Thursday, February 16, 2012

Letёr ankese dёrguar Ambasadёs sё Federatёs Ruse nё Tiranё

Dёrguar:         Sh.T Z. Leonid Grigorieviç Abramov

Pёr dijeni:      Media elektronike dhe e shkruar shqiptare.

I/E nderuar Z. Ambasador

Me keqardhje kemi mёsuar nga kolegёt tanё në Rusi dhe mediat, se nё datёn 8 Shkurt 2012 Parlamenti i Shёn Pjetёrburgut ka miratuar nё njё séancё tё dytё dёgjimore, me 31 vota pro dhe 6 kundёr, projektligjin kundёr propagandёs gay, i cili u pasua nga disa arrestime tё aktivistёve LGBT, tё vendosur pёrballё parlamentit dhe qё do tё vijojё me njё seancё tё tretё dhe finale dёgjimore.

Akuzat e bёra nga parlamentarёt kundёr “opozitёs liberale” dhe “perversiteteve seksuale” janё njё fyerje qё deputetёt nuk i dёrgojnё vetёm kolegёve tё tyre dhe qytetarёve rusё, por tё gjithё personave LGBT dhe mbёshtetёsve tё tyre kudo nё botё.

Ky ёshtё njё projektligj, i cili do tё ndёshkojё, ndёr tё tjera, çdo person qё promovon homoseksualitetin tek tё miturit dhe qё parashikon gjoba alarmante pёr qytetarёt qё e shkelin ligjin. Me këtë rast Ambasada PINK, një prej organizatave kryesore në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, i bashkohet sot komunitetit ndёrkombёtar nё pёrpjekjet e tij pёr t’i dhёnё fund kёsaj shkelje flagrante tё tё drejtave tё njeriut.

Pёr fat tё keq ligjvёnёsit e Shёn Pjetёrburgut vazhdojnë të injorojnë kërkesat e parlamentarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga e gjithë Europa, obligimet ndёrkombёtare tё Rusisё dhe peticionet e panumёrta qё shprehin vullnetin e qytetarёve rusё dhe tё huaj kundёr kёtij projektligji.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, dhe i gjithё komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen zyrtarisht tё gjithё qytetarёve, tё cilёt besojnё nё njё Rusi tolerante qё respekton të drejtën e qytetarёve tё saj për t’u shprehur dhe për të respektuar integritetin dhe dinjitetin e tyre.

Institucionet ndёrkombёtare kanё shprehur prej kohёsh faktin se miratimi i njё projekt-ligji tё tillё do tё pёrbёnte shkelje tё detyrimeve ndёrkombёtare tё Rusisё pёr tё ruajtur lirinё e qytetarёve dhe saj dhe pёr tё luftuar diskriminimin.

Pёrveç kёsaj, ёshtё shqetёsues fakti qё ligje tё ngjashme janё miratuar nё rajone dhe qytete tё tjera tё Rusisё, si Ryazan nё vitin 2006, Arkhangelsk nё 2011 dhe rajonin e Kostromёs nё vitin 2011. Ёshtё po kaq shqetёsues fakti qё disa politikanё Rusё kanё sugjeruar aplikimin e kёtij ligji nё nivel federal, që tregon një nivel të lartë homofobie dhe mungese të respektit për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët rusë.

Ambasada PINK dёshiron t’i bёjё thirrje Qeverisё ruse, që të dalë mbi politikën dhe tё mbrojё dhe garantojё në mënyrë aktive liritё dhe tё drejtat e qytetarёve tё saj, duke i lejuar ata tё shprehin tё lirё mendimin e tyre nё lidhje me seksualitetin, identitetin gjinor dhe çdo gjё tjerёt qё shqetёson komunitetin LGBT nё vendin tuaj dhe kudo nё botё.

Shkelja e kёsaj tё drejte themelore tё njeriut, nё njё epokё kur bota po intensifikon dialogun dhe po lufton pёr tё sheshuar diferencimet raciale, etnike, seksuale etj, Rusia po tregon njё vullnet tё kundёrt i cili minon integritetin e mijёra qytetarёve tё saj, tё cilёt nёn kёtё ligj do humbasin tё drejtёn e tyre themelore pёr tё shprehur identitetin seksual dhe pёr ta jetuar atё tё lirё si çdo qytetar tjetёr i atij vendi.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen kёrkesave tё panumёrta tё institucioneve europiane, organizmave tё tё drejtave tё njeriut, shteteve perёndimore dhe indinjatёs sё qindra mijёra qytetarёve nga e gjithё bota pёr tё dёnuar kёtё akt kaq tё turpshёm dhe kaq kontradiktor kundёr lirisё sё shprehjes nё Rusi.

