Tuesday, November 15, 2011

Injorohet kërkesa e homoseksualve, Gjebrea: Nuk ka diskriminim në tekst!

Sa me poshte eshte nje shkrim mbi kengen "Pa problem" te Eranda Libohoves dhe Aldon Lipes me te cilen dy te fundit konkurrojne tek Kenga Magjike 2011. Ankeses se komunitetit LGBT dhe kerkeses se tyre per perjashtimin e kesaj kenge e cila ofendon komunitetin dhe te kerkuarit falje nga producentet duket se Z. Gjerbrea i eshte pergjegjur me nje mesazh qe pohon se nuk ka patur diskriminim. 

Ne besojme se cdo gjuhe diskriminuese e drejtperdrejte apo e terthorte e cila ofendon nje pjese te shoqerise shqiptare, dhe sidomos ne nje event kulturor te permasave te kenges magjike, duhet te ndalohet kategorikisht. 
Dikush duhet t'i kujtoje Z. Lipe dhe Znjsh. Libohova si edhe prodhuesve te festivalit se homoseksualiteti apo martesa midis dy burrave apo grave nuk perben as problem gjenetik dhe as ndonje problem tjeter, por fakti qe teksti i kenges eshte ironizues dhe talles per kete fenomen social eshte i papranueshem per komunitetin LGBT ne Shqiperi te cilet refuzojne kategorikisht te shnderrohen ne cirk dhe argetim neper festivale dhe spektakle kombetare. 



Lajmi i meposhtem eshte i shkeputur nga Gazeta Panorama: 

"Nuk u duket aspak normale ta lënë me aq kërkesën e tyre me shkrim drejtuar producentit të festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, një javë më parë në lidhje me fyerjen që i është bërë komunitetit të tyre në vargjet e këngës “Pa problem”, të kënduar nga Eranda Libohova dhe Aldon Lipe. Pasi nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare përveçse një mesazhi telefonik ku Gjebrea u sqaron atyre se nuk bëhet fjalë për diskriminim, dhe pasi nuk kanë parë të merret ndonjë masë publike ndaj këngës, ata kanë nënshkruar një ankesë zyrtare, dërguar këtë herë në zyrën e komisioneres Kundër Diskriminimit, ku ankohen ndaj producentëve të Këngës Magjike 2011, z. Ardit Gjebrea dhe z. Aleksandër Frangaj. Edhe pse Gjebrea u ka thënë se në tekst pyetet “Problem në gjen?” dhe fraza nuk është pohore,  “Aleanca Kundër Diskriminimit” dhe “Pro LGBT”, të dyja këto organizata që punojnë për të fuqizuar komunitetin LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) në Shqipëri, kanë bërë një tjetër ankesë. Kristi Pinderi, aktivist për të Drejtat e Njeriut, tha për gazetën “Panorama” se “Ne pretendojmë, nisur nga ankesat e shumta nga vajzat dhe djemtë homoseksualë, se kënga “Pa problem” (konkurrente në Festivalin “Kënga Magjike”) është fyese dhe ofensive ndaj këtij komuniteti, sidomos në vargjet: “Këtu ka shumë liri, do dalë një ligj i ri… dy burra mund të martohen në bashki! Pa Problem – PROBLEM NE GJEN”. Në datën 28 tetor, ata kërkuan nga autorët e këtij festivali në një letër zyrtare të nisur për z. Ardit Gjebrea, që të sqaronte nëse kjo këngë ka për qëllim të diskriminojë apo jo homoseksualët”, sqaron Pinderi. Ai shton më tej se “Ne besojmë se vargu “problem në gjen” është një pohim ofensiv dhe i padrejtë ndaj komunitetit LGBT. Kjo letër, ku ne kërkonim minimalisht që autorët e festivalit të na tregonin se nuk kanë asnjë qëllim të diskriminojnë askënd, iu dërgua për dijeni edhe komisioneres Kundër Diskriminimit, znj. Irma Baraku. Teksa prisnim një përgjigje nga autorët e festivalit apo një reagim publik, u ndeshëm me indiferencën e tyre, e cila në rastin kur dikush ndihet i fyer, është dyfish poshtëruese”, thekson Pinderi, nga pozitat e aktivistitit për të drejtat e njeriut. Në sqarimin e tij për këtë çështje, ai shton se “Kjo na motivoi që duke përfituar nga ligji në fuqi, të ankohemi zyrtarisht, jo ndaj autorëve të këngës, por ndaj producentëve të “Kënga Magjike”, një festival i licencuar, pra privat, që ndër të tjera transmetohet në një televizion kombëtar, që është “Tv Klan”. Ndërkohë që në lidhje me implikimin, sipas tyre, të televizionit “Klan”, ata pohojnë se kanë “përdorur fuqinë që na jep Kushtetuta, e cila ne nenin 9, në frymën e këtij neni ndalon nxitjen e urrejtjes.” Gjithashtu, Kristi Pinderi sqaron se mbi të gjitha kanë përdorur fuqinë e Ligjit kundër diskriminimit, sipas të cilit një diskriminim mund të jetë i hapur, por edhe i fshehur e i nënkuptuar. Siç thuhet dhe në ankesën drejtuar komisioneres kundër Diskriminimit, në rastin konkret ata besojnë se diskriminimi është edhe i hapur, por së fundmi po tentohet të mohohet, e kësisoj, ai po bëhet diskriminim i fshehur apo i nënkuptuar. “Në ankesën zyrtare të sipërpërmendur”, sqaron Pinderi, “…ne nuk kemi kërkuar masa monetare në gjobë, por kemi bërë dy kërkesa që janë: heqja e këngës “Pa problem” nga transmetimi i një televizioni kombëtar siç është “Tv Klan”, dhe një ndjesë publike nga ana e autorëve të festivalit. Kjo e dyta do nënkuptonte edhe ndjesën e vetë autorëve të këngës. Përfaqësuesit e LBGT-së e motivojnë vazhdimin e kërkesës së tyre me faktin se, kur autori i një diskriminimi njoftohet dhe i kërkohet të marrë masa, por ama nuk e bën këtë gjë, atëherë konsiderohet fajtor i dyfishtë. Sipas tyre, “në çdo rast kjo është një provë pro personit apo grupit që pretendon se është i diskriminuar."

