Tuesday, September 4, 2012


Njё Çmim Special pёr njё Mik tё Shqipёrisё dhe komunitetit LGBT

Fjala e z. Altin Hazizaj- Ambasadori i parë i Ambasadës PINK 

Tiranё, 31 Korrik 2012 - Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri ka nderin dhe kёnaqёsinё e veçantё qё sot t’i prezantojё njё miku tё mirё tё Shqipёrisё dhe mbase mikut mё tё rёndёsishёm tё komunitetit LGBT nё Shqipёri, shkёlqesisё sё tij, Z. Henk van den Dool, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, njё çmim tё veçantё, pёrmes tё cilit e falenderon publikisht pёr mbёshtetjen e vazhdueshme qё i ka dhёnё, gjatё viteve tё misionit tё tij nё Shqipёri, avancimit tё kauzёs LGBT.
 
Lёvizja LGBT nё Shqipёri ka protagonistёt e saj vendas, pa tё cilёt nuk do tё kishte mundur kurrё tё merrte formёn dhe pёrmasat qё ajo ka sot. Por, mbёshtetja e njё miku, si Ambasadori Henk Van den Dool, ёshtё  po kaq thelbёsore nё rritjen e organizatёs sonё, e cila sot krenohet pёr rezultatet e saj nё mbёshtetje tё komunitetit LGBT.


Mbretёria e Hollandёs dhe Qeveria e saj, nёpёrmjet Ambasadorit Van den Dool kanё treguar se pёrkushtimi dhe ndihmesa e tyre, nё funksion tё lёvizjes LGBT, vjen pas dekadash tё tёra tё mbёshtetjes sё respektit tё tё drejtave tё njeriut, tolerancёs dhe diversitetit nё vendin e tyre. 

Kjo traditё e gjatё, na bёn krenarё, pasi kemi patur mundёsinё tё pёrballim realitetin tonё shpesh tё brishtё dhe tё mёsojmё nga kjo eksperiencё e vyer.

Ambasadori Van den Dool ka treguar mё shumё se njё herё besimin dhe mbёshtetjen e tij maksimal pёr kauzёn LGBT nё Shqipёri, si njё kauzё e tё drejtave tё njeriut. Pёrballja e tij nё evente publike, debate politike apo sociale mbi pranimin e komunitetit LGBT dhe sjellja e argumentave bindёs, realё dhe konkretё e mbёshtesin edhe mё tej kёtё fakt.

Ndaj nё kuadёr tё vlerёsimit tё tё gjithё kёsaj pёrpjekje dhe mbёshtetjes qё Ambasadori Henk van den Dol i ka dhёnё Shqipёrisё, e ndёr tё tjera komunitetit LGBT, ёshtё kёnaqёsi pёr mua qё sot qё t’i jap atij njё dhuratё modeste pёr ta marrё me vete nga Shqipёria.


I nderuar Zoti Ambasador,

I dashur Henk,

Nё shenjё tё mirёnjohjes dhe falenderimit mё tё sinqertё nga ana e Ambasadёs PINK, mё lejoni qё t’ju paraqes dhe vlerёsoj me kёtё Çmim Special.

Ky çmim ju vjen nё emёr tё tё gjithё vajzave dhe djemve tё Ambasadёs PINK, tё komunitetit LGBT qё ju keni mbёshtetur pa asnjё ekuivok, dhe tё gjithё qytetarёve nga i gjithё vendi, qё kanё parё tek ju njё zё tё arsyes, urtёsisё dhe mençurisё.

Ju faleminderit pёr mbёshtetjen tuaj dhe mё lejoni t’ju uroj suksese tё mёtejshme nё detyrёn e re. Kёtё çmim dhe dhuratё modeste, ne duam qё ju t’a pёrdorni me krenari kudo ku tё jeni nё detyrё, pёr tё treguar se askush nuk duhet tё paragjykohet apo edhe me keq diskriminohet, vetёm sepse dashuron apo se ёshtё i ndryshёm.

JU FALEMINDERIT!

No comments:

Post a Comment