Ne besojmё dhe shpresojmё nё njё Rusi, e cila i mbron qytetarёt e saj, pavarёsisht orientimit tё tyre seksual apo identitetit tё tyre gjinor.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri
Tiranё/Shqipёri

Wednesday, February 15, 2012

Një ditё me mundësi tё reja

Nga Enida Bogdani 
Jeta shpesh është shumë interesante, sepse të ofron mundësi të papritura, pa të kërkuar asgjë në këmbim. Kështu erdhi dhe mundësia për pashaportën e Anxhelës. Kuponi i pashaportës iu dhurua nga një fotograf i huaj, pasi bëri një set fotografish për projektin e tij fotografik.  

Nje moment gjate pergatitjes se setit fotografik
Martin është një fotograf nga Zvicra, që po udhëton nëpër botë për të bërë një foto-dokumentar për gjendjen e trasngjinorëve në vende të ndryshme. Udhёtimi i tij i fundit ishte nga Tunizia nё Shqipёri. Duke parë punën e Ambasadës PINK dhe duke lexuar historinë e Anxhelës nëpërmjet portalit elektronik (www.pinkembassy.al), ai vendosi të vizitonte Shqipërinë për të pasur një dëshmi të transgjinorëve nga njё vend ballkanik.

Takimi i Martinit me Anxhelёn u bë në zyrat e Ambasadës PINK, dhe punonjësit e ambasadës ndihmuan në përkthim. Anxhela nuk është e turpshme kur vjen puna për të treguar jetën e saj. Ajo u tregua e gatshme të bashkpunonte për këtë projekt, pasi mendon se historia e saj është një armë shumë e mirë për të kërkuar të drejtat e saj legjitime njerёzore që i mohoen në përditshmëri. Martin, bashkë me një punonjës të ambasadës shoqëruan Anxhelën nëpër rrugët e Tiranës për të dokumentuar një ditë tipike të saj.

Ecja në rrugët e Tiranës me Anxhelën, dhe një fotogaf të huaj, ishte njё arkiv mё vete, për të shkruar mbi transfobinë/homofobinë dhe vendin që zënë transgjinorët në shoqërinë shqiptare. Kishte kalimtarë që shikonin të habitur, të bezdisur, dhe nuk mungonin shikimet tallëse. Por në të njëjtën kohë dhe shumë kalimtarë as që nuk na vinin re, po vazhdonin në punën e tyre.

Anxhela ishte mjaft e lumtur të bënte pjesë në foto-dokumentar dhe të tregonte historinë e saj në mbarë botën. Gjithsesi, gjatë kohës që po ecnim në rrugë, ishte shumë e shqetësuar për sigurinë e shoqëruesve të saj. Ajo mendonte se dikush mund të na sulmonte sepse po shoqërosheshim me Anxhelën.

Gjatë rrugës tonë nëpër pikat ku Anxhela kalon përditshmërinë e saj, ajo takon një zotëri që i ndez cigaren e dhuruar nga një shitës ambulant pak më parë, një mikun e vet, si dhe një shitëse ushqimore që e ndihmonte me ushqime në momentet më të vështira. Pra në vend të sulmit nga njerëzit, po dukej një anë e mirë e njerëzve që e njihnin Anxhelën dhe e ndihmonin, duke e pranuar përtej përcaktimeve kulturore të gjinisë.

Ky aspekt human i shoqërisë shqiptare anashkalohet nga pёrditshmёria, nga pamundësia ekonomike dhe nga pakënaqësia me shtetin dhe vendin tonë në botë. Ato ditë me Anxhelën më kujtuan se shqiptarët nuk janë ekstremistё dhe kanë kulturën të pranojnë shumëllojshmërinë e shoqërisë sё sotme. Kjo nuk fshin të gjitha abuzimet apo fyerjet që Anxhela ka marrë ndër vite, dhe që e bënë atë të ndjente frikë për sigurinë tonë meqë po shoqëroheshim haptazi me të.