LINK:  http://www.panorama.com.al/panorama-plus/injorohet-kerkesa-e-homoseksualve-gjebrea-nuk-ka-diskriminim-ne-tekst/

Monday, November 14, 2011

Ambasada PINK zhvillon leksione pranё Universiteteve tё Tiranёs dhe Durrёsit

Dy javёt e fundit e kanё gjetur Ambasadёn PINK dhe PINK Youth Group (PYG) nё bankat e universiteteve publike tё Durrёsit dhe Tiranёs. 

Gjate leksionit ne Tirane
Nё datёn 3 Nёntor 2011, PINK u gjend pranё Fakultetit tё Edukimit tё Universitetit tё Durrёsit nё njё leksion tё parё jashtё kufijve tё kryeqytetit. Ky leksion, i cili shёrbeu edhe pёr tё thyer akullin e pёrballjes me kёtё temё do tё pasohet shumё shpejt me leksione nё fakultete simotra tё kёtij universiteti. Me mbёshtetjen e disa pedagogёve dhe dekanit tё tij u arrit qё pёr herё tё parё çёshtjet LGBT tё diskutohen edhe jashtё Tiranёs. Leksioni, u pasua nga njё ekskursion me PYG nё qytetin e Durrёsit dhe njё shёtitje nё bregdet. Pёrshtypjet e pjesёmarrёsve ishin shumё tё mira dhe ne premtojmё se shumё shpejt do tё rrikthehemi nё kёtё qytet me tё tjera leksione.

Mё tej, nё datёn 14 Nёntor 2011, PINK ishte me njё leksion 2 orёsh pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale tё Universitetit tё Tiranёs, me studentёt e vitit tё dytё, dega Punё Sociale. Mbi 60 studentё nga ky fakultet patёn mundёsi tё njihen me punёn e Ambasadёs PINK si institucion, arritjet e tij deri tani, çёshtjet kryesore me tё cilat pёrballet komuniteti LGBT nё Shqipёri dhe njё prezantim tё shkurtёr mbi disa teori tё lidhura me orientimin seksual, identitetin seksual dhe identitetin gjinor.

Studente te Punes Sociale - Viti II
Leksioni u pasua nga njё seri pyetjesh nga studentёt tё cilёt e pasuruan debatin dhe i dhanё mundёsi stafit tё PINK tё pёrmendin disa nga çёshtjet mё tё rёndёsishme tё komunitetit LGBT. Disa nga pyetjet e studentёve ishin nёse homoseksualiteti ёshtё njё gjendje biologjike apo shoqёrore, format e komunikimit me komunitetin transgjinor, a janё personat LGBT nё Shqipёri njё grup apo njё komunitet, a ka mё shumё persona gay apo lezbike nё Shqipёri etj. Tё gjitha kёto pyetje na dhanё bindjen se studentёt e kishin ndjekur me shumё vёmendje leksionin dhe se kishin kuptuar disa nga mesazhet mё tё rёndёsishme qё ne pёrcollёm nё kёtё leksion

Nё pёrmbyllje, pedagogёt falenderuan stafin e Ambasadёs PINK pёr punёn qё bёjnё dhe i ftuan studentёt qё tё mbёshtesin kёtё organizatё dhe levizjen LGBT nё Shqipёri. Leksioni u mbyll me duartrokitje nga studentёt tё cilёt e vlerёsuan shumё leksionin dhe u ndanё miqёsisht me stafin e PINK.

Ambasada PINK uron qё sa mё shpejt tё jetё sёrish nё bankat e universiteteve tё ndryshme pёr tё ndarё me intelektualёt e rinj punёn e saj institucionale, sfidat, vёshtirёsitё dhe arritjet e saj si dhe tё kёrkojё mbёshtetjen e tё rinjve ndaj kёsaj lёvizje nё vend.

Friday, November 11, 2011

Nata e Filmit ne PINK - Easy A

Sonte ne oren 20.00 ne PINK shfaqet filmi "Easy A", qe flet per nje gjimnaziste qe vendos te ndihmoje nje djale gay. Djali i kerkon qe te dalin bashke, sepse djemt e shkolles nuk e linin rehat ngaqe dyshonin se ishte gay, dhe ajo pranon. Por pas ketij favori te vogel, genjeshtrat sa vijn e shtohen, shikoni si perfundon...

Tonight at 20.00 at PINK will be broadcasted the movie "Easy A", which is a bout a high school girl that decides to help her gay friend. The boy asks her out, because he was tormented in school due to the fact he was gay, and she agrees to go out. But then it became a pile of lies, se how the story goes...

