Showing posts with label Ballkan. Show all posts
Showing posts with label Ballkan. Show all posts
Monday, April 22, 2013
Tuesday, February 12, 2013
Gjuetia e gazetarёve homoseksualё nё Maqedoni
E pёrditshmja Veçer, e njohur edhe si gazeta pro-qeveritare nё vendin
fqinj i ka kёrkuar lexuesve tё listojnё persona publikё nga fusha e medias tё
cilёt ata mendojnё se janё gei, duke sugjeruar vetё disa emra.
© Balkan Insight http://www.balkaninsight.com/
Shkup 12 Shkurt 2013 –
Vendimi pёr tё ekspozuar gazetarёt gei nё Maqedoni, ёshtё rrishtaz njё nga çmenduritё
e rradhёs nё media, pёr tё konkuruar njё shaka televizive tё bёrё nё Serbi e
cila doli jashtё kontrollit. “Ne i kёrkojmё lexuesve tanё tё na thonё emrat e
gazetarёve tё dyshuar si gei dhe tё ndajnё me ne eksperiencat e tyre”,
shkruante Veçer tё Enjten. Nga ana e saj gazeta sugjeroi disa emra tё tillё si
Goran Mihajlovski, redaktor i portalit Libertas, Aco Kabranov si dhe redaktori
i revistёs sё celebriteteve Krema, Zoran Vasilevski. Gazeta publikoi edhe
fotografitё e tyre nё faqe tё parё. Aco Kabranov deklaroi se do ta hedhё gazetёn
nё gjyq edhe pse pranoi se “padia do tё pёrfundojё diku nё ndonjё nga sirtarёt
e gjykatёs.” Kjo ёshtё hera e dytё qё e pёrditshmja Vest bёn skandal, pasi njё
javё me herёt kishte pyetur publikun tё sugjeronin njё gazetare tё famshme
maqedonase e cila duhet tё intervistonte Kryeministrin Nikolla Gruevski pa tё
brendshme.
Ideja u frymёzua nga njё
ngjarje e ndodhur sё fundmi nё Serbi, ku nё njё video shfaqet Kryeministri
Serb, Ivica Daçic teksa “intervistohet” nga njё modele pa te brendshme e cila
luan rolin e njё gazetareje. Shakaja ka tёrhequr vёmendjen e publikut nё tё
gjithё rajonin dyke i shtyrё gazetat maqedonase tё pyesin se kush gazetare mund
tё bёnte tё njёjtёn gjё nё Maqedoni. Nё krye tё listёs ishte vetё
kryeredaktorja e tё pёrditshmes Veçer, e cila mesa duket nuk ishte gёzuar shumё
nga ky nominim. Pёr kёtё arsye ajo do tё hedhё nё gjyq gazetёn Vest e cila bёri
kёtё anketim. Si rezultat i kёtij presioni e pёrditshmja Vest e hoqi anketimin
nga faqja e vet, duke cituar si arsye “presion tё papritur” pёr tё ndёrmarё
kёtё hap. Ndёrkohё gazetarja Olivera Trajkoska, e cila ishte gjithashtu e
pёrfshirё nё anketim pati thёnё nё njё intervistё se ishte pёr tё ardhur keq qё
njё anketim kaq argёtues do tё hiqej pёr shkak tё presionit nga grupet
konservatore.
© Balkan Insight http://www.balkaninsight.com/
Thursday, January 17, 2013
Serbi: Pёr herё tё parё njё gjykatё dёnon diskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual
Beograd, 9 Janar 2013-
Aleanca Gay Straight (GSA) me anë të një njoftimi për shtyp informon se zyra e
saj për Shërbime Gjyqësore mori vendimin final nga Gjykata e Apelit në qytetin
e Novi Sad, ku konfirmohej sjellja diskriminuese dhe diskriminimi i ashpër ndaj
M.A (25 vjeç) nga Serbia nga qyteti Vršac nga kolegu i tij Dario K. (26 vjeç)
nga Vlajkovac (qytet afër Vršac). Diskriminimi ka vazhduar për disa muaj, në kompaninë
ku punonin të dy burrat.
