Monday, January 9, 2012

Gjykata Kushtetuese austriake vazhdon tё lejojё Nxitjen e Urrejtjes Kundёr Homoseksualёve; cёshtja do tё shkojё nё Strasburg

Sipas Gjykatёs Kushtetuese tё Austrisё, ndёrkohё qё minoritetet janё tё mbrojtura nga statuse tё veçanta kundёr nxirjes sё urrejtjes dhe diskriminimit (brenda dhe jashtё vendit tё punёs), gay-t dhe lezbiket vazhdojnё tё mbeten tё pambrojtur nё Austri. Gjykata Kushtetuese, miratoi kёshtu pozicionin e Qeverisё Federale tё Austrisё, e cila para kёsaj gjykate mbrojti mungesёn e ligjit pёr homoseksualёt duke argumentuar se nxitja e urrejtjes kundёr kёtij komuniteti ёshtё jo-prezente nё shoqёri. Tashmё çёshtja do i shkojё Gjykatёs Europiane tё tё Drejtave tё Njeriut.

Gjykata Kushtetuese e Austrise
Pavarёsisht faktit se personat LGBT kanё qenё tё parёt nё shёnjestren e terrorit nazist, legjislacioni austriak vazhdon tё mos i mbrojё ata nga nxitja e urrejtjes dhe diskriminimt jashtё mjedisit tё punёs, gjё qё e bёn me tё gjitha grupet e tjera sociale. Tetё ankimuesit i kёrkuan Gjykatёs Kushtetuese tё hedhё poshtё, pёr shkak tw diskriminimit, Nenin 283 tё Kodit Penal Austriak (mbi Nxitjen e Urrejtjes) dhe ato pjesё tё Aktit Federal pёr Barazinё, tё cilat ofrojnё mbrojtje vetёm nё bazё tё racёs, pёrkatёsisё etnike dhe seksit  dhe ta zgjerojё mbrojtjen kundёr diskriminimit edhe jashtё mjedisit tё punёs.

Pesё nga tetё ankimuesit kanё qenё aktivё nё lёvizjen LGBT pёr vite dhe janё veçanёrisht tё rrezikuar nga nxitja e urrjetjes bazuar nё orientimin seksual.  Pesё nga ankimuesit kanё qenё viktima tё diskriminimit jashtё mjedisit tё punёs. Nёse nё vend tё orientimit seksual ata do tё ishin diskriminuar pёr shkak tё seksit apo origjinёs etnike atёherё ata do tё mund tё kёrkonin dёmshpёrblim nё gjykata. 


 Gjykata Kushtetuese: homoseksualёt nuk ndikohen nga mungesa e mbrojtjes.

Qeveria Federale e Austrisё mbrojti me zell pёrpara Gjykatёs Kushtetuese mungesёn e mbrojtjes ndaj personave LGBT. Sipas tyre, nxitja e urrjetjes ndaj personave LGBT, nuk mund tё krahasohet me nxitjen e urrejtjes ndaj myslimanёve, tё krishterёve, hebrejve apo personave me ngjyrё. Po ashtu, kjo nuk do tё sillte asnjё rrezik pёr paqen publike, sepse ndryshe nga nxitja e dhunёs kundёr minoriteteve tё tjera, nuk do tё kishte efekte tё menjёhershme apo efekte afat-gjata.

Gjykata Kushtetuese pasoi kёrkesёn e qeverisё federale dhe e konsideroi aplikimin tё papranueshёm. Pёr pasojё ata nuk kanё tё drejte tё sfidojnё legjislacionin diskriminues nё Gjykatёn Kushtetuese.

Nё kontrast tё plotё me pozicionin e saj pёrpara Gjykatёs Kushtetuese, vitin e shkuar, Qeveria Federale propozoi pёrpara Parlamentit Austriak njё projektligj qё ofronte mbrojtje tё gjerё kundёr nxitjes sё urrejtjes ndaj komunitetit LGBT dhe njё tjetёr i cili do tё ndalonte diskriminimin mbi baza tё orientimit seksual jashtё mjedisit tё punёs. Tё dyja projektligjet nuk u miratuan nё parlament.

“Ata qё i urrejnё homoseksualёt do tё vazhdojnё tё nxisnin urrejtjen ndaj tyre, tashmё edhe me lejёn e Gjykatёs Kushtetuese” tha Dr. Helmut Gaupner, president i Rechtscomitee Lamda. “Shpresat tona janё te Gjykata Europiane e tё Drejtave tё Njeriut.”

No comments:

Post a Comment