Ishte straight… zgjohet nga koma gay!

Chris Brich është një 26-vjeçar nga Wellsi lojtar regbi, i cili pësoi një goditje cerebrale gjatë stërvitjes. Mbas komës Chris u zgjua ndryshe. Ai thotë për shtypin që “kur u zgjova e ndjeja veten ndryshe”. Personaliteti i tij dhe mënyra e të sjellurit ishin ndryshe, dëshmon edhe familja e Chris-it.
Chris Brich
Por për Chris ishte e re dhe tërheqja e tij ndaj meshkujve, dhe ai vetë shprehet “Unë nuk kisha qënë kurrë i tërhequr ndaj meshkujve më përpara, më pëlqenin femrat. Madje as nuk kisha patur shokë gay. Por e kuptova që isha gay, dhe isha rehat me këtë fakt. 
Përpara aksidentit Chris ishte një djalë që punonte në bankë, dilte me vajza luante regbi dhe i kalonte të shtunat duke pirë birra me shokët. Mbas goditjes cerebrale dhe mbas komës Chris filloi të jetonte jetën e tij të re, ndryshoi punën, nuk luajti më regbi, nuk tregoi më interes ndaj futbollit dhe pati lidhje romantike me meshkuj.
Eksperti Joe Korner, Drejtor i Komunikimeve për Shoqatën Britanike të Goditjeve Cerebrale shprehet se “Goditjet cerebrale janë eksperienca traumatike dhe që të ndryshojnë jetën. Nuk mund të pronocohem për ndryshimin e orinetimit seksual mbas një goditje cerebrale, por gjatë shërimit truri mund të krijojë lidhje të reja. Kemi pasur rastin e një djali para dy vjetësh që u zgjua nga koma dhe dinte të pikturonte shumë mirë. Njerëzit mund të marrin thekse të tjera, të dinë gjuhë të tjera mbas një shërimi nga goditje cerebrale. Sido që të jetë Chris është i lumtur me ndryshimin, dhe për një të mbijetuar të goditjes cerebrale kjo është më e rëndësishmja.” 
Chris shprehet se nuk ndjen keqardhje për aksidentin, se është shumë i lumtur dhe rehat me veten e tij.

Wednesday, November 9, 2011

Komuniteti LGBT nё Greqi pёrballё krizёs financiare dhe politike

Sa mё poshtё ёshtё njё pёrmbledhje dёrguar tek Ambasada PINK nga njё organizatё homologe nё Greqi e cila rrёfen situatёn e vёshtirё dhe tё komplikuar nёn tё cilёn ndodhet vendi fqinj prej kohёsh dhe qё natyrshёm ka kapluar edhe komunitetin LGB..

Lexoni tekstin mё poshtё pёr tё mёsuar mё tepёr:

Pamje nga Athens Pride 2011
“Komuniteti LGBTQI (Lesbike, Gay, Biseksual, Transgjinor, Queer dhe Intersex) nё Greqi po pёrpiqet tё mbijetojё nё kёtё klimё shumё tё vёshitrё dhe pas asnjё mbёshtetje financiare. Komuniteti ynё nuk ka patur asnjё lloj financimi gjatё viteve tё fundit. Pavarёsisht kёsaj ne kemi arritur tё organizojmё dy martesa, tё anulluara mё pas nga gjykatat, nё ishullin e Tilos. Nё vitin 2008 ne e shtymё qeverinё konservatore tё njohё çiftet e tё njёjtit seks pёrmes njё projektligji qё njihte bashkesat civile. Parlamenti e miratoi kёtё paketё, por vetёm pёr çiftet heteroseksuale. Ne organizuam dhe mirёpritёm konferenca si: Mediterranean Networking Conference me mbёshtetjen e ILGA Europe. Ne krijuam njё rrjet tё tё gjithё organizatave LGBTQI nё Greqi (mё shumё se 20 tё tilla). Ne hapёm rrugёn pёr dialog tё hapur mbi çёshtjet e tё rinjve sidomos pёr ata qё jetojnё nё fshtara tё vogla provinciale. Ne jemi duke organizuar tё parёn konferencё dy-ditore mbi komunitetin transgjinor. Mё tej, do tё organizojmё njё konferencё botёrore pёr familjet LGBT verёn e ardhshme. Po planifikojmё tё parin kampionat basketbolli pёr komunitetin LGBT. Ne organizojmё Ditёn e Kujtesёs pёr komunitetin LGBTQI dhe pёr HIV/AIDS. Cdo vit ne kemi mё shumё sё 5000 pjesёmarrёs nё marshimin e Athens Pride dhe kemi mbёshtetjen e mjaft artistёve tё njohur tё cilёt ngrejnё zёrin pёr çёshtjet tona dhe bashkohen me ne. Ne kemi njё fshat LGBT me mё shumё se 20 bare, club-e, restorante si dhe sipёrmarje tё tjera gay dhe lesbike. Shoqёria greke ёshtё shumё e ndjeshme ndaj çёshtjeve LGBT dhe do tё ishte edhe mё e ndjeshme nёse qeveria dhe kisha greke do tё tregonin humanizmin e tyre. Lёvizja LGBT e Greqisё ka vetёm mbёshtetjen e vullnetarёve, ndёrkohё qё çiftet e tё njёjtit seks dhe familjet nuk kanё njohje ligjore. Ne kemi vetёm dy pikё nё hartёn e ILGA.

