Showing posts with label KE. Show all posts
Showing posts with label KE. Show all posts

Friday, September 7, 2012

Rekomandim pёr Qeverinё shqiptare lidhur me takimin e Kёshillit tё Ministrave tё Kёshillit tё Europёs, tё datёs 18 Shtator 2012.


6 Shtator 2012


Drejtuar:                     Z. Spiro Ksera,
Ministёr i Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabrata

Pёr dijeni:                   Znj Filloreta Kodra
                                    Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabrata

I nderuar Z. Ksera

Nё datёn 18 Shtator, Kёshilli i Ministrave tё Kёshillit tё Europёs do tё zhvillojё njё takim pune pёr tё drejtat e personave LGBT.

Duke patur parasysh punёn e bёrё nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta pёr ngritjen e grupit tё punёs, planit tё masave dhe tashmё nisjen e pёrpjekjeve pёr adoptimin e buxhetit tё tij, si dhe pёrkushtimin tuaj profesional dhe njerёzor nё garantimin e tё drejtave tё kёtij komuniteti nё vend, ne po ju drejtojmё kёtё letёr pёr t’ju kёrkuar qё Shqipёria tё mbajё njё pozicion sa mё tё vendosur nё mёnyrё qё Kёshilli i Europёs tё vendosё nё dispozicion tё shteteve anёtare burimet e duhura pёr implementimin dhe monitorimin e tё drejtave tё personave LGBT.

Gjatё kёtyre viteve tё fundit, standartet e Kёshillit tё Europёs nё lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor janё pёrmirёsuar ndjeshёm, sidomos falё disa gjykimeve shumё domethёnёse tё bёra nga Gjykata Europiane e tё Drejtave tё Njeriut dhe adoptimin nga Kёshilli i Ministrave tё KE-sё tё Rekomandimit nё luftёn kundёr diskriminimit mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Gjithsesi progresi i bёrё nё krijimin e kёtyre standarteve nuk ёshtё pasuar nga ngritja e burimeve qё do tё mbёshtesnin monitorimin e implementimit tё tyre nga shtetet anёtare. I vetmi zhvillim ёshtё ngritja e njё seksioni LGBT i cili asiston njё numёr tё vogёl shtetesh, ku pёrfshihet edhe vendi ynё, por qё financohet nga njё grup shumё i vogёl shtetesh.

Raporti i vitit 2011 i Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut, “Diskriminimi mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor nё Europё” nuk le asnjё dyshim pёr nevojёn e marrjes sё njё aksioni tё fortё nё luftёn kundёr diskriminimit. Qё atёherё, zhvillime negative nё disa shtete anёtare janё bёrё shqetёsuese. Veçojmё kёtu ligje tё cilat cёnojnё tё drejtёn e shprehjes dhe mbledhjes. Nё Maj 2012 Kёshilli i Europёs bёri njё deklaratё tё fortё ku dёnonte kёto hapa prapa nё avancimin e tё drejtave LGBT.
Pёr sa mё sipёr, ne i kёrkojmё qeverisё shqiptare tё ndёrhyjё nё debatin e Kёshillit tё Ministrave duke propozuar dhe mbёshtetur hapat e mёposhtёm:

