Tuesday, May 15, 2012

PRINTOJE, PRIJE, NGJITE



Printoje, Prije, Ngjite!

Tё dashur miq!

Data 17 Maj, ёshtё Dita Ndёrkombёtare kundёr Homofobisё dhe Transfobisё (IDAHO) e cila pёrkujtohet dhe festohet çdo vit me aktivitete tё shumta ndёrgjegjёsuese, informuese dhe edukuese.

Komuniteti LGBT kudo nё botё dhe Shqipёri, janё çdo ditё nёn shёnjestrёn e paragjykimeve, dhunёs dhe pёrçmimit. Kjo ditё, shёrben pёr ti thёnё JO fobisё ndaj pёrsonave me orientim seksual dhe identitet gjinor tё ndryshёm.

17 Maji, ёshtё dita kur ju mund tё bashkoheni me ne, ti thoni JO diferencimit mes njerёzve, pёr tё qenё tё bashkuar, pёr tё qenё njё.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri duan tё ndajnё me ju kёtё foto dhe t’Ju kёrkojnё:

PRINTOJE, PRIJE, NGJITE

Pёr tё gjithё ju qytetarё, mbёshtetёs tё komunitetit LGBT dhe tё diversitetit qё ndodheni nё zyra, mjedise sociale, punё etj, printoni kёtё foto tё vogёl, prijeni dhe ngjiteni nё mjedisin tuaj nё datёn 17 Maj 2012.

Nёse keni dёshirё tё ndani entuziazmin dhe kёtё emocion tё veçantё me ne, bёni njё foto tё mjedisit tuaj dhe dёrgojeni tek adresa communitypink@gmail.com. Do ju jemi mirёnjohes dhe shumё tё lumtur tё shohim se ju jeni me ne!

Nёse keni dёshirё ndajeni kёtё mesazh me miqte dhe mikeshat tuaja, qё edhe ata tё bёjnё tё njёjtёn gjё.

Ёshtё dita pёr ti thёnё jo homo dhe transfobisё.

Mos harroni, njerёzit nuk i bёn tё ndryshёm ngjyra e lёkurёs, besimi fetar, gjuha qё flasin apo orientimi i tyre seksual. Çfarё na bёn tё ndryshёm ёshtё aftёsia pёr tё dashuruar ose jo, pёr tё pranuar tё ndryshmen ose jo, pёr ti thёnё JO homofobisё dhe transfobisё.

Me dashuri dhe mirёnjohje

Skuadra e Ambasadёs PINK : ) 

No comments:

Post a Comment