Duke nisur nga dita e djeshme, 26 Shkurt 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro u bё anёtare me tё drejta tё plota e ILGA (International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association) i cili ёshtё grupimi mё i madh nё botё qё punon pёr promovimin e tё drejtave dhe interesave tё personave lesbike, gay, biseksuale dhe transgjinorё nё tё gjithё botёn.
Pёr shkak tё organizimit tё saj nё nivel kontinental, qё nga momenti i pranimit, Ambasada PINK/LBGT Pro bёhet automatikisht pjesё e ILGA-Europe e cila i adrreson çёshtjet LGBT nё nivel kontinental dhe nё bashkёpunim dhe koordinim tё ngushtё me institucione tё rёndёsishme tё kontinentit tё tilla si Bashkimi Europian. Gjithashtu, ILGA-Europe gёzon status konsultativ pranё Kёshillit Ekonomik dhe Social pranё Kombeve tё Bashkuara (ECOSOC) dhe status si organizatё pjesёmarrёse pranё Kёshillit tё Europёs.
Vetёm ne Europё, organizata ka njё anёtarёsi prej mё shumё se 300 organizatash dhe nё kёtё kuptim Ambasada PINK bёhet e para organizatё shqiptare e cila i bashkohet familjes sё madhe tё organizatave LGBT nё tё gjithё kontinentin.
Njё ndёr aktivitetet mё tё rёndёsishme tё ILGA Europe ёshtё konferenca vjetore, e organizuar nё njё nga kryeqytetet e organizatave anёtare. Konferenca e fundit e organizuar nё Torino, e gjeti edhe Ambasadёn PINK tё pranishme, duke pёrfituar kёshtu nga ekspertiza, aktivitetet dhe informacionet frutdhёnёse.
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё shprehё kёnaqёsinё dhe krenarinё e saj pёr kёtё arritje duke besuar se kjo do tё kontribuojё nё fuqizimin e kapaciteteve tё punёs sё saj tё cilat do tё ndikojnё edhe nё arritjen e objektivave pёr fuqizimin e komunitetit LGBT nё Shqipёri.
Ditёn e shtunё, ndёrkohё qё njё pjesё e stafit tё Ambasadёs PINK ishin duke dhёnё leksion pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale, njё grup vajzash dhe djemsh tё komunitetit, me organizimin e PINK u nisёn pёr njё eskursion nё malin e Dajtit.
Ditёs sё mrekullueshme me diell, djemtё dhe vajzat e grupit i shtuan edhe deborёn e malit tё Dajtit. Pas shёtitjes dhe lojrave me dёborё, pjesёmarrёsit nisёn njё diskutim shumё interesant pranё njёrit prej lokaleve tё zonёs ku folёn pёr aktivizmin dhe luftёn pёr tё drejtat e komunitetit LGBT.
Ajo qё komuniteti thekson dhe kёrkon ёshtё rritja e udhёtimeve dhe shёtitjeve nё zona dhe provinca tё ndryshme tё Shqipёrisё ashtu si edhe organizimi i aktiviteteve jashtё Shqipёrisё, duke vёnё theksin tek paradat e ndryshme. Nёrsa duke folur pёr çёshtjet e aktivizmit LGBT grupi tregoi se ka ende shumё punё pёr tё bёrё dhe se arritja e tё drejtave do tё jetё njё proces i gjatё.
PINK e falenderon tё gjithё grupin pёr pjesёmarrje nё eskursion dhe uron sa mё shpejt pёr njё tjetёr udhёtim ose ekskursion tё bukur.
Ditёn e Shtunё, 25 Shkurt 2012, stafi i Ambasadёs PINK ishte nё klasёn e vitit tё tretё, dega Punё Sociale, part-time, pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale tё Universitetit tё Tiranёs pёrballё mbi 50 studetёve nё njё leksion mbi institucionin dhe çёshtjet e komunitetit LGBT nё Shqipёri.
Me ftesё tё profesorёve Edmond Dragoti dhe Artur Xhaxhiu, dy pёrfaqёsuesit e Ambasadёs PINK prezantuan historikun e komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe botё, konceptet LGBT, paragjykimet dhe faktet mbi komunitetin dhe problematikat e tij nё shoqёrinё shqiptare. Mё pas, leksioni vazhoi me njё seancё tё gjatё pyetje-pёrgjigje dhe debatesh mes studentёve.