·         Miratimi i njё deklarate ku tё ri-theksohet vendosmёria e Kёshillit tё Europёs, shteteve anёtare dhe institucioneve pёr respektimin e tё drejtave tё personave LGBT, gёzimin e plotё tё tyre si dhe zhvillimin e njё politike anti-diskriminim mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor; deklarata duhet tё theksojё se kjo nuk ёshtё çёshtje tё drejtash “speciale” por tё drejtash tё njeriut, tё cilat duhet tё gёzohen njёsoj nga tё gjithё.
·      Zhvillimi i njё rishikimi sa mё efektiv tё Rekomandimeve tё vitit 2011, i cili do tё kryhet nga Kёshilli i Ministrave nё pranverёn e vitit 2013.
·    Fuqizimi i sektorit LGBT nё Sekretariat pёr tё siguruar njё personel tё plotё dhe burimet e duhura financiare nё mёnyrё qё tё rritet efiçeca e saj si dhe tё implementohen sa mё shpejt standartet e rekomanduara.
·      Sigurimi i burimeve financiare pёr Komisionin Europian kundёr Racizmit dhe Intolerancёs nё mёnyrё qё ajo tё monitorojё me efektivitet implementimin e standarteve nё respektim tё tё drejtave tё njeriut.
·      Kёshilli i Europёs mund tё pёrfshijё nё metodologjinё e vёzhgimeve tё saj njё studim i cili ёshtё duke u zhvilluar online nga Agjencia e tё Drejtave tё Njeriut tё Bashkimit Europian (EU Fundamental Rights Agency) njё hap me kosto to ulёt dhe qё ёshtё praktikuar tashmё nga vendet anёtare tё BE-sё. Kjo praktikё mundet tё aplikohet edhe nё vendet e KiE-sё qё nuk janё anёtare tё BE.

Ne besojmё se adoptimi i masave tё mёsipёrme do tё sillte njё pёrmirёsim tё ndjeshёm nё adresimin e çёshtjeve tё ngritura nga Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut nё KiE.

Gjithashtu ёshtё shumё e rёndёsishme qё vetё KiE tё adoptojё masat tё cilat rekomandon. Mosmarrja e masave tё duhura do e vendoste KiE-nё pёrballё kritikёs se po pranon heshtur diskriminimin qё bёhet ndaj personave LGBT nё vendet anёtare.

Ne besojmё se dedikimi juaj i deritanishёm nё avancimin e kёsaj kauze tё tё drejtave tё njeriut do  tё reflektohet edhe nё pёrpjekjet tuaja nё tё ardhmen.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri

Wednesday, September 5, 2012

Pёrfaqёsues tё Ambasadёs PINK takohen me Komisionerin Nils Muiznieks


Ditёn e Martё, 4 Shtator pёrfaqёsues tё Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri zhvilluan nё Tiranё njё takim konsultues me Komisionerin pёr tё Drejtat e Njeriut tё Kёshillit tё Europёs, Z. Nils Muiznieks.

I zgjedhur nё kёtё post nё Prill tё kёtij viti, Z. Muiznieks ёshtё duke kryer njё vizitё pune nё Shqipёri ku ndёr tё tjera do tё takohet edhe me pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё shtetit, institucioneve tё ndryshme dhe tё organizatave tё shoqёrisё civile pёr tё diskutuar mё nga afёr Raportin Special tё Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut, i publikuar me 22 Shkurt 2011.

Nё kёtё kuadёr, gjatё takimit me PINK/LGBT Pro Shqipёri, Komisioneri u interesua pёr performancёn e zyrёs sё Komisionerit pёr Mbrojtjen kundёr Diskriminimit, Avokatit tё Popullit dhe pёr performancёn e qeverisё dhe institucioneve shqiptare ndaj komunitetit LGBT si edhe pёr tё mёsuar mё tepёr pёr problemet, shqetёsimet dhe temat kryesore qё kanё tё bёjnё me kёtё komunitet nё vend.

Nё komentet e tyre, pёrfaqёsuesit e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri evidentuan ato qё mund tё quhen hapa pozitivё drejt rritjes sё ndёrgjegjёsimit dhe sensibilizimit tё opinionit publik dhe institucioneve ndaj çёshtjeve qё shqetёsojnё komunitetin LGBT, performancёn e pёrmirёsuar tё shumё institucioneve qё punojnё edhe pёr kёtё kauzё ashtu siç vunё theksin te disa nga problemet mё kryesore tё cilat Komisioneri kishte interes ti njihte. Ndёr to, u evidentua fenomeni shqetёsues i fjalimeve tё urrjejtjes dhe komenteve tё pakontrolluara homofobike nga pёrfaqёsues tё lartё tё shtetit tek ato tё blogosferёs. Po ashtu u vu theksi tek mungesa e materialeve kёrkimore dhe punёs qё duhet bёrё nё kёtё kuadёr nga institucionet pёr tё njohur problemet dhe nevojat e komunitetit LGBT nё çdo mjedis, shkolla, punё, etj dhe pёr tё ofruar zgjidhje konkrete pёr pёrmirёsimin e gjendjes sё tyre e pёr tё vijuar me efektivitetin e ligjit anti-diskriminim, pёr njohjen e tij nga komuniteti dhe pёr vёnien nё jetё tё sanksioneve qё parashikohen prej tij.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron ti urojё suksese Komisionerit Muiznieks dhe uron pёr njё bashkёpunim sa mё tё frutshёm pёr avancimin e tё drejtave LGBT nё Shqipёri.

