhe sjellja e argumentave bindёs, realё dhe konkretё e mbёshtesin edhe mё tej kёtё fakt.

Ndaj nё kuadёr tё vlerёsimit tё tё gjithё kёsaj pёrpjekje dhe mbёshtetjes qё Ambasadori Henk van den Dool i ka dhёnё Shqipёrisё, e ndёr tё tjera komunitetit LGBT, Ambasada PINK/LGBT PRO Shqipëri e vlerësoi sot me një cmim special si njё dhuratё modeste pёr ta marrё me vete nga Shqipёria.

Thursday, July 12, 2012

3000 vetё marshojnё nё Pride-in e Budapestit


 

12 Korrik 2012 – Pride i Budapestit u zhvillua paqёsisht mё 7 Korrik, pavarёsisht kёrcenimeve tё shumta dhe mungesёs sё vullnetit nga kryebashkiaku i kryeqytetit hungarez. Mbi 3000 vetё marshuan nё rrugё tё mbrojtur nga policia. I konsideruar si “pride me i suksesshёm” nga organizatorja Silvia Nagy, parada u mbёshtet nga organizatat nё mbrojtje tё tё drejtave tё njeriut, ambasadorё, politikanё tё opozitёs dhe anёtarё tё Parlamentit Europian. Parada u zhvillua paqёsisht falё edhe mbrojtjes nga policia. 
 
Mё herёt, grupe tё djathta ekstreme kishin bёrё kёrcёnime dhune duke publikuar nё facebook emrat e organizatorёve tё Eurogames si dhe hotelet ku qёndronin atletёt LGBT. 
 
Kёtё vit, pride i Budapestit ishte njё sukses pavarёsisht pozicionit kundёrshtues tё shumё grupeve dhe mungesёs totale tё mbёshtetjes nga kryebashkiaku i qytetit.

Wednesday, July 11, 2012

“Shoqëria jonë është ende injorante për seksin”

Seksologu gjerman, Volkmar Sigusch ka qenë një nga mendimtarët më të mëdhenj të periudhës së revolucionit seksual të viteve ’60. Në një intervistë ai diskuton për trashëgiminë që ka lënë me veprën e tij, për përfitimet që sipas tij ka pornografia online dhe për martesat e hapura, që në disa raste mund të jenë një opsion i mirë për një çift.

Profesor, ju keni drejtuar Institutin për Shkencën Seksuale në Frankfurt për 33 vjet rresht, ndërsa keni punuar edhe si terapist. A thonë gjithmonë njerëzit të vërtetën në lidhje me çështjet e tyre seksuale?

Kur vjen puna tek seksualiteti, njerëzit parapëlqejnë që të thonë gënjeshtra. Vetëm në rastin e parave e tejkalojnë veten, duke thënë edhe më shumë gënjeshtra.

Ju konsideroheni si një nga teoricienët më të famshëm të atij që quhet revolucioni seksual i viteve ’60. Sa arriti që të ndryshojë jeta jonë seksuale në atë kohë?

Unë gjithmonë do të konsiderohem si teoricien, por në atë kohë kam qenë vetëm një “udhëtar” me diplomë në xhep. Revolucioni seksual prodhoi një konvulsion kulturor, që ishte i pakrahasueshëm në të gjithë shekullin e kaluar. Seksi femëror historikisht ka qenë i seksualizuar dhe në atë kohë për herë të parë u kërkua arritja e orgazmës. Ndërkohë, edhe të ashtuquajturit “të devijuar” seksualisht, pra homoseksualët, arritën një lloj emancipimi të pjesshëm.

Dashuria e lirë prodhon njerëz të lirë dhe një shoqëri të lirë. Kjo ishte ideja, në fund të fundit. Por në fakt, nuk funksionoi...

Në atë kohë besohej shumë ideja se nëse gjërat do të dilnin në dritën e diellit, pra nëse për tabutë seksuale do të flitej lirisht, bota do të shembej. Por, në të vërtetë u ndërtua një kult i seksit dhe ato gjëra që burojnë nga sfera seksuale si lumturia, zbavitja dhe fundi i kapitalizmit, u nënvleftësuan shumë. Glorifikimi që kaloi çdo masë ishte me të vërtetë i padurueshëm.

Po a ishit ju shkencëtarët e seksit ata që luftuat kundër të ashtuquajturës “mbyllje” e viteve ’50 dhe ’60? 