Në fund të setit fotografik, Martin i dhuroi Anxhelës një kupon që ajo të pajisej me pashaportë dhe një shumë simbolike parash, duke pasur parasysh pozitën e saj të vështirë ekonomike dhe faktin që është e pa strehë. Anxhela do pajiste me pashaportë biometrike, por me identitetin e saj biologjik, (mashkullor). Mbase ditët nuk janë larg kur legjislacioni, dhe shteti shqiptar akomdon ndryshimin e gjinisë, dhe njohjen e të drejtave humane të transgjinorëve. Deri në atë ditë do vazhdojë puna e Ambasadës PINK, si një instrument, qendër dhe zyrë për të drejtat e njeriut për minoritetet seksuale në Shqipëri. Urojmë akoma më shumë bashkëpunime të tilla në të ardhmen, që të ndihmonhen dhe t’u jepet shpresë sa më shumë njerëzve.

Tuesday, February 14, 2012

Vajza lesbike sulmohet ne Maltё


Vajza 16 vjeçare, lesbike ishte ulur në një stol me të dashurën në Hamrum ndërsa dy djem e sulmuan dhe e tërhoqën për flokësh për shkak të orientimit të saj seksual.

Unë e kam pranuar atë, familja jonë e ka pranuar, por disa njerëz thejsht nuk duan – tha nёna e vajzës.  “Ishte e tmerrshme, një eksperiencë lemeritëse... Njëri nga djemtë më ngriti, më goditi në sy... Më kapi në gjoks dhe më gjuajti me kokë në hundë dhe më pas më hodhi përtokë, dhe më tërhoqi për flokësh”- tha Amy për Sunday Times.

Adoleshentja përfundoi në një klinikë me hundë të thyer, pjesën e djathtë të fytyrës të gërvishtur dhe me shenja të nxira në gjoks. E dashura e saj, e cila gjithashtu ishte sulmuar, kishte vetëm një vulë në kokë dhe të gërvishtura në kyçe, që i mori kur e shtynë përtokë.

Incidenti ndoshi më 13 Janar reth orës 19.30. Amy e cila preferon tё mos identifikohet me emrin e saj, ishte në qendër të Hamrun me të dashurën dhe dy shoqe të tjera. Shoqet po kërcenin, ndërsa Amy dhe e dashura po qëndronin ulur në një stol, kur dy vёllezërit, njëri 17 vjeç dhe tjetri 19, erdhën dhe filluan t’i thërrisnin me fjalë fyese. “Ata thanë që ne ishim gabim”- tha e dashura Amyit.

Vajzat i kthyen përgjigje dhe iu kundërvunë djemve. Djali më i ri erdhi tek vajzat.

“Tha që nuk kishte frikë të vinte dorë mbi një gocë... Unë i thashë të largohej” tha Amy. Por djali goditi të dashurën e Amy dhe e shtyu përtokë. Djali 19 vjeçar e ngriti nga stoli, e goditi dhe e tërhoqi nga flokët. E gjithë skena zgjati rreth 10 minuna dhe mbaroi kur një i afërm i vajzave erdhi dhe lajmëroi policinë.

Kur erdhi policia, kontrolluan apartamentin e djemve dhe biseduan me ta, por nuk i arrestuan, tha mamaja e Amyit. Nuk është ende e qartë në se djemtë do dërgohen në gjykatë, duke qënë se pyetjet që iu dërguan policisë të Enjten ende nuk kanë marrë përgjigje.

Kjo nuk ishte hera e parë që vajzat kanë parë djemtë tek parku. Njëherë djemtë i qëlluan vajzat me vezë për shakak të orientimit të tyre seksual, por ato u largaun dhe mbaroi me kaq.
Amy tregon se nuk ishte e thjeshtë të kuptonte orientimin e saj seksual dhe të fliste me familjen e saj. “Fillova të kem këto ndjenja kur isha në vit të parë... gjithmonë kisha pasur dyshime” thotë ajo.

Mamaja e Amyit e pranoi vajzën e saj menjëherë. “Unë e kam pranuar, dhe familja, por disa njerëz... Kur u mor vesh në shkollë kemi pasur telash pas telashi, disa mësuese kapeshin me të dhe hapnin temën e diskutimit të seksualitetit të saj.”

Mamaja foli për rëndësinë e pranimit të njerëzve siç janë. “Prindërit e të dashurës së fundit të Amyit nuk e kanë pranuar vajzën e tyre. Ajo shkon ende te një terapist.”