Friday, April 20, 2012

Ambasada PINK zhvillon kursin e trajnimit “Eleminimi i diskriminimit bazuar nё orientimin seksual dhe identitetin gjinor”


18 Prill 2012 - Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me Ministrinё e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta (MPÇSSHB) zhvilloi kursin e trajnimit: “Eleminimi i diskriminimit bazuar nё orientimin seksual dhe identitetin gjinor”. Nё kёtё trajnim morrёn pjesё ndёr tё tjerё edhe ministritё e linjёs, zyra e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Bashkia Tiranё, institucione tё cilat janё pjesё e grupit tё punёs tё ngritur nga MPÇSSHB pёr avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT nё vend. Ky trajnim ёshtё i dyti, pas tё parit organizuar nё muajin Dhjetor 2011 me po tё njёjtin grup pune, me mbёshtetjen e ekspertёve tё organizatave COC Hollandё dhe Queer Zagreb.

Momente gjate prezantimit te koncepteve LGBT
Ky trajnim i dytё shёrbeu pёr tё thelluar konceptet mbi terminologjitё LGBT, paragjykimet, pёrkuzifimet dhe njohuri tё pёrgjithshme, pёr tu njohur mё thellё me tё drejtat LGBT dhe fushat qё mbulon “Ligji pёr Mbrojtjen nga Diskriminimit” si dhe pёr draftimin e njё plani pune pёr çёshtjet LGBT nё kuadёr tё projektit tё MPÇSSHB dhe Kёshillit tё Europёs “Lufta kundёr Diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor”.

Pjesёmarrёsit nё trajnim mundёn tё diskutojnё stereotipet me tё cilat do duhet tё pёrballen gjatё punёs sё tyre pёr ngritjen e politikave nё fusha tё tilla si punёsimi, arsimi dhe tё mirat e shёrbimet nё nivel kombёtar dhe vendor. Nё pjesёn e dytё u diskutua koncepti i tё drejtave LGBT, tё drejtave interseksionale dhe ato qё mbulojnё orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ndёrsa nё pjesёn e tretё e tё fundit, pjesёmarrёsit u ndanё nё grupe pune dhe ngritёn strategji nё formё objektivash dhe masash pёr avancimin e tё drejtave LGBT dhe zhvillimin e politikave anti-diskriminim nё fushat e punёsimit, arsimit, tё mirave dhe shёrbimeve sociale si dhe nё politikat anti-diskriminim nё nivel tё pushtetit vendor falё pёrfaqёsisё sё Bashkisё sё Tiranёs.

Pjesemarresit ndahen ne grupe
Masat e propozuara pёrfshinin domosdoshmёrinё e informimit dhe edukimit mbi çёshtjet LGBT nё tё gjitha fushat, rrishikimin e legjislacionit nё pёrputhje me ligjin anti-diskriminim dhe nё raport me domosdoshmёrinё e avancimit tё tё drejtave LGBT si dhe ngritjen e politikave tё punёsimit, strehimit dhe mbrojtjes sё komunitetit LGBT nga pushtetet vendore.

