Monday, February 13, 2012

Organizohet tryeza e diskutimit “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor“ - Ambasada PINK propozon ndryshime tё rёndёsishme nё kuadёr tё mbrojtjes dhe garantimit tё tё drejtave tё komunitetit LGBT


Nё datёn 7 Shkurt 2012, Amabasada PINK/LGBT Pro Shqipёri mori pjesё nё tryezёn e diskutimit, tё organizuar nga Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta nё bashkёpunim me Kёshillin e Europёs me temёn “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”

Nё kёtё takim, tё rёndёsishёm dhe tё parin e llojit tё vet morёn pjesё, ndёr tё tjerё, Zv. ministrja e Ministrisё sё Punёs Znj. Filloreta Kodra, Shefja e Seksionit tё tё Drejtave tё Njeriut dhe Antidiskriminimit, Seksioni pёr çёshtjet LGBT pranё Kёshillit tё Europёs Znj, Annachiara Cerri, pёrfaqёsues tё drejtorive pёrkatёsё tё Ministrisё sё Punёs, ekspertё tё Kёshillit tё Europёs, pёrfaqёsuesja e BE-sё Znj. Andrea Chalupova, pёrfaqёsues nga zyra e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Drejtoria e Policisё sё Shtetit, seksioni i diversitetit pranё Bashkisё Tiranё, Ministria e Shёndetёsisё, Ministria e Arsimit dhe organizatat e shoqёrisё civile.

Kjo tryezё pune pati pёr qёllim kryesor nisjen e diskutimeve pёr hartimin e Planit tё Masave pёr mosdiskriminimin e personave me orientim tё ndryshёm seksual nё kuadёr tё Projektit Rajonal tё Kёshillit tё Europёs: “Lufta kundёr diskriminimit nё bazё tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”

Takimi, i cili u parapri dhe pasua nga njё interes i gjerё mediatik, vuri theksin mbi rekomandimin e vitit 2010 tё Kёshillit tё Europёs, i cili i kёrkon vendeve anёtare respektim, mbrojtje dhe mosdiskriminim tё personave LGBT, duke dhёnё edhe direktiva tё qarta mbi punёn qё duhet bёrё nё kёtё kuadёr. Poaq rёndёsi dhe theks iu vu rekomandimit tё 11 tё Bashkimit Europian pёr Shqipёrinё, nё kuadёr tё mbrojtjes sё tё drejtave tё njeriut dhe minoriteteve seksuale.

Por, pёrtej kёsaj baze tё fortё institucionale, tё cilave shteti shqiptar u jep rёndёsi tё madhe, nё kuadёr tё zhvillimit tё vendit dhe pёrparimit nё proçeset integruese, ashtu siç do  tё shprehej edhe Zv. Ministrja Filoreta Kodra, “shteti shqiptar ka pёr detyrё ligjore dhe morale tё mbrojё tё gjithё qytetarёt e saj, pavarёsisht ndryshimeve, pёrkatёsive apo prirjeve tё tyre.”

Nё kёtё kuadёr, nё tryezёn e punёs, u hodhёn nё diskutim çёshtjet qё kanё tё bёjnё drejtpёrdrejt me komunitetin LGBT dhe tё drejtat e tyre nё raport me shtetin dhe shoqёrinё shqiptare. Fillimisht, ekspertёt e Kёshillit tё Europёs, evidentuan, se ndryshe nga 10 vite mё parё, sot Shqipёria gёzon njё profil ligjor i cili ofron mbrojtje tё personave me orientim tё ndryshёm seksual dhe gёzon pёrfaqёsim me organizata LGBT qё punojnё çdo ditё pёr kёtё komunitet. Por gjithsesi problemet e evidentuara janё tё shumta. Kёtu, ekspertёt theksuan mangёsitё ne legjislacion, sidomos kur vjen fjala pёr krimet e urrejtjes, fjalimet e urrejtjes, tё drejtёn e martesёs, bashkёsive civile, adoptimit, azilit etj. Ekspertёt kёrkuan qё Shqipёria tё hartojё njё plan pune sa mё realist dhe konkret i cili ti pёrgjigjet nevojave tё kёtij komuniteti.

Nё prezantimin e saj, Ambasada PINK/LGBT Pro Albania, evidentoi serinё e problemeve qё shqetёsojnё komunitetin LGBT nё vend duke veçuar kёtu mungesёn e informacionit pёr situatёn e personave LGBT nё mjedisin e punёs; diskriminimin dhe mungesёn e njё dialogu tё fortё mes komunitetit dhe forcave tё policisё; mungesa e politikave tё qarta tё mbrojtjes tё shёndetit tё personave LGBT; frika e pranimit tё orientimit seksual pёrballё bluzave tё bardha; mospёrfshirja e çёshtjeve LGBT nё programet e partive politike; dhuna dhe diskriminimi nё mjediset shkollore nga bashkёmoshatarёt dhe mёsuesit; natyra heteronormative dhe diskriminuese e kurrikulave shkollore tё cilat nuk kanё asnjё informacion pёr çёshtjet e orientimit seksual apo identitetit gjinor, diskriminimi i thellё dhe i dhunshёm nё mjedisin familjar dhe mungesa e informacionit tё cilёn e vuan si komuniteti LGBT ashtu edhe shoqёria nё tёrёsi.

Nё kёtё kontekst, Ambasada PINK vuri theksin te domosdoshmёria pёr tё bёrё ndryshime reale dhe konkrete, nё bashkёpunim me tё gjitha institucionet qё janё pёrgjegjёse ose tё interesuara pёr çёshtjet e mёsipёrme. Theksi u vu tek domosdoshmёria pёr tё vlerёsuar situatёn ligjore dhe atё tё mjedisit tё punёs, pёr tё rritur pёrgjegjshmёrinё e forcave tё policisё nё raport me minoritetet seksuale, eleminimin e bulizmit nё shkolla dhe ndryshimin e kurrikulave duke nisur nga arsimi fillor, vlerёsimin e problemeve shёndetёsore qё mund tё kenё rёndёsi pёrparёsore pёr mirёqёnien e komunitetit LGBT, rritjen e informacionit dhe kapaciteteve tё institucioneve nё lidhje me kёto çёshtje, hartimin e ligjeve kundёr krimeve dhe fjalimeve tё urrejtjes, forcimin e etikёs sё medias etj.

Falё eksperiencёs disa vjeçare tё mbledhur nё kёtё fushё, Ambasada PINK iu bashkua kёrkesёs sё institucioneve pёr mё shumё trainime dhe fushata informuese dhe ndёrgjegjёsuese, pёr studime konkrete dhe pёr rritje dhe forcim tё kapaciteteve tё administratёs qёndrore dhe lokale nё raport me çёshtjet LGBT.

Grupi i punёs, tashmё i ngritur dhe i koordinuar nga Ministria e Punёs, do formёsojё zgjidhjet e para institucionale dhe ligjore pёr pёrmirёsimin e situatёs sё komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Nё pёrmbyllje, Ambasada PINK, si njё organizatё e cila ёshtё drejtpёrsёdrejti e interesuar pёr mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT shpreh kёnaqёsinё dhe gёzimin e saj pёr kёtё hap tё rёndёsishёm dhe do tё japё gjithё kontributin, mbёshtetjen dhe suportin qё Ministria e Punёs dhe tё gjitha institucionet e sipёrpёrmendura kёrkojnё pёr tё arritur objetkivat e tyre nё ndihmё tё komunitetit LGBT nё vend.

No comments:

Post a Comment