Gabi Calleja nga Lëvizja për të Drejtat Gay Malta (Malta Gay Rights Movement) e dënoi aktin duke thënë se është e pafalshme që në shoqërinë e sotme orientimi seksual mund të jetë shkak për krime urrejtjeje.

Gjurmёt e Dhunёs

• Një në 10 njerëz me orientim të ndryshëm seksual është viktimë e një forme dhune për shkak të orientimit seksual, sipas një studimi të bërë në 2003 nga Lëvizja për të Drejtat Gay Malta.
• Ky fakt u mbështet nga një studim në 2008 që tregoi se 8% e personave LGBT  janë sulmuar në dy vitet e fundit, dhe gjysma e tyre tregojnë se ka ndodhur më shumë se njëherë. 2/3 ishin vajza të reja.
• E vetmja mbrojtje ligjore që personat LGBT kanë, është diskriminimi në formë ngacmimi. Ligji mbron këdo nga akte që arrijnë në kërcënime, dhunë dhe ngacmim
• Pjesa e ligjit që flet për krime urrejtjeje është e limituar për urrejtje racore. Vitin që shkoi Ministri i Drejtësisë tha që kishte plane për të përfshirë dhe homofobinë.

Organizatat dënojnë sulmin

Lëvizja për të Drejtat Gay Malta The Malta Gay Rights Movement, Aditus, Drachma, Ne Jemi (We Are), Alternattiva Demokratika dhe Moviment Zghazagh Partit Nazzjonalista e dënuan sulmin.

Në një deklaratë të përbashkët Lëvizja për të Drejtat Gay Malta dhe Aditus shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen e vështirë të mamasë së vajzës për situatën në shkollë ku orientimi seksual i Amyt është i ditur.

"Ne kërkojmë që Departamenti i Shërbimeve Edukative të hetojë këtë gjendje dhe të ketë një politikë dhe udhëzime të qarta për të mbrojtur personat LGBT nga ngacmime dhe diskriminimi bazuar në orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor dhe gjininë e shprehur.”

Drachma bëri thirrje për aksione më të forta kundër deklaratave homofobike dhe i b
ёri apel maltezёve dhe tё krishterёve tё ngrihen nё mbrojtje tё viktimave qё vuajnë ngacmime dhe dhunë në bazë të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor.

Liderёt europiane duhet tё mbrojnë grupet e diskriminuara nё çdo fushё tё jetёs

BE ka hequr dorë nga mbrojtja e grupeve të diskruiminuara, përfshirë personat LGBT, njerzit me aftësi të kufizuar, minoritetet fetarem të rinjtë dhe të moshuarit. NJë kolaicion i OJF-ve Europianë për barazi dhe anti-diskriminim i bën thirrje Komisionit Europian dhe Presidencës Daneze të BE-së të marren urgjentisht me këtë çështje.

Këshilli i Europës në 2008 miratoi një ligj pro-aktiv anti-diskriminimi, i cili do ndalonte diskriminiin në bazë fetare, aftësie, moshe, ose orientimi seksual, në sferën e edukimit, strehimit dhe aksesin në të mira materiale dhe shërbime, por ligji ka ngelur në nivelin e Këshillit të BE për 3 vjet. Deri tani BE mbron nga diskriminimi në bazë të besimit apo fesë, aftësisë, moshës apo orientimit seksual në punësim por jo në sfera të tjera.

Nëse ky propozim do shkojë në arkiva pasojat do të jenë të rënda. Kishte shpresa që të paktën të gjithë do kishin të njëjtat mundësi për të mira materiale dhë shërbime kudo janë në vendet e BE. Momentalisht dikujt mund ti mohohet strehimi apo hyrja në bar bazuar në besimin e tyre apo orientimin seksual.

Për shembull:

- Një anketë mbarë Europiane e bërë nga Agjencia Europiane për të Drejtat Themeltare ( European Fundamental Rights Agency) për diskriminimin e myslimanëve, tregon se ato më shumë diskriminohn në sektorin privat. 

- 78% e europianëve që morën pjesë në Forumi Europian i Aftësisë së Kufizuar  (European Disability Forum) më 2011 mbi lirinë e lëvizjes, u shprehën që do e përdornin më shumë këtë mundësi nëse nuk do kishte bariera, si të mira të paaksesueshme, hapsira publike të papërshtashme dhe sjellje diskriminuese.