Njё nga sfidat e para tё kёtij leksioni tё pazakontё, ishte vetё pёrbёrja e grupit tё studentёve. Ndryshe nga klasat e mёparshme me tё cilat ishte pёrballur stafi i PINK, kёtё herё studentёt, vinin nga grup-mosha shumё tё ndryshme. Klasa kishte vajza dhe djem tё grupmoshave 20-25 vjeç por kishte edhe persona mё tё rritur. Mjaft prej studentёve ishin edhe prindёr dhe grupet mё tё rritura nё klasё i pёrkisnin grup-moshёs 30-40 vjeç.
Pas prezantimit tё detajuar tё aktiviteteve, çёshtjeve dhe problematikave tё komunitetit LGBT, nisi seanca pyetje-pёrgjigje tё cilёn studentёt e shfrytёzuan pёr tё ngritur shqetёsimet, opinionet dhe kёndvёshtrimet e tyre. Pyetjet e tyre kishin lidhje sa me çёshtjet e seksualitetit po aq edhe me impaktin e tyre social, sidomos tek mё tё vegjlit e shoqёrise, fёmijёt.
Pyetja e njё studenti ishte nёse ka dashuri mes personave LGBT apo ёshtё thjesht “çёshtje qejfi”. Njё pyetje tjetёr ishte nёse homoseksualiteti ishte i lindur apo i fituar etj. Por, pёrveç kёtyre pyetjeve, tё cilat mund tё jenё legjitime pёr tu bёrё nё kontekstin tonё sociale, shumё studentё tregonin shqetёsim dhe mosaprovim pёr fenomene tё tilla si çiftet gay, martesa, adoptimi ose sjellja nё jetё e fёmijёve nga njё çift homoseksual. Tё shprehura nё formё pyetjesh apo komentesh, pёr mjaft nga kёta stuentё paradigma e familjёs tradicionale burrё-grua pёrbёnte thelbin e shoqёrisё dhe pёr kёtё arsye ata nuk e kuptonin produktivitetin, vlerёn dhe qёllimet e ekzistencёs sё njё çifti homoseksual.
Nё dialogun e tyre me studentёt, Ambasada PINK vuri theksin tek informacionet, dijet dhe faktet e shumta nga fusha shkencore si psikologjia, sociologjia, mjekёsia e tё tjerё, pёr tё konfirmuar pёrpara tyre faktin se tё jesh person nga komuniteti LGBT nuk do tё thotё tё mos dish apo tё mos kesh mundёsi tё dashurosh, tё hysh nё njё lidhje romantike me persona tё tё njёjtit seks dhe pse jo tё sjellёsh nё jetё dhe tё rritёsh fёmijё tё shёndetshёm.
Gjithsesi, pёrballё kёtyre shpjegimeve, pёr tё cilat duket se auditori nuk kishte kundёrshtime, ajo qё evidentonin disa studentё ishte “padukshmёria” e personave LGBT nё Shqipёri dhe pёr pasojё pa-aftёsia e pjesёs tjetёr tё shoqёrisё pёr tё dialoguar me ta dhe pёr ti pranuar.
Komenti i njё studenteje, ndёr tё tjera, ishte se shoqёria jonё i asocion personat e LGBT me paragjykime tё forta tё cilat ne duhet ti braktisim.
Fundi i leksionit ishte pikёrisht nisja e debateve miqёsore mes grupeve tё ndryshme nё klasё tё cilёt diskutonin pro apo kundёr kёsaj çёshtje. Nё pёrmbyllje tё tij, mesazhi i stafit tё Ambasadёs PINK ishte qё shoqёria shqiptare duhet tё fillojё tё reflektojё mbi minoritetet, tё çfarёdo lloji qofshin ato dhe tё kultivojё brenda gjirit tё saj tolerancёn, mirёkuptimin dhe diversitetin.
