Thursday, May 24, 2012

Deklarata e Përfaqësueses se Lartë, Catherine Ashton, në emër të Bashkimit Evropian me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, 17 Maj 2012

"Sot, njerëzit në mbarë botën festojnë Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Në emër të Bashkimit Evropian, unë jam krenare që i bashkohem kësaj feste.

Në mbarë botën, njerëzit përjetojnë diskriminim dhe dhunën, madje edhe vdesin, për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Marrëdhëniet konsensuale brenda të njëjtës gjini përbëjnë ende një krim në 76 vende, dhe janë të dënueshme me vdekje në të paktën 5 vende.

Ne na është thënë ndonjëherë se orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë në konflikt me vlerat tradicionale. Më lejoni të jem shumë e qartë: kur ne flasim për të drejtat e lezbikeve, të personave homoseksualëve, biseksualë, transgjinorëve dhe personave interseks, ne nuk flasim për futjen e të drejtave të reja për një grup të caktuar njerëzish. Bëhet fjalë që të njëjtat të drejta të njeriut të zbatohen për çdo person kudo pa diskriminim. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve ta bëjnë këtë një realitet për të gjithë".
  
Kroacia*, vendi që së shpejti do bëhet anëtar i BE, vendet kandidate për anëtarësim, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë *, Mali i Zi *, Islanda+ dhe * Serbia, vendi në Proces Stabilizim-Asociimi dhe kandidat potencial, Shqipëria, si dhe vendet e EFTA Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtarët e Zones Ekonomike Europiane, si edhe Armenia dhe Gjeorgjia, i bashkohen kësaj deklarate.

* Kroacia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia vazhdojne të jenë pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit.

+ Islanda vazhdon të jetë një anëtare e EFTA dhe Zonës Ekonomike Evropiane.

No comments:

Post a Comment