Komunitetit LGBT i Greqisё po pёrpiqet tё mbijetojё pa mbёshtetje ekonomike dhe pavarёsisht kёsaj ne rritemi, krijojmё si çdo qytetar grek dhe ndajme me ta tё njёjtat ankthe dhe shqetёsime. Kryeministri grek nuk ёshtё pasqyra e opinionit publik tё shoqёrisё sonё prandaj ju lutem tё mos e identifikoni Greqinё mё gjithçka qё thonё dhe bёjnё politikanёt tanё.”

Grupi Rinor i PINK - PINK Youth Group

Kush eshte PINK Youth Group? 
Ne jemi tё rinj nga komuniteti LGBTQI shqiptar dhe mbёshtetёsit e tij nga shoqёria nё tёrёsi dhe kemi formuar PINK Youth Group (PYG). Objektivi ynё ёshtё tё diskutojmё me bashkёmoshatarёt tanё; tё ndajmё historitё tona, tё flasim pёr çfarё na shqetёson, tё zgjidhim bashkё problemet, tё argёtohemi, tё kontribuojmё nё projektet dhe planet e Ambasadёs PINK, e cila na mbёshtet dhe mbi tё gjitha tё jemi tё rinj, dhe ta jetojmё rininё tonё mbushur me aktivitete qё sjellin njё ndryshim nё jetёn tonё dhe atё tё njerёzve pёrreth nesh.

Ku mblidhet PINK Youth Group?

Ne mblidhemi tek mjediset e Ambasadёs PINK, çdo tё Enjte nё orёn 17:00-19:00 nёn drejtimin e Tanit, Enit dhe Ergysit dhe me bashkёpunimin e grupit rinor tё cilёt janё gjithmonё e mё shumё nё numёr.


Cilat janё aktivitetet tona?

Nё takimet e tё Enjtes nё diskutojmё pёr tё drejtat tona, pёr jetёn e komunitetit LGBT nё shkolla, punё, rrugё dhe shoqёri. Ne flasim pёr pёrballjen me prindёrit, familjen, shokёt dhe shoqet dhe pёr tё drejtat tona. Ne informohemi pёr mёnyrat si tё mbrojmё veten, si tё jetojmё mё mirё dhe mё qetё identitetin dhe orientimin tonё seksual. Diskutimet dhe debatet tona pasohen nga lojёra edukuese, video dokumentare dhe terapi nё grup. 

Pёrse ёshtё i rёndёsishёm PYG pёr ne?

Duke u angazhuar me PYG ne kemi arritur tё ndёrtojmё njё realitet mё tё mirё pёr veten tonё dhe miqtё rreth nesh. Gradualisht ne po zbulojmё mёnyrat si tё japim sa mё shumё kontribut brenda grupit, si tё sjellim njё ndryshim, si tё ndihemi mё tё fortё e mё tё sigurt nё atё çka jemi.

Ne jemi kёtu pёr:

- pёr tё ndёrtuar njё komunitet krenar pёr atё qё ёshtё
- pёr tё fuqizuar komunitetin dhe rritur besimin tek vetja
- pёr tё informuar komunitetin mbi tё gjitha çёshtjet me interes pёr ta.
- pёr tё qenё njё derё e hapur pёr tё rinj LGBTIQ qё duan tё bashkohen apo njihen me ne.

Lojra gjate PINK Youth Group
Cfarё aktivitete zhvillojmё ne?

1. Krijimi i gazetёs mujore Pink e-news, kontribut me reagime, feedback, shkrime, intervista etj.
2. Krijimi i Teatrit PINK, me zhvillimin e shfaqjeve me tematikё LGBT.
3. Kontribut nё zhvillimin e leksioneve dhe fushatave informuese per tё rinjtё, komunitetin dhe shoqёrinё.
4. Pjesёmarrje nё ekskursione, udhёtime nё grup dhe pinknik brenda ose jashtё qytetit.
5. Zhvillim dhe mbajtje kontakti me komunitetin LGBT nёpёr rrethe.
6. Organizim dhe pjesёmarrje nё festёn mujore – party nё njё nga club-et e qytetit etj.

Pёr tu bashkuar me PINK Yuth Group dёrgoni njё e-mail nё adresёn communitypink@gmail.com

Programi i Partisё Socialiste diskriminon komunitetin LGBT nё Shqipёri

Ambasada PINK/LGBT Pro Albania dёshiron tё shprehё shqetёsimin e saj pёr mospёrfshirjen e çёshtjeve tё komunitetit LGBT nё programin e ri, 92 faqёsh, tё Partisё Socialiste tё Shqipёrisё, gjё qё ёshtё njё tregues diskiminimi qё ende vazhdon tё mbizotёrojё nё jetёn politike shqiptare.

Kopertina e Programit te PS
Programi i PS supozohet se ёshtё programi qeverisёs pёr kёtё parti, nёse ajo vjen nё Qeveri. Por ndёrkohё, problemet, shqetёsimet, kёrkesat dhe nevojat e komunitetit LGBT vazhdojnё tё mbeten tё pashprehura dhe tё paadresuara, pёr aq kohё sa politika vazhdon tё pёrforcojё margjinalizimin, injorimin dhe veçimin e kёtij grupi social nga pjesa tjetёr e shoqёrisё.