23 Shkurt 2012 - Filmi Gay rom-com “The Parade” ёshtё shndёrruar tashmё nё njё hit nёpёr vende tё ndryshme tё Ballkanit edhe pse jo tё gjithё e kanё pёlqyer atё. Rregjizorit serb i ka kushtuar disa xhama makine te thyera.
Filmi komedi, i cili rrёfen historinё e njёçifti gay teksa pёrpiqet tё organizojё njёparadё nё Beograd, ka patur kёtё javё shfaqjen e tij nё Festivalin e Filmit tё Berlinit, pas sensacionit qё krijoi nё vendin e origjinёs, Serbi.
Nё rajonin tonё, ku homofobia vazhdon tё jetё e fortё dhe grupet e ekstremit tё djathtё kanё ushtruar dhunё nёpёr festivale dhe aktivitete LGBT ishte njё nga mё tё parёt nё Serbi gjatё vitit 2011, duke tёrhequr njё audiencё prej 300.000 shikuesish.
Mё shumё se 200.000 shikues e kanё parё nё Bosnje, Kroaci, Slloveni, Maqedoni dhe Mal tё Zi. Mesa duket pas shikimit tё filmit sjellja ndaj çёshtjes sё paradave gay ka ndryshuar mjaft nё kёto vende.
Kёto, sipas rregjizorit serb Srdjan Dragojevic, tregojnё se ka hapa pozitivё, sidomos pёr njё nga rajonet mё homofobike tё Europёs. Kur lajmi pёr filmin e Dragojevic u bёpublik, grupe ultra-nacionaliste kёrkuan bojkotimin e tij dhe sulmuan disa herё makinёn e rregjizorit.
Prej atёherё, sipas organizatёs serbe Gay Straight Alliance, filmi ka ngjallur njё debat tё gjatё nё shoqёrinё serbe. Sipas pёrfaqёsuesit tё grupit, Lazar Pavlovic, njerёzit nё Serbi dinё shumё pak pёr personat LGBT, pёr jetёt dhe problemet e tyre.
Parada e parё gay e organizuar nё Beograd nё vitin 2001 u prish nga grupe huliganёsh. Nё vitin 2010, njё paradё gay u mbrojt nga policia e qytetit, por pёrplasjet mes tyre dhe huliganёve shkaktuan rreth 150 tё plagosur.
Vitin e shkuar, parada e Beogradit u anullua pёr shkak tё problemeve tё sigurisё.
Sipas Pavlovic, filmi ka bёrё qё njerёzit tё nisin tё mendojnё pёr tё drejtat e personave LGBT. “Gjatёmuajve tё fundit, ndodh shpesh tё dёgjosh njerёzit qё flasin pёr filmin dhe pёr kёtё temё, teksa ecin nёrrugё, kur janё nё kafene apo nё autobuzё” tha ai.
Nё planin afatgjatё, “Thё parade” pritet tё sjellё disa ndryshime pozitive pёr shoqёrinё serbe.
Filmi, “The parade” rrёfen historinё e çiftit gay, Mirko dhe Radmilo, teksa pёrpiqen tё organizojnё njё paradё gay nё Beograd. Ata ftojnё njё veteran lufte pёr tё mbrojtur paradёn i cili fton miqtё e tij tё vjetёr dhe ish-kundёrshtarё nga vende tё ndryshme tёish-Jugosllavisё pёr ta ndihmuar: njё kroat, njё boshnjak musliman dhe njё shqiptar nga Kosova.
Historia, shndёrohet shpejt nё njё komedi e cila bazohet nё stereotipet dhe paragjykimet e trashёguara tё popujve qё pёrbёnin ish-Jugosllavinё ndёrkohё qё protagonisti gay i filmit nget njё makinё rozё.
Ish-luftёtari kroat, ndёrkohё, punon nё njё bar tё mbushur me postera tёgjeneralit kroat Ante Gotovina, i cili shihet si hero nё vendin e tij, edhe pse gjykata e kombeve tё bashkuara e ka dёnuar pёr krime lufte.
Filmi u prit shumё mirё edhe nga media serbe. E pёrditshmja Blic vlerёsoi “humorin, gjuhёn e rrugёs dhe lojёn me paragjykimet”.