Bashkia Tirane prezanton Planin e Veprimit
Ky trajnim shumё produktiv do tё pasohet nga ngritja e njё plani veprimi i kryesuar nga Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta i cili do tё kontribuojё nё avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe krijimin e kushteve mё tё mira tё jetesёs pёr ta, sidomos nё fushat e mbuluara nga Ligji pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё tё gjithё pjesёmarrёsit nё trajnim, Z. Altin Hazizaj pёr pёrgatitjen e trajnimit dhe institucionet e angazhuara nё mbrojtje tё personave LGBT nё vend.

Monday, February 13, 2012

Organizohet tryeza e diskutimit “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor“ - Ambasada PINK propozon ndryshime tё rёndёsishme nё kuadёr tё mbrojtjes dhe garantimit tё tё drejtave tё komunitetit LGBT


Nё datёn 7 Shkurt 2012, Amabasada PINK/LGBT Pro Shqipёri mori pjesё nё tryezёn e diskutimit, tё organizuar nga Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta nё bashkёpunim me Kёshillin e Europёs me temёn “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”

Nё kёtё takim, tё rёndёsishёm dhe tё parin e llojit tё vet morёn pjesё, ndёr tё tjerё, Zv. ministrja e Ministrisё sё Punёs Znj. Filloreta Kodra, Shefja e Seksionit tё tё Drejtave tё Njeriut dhe Antidiskriminimit, Seksioni pёr çёshtjet LGBT pranё Kёshillit tё Europёs Znj, Annachiara Cerri, pёrfaqёsues tё drejtorive pёrkatёsё tё Ministrisё sё Punёs, ekspertё tё Kёshillit tё Europёs, pёrfaqёsuesja e BE-sё Znj. Andrea Chalupova, pёrfaqёsues nga zyra e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Drejtoria e Policisё sё Shtetit, seksioni i diversitetit pranё Bashkisё Tiranё, Ministria e Shёndetёsisё, Ministria e Arsimit dhe organizatat e shoqёrisё civile.

Kjo tryezё pune pati pёr qёllim kryesor nisjen e diskutimeve pёr hartimin e Planit tё Masave pёr mosdiskriminimin e personave me orientim tё ndryshёm seksual nё kuadёr tё Projektit Rajonal tё Kёshillit tё Europёs: “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”

Takimi, i cili u parapri dhe pasua nga njё interes i gjerё mediatik, vuri theksin mbi rekomandimin e vitit 2010 tё Kёshillit tё Europёs, i cili i kёrkon vendeve anёtare respektim, mbrojtje dhe mosdiskriminim tё personave LGBT, duke dhёnё edhe direktiva tё qarta mbi punёn qё duhet bёrё nё kёtё kuadёr. Poaq rёndёsi dhe theks iu vu rekomandimit tё 11 tё Bashkimit Europian pёr Shqipёrinё, nё kuadёr tё mbrojtjes sё tё drejtave tё njeriut dhe minoriteteve seksuale.

Por, pёrtej kёsaj baze tё fortё institucionale, tё cilave shteti shqiptar u jep rёndёsi tё madhe, nё kuadёr tё zhvillimit tё vendit dhe pёrparimit nё proçeset integruese, ashtu siç do  tё shprehej edhe Zv. Ministrja Filoreta Kodra, “shteti shqiptar ka pёr detyrё ligjore dhe morale tё mbrojё tё gjithё qytetarёt e saj, pavarёsisht ndryshimeve, pёrkatёsive apo prirjeve tё tyre.”

Nё kёtё kuadёr, nё tryezёn e punёs, u hodhёn nё diskutim çёshtjet qё kanё tё bёjnё drejtpёrdrejt me komunitetin LGBT dhe tё drejtat e tyre nё raport me shtetin dhe shoqёrinё shqiptare. Fillimisht, ekspertёt e Kёshillit tё Europёs, evidentuan, se ndryshe nga 10 vite mё parё, sot Shqipёria gёzon njё profil ligjor i cili ofron mbrojtje tё personave me orientim tё ndryshёm seksual dhe gёzon pёrfaqёsim me organizata LGBT qё punojnё çdo ditё pёr kёtё komunitet. Por gjithsesi problemet e evidentuara janё tё shumta. Kёtu, ekspertёt theksuan mangёsitё ne legjislacion, sidomos kur vjen fjala pёr krimet e urrejtjes, fjalimet e urrejtjes, tё drejtёn e martesёs, bashkёsive civile, adoptimit, azilit etj. Ekspertёt kёrkuan qё Shqipёria tё hartojё njё plan pune sa mё realist dhe konkret i cili ti pёrgjigjet nevojave tё kёtij komuniteti.