Duke u njohur me kёtё program dhe mё konkretisht me seksionet “ripёrtёritje e shoqёrisё dhe “rivendosje e demokracisё” vёrejmё se programi flet pёr pёrmirёsimin e shёrbimeve jetike tё domosdoshme qё tё pёrballohen e arrihen nga tё gjithё, pёr edukim, dituri dhe kulturё tё arritshme nga tё gjithё, pёr shёrbime shёndetёsore tё barabarta, universale dhe solidare, kujdes pёr familjen, fёmijet dhe tё moshuarit etj. Por programi i PS nё asnjё rast nuk arrin tё pёrmendё aksesin e kёtyre shёrbimeve nga komuniteti LGBT.

Ndonёse Partia Socialiste mund tё jetё e gatshme tё bashkёpunojё me komunitetin LGBT dhe organizatat qё e pёrfaqёsojnё atё, artikulimi i çёshtjeve, nevojave dhe problemeve tё komunitetit LGBT duhet tё kenё pёr Partinё Socialiste tё njёjtёn pёrparёsi dhe rёndёsi siç kanё edhe grupet e tjera sociale tё shoqёrisё shqiptare, pasi e kundёrta do tё ishte njё tregues se partia mё e madhe opozitare ёshtё njё parti me qёndrime homofobie dhe qё punon kundёr respektimit tё tё drejtave tё njeriut.

Ambasada PINK beson se programi i Partisё Socialiste duhet qё shprehimisht tё pёrfshijё komunitetin LGBT nё programin e saj elektoral dhe duhet tё ofrojё zgjidhje konkrete dhe tё prekshme pёr kёtё grup social ashtu si pёr çdo grup tjetёr tё shoqёrisё shqiptare.

Ambasada PINK ёshtё e gatshme ti ofrojё Partisё Socialiste dhe tё gjitha partive tё tjera politike, bashkёpunimin dhe ekspertizёn e saj nё identifikimin dhe ofrimin e zgjidhjeve pёr çdo problem dhe shqetёsim tё komunitetit qё ajo pёrfaqёson.

Tuesday, November 8, 2011

Kadare: Enver Hoxha, homoseksualiteti i tij, shkaku i vdekjes së qindra njerëzve.

nga Peter Morgan 

Vjen në shqip “Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990″.
Morgan: Lidhjet mes familjes së Kadareve dhe Hoxhave.
Ekzistenca e Kadaresë qëndron në dyzimin e tij. Ai është një alter ego e diktatorit”.

Kopertina e Librit te Peter Morgan per Ismail Kadarene
“Gjatë katër viteve të fundit kam zbuluar se e vërteta mbi ekzistencën e Kadaresë qëndron në kontradiksionet e tij. Ai është zëri i Shqipërisë moderne dhe këngëtar i identitetit të lashtë. Ai është një alter ego e diktatorit dhe i ndëshkuar prej tij. Ky dyzim është kyçi i jetës, reputacionit dhe veprave të tij”. Kështu shkruan prof. Peter Morgan, drejtor i European Studies Program në Universitetin e Sydney-t në librin e tij “Ismail Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990″, i cili vjen tanimë edhe për lexuesin shqiptar përmes shtëpisë botuese “55″ dhe përkthyesit Ilir Shameti. Ashtu si edhe një shumësi botimesh të ditëve të fundit, kjo vepër na vjen vetëm pak ditë përpara Panairit të Librit, i cili hapet nesër në Tiranë. “Falë pasionit dhe këmbënguljes së Morgan për të njohur letërsinë e Kadaresë, ne sot kemi një analizë të kujdesshme historike dhe letrare të veprave të tij. Që nga “Qyteti pa reklama” e deri tek “Hija” apo “Piramida”, Morgan na rrëfen fuqinë e zërit të Shqipërisë moderne dhe të këngëtarit të identitetit të lashtë”, thotë Alda Bardhyli, drejtoreshë e botimeve “55″. Përmes veprës së tij, Morgan nuk kërkon të na thotë se Kadare është një shkrimtar i madh. Këtë ai e ai as që e vë në dyshim. Por autori tenton të kuptojë filozofinë e mbijetesës së shkrimtarit, që sipas tij shpjegohet me dyzimin e Kadaresë dhe kompromisin që ai kishte bërë me diktaturën. Një kompromis që nuk e dëmtoi as veprën, por as karrierën e tij. Për të na zbuluar “jetën kontradiktore” të autorit, ai analizon figurën dhe veprën e tij paralelisht me atë të një gjirokastriti tjetër, të diktatorit Enver Hoxha, qysh në fëmijërinë e të dyve, marrëdhëniet mes dy familjeve, deri në vdekjen e Hoxhës.  

Familjet Hoxha dhe Kadare

Kadareja ndiente njëkohësisht afërsi dhe dyzim intelektual e shpirtëror ndaj Enver Hoxhës. Të dyja familjet ishin fqinjë në Gjirokastër dhe Kadaresë i kujtohen ndjenjat e përziera që familja e tij kishte për atë Hoxha. Gjyshja nga e ëma i thoshte atij në fshehtësi se ata “kishin gjëra të përbashkëta me Hoxhat”, ndërsa të atit nuk i pëlqente ajo familje, të cilën ai e quante “psefto”, një fjalë denigruese me origjinë greke, që do të thotë gënjeshtarë apo të shtirur. I ati i Kadaresë punonte si nëpunës gjyqi, një post ky që i jepte mundësi të mësonte shumë të fshehta të banorëve të qytetit.