Pavarёsisht humorit dhe stilit tёçlirёt filmi nuk shmang problemet serioze dhe tё vёrtetat e hidhura ndёrkohё qё njё nga protagonistёt pёrfundon i vrarё nё fund tё filmit.
Pёr Pavlovic, “fundi tragjik portretizon realitetin e komunitetit LGBT nё Serbi. Pёr mua dhe tё tjerё persona gay, ai moment nuk ishte shokues, por jam shumёi sigurtё qё kishte mё shumё efekt pёr audiencёn serbe dhe atё tё rajonit.”
Rregjizori Dragojeviç tha se e bёri filmin pёr tё edukuar publikun por qё nuk kёrkonte tё thyente tabute. Sipas tij “filmi thotё njё tё vёrtetё tё thjeshtё; qё personat gay janё si gjithё tё tjerёt dhe kjo ёshtё diçka qё e kuptoi edhe audienca.”
Gjithsesi, filmi u konsiderua kontroversial nё momentin kur Dragojeviç organizoi shfaqje tё filmit nё shkolla çka bёri qё media ta akuzonte si indoktrinues.
“Ajo ishte rradha kur Serbia intolerante dhe homofobike fitoi” tha ai “por nё planin afatgjatё ne do tё fitojmё.”
Shkollat irlandeze nuk do tё kenё mundёsi tё diskriminojnё mёsuesit gei, lesbike dhe biseksualё nёse miratohet projektligji i propozuar nga senatorja Averil Power i Fianna Fail (Partia Republikane e Irlandёz). Kryetari i partisё Micheal Martin deklaroi mbёshtetjen e tij tё plotё ndaj kёtij projektligji.
Power, e cila ёshtё zёnёdhёsja e partisё republikanё pёr arsimin that se programi i qeverisjes pёrmban njё dedikim pёr tё ndryshuar statuskuonё aktuale e cila i lejon drejtuesit e shkollave tё pushojnё nga puna mёsuesit gei nёn pretekstin e moralit fetar.
Gjithsesi deri tani nuk ёshtё bёrё shumё pёr kёtё gjё. Senatorja Power, e cila e pёrshkroi situatёn aktuale si plotёsisht tё padrejtё, tha se do ia propozojё qeverisё kёtё projektligj dhe do kёrkojё pranimin e tij.
Aktualisht, njё shkollё ka tё drejtё tё pushojё nga puna njё mёsues gei nёn pretendimin e etikёs fetare. Ky diskriminim lejohet nё Kodin e Punёs tё Irlandёs.
Mbi 90% e shkollave fillore irlandeze menaxhohen nga kisha katolike. Kёto shkolla kanё tё drejtё tё refuzojnё punёsimin e mёsuesve gei dhe lesbike. Kjo ёshtё arsyeja pёrse shumё mёsues duhet tё mbajnё tё fshehur nga kolegёt orientimin e tyre seksual. Ky projektligj do tё shigjetojё kёtё padrejtёsi dhe do tё ndalojё diskriminimin kundёr mёsuesve LGB.
Kryetari i Partisё Republikanё, Micheal tha se: “Si parti republikanё, lufta kundёr diskriminimit ёshtё njё nga vlerat themelore tonat.”
Prezantimi i martesave civile nga qeveria e shkuar ishte njё hap shumё i madh pёrpara pёr çiftet gei dhe lesbike. Ky projektligj ёshtё njё tjetёr iniciativё kyçe pёr tё bёrё tё sigurt qё personat LGB tё jetojnё tё lumtur dhe tё çliruar nga diskriminimi.
Ditёn e djeshme kristiandemokratёt – pjesёtarё tё koalicionit qeverisёs tё Suedisё dhe penguesit e fundit pёr ti dhёnё fund sterilizimit tё detyruar tё personave transgjinorё – deklaruan se do tё ndryshojnё qёndrimin e tyre mbi kёtё ligj. “Ka ardhur momenti qё personave qё duan tё ndryshojnё seksin e tyre tё mos u kёrkohet tё sterilizohen” thanё liderёt e kristiandemokratёve nё njё deklaratё tё shpёrndarё dje nё shtypin suedez.