- Të moshuarit ndeshen me diskriminim ndaj moshës kur përpiqen të marrin hua në bankë ose të blejnë sigurime udhëtimi brenda BE.

- 53% e të anketuarve për një studim për përjashtim shoqëror të të rinjve LGBT në Europë (2007) raportuan që kanë pasur eksperienca bulizmi në shkolla.

- Ndërsa diskriminimi i bazuar në gjini është pjesërisht i mbuluar nga legjislacioni i BE-së, dsikriminimi i shumfishtë nuk njihet në ligjin e BE. Adoptimi i direktivave do e bënte më të lehtë të luftohej diskriminimi ndaj shumë grave që bëjnë pjesë në grupe të margjinalizuara.

Duke marrë parasysh klimën e e intolerancës kundrejt minoriteteve dhe efektin e krizës financiare në grupet më vulnerable përgjatë Europës, duke përfshirë të moshuarit, njerzit me aftësi të kufizuar, ne kërkojmë:

- Komisionin Europian të rifusë ligjin e propozuar në axhendën politike;
- Presidenca Daneze e BE të udhëheqë negociatat në mënyrë transparente, të hapura dhe për inputet e grupeve për të drejtat e njeriut, ekspertve dhe shoqërisë civile;
- Këshili i BE-së të mos minojë propozime e Komisionit dhe të sigurojë një adaptim të thjeshtë të një direktive të fortë dhe ambicioze kundër diskriminimit, që gjithashtu mbulon dhe diskriminimin e shumëfishtë.

[1] AGE Platform Europe, Amnesty International, European Disability Forum, European Network Against Racism, European Women’s Lobby, ILGA-Europe (European Region of the International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association), International Gay and Lesbian Youth Organisation.

Monday, February 13, 2012

Organizohet tryeza e diskutimit “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor“ - Ambasada PINK propozon ndryshime tё rёndёsishme nё kuadёr tё mbrojtjes dhe garantimit tё tё drejtave tё komunitetit LGBT


Nё datёn 7 Shkurt 2012, Amabasada PINK/LGBT Pro Shqipёri mori pjesё nё tryezёn e diskutimit, tё organizuar nga Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta nё bashkёpunim me Kёshillin e Europёs me temёn “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”

Nё kёtё takim, tё rёndёsishёm dhe tё parin e llojit tё vet morёn pjesё, ndёr tё tjerё, Zv. ministrja e Ministrisё sё Punёs Znj. Filloreta Kodra, Shefja e Seksionit tё tё Drejtave tё Njeriut dhe Antidiskriminimit, Seksioni pёr çёshtjet LGBT pranё Kёshillit tё Europёs Znj, Annachiara Cerri, pёrfaqёsues tё drejtorive pёrkatёsё tё Ministrisё sё Punёs, ekspertё tё Kёshillit tё Europёs, pёrfaqёsuesja e BE-sё Znj. Andrea Chalupova, pёrfaqёsues nga zyra e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Drejtoria e Policisё sё Shtetit, seksioni i diversitetit pranё Bashkisё Tiranё, Ministria e Shёndetёsisё, Ministria e Arsimit dhe organizatat e shoqёrisё civile.

Kjo tryezё pune pati pёr qёllim kryesor nisjen e diskutimeve pёr hartimin e Planit tё Masave pёr mosdiskriminimin e personave me orientim tё ndryshёm seksual nё kuadёr tё Projektit Rajonal tё Kёshillit tё Europёs: “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”

Takimi, i cili u parapri dhe pasua nga njё interes i gjerё mediatik, vuri theksin mbi rekomandimin e vitit 2010 tё Kёshillit tё Europёs, i cili i kёrkon vendeve anёtare respektim, mbrojtje dhe mosdiskriminim tё personave LGBT, duke dhёnё edhe direktiva tё qarta mbi punёn qё duhet bёrё nё kёtё kuadёr. Poaq rёndёsi dhe theks iu vu rekomandimit tё 11 tё Bashkimit Europian pёr Shqipёrinё, nё kuadёr tё mbrojtjes sё tё drejtave tё njeriut dhe minoriteteve seksuale.