Marrëdhëniet klasore ishin të kalibruara imtësisht në këtë qytet. Hoxhat janë më pak të sofistikuar e perëndimorë sesa Kadaretë, të paktën nga ana e nënës. Pispillosja e djalit të Hoxhave po ashtu nuk i pëlqente të atit të Kadaresë, megjithëse në kohën e lindjes së Kadaresë, Enveri ishte në prag të të tridhjetave. Në këtë kohë, ai po kthehej nga Franca e Belgjika, për të punuar si mësues në Korçë e më pas shkoi në Tiranë, ku hapi një kafene e një kioskë, që u bë qendër e veprimtarisë komunistë qysh prej 1939-s. Si gjyshja, ashtu edhe i ati, duket se dinin gjëra rreth Enverit, të cilat mbetën të fshehta. Më vonë filluan të qarkullonin thashetheme mbi homoseksualitetin e tij, duke i vënë në rrezik të gjithë ata që i dëgjonin. Vetë Kadareja u rrezikua nga akuza e një kritiku të huaj, se figura e një homoseksuali tek romani “Kronikë në gur” të kujtonte Hoxhën.

Në përgjithësi, në vitet e para, duke parë figurën tërheqëse të Enver Hoxhës, Kadareja kishte menduar se ai kishte gjetur një rrugë për të ndryshuar faqen politike të Shqipërisë. “Për herë të parë”, shkruan ai, “e ndjeva se diktatura mund të krijohej prej një materiali më të fortë se vetë diktatori”. Me simpatinë për Francën, përvojën si student e djalë i ri dhe pispillosjen që e bënte atë një figurë të ndryshme nga ato të liderëve të tjerë të Europës Lindore, Kadaresë i dukej se edhe Hoxha kishte anën e tij të dobët. Sidoqoftë, plani për të ndikuar tek diktatori duke shfrytëzuar dobësitë e tij, doli se ishte katastrofik. Këto pika të dobëta ishin po ashtu indikatorë tepër të ndjeshëm të rrezikut. Sipas Kadaresë, kur ndodhën trazirat në Kosovë më 1981, qeveria jugosllave kërcënoi se do të nxirrte sekrete të kohës së luftës mbi Hoxhën, në mënyrë që ta mbante atë nën kontroll. Në 1993-shin, Kadareja shkruan në hyrjen e librit të Bashkim Shehut, “Vjeshta e frikës”, se “Homoseksualiteti i diktatorit ishte shkaku i vdekjes së qindra njerëzve, madje edhe nga ata më të afërtit e tij”. Një nga ruajtësit më besnikë të regjimit, L. Peçini, ishte ngarkuar për të përgjuar çdo shenjë të daljes së “thashethemen supreme” mbi homoseksualitetin e Hoxhës. Kjo detyrë bëri që ai të marrë dënimin me vdekje pa gjyq pas shumë vjetësh në atë shërbim.

“Hapja e dyerve të burgut”: Dimri i Vetmisë së Madhe, 1969-1973

Rreth vitit 1969, Kadareja ishte bërë tashmë i njohur edhe jashtë Shqipërisë. Më 1970, përkthimit të “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” nga Jusuf Vrioni iu dha e drejta e botimit në Francë nga Albin Michel. Një revistë franceze i referohet Kadaresë dhe Hoxhës si dy nga shqiptarët më të mirënjohur në botë. Anëtarët e tjerë të Lidhjes së Shkrimtarëve, si Dritëro Agolli, e patën mjaft zili për këtë. Përveç kësaj, fama e Kadaresë si figurë e shquar kishte filluar të ndikonte mbi aspiratat e Enver Hoxhës. Edhe ai dëshironte të admirohej nga Perëndimi për dhuntitë arsimore e letrare që shkonin pas në vitet që kaloi në Francë. Qysh prej 1970-s, thuhej se Hoxha mendonte t`ua kushtonte pjesën më të madhe të kohës reflektimeve e meditimeve. Ai kishte përfunduar një libër mbi fëmijërinë e tij (Vitet e fëmijërisë) dhe po shkruante një tjetër rreth prishjes me Bashkimin Sovjetik (Hrushovianët). Ai ishte 62 vjeç dhe qysh prej vitit 1950 kishte arritur të vendoste një nivel të tillë kontrolli, që vetëm mund të ëndërrohej nga kolegët e tij të Europës Lindore. Ambiciet letrare të Hoxhës përbënin një rrezik tjetër për Kadarenë, i cili rreth kësaj situatë shkruan se:“Për herë të parë e kuptova se ishte gjë e tmerrshme  të bëheshe i njohur në një vend stalinist nën kontrollin e një tirani sa të egër, aq the dinak, që fatkeqësisht pretendonte po ashtu të ishte shkrimtar”.

Armiqtë e Kadaresë në organet e Sigurimit apo Drejtoria Shtetërore e Sigurimit (Policia sekrete nën drejtimin e Mehmet Shehut) dhe Garda e vjetër e Byrosë Politike, vazhdimisht e quanin atë si agjent të Perëndimit. Kjo ishte një nga akuzat më të rrezikshme që mund të bëhej në këtë shtet paranojak ndaj rreziqeve të jashtme. Me rritjen e famës së tij ndërkombëtare, dilte nevoja që ai të përgatiste një strategji, për të mbrojtur veten nga paranoja e diktatorit dhe nga armiqtë e tij, ekstremistët e majtë dhe organet e Sigurimit. Në këtë kohë, Kadareja konsiderohej një shkrimtar i talentuar, por me një talent të rrezikshëm që anohej ndaj dekadencës e subjektivizmit.