Ligji aktual i kёrkon personave transgjinorё nё Suedi tё sterilizohen pёrpara se ky ndryshim tu njihet ligjёrisht. Ndёrhyrja kirurgjikale e bёn personin pёrjetёsisht steril dhe i heq mundёsinё pёr tё patur fёmijё nё tё ardhmen.
“ Ky ёshtё njё lajm i jashtёzakonshёm pёr Suedinё sepse do tё thoё qё tё gjithё do kenё mundёsinё tu njihet gjinia e tyre ligjёrisht pa qenё nevoja qё tё sterilizohen” that Ulrika Westerlund, Presidente e Federatёs Suedeze pёr tё Drejtat e personave LGBT. “Ёshtё e rёndёsishme qё ligji i ri tё hyjё nё fuqi sa mё shpejt” tha ajo.
Kjo deklaratё e kristiandemokratёve erdhi pas vitesh mobilizimi nё Suedi e pasuar nga njё mobilizim ndёrkombёtar e AllOut.org, njё aleancё globale me mbi 850.000 anёtarё nga komuniteti LGBT nё rrjet. Fushata globale pёr ti dhёnё fund sterilizimit tё detyruar nё Suedi ishte mё e madhja e kёtij lloji nё historinё e luftёs pёr tё drejtat e personave transgjinorё.
“Aktivistё suedezё kanё punuar vite tё tёra pёr tё shtruar themelet e kёsaj fitoreje dhe unё jam shumё krenar qё AllOut.org mundi tё ndёrtojё njё momentum ndёrkombёtar qё e shtyu Kryeministrin Reinfeldt dhe liderёt e partive politike ti japin fund kёsaj metode mizore” tha Andre Banks, Drejtor Ekzekutiv i AllOut.org. “Ёshtё njё fitore pёr Suedinё, por qёёshtё vendimtare pёr tё gjithё Europёn. Anёtarёt e AllOut.org nёpёr tё gjithё kontinentin do tё vazhdojnё tё kёrkojnё heqjen e kёtyre ligjeve.” tha ai.
Qё prej Janarit, fushata ndёrkombёtare e koordinuar nga AllOut.org gjeneroi njё energji tё jashtёzakonshme mbi njёçёshtje e cila rrallёherё mbulohet nga mediat. Mbi 50.000 Europianё i bёnё thirrje Kryeministrit suedez Reinfeldt tё marrё njё qёndrim tё qartё ndaj çёshtjes sё sterilizimit.
Ambasada PINK dёshiron tё shprehё kёnaqёsine e saj nё arritjen e njё rezultati tё tillё dhe ndihet krenare pёr kontributin qё dha pёrmes AllOut.org duke kёrkuar ndihmёn e gjithё komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe mbёshtetёsve tё saj pёr tё nёnshkruar peticionin online.
Kjo tabelё, e cila paraqet stereotipet dhe paragjykimet e ushtruara rёndom ndaj personave LGB, jep pёrgjigje shumё tё qarta tё cilat hedhin poshtё konceptet e gabuara tё trashёguara nё shoqёri.
Lexojini pёr tё kuptuar mё shumё.
Paragjykimet mё tё zakonshme
Pёrgjigje
Homoseksualiteti ёshtё sёmundje.
Organizata Botёrore e Shёndetёsisё gjykoi para 20 vjetёsh se homoseksualiteti nuk ёshtё sёmundje.
Homoseksualiteti ёshtё anormalitet, njё çrregullim i personalitetit.
Studimet e shumta mjekёsore dhe shkencore vёrtetojnё se homoseksualiteti ёshtё njё variant natyral i sjelljes njerёzore.
“Pavarёsisht stereotipeve tё forta qё i portretizojnё personat lesbike, gei, biseksuale si njerёz me shqetёsime, kёrkimet shkencore dhe klinike tё kryera ndёr dekada i kanё shtyrё organizatat mendore dhe shёndetёsore tё vendit tonё tё arrijё nё pёrfundimin se kёto orientime pёrfaqёsojnё forma mё se normale tё sjelljes njerёzore.” (Shoqata Amerikane e Psikologjisё)
Homoseksualiteti ёshtё imoralitet
Ky ёshtё njё kёndvёshtrim subjektiv i mbёshtetur nё dogma fetare. Kjo nuk mund tё shёrbejё si arsye pёr tё kufizuar tё drejtat e tё tjerёve, nё njё shoqёri demokratike.