Por, pёrtej kёsaj baze tё fortё institucionale, tё cilave shteti shqiptar u jep rёndёsi tё madhe, nё kuadёr tё zhvillimit tё vendit dhe pёrparimit nё proçeset integruese, ashtu siç do  tё shprehej edhe Zv. Ministrja Filoreta Kodra, “shteti shqiptar ka pёr detyrё ligjore dhe morale tё mbrojё tё gjithё qytetarёt e saj, pavarёsisht ndryshimeve, pёrkatёsive apo prirjeve tё tyre.”

Nё kёtё kuadёr, nё tryezёn e punёs, u hodhёn nё diskutim çёshtjet qё kanё tё bёjnё drejtpёrdrejt me komunitetin LGBT dhe tё drejtat e tyre nё raport me shtetin dhe shoqёrinё shqiptare. Fillimisht, ekspertёt e Kёshillit tё Europёs, evidentuan, se ndryshe nga 10 vite mё parё, sot Shqipёria gёzon njё profil ligjor i cili ofron mbrojtje tё personave me orientim tё ndryshёm seksual dhe gёzon pёrfaqёsim me organizata LGBT qё punojnё çdo ditё pёr kёtё komunitet. Por gjithsesi problemet e evidentuara janё tё shumta. Kёtu, ekspertёt theksuan mangёsitё ne legjislacion, sidomos kur vjen fjala pёr krimet e urrejtjes, fjalimet e urrejtjes, tё drejtёn e martesёs, bashkёsive civile, adoptimit, azilit etj. Ekspertёt kёrkuan qё Shqipёria tё hartojё njё plan pune sa mё realist dhe konkret i cili ti pёrgjigjet nevojave tё kёtij komuniteti.

Nё prezantimin e saj, Ambasada PINK/LGBT Pro Albania, evidentoi serinё e problemeve qё shqetёsojnё komunitetin LGBT nё vend duke veçuar kёtu mungesёn e informacionit pёr situatёn e personave LGBT nё mjedisin e punёs; diskriminimin dhe mungesёn e njё dialogu tё fortё mes komunitetit dhe forcave tё policisё; mungesa e politikave tё qarta tё mbrojtjes tё shёndetit tё personave LGBT; frika e pranimit tё orientimit seksual pёrballё bluzave tё bardha; mospёrfshirja e çёshtjeve LGBT nё programet e partive politike; dhuna dhe diskriminimi nё mjediset shkollore nga bashkёmoshatarёt dhe mёsuesit; natyra heteronormative dhe diskriminuese e kurrikulave shkollore tё cilat nuk kanё asnjё informacion pёr çёshtjet e orientimit seksual apo identitetit gjinor, diskriminimi i thellё dhe i dhunshёm nё mjedisin familjar dhe mungesa e informacionit tё cilёn e vuan si komuniteti LGBT ashtu edhe shoqёria nё tёrёsi.

Nё kёtё kontekst, Ambasada PINK vuri theksin te domosdoshmёria pёr tё bёrё ndryshime reale dhe konkrete, nё bashkёpunim me tё gjitha institucionet qё janё pёrgjegjёse ose tё interesuara pёr çёshtjet e mёsipёrme. Theksi u vu tek domosdoshmёria pёr tё vlerёsuar situatёn ligjore dhe atё tё mjedisit tё punёs, pёr tё rritur pёrgjegjshmёrinё e forcave tё policisё nё raport me minoritetet seksuale, eleminimin e bulizmit nё shkolla dhe ndryshimin e kurrikulave duke nisur nga arsimi fillor, vlerёsimin e problemeve shёndetёsore qё mund tё kenё rёndёsi pёrparёsore pёr mirёqёnien e komunitetit LGBT, rritjen e informacionit dhe kapaciteteve tё institucioneve nё lidhje me kёto çёshtje, hartimin e ligjeve kundёr krimeve dhe fjalimeve tё urrejtjes, forcimin e etikёs sё medias etj.

Falё eksperiencёs disa vjeçare tё mbledhur nё kёtё fushё, Ambasada PINK iu bashkua kёrkesёs sё institucioneve pёr mё shumё trainime dhe fushata informuese dhe ndёrgjegjёsuese, pёr studime konkrete dhe pёr rritje dhe forcim tё kapaciteteve tё administratёs qёndrore dhe lokale nё raport me çёshtjet LGBT.

