Thursday, May 24, 2012

Ciftet e huaja të të njejtit seks (gjini) tani mund të martohen në Buenos Aires.

Fushata e FALGBT "Barazi Martesore në Argjentinë për çdo çift në botë" ka patur fitoren e saj më të madhe deri më tani!

Me Rezolutën 99/2012, Zv/Prokurori i Përgjithshëm i Qytetit të Buenos Aires, Havier Bujan, ju dha leje  kërkesës së Federación Argentina de Lesbianas, Gays, Bisexuales, y Trans (FALGBT) të lejojë martesën midis individëve të huaj siç është përcaktuar në Kushtetutën e Argjentinës. Kongresmenia María Rachid  nga Buenos Aires kishte paraqitur në prill një projekt-ligj për këtë qëllim.

Federación Argentina de Lesbianas, Gays, Bisexuales, y Trans përshëndeti vendimin e Bashkisë së Buenos Aires për të eliminuar pengesat administrative që ndalonin martesën midis dy të huajve, një e drejtë e garantuar në Nenin 20 të Kushtetutës. Kështu, qyteti i Buenos Aires është bërë qarku i katërt në vend i cili autorizon këto martesa, pas krahinave të Santa Fe (ku aktivistët Paraguai Simón Cazal dhe Sergio López u martuan), Tierra del Fuego, dhe Buenos Aires. Aktivistët australianë Alex Greenwich dhe Victor Hold u martuan të premten e kaluar në këtë province.

Këto përparime lindën si pasojë e fushatës "Barazi Martesore në Argjentinë për çdo çift në botë" (FALGBT ), nëpërmjet të cilës ne synojmë të zgjerojmë përfitimet e ligjit të barazisë martesore të Argjentinës në të gjithë planetin, duke i dhënë një shtysë fushatave për barazi në vende të tjera. Ajo është në përputhje me të drejtat e garantuara në Kushtetutën e Argjentinës dhe traktateve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të përfshira pas reformës kushtetuese të vitit 1994.

Sipas kësaj rezolute, një kopje e çertifikuar e pasaportës ose një dokument emigracioni që tregon qëndrimin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit do të pranohen si provë e lejë-qëndrimit të përkohshëm. Kushtet janë të ngjashme me ato që kërkohen nga qarqet e tjera dhe nga propozimet e projekt-ligjit të prezantuar në prill nga Maria Rachid, një ligjvënëse që përfaqëson Buenos Aires.

"Me martesën e turistëve në qytetin e Buenos Aires, fillon një fazë e re. Gjithnjë e më shumë do të vijnë në Argjentinë të huaj për të gëzuar të drejtat që nuk janë të njohura në vendet e tyre, dhe ata pastaj do të jenë në gjendje të kërkojnë njohjen e lidhjeve të tyre nëpërmjet mjeteve gjyqësore. Ne mirëpresim vendimin e Bashkisë së Buenos Aires për të garantuar njohjen e këtyre të drejtave dhe promovimin e barazisë nga kryeqyteti i vendit tonë në pjesën tjetër të botës," tha Esteban Paulón, president i FALGBT.

Alejandro Nasif Salum, Sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në FALGBT, deklaroi: "Ne tani shpresojmë që pjesa tjetër e krahinave të vendit të avancojnë në të njëjtën mënyrë dhe me të vërtetë të avancojnë në një standart të vetëm në nivel kombëtar, që anashkalon diskrecionin e zyrtarëve qeveritarë në ushtrimin e një të drejte, e drejtë e të gjithë burrave dhe të gjitha grave e botës, siç është përcaktuar në Kushtetutën tonë."

"Ne jemi shumë të lumtur për të vazhduar në eksporitmin e të drejtës dhe barazisë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në këtë linjë, sepse progresi i bërë në vendin tonë na shtyn  për të arritur barazinë në mbarë botën", përfundoi Paulón.

No comments:

Post a Comment