Homoseksualiteti po rritet si fenomen
Numri i personave lesbike, gei dhe biseksualё nuk ёshtё nё rritje. Ata thjesht po bёhen mё tё dukshёm nё shoqёri.
Sipas qeverisё britanike 5-7% e popullsisё sё atij vendi janё lesbike, gei ose biseksualё. Mё dobёsimin e diskriminimit, shumё njerёz janё mё tё hapur pёr orientimin e tyre seksual, duke dhёnё pёrshtypjen e gabuar se numrat po rriten.
Homoseksualiteti po e pёrkeqёson krizёn demografike dhe kёrcёnon tё ardhmen e kombit.
Tё fajёsosh njё komunitet tё vogёl pёr shkak tё problemeve demografike ёshtё jo-logjike dhe shёrben vetёm pёr ti shpёrqёndruar njerёzit nga problemet e vёrteta.
Nuk ka asnjё lidhje midis mbёshtetjes pёr tё drejtat e komunitetit lesbik, gei dhe biseksual dhe problemeve demografike. Nё fakt, vendet nordike, qё janё edhe mё tё suksesshmet nё zgjidhjen e problemeve demografike, ofrojnё njё mbёshtetje tё madhe nё mbrojtjen e personave lesbike, gei dhe biseksualё, ndёrkohё vendet qё kanё qenё me shtypёse ndaj kёtij komuniteti vuajnё edhe problemet mё tё mёdha.
Njohja ligjore e çifteve tё tё njёjtёs gjini pёrbёn rrezik pёr familjen tradicionale.
Tё lejosh martesat mes çifteve tё tё njёjtёs gjini, nuk influencon apo cёnon vendimin e personave heteroseksualё pёr tu martuar apo patur fёmijё.
“Familja tradicionale” (pra ajo e pёrbёrё nga njё burrё, grua dhe fёmijё) ka pёsuar rёnie nё shumё vende europiane sepse shumё çifte heteroseksuale zgjedhin tё mos martohen, tё divorcohen dhe sepse shumё çifte heteroseksuale vendosin tё mos bёjnё fёmijё. Tё lejosh çiftet e gjinisё sё njёjtё tё martohen do ndikojё nё kёtё trend vetёm nё lidhje mё uljen nё numёr tё martesave tё shtirura tё cilat shumё lesbike dhe gei i bёjnё pёr ti shpёtuar opinionit. Nuk duhet tё harrojmё se shumё shpesh kёto martesa pёrfundojnё nё divorce tё dhimbshme.
Propaganda mund ti konvertojё tё rinjtё nё homoseksualё.
Nuk ka asnjё fakt qё tё mbёshtesё kёtё kёndvёshtrim.
Nёse 1600 vite persekutimesh dhe pёrndjekjesh – pёrfshi kёtu dёnimin me vdekje, burgosjen, diskriminimin dhe pёrjashtimin shoqёor nuk kanё arritur tё “konvertojnё” personat homoseksualё nё heteroseksualё, atёherё dhёnia e informacionit pёr homoseksualitetin me siguri qё nuk do ketё asnjё ndikim nё orientimin seksual tё personave heteroseksualё, pavarёsisht moshёs sё tyre.
Homoseksualёt janё rrezik pёr fёmijёt
Personat lesbike, gei dhe biseksualё mund tё pёrbёjnё kёrcёnim pёr fёmijёt po aq sa mund tё pёrbёjnё edhe personat heteroseksualё.
Akademia Amerikane e Psikiatrisё pёr Fёmijёt dhe Adoleshentёt ka vёrejtur se nuk ka asnjё fakt qё tё vёrtetojё se personat lesbike dhe gei pёrbёjnё ndonjё rrezik pёr zhvillimin e fёmijёve dhe adoleshentёve dhe ka dёnuar çdo diskriminim tё ushtruar ndaj personave lesbike dhe gei nё rastet kur ata kanё aplikuar nё pozicione pune qё ofrojnё shёrbime dhe trajtime pёr fёmijёt dhe adoleshentёt (shkolla, spitale etj).