Grupi i punёs, tashmё i ngritur dhe i koordinuar nga Ministria e Punёs, do formёsojё zgjidhjet e para institucionale dhe ligjore pёr pёrmirёsimin e situatёs sё komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Nё pёrmbyllje, Ambasada PINK, si njё organizatё e cila ёshtё drejtpёrsёdrejti e interesuar pёr mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT shpreh kёnaqёsinё dhe gёzimin e saj pёr kёtё hap tё rёndёsishёm dhe do tё japё gjithё kontributin, mbёshtetjen dhe suportin qё Ministria e Punёs dhe tё gjitha institucionet e sipёrpёrmendura kёrkojnё pёr tё arritur objetkivat e tyre nё ndihmё tё komunitetit LGBT nё vend.

Thursday, February 2, 2012

Dy meshkuj arrestohen pёr shkak tё homoseksualitetit nё Qipron e Veriut


Dy meshkuj u paraqitёn nё njё gjykatё tё pjesёs veriore tё Qipros, nёn akuzёn e pjesёmarrjes “nё akte tё pa-natyrshme”. Pjesa e veriut tё Qipros ёshtё territori i vetёm europian, ku homoseksualiteti vazhdon tё jetё njё krim.

Ky arrestim  vjen, pas njё tjetёr arrestimi tё bujshёm gjatё Tetorit tё vitit tё kaluar tё ish ministrit Michael Sarris dhe dy burrave tё tjerё, pёr tё njёjtat arsye. Njё nga liderat e vendit (i cili njihet si shtet vetёm nga Turqia) kishte premtuar se Kodi Penal do tё ndryshonte.

Nenet 171 dhe 173 tё kodit actual parashikojnё pesё vite burgim pёr akte homoseksuale, dhe tre vite burgim pёr “tentativa pёr tё kryer tё tilla krime”.

Gjithsesi, burime nga ky territor tregojnё se dy burra tё tjera ishin dёrguar pёrpara gjykatёs nё Janar tё kёtij viti, tё akuzuar pёr “aktё tё pa-natyrshme”. Burrat nuk kishin avokat mbrojtёs.

Pavarёsisht presionit tё vazhdueshёm ndёrkombёtar, nga institucione si Parlamenti Europian apo grupe tё mёdha tё tё drejtave LGBT dhe premtimeve tё vazhdueshme autoritetetet e kёtij territory vazhdojnё tё lejnё nё fuqi nenet 171 dhe 173 tё kodit penal.

Kryepeshkopi Sentamu ёshtё intolerant dhe jashtё kohe


Kёrkesa pёr tё diskriminuar kundёr pёrsonave homoseksualё ёshtё diktatoriale – Kishat nuk kanё tё drejtё tё bllokojnё martesat civile pёr personat me seks tё njёjtё.

“Kryepeshkopi i Jorkut, Dr. Xhon Sentamu, ka dёnuar planin e qeverisё britanike pёr tё legalizuar martesat brenda gjinisё: duke sugjeruar se kjo e fundit po vepron nё mёnyrё diktatoriale. Por nё fakt, ai ёshtё diktatori i vёrtetё. Dr. Sentamu dёshiron tё imponojё opozitёn e tij personale kundёr martesave gay nё njё shoqёri e cila i refuzon kёrkesat e tij pёr diskriminim homofobik”, tha aktivisti i tё drejtave tё njeriut Piter Taçell, coordinator i fushatёs Equal Love, e cila kёrkon barazi nё tё drejtёn e martesёs.

“Kryepeshkopi ёshtё njё person i pazgjedhur nga populli, ndёrsa qeveritё janё tё zgjedhura demokratikisht dhe njё pjesё e madhe e shoqёrisё britanike i mbёshtet martesat brenda gjinisё.”

Sipas tij “Dr. Sentamu ёshtё njё person autoritar i cili kundёrshton barazinё. Nuk ёshtё vlerё e krishterё tё kёrkosh diskriminim tё ligjёruar kundёr çifteve homoseksuale dhe ti trajtosh ata si qёnie inferior, si qytetare tё dorёs sё dytё.

“Qeveria po propozon legalizimin e martesave brenda gjinisё vetёm nё rregjistrat civilё, çka nuk ndikon tek kishat. Kryepeshkopi nuk ka asnjё argument tё vlefshёm pёr tё kundёrshtruar martesat civile tё cilat do tё garantojnё tё drejtёn e martesёs, pra barazi pёr tё gjitha çiftet.