Kjo është e vërtetë. Por, unë mendoj se revolucioni i viteve ’60 ishte kryesisht një lëvizje e të rinjve. Unë ndieja se të ashtuquajturat “marrëdhënie të lira” ishin mbivlerësuar.

Si e shpjegoni faktin se pavarësisht ndryshimeve radikale, shumë njerëz ende besojnë në idenë e një marrëdhënieje monogame dhe solide?

Sepse, kjo ide e familjes përputhet më shumë me origjinën tonë shpirtërore. Babai, mamaja, familja e vogël, kjo është mënyra se si i kemi zhvilluar shpirtrat tanë, mënyra se si jemi ndërtuar dhe rritur dhe mënyra që në fund të fundit na bën që të ndihemi më të sigurt, të mbrojtur dhe të dashur.

E megjithatë, të gjitha marrëdhëniet kanë shumë probleme...

Dëshira seksuale bie pas 4 ose 7 vitesh bashkëjetese në një çift. Kjo është diçka e provuar.

Shkrimtari gjerman, Gottfried Benn ka shkruar dikur se, martesa është një institucion që e rrënon dëshirën seksuale.

Ka shumë opsione për një martesë. Nëse çifti ka qenë bashkë për disa kohë dhe ka njëfarë përvoje jete dhe liberalizëm, mund të bëhet fjalë për një marrëdhënie në të cilën njëri nga partnerët përfshihet në ndonjë marrëdhënie rastësore, që më pas falet. Kjo gjë ndodh mesatarisht një herë në 13 vjet, por është e sigurt që ndodh.

Kaq rrallë? Ndoshta në këtë rast mund të ketë mospërputhje mes studimeve shkencore dhe realitetit?

Sipas studimeve, 95% e marrëdhënieve seksuale janë marrëdhënie të atyre që ndërkohë e kanë një lidhje stabël. Ky është një numër shumë impresiv. Megjithatë, mungesa e dëshirës seksuale sigurisht ka një shkak. Në një çift inteligjent duhet që të krijohet mundësia  që gruaja ose burri të kërkojë kënaqësi edhe jashtë marrëdhënies që ata kanë, por kjo duke e marrë gjithmonë në konsideratë partnerin që kanë në krah. Pra, kjo do të thotë të veprosh hapur, por edhe në mënyrë diskrete njëherazi. Ndoshta çiftet që janë martuar kur kanë qenë 25 vjeç dhe tani janë 45 mund ta konsiderojnë këtë opsion. E nëse çifti është ende bashkë edhe pse kësaj aventure, pra ata e gjejnë sërish rrugën tek njëri-tjetri, mund të them se ata do të jenë bashkë përgjithmonë. Përkatësia tek njëri-tjetri është një dhuratë e bukur.

A mendoni se ideja e një “martese të hapur” ka dështuar për shkak se është shumë e vështirë që çiftet të përballen me pasojat? 

Po, e përshkruar shumë korrekt. Problemi social është se te ne nuk ekzistojnë modele alternative. Mendoni për shembull për kushtet e Japonisë apo Indisë, flas për kulturën dhe mënyrën e kultivimit të erotikës në këto vende. Ata nuk janë aq “lepuj” sikundër jemi ne.

Mendoni se shoqëria jonë, edhe pse ka 40 vjet që flet për seksin,  nuk ka ndryshuar asgjë? 

Unë do të thosha se ne jemi ende shumë injorantë kur vjen puna tek seksi. Ne flasim për të në mënyrë jo korrekte, shumë sipërfaqësore. Dhe çka është më e keqja, kur flet kaq shumë për një gjë rrezikon që t’ia shkatërrosh misterin.

Pra, nga njëra anë çiftet nuk flasin mjaftueshëm dhe nuk dinë shumë për dëshirat e tyre seksuale, dhe nga ana tjetër ata flasin shumë? 

Është e rëndësishme për një çift që të flasë për preferencat e tij seksuale. Nga ana tjetër, aura e misterit duhet që të ruhet.

Çfarë kuptoni saktësisht me “aura e misterit”? 

Një sekret i vogël mes çiftit. Një fetish që partnerët mund të kenë për njëri–tjetrin, apo një skenar i veçantë seksual. Më kujtohet një paciente femër e cila ishte veçanërisht e nxitur seksualisht nga shpatullat e të shoqit. Këtë lloj sekreti ajo duhet që ta mbajë për vete. E kam fjalën tek një përqendrim shpirtëror në pavetëdije. Fantazitë duhet që të mos jenë “të moralshme”. “Pastërtia”, skrupulli dhe racionaliteti janë një helm për seksualitetin.