Figura e Enver Hoxhës si patriot dhe udhëheqës i luftës partizane e kishte tërhequr Kadarenë. Kur mori vesh në kohën e fëmijërisë se Hoxha, “njeriu që udhëhiqte rezistencën”, ishte nga lagjja e tij në Gjirokastër, kjo gjë e mrekulloi dhe i la mbresa. Si udhëheqës komunist i partizanëve, Hoxha kishte çliruar Shqipërinë nga okupatorët italianë e gjermanë dhe në vitin 1961 arriti atë, që asnjë lider tjetër i Europës komuniste nuk e kish arritur, çlirimin e Shqipërisë nga blloku sovjetik. Kadaresë i la mbresa kjo arritje historike e liderit shqiptar.
“Qysh në fillim dyshoja mbi qëllimet e Enver Hoxhës në marrjen e këtyre vendimeve. E dija se motivi që e shtynte atë ishte e ardhmja e tij dhe jo ajo e Shqipërisë. Por sidoqoftë, kjo kishte pak rëndësi në krahasim me vetë aktin. Dhe ky akt ishte me peshë, shkëputja e Shqipërisë nuk ishte as taktike, as formale, por totale, serioze dhe e pakthyeshme. I sinqertë ose jo, Enver Hoxha për këtë akt meritonte vendin e tij në histori, më tepër sesa për atë të liderit gjatë luftës”. (Pesha e kryqit 331-332)

Duke pasur një përzierje të tillë ndjenjash, rreth vitit 1969, Kadareja filloi të përgatiste një strategji që nga njëra anë t’i bënte lëvdata diktatorit dhe nga ana tjetër të krijonte një alibi mbrojtëse për veten dhe veprat e tij. Kjo ide e ka zanafillën tek një poemë e shkruar në vitet ’60-të me titull “Vitet ’60″, në të cilën Enver Hoxha shfaqet si një figurë epike që e shpëton kombin  e vogël nga kthetrat sovjetike. E krijuar si lëvdatë për Hoxhën në stilin e himneve për Stalinin, ajo po ashtu evokonte mbresat që i kishte lënë heroi kombëtar, ndonëse Kadareja e quan atë tek “Pesha e kryqit”, si një nevojë politike për të qenë në anën pozitive të regjimit. Poema mori vlerësime të zbehta nga qarqet zyrtare, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për shkrimtarin e ardhshëm kombëtar. “Çfarë doni prej meje? Doja t`u thosha atyre” (Le Poids 318). Por ndërkohë, ai po përgatiste një roman që do t’i mbante larg sulmet për ca kohë.

Në këtë kohë, Kadareja shkruan se ishte i bindur që prishja me BS-në do të çonte në afrimin me Perëndimin. Marshalli Tito shërbente si shembull për Kadarenë në këtë stad, sepse në vitet 1970 ai u vlerësua për gjetjen e një rrugë të tretë mes komunizmit sovjetik dhe Perëndimit. Kadareja u pikëllua nga mungesa e një iniciative europiane për t’i shtrirë dorën e miqësisë Shqipërisë, e cila në këtë kohë po lëkundej mes Lindjes e Perëndimit. Dështimi nga ana e Perëndimit për t`iu përgjigjur manovrës së Hoxhës, duke e lënë atë të vetëm e të braktisur, ishte për Kadarenë një “Jaltë e dytë”.

“Perëndimi ka falur një numër të madh diktatorësh dhe do të falë edhe të tjerë, duke përfshirë Bokassan dhe Pinoçetin, por jo atë [Hoxhën]. Perëndimi nuk bën asnjë dallim mes Enver Hoxhës e Shqipërisë. Ndërsa i kthen shpinën diktatorit, ai braktis popullin shqiptar në fatin e tij” (Pesha e kryqit frengj. 335)

Vepra e re do të bazohej në rolin historik të Hoxhës në prishjen epike me Bashkimin Sovjetik. Kadareja studioi literaturë psikanalitike, duke u përpjekur të kuptonte sjelljen e Hoxhës, me qëllim që ta zinte diktatorin me “çarkun” e tij, duke zbuluar më në fund qëllimet e tij (Pesha e kryqit, 346). “Dimri i vetmisë së madhe” do të ishte alibia e Kadaresë dhe mburoja e tij në dekadën e ardhshme. Hoxha do të paraqitej në një moment shprese. Paraqitja imagjinare e liderit do të ishte si një “pasqyrim” i diktatorit, duke nxjerrë në pah anët më të mira, i spastruar nga tiparet diktatoriale dhe i paraqitur si “maskë korrigjuese”. Duke pasqyruar figurën e idealizuar të diktatorit dhe duke u bërë i mirënjohur në tërë vendin, Kadareja tashmë nuk mund të hiqej qafe lehtësisht. Ky roman do të “hapte dyert e burgut”.