“Mazhoranca e popullit britanik, duke pёrfshirё edhe shume tё krishterё, e mbёshtesin martesёn brenda gjinisё. Dr. Sentamu ёshtё intoleran dhe prapa me kohёn. Qёndrimii tij ёshtё homofobik çka ёshtё turpёruese dhe çnderuese pёr Kishёn e Anglisё.

“Sjellja fyese, shkurajuese e Kryepeshkoppit kundёr çifteve lezbike dhe gei evidentohet nga mёnyra sesi ai i konsideron partneritetet civile mes personave tё tё njёjtit seks thjesht miqёsi.

“Kёrkesa e tij pёr tё ruajtur traditёn dhe historinё e martesёs ёshtё shumё e ngjashme me argumentat e pёrdorura dikur nga kisha pёr tё justifikuar skllavёrinё, kolonializmin dhe mohimin e tё drejtёs sё votёs tё grave,” tha Z. Taçell.

Pёr lajmin origjinal vizitoni faqen: http://www.petertatchellfoundation.org

ose kontaktoni:

Peter Tatchell
Director, Peter Tatchell Foundation
020 7403 1790

Wednesday, February 1, 2012

Urrejtja ndaj homoseksualёve si njё normё kulturore dhe fetare


Irani propagandon ndjenjat anti-homoseksuale si njё fenomen perёndimor

nga Hossein Alizadeh
Komisioni Ndёrkombёtar pёr Mbrojtjen e personave Gay dhe Lezbike
Koordinator pёr Lindjen e Mesme dhe Afrikёn e Veriut

Nё linjё tё njёjjtё me kriminalizimin shtetёror tё marrёdhёnieve homoseksuale nё Iran, gjatё ditёve tё fundit zyrtarё tё kёtij vendi kanё mbrojtur homofobinё e sanksionuar me ligj nё Iran duke e imponuar atё si njё normё kulturore dhe fetare.

Ditёn e Shtunё, 29 Janar, mediat iraniane kanё perifrazuar Shefin e Policisё sё Shtetit tё Iranit, Brigadierin Ismail Ahmadi Mogadam, i cili e pёrshkroi homoseksualitetin si “anti-kulturё”. Duke folur gjatё Festivalit Kombёtar tё Qytetarёve Shembullorё, Shefi i Policisё tha: “Ne tё gjithё kemi detyrimin tё mbrojmё normat sociale. Nёse kёto norma neglizhohen, ato bёhen mё pak tё efektshme dhe nё vend tё tyre normat anti-kulturore fillojnё tё rriten nё popullaritet. Nёse kёto norma nuk mbrohen, ёshtё e mundur qё normat anti-kulturore tё bёhen tё pranueshme shoqёrisht.” Z. Ahmadi pёrdori homoseksualitetin pёr tё ilustruar ‘teorinё’ e tij: “Pak vite mё parё, kur Presidenti Ahmadinejad i tha studentёve tё Universitetit tё Kolumbias se Irani nuk ka homoseksualё, tё pranishmit qeshёn me tё. Ata qeshёn, sepse nё shoqёrinё e tyre ky ёshtё njё ves social, i cili konsiderohej tabu ndёrkohё qё tani ёshtё aq i pёrhapur saqё njerёzit e konsiderojnё si njё normё tё pranueshme shoqёrisht.”

Ky koment erdhi njё ditё pas fjalimit tё njё diplomati tё lartё Iranian i cili duke folur para njё audience nё Teheran tha se Pranvera Arabe po sjell njё rrizgjim tё Islamit, i cili ndёr tё tjera do tё promovojё ndjenja anti-homoseksuale. Z. Hasan, Zv. Ministёr i Jashtёm i Iranit pёr Çёshtjet Konsullore foli para njё grupi studentёsh nё Teheran mbi ndryshimet themelore qё ekzistojnё midis Islamit dhe Demokracive Liberale tё Perёndimit, duke pёrmendur pesё fusha. SIpas Z. Hasan “modeli islamik ёshtё i orientuar drejt familjes, ndёrsa demokracitё perёndimore janё individualiste dhe anti-familje duke qenё se teoritё e tyre ekonomike dhe individualizmi promovojnё konsumerizmin. Kjo ёshtё arsyeja pёrse modeli islamik pёrdor vlerat familjarё dhe dёshirat pёr seksin e kundёrt ndёrsa perёndimi promovon homoseksualitetin.”