Si do të konsideronit ju sajtet pornografike që shihen nga miliona vetë. E kanë ndryshuar seksualitetin? 

Këto janë pjesë e një neo-revolucioni seksual që nisi në fund të viteve ’70 dhe vazhdon edhe sot. Një tipar kyç i këtij revolucioni është publikimi në shkallë të gjerë dhe komercializmi i detajeve, që dikur ishin sekrete. Ajo çka ndodh në një rast të tillë është shkatërrimi i dëshirës së pastër seksuale, dhe kjo ka vlerë më të madhe se çdo lloj ndalimi për seksin. Pra, luan rolin e kundërt.

A mundet këto sajte pornografike të ndihmojnë në reduktimin e fajit seksual?

Vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Por, për njerëzit që janë të dëshpëruar dhe që janë në kërkim seksualitetit në internet, ofron një çlirim të jashtëzakonshëm. Në të shkuarën, çdo pervers besonte se ai ishte i vetmi në këtë botë që kishte dëshira të tepruara seksuale. Sot ai mund të gjejë edhe të tjerë si vetja, dhe kjo përmes internetit. Nga ana tjetër, seksualiteti i internetit tregon se ne po bëhemi gjithnjë e më tepër të “vetëmjaftueshëm”. Po flas për seksin me veten.

Si ndikon tek adoleshentët dhe zhvillimi i tyre fakti që para se ata të konsumojnë seksin në natyrë, e konsumojnë në internet? 

Ndërkohë që për të rriturit interneti mund të shërbejë si çlirues stresi, për sa kohë që ata nuk krijojnë varësi nga seksi, kjo nuk vlen për adoleshentët. Pjesa më e madhe e imazheve pornografike janë të neveritshme. Përveç kësaj, shkatërrojnë të gjitha sekretet që në fakt janë në qendër të përvojës seksuale dhe dashurisë. Por, shumë të rinj duket se kanë filluar të sillen me inteligjencë. Ata i shohin gjërat në internet herë pas here dhe pastaj mërziten dhe i lënë. Sigurisht, kjo nuk vlen për ata adoleshentë që rriten me ndonjë baba pijanec që në darkë sheh porno në TV.

Si do të jetë seksualiteti në të ardhmen? 

Mendoj se do të ketë forma të tjera lidhjeje, përveç martesës sonë tradicionale. Njëra prej tyre është shfaqur prej kohësh në horizont: poliamoria, ose pasja e disa partnerëve intimë. Me fjalë të tjera, ti je i martuar me një grua e cila nuk ka kundërshtim që juve të dyve t’u bashkohet edhe një grua tjetër. Më pas është gruaja që sjell të dashurin e saj. Befas ftillohesh e thua: o Zot i madh. Qenka e vërtetë që mund të duash më shumë se një person. Sipas mbështetësve të kësaj teorie, një njeri mund të dojë disa persona njëherazi.

Po a nuk është një gjë e tillë shumë e lodhshme?

Këtë opsion nuk je i detyruar që ta zgjedhësh. Është vetëm një nga mundësitë. Ne do të përjetojmë një spektër më të gjerë të jetës seksuale. Ndërkohë, kam respektin më të madh për njerëzit që janë aseksualë. Në fakt, nuk e besoja fillimisht që ekzistonin, por është e vërtetë që ekzistojnë dhe numri i tyre sa vjen e po shtohet.

Aseksualiteti bie në kontradiktë me premtimin modern të lumturisë, që i jep një kredit të madh seksit në atë që mund të quhet një jetë e suksesshme?

Ky premtim lumturie mund të jetë edhe një barrë fatale, ndaj seksualiteti po refuzohet gjithnjë e më shumë dhe njerëzit mundohen që të gjejnë forma të tjera eksitimi. Ka shumë të rinj që e pëlqejnë aventurën, por jo atë seksuale.

Cila mendoni se është tabuja më e madhe e seksualitetit sot?

Sigurisht që është seksualiteti i fëmijëve, përfshi gjithçka që shkon me të si pedofilia, pedoseksualiteti.

A mund të trajtohen me terapi këto forma seksualiteti? 

Është shumë e rëndësishme që këtyre njerëzve t’u ofrohet një terapi.

Si do ta përcaktonit seksin e mirë?

Në këtë pikë unë bie në një mendje me Woody Alen: seksi i mirë mund të jetë gjithçka, përfshi edhe gjërat e pista.