Monday, February 27, 2012

Ambasada PINK zhvillon leksionin e rradhёs pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale


Ditёn e Shtunё, 25 Shkurt 2012, stafi i Ambasadёs PINK ishte nё klasёn e vitit tё tretё, dega Punё Sociale, part-time, pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale tё Universitetit tё Tiranёs pёrballё mbi 50 studetёve nё njё leksion mbi institucionin dhe çёshtjet e komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Me ftesё tё profesorёve Edmond Dragoti dhe Artur Xhaxhiu, dy pёrfaqёsuesit e Ambasadёs PINK prezantuan historikun e komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe botё, konceptet LGBT, paragjykimet dhe faktet mbi komunitetin dhe problematikat e tij nё shoqёrinё shqiptare. Mё pas, leksioni vazhoi me njё seancё tё gjatё pyetje-pёrgjigje dhe debatesh mes studentёve.

Njё nga sfidat e para tё kёtij leksioni tё pazakontё, ishte vetё pёrbёrja e grupit tё studentёve. Ndryshe nga klasat e mёparshme me tё cilat ishte pёrballur stafi i PINK, kёtё herё studentёt, vinin nga grup-mosha shumё tё ndryshme. Klasa kishte vajza dhe djem tё grupmoshave 20-25 vjeç por kishte edhe persona mё tё rritur. Mjaft prej studentёve ishin edhe prindёr dhe grupet mё tё rritura nё klasё i pёrkisnin grup-moshёs 30-40 vjeç.

Pas prezantimit tё detajuar tё aktiviteteve, çёshtjeve dhe problematikave tё komunitetit LGBT, nisi seanca pyetje-pёrgjigje tё cilёn studentёt e shfrytёzuan pёr tё ngritur shqetёsimet, opinionet dhe kёndvёshtrimet e tyre. Pyetjet e tyre kishin lidhje sa me çёshtjet e seksualitetit po aq edhe me impaktin e tyre social, sidomos tek mё tё vegjlit e shoqёrise, fёmijёt.

Pyetja e njё studenti ishte nёse ka dashuri mes personave LGBT apo ёshtё thjesht “çёshtje qejfi”. Njё pyetje tjetёr ishte nёse homoseksualiteti ishte i lindur apo i fituar etj. Por, pёrveç kёtyre pyetjeve, tё cilat mund tё jenё legjitime pёr tu bёrё nё kontekstin tonё sociale, shumё studentё tregonin shqetёsim dhe mosaprovim pёr fenomene tё tilla si çiftet gay, martesa, adoptimi ose sjellja nё jetё e fёmijёve nga njё çift homoseksual. Tё shprehura nё formё pyetjesh apo komentesh, pёr mjaft nga kёta stuentё paradigma e familjёs tradicionale burrё-grua pёrbёnte thelbin e shoqёrisё dhe pёr kёtё arsye ata nuk e kuptonin produktivitetin, vlerёn dhe qёllimet e ekzistencёs sё njё çifti homoseksual.

Nё dialogun e tyre me studentёt, Ambasada PINK vuri theksin tek informacionet, dijet dhe faktet e shumta nga fusha shkencore si psikologjia, sociologjia, mjekёsia e tё tjerё, pёr tё konfirmuar pёrpara tyre faktin se tё jesh person nga komuniteti LGBT nuk do tё thotё tё mos dish apo tё mos kesh mundёsi tё dashurosh, tё hysh nё njё lidhje romantike me persona tё tё njёjtit seks dhe pse jo tё sjellёsh nё jetё dhe tё rritёsh fёmijё tё shёndetshёm.

Gjithsesi, pёrballё kёtyre shpjegimeve, pёr tё cilat duket se auditori nuk kishte kundёrshtime, ajo qё evidentonin disa studentё ishte “padukshmёria” e personave LGBT nё Shqipёri dhe pёr pasojё pa-aftёsia e pjesёs tjetёr tё shoqёrisё pёr tё dialoguar me ta dhe pёr ti pranuar.

Komenti i njё studenteje, ndёr tё tjera, ishte se shoqёria jonё i asocion personat e LGBT me paragjykime tё forta tё cilat ne duhet ti braktisim.

Fundi i leksionit ishte pikёrisht nisja e debateve miqёsore mes grupeve tё ndryshme nё klasё tё cilёt diskutonin pro apo kundёr kёsaj çёshtje. Nё pёrmbyllje tё tij, mesazhi i stafit tё Ambasadёs PINK ishte qё shoqёria shqiptare duhet tё fillojё tё reflektojё mbi minoritetet, tё çfarёdo lloji qofshin ato dhe tё kultivojё brenda gjirit tё saj tolerancёn, mirёkuptimin dhe diversitetin. 

No comments:

Post a Comment