Nё prezantimin e saj, Ambasada PINK/LGBT Pro Albania, evidentoi serinё e problemeve qё shqetёsojnё komunitetin LGBT nё vend duke veçuar kёtu mungesёn e informacionit pёr situatёn e personave LGBT nё mjedisin e punёs; diskriminimin dhe mungesёn e njё dialogu tё fortё mes komunitetit dhe forcave tё policisё; mungesa e politikave tё qarta tё mbrojtjes tё shёndetit tё personave LGBT; frika e pranimit tё orientimit seksual pёrballё bluzave tё bardha; mospёrfshirja e çёshtjeve LGBT nё programet e partive politike; dhuna dhe diskriminimi nё mjediset shkollore nga bashkёmoshatarёt dhe mёsuesit; natyra heteronormative dhe diskriminuese e kurrikulave shkollore tё cilat nuk kanё asnjё informacion pёr çёshtjet e orientimit seksual apo identitetit gjinor, diskriminimi i thellё dhe i dhunshёm nё mjedisin familjar dhe mungesa e informacionit tё cilёn e vuan si komuniteti LGBT ashtu edhe shoqёria nё tёrёsi.

Nё kёtё kontekst, Ambasada PINK vuri theksin te domosdoshmёria pёr tё bёrё ndryshime reale dhe konkrete, nё bashkёpunim me tё gjitha institucionet qё janё pёrgjegjёse ose tё interesuara pёr çёshtjet e mёsipёrme. Theksi u vu tek domosdoshmёria pёr tё vlerёsuar situatёn ligjore dhe atё tё mjedisit tё punёs, pёr tё rritur pёrgjegjshmёrinё e forcave tё policisё nё raport me minoritetet seksuale, eleminimin e bulizmit nё shkolla dhe ndryshimin e kurrikulave duke nisur nga arsimi fillor, vlerёsimin e problemeve shёndetёsore qё mund tё kenё rёndёsi pёrparёsore pёr mirёqёnien e komunitetit LGBT, rritjen e informacionit dhe kapaciteteve tё institucioneve nё lidhje me kёto çёshtje, hartimin e ligjeve kundёr krimeve dhe fjalimeve tё urrejtjes, forcimin e etikёs sё medias etj.

Falё eksperiencёs disa vjeçare tё mbledhur nё kёtё fushё, Ambasada PINK iu bashkua kёrkesёs sё institucioneve pёr mё shumё trainime dhe fushata informuese dhe ndёrgjegjёsuese, pёr studime konkrete dhe pёr rritje dhe forcim tё kapaciteteve tё administratёs qёndrore dhe lokale nё raport me çёshtjet LGBT.

Grupi i punёs, tashmё i ngritur dhe i koordinuar nga Ministria e Punёs, do formёsojё zgjidhjet e para institucionale dhe ligjore pёr pёrmirёsimin e situatёs sё komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Nё pёrmbyllje, Ambasada PINK, si njё organizatё e cila ёshtё drejtpёrsёdrejti e interesuar pёr mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT shpreh kёnaqёsinё dhe gёzimin e saj pёr kёtё hap tё rёndёsishёm dhe do tё japё gjithё kontributin, mbёshtetjen dhe suportin qё Ministria e Punёs dhe tё gjitha institucionet e sipёrpёrmendura kёrkojnё pёr tё arritur objetkivat e tyre nё ndihmё tё komunitetit LGBT nё vend.