Kjo ёshtё hera e parё
qё jepet njё vendim përfundimtar bazuar në Ligjin Kundër Diskriminimit duke
prekur çështjen e diskriminimit në punë për shkak të orientimit seksual.
Shërbimi Gjyqësor i GSA, që përfaqsoi ligjërisht M.A, e ka mbrojtur këtë
çështje kundër Dario K. që nga Prill, 2011. Vendimi final i Gjykatës së Apelit
detyron Dario K. të dëmshpërblejë M.A me shumën 180 mijë dinarë serbё për dëmet
e shkaktuara si shqetësim në formën e ankthit mendor, për shkak të shkeljes së
mbrojtjes personale dhe të drejtën e privatësisë, reputacionit, dhe nderit;
Dario K. do paguajë kostot e shërbimeve gjyqësore të ofruar nga GSA që shkon në
shumën 99 mijë dinarë serb.
M.A. erdhi pranë
zyrave të GSA në Mars 2011 dhe duke pranuar se kolegu i tij Dario K. e kёrcёnonte
dhe fyente pёr njё kohё tё gjatё. Kjo sjellje e Dario K. filloi pasi ai kishte
marrë telefonin e M.A pa leje dhe kishte lexuar mesazhet e tij private, ku
kishte zbuluar për orientimin seksual të M.A. Pas kësaj Dario K. filloi ta
fyente dhe kërcënonte M.A duke i thënë mes të tjerave: “Ti pederast, ma
shpif”, “Ti je i shpifur, duhet t’ju vënë të gjithë në hu” dhe “Ju të gjithë duhet
të dënoheni me vdekje” dhe më pas e kërcënoi “do të vras nësë vjen
ndonjë gjë nga gjykata apo policia”. M.A gjithashtu thotë që Dario K. ka
qënë fizikisht i dhunshëm ndaj tij në disa raste. Për shkak të një sjellje të
tillë nga kolegu i tij ka qënë i detyruar të kërkojë asistencë mjeksore.
Gjykata e Apelit
vendosi se në këtë rast i akuzuari Dario K. ka vepruar në mënyrë diskriminuese
ndaj M.A për shkak të orientimit të tij seksual (gei) dhe duke qënë se kjo
sjellje është përsëritur për 6 muaj, i akuzuari ka diskriminuar dhe diskriminmi
quhet i rëndë. Vendimi është bazuar në Nenin 12, 13 dhe 21 të Ligjit kundër
Diskriminimit dhe Gjykata e Apelit ka evidentuar dhe shkeljen e Neneve 21, 23
dhe 25 të Kushtetutës Serbe që e ndalon diskriminimin bazuar në cilindo motiv
dhe që garanton të drejtën e dinjitetit human dhe të integritetit mendor.
Në shënimin e saj në
vendimin përfundimtar, Gjykata e Apelit ka thënë se “është padyshim që fjalët “pederast”
janë shprehje që në gjuhën serbe kanë konotacione negative dhe fyese për
personat meshkuj që identifikohen si “gei” dhe përdorimi i tyre “përfaqёson një
akt shqetësues që ka si qëllim të dhunojë dhe që dhunon dinjitetin personal
bazuar në një karakteristikë - orientimin seksual”. Duke u nisur nga fakti që i
akuzuari pasi mësoi për orientimin seksual të M.A e fyente në shumë raste dhe
për një kohë të gjatë, Gjykata e Apelit gjykoi se sjellja përfaqёsonte një
diskriminim të përsëritur dhe të zgjatur në kohë, dmth një diskriminim të
rëndë.
Për fat të keq,
vendimi i Gjykatës së Nivelit të Parë në qytetin e Vršac nuk ishte në favor të
M.A. sepse e refuzoi çështjen për të marrë një vendim në lidhje me sjelljen
diskriminuese të Dario K. dhe për të adrresuar dëmshpërblim material.