Kadareja u lejua të përdorte dokumentacionin e mbledhjeve të Hoxhës, Shehut dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptar me Hrushovin dhe udhëheqjen sovjetike, në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë në 1960. E kudondodhura Nexhmije e mbështeti dhe bëri të mundur plotësimin e kërkesës së tij. Arsyet përse ajo veproi kështu janë koniunkturale, por edhe interesante. Nexhmija ishte një staliniste e vendosur që punonte me devocion për të ruajtur stabilitetin e regjimit, pozitën e saj dhe të Enverit. Ajo ishte aq e zgjuar, sa të shikonte tek Kadareja një aleat të vlefshëm dhe një armik të rrezikshëm në vitin 1970, kur reputacioni i tij u përhap në Francë (ndoshta edhe më parë). Ndoshta Nexhmija pa në këtë roman një mjet për krijimin apo zhdukjen e një zëri të ndryshëm nga ai i regjimit. Nëse Kadaresë i krijoheshin kushtet për të bërë gabime të pandreqshme në këtë roman rreth Hoxhës dhe prishjes me sovjetikët, ai do të diskreditohej përjetë, veçanërisht tek Enveri, i cili e kishte mbrojtur atë në të kaluarën. Nëse ai kishte sukses në krijimin e një romani të pranueshëm për regjimin, do të bëhej jo tërheqës për Perëndimin. Për Nexhmijen, që e shihte botën bardhë e zi, mundësia që Kadareja të ndiqte një rrugë të mesme midis këtyre dy ekstremeve, nuk ekzistonte.

Në 1971-shin, Nexhmija e ftoi Kadarenë për të diskutuar rreth romanit. Kjo ishte koha kur ndodhi takimi i vetëm kokë më kokë i Kadaresë me diktatorin. Gjatë takimit me Nexhmijen, Enveri kaloi nëpër dhomë “rastësisht” dhe bisedoi me Kadarenë për disa orë rreth letërsisë. Fotografia e famshme e Kadaresë me Hoxhën dhe vajzën e tij të vogël është bërë gjatë këtij takimi. Hoxha e tërhoqi shkrimtarin me civilizimin europian, duke folur për orë të tëra rreth konferencës së Moskës, rreth rinisë së tij, dashurisë për Francën dhe origjinën e tij, duke përmendur kalimthi veprën autobiografike të Kadaresë “Kronikë në gur”, si dhe origjinën e tyre të përbashkët nga Gjirokastra. Entuziazmi me të cilin Hoxha fliste për Francën dhe rininë e tij, i sillte ndërmend autorit “thashethemen supreme” mbi homoseksualitetin e Hoxhës. Kjo temë ishte e rrezikshme, por në këtë kontekst dukej se jepte shpresë, meqë Hoxha ishte kaq i ndryshëm nga kolegët e tij të Europës Lindore, “ato lule të vyshkura të stepave të thata të marksizëm-leninizmit” (Pesha, 344).

“Atij i duhet thënë të mos shqetësohet për thashethemen. Në botën e sotme nuk bie në sy për të keq. Shumë njerëz të shquar, fisnikë e sensitivë nuk janë dëmtuar prej saj. Në të kundërt, ajo ju bën që të dalloheni nga ai shkurtabiqi impotent e steril, Lenini, apo nga praktikat e tejzgjatura monastike të masturbimit të dikujt si Stalini”. (Pesha, frengj. 344)

Kadareja punoi me nxitim duke përfunduar një pjesë të konsiderueshme të “Dimrit të vetmisë së madhe” në fund të vitit 1971. Një i njohur i tha atij se romani do të ishte si një lak rreth qafës së ariut, duke e bërë Hoxhën të kërcente sipas ritmit të tij (Pesha, 347). Ai do ta çarmatoste diktatorin me shijen e tij të mrekullueshme, tërheqëse e të hollë në letërsi. Çdo gjë në këtë roman ishte e vërtetë, shkruan Kadareja, përveç portretit të diktatorit.

“Nga një farë këndvështrimi ishte pikërisht ashtu, fjalët, gjestet dhe bisedat i përkisnin atij karakteri. Por nuk ishte i plotë. I mungonin njollat dhe hijet, pa përmendur kyçin e çdo gjëje në karakterin e tij, forcën e vërtetë pas asaj çmendurie të egër”. (Pesha, frengj 348)

Një pjesë e romanit iu dha Todi Lubonjës, drejtor i Radiotelevizionit, i cili ia dha atë Ramiz Alisë me kërkesën e këtij të fundit. Duket se Hoxha po ashtu e lexoi dorëshkrimin që Kadareja ia kish dhënë Ramiz Alisë. Është e mundshme që vetë Hoxha ta ketë nxitur kërkesën e Alisë.

Burimi: Gazeta Panorama Online, 8/11/2011
http://www.panorama.com.al/argument/kadare-enver-hoxha-homoseksualiteti-i-tij-ishte-shkaku-i-vdekjes-se-qindra-njerezve

Friday, November 4, 2011

I love you Phillip Morris - Sonte ne PINK

Sonte ne naten e filmit ne PINK, qe eshte ne zyrat e Ambasades PINK ne oren 20.00 do te jepet filmi "I love you Philip Morris" (Te dua Filim Moris).

Filmi flet per nje burre (Jim Carry) qe fiton jeten e tij duke mashtruar ne kompani te ndryshme. Por mashtrimi eshte ilegal, prandaj ai kapet dhe futet ne burg ku njeh Philip Morris (Evan McGregory) dhe dashurohet me te.

Sa larg shkon dashuria dhe sa larg eshte i gatshem te shkoje dikush per njeriun qe do?

Mos e humbisni...