Sidoqoftë, Shërbimi Gjyqësor i GSA apeloi për këtë vendim në Gjykatën e Apelit
të Novi Sad, ku
pas kësaj Komiteti i Gjykatësve vendosi se vendimi i Gjykatës së Nivelit të
Parë të Vršac ishte marrë në bazë të aplikimit të gabuar të ligjit për të
dhënat dhe më pas lëshoi vendimin përfundimtar në bazë të fakteve të
paraqitura.
GSA është shumë e
kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Novi Sad dhe shpejtësinë e proçesit
si dhe me shpjegimin për vendimin nga Gjykata e Apelit, si dhe për faktin që
Gjykata e Apelit nuk e ktheu çështjen për rishqyrtim, që është një praktikë e
shpeshtë, por e mori vetë vendimin.
M.A. është gjithashtu
i kënaqur me vendimin dhe konfirmoi në një bisedë me GSA, se ai mori
dëmshpërblim dhe mbrojtje për dinjitetin e tij. Ndër të tjera ai shprehet:
“Unë përpiqem të
punoj shumë dhe orientimi im seksual nuk ndikon në rezultatet e punës sime. Si
të gjithë unë e konsideroj atmosferën në punë të jetë shumë e rëndësishme, por
unë keqtrajtohesha dhe isha shumë i mërzitur nga poshtërimi i përditshëm. Ishte
shumë e vështirë por unë e kuptova që nuk kisha pse të vuaja në këtë mënyrë
pasi nuk kisha bërë asnjë gabim. Shkova tek GSA dhe nisa ndjekjen ligjore të
çështjes. Unë doja që shteti të më mbronte, të tregonte që ishte i interesuar
në mbrojtjen time. Unë jam shumë i kënaqur me vendimin final, sepse konfrimon
që mora vendimin e duhur, por me vendimin e shkallës së parë u zhgënjeva shumë.
Pas tij mendova që nuk ka drejtësi, por nuk desha të dorёzohem, vazhdova të
luftoja dhe më në fund drejtësia erdhi.”
Që nga 2009 GSA
Shërbime Gjyqësore ofron ndihmë ligjore falas për viktima të dhunës dhe
dikriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor të vërtetuar
apo të presupozuar, në këtë mënyrë duke krijuar praktika gjyqësore dhe duke
monitoruar punën e policisë dhe të gjyqësorit. Deri tani ka ndjekur rreth 30
çështje në të gjitha gjykatat në Serbi dhe ka fituar disa vendime përfundimtare
për diskriminimin duke përfshirë çështjen kundër të përditshmes Press dhe
Nebojša Bakarec, si dhe disa vendime të shkallës së parë, që janë arritje të
rëndësishme duke konsideruar që deri më 2009 në gjykatat Serbe nuk ishin praktika
për çështjet në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor. GSA
Shërbime Gjyqësore është aktualisht përfshirë në disa çështje në sfera të
ndryshme, duke përfshirë tentativë vrasjeje ndaj një lesbikeje A.Ž. në Tetor
2011 për shkak të një bluzeje me simbolin Paradë Krenarie, rrahjen e një djali
gay V.M. afër një klubi gay në Shtator 2012, fyerja dhe keqtrajtimi i një
mësuesi M.D. nga Novi Sad për shkak të orientimit të tij seksual, ndalimi i një
konference për shtyp i GSA në Qëndrën Sava dhe të tjera, si dhe ofrimi i
këshilave ligjore të personave LGBT në raste kur kanë gjyqe të pavarur. Rastet
e udhëhequra nga Shërbime Gjyqësore GSA në më të shumtën e rasteve janë botuar
në raportet vjetore të GSA në statusin e të drejtave të njeriut për personat
LGBT në Serbi.
Subscribe to:
Posts (Atom)